Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

✇Albeu
By: V K

Pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama, një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave. Raportohet se drejtues të niveleve të larta, si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të tyre përkatës, Sotiraq Filo dhe Erion Isai.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore.

The post Furtunë dorëheqjesh në Elbasan/ Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on Albeu.com.

Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama. Raportohet se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive. Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, […]

The post Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit.

Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti, që mbante më parë këtë post është transferuar drejtor i Policisë së Elbasanit.

Ditët e fundit, kryepolici Proda ka bërë ndryshime të shumta në rang komisariatesh në gjithë vendin, por edhe në drejtues qarqesh.

Ende nuk dihen arsyet e këtyre ndryshimeve të shumta.

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT

Vijojnë ndryshimet në kupolën e lartë të drejtuesve të policisë së shtetit ku së fundmi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe Elbasanit. Kështu, drejtor i Policisë së Korçës, është emëruar Uljan Shpataraku ndërsa Erion Ahmeti që mbante më parë këtë post është […]

The post Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e rinj në Korçë dhe Elbasan – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Liqeni i Seferanit në Belsh është kthyer në një nga atraksionet më të pëlqyera për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bukuritë natyrore të Shqipërisë së mesme.

I pozicionuar në fshatin me të njëjtin emër, ky monument natyre përfaqëson një liqen karstik me një sipërfaqe prej rreth 87.5 hektarësh dhe një ekosistem të pasur, që tërheq vëmendjen e vizitorëve të apasionuar pas natyrës, qetësisë dhe biodiversitetit.

Liqeni ofron mundësi për ecje përgjatë brigjeve, vëzhgim të florës dhe faunës vendase, si dhe aktivitete të lehta rekreative, duke e kthyer këtë zonë në një pikë referimi për turizmin rural dhe natyror në qarkun e Elbasanit.

Falë infrastrukturës së përmirësuar dhe promovimit të qëndrueshëm të zonave të mbrojtura, Belshi po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shprehen të entuziazmuar nga peizazhi dhe mikpritja lokale.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit.

Në përgjithësi është një zonë me një peizazh natyror që të bënë për vete në të katër stinët por më interesante është pranvera dhe vjeshta, ku bimësia pikas me ngjyrat e saja të theksuara.

Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.

Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujërat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.

Në perëndim të qytezës, në liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afërditës dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur në ujë enë e terrakota si dhurata për perëndeshën.

Liqeni i Seferanit
1 nga 2

The post Liqeni i Seferanit, një ndër atraksionet natyrore më të vizituara në Belsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për të treguar histori që pak i njohin dhe më pak i vizitojnë.

Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve, i manastirit të Shën Joan Vladimirit, të kujton se ndonjëherë, udhëtimet më të bukura ndodhin aty ku nuk i pret.

Ad Quintum, një stacion romak që rilindi nga pluhuri i kohës

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar me sukses restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një nga ndalesat më të rëndësishme përgjatë rrugës romake Egnatia, arteria që dikur lidhte Durrësin me Bizantin, dhe përmes saj, Perëndimin me Lindjen.

I vendosur në fshatin Bradashesh, vetëm pak kilometra larg qytetit, Ad Quintumi ishte një vendpushim për udhëtarët dhe tregtarët e kohës së Perandorisë Romake. Sot, të ndalosh aty është si të prekësh një fragment të gjallë të historisë. Gurët e lashtë, rrënojat e pastruara, dhe forma arkitektonike e stacionit tregojnë një botë që ka ekzistuar shumë përpara nesh, dhe që ende ka diçka për të na mësuar.

Sipas specialistes së trashëgimisë kulturore, Albana Drenogllava, projekti ka pasur dy qëllime.

“Të ruajmë një monument të rrallë dhe t’i japim zonës një identitet të ri turistik. Kjo tashmë ka filluar të ndodhë.”

Shijoni, përballë historisë, në heshtje dhe dritë

Përballë stacionit, shtrihet fshati Shijon, një vend ku vera vjen me ngjyra frutash dhe zëra njerëzish të qeshur. Këtu kumbullat janë më të ëmbla, fiqtë të ngrohur nga dielli dhe banorët të gatshëm të tregojnë ndonjë histori.

“Kanë ardhur shumë të huaj këtë vit,” thotë një zonjë e moshuar te porta e shtëpisë së saj prej guri.

“Fotografojnë, pyesin, blejnë fiq, ndalojnë për ujë. Nuk jemi mësuar kështu”, shton ajo.

