❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës

Ministria e Jashtme e Holandës njoftoi se do ua ndalojë hyrjen në shtet dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë për shkak të situatës së përkeqësuar humanitare në Gazë. Kjo ndalesë dhe masa të tjera u bënë publike përmes një letre që ministri i Jashtëm, Caspar Veldkamp, ua dërgoi ligjvënësve të hënën në mbrëmje, duke [
]

The post Holanda ua ndalon hyrjen dy ministrave izraelitë për shkak të Gazës appeared first on BoldNews.al.

Holanda për herë të parë e cilëson Izraelin si kërcënim për sigurinë e vendit

Holanda e ka përfshirë Izraelin për herë të parë në listën e saj të shteteve të huaja që përbëjnë një kërcënim për vendin, sipas një raporti të kohëve të fundit të publikuar nga agjencia kryesore kundër terrorizmit të vendit, Koordinatori Kombëtar Holandez për Sigurinë dhe Kundërterrorizmin (NCTV).

Dokumenti, i titulluar Vlerësimi i Kërcënimeve nga Aktorët Shtetërorë, tregon përpjekjet e Izraelit për të manipuluar opinionin publik holandez dhe për të ndikuar në vendimmarrjen politike përmes fushatave të dezinformimit.

Një incident i cituar në raport përfshin një dokument të qarkulluar vitin e kaluar nga një ministri izraelite te gazetarët dhe politikanët holandezë përmes kanaleve jozyrtare.

Raporti pretendonte se dokumenti përmbante detaje personale të pazakonta dhe të padëshiruara në lidhje me qytetarët holandezë, pas tensioneve gjatë një tubimi në Amsterdam të mbështetësve të ekipit të futbollit Maccabi Tel Aviv.

NCTV gjithashtu ngriti shqetësime mbi kërcënimet në rritje nga Izraeli -ja ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) në Hagë.

Këto kërcënime, vuri në dukje, mund të prishin potencialisht punën e gjykatës. /AA/

The post Holanda për herë të parë e cilëson Izraelin si kërcënim për sigurinë e vendit appeared first on Telegrafi.

A fitojnë emigrantët më pak se punonjësit vendas në BE?

Megjithëse afërsisht 40 për qind e qytetarëve jo-anëtarë të Bashkimit Evropian janë të mbikualifikuar për punët e tyre, ata fitojnë pothuajse 18 për qind më pak se vendasit.

Sipas një studimi të publikuar në revistën Nature, emigrantët fitojnë mesatarisht 17.9 për qind më pak në vit se vendasit në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Hulumtimi analizoi pagat e 13.5 milionë punonjësve në nëntë vende, përfshirë Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Norvegjinë, Spanjën dhe Suedinë, gjatë periudhës 2016-2019.

Tre të katërtat e kësaj diference pagash ishin rezultat i mungesës së qasjes në punë me paga më të larta, ndërsa vetëm një e katërta e diferencës i atribuoheshin dallimeve në paga midis punëtorëve emigrantë dhe vendas në të njëjtin punë, raporton euronews.

Në Spanjë, diferenca në paga ishte mbi 29 për qind, më e larta ndër të shtatë vendet evropiane. Të huajt përbëjnë 13 për qind të fuqisë punëtore të vendit, duke kontribuar në rritjen ekonomike dhe shtimin e popullsisë.

 

Në Norvegji, Gjermani, Francë dhe Holandë, emigrantët fitojnë midis 15 dhe 20 për qind më pak se vendasit.

NdĂ«rsa nĂ« Suedi – njĂ« vend ku shumĂ« emigrantĂ« tĂ« punĂ«suar gjejnĂ« punĂ« nĂ« sektorin publik – diferenca ishte vetĂ«m 7 pĂ«r qind.

Vendi ku lindën emigrantët gjithashtu kishte rëndësi, transmeton Telegrafi.

Diferencat më të mëdha mesatare të pagave ishin për emigrantët nga Afrika nën-Sahariane, me 26.1 për qind, dhe nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, me 23.7 për qind.

Emigrantët nga Evropa, Amerika e Veriut dhe vendet e tjera perëndimore përjetuan një ndryshim shumë më të vogël mesatar në paga krahasuar me vendasit, vetëm 9 për qind.

Megjithatë, fëmijët e emigrantëve kishin një diferencë më të vogël të konsiderueshme në të ardhura, duke fituar mesatarisht 5.7 për qind më pak se punonjësit me prindër vendas.

Dallimet në paga brenda të njëjtit punë midis vendasve dhe fëmijëve të emigrantëve janë njëlloj shumë të vogla, nën 2 për qind në të gjitha vendet.

ÇfarĂ« mund tĂ« bĂ«het pĂ«r tĂ« reduktuar kĂ«tĂ« diferencĂ« pagash?

Në vitin 2023, 39.4 2 për qind e qytetarëve jo-anëtarë të BE-së ishin të mbikualifikuar për punët ku punonin, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it.

Sipas një studimi të McKinsey, përmirësimi i lëvizshmërisë sociale mund të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të vendeve evropiane me 3 2 për qind deri në 9 2 për qind dhe të mbyllë hendekun e aftësive që pritet të shfaqet deri në vitin 2030, pa pasur nevojë për trajnime të reja apo ndryshim karriere.

Një grup masash mund të zbatohet për të reduktuar në mënyrë efektive ndarjen në nivel pune, thanë kërkuesit e studimit.

Këto përfshijnë trajnime në gjuhë, trajnime profesionale, programe ndihme për kërkimin e punës që lidhin drejtpërdrejt punonjësit me punëdhënësit, përmirësimin e qasjes në arsimin vendas dhe njohjen e kualifikimeve të huaja.

Aktualisht, disa vende të BE-së kanë zbatuar iniciativa për të trajtuar këtë çështje.

