Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 August 2025Main stream

Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: Elva
19 August 2025 at 11:56

Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e deputetes së Partisë Demokratike, Andia Ulliri, e cila kërkoi t’i jepet mandati i deputetit që aktualisht zotërohet nga Arjan Ndoja. Gjatë seancës, Ulliri i drejtoi gjykatës kërkesën për rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që i dha mandatin Ndojas. Ajo u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, […]

The post Kërkoi ti merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on BoldNews.al.

Arjan Ndoja mbetet deputet/ Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Andia Ullirit: Nuk është palë në proces

19 August 2025 at 11:21

TIRANË- Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë padinë e Andia Ullirit dhe për rrjedhojë mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit do t’i takojë Arjan Ndojës.

Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e avokatit te Ndojës dhe kështu nuk i legjitimua si palë në proces demokratja Andia Ulliri.

Andia Ulliri e kërkoi këtë mandat, duke pretenduar se i takon asaj, bazuar në kuotat gjinore.

Po ashtu, Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka rrëzuar ankimimin e kandidates demokrate për zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur tek ish-prokurori, Arjan Ndoja.

Në kërkesën e saj, Ulliri theksoi se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

Koalicioni PD-ASHM mori gjashtë mandate në Durrës, ku pesë ishin në listën e mbyllur. Ndërsa PS mori tetë mandate dhe gjinia femërore përfaqësohet 50 për qind./abcnews.al

 

Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit

By: V K
19 August 2025 at 12:20

Ditën e sotme, në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e Andia Ullirit për mandatin e deputetit, e cila pretendonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së që i dha mandatin Arjan Ndojas.

Gjatë seancës, Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Ndoja ishte përfaqësuar nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i Ndojas kërkoi që Ulliri të mos legjitimohej si palë ankimuese. Pas shqyrtimit të argumenteve, trupi gjykues vendosi pushimin e çështjes, duke u bazuar në moslegjitimizimin e Ullirit si paditëse.

Andia Ulliri, kishte ankimuar më parë vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, si dhe atë të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, që kishin rrëzuar kërkesën e saj me argumentin se lista e hapur dhe lista e mbyllur funksionojnë të ndara.

Ulliri kandidoi në listat e Partisë Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në qarkun e Durrësit dhe kërkonte mandatin për shkak të kuotës gjinore.

The post Kërkoi t`i merrte mandatin e deputetit Arjan Ndojës, Kolegji Zgjedhor pushon çështjen e Andia Ullirit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

100 vite nga lindja e Bik Ndojës, zaambli i jares shkodrane, fisniku i traditës së kangës dhe qytetarisë

By: Kult Plus
13 August 2025 at 16:00

Shkruan Albert Vataj

Kur thue Shkodra, mundesh me nënkuptu tançka përfaqson kyt gurthemel të rand të historisë, kulturës, traditës dhe qytetarisë.

Kur përmend Shkodrën, mundet me ndërmend gjithçkaqë që asht ngjiz dhe ka marrë vullnesë krenie në t’gjallt e t’pasionuemit, bijt e bijat e këtij qyteti, njiksaj përkatësie, e cilla ma shum’ se gjeografike, mundet me ken shpirtnore dhe artistike, siç diti me dëshmu dhe me xan vend në faqet e lavdishme të historisë si gurthemel i rand i kaprcyelleve.

E ndërsa lyp me dallue prej tan atyne yjeve qi kan shndrit qiellin mëkimit të naltuar në shpirtje shkodrane, tue e nusnue këtë amë legjendash, ma i shndritshmi vezullim n’ta asht jarja shkodrane. E kur nëpër këtë tempull të muzikës kërkon me gjet nji emën, nji za, nji prej atyne qi e kanë këndue dhe e naltue këtë mjeshtëri të krijimit, do ta kesh sa t’pamujtun njaq edhe sfiduese. Gjithqysh, prej atyne që u përfaqësuen, e jarja shkodrane u mori njaq sa dhe u dha, nji za i gjithpranum në këtë virtuozitet interpretues, asht Bik Ndoja. Shpirti i tij krijues dhe tansia mëkuese përgjat nji jete në skenën e kangës dhe në ëndjen e adhurimit, u plazmu duke mbetun tash e përgjithmon të pashlyem, shkodrane, n’traditën e jares dhe shqiptare, n’galerinë e veprave që morën status thesari kombëtar.

