Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

MM: Tetë vatra zjarri të shuara, katër aktive dhe një në monitorim

26 August 2025 at 20:33

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ditën e sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC bëri të ditur se ditën e djeshme rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier.

Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi.

Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektivë BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore.

Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

Po ashtu dje rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë.

Ditën e sotme vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjete zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura.

Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zjarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do të vazhdojë të mbahet në monitorim nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë-Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

Ndërkohë është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në: Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë; Në rrugën “Bilal Troksi”, zona “Fushë Farkë”, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë; Në fshatin Stajke, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës; Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër; Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier; Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë; Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër; Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër.

/m.m/r.e/

The post MM: Tetë vatra zjarri të shuara, katër aktive dhe një në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: “Buna Fest”, një festë e bukur që mblodhi turistët në Dajç

26 August 2025 at 20:14


TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Në fshatin Dajç të Shkodrës u organizua “Buna Fest”, një aktivitet kulturor që mblodhi vizitorë e turistë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga aktiviteti i organizuar në brigjet e Bunës, aty ku lumi bashkohet me liqenin e Shkodrës.

“‘Buna Fest’ një festë e bukur që mblodhi në Dajç të rinj e të reja, banorë të zonës dhe turistë”, u shpreh Rama krahas pamjeve.

Brigjet e Bunës në Dajç u kthyen në një skenë magjike me muzikë. Edhe fëmijët përjetuan një ditë plot argëtim me kanoe, paddle board apo edhe duke notuar në rrjedhën e lumit Buna.

Më i veçanti ishte panairi me produkte agroushqimore dhe artizanale. Po ashtu ranë në sy stendat e mbushura me lule e pemë dekorative.

Të pranishmit shijuan një mbrëmje ndryshe, ku argëtimi u ndërthur me traditën, duke përforcuar imazhin e lumit Buna si një thesar natyror që meriton të ruhet.

Organizuar nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me EKO Mendje dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit “Buna Festa” ka për qëllim promovimin e resurseve të jashtëzakonshme të Dajçit, ku ndërthuret turizmi kulturor dhe natyror.

/m.m/r.e/

The post Rama: “Buna Fest”, një festë e bukur që mblodhi turistët në Dajç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Male të Pastra”, Rama: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare

26 August 2025 at 18:08

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Nisma “Male të Pastra” është rikthyer sërish këtë vit, ku sot u zhvilluan aksione pastrimi në parqet kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenikut, Korab-Koritnikut si dhe në Alpet Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky aksion pastrimi, i cili sipas tij, është kthyer në traditë në datën 26 gusht.

“Nisma ‘Male të Pastra’, me një organizim shembullor në 10 Parqe Kombëtare e Natyrore në të gjithë Shqipërinë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, ku me qindra vullnetarë, institucione, organizata dhe plot të tjerë bëhen pjesë e aksioneve të pastrimit e ndërgjegjësimit”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi punën e realizuar me përkushtim dhe dashuri për zonat e mbrojtura, “këto xhevahire të natyrës sonë, ku ekosistemet meritojnë të jenë të pastra dhe të shëndetshme”.

Aksioni i pastrimit “Male të Pastra” angazhoi qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

/m.m/r.e/

The post “Male të Pastra”, Rama: Qindra vullnetarë pjesë e aksionit të pastrimit në 10 Parqe Kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetim i thelluar për bankat dhe sigurimin e kredive/ Konkurrenca kërkon dëshmi nga kredimarrësit

26 August 2025 at 18:53

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës ka thelluar më tej hetimin për sigurimin e kredive bankare. Përmes një njoftimi zyrtar, Autoriteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të dërgojnë informacion pranë këtij institucioni për eksperiencat e tyre.

“Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoriteti i Konkurrencës bën të ditur se është në një faze të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë. Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht, ofertën më të mirë.

“Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe,” vijon njoftimi.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre.

Sipas njoftimit, në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:

-nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;

-vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.

“Kontributi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për të mundësuar një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg,” përfundon njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës.

The post Hetim i thelluar për bankat dhe sigurimin e kredive/ Konkurrenca kërkon dëshmi nga kredimarrësit appeared first on Gazeta Si.