Në vitin 2024, Gjermania zbatoi Ligjin për Imigracionin e Aftë, i cili lejoi diplomantët e huaj të punojnë ndërkohë që gradat e tyre po njiheshin zyrtarisht.

Franca kĂ«tĂ« vit reformoi lejen e qĂ«ndrimit “Carte Talent” – njĂ« leje qĂ«ndrimi shumĂ«vjeçare pĂ«r shtetasit e huaj nĂ« FrancĂ« – pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr profesionistĂ« tĂ« kualifikuar dhe pĂ«r tĂ« adresuar mungesat nĂ« tregun e punĂ«s, sidomos nĂ« sektorin shĂ«ndetĂ«sor.

“KĂ«to lloj politikash ndihmojnĂ« qĂ« punonjĂ«sit e lindur jashtĂ« vendit tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« kapacitetin e tyre tĂ« plotĂ«, dhe qĂ« vendet tĂ« pĂ«rfitojnĂ« plotĂ«sisht nga emigracioni nĂ« aspektin e rritjes sĂ« produktivitetit, tĂ« ardhurave mĂ« tĂ« larta nga taksat dhe zvogĂ«limit tĂ« pabarazive,” thanĂ« nĂ« studim kĂ«rkuesit Marta M. Elvira, Are Skeie Hermansen dhe Andrew Penner.

“Politika e mençur e emigracionit nuk mbaron nĂ« kufi – aty fillon”, shtuan ata. /Telegrafi/

The post A fitojnë emigrantët më pak se punonjësit vendas në BE? appeared first on Telegrafi.

Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanĂ« reaguar pasi presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% pĂ«r tĂ« gjitha mallrat e BE-sĂ« tĂ« importuara nĂ« SHBA, duke i bĂ«rĂ« thirrje BE-sĂ« tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r kundĂ«rmasa, negociata “pragmatike” dhe njĂ« “marrĂ«veshje tĂ« drejtĂ«â€.

Trump njoftoi se tarifat do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA nga 1 gushti.

E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.

Presidentja e Komisionit Evropian njoftoi se KE do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme.

“Ne mbetemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« punojmĂ« drejt njĂ« marrĂ«veshjeje deri mĂ« 1 gusht. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ne do tĂ« ndĂ«rmarrim tĂ« gjitha hapat e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e BE-sĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« marrjen e kundĂ«rmasave proporcionale nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme”, tha Ursula von der Leyen.

“Bashkimi Evropian mbetet i fortĂ«, i bashkuar dhe i gatshĂ«m pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e tij”, tha presidenti i KĂ«shillit Evropian Antonio Costa.

“Tarifat janĂ« taksa. Ato nxisin inflacionin, krijojnĂ« pasiguri dhe pengojnĂ« rritjen ekonomike. Ne do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« partneritete tĂ« forta tregtare nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, shtoi ai.

“Bashkimi Evropian duhet tĂ« pĂ«rshpejtojĂ« pĂ«rgatitjet pĂ«r kundĂ«rmasat pasi SHBA kĂ«rcĂ«noi me tarifa prej 30% pĂ«r mallrat e BE-sĂ«â€, tha presidenti i FrancĂ«s.

“MĂ« shumĂ« se kurrĂ«, i takon Komisionit tĂ« tregojĂ« vendosmĂ«rinĂ« e Unionit pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat evropiane”, shtoi Emmanuel Macron.

Ndryshe, Ministrja e EkonomisĂ« e GjermanisĂ« i bĂ«ri thirrje BE-sĂ« pĂ«r negociata “pragmatike” me SHBA-nĂ« pas kĂ«rcĂ«nimeve nga Donald Trump, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Tani i takon BE-sĂ«, nĂ« kohĂ«n e mbetur, tĂ« negociojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« pragmatike njĂ« zgjidhje me SHBA-nĂ«â€, tha Katherina Reiche.

“Komisioni Evropian ka mbĂ«shtetjen tonĂ« nĂ« kĂ«tĂ« qasje”, shtoi ministrja gjermane.

“ËshtĂ« thelbĂ«sore tĂ« qĂ«ndrojmĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« negociatat tregtare me SHBA-nĂ« dhe tĂ« shmangim polarizimin e mĂ«tejshĂ«m”, tha zyra e kryeministres italiane.

Giorgia Meloni Ă«shtĂ« e bindur se mund tĂ« arrihet njĂ« “marrĂ«veshje e drejtĂ«â€ pĂ«r tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-sĂ«.

“Njoftimi i SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« vendosur tarifa mbi mallrat e BE-sĂ« nga 1 gushti Ă«shtĂ« shqetĂ«sues dhe jo rruga pĂ«rpara”, tha kryeministri holandez Dick Schoof.

“Si BE, ne duhet tĂ« mbetemi tĂ« bashkuar dhe tĂ« vendosur pĂ«r tĂ« arritur njĂ« zgjidhje tĂ« dobishme reciprokisht me SHBA-nĂ«â€, shtoi ai. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa ndaj BE-së, katër shtete kërkojnë kundërmasa dhe negociata appeared first on Telegrafi.

Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë

Agjencitë holandeze të inteligjencës kanë mbledhur prova për përdorimin e gjerë të armëve kimike të ndaluara nga Rusia në Ukrainë, duke përfshirë hedhjen e agjentëve mbytës nga dronë në llogore, ka njoftuar ministri holandez i mbrojtjes dhe kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake.

Ministri Ruben Brekelmans bëri thirrje për sanksione më të ashpra kundër Moskës.

“PĂ«rfundimi kryesor Ă«shtĂ« se ne mund tĂ« konfirmojmĂ« se Rusia po intensifikon pĂ«rdorimin e armĂ«ve kimike”, tha Brekelmans.