Bik Ndoja, jo vetëm me jaren, por me tan pasuninë shpirtnore që mori jetë kah kanga, mujti me i dhan njat za qi kishte me mbet ma i epërmi, ma i andshmi, ma i duartrokituni në skenën shqiptare dhe asaj botnore. Bik Ndoja kishte lindun për me këndu dhe kurrgja nuk mujti me e ba njat za me pushue, e njat zemër me rrah me dashni pa cak. Ai u ngjit në apogje dhe shndriti si yll, pa arritun për me shkëlqy si n’skenë njashtu edhe në podet e nderimeve dhe titujve, edhe pse meritoi ndoshta ma shumë se gjithkush tjetër. Shndriti me virtuozitetin e interpretimit të jares shkodrane, njashtu siç shndrin në ag nji diell qi lind tue dëbu terrin.

Bik Ndoja bani jetën e nji njeriu t’përkorë, pa ankime dhe trazime, megjithëse rreth tij, siç nuk i munguen njerëz qi e vlerësuen talentin, u gjindën ndër ta qi u rreken ta pengonin në ngjitjen e këtij ylli n’qiellin e vet. Por ai nuk u dha, nuk e shterri zanin e tij të magjishëm, nuk e la atë shpirt artisti dorzan dredhive dhe smirës. Gjithqysh ai triumfoi.

Në vitin 1969, Bik Ndojës i’u akordua titulli “Artist i merituar”.  Plot 30 vite më vonë, Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoi titullin “Krenaria e qytetit”. Në vitin 2007, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, duke qenë ky vlerësimi i fundit së gjalli. Në lëmin e meritave vlen të përmendet fakti se që nga viti 2011, dosja “Mjeshtri i Madh” pret në institucionin e Presidencës, për t’iu akorduar ndoshta pas vdekjes.

Ludovik Ndoj Gjergji i njohur si Bik Ndoja, u lind në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 për t’u shue më 27 dhjetor 2015. Ishte dhe mbetu lëvruesi dhe përçuesi i jares shkodrane, këtij visari të papërsëritshëm, kësaj urëbashkimi mes Lindjes dhe Perëndimit, traditës dhe bashkëkohjes në artin e këndimit./KultPlus.com

Andia Ulliri ankimon në KAS vendimin e Celibashit: Mandati i PD-së në Durrës më takon mua!

29 July 2025 at 19:56

Kandidatja e listës së hapur të PD-së në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit, Andia Ulliri ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit vendosi që mandatin e vetëm që Partia Demokratike fitoi nga lista e hapur në Qarkun e Durrësit, […]

The post Andia Ulliri ankimon në KAS vendimin e Celibashit: Mandati i PD-së në Durrës më takon mua! appeared first on BoldNews.al.

SPAK aksion kundër trafikut të drogës/ Kontrolle në disa qytete, lëshohen 5 masa sigurie

By: Rovena
25 July 2025 at 22:27

Një operacion me urdhër të SPAK është zhvilluar në disa qytete ku janë ushtruar disa kontrolle dhe janë lëshuar masa sigurie për  5 persona. Mësohet se masë sigurie është caktuar edhe për dy persona të njohur të botës së krimit që mbahen të izoluar për vepra të rënda penale.

Bëhet fjalë për të penduarin e drejtësisë Erion Alibejn dhe për Plaurent Dervishin që po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019.

Masa e dytë e sigurisë iu është komunikuar në burgun 313 atje ku mbahen të izoluar. Ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona, mes të cilëve vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani, si dhe shtetasi Ermir Ndrejaj.

Sipas prokurorisë aktiviteti kriminal është zbuluar pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC dhe Enchro Chat dhe ka dyshime të jetë kryer gjatë viteve 2020-2021. Mësohet se personat e dyshuar trafikonin kokaine nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të atyre të Bashkimit Europian./abcnews.al

Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate

4 July 2025 at 20:02

Ka përfunduar pak minuta më parë rinumërimi i pjesshëm i kutive të Qarkut të Durrësit, ku përfshiheshin edhe 85 kuti të diasporës. Rinumërimi, pavarësisht lëvizjeve të vogla në rezultat, nuk ka sjellë ndryshime në mandate mes subjekeve politike, apo në emrat e kandidatëve që do të marrin mandatin e deputetit për legjislaturën e ardhshme që […]

The post Përfundon rinumërimi për Durrësin, nuk sjell asnjë ndryshim në mandate appeared first on BoldNews.al.

Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn

By: user7
4 July 2025 at 12:48

Tensione dhe përplasje janë regjistruar në seancën gjyqësore që po zhvillohet për atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj.

Plarent Dervishaj është nxjerrë nga salla pasi ka ofenduar Erjon Alibejn. Ky i fundit po dëshmon për atentatin në cilësinë e të penduarit të drejtësisë për dosjen “Plumbi i Artë”.

Dervishaj akuzohet se ka urdhëruar atentatin ndaj ish-prokurorit. Ndërkohë më herët në seancë, Alibej ka deklaruar se pasi kishin bërë atentatin, ata kishin lënë prova pas.

Për këtë arsye, Alibej theksoi se atentati ndaj Ndojës u zbulua shpejt dhe se mbrapa tij ishte Plaurenti. Me tej, Alibej përfundoi duke theksuar se Ndojen donin që ta vrisnin me spajper te Gjiri i Lalzit.

The post Seanca në GJKKO për atentatin ndaj Ndojës/ Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn appeared first on Lapsi.al.

Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë

By: D Marku
27 June 2025 at 20:49

Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët  akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar edhe biznesmeni durrsak Enver Shaba.

Ai ka treguar mardhenien me ish prokurorin Ndoja e ndërsa për sulmin me armë zjarri shprehet se e ka pare ne TV.

Prokurori: A keni njohje me arjan ndojën?

Enver Shaba: Në kohën kur ka qenë avokat, prej 20 vjetësh. S’mbaj mend sa herë e kam takuar por ka qenë një njeri që kam patur dhe kam respekt.

Prokurori: Je në dijeni për ndonjë problem me Arjan Ndojën?

Shaba: Ajo ngjarje që ka ndodhur, atë ditë që ka ndodhur kam qenë te i njëjti restorant me Arjanin dhe nja 2 shokë.

Arjani ka qenë prokuror, restoranti ka qenë Koral, në plazh.

Kam ndejtur pak në restorant dhe jam larguar ka qenë pasdite.

Në tavolinë ka qenë Arjani, Rrumi(smë ka lidh puna për emrin gjatë).

Nuk e di kush ka qenë në automjet me Arjanin. Ajo çfarë kam parë në televizor më shumë nuk di. E kam takuar më pas në restorantin tim në plazh Arjanin nuk kemi biseduar më për atë ngjarje.

Genci Malokun e njoh nga ngjarja jo personalisht.

Dorjan Shaba është nipi im djali i vëllait. Nuk kam biseduar absolutisht asgjë për ngjarjen.

Avokat Ilia Ilia: Çfarë lidhje ke patur me Ndojën?

Unë jam biznesmen, e kam njohur si avokat, si këshilltar vetëm për punë biznesi.

Plaurent Dervishaj: gjatë dëshmisë së Enver Shaba, tha kam respekt Arjan Ndoja? Po për Plaurent Dervishajn, ke pas respekt, ke respekt apo ka ndryshuar pas atentatit të Ndojes?

Gjykata nuk e pranon pyetjen.

Enver Shaba: kam respekt platonik për çdo njeri.

The post Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë appeared first on Albeu.com.

‘Shqipëria, kërcënim për Evropën’, Vokshi: Strehë e sigurt për pastrimin e parave të drogës

27 June 2025 at 11:59

Në fjalën e saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), deputetja e PD, Albana Vokshi denoncoi Shqipërinë si një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, që përbën një kërcënim serioz për sigurinë dhe ekonominë evropiane. Sipas saj, korrupsioni i thellë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale kanë kthyer vendin në një “amnisti fiskale” të heshtur për krimin e organizuar, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, ku miliarda euro pasurore paligjshme riciklohen në projekte të mëdha, ndërkohë që shumica e apartamenteve mbeten bosh.