“Male të Pastra”, Kumbaro: Hiqen 550 kg mbetje nga Parku i Llogorasë

26 August 2025 at 16:56

TIRANË, 26 gusht /ATSH/ Në kuadër të aksionit “Male të Pastra” në Parkun Kombëtar të Llogorasë u pastruan 550 kg mbetje.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot momente nga ky aksion i zhvilluar nga stafi i Zonave të Mbrojtura në Vlorë.

“Nisma “Male të Pastra” i gjeti në Parkun Kombëtar të Llogarasë. 550 kg mbetje arritën të grumbulloheshin falë aksionit të ndërmarrë nga stafi i AdZM Vlorë, institucionet vendore, organizata dhe vullnetarë, të cilët iu bashkuan me shumë dëshirë kësaj nisme, edhe për të rikujtuar se sa herë që shijojmë pasuritë natyrore, të kujdesemi edhe për t’i lënë më të pastra nga sa i gjetëm”, u shpreh Kumbaro.

Nisma “Male të Pastra” është një aksion pastrimi që po zhvillohet sot i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore.

Kumbaro ndau po ashtu momente nga aksioni në rrethinat e Tiranës. Stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, zhvilluan aksionin e pastrimit pranë një prej atraksioneve më të frekuentuara nga turistët, siç është Ujëvara e Përroit të Kecit në Shëngjergj.

Teksa eksploroni atraksionet natyrore, mos harroni të kujdeseni edhe për mbetjet””, ishte thirrja e ministres drejtuar vizitorëve.

Vitin e kaluar ky aksion pastrimi angazhoi qindra vullnetarë, të cilët larguan qindra kilogramë mbetje nga parqet kombëtare.

Këtë vit fushata do të shtrihet në Parqet Kombëtare të Dajtit, Tomorit, Llogorasë, Qafështamës, Zagorisë, Prespës, Shebenik, Korab-Koritnik si dhe në Alpet Shqiptare.

/m.m/r.e/

The post “Male të Pastra”, Kumbaro: Hiqen 550 kg mbetje nga Parku i Llogorasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisioni Rregullator shpall të enjten rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

26 August 2025 at 16:39

TIRANË, 26 gusht/ATSH/ Komisioni Rregullator do të mblidhet ditën e enjte, datë 28 gusht, për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.

Vendimi vjen pas kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili përmes një shkrese kërkoi sot thirrjen e mbledhjes së Komisionit Rregullator për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator, e cila pritet të zhvillohet në 28 gusht, në orën 11:30, do të miratohet numri i votave, numri i mandateve dhe lista emërore e deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore.

Po ashtu, Komisioni Rregullator do të miratojë numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

/m.m/r.e/

The post Komisioni Rregullator shpall të enjten rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

By: Ela
26 August 2025 at 15:27

Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë. Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve lidhen me shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara Autoritetet vendore rendisin si akset më problematike “Pushimin e Shoferit”, “ Kryqęzimin e Savrës” dhe aksin “Savër-Çermë,” “Rrethrrotullimi […]

The post Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht appeared first on BoldNews.al.

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

By: Ela
26 August 2025 at 15:06

Nga pikëpamja meteorologjike, Europa është një kontinent relativisht i qetë. Uraganet, monsunet dhe stuhitë e rërës nuk e prekin. Por në një aspekt shqetësues, Europa veçohet: ajo po ngrohet më shpejt se kontinentet e tjera. Që nga mesi i viteve ’90, temperaturat mesatare janë rritur me 0.53°C për dekadë, më shumë se dyfishi i mesatares […]

The post Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë appeared first on BoldNews.al.

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

26 August 2025 at 15:57

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditë më parë me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për organizimin e procesit mësimor në shkollat parauniversitare. Udhëzimi u fokusua në rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë, ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore, si dhe masat kundër dhunës dhe bullizmit. Prioritet i veçantë i jepet zbatimit të Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor.

The post Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie appeared first on Revista Monitor.

Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit, turizmi nuk ndihmon sa duhet konsumin e verës

26 August 2025 at 15:00

Anna dhe Albert, dy turistë të rinj gjermanë, që kanë vizituar pjesën më të madhe të Shqipërisë këtë verë më së shumti janë mahnitur nga cilësia e mirë e verës vendase.