“Ky intensifikim Ă«shtĂ« shqetĂ«sues sepse Ă«shtĂ« pjesĂ« e njĂ« trendi qĂ« kemi vĂ«nĂ« re pĂ«r disa vite, se pĂ«rdorimi i armĂ«ve kimike nga Rusia nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ« po bĂ«het normal, i standardizuar dhe i pĂ«rhapur gjerĂ«sisht.”

Bëhet e ditur se inteligjenca holandeze ka zbuluar përdorimin e dyshuar të kloropikrinës, një agjent i ndaluar i përdorur për herë të parë nga Gjermania gjatë Luftës së Parë Botërore, shkruan Reuters.

Kreu i Agjencisë Holandeze të Inteligjencës Ushtarake (MIVD), Peter Reesink, tha se zbulimi u bazua në hetimin e tyre të pavarur.

SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë për përdorimin e kloropikrinës në maj të vitit të kaluar dhe Ukraina pretendon se Rusia e ka përdorur armën kimike të ndaluar disa mijëra herë.

Ndryshe, Brekelmans pretendon se të paktën tre vdekje të ukrainasve janë të lidhura me përdorimin e armëve kimike, dhe se më shumë se 2,500 të lënduar në fushën e betejës kanë raportuar simptoma të ngjashme me helmimin nga armë të tilla. /Telegrafi/

The post Inteligjenca holandeze: Rusia po përdor armë kimike në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

‘ShtĂ«pia e babĂ«s’ – ShtĂ«pia e BardhĂ« ndan videon e vizitĂ«s sĂ« Trump nĂ« NATO, e cila do tĂ« shoqĂ«rohet me kĂ«ngĂ«n e Usher

Komenti qĂ« tĂ«rhoqi vĂ«mendjen e shumĂ« njerĂ«zve dje – dhe ndoshta edhe i argĂ«toi disa tĂ« tjerĂ« – ishte shefi i NATO-s, Mark Rutte, i cili iu referua Donald Trump si “baba”.

Dhe tani duket se Shtëpia e Bardhë u argëtua po aq shumë nga komentet, transmeton Telegrafi.

Administrata ka vendosur qartë të argëtohet pak me fjalët duke ndarë një video të vizitës së presidentit në Hagë, e shoqëruar me këngën Hey Daddy (Shtëpia e babës) nga këngëtari amerikan Usher.

I pyetur dje pĂ«r luftĂ«n e Izraelit dhe Iranit, Trump i krahasoi tĂ« dy kombet me “dy fĂ«mijĂ« nĂ« oborrin e njĂ« shkolle”, duke thĂ«nĂ« “ata rrahĂ«n, nuk mund t’i ndalosh”.

“LĂ«rini tĂ« rrahĂ«n pĂ«r rreth dy, tre minuta. Pastaj Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« t’i ndalosh”, shtoi presidenti amerikan.

Rutte mĂ« pas bĂ«ri shaka: “Dhe pastaj babi ndonjĂ«herĂ« duhet tĂ« pĂ«rdorĂ« gjuhĂ« tĂ« ashpĂ«r pĂ«r t’i ndaluar”. /Telegrafi/

 

The post ‘ShtĂ«pia e babĂ«s’ – ShtĂ«pia e BardhĂ« ndan videon e vizitĂ«s sĂ« Trump nĂ« NATO, e cila do tĂ« shoqĂ«rohet me kĂ«ngĂ«n e Usher appeared first on Telegrafi.

Mbretëresha holandez imiton Trumpin dhe mënyrën se si fliste presidenti amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv

Mbretëresha Maxima e Holandës është akuzuar se ka tallur mënyrën se si presidenti amerikan Donald Trump foli në televizion drejtpërdrejt, ndërsa ai qëndronte pranë saj.

Trump u pa duke pozuar për foto me Mbretëreshën dhe bashkëshortin e saj, Mbretin Willem-Alexander, pasi ai mbërriti në vendin evropian për samitin e NATO-s të mërkurën, transmeton Telegrafi.

Në një video, treshja u pa duke buzëqeshur para kamerave ndërsa Trump bëri një shenjë miratimi, ndërsa Mbreti dukej se qëndronte pak më afër presidentit amerikan sesa gruas së tij.

Trump dhe Mbreti bënë një bisedë të shkurtër dhe qeshën pak, ndërsa Mbretëresha Maxima qëndroi e qetë dhe vazhdoi të buzëqeshte.

“Kjo Ă«shtĂ« fotografia qĂ« duam”, tha Trump ndĂ«rsa Mbreti i tha: “Epo, shpresoj tĂ« keni fjetur mirĂ«â€.

“Ishte shumĂ« mirĂ«â€, u pĂ«rgjigj Trump ndĂ«rsa buzĂ«qeshi pĂ«r herĂ« tĂ« fundit para se tĂ« falĂ«nderonte tĂ« gjithĂ« atje.

Ndërsa e bënte këtë, Mbretëresha Maxima dukej se tallte mënyrën se si lëvizte goja e tij para se të kthehej nga kamerat.

NjerĂ«zit u dyndĂ«n shpejt drejt komenteve pasi e ndoqĂ«n pĂ«rgjigjen e MbretĂ«reshĂ«s, ndĂ«rsa njĂ«ri shkroi: “Nuk kam qenĂ« kurrĂ« njĂ« fans i monarkisĂ« sonĂ« tĂ« ashpĂ«r, por MbretĂ«resha Maxima Ă«shtĂ« fantastike”. /Telegrafi/

The post Mbretëresha holandez imiton Trumpin dhe mënyrën se si fliste presidenti amerikan gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë televiziv appeared first on Telegrafi.

Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë pjesë sot në Samitin e NATO-s që po mbahet në  Hagë të Holandës.

Nga atje ai foli për çështje të ndryshme, duke filluar nga lufta më e fundit mes Izraelit dhe Iranit e deri te siç tha ai Kosova dhe Serbia që ai tha se e ndali këtë luftë.

