Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Main stream

“Mandati i katërt, fokusi drejt integrimit në BE”, Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

27 August 2025 at 23:43

SHQIPËRI- Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt qeverisës.

Mbetet për t’u parë nëse Rama do të zgjedhe të bashkëdrejtoi me figura politike apo edhe ne qeveri do të ketë figura të reja, njëjtë si me listat për deputetë.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se mandati i katërt i qeverisë Rama do ketë fokus mandatin e integrimit drejt BE-së.

“Është epoka, që do jetë ekipi qeveritar më shumë dimensional. Do jetë ekipit qeveritar, që do të dëshmojë jo vetëm rrugën e bërë, por dhe vullnetin pozitiv për të shkuar në qytetërim të lartë në BE. Një ekip shumëdimensional. Është mbyllja përfundimisht, deri në gurin e fundit, të tranzicionit në Shqipëri. Me qeverinë qe vjen, Shqipëri nuk ka më tranzicion”, theksoi ai.

Sipas tij, ky mandat i Partisë Socialiste ndan përfundimisht të drejtën nga e padrejta. Ai parashikon se Berisha dhe Meta do jenë emra të harruar, për shkak të zullumeve të tyre.

“Kjo e përmbyll plagën e rëndë të drejtësisë në Shqipëri. Në fund të këtij 4-vjeçari, e drejta në Shqipëri ndahet nga e padrejta që ushtron shteti mbi individin. Do të shohim ish-kryeministra dhe ish-presidentë prapa hekurave. Do  t’i shohim të gjithë prapa hekurave, do kemi harruar emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe emra të disa të fortësh, që na kanë shqetësuar nëpër lagje. Fokusi kryesor thuajse është shpallur. Ai e ka shpallur gjatë kohës që ka zhvilluar fushatën elektorale. Fokusi kryesor për qytetarët duket qartë, është një fokus larg propagandës, është një fokus që ka mirëqenien, sigurinë kombëtare dhe të individit po ashtu, shëndetësimin ekonomik dhe financiar të shtresave të dobëta të shoqërisë si: pensionistë, të sëmurë. të pamundur etj. Do ketë në fokus rritjen e nivelit të kontributit arsimor të vendit. ”, tha ai.

Ai komentoi dhe planin e Sali Berishës për të ngritur disa grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Analisti Çupi thekson se këto lojëra Berisha i bën për t’u dukur shumë, por sipas Çupit ai harron se të gjitha skenarët e mundshëm do t’i bien poshtë pasi e pret burgu për veprat, të cilat i ka kryer gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë.

“Berishës i duhen shumë zëra, shumë media, i duhen shumë thashethemexhinj me qëllim që të duket se është shumë. Por realisht nuk është shumë, ai është Saliu. I duhet për të thënë që opozita është e madhe. E dyta, Saliu i ka të pasigurta të gjitha gjërat dhe do t’i shpërndajë njësoj siç bënin dikur. Por një gjë e harron. Të gjitha këto bien, kur ai do të shkojë në burg”, tha ai.

/abcnews.al

Sulmi vdekjeprurës në SHBA, Donald Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmështizë

27 August 2025 at 22:51

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një shpallje presidenciale për të nderuar viktimat e të shtënave tragjike në një shkollë në Minneapolis.

Trump e përshkroi ngjarjen si një “akt të pakuptimtë dhune” dhe urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjithë Shtetet e Bashkuara të ulen në gjysmështizë.

Urdhri përfshin gjithashtu ambasadat amerikane, bazat ushtarake dhe anijet e flotës detare.

Sipas shpalljes zyrtare, flamujt do të qëndrojnë në gjysmë shtize deri në perëndimin e diellit më 31 gusht 2025.

Sipas raportimeve, dy fëmijë, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë vrarë dhe 17 persona të tjerë janë plagosur. Shefi i policisë, Brian O’Hara, thotë se ata u qëlluan ndërsa “ishin ulur në stolat e Meshës” në Shkollën Katolike Annunciation.

