Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare

11 July 2025 at 23:08

Në mbyllje të serisë së hulumtimeve të emisionit “Debat Plus”, publiku u njoh me kulmin e një rrëfimi tronditës mbi figurën shumëdimensionale të Nazim Bllacës, ish-mësuesi i gjeografisë që u bë dëshmitar kyç i EULEX-it dhe, sipas materialeve të publikuara, njëkohësisht bashkëpunëtor i prokurorisë serbe.

Përmes përgjimeve të incizuara gjatë kohës sa Bllaca ndodhej në burg, dëshmohet se ai gëzonte privilegje të jashtëzakonshme për një të dënuar për vrasje: komunikonte për orë të tëra në telefon me Zdenka Pumper, hetuese e lartë e EULEX-it, e cila më vonë do të bëhej pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Në momente kur kërkesat e tij për ulje dënimi, lirim me kusht apo avancim të rasteve në drejtësi nuk plotësoheshin, Bllaca kërcënonte se do të tërhiqej nga bashkëpunimi dhe se do të dilte publikisht kundër EULEX-it.

Në një nga përgjimet, ai dëgjohet duke thënë:

“Nëse EULEX-i nuk e çon përpara, unë më 21 janar do t’ia zgjas dorën Danillos, ty edhe me ju thanë ‘Na falni, mbaroj gjithçka’… e më dërgoni për atje. Le të lëshon ndonjë prokuror një letër që Bllaca s’don më”.

Për më tepër, ai pohon se kishte hapur Facebook-un nga burgu, ndonëse nuk kishte të drejtë, dhe kishte paralajmëruar se do të fliste publikisht për çështje të ndjeshme, përfshirë rastet Bamieh dhe Ratel, dy prokurorë të përfshirë në akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Pas 10 ditësh, Bllaca do të flas, edhe pikë”, – shkruante ai.

Bllaca paraqitet si “agjent i dyfishtë”, dëshmitar që për 6 vjet kishte ndihmuar EULEX-in të ndërtonte raste të mëdha gjyqësore, përfshirë katër procese penale në Kosovë, dhe që, sipas të gjitha gjasave, është përfshirë edhe si dëshmitar në Hagë.

Emri i tij është përmendur edhe nga vet mbrojtja e Kadri Veselit në procesin aktual.

Ndërkohë, Zdenka Pumper, personi që bashkëpunoi nga afër me Bllacën për vite me radhë në Kosovë, tashmë koordinon hetimet në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Sipas vetë Bllacës, “nuk ka çështje që Zdenka nuk e di në Kosovë”, duke e përshkruar atë si njërën nga figurat më të fuqishme në zinxhirin e drejtësisë ndërkombëtare që ka vepruar në Kosovë.

Ky kapitull final i hulumtimit të ‘Debat Plus’ ka lënë shumë pyetje të hapura për legjitimitetin e proceseve të drejtësisë ndërkombëtare, për rolet e individëve kyç në ndërtimin e aktakuzave, dhe mbi të gjitha, për përdorimin politik e juridik të dëshmitarëve që veprojnë në kushte të paqarta dhe shpesh të dyshimta.

“Debat Plus” përmbylli episodin e fundit me thirrjen për të vazhduar kërkimin drejt së vërtetës dhe drejtësisë, në një sistem ku besimi publik është lëkundur dhe ku faktet shpesh janë të errësuara nga interesa të ndërlikuara ndërkombëtare.

“Në një sistem ku e vërteta mbetet shpesh e fshehur, e keqpërdorur dhe e manipuluar, për ne mbetet detyrë të vazhdojmë të kërkojmë përgjigje dhe drejtësi”, ka thënë Ermeal Panduri./RTV Dukagjini/

The post Bllaca, dëshmitari që shkruante nga burgu në Facebook dhe udhëzonte drejtësinë ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11 July 2025 at 22:00

Në një nga përgjimet e publikuara në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Nazim Bllaca, dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it dëgjohet duke kërcënuar me pasoja të rënda në rast se ai “goditet” nga misioni ndërkombëtar.

Nëse EULEX-i e godet Bllacën, ti e din çka del mandej… Unë nuk jam as Agim Zogaj… këtu ku ka të holla, ka kallashnikov. Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”, i thotë ai Zdenka Pumper-it, një zyrtare e EULEX-it me të cilën komunikonte rregullisht.

Në vazhdën e publikimeve, janë zbardhur përgjime dhe dokumente që dëshmojnë për mënyrën se si Bllaca për vite me radhë ka bashkëpunuar me hetues ndërkombëtarë dhe me Serbinë, përfshirë edhe raste që më vonë përfunduan në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një tjetër përgjim, Bllaca deklaron se kishte bashkëpunuar me prokurorin italian Maurizio Salustro, i cili fillimisht u prezantua si ndjekës i “peshqve të mëdhenj” në Kosovë, por që më pas punoi si këshilltar i drejtësisë në Beograd.

Ai tregon se kishte dorëzuar lëndë për rastin “Kleçka” dhe se e njihte mirë procesin e përzgjedhjes së figurave që viheshin në shënjestër nga hetimet ndërkombëtare:

Unë kam nënshkru kush janë peshqit e mëdhenj gjatë kohës së luftës… kam dorëzu lëndën te Salustro… e di se cilët janë figurat me pushtet dhe me pika të zeza”, dëgjohet të thotë Bllaca.

Kurse në një përgjim tjetër Bllaca i thotë Zdenkës: Prit pak se kur nis punën Gjykata Speciale, do ta kalojmë atje rastin sepse është çështje sensitive.

Por përtej dëshmisë, përgjimet zbulojnë një frikë dhe tension të vazhdueshëm tek Bllaca, për shkak të përfshirjes së tij në rrjete sensitive të bashkëpunimit ndërkombëtar.