“NdalĂ«m SerbinĂ« qĂ« ishte gati tĂ« vepronte”, tha presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

Trump iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, ku në ndër tjera përmendin edhe Kosovën dhe Serbinë si dhe theksoi se ai ndali luftëra tjera siq ishte India dhe Pakistani.

Në anën tjetër theksoi se SHBA-të kanë patur një diskutim të mirë më Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte sa i përket rritjes së shpenzimeve në mbrojtje prej 5 për qind të GDP-së.

Megjithatë, ishte Spanja ajo që po kundërshton një përqindje të tillë, për të cilën Trump tha se ata do të paguajnë dyfishin.

Presidenti amerikan kĂ«mbĂ«ngulĂ« se duhet t’i jepet Çmimi Nobel pĂ«r Paqe, pĂ«r faktin se ka ndaluar shumĂ« luftĂ«ra nĂ«pĂ«r botĂ«. /Telegrafi/

 

 

 

The post Në Samitin e NATO-s, Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë appeared first on Telegrafi.

Holanda do t’i dĂ«rgojĂ« UkrainĂ«s 175 milionĂ« euro ndihmĂ« ushtarake

Holanda do t’i sigurojĂ« UkrainĂ«s 100 radarĂ« pĂ«r zbulimin e dronĂ«ve dhe 20 automjete evakuimi mjekĂ«sor si pjesĂ« e njĂ« pakete tĂ« re ndihme prej 175 milionĂ« eurosh (202 milionĂ« dollarĂ«), tha tĂ« martĂ«n ministri holandez i Mbrojtjes, Ruben Brekelmans.

Dorëzimi i radarëve, të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e dronëve që vijnë dhe transmetimin e të dhënave në sistemet e mbrojtjes ajrore, pritet të përfundojë deri në fund të vitit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë të premten, Ministria holandeze e Mbrojtjes specifikoi se 80 milionë euro nga paketa do të shkojnë për mbështetjen e dronëve përmes koalicionit ndërkombëtar të dronëve.

Lëvizja e së martës vjen pas një marrëveshjeje prej 500 milionë eurosh për të prodhuar 600,000 dronë me industrinë e mbrojtjes ukrainase, tha Brekelmans përpara një Samiti të NATO-s në Hagë.

Holanda ka premtuar rreth 10 miliardë euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit të plotë rus në fillim të vitit 2022. /Telegrafi/

The post Holanda do t’i dĂ«rgojĂ« UkrainĂ«s 175 milionĂ« euro ndihmĂ« ushtarake appeared first on Telegrafi.

Holanda, mbrëmje rekordesh/ Holanda, Austria dhe Rumania kaluan lehtë rivalët

Për këtë fanelë kanë luajtur edhe legjenda si Johan Krujf apo Marko Van Basten.

Gjithsesi, jo gjithmonë yjet më të shndritshëm mbajnë rekordet, dhe tek Holanda shënuesit më të mirë janë të tjerë.

Memfis Depai barazoi nivelin e atij qĂ« ishte numri 1, Robin Van Persit, duke pasur tani 50 rrjeta pĂ«r “tulipanĂ«t”.

Sulmuesi kryesor i kombëtares së sotme realizoi dy herë në fitoren 8-0 ndaj Maltës.

Interesant fakti se të dy kanë luajtur nga 102 ndeshje, ndonëse Van Persi më pak minuta në total.

Për Holandën shënuan edhe Van Dajk, Simons, dy herë Malen, Lang, dhe Van der Ven.

Holanda është në vend të dytë në grupin eliminator G të Kupës së Botës, me 6 pikë në dy ndeshje.

Në vend të parë është Finlanda që mundi 2-1 Poloninë në shtëpi dhe ka 7 pikë në 4 ndeshje.

Pohjanpalo nĂ« pjesĂ«n e parĂ« me penallti dhe Kelman pas pushimit I dhanĂ« finlandezĂ«ve epĂ«rsinĂ« 2-0, ndĂ«rsa nĂ« 69’ Kivior shkurtoi diferencĂ«n pĂ«r polakĂ«t.

Në grupin H, Austria nuk pati probleme në San Marino, pikërisht ashtu siç pritej.

Marko Arnautovic realizoi dy gola që në fillim, dhe po ashtu në minutat e para shënoi gjithashtu Gregoriç.

Baumgartner fiksoi shifrat 4-0 qĂ« nĂ« 27’, dhe mĂ« pas austriakĂ«t u duk sikur thjesht pritĂ«n fundin e ndeshjes duke nisur pushimet para kohe.

Në të njëjtin grup, Rumania e pati paksa më të vështirë në Bukuresht ndaj Qipros.

Fitorja ishte e pastĂ«r, 2-0 nĂ« “Stadiumin KombĂ«tar”, me gola shĂ«nuar nĂ« fund tĂ« pjesĂ«s sĂ« parĂ« nga TĂ«nase dhe Man.

Në krye të këtij grupi është Bosnje-Hercegovina me 9 pikë të plota, Austria ka 6, po aq sa Rumania.

Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë

Holanda do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale është rrëzuar pas tërheqjes së mbështetjes nga partia e ekstremit të djathtë, PVV. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri në detyrë, Dick Schoof, i cili njoftoi se një datë për zgjedhjet do të caktohet së shpejti.

Sipas Schoof, në parlament ekziston një mbështetje e gjerë për zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Ai theksoi se qeveria teknike do të vazhdojë funksionimin deri në formimin e një qeverie të re, proces i cili në Holandë zakonisht kërkon muaj të tërë për shkak të fragmentarizimit politik.

Kriza politike u shkaktua nga vendimi i liderit tĂ« sĂ« djathtĂ«s ekstreme, Geert Wilders, pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr partinĂ« e tij PVV nga koalicioni qeverisĂ«s. Wilders akuzoi qeverinĂ« se po vononte zbatimin e njĂ« politike tĂ« ashpĂ«r kundĂ«r emigracionit – njĂ« premtim kryesor i PVV-sĂ« pas fitores nĂ« zgjedhjet e vitit 2023.