Sulme të reja izraelite ndaj pozicioneve ushtarake në Siri

27 August 2025 at 22:31

Izraeli nisi një seri sulmesh ndaj ish-kazermave në Kiswa, në jugperëndim të Damaskut. Zona Kiswa dhe Jabal Manea ishin ndër postet më të rëndësishme ushtarake të përdorura nga milicitë pro-iraniane gjatë epokës së Asadit.

Kur u pyet për ngjarjen, një zëdhënës ushtarak izraelit tha për mediat ndërkombëtare: “Ne nuk komentojmë raportet e huaja”.

Gjithashtu sot në në Damask, Ministria e Jashtme Siriane dënoi një sulm me dron izraelit, ku u vranë gjashtë ushtarë, duke theksuar se sulmi përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së, si dhe një shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Ministria tha se sulmi, i cili ndodhi mbrëmë në rajonin Kiswa është pjesë e politikave të përsëritura agresive të pushtimit izraelit që synojnë minimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Megjithatë, ushtria izraelite nuk i ka konfirmuar sulmet.

/abcnews.al/

OBSH: Sëmundjet dhe uria në Gaza do të shtohen nëse nuk lejohet ndihma e mjaftueshme

27 August 2025 at 22:24

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se sëmundjet dhe uria do të shtohen nëse nuk hiqen të gjitha pengesat për shpërndarjen në shkallë të gjerë të ndihmës së vendosur nga Izraeli në Rripin e Gazës.

Gjithashtu shtoi se nëse duhet të sigurohet qasja edhe në të gjithë enklavën e pushtuar palestineze.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Ndihmës Humanitare konfirmoi sot se një sasi e caktuar ndihme lejohet të hyjë në Rripin e Gazës çdo ditë, por paralajmëron se kjo është shumë nën nivelin e nevojshëm për të përmbushur nevojat e mëdha.

SHBA regjistron rekord fluturimesh për deportimin e emigrantëve

27 August 2025 at 22:19

Numri i fluturimeve për deportimin e emigrantëve nga Shtetet e Bashkuara ka arritur një nivel rekord këtë vit, duke nxitur shqetësime për mungesën e transparencës nga ana e kompanive ajrore që i realizojnë këto fluturime.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë muajit korrik janë regjistruar 1214 fluturime deportimi, shifra më e lartë që nga viti 2020, kur filloi monitorimi i tillë. Kjo rritje përfaqëson një trend alarmues, veçanërisht për organizatat që mbrojnë të drejtat e emigrantëve dhe kërkojnë llogaridhënie nga autoritetet federale.

Ajo që ka ngritur më shumë dyshime është praktika në rritje e fshehjes së identitetit të avionëve, e cila sipas raportimeve përfshin përdorimin e thirrjeve false (dummy call signs) dhe fshehjen e numrave identifikues të aeroplanëve.
Këto veprime, ndonëse të lejuara nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) përmes një programi të quajtur LADD, janë interpretuar nga shumë si përpjekje për të shmangur mbikëqyrjen publike.

Kompanitë ajrore që bashkëpunojnë me Shërbimin e Imigracionit dhe Doganave (ICE), si GlobalX, Eastern Air Express dhe Avelo Airlines, janë përfshirë në këtë praktikë, ndërsa fluturimet e tyre janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u gjurmuar në faqet publike të monitorimit të aviacionit.

Sipas organizatës “Witness at the Border”, e cila monitoron këto operacione, deri në fund të korrikut janë regjistruar rreth 6000 fluturime deportimi, një rritje prej 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktivistët dhe grupet e të drejtave të njeriut po kërkojnë më shumë transparencë dhe llogaridhënie për mënyrën se si realizohen këto operacione, duke theksuar se fshehja e avionëve është tregues i mungesës së dëshirës për t’u përballur me opinionin publik dhe pasojat e politikave të ashpra të emigracionit./abcnews.al

Studimi: Shpyllëzimi shkakton vdekjen e 28 mijë personave çdo vit

27 August 2025 at 21:55

Shkencëtarët kanë përcaktuar se 28.000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të shpyllëzimit. Hulumtuesit nga Universiteti i Leeds në Britani studiuan efektet e shpyllëzimit në rajonet tropikale mbi shëndetin e njeriut.

