Analisti Denis Dyrnjaja thotë se fushata e Kryeministrit Edi Rama është e fokusuar në parodi dhe e cilëson të gjithë situatën elektorale si sharlatanizëm. Duke folur në një dalje televizive, ai deklaroi se Kryeministri duhet të merret me bandat që kontrollojnë territorin, në vend të parodive me këngën e bufit dhe etiketimit të burrave si çyrykë.
Dyrnjaja sfidoi me pyetje direkte kryeministrin nëse e di se kush është sot drejtori i lojërave të fatit të paligjshme, sikurse para katër viteve kur ishte fushata elektorale thoshte ua dimë targat drejtorit të lojërave të fatit. A e di Kryeministri që ka prej 10 vjetësh një drejtor në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që nuk bën asgjë për të kontrolluar këtë treg informal, pasi është vetë i implikuar. Sipas tij, këta njerëz paguhen nga tregu informal që të mbahet aktiviteti në ilegalitet.
Dyrnjaja: Sot në disa lagje të Tiranës nuk ka energji elektrike, tani nëse kjo parodia e bufit ua zgjidh hallin njerëzve, zgjidh evazionin fiskal me miliarda euro, zgjidh 1 miliardë euro shpenzime dhe abuzime që KLSH kap në institucione dhe që i mungojnë qytetarëve shqiptarë në xhepat e tyre si paga, pensione apo si subvencione të tjera për ekonominë dhe biznesin, këto gratë po te ishin në një nivel tjetër do iu vinte turp nga vetja që bëjnë këtë performancë se nuk jemi te filmi “Zonja nga qyteti”, jemi në vitin 2025.
Ndërkohë përtej këtyre Kryeministri duhet të merrej me bandat që kontrollojnë territorin. Po vriten brenda 24 orësh 6 vetë, kush e kontrollon territorin në këtë vend këto gratë qesharake apo krimi? A e pyet Kryeministri veten, kush është drejtori i lojërave të paligjshme të fatit, se para katër viteve kur ishte fushata elektorale deklaronte: i them atij drejtorit të lojërave të fatit se t’i dimë targat duke iu referuar Ervis Martinajt i zhdukur prej vitit 2022 dhe i cilësuar si mbreti i lojërave të paligjshme të fatit.
Po sot kush i kontrollon deri nga 1.5 deri 2.5 miliardë euro të këtij tregu informal? E di Kryeministri që ka një drejtor 10 vjet në krye të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që nuk bën asgjë për të kontrolluar këtë treg informal, se është vetë i implikuar. A e di Kryeministri që paguhen këta njerëz nga tregu informal që të vazhdojë ilegaliteti? A e di Kryeministri që ka një vit ligji për lojërat e fatit që ka hyrë në fuqi dhe që duhet të inkasoheshin në buxhetin e shtetit paratë e paligjshme që financojnë krim, prostitucion, dhunë? Kryeministri që qesh sot duhet të merrej me këto, duhet të fliste për këto, duhet të merrej me këta njerëzit që kontrollojnë licencat që kontrollojnë interesat.
Pastaj merremi me momentin që nga këto gratë qesharake, kalojmë te pasaporta europiane. Këto janë tallje me njerëzit, me dinjitetin e njerëzve. Politika na reflekton bullizim! A ka logjikë që një Kryeministër që është vetë burrë, iu thotë burrave çyryk, si ndihet Kryeministri? Edhe ato gratë të paktën duhet të heshtnin si një shenjë momentale që ti po gabon, se duke e duartrokitur e motivojnë që të vazhdojë këtë qëndim bullizues edhe në takime të tjera.
Ç’është ky bullizim që ndan gratë nga burrat në kuptimin e inteligjencës dhe dinjitetit. Rama është provokativ, do të fitojë elektorat tek gratë. Gruaja e meriton respektin e vet, nga ajo që ajo përfaqëson në vetvete. Nuk ka nevojë të ngremë në mënyrë artificiale, sikurse është bërë me kuotën gjinore të përfaqësimit në Parlament deri në 30%. Nëse katapultojmë gra me nivel mediokër në politikë vetëm se janë gra, kjo është më e fëlliqur se mos të kesh fare gra në Parlament.
Ky është sharlantanizëm, mes tyre edhe ministrja e Kulturës, që është një manekin i tmerrshëm i shëmtuar i servilizmit të pushtetit. Dhe si zonja Kumbaro është gjithë enturazhi i grave në Partinë Socialiste. Kjo është fyerje, ky nuk është shërbim ndaj mënyrës se si bëhet politikë. Kudo që ta thuash fjalën çyryk, kudo dinjiteti është dinjitet. Një burrë është një burrë, një grua është një grua, si në Dibër, si në Vlorë, si në Korçë, si në Shkodër. Kjo fushatë elektorale si për Ramën dhe Berishën duhet të kishte substancë, këtu nuk ka substancë.
The post “Bandat kontrollojnë territorin”/ Analisti ‘sfidon’ Ramën:A e di Kryeministri kush është drejtori i lojërave të fatit? appeared first on Sot News | Lajme.