Ndalesa e e radhës është Gjirokastra. Gjatë itinerarit të tyre nga Veriu në Jug, ata janë përpjekur të konsumojnë verë nga kantinat shqiptare dhe kanë mbetur të mahnitur nga cilësia e saj dhe çmimi i lirë.

Ata po e vizitojnë Shqipërinë përveç të tjerash edhe për shijet autentike të pijeve dhe ushqimeve. Si të rinjtë gjermanë ka edhe shumë vizitorë të huaj, por në shumë bare dhe restorante mungojnë pijet vendase si alternativa duke ndikuar kështu negativisht në të ardhurat dhe fitimet e prodhuesve të rrushit.

“Ky sezon do të jetë më i miri i prodhimit të rrushit në dekadën e fundit, pasi klima e ngrohtë e ditës me freski gjatë natës dhe era ka shërbyer si një ventilim duke rritur edhe sasinë e prodhimit të rrushit, por edhe cilësinë e tij”, pohon Altin Prenga  nga njësia e Agroturizmit Mrizi i Zanave.

Mirëpo ai tha se superprodhimi mund të përkthehet në humbje për fermerët, pasi njësitë akomoduese, baret dhe restorantet në bregdet nuk promovojnë dhe nuk ofrojnë për konsum pijet vendase.

Në rreshtin e barë të bareve dhe restoranteve në qytetin e Shëngjinit, aktualisht plot e përplot me turistë nga trevat shqiptare, por edhe të huaj është e vështirë të gjesh pije vendase, qoftë birrë apo verë. Realisht nuk ka asnjë të tillë në shumicën e tyre. E vetmja pije në një nga restorantet me të frekuentuara ishte birra “Peja” e Kosovës dhe asnjë pije tjetër.

Mungesa e lidhjes së prodhimit me konsumin në restorante e bare është duke zbehur përfitimet e bujqësisë prej turizmit.

Sipas të dhënave të INSTAT në 6-mujorin e parë 2025, importet e pijeve u rriten me mbi 8% në sasin krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Me shtimin e flukseve turistike janë zgjeruar ndjeshëm edhe importet e ushqimeve edhe për artikuj që prodhohen në vend, të tilla si birra, vera, zarzavatet etj.

Shqipëria po shënon një superprodhim të rrushit, që teorikisht do të duhej të nxiste sektorin e verës dhe pijes tradicionale, por prodhuesit, thotë z. Prenga, do të përballen me çmime të ulëta për faktin se shumë restorante në vend nuk përfshijnë në menu pijet vendase, si vera apo rrushi lokal, duke preferuar produktet import nga jashtë.

Kjo është një sfidë e madhe për prodhuesit që kërkojnë të rrisin prezencën e produkteve vendase dhe të fuqizojnë ekonominë e zonave prodhuese.

Në vitet e fundit, industria e kantinave në Shqipëri ka shënuar një zhvillim të dukshëm, me një rritje të investimeve dhe një përmirësim të cilësisë së prodhimit të verës.

Kantinat tradicionale po modernizohen duke adoptuar teknologji të reja dhe standarde europiane, ndërsa disa prej tyre po arrijnë të prodhojnë vera që konkurrojnë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Zona si Berati, Skrapari, Kavaja, Fieri dhe Kruja janë ndër qendrat kryesore të prodhimit të verës, me fokus të veçantë në ruajtjen e shijeve autentike dhe përdorimin e varieteteve vendase të rrushit.

Sa i përket turistëve, vera shqiptare po fiton vlerësime pozitive. Një pjesë e mirë e turistëve e perceptojnë verën shqiptare si një produkt autentik dhe kanë vlerësime për origjinalitetin e saj.

Me gjithë rritjen e viteve të fundit, prodhuesit dhe kantinat shqiptare sërish nuk përfitojnë sa duhet nga mungesa e marketimit dhe bashkëpunimit me restorantet./B.Hoxha

The post Viti më i mirë i dekadës së prodhimit të rrushit, turizmi nuk ndihmon sa duhet konsumin e verës appeared first on Revista Monitor.

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat

By: Ela
26 August 2025 at 14:49

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Itali dhe pritet të ekstradohen në Shqipëri, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të titulluar “The Wanted”. Njëri prej të arrestuarve, Erion Hoti alias Erion lamallari, 35 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Durrësit për vjedhje me dhunë dhe përkrahje të autorit të krimit. Ai akuzohet se […]

The post Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat appeared first on BoldNews.al.

Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare

By: Ela
26 August 2025 at 14:32

Në Parlamentin e ri pritet të ketë shtim të komisioneve të përhershme parlamentare. Nga 8 komisione që janë aktualisht synohet që të shtohen edhe 3, duke e çuar numrin e tyre në 11. Pritet që komisioni i veprimtarisë prodhuese të ndahet në 3 komisione: Bujqësi, Energji dhe Infrastrukturë. Komisioni antikorrupsion i drejtuar nga Fatmir Xhafaj […]

The post Legjislatura e 11-të e Kuvendit, shtohen 3 komisione parlamentare appeared first on BoldNews.al.

Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli

By: Ela
26 August 2025 at 14:13

Socialistët duhet të presin shtatorin për të mësuar nëse do të jenë pjesë e ekipit “Rama 4”, pasi kryeministri ende nuk e ka thirrur zyrtarisht Asamblenë e PS. Prej ditës së djeshme, Rama ka pritur e ka përcjellë në zyrë vartësit e tij. Aty janë paraqitur ditën e djeshme numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, […]

The post Rama pret e përcjell vartësit, në Kryeministri shkon edhe Behgjet Pacolli appeared first on BoldNews.al.

Zjarr pranë lokalit të dasmave në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, rrezikohen edhe banesat

By: Ela
26 August 2025 at 13:48

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi në afërsi të superstradës Lezhë–Milot. Për shkak të përhapjes së flakëve nga era, në rrezik janë edhe disa banesa përreth, si dhe një restorant i madh dasmash “Orkidea Palace” që ndodhet pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Forca […]

The post Zjarr pranë lokalit të dasmave në afërsi të superstradës Lezhë–Milot, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha

By: Ela
26 August 2025 at 13:43

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka folur ndër të tjera për organizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar. I pyetur nëse Gazment Bardhi do të jetë ende kreu i Grupit të PD-së, Berisha nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por vlerësoi punën e tij në këtë detyrë. “Nuk po […]

The post A do të jetë ende Gazment Bardhi kreu i Grupit të PD-së në shtator? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on BoldNews.al.

Dy motrat do shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë

By: Ela
26 August 2025 at 13:28

Në familjen Dhimaku ka pllakosur zija. Dyer e mortit janë hapur. Mes dhimbjes së papërshkrueshme, familjarë e të afërm, po presin ngushëllime për ndarjen nga jeta të dy vajzave, studente të Mjekësisë, Elvisa 22 vjeç dhe Rozina 20 vjeç. Sakrificat për të kuruar vëllanë 7-vjeçar, i cili vuan nga leucemia ishin të mëdha jo vetëm […]

The post Dy motrat do shisnin misra për kurimin e vëllait, por vdiqën në aksident/ Familjarët: Na ndihmoni ta shërojmë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës

By: Ela
26 August 2025 at 13:15

Kryedemokrati Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, foli për asgjesimin sipas tij të institucioneve kushtetuese. Berisha akuzoi qeverinë për përqendrim të pushtetit në një dorë. Kreu i PD-së tha se kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këto ditë një projektligj për administratën shtetërore. Sipas Berishës projektiligji për administratën shtetërore është “një paçavure e vërtetë, i […]

The post Berisha: Rama po asgjëson institucionet kushtetuese! Ushtria, diplomacia dhe universitetet pjesë e administratës appeared first on BoldNews.al.

Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve

By: Ela
26 August 2025 at 13:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas një takimi në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE), Peter Sorensen, se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve. “Politika jonë është […]

The post Vuçiç: Dialogu me Kosovën të përqendrohet te Asociacioni dhe te të drejtat e serbëve appeared first on BoldNews.al.

Kosto 3.800 dollarë/ Rusia nxjerr vaksinën kundër kancerit. Nis testimet e para në pacientë

26 August 2025 at 14:31

Autoritetet shëndetësore në Rusi po përgatiten të nisin eksperimentimin e vaksinës së personalizuar kundër kancerit tek pacientët.

Njoftimin e dha drejtori i institutit që e krijoi vaksinën, pak kohë pas Vladimir Putin e kishte njoftuar.