Ajo i bëri thirrje Këshillit të Evropës për hetime urgjente dhe përforcim të luftës kundër krimit të organizuar, duke paralajmëruar se kjo situatë rrezikon jo vetëm Shqipërinë, por edhe integritetin financiar dhe stabilitetin e gjithë kontinentit.

Fjalimi në PACE:

Albana Vokshi: I nderuar President, të nderuar kolegë,

Ajo që mund të duket si një çështje shqiptare, në të vërtetë është një kërcënim për sigurinë evropiane.

Hetime të fundit nga Radio France dhe gazeta gjermane Die Zeit konfirmojnë atë që shumë shqiptarë e shohin çdo ditë me sytë e tyre: Shqipëria është kthyer në një qendër kryesore për pastrimin e parave të drogës, duke i shërbyer rrjeteve ndërkombëtare të trafikut, të cilat veprojnë në shumë vende të Bashkimit Evropian. Një nga mediat më të mëdha amerikane, Fox News, vetëm dy ditë më parë e quajti kryeministrin shqiptar “Ramaduro”.

Ka një shqetësim në rritje. Grupet kriminale nuk e kanë më të vështirë të legjitimojnë fitimet e tyre. Shqipëria ua zgjidh këtë problem, duke ofruar një mënyrë të lehtë për të pastruar dhe ricikluar pasuritë e paligjshme përmes projekteve të ndërtimit me vlera prej miliarda eurosh.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me korrupsionin. Ka të bëjë me kapjen totale të shtetit shqiptar nga interesat kriminale.

Lejet e ndërtimit nuk jepen mbi bazë merite apo tregu, por si shpërblime politike, shpesh për subjekte që nuk kanë as kapitalin minimal të nevojshëm. Në shumicën e rasteve, aktorët e vërtetë pas këtyre projekteve janë rrjete kriminale. Dhe personi që i autorizon lejet, është vetë Kryeministri. Po të vini sot në Tiranë, është e mbushur me kulla të larta, shumë të tjera janë në ndërtim, e të tjera kanë marrë leje. Çdo vit miliarda euro në ndërtim. Por mbi 40% e apartamenteve në këto ndërtesa janë bosh. Në Tiranë, çmimi për metër katror ka kaluar shumë qytete të BE-së: 3000, 5000, tashmë gjenden edhe me 10.000 euro për metër katror. Unë nuk mund t’i përballoj këto apartamente. Shqiptarët nuk mund t’i përballojnë. Nëse marr një kredi, do më duhen 50 deri në 100 vite për ta shlyer. Atëherë, kush i blen?

Ajo që dikur BE-ja e ndaloi si një amnisti fiskale formale, sot duket se po zbatohet në heshtje: një pakt i fshehtë mes politikës dhe krimit të organizuar.

Siç shkruan Die Zeit, edhe arkitektët ndërkombëtarë të ftuar nga kryeministri Rama kanë shprehur shqetësimin se kush do t’i blejë këto kulla, dhe nëse ata po shërbejnë në fakt për të legjitimuar pastrimin e parave.

Të nderuar kolegë,

Pse e ngre këtë shqetësim? Sepse nuk është vetëm cështje e Shqipërisë.

Kjo nuk po shkatërron vetëm ekonominë shqiptare, por po minon integritetin financiar evropian. Kur këto fonde kriminale pastrohen në Shqipëri, ato hyjnë sërish në BE, duke shtrembëruar tregjet dhe duke dëmtuar konkurrencën e ndershme. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sundimit të ligjit në të gjithë kontinentin tonë.

Ndërkohë, popullsia e Shqipërisë po bie në mënyrë dramatike, popullsia po plaket.

Një qeveri e kontrolluar nga interesat e trafikut nuk mund të garantojë as demokraci, as stabilitet. Këto interesa do të prodhojnë shumë shpejt përplasje, pandëshkueshmëri dhe, destabilizim rajonal.

Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje dhe Këshillit të Evropës të veprojnë pa vonesë:

•      Të hetojnë origjinën e kapitalit në bumin e ndërtimit në Shqipëri.

•      Të shqyrtojnë lidhjet politike-kriminale në nivelet më të larta të qeverisë.