The post ’’Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë appeared first on Telegrafi.

Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel

10 July 2025 at 23:30

Në episodin e parafundit të ciklit “Brenda laptopit të Bllacës, nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?” në emisionin Debat Plus, janë publikuar detaje nga komunikimet e Nazim Bllacës, dëshmitarit të shumëproceseve gjyqësore në Kosovë.

Sipas përgjimeve të publikuara, Bllaca i shprehte shqetësimet hetueses së EULEX-it, Zdenka Pumper, për bllokimin e rastit “Bllaca 4”.

Ai tregon asaj se do t’i dërgojë një letër përmes mikut të tij, Gjinoviq Radosllavit, prokurorit serb Miljko Radosavljeviq, me qëllim që ky i fundit ta përcjellë letrën drejt Brukselit.

Bllaca:  A po të pengoj diçka?

Zdenka: Jo, jo jo…

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol me Gjino, dhe ai thotë që e do komentin  në ora 9 të hënën. Unë e çoj në tavolinë te Mirko, a po kupton? Sepse atë dokumentin tim, a e kupton? Dhe ai do të thërras menjëherë…a e kupton?

Zdenka: Jo, nuk e kuptoj se çfarë dokumenti.

Bllaca: Tash kam fol me Gjinoviqin, ai thotë bone dokumentin që të bllokohet aty puna, i kam thanë Alleni mundet me kry komplet landën dhe çoje në Prokurori, mirëpo tash në Prokurori ka dal një guri i madh, a po kupton?

Zdenka: Më fal por nuk po të kuptoj.

Bllaca: Dëgjomë, unë kam fol tash, i kam thanë Alleni punon me ekipin dhe e ka kry landën për arat.

Zdenka: Po, po e kuptoj.

Bllaca: Po, tash ai e kalon te Prokuroria.

Zdenka: Po, tash veç është bë.

Bllaca: Po, është kry por ku është poenta? Poenta është se Prokuroria po ma bllokon punën, nuk don me shku deri në fund. Ai thotë shkruaje dokumentin me ma çu dhe unë do ta dërgoj në Bruksel direkt. Tash, të hënën shkon në Bruksel në orën 10 Gjino, dokumenti im.

Zdenka: Kur shkon?

Bllaca: Në ora 10 shkon dokumenti. Pse ky njeri don me dal prej procesit, a e kupton? Ne dojmë llogari pse, ku është problemi?

Zdenka: Ani, ata kanë me kërku prej Brukselit.

Sipas këtyre bisedave, Gjino, i përmendur nga Nazim Bllaca, kishte lidhje të forta brenda EULEX-it. Këto lidhje arrinin deri te zyrtarë shumë të lartë, përfshirë Allen Eduarsin, i cili ka shërbyer si shef i hetimeve në Njësinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në EULEX.

Kjo konfirmohet edhe nga regjistrimi audio mes Bllacës dhe Pumper.

Bllaca: Po, po. A e din çka më tha? Më tha a je gjallë, ku ke qenë? Unë i thashë po don me më vra EULEX-i, po don me m’rreh EULEX-i. Ai veç keshi. Ai tha jo bre. Derisa të jetë gjallë Allen Eduards, mos u brengos, mos mendo për këtë punë – kështu më ka thanë ai.

Zdenka: Ndoshta edhe mua dojnë…

Bllaca: Tash unë për 2-3 orë e bëjë gati edhe e çoj të hënën.

Zdenka: Atëherë shkon të hënën në ora 10 në Bruksel.

Bllaca: Po, po

Zdenka: Zyrtarisht thua ashtu?

Bllaca: Po, po. Kjo shkon formalisht. Ai do të thërras direkt. Ai flet direkt çka bëhet nëse del ky njeri prej procesit. Natyrisht, kjo është goditje e madhe, a e kupton? Edhe shkruaj krejt, që kam punu edhe nuk kam flejt hiç prej pram.

Zdenka: Veç me pa, a e kam kuptu mirë. A i keni thanë atij se ju planifikoni, kur është ajo të enjten, kur takohemi, që ju do të shkoni te mediat?

Bllaca: Po, po. Ai thotë që çoje gjithçka me shkrim.

Zdenka: Unë për këtë po flas.

Bllaca: Dëgjomë, ai thotë se kjo nuk guxon me ndodh. Nuk mundemi me shku te kjo pikë sepse kemi investuar shumë në këto punë. A më kupton?

Zdenka: Po.

Bllaca: Tash do ta shkruaj dhe do ta çoj në shqip sepse ai e ka dikënd prej Shqipërisë aty që ia përkthen. Ka disa gra që punojnë aty, e din qysh funksionon aty. Veç dashta me të lajmëru.

Zdenka: Mirë që më ke lajmru, unë do t’iu tregoj edhe poshtë.

Në letrën “Çështja për tu trajtuar: ndihmë në zhbllokimin e situatës përmes Brukselit”, drejtuar prokurorit për krim të organizuar në Serbi, Miljko Radosavljeviq, Bllaca shprehet qartë se ai nuk do të dëshmojë më kundër Azem Sylës – në rastin Bllaca 4 – nëse nuk lirohet me kusht.

