Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e krizës institucionale në Kosovë ishte gjithçka përveç asaj që e pritën të gjithë. Ishte sikur ato rastet kur realizohet një ëndërr pas një kohe, por që nuk i ngjan atij përjetimit fillestar. Për dikë mund të ketë qenë edhe zhgjëndërr.
Aktgjykimi parasheh 26 korrikun si afatin e fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, por jo edhe pasojat e mundshme, nëse nuk finalizohet procesi deri atëherë.
Tentime për konstituimin e Kuvendit ka pasur prej 15 prillit, por seancave prej 2-3 minutash nuk po u shihet fundi. Në këtë situatë, kur secila palë insiston se ka të drejtë dhe se faji është te tabori tjetër, nuk ka mbetur shumë përveçse të zbërthejmë se si do të dukej një zgjidhje ideale për të ecur përpara.
E theksojmĂ«: ideale, pasi nĂ« politikĂ« njĂ« plus njĂ« duket se asnjĂ«herĂ« nuk bĂ«jnĂ« dy. Natyrisht qĂ« secili e ka bindjen dhe vizionin e vet se çfarĂ« do tâi jepte fund krizĂ«s, por pĂ«r Vullnet Bugaqkun, hulumtues i lartĂ« nĂ« Institutin Demokratik tĂ« KosovĂ«s (KDI), çelĂ«si Ă«shtĂ« te kompromisi mes partive politike.
Ai vlerëson se detyrimet më të mëdha në këtë drejtim i ka Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si ftuesja e më së shumti votave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
âIdeale do tĂ« ishte qĂ« LVV-ja tĂ« hiqte dorĂ« nga propozimi i Albulena Haxhiut pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit, dhe tĂ« gjente njĂ« kandidaturĂ« mĂ« unifikuese, qĂ« do tĂ« ishte lehtĂ« e pranueshme pĂ«r pjesĂ«n tjetĂ«r. Zgjidhja mĂ« e lehtĂ« dhe mĂ« e thjeshtĂ« do tĂ« ishte kjoâ, shprehet Bugaqku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«. PĂ«r LVV-nĂ«, ky opsion Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m, pasi anĂ«tarĂ« tĂ« saj besojnĂ« se pikĂ«risht pozita e tĂ« parit ua ofron komoditetin e vendimmarrjes.
Pas njĂ« takimi me pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« partive politike, mĂ« 28 qershor, kryeministri nĂ« detyrĂ« i KosovĂ«s, njĂ«herĂ«sh kryetar i LVV-sĂ«, Albin Kurti, tha se i ka shtruar nĂ« tavolinĂ« dy kompromise: i pari, kandidatura e Haxhiut tĂ« tĂ«rhiqet nĂ«se ajo nuk i merr votat e nevojshme pĂ«rmes njĂ« votimi tĂ« fshehtĂ«, dhe i dyti, partitĂ« tâi delegojnĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e tyre nĂ« njĂ« komision pĂ«r votim tĂ« fshehtĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ai tĂ« rrĂ«zohet, mĂ« pas, me votĂ«.
âAktgjykimi i GjykatĂ«s Kushtetuese e ka nĂ«nvizuar qartĂ« qĂ« seanca konstituive e ka rendin e ditĂ«s tĂ« paracaktuar, dhe nĂ« njĂ«farĂ« forme Gjykata e sqaroi qĂ« kryesuesi i seancĂ«s nuk mundet tĂ« propozojĂ« pika tĂ« reja nĂ« rend dite, qoftĂ« tĂ« formimit tĂ« ndonjĂ« komisioni, qoftĂ« tĂ« zhvillimit tĂ« ndonjĂ« mĂ«nyre tjetĂ«r tĂ« votimitâ, vlerĂ«son Bugaqku.
Për partitë e mëdha shqiptare, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kurti vazhdon të jetë i betonuar në idetë e tij fillestare. Ndryshimin e mënyrës së votimit, ato e konsiderojnë jokushtetues, ndërsa Haxhiun e përshkruajnë si figurë përçarëse.
âGjykata Kushtetuese tĂ« dalĂ« me njĂ« interpretim mĂ« tĂ« qartĂ«â
Opsioni i dytë për Bugaqkun është që Gjykata Kushtetuese të dalë me një interpretim më të qartë, dhe që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ose partitë tjera, të kërkojnë sqarime nëse nuk do të respektohet afati kohor.
Ai kujton se deri mĂ« tani ekzistojnĂ« sĂ« paku dy raste kur Gjykata ka nxjerrĂ« vendime nĂ« formĂ« tĂ« sqarimit tĂ« aktgjykimeve tĂ« veta: njĂ«ri pĂ«r vendimin e vitit 2010, lidhur me logon e KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, dhe tjetri mĂ« 2011, kur Jakup Krasniqi â atĂ«botĂ« kryekuvendar â kĂ«rkoi nga Gjykata ta interpretonte zgjedhjen e Behgjet Pacollit president shteti.
Dritëro Arifi, politolog nga Prishtina, beson se presidentja Osmani po vonohet duke mos dërguar në Kushtetuese kërkesë për sqarimin e afateve kohore dhe të aspekteve procedurale, në mënyrë që procesi të ecë përpara.
Ai thotĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se Kosova Ă«shtĂ« duke shkuar drejt zgjedhjeve tĂ« jashtĂ«zakonshme, dhe se çështja Ă«shtĂ« vetĂ«m kur do tĂ« bien dakord partitĂ« pĂ«r datĂ«n e tyre â para apo pas zgjedhjeve lokale tĂ« tetorit.
Osmani i takoi më 2 korrik krerët e partive më të mëdha politike, me qëllim të gjetjes së ndonjë zgjidhjeje, por rezultat të dukshëm nuk pati.
PDK-ja, më 3 korrik, dhe LDK-ja, më 4 korrik, dërguan kërkesa në Gjykatën Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me atë që ato e konsiderojnë moszbatim të aktgjykimit të saj.
MĂ« 30 qershor, 52 organizata tĂ« shoqĂ«risĂ« civile u bĂ«nĂ« thirrje partive parlamentare, nĂ« veçanti partisĂ« fituese tĂ« zgjedhjeve, ta konstituojnĂ« Kuvendin e ri tĂ« KosovĂ«s, duke thĂ«nĂ« se bllokada po e cenon rendin demokratik. Deri nĂ« gjetjen e âformulĂ«s magjikeâ do tĂ« vazhdojmĂ« tâi shohim deputetĂ«t duke fajĂ«suar njĂ«ri-tjetrin çdo 48 orĂ«âŠ/ REL
The post Analiza/ Në kushte ideale, si do të duhej të zgjidhej kriza institucionale në Kosovë appeared first on Sot News | Lajme.