•      Dhe të mbështesin rritjen e ndërgjegjësimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Sa më gjatë të heshtim, aq më i madh do të jetë dëmi — jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vlerat që pretendojmë të mbrojmë në të gjithë Evropën dhe komunitetin transatlantik.

The post ‘Shqipëria, kërcënim për Evropën’, Vokshi: Strehë e sigurt për pastrimin e parave të drogës appeared first on Sot News | Lajme.

“Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes

27 June 2025 at 11:47

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar ditën e sotme në seancën gjyqësore në GJKKO ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçës në lidhje me atentatin e regjistruar më 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, teksa në atë ngjarje mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoji, teksa ky i fundit bashkë me […]

The post “Një djalë ke, hiqe nga Shqipëria”/ Arjan Ndoja tregon bisedë me babain e Julian Meçes appeared first on BoldNews.al.

Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja

By: Ela
27 June 2025 at 10:44

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar. Ndoja ka qenë më herët prokuror dhe disa kohë më parë iu bë atentat. Sot më herët, në SPAK u thirr edhe ish-deputeti i PS-së, Halit Valteri, për të dëshmuar për këtë çështje. Si ndodhi atentati […]

The post Paraqitet në GJKKO deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja appeared first on BoldNews.al.

“S’kam pasur probleme”/ Zbardhet dëshmia e ish-prokurorit për atentatin: Pasi na qëlluan tentova të dal nga makina, humba ndjenjat

27 June 2025 at 10:52

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar këtë premte në Gjykatën e Posaçme lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019.

Ndoja ka treguar se pasi u kanë qëlluar është ulur shpejtësia dhe më pas kanë dalë nga rruga. Ndërsa nënvizoi se ka tentuar të dalë nga makina por ka humbur ndjenjat nga një plagë e marrë dhe më pas kur është zgjuar e kanë dërguar në spital. Për të shtënave me armë, të tre siç tha ai janë plagosur.

“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht  Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meces e njoh kam respekt, por nuk e njoh.

Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë skam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur”, ka dëshmuar ai.

/abcnews.al/

Atentati në 2019/ Ish-prokurori Arjan Ndoja dëshmon në Gjykatën e Posaçme: Fillimisht na kanë qëlluar nga pas

27 June 2025 at 10:35

ABC News mëson se ish-prokurori Arjan Ndoja është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar procesi lidhur me atentatin e ndodhur në 2019.

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka treguar se ditën kur ka ndodhur atentat, ka dalë si çdo ditë rreth orës 7 dhe në 8 ka qenë në Durrës, në zyrë.

Ndërsa në orën 12:30; ka marrë një telefonatë dhe se ka drekuar me disa miq, kur ka shkuar me mjetin e tij. I pranishëm në drejtë, ka qenë Aleksandër Laho, për të cilin tha se e njeh si Pëllumb Muharremi. Ai theksoi se ku janë larguar , Muharremi kishte një makinë dhe kanë ikur bashkë. Makina ka qenë e parkuar para lokalit, siç dëshmon Ndoja.

Në dëshminë e tij Arjan Ndoja është shprehur: Në 2019 kam banuar më Tiranë. Në punë kam qenë më Durrës. Në gusht të 2019 kam banuar në Shëngjin, pjesën tjetër në Tiranë. Kemi pasur një “mercedes benz” në përdorim si familje. Ajo ka qenë në emër të gruas. Në tetor 2019 këtë makinë e drejtonte Andi Maloku pasi e punësova unë. Ai ka qëndruar me mua rreth 1 muaj, sepse e kisha në provë. Përvec ngjarjes 1 nëntor 2019 dhe një situatë tjetër për shkak të punës ku kanë reaguar zv kryeministri etj, skam pasur tjetër problem. Ditën e atentatit kam dal si çdo ditë në orën 7 dhe në 8 kam qenë në Durrës,  më zyrë. Në orën 12 e gjysmë dola pas një telefonate te restorant Koral për drekë me disa miq. Unë kam shkuar aty me mjetin tim. Në drekë ka qenë Aleksandër Laho, unë e njoh si Pëllumb Muharemi, pas i kështu e kam njohur kur isha avokat. Ka qenë Enver Shaba. Në drekë kemi ndenjur 2 orë e gjysme 3. Kur dolëm, Pëllumb Muharremi kishte një makinë dhe kemi ikur bashkë pasi bëra muhabet. Makina ka qenë i parkuar  para lokalit, i dukshëm”

Gjatë dëshmisë së tij, ka rrëfyer se drejtues mjeti ka qenë Andi Maloku, ndërsa në dalje të lokalit ka pasur disa persona.