“Që nga prilli i vitit 2013 kam kam filluar të bashkpunoj me hetuesen Zdenka ne lidhje me çështjen  e pronave dhe kemi bashkpunuar pothuajse 20 muaj  dhe jam  shume i knaqur me bashkpunimin qe kam pas me Zdenken ne lidhe  me rastin e Azem Syle dhe kunder 9 personav tjerë.Pasi Zdenka ka perfunduar hetimet në lidhej  me pronat  dhe mashtrimi ndaj disa familjeve serbe ku bëhet  fjal  për  milion  euro   lënda ka përfunduar  fazen e hetimeve dhe shefi i policis me siguri.z.Alan  Edëars ka dorzuar në prokurori kete rastë për  10 persona jane pjes e krimit te organizuar. Lendën në prokurori  është duke e udhëheç Danilo Cecarelli prokuror special nga Eulex. Une jam takuar me kete pëson  dhe i kam then nëse  Ju z.Danilo nuk me lironi me kusht që unë e kam fituar  këtë  të drejt ather  unë  nuk  guxoj  të deshmoj kunder Azem Syles  dhe të tjerve sepse  Une në Pavionin D  jam  nën kontrrolit   e  Hajredin Kuqit  dhe Azem Syles  unë nuk  guxoj se me  vrasin si Agim Zogajn. Po të  donte  Brukseli  pasi une  kam  plotsuar  kriterin per  tu  liruar  Brukseli  do  ta zhbllokonte  situaten  dhe  do  te  me  lironte   permes  Hajredin  Kuqit  automatikisht”, thuhet në letërn e Bllacës.

Bllaca shpëtimin e kërkon në Beograd.

“Une  i  kam  thën  pasi  ju   nuk  keni fuqi  të  me  lironi  me  Kusht  Unë  Nazim Bllaca  do  të  terhiqem  se nuk guxoj  të  dëshmoj  kunder  Azem Syles a  në  realitet  Azem  Syla  dhe  partia e  tij  mua  me  japin  bukë  në  Dubravë. Unë  Nazim  Bllaca  pas  5 vitetve  bashkpunim  me  Eulexi-in  do  të  terhiqem  zyrtarish dhe  publikish  pa  vullnetin  tim  nga  rasti  Bllaca  4  kundër  Azem  Syles  dhe  të  tjerve. Takimi  mes  meje  dhe  z.Danilo  do  të  jetë  me  21  janar  2015  ne  Fush Kosovë  ku  zyrtarisht  do  te  terhiqem. Une  po  kërkoj  nga  ju  z.Radosavleviç  ndihmë     që  ju  te  intervenoni në  Bruksel  dhe  ata  ti  pyetni  pse  po  perzihet  politika   ne  rastin  Bllaca  4  në  krye  me Hashim Thaqit   për  mos  me  lirue  Bllacen nga  Burgu. Une  kerkoj  nga  Ju  që  ju të  pyetni  z.Jerosllava –kryeprokurore ,Danilon –prokuror dhe Alan Edwars-shef policie    se  a  ka  nderhy  politika  kunder  Bllaces  apo jo   veç  pèr  arsye  mos  me  fillu  procesi  Bllaca 4  sepse  ka  te  bej  me  profilin  e  lartët  politke”, thuhet më tej në letrën e Bllacës drejtuar prokurorit serb.

Bllaca në këtë letër thotë se Radosavljevici është personi i cili mund të ndikoj në Bruksel për ta liruar nga burgu.

“Ju lutem z.Radosavljevic ju  jeni    person  i cili  mund  të  ndikon  ne  Brkusel  lidhur  me  lirmin  tim  se  pa u   liruar  unë  nuk do  burgoset  kurrë  Azem Syla dhe  ju  e  di  dhe   keni  arsye  se  familjet  serbe  nga  Serbija  janë  viktima   të  grupi të Azem Syles. Dhe  ne  fund  kerkoj  nga  ju  intervenim  direkt ne  Bruksel  se  këtu  ne  Kosove  por  ka  edhe  ne  Eulex  disa  persona  që  kan  deshir  të  deshtoi  rasti  BLLACA  4.Ju  falenderoj  per  mirkuptim  i  nderuari  z.Radosavljevic dhe  kete  leter  ju  lutem  mund  ta  perdoreni  si  deshmi  edhe  ne  Bruksel në  emer  timin”, thuhet në letërn e Bllacës.

Bllaca u bë i njohur për publikun kosovar më 2009, kur doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke u vetëshpallur si agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe pretendimeve se informacione për vrasjet e pasluftës, raporton RTVDukagjini.

The post Bllaca mes EULEX-it dhe Beogradit: Si kërkonte lirimin përmes prokurorit serb dhe ndikimit në Bruksel appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Osmani, OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi

10 June 2025 at 17:22

Zgjatja e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka nxitur reagime në vend, duke sjellë përplasje mes Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) dhe Presidencës së Kosovës.

OVL-UÇK ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani se ka dhënë pëlqimin për zgjatjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, ndërsa vetë organizata ka publikuar përgjigjen zyrtare që ka marrë nga Zyra e Presidentes lidhur me këtë çështje.

Në letrën e dërguar OVL-së, ekipi ligjor i Presidencës sqaron se vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it është marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian, dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë shkëmbim letrash mes Presidentes së Kosovës dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së lidhur me këtë mandat.

Sipas Presidencës, pretendimet se Presidentja ka zgjatur mandatin e Gjykatës Speciale janë të pavërteta dhe përbëjnë propagandë politike. Në përgjigje theksohet se vetëm Kuvendi i Kosovës ka kompetenca për të ndryshuar, vazhduar ose ndërprerë mandatin e kësaj gjykate.

“Nëse keni nevojë për sqarime shtesë, si gjithmonë jemi të gatshëm të takohemi. Megjithatë, ju sigurojmë se deklarimet se kinse Presidentja ka vazhduar mandatin e Gjykatës Speciale janë shpifje dhe propagandë. Sipas Kushtetutës sonë, mandatin e Gjykatës Speciale mund ta ndryshojë, vazhdojë apo ndërpresë vetëm Kuvendi i Kosovës”, thuhet në letrën që OVL-UÇK e ka publikuar.

Në të njëjtën përgjigje, Presidenca thekson se Presidentja Osmani ka qenë dhe mbetet mbrojtëse e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe e të drejtave të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.