“Është si të zbulosh një botë të humbur,” shton një turist nga Holanda, duke u ndalur pranë rrënojave.

“Një bukuri e rrallë antike që nuk e ndesh shpesh. Dhe gjithçka këtu është autentike, nuk duket si atraksion i sajuar”, vë në dukje ai.

Ad Quintumi ka transformuar mënyrën se si Bradasheshi perceptohet nga të huajt, nga një emër që dikur lidhej me Metalurgjikun, sot është kthyer në fshatin që ruan historinë.

Kur koha nuk ikën, por të fton ta prekësh

Nëse ecën ngadalë midis rrënojave, mund të dëgjosh diçka më shumë se cicërima. Është si një zë i vjetër që të fton të ndalesh, të kuptosh, të shohësh përreth. Kjo është ndjesia që të jep Ad Quintum, një stacion pushimi për të shkuarën që sot mund të jetë pikënisje për të ardhmen.

Në një verë kur shumë ikin në bregdet, Bradashesh-Shijon është një destinacion që të kujton se historia është këtu pranë, dhe pret vetëm që ta zbulojmë.

Nën drejtimin e kryetarit të bashkisë, Gledian Llatja, Elbasani ka nisur një politikë të re zhvillimi turistik, që synon të promovojë dhe lidhë atraksionet historike, kulturore dhe natyrore të rajonit.

“Ne po investojmë në infrastrukturë, sinjalistikë dhe promovim për të tërhequr turistë vendas e të huaj,” thekson Llatja në një nga deklaratat e tij të fundit.

Ai nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale, bizneseve dhe institucioneve kulturore për të krijuar një ofertë turistike të pasur dhe të qëndrueshme, ku fshatrat si Bradashesh dhe Shijon të jenë pjesë integrale e rrjetit turistik të Elbasanit.

Ndërsa Bradasheshi dhe Shijoni janë dy thesare që po marrin dritën e merituar, Elbasani ofron shumë më tepër për vizitorët, kalaja historike e qytetit, Gjinari, Funari, Busheku, Muzeu Etnografik, dhe zona të tjera të pasura me natyrë dhe kulturë.

Në këtë mozaik, secila pikë historike, çdo fshat dhe çdo rrugicë është një kapitull i vogël që pret të hapet. Dhe verë pas vere, më shumë njerëz po ndjekin këto gjurmë, duke u kthyer në zbulues të një Shqipërie të bukur dhe të shumëdimensionale.

/k.s//j.p//r.e/

The post Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rruga e “Hidallarëve” në Muriqan, investim për zhvillimin rural të Elbasanit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ka përfunduar ndërhyrja në rrugën e “Hidallarëve” në fshatin Muriqan, njësia administrative Gjergjan, një segment i rëndësishëm i unazës bujqësore që lidh tokat bujqësore me rrugët kryesore të qarkullimit.

Ky investim vjen si përgjigje ndaj nevojave të banorëve dhe fermerëve të zonës, duke lehtësuar ndjeshëm transportin e prodhimeve bujqësore drejt qytetit dhe pikave të shitjes.

“Investimet në infrastrukturë nuk janë përqendruar vetëm në qytet, por edhe në fshat, aty ku puna dhe prodhimi nuk ndalen asnjëherë. Bujqësia ka qenë dhe mbetet prioritet i bashkisë Elbasan, ndaj dhe përmirësimi i infrastrukturës për fermerët është pjesë e planit tonë afatgjatë”, tha kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Ai shtoi se investimet në zonat rurale do të vijojnë, duke forcuar lidhjen e drejtpërdrejtë mes qytetit dhe fshatit dhe duke ndihmuar zhvillimin ekonomik lokal. /j.p/

The post Rruga e “Hidallarëve” në Muriqan, investim për zhvillimin rural të Elbasanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK godet grupin e trafikut të narkotikëve, 7 të arrestuar

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal të vitit 2023 dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

13 personat nën hetim: M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., të cilët, dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme kriminale respektivisht në 11 episode.

7 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë (parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale): A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.

6 personat në kërkim: : K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.

Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

SPAK bën të ditur se, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode: 3585 kg kokainë; 701 kg canabis sattiva; 4.2 kg heroinë.

Gjithashtu, i hetuari S. M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim.

Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. U., banues në Tiranë, si i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet lidhur me këtë shtetas i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 12 (dymbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Sekuestrimet e kryera deri tani janë 5 automjete të markave të ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volksëagen golf 8, motor Honda XADV ), 38.970 Euro, 200 dollarë, 8 telefona celularë (disa të enkriptuar), 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm,   lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”,  dokumente të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falënderon për mbështetjen dhe ndihmën autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol.

/gj.m/j.p/

The post SPAK godet grupin e trafikut të narkotikëve, 7 të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës

Prej dy ditësh, minatorët e Bulqizës kanë nisur një protestë, duke kërkuar rritje page dhe përmirësim të kushteve të punës. Ata shprehen se po kërkojnë zbatimin e një premtimi të dhënë nga kompania Albchrome që në muajin mars, për një rritje page prej 10%. Jetmir Ahmeti një nga minatorët protestues tha se janë ngritur në […]

The post Minatorët e kompanisë Albchrome në protestë për rritjen e pagës dhe kushtet e punës appeared first on Reporter.al.

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës

 

Rama shënjestroi kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja, për të cilin kërkoi më shumë angazhim në kryerjen e detyrës.

Ai mori si shembull barin e paprerë në varrezat e Elbasanit, si një tregues se drejtuesit e bashkisë janë në gjumë.

Rama kërkoi nga bashkia e Elbasanit dhe e Lushnjës shkarkimin e të gjithë drejtuesve lokalë dhe hapjen e garës për caktimin e drejtuesve të rinj.

“Është e pakonceptueshme të ndodhin këto gjëra. Mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar mbi çdo tullë që ndodh në qytet. Patjetër që nëse kryetari i bashkisë i ka sytë gjysmë të hapur dhe gjysmë të mbyllur, ata që janë nën të i kanë të mbyllur. Siç i kishin ata në Vlorë. Pastaj edhe në bashkinë e Elbasanit dhe të Lushnjës duhet bërë pezullimi i plotë dhe shkarkimi i të gjithë drejtorëve me dorëheqje, për t’i dhënë mundësinë që të provojnë që janë njerëzit e duhur për atë pozicion. Duhet shkundur e gjithë kjo pemë, pasi 10 mandate në Elbasan kryetar janë një barrë që mua personalisht bashkë me 12 mandatet e Fierit, bashkë me 9 mandatet e Vlorës më kanë marrë dhe ato orë që flija gjumë. Duhet të të lëmë pa gjumë ty, jo të flesh më shumë. E kam vënë re se për disa morëm 83 mandate dhe presin të tregojnë sa të fortë jemi, në fakt nuk jemi më të fortë, jemi më të ekspozuar ndaj njerëzve të cilët duan 10-fishin nga ne. Çfarë 10-fishi mund t’i japësh ti Elbasanit nëse e lë barin në varreza ashtu? Justifikime mund të japësh sa të duash, por nuk ka asnjë justifikim, zero”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë kërkoi më shumë angazhim nga bashkitë në marrjen e kredive të buta si bashkëaksionere me fermerët e zonës.

“Sot kemi një instrument domethënës ku patjetër bashkitë duhet të marrin përgjegjësinë dhe pjesën e tyre që është linja e kredisë të Bankës së Shqipërisë 250 mln euro. Një kredi e butë ku bashkitë duhet të jenë forcë udhëheqëse, bashkitë duhet t’i bëjnë bashkë fermerët dhe të bëhen aksionerë për të bërë një linjë përpunimi të ullirit dhe për të prodhuar vajin e ullirit. Sigurisht duke qenë bashkitë pjesë bëhet shumë më e thjeshtë për bankat të mbështesin fermerët me kredi të buta. Duke u bërë bashkitë pjesë e kësaj edhe qeveria mund të futet dhe të rrisë mbështetjen”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve në bashkitë e Elbasanit dhe Lushnjës appeared first on Euronews Albania.

Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llatjen: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kryetarin e Bashkisë së Elabasnit në lidhje me zjarrin në varreza dhe problematikën e mbetjeve.

“Bari i varrezave të Elbasanit ka potencial të bëhet kallam. Nëse bari është i qethur si duhet dhe zjarri nuk merr qiellin.

Është e pakoncpetueshme të ndodhin gjëra që do t’i faleshin një kryetari të bashkisë të Shangait, jo një qyteti që mund ta përshkosh në këmbë nga cepi në cep dhe mos të dijë kryetari i bashkisë se ca ndodh mos të jetë kryetari i bashkisë i informuar për çdo tullë që i vënë në qytet, kryetari i ka sytë hapur dhe ju rri në kokë gjërave.