Po ashtu thekson se nga Ura e Dajlanit, kanë vijuar rrugën, por më pas sa kanë kaluar karburantin, ka nisur të shtënat.

“Drejtues  mjeti ka qenë Andi  Maloku, unë kam qenë në vendin e parë dhe pas Pëllumb Muharremi. Në dalje të lokalit ka pasur persona, ne kemi qenë 4 veta duke bërë muhabet, kalonin njerëz por nuk me ka ngel ndonjë ne mendje nga ata që kalonin aty.  Nga ura Dajlanit, kemi ik në mbikalim, kemi vazhduar rrugën, sa kemi kaluar karburantin nisën të shtënat, në fillim se kam kuptuar. Plumbat fillimisht vinin nga pas dhe ka qëlluar në distancë. Nuk kemi arritur ta shohim makinën. Të shtënat kanë qenë të diferencuara, me plumb tek dhe jo vetëm, por jo në breshëri. Kanë qenë dy armë. Vetëm në sedilen time kanë qenë 13 predha. Të shtënat kanë zgjatur rreth 10 sekonda”

/abcnews.al/

Atentati i vitit 2019, dëshmon ish-prokurori Ndoja në GJKKO: Na qëlluan nga pas

By: user 11
27 June 2025 at 11:08

Ish-prokurori Arjan Ndoja ka dëshmuar këtë premte në Gjykatën e Posaçme lidhur me atentatin e ndodhur në vitin 2019. Ai përshkroi momentet kur u qëllua mbi ta: “Sapo kaluam në mbikalim, filluan të shtënat. Fillimisht m’u duk si zhurmë plastike, por më pas kuptova që ishin plumba që vinin nga pas. Nuk pamë makinën, sepse nuk kishim si. Të shtënat dukeshin të vinin nga dy armë të ndryshme.”

Ndoja nënvizoi se ka tentuar të dalë nga makina por ka humbur ndjenjat nga një plagë e marrë dhe më pas kur është zgjuar e kanë dërguar në spital.

“Pas të shtënave u ul shpejtësia nga i ndjeri dhe dolëm nga rruga. Unë tentova të dal nga makina humba ndjenjat nga një plagë dhe më pas u zgjova dhe me çuan në spital. Të tre u plagosëm. Personi që kishte pas mori plagë. Shoferi, i ndjeri kishte një plumb pas në shpinë. Mori në telefon të atin, filloi të dal nga makina dhe ndjeu që ishte rëndë. Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem dhe siklet me asnjë njëri. Unë kam pasur vetëm një problem deklaratat e dy politikanëve në atë kohë.

Të pandehurit në këtë gjykim nuk i njoh, vetëm njëherë e kam parë fizikisht Plaurentin, ndërsa të atin e Julian Meces kam respekt, por nuk e njoh. Unë nuk di arsye pse këta e kanë bërë. Vetëm ca kam lexuar në media. Mua më intereson arsye pse u bë ky atentat. Se duket si çudi, por unë s’kam pasur asnjë problematik, asnjë shkak të besoj që dikush do më bënte atentat. Edhe 6 vite pas atij atentati unë nuk e kuptoj pse ka ndodhur”, ka dëshmuar Ndoja.

The post Atentati i vitit 2019, dëshmon ish-prokurori Ndoja në GJKKO: Na qëlluan nga pas appeared first on Lapsi.al.

Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit të ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja

By: Besnik
20 June 2025 at 09:56

Një pronar lokali ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se në drejtim të biznesit të tij në Fushë-Krujë ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se nga të shtënat në drejtim të lokalit të Mondi Vogës, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate, ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga burime thuhet se pronari i lokalit, Mondi Voga, është ish-shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoj ndërsa në drejtim të biznesit të tij është qëlluar me kallashnikov, ndërsa janë gjetur rreth 15 gëzhoja në vendngjarje.