Hulumtuesit zbuluan se shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës, Kongos dhe Azisë Juglindore zvogëlon sasinë e reshjeve, rrit temperaturat e të nxehtit dhe ngushton zonat e hijes.

Gjithashtu hulumtuesit përcaktuan se 345 milionë njerëz janë ekspozuar ndaj nxehtësisë ekstreme midis viteve 2001 dhe 2020 për shkak të shpyllëzimit në pyjet tropikale, dhe se si pasojë e kësaj ngrohjeje të shkaktuar nga kjo situatë, 28.000 persona kanë humbur jetën çdo vit nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë.

Hulumtuesit vunë re se Azia Juglindore ka shkallën më të lartë të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë, e ndjekur nga rajonet tropikale të Afrikës dhe Amerikës.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën “Nature Climate Change”.

Dy ditë pas episodit të ribashkimit të “Love Island USA”, Amaya Espinal shpall ndarjen nga Bryan Arenales

By: gaze tare
27 August 2025 at 23:48

Fituesja e sezonit 7 të Love Island USA, Amaya Espinal, ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj Bryan Arenales, vetëm dy ditë pas transmetimit të episodit të ribashkimit të spektaklit.

Çifti, i cili u largua nga vila në korrik si një ndër të preferuarit e publikut, ngriti dyshime pasi hoqen “follow” në Instagram dhe Amaya publikoi postime enigmatike në rrjete sociale.

Të mërkurën, më 27 gusht, Amaya iu drejtua ndjekësve përmes një InstaStory ku shkruante:
“Papayat e mia. Bryan dhe unë nuk jemi më bashkë. Pas daljes nga vila, u bë shumë e qartë që ne ishim në dy rrugë të ndryshme. Vizionet tona nuk u përputhën dhe marrëdhëniet duhet të jenë një lojë ekipore. Nuk është e nevojshme të pish të gjithë detin që të kuptosh se është i kripur.”
Ajo e mbylli mesazhin duke i uruar Bryan-it më të mirat.

Njoftimi vjen pas javësh të tëra spekulimesh se Bryan e kishte tradhtuar. Një video e tij në një bar me vajza të tjera u bë publike, duke nxitur thashethemet për tradhti. Gjatë episodit special të ribashkimit, Bryan i mohoi akuzat, duke thënë se videoja ishte nxjerrë nga konteksti dhe se ai thjesht po organizonte një event. Ai pranoi një “gabim në gjykim”, por theksoi se nuk ishin kaluar kufijtë.

Amaya, gjatë ribashkimit, qeshi me akuzat duke deklaruar se nuk do të qëndronte në një marrëdhënie ku ndihej e nënvlerësuar. Nga ana tjetër, Bryan kishte mohuar më herët thashethemet e ndarjes në rrjetet sociale, duke i quajtur ato “gënjeshtra” dhe duke insistuar se ata ishin ende bashkë.

Tashmë, me deklaratën e Amayas, është e konfirmuar se fituesit e Love Island USA kanë ndarë përfundimisht rrugët.

The post Dy ditë pas episodit të ribashkimit të “Love Island USA”, Amaya Espinal shpall ndarjen nga Bryan Arenales appeared first on iconstyle.al.

Masakra në Minneapolis/ Zbardhen detajet, autori transgjinor e planifikoi dhe e shënoi në ditarin e tij

By: gaze tare
27 August 2025 at 23:16

Detaje mbi autorin e masakrës në Minneapolis.

Robin Westman, vrau dy fëmijë dhe plagosi të paktën 17 persona të tjerë te një shkolle katolike në jug të qytetit.