Nëse kryetari i ka sytë gjysmë të hapur dhe të mbyllur ata nën ta i kanë të mbyllur fare.

10 mandate janë një barrë kryetar, më ka marrë dhe ato orë që më ngelen. Duhet të lënë pa gjumë ty jo të flesh më shumë.

Justifikimet mund t’i gjejnë sa të duan por nuk kanë asnjë vlerë, njerëzit nuk na ka dhënë mundësinë për tu justifikuar.

Nuk ka asnjë justifikim zero. Mund ta di pse bashkia e Cerrikut që i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe jo vetëm i përpunon po i kthen nne produkt prashitje pse nuk e kane te gjitha bashkite kete, nuk është një inovacion qe e ka Japonia është e bashkisë se Cerrikut. Pse nuk vrapon ti, që ta bësh ti në Elbasasn. Pse duhet të rrimë të presim dhe e vetmja gjë kërkojme fonde nga qeveria për cdo gjë duam fonde nga qeveria, qeveria të marrë borxh të japë lekë ndërkohë që ka mundësira të pafundme për ti vënë në funksion të komunitetit”, tha Rama.

The post Elbasani digjet, Rama ‘përvëlon’ Llatjen: Bari te varrezat ka potencialin të bëhet kallam appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në Elbasan

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Rruga “Benjamin Deliana” në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan  është tashmë e rikonstruktuar dhe ka marrë trajtën e një aksi funksional, që i shërben komunitetit lokal.

Ndërhyrja nga bashkia Elbasan ka përfunduar me shtresimin përfundimtar të asfaltit dhe sistemimin e infrastrukturës.

Kjo rrugicë, megjithëse me gjatësi të shkurtër, ka pasur rëndësi të veçantë për banorët, pasi lidh dy rrugë të tjera më të mëdha, “Mustafa Shashaj” dhe “Shyqyri Berisha” dhe i shërben drejtpërdrejt rreth 150 banorëve.

Për më shumë se 30 vite, rruga ka qenë e paasfaltuar, pavarësisht se kishte sistem kanalizimesh funksional.

Rikonstruksioni i saj u realizua pas një kërkese të kahershme të banorëve, si pjesë e programit të bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale, si në qytet, ashtu edhe në njësitë administrative rurale.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, thekson se “edhe një tjetër rrugë e paasfaltuar prej dekadash mori zgjidhje përfundimtare. Zona të tëra informale, si në qytet ashtu edhe në fshat, po i rikthejmë në standarde dinjitoze. Kjo është qasja jonë, të mos lëmë asnjë segment të lënë pas”.

Ai shtoi se investimet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha zonat informale të bashkisë, me qëllim që çdo lagje dhe komunitet të ketë infrastrukturën që meriton.

1 nga 5

/k.s//r.e//a.f/

The post Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Benjamin Deliana” në Elbasan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Katastrofë mjedisore’, Kikia për zjarrin në Elbasan: Nuk është landfill, por bombë ekologjike në mes të Shqipërisë

Analisti Mentor Kikia u shpreh ashpër lidhur me gjendjen në zonën pranë landfillit të Elbasanit.

I ftuar në një emision televiziv, Kikia tha se në këtë landfill ndodhi një katastrofë e pastër mjedisore dhe e quaji si një vaskë me hirin e djegur nga zjarret.

Kikia kritikoi mungesën e masave dhe punës nga institucionet për këtë rast.

“Dy struktura janë të dënuara për t’u marrë me papërgjegjshmëritë e të tjerëve, me papërgjegjshmërinë e shtetit në rastin e landfillleve dhe me papërgjegjshmërinë e individit, kur një çoban me një shkrepse djeg gjithçka ose me papërgjegjshmërinë e një piromani që djeg për qejf. Në rastin e landfilleve, Elbasani duhej të shërbente si një pikë ndalese, ose më saktë një vizë e kuqe, që të mendoheshim mirë. Nuk ishte thjesht një zjarr, por një katastrofë e pastër mjedisore. Nuk e di si do të vijojë procesi hetimor. Ajo që di të them, është gjëma më e madhe mjedisore në Shqipëri. Ai në Elbasan nuk është landfill, por një vend sipërfaqësor. Ishte një vaskë ku do të hidhej hiri i djegur i inceratorit, që u “dogj” pa nisur. Aty është një mal ku mbetjet hidhen në natyrë me zero absolute të kritereve mjedisore. Zjarrvënia nuk është e natyrshme aty, është e qëllimshme për të eliminuar malin me mbetje se nuk kanë ku të hidhen tjerat”,-tha Kikia.