Alexander Gintsburg, drejtor i Institutit për Kërkime Epidemologjike dhe Mikrobiologji, konfirmoi se prova me pacientin e parë do të nisë në muajt e ardhshëm, me një vaksinë të personalizuar. Trajtimi do të nisë me të prekurit e melanomës, kancerit të lëkurës.

Një tipar përcaktues i ilaçit të ri është natyra e tij shumë e personalizuar, e cila ka kërkuar një kuadër unik rregullator. Sipas Gintsburg, vaksina është krijuar bazuar në të dhënat gjenetike dhe personale të një pacienti individual dhe, si e tillë, mund të përdoret vetëm për atë person specifik. Kjo është thelbësisht e ndryshme nga rregulloret për të gjitha barnat e tjera.

“Kjo është arsyeja pse qeveria nxori një dekret përkatës në fillim të vitit, në të cilin vendosi rregulla krejtësisht të ndryshme që po përdoren për herë të parë,” tha Gintsburg. “Përkundër kësaj, ne po gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe po ecim përpara me punën tonë.

Drejtori gjithashtu vuri në dukje se zhvillimi ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme globale, duke deklaruar se Instituti ka marrë “dhjetëra letra hetimi nga kombe të tjera”.

Kjo lëvizje në provat klinike pason një njoftim të profilit të lartë nga presidenti rus Vladimir Putin në fund të vitit 2024, në të cilin ai tha se vendi kishte zhvilluar një vaksinë kundër kancerit dhe se ajo do të vihej në dispozicion të pacientëve në vitin 2025.

Në lidhje me koston e trajtimit, agjencia TASS, duke cituar Andrey Kaprin, kreun e Qendrës Radiologjike Kombëtare të Kërkimeve Mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë Ruse, raportoi se një dozë e vaksinës kushton 300.000 rubla ruse, ekuivalente me afërsisht 3.800 dollarë.

Zhvillimi vjen ndërsa Rusia përballet me një sfidë në rritje të shëndetit publik. Vendi është ndër vendet ku shkalla e incidencës së kancerit po rritet çdo vit. Sipas statistikave dhe të dhënave të vitit 2024, 4.160.000 njerëz në Rusi janë diagnostikuar me kancer.

The post Kosto 3.800 dollarë/ Rusia nxjerr vaksinën kundër kancerit. Nis testimet e para në pacientë appeared first on Gazeta Si.

Raporti i Deloitte nxit dyshime për përdorimin e inteligjencës artificiale

26 August 2025 at 14:00

Një raport i rëndësishëm i përgatitur nga kompania Deloitte për qeverinë australiane është i mbushur me gabime në citime, duke ngjallur shqetësime se mund të jetë gjeneruar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Por kompania këmbëngul se bëhet fjalë vetëm për pasaktësi në titujt dhe, në disa raste, në datat dhe botuesit e referencave.

Chris Rudge, akademik i Universitetit të Sidneit në fushën e mirëqenies sociale, zbuloi gabimet në një raport të Deloitte për Departamentin e Marrëdhënieve të Punës (DEWR), mbi sistemin informatik që përdoret për të automatizuar gjobat dhe pezullimet e përkohshme të pagesave të ndihmës sociale.

Citime për libra që nuk ekzistojnë

Raporti i datës 4 korrik, i publikuar javën e kaluar, citon dy vepra të studiueses Lisa Burton Crawford: një të titulluar “Shteti i së Drejtës dhe Drejtësia Administrative në Shtetin e Mirëqenies: Një studim mbi Centrelink” dhe tjetrën “Shteti i së Drejtës dhe Diskrecioni Administrativ”. Të dyja të ashtuquajturat botime pretendohej se ishin publikuar në vitin 2021 nga shtëpia botuese Federation Press.

Crawford deklaroi për Australian Financial Review se megjithëse ajo ka publikuar studime për çështje të ngjashme dhe disa prej tyre lidhen me temat që trajton raporti, “veprat e përmendura në raport në fakt nuk ekzistojnë dhe nuk ishte gjithmonë e qartë për mua se si kërkimet që kam botuar mbështesnin argumentet për të cilat isha cituar”. Ajo shtoi se “është shqetësuese të shoh që emri im është përdorur në këtë mënyrë” dhe kërkoi shpjegime nga Deloitte për mënyrën se si janë gjeneruar citimet.