Grupi hetimor dyshon se është qëlluar nga një distancë e largët, pasi nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk duken as autorët, as automjeti që mund të ketë shërbyer për lëvizjen e tyre por mendohet se të shtënat kanë ardhur nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit.

Në momentin e të shtënave Voga ka qenë bashkë me familjen duke fjetur, ndërsa lokali ndodhet në katin e parë të hotelit të tij.

Ai rezulton të jetë proceduar disa vite më parë në lidhje me akuzat për dhunë ndaj avokatit durrsak Ilia Ilia.

Mondi Voga dhe Arjan Ndoja

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë-Krujë. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit,” – thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë zjarri drejt lokalit të ish-shoferit të ish-prokurorit Arjan Ndoja appeared first on Euronews Albania.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, paraqitet në GJKKO Halit Valteri

By: user 11
13 June 2025 at 10:13

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Në atë kohë, Valteri bëri disa deklarata dhe publikoi pamjet në Kuvend nga atentati.

Në pamje, Valteri tha se duken qartazi dy autorë të angazhuar për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Në atë seancë plenare, Valteri replikoi me ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019 pranë Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe shoferi i tij Andi Maloku i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë. Ish-prokurori Ndoja shoqërohej në makinë edhe me Aleksandër Laho, apo i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, paraqitet në GJKKO Halit Valteri appeared first on Lapsi.al.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

By: Ardit
13 June 2025 at 09:49

Ish-kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Halit Valteri është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. U bë me dije se Valteri është thirrur në SPAK për të dëshmuar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Thirrja e tij në SPAK vjen pasi në atë kohë Valteri […]

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ish-deputeti paraqitet në GJKKO

13 June 2025 at 09:47

Ish-deputeti Halit Valteri është thirrur si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meces, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2019 pranë Shkozetit në Durrës, ku mbetën të plagosur Ndoja dhe shoferi i tij Andi Maloku (i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë).

Valteri, në kohën kur ndodhi atentati, bëri disa deklarata publike, si dhe publikoi pamje që, sipas tij, nxirrnin në pah detaje të rëndësishme për hetimin e atentatit.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ish-deputeti paraqitet në GJKKO appeared first on Sot News | Lajme.

Andia Ulliri i drejtohet KQZ: Mandati i Arjan Ndojës për PD në Durrës më takon mua

By: user 6
27 May 2025 at 22:47

Deputetja e PD-së Andia Ulliri që kandidoi në listat e Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Durrësit, i ka dërguar një kërkesë KQZ-së ku pretendon se mandati që mori Arjan Ndoja i takon asaj, për shkak të kuotës gjinore. Në qarkun e Durrësit, PD fitoi 6 mandate nga të cilët 5 i përkasin listës së mbyllur. Mandati i vetëm në listë të hapur iu dha Arjan Ndojës me 9167 vota.

Por Ulliri shkruan se ky veprim nuk është i ligjshëm dhe bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës, Kodin Zgjedhor dhe qëndrimin e Parlamentit i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese. Sipas saj, në bazë të ligjit 1 në 3 deputetë duhet të jetë grua dhe për të plotësuar këtë kuotë mandati i vetëm në listën e hapur i takon asaj si më e votuara nga gratë.
ulliri
“Nga këqyrja që i kam bërë faqes zyrtare të KQZ-së, rezulton se nga ana juaj është shpallur si i zgjedhur (mandatuar) kandidati Arian Ndoja, i cili ishte i renditur i pari për nga votat parapëlqyese.

Unë besoj se ky veprim nga ana juaj nuk përbën një vendim të ligjshëm, por vetëm një projeksion, i cili bie ndesh me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me Kodin Zgjedhor, si dhe me qëndrimin e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili është paraqitur edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Në mënyrë të pashpjegueshme nga ana juaj është anashkaluar hapur përcaktimi ligjor i referuar në Kushtetutë dhe i sanksionuar në Kodin Zgjedhor, ku përcaktohet qartë që 1 në çdo 3 deputetë duhet të jetë i gjinisë më pak të përfaqësuar”, – shkruan Ulliri. ©LAPSI.al

The post Andia Ulliri i drejtohet KQZ: Mandati i Arjan Ndojës për PD në Durrës më takon mua appeared first on Lapsi.al.

❌
❌