Westman identifikohej si një grua transgjinore, ndërsa vetëm pak orë para masakrës, 23 vjeçari kishte postuar një seri videosh në YouTube, ku manifestonte aktin që do kryente. Në disa foto të publikuara nga New York Post, shihen karikatorë armësh me mbishkrime të tipit “vrit Donald Trump” apo fraza të tjera me përmbajtje urrejtjeje.

Në një video tjetër 20-minutëshe, Westman shfaqet duke shfletuar një bllok me shënime të çuditshme, ku nuk heziton ta shprehë veten si “monstra e tmerrshme që qëndron mbi fëmijët e pafuqishëm”.

“Diku Westman shfaqet duke shlfetuar një fletore të kuqe, mbi të cilën shihen skica të armëve, njëra prej tyre me shënimin “Ruger Mark IV”. Teksa shfleton faqet, shfaqet herë pas here re tym, ndërsa shan pa kuptim”, shkruan New York Post.

Ditarit i shtohen edhe elemente që zbulojnë identitetin dhe prirjet e tij, një përzierje mes politikave të majta dhe antisemitizmit. Në një faqe është vendosur një sticker me flamurin trans dhe mbishkrimin “Mbro barazinë”, mbi të cilin është ngjitur një sticker i një arme AK-47.

Në një fletë tjetër, ai shkruan: Nëse do të bëja një sulm me motive racore, do të ishte me shumë gjasë kundër çifutëve të ndyrë. Kësaj deklarate i shton thirrjen: Free Palestine!

Nuk ka ngurruar të ndajë dëshirën për të sulmuar një figurë politike me peshë përpara se të vdiste. “Objektiva si Elon Musk, Trump apo ndonjë drejtues i rëndësishëm“, ka shkruar i riu, duke paralajmëruar kështu se pas masakrës, do t’i jepte fund jetës së tij.

The post Masakra në Minneapolis/ Zbardhen detajet, autori transgjinor e planifikoi dhe e shënoi në ditarin e tij appeared first on iconstyle.al.

Në këto vende evropiane mund të hani falas! Trendi i “frigoriferëve të solidaritetit” që po përhapet kudo

By: gaze tare
27 August 2025 at 22:56

Një iniciativë që ka fituar terren në shumë vende evropiane, të ashtuquajturit “frigoriferë solidariteti”, ofrojnë ushqim falas për ata që kanë nevojë, duke parandaluar njëkohësisht shpërdorimin e ushqimit. Ideja filloi në vitin 2014 në Berlin dhe që atëherë është përhapur në qytete të tjera në Gjermani, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër dhe Spanjë.

Krijuesi i përmbajtjes në gjuhën spanjolle, Jordi, e prezantoi së fundmi iniciativën në Zvicër, duke treguar se si qytete të ndryshme kanë vendosur frigoriferë publikë falas të mbushur me ushqim. Nuk kërkohet regjistrim ose abonim për t’i përdorur ato, por kushdo që ka nevojë mund të marrë atë që i nevojitet, ndërsa vullnetarët sigurojnë pastërtinë dhe cilësinë e ushqimit.

Vetëm ushqimet në gjendje të mirë, siç janë sanduiçët e paketuar, sallatat e gatshme dhe frutat e freskëta, lejohen në këto frigoriferë , ndërsa dhurimet e ushqimit të gjallë ose të prishur janë të ndaluara. Në Cyrih, Jordi zbuloi frigoriferë që përmbanin gjithçka, nga disa copa frutash deri te kuti me sanduiçë të paketuar, sallata dhe petulla, të gjitha në gjendje të shkëlqyer pavarësisht datave të shkurtra të skadimit.

Iniciativa ka mbërritur tashmë në Spanjë, me një nga frigoriferët e solidaritetit që vepron në qytetin bask të Galdacao-s. Mbretëria e Bashkuar ka më shumë se 450 frigoriferë të tillë, ndërsa në Itali zhvillimi është më i ngadaltë dhe i kufizuar në qytete të tilla si Torino, Milano dhe Bari, por pa koordinim.