The post Osmani, OVL-UÇK-së: EULEX-i e Specialja janë të ndara, mandatin e Speciales mund ta vazhdojë vetëm Kuvendi appeared first on Telegrafi.

EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027

By: user 8
6 June 2025 at 18:12

Misionit të Bashkimit Europina për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) në Kosovë i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027.

Kështu është marrë vendim nga Këshilli i Bashkimit Evropian në Luksemburg më 05.06.2025.

Sipas këtij vendimi, në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që misioni të zgjatet deri më këtë datë.

Hera e fundit kur EULEX-it iu zgjat mandati ishte më 5 qershor 2023, deri më 14 qershor 2025.

Më 4 shkurt 2008, Këshilli miratoi Veprimin e Përbashkët duke themeluar misionin EULEX në Kosovë.

Shuma referente financiare për mbulimin e shpenzimeve të EULEX në Kosovë nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 është 170,866,980 euro.

Nga kjo shumë, 64 mijë e 492 980 euro janë për mbulimin e shpenzimeve të misionit në Kosovë, kurse 106 mijë e 374 janë për mbështetjen e procedurave gjyqësore të zhvendosura në një Shtet Anëtar.

EULEX ka ardhur në Kosovë në vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë, duke e zëvendësuar misionin e OKB-së, UNMIK, por me kompetenca më të kufizuara.

EULEX-it iu zvogëluan kompetencat edhe më shumë në vitet 2011 dhe 2012 kur Kosovës iu hoq ‘mbikëqyrja ndërkombëtare’ e pavarësisë.

The post EULEX-it i zgjatet mandati në Kosovë deri në vitin 2027 appeared first on Lapsi.al.

Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027

6 June 2025 at 17:28

Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i është zgjatur mandati deri më 14 qershor 2027. Vendimi u mor nga Këshilli i Bashkimit Evropian më 5 qershor 2025 gjatë një takimi në Luksemburg.

Komiteti Politik dhe i Sigurisë i BE-së u pajtua që misioni të vazhdojë punën edhe për dy vite të tjera, duke ndjekur zgjatjen e fundit që kishte hyrë në fuqi më 5 qershor 2023 dhe skadonte më 14 qershor 2025.

Për periudhën e re të mandatit, fondet e planifikuara arrijnë në 170,866,980 euro. Nga kjo shumë, 64,492,980 euro janë të destinuara për funksionimin e misionit në Kosovë, ndërsa 106,374,000 euro janë për mbështetjen e procedurave gjyqësore të zhvendosura në një shtet anëtar të BE-së.

EULEX u vendos në Kosovë në vitin 2008 pas shpalljes së pavarësisë, duke zëvendësuar misionin e OKB-së, UNMIK, por me kompetenca më të kufizuara. Gjatë viteve 2011 dhe 2012, këto kompetenca u reduktuan më tej, pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

The post Lajm i mirë për Kosovën, EULEX-it i zgjatet mandati deri më vitin 2027 appeared first on Sot News | Lajme.

Avokatët sfidojnë Trendafilovën: Kosova e sigurt për gjykime

29 May 2025 at 23:52

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës.

Pas mbrojtjes, prokuroria ka një muaj kohë që t’i përgjigjet këtij mocioni.

Javë më parë në Kosovë qëndroi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila e anuloi konferencën që ishte thirrur për media. Ndërkohë, deklarimi i saj i djeshëm se protesta e veteranëve ishte tregues i qartë se pse procedurat gjyqësore po zhvillohen jashtë Kosovës, ka nxitur reagime në Kosovë.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se këto aludime janë të pavërteta dhe dashakeqëse.

“Unë mendoj se nuk është e vërtetë ajo, sepse gjykime ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur që nga paslufta, me gjykata të UNMIK-ut, me gjykata të EULEX-it, po ashtu edhe në gjykata vendore. Prandaj, asnjë problem nuk ka pas zhvillimi i këtyre gjykimeve brenda në Kosovë. Ajo duhet ta dijë që dikush që e quan UÇK-në ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk do të pritet kurrë në Kosovë me lule, do të pritet gjithmonë me protesta”, ka thënë Sopi.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se deklaratat e Trendafillovës nuk qëndrojnë, pasi Kosova ka dëshmuar disa herë sigurinë e saj.

“Për vite me radhë, përgjegjës për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës kanë qenë autoritetet ndërkombëtare dhe në rrjedha të kësaj nuk ka pas asnjë pengesë sa i përket mënyrës së punës së tyre prandaj vlerësoj që është një aludim i paqëndrueshëm”, ka thënë Bajraktari.

Ndërkohë, në mesin e personave që kanë aplikuar për statusin e viktimës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve figuron edhe një person, që ka thënë se UÇK-ja i ka bërë magji të zezë dhe e ka hipnotizuar.

Nga Prokuroria e Specializuar kanë thënë se këtij personi i janë refuzuar të gjitha aplikimet nga Gjykata.

The post Avokatët sfidojnë Trendafilovën: Kosova e sigurt për gjykime appeared first on Telegrafi.

Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar

19 May 2025 at 19:38

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se hetimet për masakrën e Dubravës janë drejt përfundimit, duke e cilësuar këtë rast si një ndër prioritetet kryesore që nga marrja e kompetencave nga EULEX për hetimin e krimeve të luftës.

Sipas zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Nora Luta, hetimet janë zhvilluar në dy drejtime. Aktualisht, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është në zhvillim e sipër procesi gjyqësor ndaj Gavrilo Milosavleviqit, i cili ndodhet në paraburgim. Ndërsa ka bërë të ditur se ky proces pritet të përfundojë brenda këtij muaji.