Raporti përfshin gjithashtu një artikull të supozuar nga Carolyn Adams me titull “Zgjedhja, Përgjegjësia dhe Rregullimi i Sjelljes: Mësime nga Sistemi i Sigurimeve Shoqërore”, të publikuar thuhet në vitin 2012 nga UNSW Law Journal. Në realitet, asnjë artikull i tillë nuk gjendet as në prodhimin akademik të autores, as në atë numër të revistës. Përkundrazi, faqet e cituara përmbanin një artikull me titull “Nga Platoni te NATO: Ligji dhe Drejtësia Sociale në Kontekst Historik”.

Reagimi i Deloitte

Përmes një zëdhënëseje, Deloitte deklaroi se “qëndron pas punës sonë dhe gjetjeve të raportit”, por refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt nëse ishte përdorur AI për hartimin e tij. “Përmbajtja e çdo artikulli të cituar është e saktë,” tha zëdhënësja, duke shtuar se “në finalizimin e shënimeve poshtëfaqe, disa tituj nuk përputheshin plotësisht me burimet përkatëse. Kjo është komunikuar me klientin dhe referencat po korrigjohen.”

Lista e re e burimeve për Crawford përfshinte kapituj si “Ligje për Makina dhe Ligje të Gjeneruara nga Makina” dhe “Pushteti Ekzekutiv në Epokën e Statuteve”, të botuara në vepra të redaktuara në vitet 2020–2021. Ndërsa për Adams, artikulli i ri i cituar kishte një vit, revistë dhe titull krejt tjetër: “Një Zyrë, Tre Kampionë? Integrimi Strukturor në Zyrën e Komisionerit Australian për Informacionin” nga Australian Journal of Administrative Law, botuar në vitin 2014.

Dyshimet e akademikëve

Rudge theksoi se reputacioni i akademikëve ndërtohet mbi përpjekje të mëdha për të krijuar kërkime me cilësi të lartë, por në këtë rast “emrat e tyre janë përdorur në mënyrë të gabuar”. Ai u shpreh se përdorimi i AI është një hipotezë e fortë, “sepse nuk ka shumë shpjegime të tjera. Nuk mund të gabosh titujt në këtë mënyrë thjesht duke i shtypur gabim.”

Sipas tij, këto gabime “janë të natyrës thelbësore, jo thjesht formale”. Argumentet që raporti i atribuon autorëve, sipas Rudge, “nuk janë thënë kurrë prej tyre”.

Gabime edhe në citime të tjera

Raporti i Deloitte citonte gabimisht edhe një artikull të akademikut Terry Carney, me titull të supozuar “Automatizimi i Përputhshmërisë dhe Drejtësia Administrative në Shtetin Australian të Mirëqenies”. Titulli i saktë ishte “Automatizimi dhe Kushtëzimi: Drejt një Sigurimi Shoqëror “Virtual”?”. Carney tha se kishte qenë i angazhuar nga Deloitte në një fazë të vonë të raportit dhe se megjithëse titulli ishte shtrembëruar, “përmbajtja e asaj që citohej ishte e saktë”.

Raporti i Deloitte arriti në përfundimin se “nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se kuadri i përputhshmërisë së synuar dhe sistemi informatik mbi të cilin mbështetet janë tërësisht të harmonizuara me legjislacionin përkatës”. Ky konstatim pason një raport të ashpër të Avokatit të Popullit në Australi, i cili zbuloi se qindra pezullime të pagesave të ndihmës sociale ishin të paligjshme.

Hetim nga autoritetet

Rudge u shpreh se duke qenë se Deloitte “po këshillon mbi një çështje kaq serioze që prek qindra mijëra persona në mbarë vendin, pritej një shkallë shumë më e lartë kujdesi”.
“Ky raport ka për qëllim të japë garanci për integritetin e sistemit, por vetë raporti duket se nuk ka integritet. Kjo është shumë shqetësuese,” tha ai.

Një zëdhënës i DEWR deklaroi se departamenti “është në kontakt me Deloitte si autor i raportit të pavarur dhe po heton pretendimet”. Për pyetjet mbi hartimin e raportit, shtoi ai, “duhet të drejtoheni te Deloitte/ Financial Review

The post Raporti i Deloitte nxit dyshime për përdorimin e inteligjencës artificiale appeared first on Revista Monitor.

❌
❌