Ky trend nxjerr në pah një mënyrë të re solidariteti dhe kujdesi social, ku qytetarët ndajnë ushqimin dhe mbështesin ata që kanë nevojë, ndërkohë që zvogëlojnë mbeturinat e tyre.

The post Në këto vende evropiane mund të hani falas! Trendi i “frigoriferëve të solidaritetit” që po përhapet kudo appeared first on iconstyle.al.

Përfitimet shëndetësore të pirjes së çajit matcha

By: gaze tare
27 August 2025 at 22:50

Në vitet e fundit, çaji matcha është kthyer në një nga pijet më të kërkuara nëpër kafene, shtëpi dhe madje edhe receta kuzhine. Me ngjyrën e tij të gjelbër intensive dhe shijen e veçantë, ky pluhur i imët me origjinë japoneze nuk është thjesht një trend, por një “superfood” me vlera të jashtëzakonshme për shëndetin.

Çfarë është çaji matcha?

Ndryshe nga çajrat e tjerë të zakonshëm, matcha përgatitet nga gjethe të veçanta çaji jeshil që rriten nën hije, për t’u rritur përqendrimi i klorofilit dhe aminoacideve. Pas tharjes, gjethet bluhen imët deri në formën e pluhurit, i cili tretet tërësisht në ujë. Kjo do të thotë se kur pini një filxhan matcha, konsumoni gjithë gjethet dhe përfitoni shumë më tepër ushqyes se nga çajrat klasikë.

Një bombë antioksidantësh

Një nga arsyet pse matcha është quajtur “eliksiri i gjelbër” lidhet me përmbajtjen e lartë të katekinës, një lloj antioksidanti shumë i fuqishëm që lufton radikalet e lira në organizëm. Antioksidantët ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes qelizore, në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në mbrojtjen e trupit nga sëmundje kronike si sëmundjet kardiovaskulare apo kanceri.

Ndryshe nga kafeja, që shpesh shkakton nervozizëm apo rënie energjie pas disa orësh, matcha përmban L-teaninë, një aminoacid që qetëson mendjen dhe përmirëson fokusin. Kombinimi i L-teaninës me kafeinën natyrale që ndodhet te matcha siguron një gjendje vigjilence të qëndrueshme, pa luhatje të forta. Për këtë arsye, shumë njerëz e përdorin si alternativë të shëndetshme ndaj kafesë së përditshme.

Përfitimet për trupin

  • Konsumimi i rregullt i çajit matcha shoqërohet me një sërë efektesh pozitive:
  • Përmirëson metabolizmin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave, duke u bërë një aleat i mirë për ata që duan të mbajnë peshën nën kontroll.
  • Forcon sistemin imunitar falë vitaminave A, C, E dhe K, si dhe mineraleve si kalciumi dhe kaliumi.
  • Mbron shëndetin e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe presionin e gjakut.
  • Pastron organizmin falë përqendrimit të lartë të klorofilit, i cili ndihmon në detoksifikim natyral.
  • Përmirëson shëndetin e lëkurës, falë antioksidantëve që reduktojnë inflamacionin dhe shenjat e lodhjes.

Një trend që shkon përtej filxhanit

Matcha nuk kufizohet vetëm te çaji i ngrohtë tradicional. Ai përdoret gjerësisht edhe në smoothie, latte, ëmbëlsira, akullore dhe madje edhe në recetat e kuzhinës së kripur. Instagrami dhe TikTok janë të mbushur me video kreative ku ky pluhur i gjelbër shndërrohet në pije dhe ushqime plot ngjyra dhe shije.

Pse duhet ta provoni?

Përveçse është i shëndetshëm, matcha është edhe një ritual relaksues. Përgatitja e tij sipas traditës japoneze me whisk bambuje (chasen) e kthen pirjen e një filxhani çaj në një eksperiencë të ngadaltë dhe qetësuese, larg ritmit të shpejtë të jetës moderne.

The post Përfitimet shëndetësore të pirjes së çajit matcha appeared first on iconstyle.al.

Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet?