TĂ«rheqja e PVV-sĂ« do tĂ« sjellĂ« edhe largimin e ministrave tĂ« saj nga qeveria. NdĂ«rkohĂ«, Schoof ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se do tĂ« qĂ«ndrojĂ« si kryeministĂ«r nĂ« detyrĂ« deri nĂ« krijimin e njĂ« kabineti tĂ« ri dhe e ka quajtur vendimin e Wilders “tĂ« papĂ«rgjegjshĂ«m”.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen jo më herët se tetori i këtij viti.

The post Holanda drejt zgjedhjeve të parakohshme pas rrëzimit të qeverisë appeared first on Lapsi.al.

Ukraina ftohet në samitin e NATO-s

Ukraina është ftuar në samitin e ardhshëm të NATO-s, ka deklaruar Volodymyr Zelensky.

Holanda do të jetë mikpritëse e një samiti të liderëve të NATO-s në Hagë, më 24-25 qershor, dhe pritet që mbështetja ushtarake dhe politike për Ukrainën të jetë një nga temat kryesore të samitit.

Lidhur me samitin, presidenti ukrainas ka thĂ«nĂ« se “ne u ftuam nĂ« samitin e NATO-s. Mendoj se kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”.

Zelensky nuk ka specifikuar se kush do ta përfaqësojë në këtë ngjarje Ukrainën, raporton skynews.

Lideri ukrainas ka bërë thirrje që NATO të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Ai gjithashtu ka shtyrë përpara kërkesën që Ukraina të bëhet anëtare e aleancës së mbrojtjes, madje ka deklaruar se është i gatshëm të heqë dorë nga presidenca për këtë qëllim.

Ndërkohë, Moska ka deklaruar se kushtet për përfundimin e luftës në Ukrainë përfshijnë kërkesën që udhëheqësit perëndimorë të zotohen me shkrim se do të ndalin zgjerimin e NATO-s drejt lindjes. /Telegrafi/

The post Ukraina ftohet në samitin e NATO-s appeared first on Telegrafi.

Wilders largohet nga koalicioni, Holanda përballë pasigurive politike

Lideri i ekstremit të djathtë holandez, Geert Wilders, njoftoi të martën largimin e partisë së tij PVV nga koalicioni qeverisës, duke shkaktuar rënien e qeverisë së djathtë dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja në Holandë.

Vendimi i Wilders vjen pas mosmarrĂ«veshjeve tĂ« thella me partnerĂ«t e koalicionit mbi politikat e migracionit, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me ndalimin e azilit – njĂ« nga premtimet kryesore tĂ« tij zgjedhore. “AsnjĂ« nĂ«nshkrim sipas planeve tona tĂ« azilit. PVV largohet nga koalicioni,” shkroi Wilders nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X.

Ky zhvillim i papritur i jep fund një koalicioni të brishtë që kishte qenë në vështirësi për të gjetur konsensus që nga formimi i tij në korrik të vitit të kaluar. Largimi i PVV-së ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajve të ardhshëm, duke shtuar pasiguri në një nga ekonomitë më të mëdha të eurozonës.

Kriza politike ka ndikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« edhe nĂ« angazhimet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« HolandĂ«s, pĂ«rfshirĂ« vonesat e mundshme nĂ« miratimin e rritjes sĂ« buxhetit tĂ« mbrojtjes pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur objektivat e NATO-s. Situata vjen nĂ« njĂ« moment kritik, pasi Holanda pritet tĂ« presĂ« njĂ« samit tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« udhĂ«heqĂ«sve tĂ« NATO-s nĂ« HagĂ« mĂ« vonĂ« kĂ«tĂ« muaj – me shumĂ« gjasa, tashmĂ«, me njĂ« qeveri tĂ« pĂ«rkohshme.

Pavarësisht se Wilders fitoi zgjedhjet e fundit, mbështetja për të ka rënë që nga hyrja në qeveri. Sipas sondazheve të fundit, partia e tij renditet tashmë në të njëjtin nivel me aleancën Laburistë-Të Gjelbërit (PvdA-GroenLinks), që aktualisht është forca e dytë më e madhe në parlament.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Wilders largohet nga koalicioni, Holanda përballë pasigurive politike appeared first on Euronews Albania.

Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Qeveria holandeze ka rënë sot pas mosmarrëveshjeve mbi propozimet për imigracionin, që çuan në tërheqjen e partisë së udhëheqësit të ekstremit të djathtë Geert Wilders nga koalicioni qeverisës.

Wilders tha në një postim të përkthyer nga CNBC në platformën sociale X, se partia e tij Partia për Liri (PVV) do të largohej për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për propozimet e tyre për azilin.

PVV fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të Holandës në vitin 2023, duke e rrëzuar partinë e ish-kryeministrit Mark Rutte nga vendi i parë.

Pavarësisht fitores, katër partitë kryesore të vendit zgjodhën ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së Holandës, Dick Schoof, si kryeministër.

Wilders të dielën kishte paralajmëruar se partia e tij mund të largohej nga koalicioni, transmeton Telegrafi.

“MĂ« lejoni tĂ« jem shumĂ« i qartĂ«. NĂ«se shumica e propozimeve tona nga plani dhjetĂ«pikĂ«sh i azilit nuk miratohen nga koalicioni (dhe kĂ«shtu nuk shtohen nĂ« MarrĂ«veshjen e Vijave Kryesore) dhe nuk zbatohen nga kabineti sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur, atĂ«herĂ« PVV do tĂ« tĂ«rhiqet nga ky koalicion”, tha ai nĂ« njĂ« postim nĂ« X gjatĂ« fundjavĂ«s.