“Ndërsa në rastin tjetër, ndaj të gjithë të pandehurve, jemi në përfundim të hetimeve. Në këtë fazë kemi arritur të identifikojmë rreth 88 të pandehur dhe të intervistojmë mbi 400 dëshmitarë,” ka shkruar Luta në një postim në Facebook.

Ajo theksoi se deri më tani ka qenë e pamundur të ngrihet aktakuzë ndaj të gjithë të dyshuarve, për shkak të kufizimeve ligjore të Kodit të mëparshëm të Procedurës Penale, i cili nuk e lejonte gjykimin në mungesë.

“Deri më tani ka qenë e pamundur të ngrihet një aktakuzë për të gjithë të dyshuarit, pasi Kodi i mëparshëm i Procedurës Penale nuk e ka mundësuar gjykimin në mungesë. Ndërsa gjykimi ndaj Milosavleviqit, i cili ndodhet në masën e paraburgimit, pritet të përfundojë brenda këtij muaji.

Prokuroria Speciale, në koordinim të plotë me hetuesit policorë, mbetet e përkushtuar në hetimin e krimeve të luftës”, ka shkruar tutje Luta.

The post Prokuroria Speciale: Hetimet për Masakrën e Dubravës drejt përfundimit, identifikohen 88 të dyshuar appeared first on Telegrafi.

Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

PRISHTINË, 29 prill/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Siç njofton Zyra e Presidencës, të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

/KosovaPress/

The post Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

29 April 2025 at 19:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në vend.

Sipas njoftimit nga Presidenca, të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni që përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillëdhënien.

Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv me EULEX-in, me synim forcimin e rendit kushtetues dhe përparimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /Telegrafi/

The post Osmani takoi shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit appeared first on Telegrafi.

Varret pa qetësi, familjarët e të pagjeturve në Kosovë i përcjellin identifikimet e pasakta

27 April 2025 at 15:23

Me kokën ulur, i veshur në rrobat e punës, Flurim Hajdari bën rrugën drejt gjashtë varreve të vëllezërve dhe babait të tij.

Flurimit i ishte vrarë pjesa më e madhe e familjes gjatë masakrës së 26 marsit të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Çdo ditë, kur ai udhëton nga puna në shtëpi, sytë i kalojnë mbi pllakat e shtruara mbi varre.

Por, gjashtë varret mbajnë vetëm pesë emra.

Njëri mbetet i thatë, pasi që një vëlla i Flurimit, Veseli, është ende i pagjetur.

“Ndodh që kaloj këtu dhjetë herë në ditë, dhjetë herë në ditë e kam kokën të kthyer këtej. Unë i kam krejt të mitë këtu”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Këto vizita e mbushin me kujtime, mërzi, por edhe zemërim.

Rreth nëntë vjet më parë, i veshur edhe atëherë me rrobat e punës si shtrues pllakash, Flurimi kishte nxituar drejt këtyre varreve pas një telefonate.

“Më ka telefonuar një shok edhe më ka thanë se janë duke të t’i hequr vëllezërit”, kujton Flurimi ditën kur kishte marrë vesh se trupat e tre vëllezërve të tij të mëdhenj po zhvarroseshin nga zyrtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

“Kur kam mbërritur, nuk më linin të afrohesha për të parë se çfarë po ndodhte. Eskavatori kishte hyrë mes varreve edhe veç hapnin gropa. Nuk më tregonte askush se çfarë po ndodhte”, shton ai.

E, çfarë po ndodhte?

Më 25 gusht të vitit 2015 – pesë ditë para Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë – përfaqësues të EULEX-it kishin zhvarrosur trupat e tre vëllezërve të Flurimit – Nazim, Rasim dhe Selajdin Hajdarit – me arsyetimin se duhej të verifikoheshin disa informata.

Eshtrat që deri atëherë kishin qenë në ato varre, ishin marrë dhe ishin dërguar në Prishtinë për teste të tjera. Disa muaj më vonë, Flurimit i ishte thënë se, në fakt, eshtrat në ato varre u përkisnin edhe shtatë njerëzve të tjerë, gjithashtu të pagjetur nga masakra në Krushë të Vogël.

Si ka rrjedhur ngjarja?

26 mars 1999

Dy ditë pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, pesë vellëzrit – nga mosha 12 deri në 33 vjeçe – dhe babai 64-vjeçar i Flurimit vriten në masakrën e Krushës së Vogël.

26 mars 2007

Trupat e Nazim dhe Rasim Hajdarit i dorëzohen familjes dhe varrosen te varrezat e Krushës së Vogël. Një natë më parë, familjes i ishte thënë gabimisht nga autoritetet se trupat u përkisnin Nazimit dhe Selajdinit.

26 mars 2009

Trupi i Selajdinit i dorëzohet familjes me shpjegimin se ai ishte identifikuar përmes analizave të ADN-së.

25 gusht 2015

Trupat e tre vëllezërve zhvarrosen. Familjes i thuhet se, më parë, analizat e ADN-së nuk u ishin bërë të gjitha eshtrave.

26 mars 2016

Rivarrosen eshtrat e tre vëllezërve të Flurimit dhe shtatë personave të tjerë që u tha se ishin identifikuar.

“Unë nuk e di se si dolën prej tre personave edhe shtatë të tjerë. Nuk e di. Unë më nuk kam pse t’iu besoj. Nuk është hera e parë. Më kanë zhgënjyer, më kanë gënjyer. Këto gjëra na kanë lodhur më së shumti”, thotë Flurimi.

Përveç mbi 13 mijë personave të vrarë, lufta në Kosovë e viteve 1998/99 la trashëgimi edhe shumë të pagjetur. Ndër vite janë identifikuar dhjetëra varreza masive në Kosovë dhe Serbi. Aktualisht, familjet në Kosovë janë ende në kërkim të 1.612 të pagjeturve, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq.

