Përçahen opozitarët e rinj/ Daja i Shabanit do mandatin e Lapajt
âNĂ«se marrim njĂ« mandat unĂ« nuk hyj nĂ« parlamentâ
Karma po i kthehet shume shpejt Adriatik Lapajt. Endrit Shabani po tenton ta lërë jashtë parlamentit.
Daja i Shabanit, Zeqir Kordhoni, kandidat i koalicionit në listën e mbyllur të Tiranës, i ka kërkuar në KQZ ti japin mandatin e deputetit.
Në formularin e deklarimit, ai rezulton një punëtor ndërtimi dhe invalid, por emri i tij ishte vetëm pjesë e skemës së Lapajt e Shabanit për të mbushur listat e mbyllura me familjarë, qe vete te benin gare ne te hapur.
Në këtë letër dërguar Celibashit, Kordhoni shkruan se dorëheqjen nga mandati fiks në datën 11 maj, nuk e ka dhënë ai personalisht, por ia ka bërë partia e Lapajt, ndaj dhe KQZ i ka hequr emrin.
Ndersa kishin rene dakord per listen e mbyllur me familjare, në garën e Tiranës në listën e hapur, Lapaj e mposhti Shabanin me vota. Por mesa duket, edhe koalicioni i të rinjve, i ngjan shumë atyre të vjetërve. Me një ndryshim, shumë më banal.
Meqenëse nipi nuk i fitoi mandatin, le ta marrë dajoja.
Këto krisma i paralajmëroi Dashnor Sula prej marsit, kur kaloi ylberin e PD dhe besoi se Shqipëria Bëhet, por më pas mori vesh se Shqipëria edhe mund të bëhet, por Dashi deputet pak vështirë. Sepse Lapaj nuk i dha garancinë e dorëheqjeve nga lista e mbyllur.
Adriatik Lapaj që synonte fillimisht 71 mandate, por përfundoi me 1 mandat, ka vetëm një gur të fundit në dorë. E para në listën e mbyllur të Tiranës, mbetet kandidatja e tij Ana Dajko. Ajo ka shansin të marrë mandatin, e për të lënë pas mosmarrëveshjes kokë mënjanë, si Lapajn dhe Shabanin me dajon e tij tashmë në mes. Të dy rrugëve, jashtë parlamentit.