Javën e kaluar, PVV paraqiti një plan me 10 pika për të ulur imigracionin, i cili përfshinte një thirrje për të ndaluar azilin dhe për të ndaluar përkohësisht ribashkimin e familjeve për të gjithë azilkërkuesit që u është dhënë statusi i refugjatit. /Telegrafi/

 

The post Bie qeveria holandeze, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni appeared first on Telegrafi.

Holanda dërgoi grupin e fundit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes e Holandës ka njoftuar dorëzimin e grupit të fundit prej 24 aeroplanësh luftarakë F-16 në Ukrainë.

Aeroplanët e fundit holandezë F-16 me destinacion Ukrainën u nisën të hënën nga baza ajrore Volkel në jug të vendit për në Belgjikë, ku do të përgatiten për dorëzim.

Ruben Brekelmans, Ministri i Mbrojtjes i Holandës, ishte i pranishëm gjatë largimit të F-16, transmeton Telegrafi.

“AeroplanĂ«t F-16 janĂ« me rĂ«ndĂ«si jetike pĂ«r UkrainĂ«n pĂ«r shkak tĂ« sulmeve tĂ« pĂ«rditshme ajrore ruse. Ato na lejojnĂ« tĂ« mbajmĂ« agresionin rus larg nesh”, komentoi Ruben Brekelmans.

Ministria holandeze e Mbrojtjes thekson se transferimi i F-16 nuk do të thotë fundi i pjesëmarrjes së vendit në koalicionin e aeroplanëve luftarakë, të cilin e udhëheq së bashku me Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara.

Vendi, ndër të tjera, ndihmon në ruajtjen e gatishmërisë luftarake të aeroplanëve luftarakë dhe organizon trajnimin e pilotëve në Qendrën Evropiane të Trajnimit F-16 në Rumani. /Telegrafi/

 

The post Holanda dërgoi grupin e fundit të aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Me sytĂ« kah Rusia, disa vende evropiane kanĂ« krijuar njĂ« “koalicion pĂ«r pĂ«rgatitjen ndaj krizave”

TetĂ« vende tĂ« BE-sĂ« tĂ« enjten nisĂ«n njĂ« koalicion tĂ« tĂ« vullnetshmĂ«ve pĂ«r pĂ«rgatitjen pĂ«r kriza, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r “veprim urgjent dhe tĂ« koordinuar evropian” pĂ«r ta bĂ«rĂ« bllokun mĂ« “tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m” ndaj fatkeqĂ«sive natyrore dhe atyre tĂ« shkaktuara nga njeriu.

GatishmĂ«ria pĂ«r kriza Ă«shtĂ« njĂ« kompetencĂ« kombĂ«tare nĂ« tĂ« gjithĂ« BE-nĂ«, por “koalicioni i ri i tĂ« vullnetshmĂ«ve” – i pĂ«rbĂ«rĂ« nga Belgjika, Estonia, Finlanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda dhe Suedia – tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se “pĂ«rpjekjet nga shtetet anĂ«tare dhe institucionet e BE-sĂ«â€ janĂ« tĂ« nevojshme “pasi krizat janĂ« bĂ«rĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« ndĂ«rkufitare, ndĂ«rsektoriale dhe janĂ« rritur nĂ« kompleksitet”.

“Rusia po angazhohet nĂ« veprime destabilizuese qĂ« mund tĂ« ndikojnĂ« nĂ« tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare. Mund tĂ« shohim se kjo aftĂ«si mund tĂ« rritet potencialisht nĂ«se Rusia nuk Ă«shtĂ« mĂ« aq e pĂ«rfshirĂ« nĂ« UkrainĂ« – nĂ«se arrijmĂ« njĂ« marrĂ«veshje paqeje”, tha pĂ«r Euronews, ministri suedez pĂ«r Mbrojtjen Civile, Carl-Oskar Bohlin, shkruan Euronews, pĂ«rcjell Telegrafi.

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare tĂ« punojnĂ« pĂ«r pĂ«rgatitjen civile dhe forcimin e qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«â€.

“PĂ«r tĂ« pasur njĂ« aftĂ«si ushtarake tĂ« besueshme, na duhet gjithashtu njĂ« aftĂ«si e besueshme pĂ«r tĂ« trajtuar krizat brenda shoqĂ«risĂ« sonĂ«. Duhet tĂ« tregojmĂ« se nuk do tĂ« dorĂ«zohemi kurrĂ«. NĂ«se njĂ« kundĂ«rshtar do tĂ« niste njĂ« sulm tĂ« padrejtĂ« kundĂ«r nesh, duhet ta bĂ«jmĂ« tĂ« qartĂ« se jemi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m – dhe tĂ« paraqesim njĂ« shoqĂ«ri tĂ« fortĂ« tĂ« cilĂ«n nuk ia vlen pĂ«r t’a sulmuar”, shtoi ai.

Disa nga kërcënimet që koalicioni i ri thotë se BE-ja duhet të forcojë përgatitjen dhe qëndrueshmërinë e saj përfshijnë kërcënime ushtarake, hibride, terroriste dhe kriminale, manipulim dhe ndërhyrje të huaja, dhe probleme të tjera të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.

Ministrat qĂ« morĂ«n pjesĂ« nĂ« takim ranĂ« dakord tĂ« zhvillojnĂ« dhe tĂ« punojnĂ« nĂ« njĂ« AgjendĂ« tĂ« PĂ«rbashkĂ«t tĂ« Koalicionit qĂ« do t’i shihte ata tĂ« zbatonin StrategjinĂ« e Unionit tĂ« PĂ«rgatitjes tĂ« propozuar nga Komisioni Evropian dy muaj mĂ« parĂ«.