Menjëherë pas luftës në Kosovë, përgegjës për kërkimin dhe identifikimin e trupave të personave të pagjetur ishte Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) e më pas edhe EULEX-i dhe autoritetet kombëtare në Kosovë, si Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Më herët, EULEX-i ka thënë për BIRN-in se rreth pesë për qind e trupave të personave të pagjetur, janë identifikuar gabimisht.

I pyetur nga REL-i, ky mision nuk dha ndonjë shifër se sa raste të tilla janë regjistruar, por tha se ato ishin një përqindje e vogël e “mbi 2.000 identifikimeve tradicionale të zhvarrosura nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në vitet 1999-2000”.

Si identifikim tradicional përshkruhet rasti kur familjarët i identifikojnë vetë trupat e personave të pagjetur, qoftë përmes njohjes së tipareve të fytyrës apo rrobave që kishin veshur.

EULEX-i thekson se shumë nga rastet e identifikuara në këtë formë, në fund rezultuan të kenë qenë të sakta, edhe pas testeve të ADN-së.

Por, përdorimi i kësaj metode të identifikimit në vend të metodave më shkencore, si analizat e ADN-së, ka sjellë pasoja afatgjate për Kosovën, thotë Mathew Holliday, shef i programit të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur (ICMP) për Evropë.

Eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, duke punuar në eshtrat e një personi të zhdukur në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë, më 30 prill 2020.

“Nëse një familje beson se e ka mbyllur rastin, se e ka gjetur familjarin e zhdukur, ajo nuk do të ofrojë mostra gjenetike për ta ndihmuar identifikimin. Por, çfarë nëse ata e kanë varrosur gabimisht vajzën apo djalin e dikujt tjetër?!”, pyetet Holliday.

Ai shton se kjo, pastaj, bën që edhe kur trupi i vërtetë i familjarit të tyre të gjendet, ai të mos identifikohet, pasi që ekipi i mjekësisë ligjore nuk i ka mostrat e ADN-së për ta testuar lidhjen familjare.

Që nga viti 2002, ICMP-ja ia mundësoi Kosovës që të dërgojë në Bosnje e Hercegovinë mostra për testim të ADN-së, për ta ndihmuar procesin e identifikimit të trupave të personave të pagjetur.

Holliday thekson rëndësinë që gabimet e së kaluarës të përmirësohen dhe të identifikohen sa më shumë nga rreth 400 mbetjet që mbeten të paidentifikuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Por, ai thekson se kjo duhet të bëhet në një mënyrë që të mos lëndohen edhe më shumë familjarët.

“Nuk duhet të shkohet te varret e atyre që u identifikuan pa teste të ADN-së dhe të nisë zhvarrimi. Duhet të analizohen të gjitha të dhënat dhe kur ka indikacione që mund të jetë bërë ndonjë gabim, atëherë të kontaktohen familjet”, sqaron Holliday.

Gërmimet në Volljak të Klinës, më 19 prill 2005.

Ai thotë se familjarëve duhet t’u merren mostrat e ADN-së, të cilat mund të përdoren për të testuar lidhjen familjare me ndonjë trup tjetër të gjetur, për të verifikuar nëse trupi i varrosur është keqidentifikuar.

“Duhet të ndiqet kjo qasje shumë e targetuar, që është e ndjeshme ndaj familjeve”, shton shefi i ICMP-së për Evropë.

Këtë qasje do të donte ta kishte pasur edhe Flurimi.

Ai thotë se pas një kohe, ai ka humbur besimin e familjarëve të tij – nënës dhe grave të tre vëllezërve të tij të mëdhenj.

“Edhe familja e humbi besimin tek unë. Më thoshin se ti po bëhesh i butë, po i pranon dhe ata po t’i ndërrojnë trupat vit për vit”, thotë Flurimi.

“Kur e gjetën vëllain e vogël dhe babain, më thoshin që nuk janë ata, por vetëm ti po i pranon”, tregon Flurimi.

Ai thotë se kjo humbje e besimit e kishte rënduar më së shumti, pasi që ndiente përgjegjësinë e gjithë familjes mbi shpatullat e tij.

Këtë lloj barre për mirëqenien e familjes së tij – përfshirë gratë dhe gjashtë fëmijët e vëllezërve të vrarë – e bart që nga fundi i luftës në Kosovë.

Ai kujton lotët dhe britmat e nënës së tij kur ajo ka marrë vesh për vdekjen e pjesës më të madhe të familjes dhe momentin kur ajo i është drejtuar me vetëm një fjali:

“Të paça ty”.

Tani, darkat e paraluftës, kur gjithë familja hante e qeshte së bashku, i kujton me mall sa herë që ulet në sallonin e shtëpisë…

Sa herë që shikon fotografitë e tyre në murin e odës së shtëpisë…

Sa herë që ulet në vendin e preferuar në oborrin e shtëpisë…

…dhe sa herë që shikon fytyrat e familjarëve që u ngjasojnë më të dashurve që tani s’i ka më afër.

Tani, edhe pse thotë se ka humbur besimin në institucionet dhe procesin e identifikimit të trupave, ai ende shpreson se vëllai i tij që është ende i pagjetur, do të identifikohet së shpejti.

“Nëse gjendet edhe ai, më qetësohet trupi krejt. Ndryshe është kur ke ku të shkosh, ku të qash… Varri është thatë aty, unë e kam ndarë për atë vëlla. Kam shpresuar të gjendej deri tash. Dëshirën më të madhe e kam ta gjej, të vijë edhe ai në vend të vetin”, përfundon Flurimi./Radio Evropa e Lirë/

The post Varret pa qetësi, familjarët e të pagjeturve në Kosovë i përcjellin identifikimet e pasakta appeared first on Telegrafi.

