Drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg ka një vizion: superinteligjenca duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve.
Ndërkohë, falë IA, Microsofti hyri në klubin e kompanive me vlerë mbi 4 bilionë dollarë në bursë.
Mark Zuckerbergu Ă«shtĂ« i bindur se bota do tĂ« jetĂ« âshumĂ« ndrysheâ brenda pak vitesh. âJam i emocionuar tĂ« krijoj njĂ« superinteligjencĂ« personale pĂ«r tĂ« gjithĂ« nĂ« planetâ, tha themeluesi dhe Drejtori ekzekutiv i Meta Group-it nĂ« mes tĂ« javĂ«s (30.07.2025), pas prezantimit tĂ« rezultateve tĂ« fundit tremujore.
Zuckerbergu: superinteligjenca pranë
Meta i referohet âsuperinteligjencĂ«sâ si inteligjencĂ« artificiale (IA) qĂ« kapĂ«rcen inteligjencĂ«n njerĂ«zore nĂ« çdo aspekt. Ky variant i IA Ă«shtĂ« i aftĂ« tĂ« kryejĂ« detyra komplekse pa ndĂ«rhyrjen e njeriut.
Kemi parë shenjat e para të sistemeve të inteligjencës artificiale që vetëpërmirësohen, tha Zuckerbergu. Prandaj, superinteligjenca po afrohet edhe më shumë, megjithëse zhvillimi i saj do të kërkojë ende kohë.
Kompania mëmë e Facebook-ut tani planifikon të investojë më shumë në qendrat e të dhënave të IA. Pritet të investohen të paktën 66 miliardë dollarë, 2 miliardë dollarë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht. Kufiri i synuar mbetet i pandryshuar në 72 miliardë dollarë.
Kompania mëmë e Facebook-ut po rritet
Meta po përfiton nga bumi në sektorin e reklamave, i cili i ka mundësuar kompanisë të shënojë rezultate tremujore të papritura të mira. Në tremujorin e dytë, grupi amerikan rriti të ardhurat e tij me 22% në 47.52 miliardë dollarë dhe fitimin e tij neto me 36% në 18.34 miliardë dollarë.
Për tremujorin aktual, Drejtoresha Financiare Susan Li njoftoi të ardhura midis 47.5 miliardave dhe 50.5 miliarda dollarëve. Konsensusi i tregut deri tani ishte vetëm 46 miliardë dollarë.
Aksionet e Meta-s dhe Microsoft-s arrijnë nivele rekord
Shifrat për tremujorin e kaluar gjithashtu tejkaluan pritjet e analistëve. Aksionet e Meta-s u rritën me më shumë se 12% në Bursën e Frankfurtit. Aksioni pritet të arrijë një rekord të ri dhe një kapitalizim tregu prej 2 bilionë dollarësh kur Nasdaq të hapet pasdite.
Aksionet e Microsoft-it janë gjithashtu shumë të kërkuara, me një rritje prej rreth 9%. Nëse aksioni vazhdon vrullin gjatë tregtimit të rregullt në Shtetet e Bashkuara, ai do të arrijë një nivel të paparë. Microsoft-i do të hynte në klubin ekskluziv të kompanive me vlerë mbi 4 bilionë dollarë, nga të cilat aktualisht bën pjesë vetëm gjigandi amerikan i çipave Nvidia, me një kapitalizim tregu mbi 4 bilionë dollarë.
Kapitalizimi i tregut tĂ« Microsoft pritet tĂ« rritet me tĂ« paktĂ«n 300 miliardĂ« dollarĂ«, sipas analistit Jochen Stanzl tĂ« ndĂ«rmjetĂ«sit CMC Markets. âKjo Ă«shtĂ« afĂ«rsisht e barabartĂ« me tĂ« gjithĂ« kapitalizimin e tregut tĂ« kompanisĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« softuerĂ«ve nĂ« EvropĂ«, SAP.â
Microsoft-i publikon shifra të larta
Ashtu si Meta, edhe Microsoft i publikoi rezultatet tremujore të mërkurën në mbrëmje. Dhe ashtu si Meta, Microsofti po përfiton jashtëzakonisht shumë nga tendenca aktuale në inteligjencën artificiale. Pritjet e tregut ishin sigurisht të larta para se të publikoheshin rezultatet tremujore, por Microsofti ia doli mbanë.
TĂ« ardhurat nga departamenti i Microsoft Cloud u rritĂ«n me njĂ« shifĂ«r mbi mesataren, prej 25% nĂ« 46.7 miliardĂ« dollarĂ«. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, tĂ« ardhurat e grupit u rritĂ«n me 18% nĂ« 76.4 miliardĂ« dollarĂ«, dhe fitimi neto u rrit me 22% nĂ« 27.2 miliardĂ« dollarĂ«. âRezultatet tremujore tregojnĂ« qartĂ« depĂ«rtimin e thellĂ« tĂ« IA nĂ« ekonomi, si dhe dinamikĂ«n qĂ« rezultonâ, pohon me bindje analisti Stanzl.
Microsoft zbulon për herë të parë të ardhurat e platformës cloud
Pas viteve të sekretit, Microsofti zbuloi gjithashtu të ardhurat e platformës së saj cloud Azure gjatë prezantimit të rezultateve tremujore. Sipas këtyre shifrave, ajo gjeneroi në vitin fiskal 2024/2025 të përfunduar së fundmi të ardhura prej mbi 75 miliardë dollarësh, një rritje prej 34%.
Kjo konfirmon supozimin se Microsoft është ofruesi i dytë më i madh i shërbimeve në cloud pas Amazon-ës. Deri tani, grupi kishte raportuar vetëm shifra rritjeje, por jo të ardhura absolute./KultPlus.com