Komisioni po argumenton se ekziston nevoja për harmonizim në të 27 shtetet anëtare, pasi nivelet e përgatitjes për kriza ndryshojnë shumë, për shkak të vlerësimeve të ndryshme të kërcënimeve të bazuara kryesisht në gjeografi.

Plani nga ekzekutivi i BE-së bëri thirrje për rritjen e rezervave të pajisjeve dhe furnizimeve thelbësore, duke përfshirë kundërmasat mjekësore, lëndët e para kritike dhe pajisjet e energjisë, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve civile dhe ushtarake.

MegjithatĂ«, iniciativa kryesore ishte njĂ« thirrje pĂ«r shtetet anĂ«tare pĂ«r tĂ« zhvilluar “njĂ« komplet mbijetese 72-orĂ«sh pĂ«r qytetarĂ«t”.

Ky komplet, tha në atë kohë Komisionerja e Përgatitjes për Krizat, Hadja Lahbib, duhet të përfshijë ushqim, ujë, ilaçe, një radio portative, një elektrik dore, bateri rezervë, karikues, para në dorë, kopje të dokumenteve të rëndësishme, duke përfshirë recetat mjekësore, çelësa rezervë, rroba për ngrohje dhe mjete bazë si thika.

Iniciativa u cilësua menjëherë nga disa si alarmiste dhe nxitëse frike, por një ndërprerje e zgjatur e energjisë elektrike në të gjithë vendin në Spanjë muajin e kaluar e pa Komisionin të justifikohej pjesërisht.

“NĂ« HolandĂ«, ne tashmĂ« po punojmĂ« shumĂ« pĂ«r qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ«, por Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mos kufizohemi vetĂ«m nĂ« kufijtĂ« kombĂ«tarĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, mund tĂ« mĂ«sojmĂ« shumĂ« nga vendet pĂ«rreth nesh qĂ« janĂ« tashmĂ« mĂ« tĂ« pĂ«rparuara”, tha David van Weel, ministri holandez i drejtĂ«sisĂ« dhe sigurisĂ«, duke pĂ«rmendur SuedinĂ«, DanimarkĂ«n dhe shtetet baltike si shembuj.

“NjĂ« Bashkim Evropian i qĂ«ndrueshĂ«m na bĂ«n mĂ« tĂ« fortĂ« dhe siguron qĂ« Evropa tĂ« jetĂ« e pĂ«rgatitur pĂ«r problemet nĂ« shoqĂ«ri tĂ« shkaktuara nga lloje tĂ« ndryshme krizash. Gjithashtu, nuk bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r paketa emergjence pĂ«r qytetarĂ«t e BE-sĂ«, por edhe, pĂ«r shembull, pĂ«r riparimin e rrjetit elektrik ose infrastrukturĂ«s tjetĂ«r jetĂ«sore. Mund t’i mendoni qytetarĂ«t e trajnuar si punonjĂ«s tĂ« mbrojtjes civile pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« punĂ« pĂ«rsĂ«ri depozitat e shkatĂ«rruara tĂ« energjisĂ« elektrike, pĂ«r tĂ« shuar zjarret ose pĂ«r tĂ« ofruar ndihmĂ«n e parĂ« mjekĂ«sore nĂ« njĂ« krizĂ«â€, shtoi ai.

Grupi planifikon të takohet dy herë në vit, me takimin e radhës që do të mbahet në Suedi.

Dhe Euronews thotĂ« se Polonia dhe Gjermania kanĂ« shprehur interes pĂ«r t’u bashkuar me koalicionin. /Telegrafi/

The post Me sytĂ« kah Rusia, disa vende evropiane kanĂ« krijuar njĂ« “koalicion pĂ«r pĂ«rgatitjen ndaj krizave” appeared first on Telegrafi.

Sulm me thikĂ« nĂ« HolandĂ«, disa persona tĂ« plagosur – pĂ«rfshirĂ« njĂ« zyrtar policor

Disa persona janë plagosur në një sulm masiv me thikë në Holandë.

Një oficer policie ishte midis viktimave dhe të paktën një person thuhet se është ende në gjendje shumë të rëndë, transmeton Telegrafi.

Shërbimet e emergjencës u thirrën në vendngjarje në Hoofddorp, qytetin kryesor në Haarlemmermeer, në Holandën veriore, herët këtë mëngjes.

Policia tha në një deklaratë se mori një raport për një incident me thikë në Fanny Blankers-Koenlaan rreth orës 6 të mëngjesit.

“Ka disa viktima, pĂ«rfshirĂ« njĂ« koleg. Autoambulanca tĂ« shumta janĂ« nĂ« vendngjarje”, tha Eenheid Noord-Holland nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Mediat lokale raportuan se oficeri i plagosur Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« spital, me njĂ« makinĂ« policie “tĂ« lyer me gjak”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi incidentin. Policia po heton aktualisht dhe ka mbyllur rrugën.

Fanny Blankers-Koenlaan është një strukturë banimi në grup për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale të lehta ose të moderuara.

Nuk është e qartë nëse dikush është arrestuar. Pritet që policia të japë më shumë informacion më vonë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan një kordon policie që shënonte një zonë në një rrugë në qytet.

Autoambulancat ishin parkuar në të dyja anët e rrugës dhe oficerët e policisë mund të shiheshin duke qëndruar pranë, pranë asaj që dukej të ishte një barelë.

Policia nuk ka zbuluar identitetin e të plagosurve, ose natyrën e plagëve, përveç faktit se një person ishte plagosur rëndë. /Telegrafi/

The post Sulm me thikĂ« nĂ« HolandĂ«, disa persona tĂ« plagosur – pĂ«rfshirĂ« njĂ« zyrtar policor appeared first on Telegrafi.