KFOR zhvillon stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave

26 April 2025 at 19:30

Batalioni Taktik Rezervë i KFOR-it (KTRBN) dhe Njësia Shumëkombëshe Speciale (MSU), pjesë e KFOR-it, kanë realizuar një stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave në Kampin e Novo Sellës.

Në njoftimin e bërë nga KFOR thuhet se trajnimi është organizuar për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale të njësive të tyre.

Gjatë ushtrimit, pjesë e aktivitetit ishin edhe Njësia e Mbështetjes së Lëvizshmërisë (MSD) dhe Ekipi Psikologjik Taktik (TPT), të cilët ndihmuan në koordinimin e fazave të ndryshme të stërvitjes.

Si pjesë e trajnimit, u përdor edhe një makinë ujëhedhëse.

KFOR thekson se punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), duke respektuar rolet e tyre përkatëse si përgjegjës të sigurisë./Telegrafi/

The post KFOR zhvillon stërvitje për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave appeared first on Telegrafi.

Hashim Thaçi ndodhet ende në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex

22 March 2025 at 12:26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet ende në Prishtinë ku kaloi natën në selinë e Eulex-it. Gjatë ditës ai pritet të takojë disa prej familjarëve të tij. Ai takoi gruan dhe 3 vëllezërit e tij të cilët në dalje thanë se është mirë me shëndet, po s’kanë të drejtë të flasin. Gjatë ditës, Thaçi pritet […]

The post Hashim Thaçi ndodhet ende në Kosovë, takon familjarët në selinë e Eulex appeared first on BoldNews.al.

Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë vëllezërit e tij

22 March 2025 at 09:47

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke qëndruar një vizitë në Kosovë. Gjykata Speciale ka lejuar vizitën e Thaçit pesë ditë pasi vdekjes së babait të tij.

Thaçi ka arritur të premtën në Kosovë, ku edhe ka vizituar varrin e babait të tij dhe kishte vendosur një kurorë me lule, transmeton Telegrafi.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.

Pasi kishte qëndruar disa momente te varri, ai kishte vazhduar vizitën te shtëpia e tij, ku edhe ka takuar disa familjarë, më pas ai është dërguar në zyrat e EULEX-it.

Sot Thaçit për vizitë i kanë shkuar vëllezërit e tij.

Vizitën e Thaçit në Kosovë e konfirmuar nga Specialja, duke njoftuar se ai është lejuar të bëjë nderime dhe të jetë me familjen e ngushtë

“Mund të konfirmoj se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në paraburgim në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë për Telegrafin, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Thaçi nuk ishte lejuar nga Specialja të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

Ish-presidenti i Kosovës vazhdon të mbahet në paraburgim që nga viti 2020./Telegrafi/

 

The post Dita e dytë e qëndrimit në Kosovë, Thaçit i shkojnë për vizitë vëllezërit e tij appeared first on Telegrafi.

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

28 February 2025 at 21:52

Faton Ramadani, vëllai i Burim dhe Arsim Ramadanit, të dënuar me 30 vjet burg në rastin “Kiqina”, ka reaguar ndaj deklaratave të Shpresim Ukës, duke e akuzuar këtë të fundit për shmangie nga përballja në emisionin “Debat Plus”.

Shpresim Uka, përmes një reagimi dërguar mediave, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në debatin e planifikuar për këtë të premte, duke e arsyetuar mungesën me faktin se ai ende ka një proces të hapur gjyqësor. “Në përputhje me këshillat juridike të mbrojtjes sime, nuk planifikoj të kem paraqitje mediale deri në përfundimin e procesit tim gjyqësor”, tha ai në një njoftim për Dukagjinin.

Nga ana tjetër, Faton Ramadani, i cili ishte i pranishëm në studio, e kritikoi ashpër Ukën, duke e akuzuar se nuk ka guxuar të ballafaqohet me argumentet dhe faktet që, sipas tij, tregojnë të vërtetën për rastin Kiqina.

“Shpresim Uka po mundohet të arsyetohet para shokëve që i ka prerë në besë. Ai ka dhënë dëshmi dhe ka folur. Unë e falënderoj që ka treguar për personin që ka kryer vrasjen e familjes Hajra, ndërsa njerëz të pafajshëm po mbahen në burg. Sistemi i drejtësisë duhet të merret me të”, tha Ramadani.

Ai gjithashtu akuzoi Ukën për bashkëpunim me EULEX-in, duke pretenduar se vëllezërit e tij janë dënuar si rezultat i një procesi të manipuluar. “Mua mi ka dënuar vëllezërit EULEX-i, në bashkëpunim me shefat e tij. Ai vetë është dënuar me 7 vjet burg për rastin ‘Toka’ dhe nuk ka guxuar të vijë të përballet me mua, sepse faktet që kam do të ishin të rënda për të”, shtoi ai.

Ramadani po ashtu ka përmendur se gjatë viteve ka përjetuar presion, kërcënime, shantazhe dhe tentativa për ta heshtur të vërtetën. “Më kanë vendosur bombë, kanë tentuar të më vrasin, vetëm që e vërteta të mos dalë në shesh. Sepse e vërteta për vëllezërit Ramadani dhe Kiqina do të shembte një perandori të ndërtuar pas luftës”, deklaroi ai.

Rasti Kiqina – Një kronologji e shkurtër

Më 20 gusht 2001, familja Hajra – Hamëz Hajra, bashkëshortja e tij Miradija, djali Xhevdeti dhe vajzat Mimoza dhe Adelina – u vranë teksa po ktheheshin nga një dasmë në Drenas. Për këtë krim, Burim dhe Arsim Ramadani, si dhe Arben, Jeton dhe Blerim Kiqina, u dënuan me burgime që shkonin deri në 30 vjet. Rasti ka kaluar në të gjitha shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Në vitin 2017, presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi t’ua falë dënimin Arsim dhe Burim Ramadanit, si dhe Arben Kiqinës, duke e rikthyer edhe një herë rastin në qendër të debatit publik.