By: gaze tare
27 August 2025 at 22:26

Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait në Japoni përballon miliona pasagjerë në vit pa humbur asnjë bagazh për 30 vjet. Sekreti i organizimit përfundimtar.

Në Japoni, saktësia dhe qëndrueshmëria merren si të mirëqena. Megjithatë, Aeroporti Ndërkombëtar i Kansait (KIX), i cili i shërben Osakës dhe miliona udhëtarëve çdo vit, ka arritur diçka që duket pothuajse e pabesueshme: asnjë bagazh i vetëm nuk është humbur në tridhjetë vitet e funksionimit të tij.

KIX përballon 20 deri në 30 milionë pasagjerë në vit, një numër që në çdo aeroport tjetër do të shoqërohej me mijëra incidente vonesash ose bagazhesh të humbura. Megjithatë, në rastin e Japonisë, realiteti është ndryshe. Siç shpjegojnë vetë punonjësit, “nuk është asgjë e veçantë, ne thjesht po e bëjmë punën tonë siç duhet”.

Thjeshtësia e përgjigjes fsheh një kulturë të thellë profesionalizmi. Çdo valixhe trajtohet me respekt, si një send personal që duhet të mbërrijë i sigurt në destinacionin e tij. Procedurat e marrjes dhe dorëzimit kryhen me saktësi absolute, pa vend për gabime.

Nuk është rastësi që rekordi i Kansait është bërë një pikë referimi ndërkombëtare. Për udhëtarët, është një ndjenjë e rrallë sigurie në një sektor që shpesh shoqërohet me stres dhe pasiguri. Për punonjësit japonezë, është thjesht rutina e përditshme e një pune të bërë siç duhet.

The post Ku është aeroporti ku nuk është humbur asnjë valixhe për 30 vjet? appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 27 August 2025Main stream

Zjarret në Maqedoninë e Veriut, 4 vatra ende aktive, 4 të tjera nën monitorim nga autoritetet

27 August 2025 at 21:41

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 12 vatra zjarri. Katër prej tyre janë aktive, ndërsa katër të tjerë janë shuar plotësisht.

Sipas autoriteteve zjarret janë raportuar në në Prilep, në fshatin Radobill, Vrapçishte, në fshatin Debresh dhe Zubovcë, Ohër, në fshatin Volinë dhe Likovë, në fshatin Orizare.

Katër zjarre janë vënë në kontroll, ndër të cilat në Jasen në komunën e Brodit.

Po ashtu është vënë nën kontroll edhe zjarri që u raportua në fshatin Koroshishtë, komuna Strugë, në malin Kozhuf, komuna Gjevgjeli dhe në fshatin Kondovë, komuna Saraj.

/abcnews.al/

Sulmi me dy viktima/ Zv.presidenti amerikan: Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën në Minneapolis

27 August 2025 at 21:05

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance thotë se Shtëpia e Bardhë po e monitoron situatën në Minneapolis.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në X, duke bërë thirrje për lutje për viktimat e këtij sulmi.

“Ne jemi duke e monitoruar situatën në Minneapolis. Bashkohuni në lutjet për viktimat”, ka shkruar Vance.

Një sulmues i armatosur hapi zjarr gjatë një meshe mëngjesin e së mërkurës në një shkollë katolike në Mineapolis, duke vrarë dy fëmijë dhe duke plagosur 17 të tjerë, thanë zyrtarët.

Sulmuesi më pas ka vrarë veten.

Shefi i policisë në Mineapolis, Brian O’Hara, tha se sulmuesi  ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë. Ai iu afrua pjesës së kishës dhe nisi të qëllojë nga dritaret drejt fëmijëve që ishin ulur në meshë, në shkollën katolike.

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, apeli në këshillin e Sigurimit të OKB: Shpëtojini, po shkatërrohen pasa syve tanë

27 August 2025 at 21:03

OKB ka ngritur alarmin për situatën në Gaza. “Fëmijët e uritur të Gazës “kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?”, kështu u shpreh kreu i i organizatës “ Save the Children”, Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në këtë tryezë ai foli me detaje për shkatërrimin e ngadaltë psikologjik të fëmijëve, të cilët nuk kanë më forcë as të qajnë, siç tha ai.