The post ‘Katastrofë mjedisore’, Kikia për zjarrin në Elbasan: Nuk është landfill, por bombë ekologjike në mes të Shqipërisë appeared first on Sot News | Lajme.

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

Pedagogu Romeo Hanxhari ka reaguar ashpër për zjarrin në vendgrumbullimin e Elbasanit, duke e quajtur situatën një “krim mjedisor shtetëror”. Ai tha se ajo zonë nuk është landfill i mirëfilltë, por një vend-hedhje pa standarde dhe kontroll. Sipas tij, përbërja e mbetjeve dhe mungesa e menaxhimit krijojnë kushte për shpërthime të metanit dhe ndotje të […]

The post Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror” appeared first on BoldNews.al.

55-vjeçari në Elbasan thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe tenton të përdhunojë komshien

Një 55-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi ka thyer masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘dhunë në familje’ dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, fqinje të tij. “Referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. F., 55 vjeç, […]

The post 55-vjeçari në Elbasan thyen ‘arrestin e shtëpisë’ dhe tenton të përdhunojë komshien appeared first on BoldNews.al.

“Të rinjtë po punojnë nën rrogoz!” Karamuço: Janë zbardhur ngjarjet kriminale deri 2021, të tjerë s’bien në sy…

“SPAK ka ‘gjunjëzuar’ shumë banda kriminale, por ka të tjera që ende nuk njihen!” Këtë tha profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço në emisionin “360 Gradë” duke shtuar se kjo është një sfidë për Gjykatën e Posaçme.

Sipas tij janë zbardhur vetëm ngjarje, që kanë ndodhur deri në mars të 2021.

“Edhe në Shkodër ka emra të rinj, që do t’i marrim vesh kur të fillojnë bëmat e reja! Edhe për Lezhën, Kukësin, janë disa zona që nuk i kemi llogaritur, por na dalin që kanë aktivitet. Kemi Rrëshenin, Dibrën, kemi Korçën që vijnë të dhëna nga policia greke, që thotë kalojnë kokainë, kalojnë heroinë. Kush grup i ka në posedim? Janë disa grupe që kanë punuar nën rrogoz, me vitrinën e bizneseve të tyre të ligjshme! E s’kanë rënë në sy. Këtu është puna e SPAK, të luftojë dhe këta që s’bien në sy se janë të rrezikshëm,” sqaroi Ervin Karamuço.

Ai shtoi se SPAK ka kapacitete dhe mjetet që të zbulojë figurat e reja të krimit.

Ndërsa gazetarja, Anduena Llabani sqaroi se teknologjia po sofistikon grupet kriminale. Shumë nga ta shtoi gazetarja, janë ndarë në nëngrupe për shkak të eliminimit të krerëve.

Ajo bëri të ditur se janë të shpërndarë në Durrës, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe se mes tyre ka konflikte të brendshme, që jo në pak raste kanë kryer ekzekutime mafioze.

“Grupet janë prekur nga SPAK, por kanë ende ndikime në zonat ku kanë vepruar. Rrënjët e tyre janë shumë të thella,” përfundon Llabani.

/abcnews.al/

Zjarri në landfillin e Elbasanit, ish-deputeti socialist: Impaktet afatgjata, kontaminohet jo vetëm ajri, por edhe toka

Pas 7 ditë në luftë më flakët të forcave zjarrfikëse, situata në vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan duket se po shkohet drejt shuarjes totale.

Por cilat janë pasojat që lë në mjedis djegia e këtyre mbetjeve? Lidhur me këtë ish- deputet i PS Besnik Bare, i ftuar ditën e sotme në një emision televiziv, ai tha se impaktet do jenë afatgjata.

Sipas tij, substancat nga djegia e mbetjeve depozitohen jo vetëm në ajër, por edhe në tokë dhe në ujërat e lumenjvë.