The post Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje appeared first on Telegrafi.

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

24 February 2025 at 21:28

Faton Ramadani, vëllai i të dënuarve në rastin “Kiqina”, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Shpresim Ukës, i cili foli të premten mbrëma për këtë çështje.

Ramadani ka akuzuar Ukën për mashtrime dhe ka zbuluar se ka zhvilluar tri takime me të, përfshirë një bisedë katërorëshe të inçizuar në një restorant në Merdar.

“Jam shku në një restorant në Merdar, dhe ka treguar me emra për krimet që i ka bërë. Kam hyrë banjo dhe e kam lëshuar incizimin. Më ka thirr edhe njëherë jam taku, ma nuk jam dal me atë person”.

Ai pretendon se Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, përfshirë edhe vendlindjen e tij, duke thënë se ai ka lindur në Beograd dhe jo në Prishtinë.

“Me i tregu të pavërtetat që ka deklarua Shpresim Uka. Ai tha se ka lindur në Prishtinë por që ai ka lindur në Beograd, prindi i tij ka jetuar në Beograd. Kam prova që ai është i lindur në Beograd. Përmes njerëzve dhe të afërmeve kam siguru adresën e tij se ku ka jetuar Shpresim Uka. Pika e dytë që ka rrejt, dorëzimi i CD pa fletë-bastisje. Jam njoftuar nga EULEX që janë përdorë si dëshmi”, ka deklaruar Ramadani në RTV Dukagjini.

Në këtë intervistë, Ramadani ka ngritur dyshime edhe për rolin e EULEX-it në këtë rast, duke përmendur një kërkesë për 500 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve.

Ai ka deklaruar se ka qenë nën presion të madh kur ka kërkuar drejtësi për vëllezërit e tij dhe ka theksuar se disa nga ushtarët e UÇK-së janë dënuar pa faj.

Ramadani ka pohuar gjithashtu se e kishte ndarë inçizimin në dy pjesë dhe se EULEX-i e kishte sekuestruar atë.

“Faktikisht, është kryer krim ku janë vrarë fëmijë dhe kanë shkuar në burg ushtarët e UÇK-së pa faj, si tre-katër ushtarët më të dalluar të njohur si ‘Tigrat e Zi’. Prej nervoze, e kam ndarë në dy vende incizimin. Eulex ka lëshu urdhër dhe ma ka marrë incizimin me qejf, mbi katër orë”, ka deklaruar Ramadani.

Ndryshe Shpresim Uka kishte deklaruar se vëllezërit Ramadani dhe Kiçina janë të dënuar për vrasjen e familjes Hajra me vendimet e gjykatave prej themelores deri te Kushtetuesja.

“Në fillim kam dyshuar se rasti është inskenuar, por sjelljet e Faton Ramadanit me kanë ngjallur dyshime, pasi që ky është i gatshëm te fus çdokënd ne burg vetëm që të shpëtojë vëllezërit e tij. Këto deklarata te Fatonit me bëjnë të dyshoje se këta e kanë kryer vrasjen”, kishte deklaruar Shpresim Uka.

The post Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet parlamentare, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në vend

By: E.K
9 February 2025 at 15:10

Në ditën kur po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano ka thënë se janë duke monitoruar situatën e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës, për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës. Ai tha se fokusi është tek komunitetet joshumicë. “Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave […]

The post Zgjedhjet parlamentare, EULEX-i monitoron situatën e sigurisë në vend appeared first on FaxWeb.

Zgjedhjet në Kosovë, EULEX monitoron situatën e sigurisë në mbarë vendin

By: A M
9 February 2025 at 13:33

Giovanni Pietro Barbano, ka njoftuar se EULEX-i përmes patrullave të tij tokësore është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën me rastin e ditës së zgjedhjeve.

Shefi i EULEX-it tha se ky monitorim bëhet për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë.

“Aktualisht në Kosovë po zhvillohen zgjedhjet. EULEX-i, përmes patrullave të tij tokësore të mbikëqyrura nga Qendra jonë për Situatë dhe Koordinim, është duke monitoruar situatën e sigurisë në mbarë Kosovën për ushtrimin e lirë të së drejtës së votës duke u fokusuar veçanërisht në komunitetet joshumicë”, ka shkruar Barbano në “X”.

Elections are currently taking place in Kosovo. EULEX, through its ground patrols overseen by our Situation and Coordination Centre, is monitoring the security situation across Kosovo for a free exercise of the right to vote particularly focusing on the non-majority communities. pic.twitter.com/ZNK1un0TW5

— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) February 9, 2025

Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

PRISHTINË, 18 janar /ATSH/ Sot trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan ardhjen në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO, duke përforcuar praninë e tyre në Kosovë.

Në një komunikatë për media të KFOR-it thuhet se vendosja e trupave italiane në Kosovë është e përkohshme.

“Në muajt në vijim, më shumë se 200 ushtarë nga brigada e mekanizuar e këmbësorisë italiane “Sassari” do të kryejnë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it dhe do të dislokohen në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë, përfshirë edhe periudhën e zgjedhjeve”.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

1 nga 3

/KosovaPress/

The post Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komandanti i KFOR takim me shefen vëzhguese të Misionit të BE-së

PRISHTINË, 18 janar /ATSH/ Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në takim shefen vëzhguese të Misionit të BE-së (EOM) Nathalie Loiseau, me të cilën ka diskutuar mbi sigurinë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e EOM-it në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.

Gjeneralmajor Barduani nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të ofruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë pavarësisht nga etnia, gjinia, feja apo përkatësia politike.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in. /KosovaPress/

The post Komandanti i KFOR takim me shefen vëzhguese të Misionit të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