E ftuar të shprehte qëndrimin e saj gjatë një takimi të Këshillit mbi konfliktin izraelito-palestinez, Inger Asching këmbënguli se uria e shpallur në Gaza javën e kaluar nga OKB-ja nuk është vetëm një “term teknik”.

“Kur ​​nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute, pastaj vdesin ngadalë dhe me dhimbje. Kjo, me fjalë të thjeshta, është uri», tha ajo, përpara se të përshkruante fazat e këtij dobësimi të organizmit brenda pak javësh, trupi ‘shkatërron veten’, ‘gërryen muskujt dhe organet jetësore’, deri në frymën e fundit. E megjithatë, në klinikat tona heshtje. Fëmijët nuk kanë më forcë të flasin ose të qajnë, pasi po vdesin nga gjakderdhja. Ata shtrihen të dobësuar, duke humbur fjalë për fjalë forcën e tyre para syve tanë, trupat e tyre të vegjël të rraskapitur nga uria dhe sëmundjet’, tregoi ajo.

Të gjithë në këtë dhomë kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar për të ndaluar këtë mizori, theksoi më tej.

“Përfundimi i kësaj krize të shkaktuar nga njeriu kërkon që ne të sillemi sikur të ishim nëna, babai, fëmija ynë, familja jonë, që luftojnë për të mbijetuar në Gazën e sotme”, tha Joyce Msuya, zëvendës shefe humanitare e OKB-së.

/abcnews.al/

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor

27 August 2025 at 20:53

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni.

Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij.

Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka një popullsi prej rreth 30.000 banorësh.

Operacioni vjen një ditë pasi forcat izraelite në Ramallah, ku gjendet selia e Autoritetit Palestinez, bën bastisje në një këmbimore në qendër të qytetit, duke lënë të plagosur dhjetëra palestinezë, sipas Shoqatës palestineze të Gjysmëhënës së Kuqe.

Guvernatori i Nablusit, Ghassan Daghlas, i tha AFP-së se “sulmi i së mërkurës… është thjesht një shfaqje force pa asnjë justifikim”.

Ndërkaq, një dëshmitar tha se ushtarët dëbuan një çift nga shtëpia e tyre.

Është raportuar po ashtu për përleshje në pjesën lindore të qytetit të vjetër, kur të rinjtë hodhën gur në drejtim të ushtrisë izraelite, e cila raportohet se është përgjigjur me zjarr dhe me gaz lotsjellës.

Zelensky emëron ish-zëvendëskryeministren ambasadore në SHBA

27 August 2025 at 20:19

Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka emëruar ish-zëvendëskryeministren Olga Stefanishyna, si ambasadore të Ukrainës në Shtetet e Bashkuara.

“Sapo fola me Olga Stefanishyna, tani ambasadore e re e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara”, shkroi udhëheqësi ukrainas në mediat sociale.

“Gjëja më e rëndësishme është zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve me Uashingtonin, marrëveshjeve tona me presidentin Trump, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes.

”Në shumë mënyra, sigurimi i sigurisë afatgjatë të Ukrainës varet nga marrëdhëniet me Amerikën”, shtoi ai.

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

27 August 2025 at 23:11

DURRËS- Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. ABC News mëson se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri te larte, ndërsa dy prej tyre janë identifikuar.

Gazetari i ABC News Leonidha Musai, raporton se dy prej të ndaluarve janë Erald Mustafën dhe Arbi Haxhiu, emra të njohur për Policinë. Ata rezultojnë pjesë e grupeve kriminale, që veprojnë në qytetin e Durrësit.

Në operacion janë angazhuar një numër i lartë efektivësh policie nga sektorë të ndryshëm të Policisë së Durrësit. Operacioni vijon me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe rritjen e sigurisë./abcnews.al/

❌
❌