‘Impaktet do të jenë afatgjata. Për substancat që konsiderohen më të rrezikshme kërkojnë kapacitetet e duhura për tu matur dhe nuk matet me këto aparate që shkon aty dhe të matet. Duhet që të matej edhe dioksidi i karbonit, kur ka shumë Co2 është më mirë sepse tregon se është djegia e plotë dhe s’ka ndodhur sinteza e dioksinave. Këto substanca sjellin vështirësi në frymëmarrje, është e rëndë për fëmijët dhe të moshuarit, sjell astmë. Por substancat mund të depozitohen dhe kur shuhet zjarri sepse depozitohen në tokë dhe në ujëra. Pra ndodh kontaminimi jo vetëm i ajrit por edhe i tokës, kjo lloj ndotje qarkullon dhe nuk është vetëm aty ku është vendi i zjarrit’, tha ai.

Sipas Bares, vendgrumbullimi i mbetjeve nuk duhet që të jetë pranë lumenjve, pasi sipas tij mund të kontaminojë ujin.

‘Gjëja e parë e gabuar e trajtimit të mbetjeve është se janë afër lumenjve dhe po ta shohësh lumi Shkumbin është shumë afër me landfillin dhe nuk duhet që të lejohet aty. Rrjedhja e substancave si pasojë e dekompozimit që ndodh aty, mund të bëjë që lumi mund të kontaminohet. Problem janë edhe hirat që kanë mbetur pasi kanë mërkurr dhe plumb, pra janë metale të rënda. Shpërndarja e grimcave bëhet me dhjetëra kilometra larg dhe duhen rekomandime të caktuara edhe për popullatën nga ekspertët. Por hiri që prodhohet aty ka substanca toksike dhe duhet që të depozitohen në një landfill për mbetje të rrezikshme’, tha ai.

Ai apeloi që fermerët të bëjnë kujdes dhe të mos djegin mbetjet bujqësore pasi zjarri mund të sjell pasoja të rënda për mjedisin.

‘Vera ka një anë negative, sepse nuk ka shira sepse gjatë rënies së shirave ndodh një lloj shpëlarje e tyre, por ato substanca depozitohen në tokë dhe në ujë. Fermerët duhet që të jenë të kujdesshëm kur i vënë zjarrin mbetjeve bujqësore sepse në radhë të parë dëmtojnë veten e tyre dhe të tjerët. Detyrim i institucioneve është që të bëjnë një monitorim të vazhdueshëm në Elbasan’, tha ai.

Bare tha se problemi me ndotjen në vend nuk është vetëm nga djegia e mbetjeve, por edhe nga makinat të cilat çlirojnë substanca të dëmshme.

‘Ne problemin e ndotjes së ajrit se kemi vetëm kur kemi zjarre, por edhe në qytete, sepse makinat çlirojnë substanca dhe niveli në Tiranë është mbi normën e lejuar dhe duhet që vet qytetarët ta përdorin makinën kur e kanë të domosdoshme’, tha ai.

The post Zjarri në landfillin e Elbasanit, ish-deputeti socialist: Impaktet afatgjata, kontaminohet jo vetëm ajri, por edhe toka appeared first on Sot News | Lajme.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari

Një pjesë e varrezave të Elbasanit u përfshi nga flakët pasditen e së dielës, duke shkaktuar shqetësim dhe ngarkesë të madhe emocionale për familjarët që kanë të afërmit e tyre të prehur aty.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj një 33-vjeçari, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve pranë varrit të nënës së tij.

Flakët u përhapën më pas me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe më të gjerë.

Zjarri ka përfshirë disa varreza të reja dhe një pjesë të varrezave të vjetra të fëmijëve.

Në një reagim zyrtar, Bashkia e Elbasanit u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, duke theksuar se edhe pakujdesitë më të vogla mund të sjellin pasoja të rënda.

Elbasani po përballet prej ditësh me disa vatra zjarri, ndërsa ky i fundit në varreza ka prekur ndjeshëm ndjenjat e dhimbjes dhe respektit të familjeve që kujdesen për të afërmit e tyre të ndjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flakët përfshinë varrezat pasi dogji shkurret te varri nënës, procedohet 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Zjarri në varrezat e Elbasanit, procedohet 33-vjeçari

Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e zjarrvënies në varrezat e fshatit Shënkoll në datën 2 korrik. U raportua se i dyshuar për ngjarjen ishte një 33-vjeçar që u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe që dëshmoi se po përpiqej të digjte barishtet që kishin mbuluar varrin e nënës së tij, por situata ka […]

The post Zjarri në varrezat e Elbasanit, procedohet 33-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