Si i rrisin fĂ«mijĂ«t mĂ« tĂ« lumtur nĂ« botĂ« nĂ« HolandĂ« – njĂ« metodĂ« qĂ« ndryshon jetĂ«n

Një anketë e UNICEF-it tregoi se ky shtet është vendi më i mirë për të qenë fëmijë

Holanda është vendi më i mirë për të qenë fëmijë bazuar në masat e mirëqenies mendore, shëndetit fizik dhe aftësive, sipas një studimi të publikuar së fundmi nga organizata e OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Danimarka është në vendin e dytë, Franca është në vendin e tretë, e ndjekur nga Portugalia dhe Irlanda, thuhet në raportin e UNICEF-it, i cili krahasoi të dhënat nga 43 vende të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe BE-së.

Si duket kjo në praktikë kur bëhet fjalë për Holandën dhe rritjen e fëmijëve?

Amanda van Mulligen, e cila u zhvendos nga Britania nĂ« HolandĂ« 25 vjet mĂ« parĂ«, foli pĂ«r kĂ«tĂ« nĂ« blogun e saj “Turning Dutch”. Ajo thotĂ« se e konsideron veten me fat qĂ« po rrit fĂ«mijĂ«t e saj nĂ« HolandĂ«.

Fëmijët holandezë në përgjithësi arrijnë rezultate të mira në kërkimet mbi lumturinë, andaj ky studim i kohëve të fundit i UNICEF-it është vetëm edhe një provë tjetër.

Nuk Ă«shtĂ« rastĂ«si qĂ« holandezĂ«t shkĂ«lqejnĂ« nĂ« raporte tĂ« tilla si ai i Kombeve tĂ« Bashkuara. Nga ajo qĂ« shoh pĂ«rreth meje, holandezĂ«t punojnĂ« me vetĂ«dije pĂ«r tĂ« rritur fĂ«mijĂ« tĂ« lumtur, tĂ« shĂ«ndetshĂ«m dhe tĂ« pavarur, ndĂ«rsa unĂ« e konsideroj veten me fat qĂ« po rris tre fĂ«mijĂ« kĂ«tu”, thotĂ« ajo dhe jep gjashtĂ« arsye pĂ«r kĂ«tĂ«, transmeton Telegrafi.

Në shkollat në Holandë, i lënë fëmijët të jenë vetvetja

FĂ«mijĂ«ve holandezĂ« u lejohet tĂ« pĂ«rqendrohen nĂ« atĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« mirĂ« – nĂ« lojĂ«. Atyre u jepet kohĂ« e mjaftueshme pĂ«r atĂ« aktivitet tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m – lojĂ«n.

“Edhe pse shumica e fĂ«mijĂ«ve fillojnĂ« shkollĂ«n nĂ« moshĂ«n katĂ«r vjeç (Ă«shtĂ« e detyrueshme me ligj vetĂ«m nga mosha pesĂ« vjeç), loja mbetet tema kryesore pas kĂ«saj. Ata mĂ«sojnĂ« pĂ«rmes lojĂ«s (spelenderwijs leren) dhe vetĂ«m nĂ« klasĂ«n e tretĂ« (kur janĂ« gjashtĂ« ose shtatĂ« vjeç) pritet qĂ« ata tĂ« fillojnĂ« zyrtarisht tĂ« lexojnĂ« dhe tĂ« shkruajnĂ«.”

Themelet janĂ« hedhur nĂ« klasat e hershme, por pa pritshmĂ«ri tĂ« larta. Kur arrijnĂ« nĂ« klasĂ«n e tretĂ«, shumica e fĂ«mijĂ«ve i kanĂ« zotĂ«ruar tashmĂ« bazat e leximit dhe shkrimit pĂ«rmes lojĂ«s – pa presion.

“PĂ«rvoja ime Ă«shtĂ« se nĂ« klasĂ«n e parĂ« dhe tĂ« dytĂ« tĂ« shkollĂ«s sonĂ« tĂ« vogĂ«l holandeze, fokusi Ă«shtĂ« tek fĂ«mijĂ«t qĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« punojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pavarur, tĂ« zhvillojnĂ« vetĂ«dijen sociale, tĂ« mĂ«sojnĂ« tĂ« bashkĂ«punojnĂ« nĂ« njĂ« grup dhe tĂ« kujdesen pĂ«r njĂ«ri-tjetrin. Ata mĂ«sojnĂ« se ka rregulla dhe kufij edhe jashtĂ« shtĂ«pisĂ« – por nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt, tĂ« gjallĂ«, plot respekt.”

Djali i saj katërvjeçar ka detyra të përditshme dhe javore, të tilla si pikturimi i një peme vjeshte me gishtat ose ndërtimi i një shtëpie me blloqe.

“Ai mĂ« tregon me krenari sa shumĂ« punoi dhe se i pĂ«rfundoi tĂ« gjitha detyrat – dhe nĂ« fakt kaloi njĂ« javĂ« duke luajtur, krijuar
 dhe mĂ«suar”, thotĂ« ajo, duke shtuar se e ardhmja e fĂ«mijĂ«ve nuk pĂ«rcaktohet nĂ« moshĂ«n katĂ«r vjeç.

Amanda thotë se fëmijët e saj do të fillojnë të bëjnë detyra shtëpie vetëm kur të shkojnë në shkollë të mesme.

“Po, djali mĂ« i madh ndonjĂ«herĂ« ka nevojĂ« tĂ« praktikojĂ« tabelĂ«n e shumĂ«zimit nĂ« shtĂ«pi, por orĂ« tĂ« tĂ«ra matematike dhe gjuhĂ«sh pas shkolle? Jo, absolutisht jo.”

Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« fĂ«mijĂ«t e saj kanĂ« kohĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« atĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« mĂ« mirĂ« – tĂ« luajnĂ«. GjĂ« qĂ« na çon te arsyeja tjetĂ«r.

Kultura e të qenit jashtë

HolandezĂ«t janĂ« njĂ« popull qĂ« u pĂ«lqen tĂ« jenĂ« jashtĂ« – dhe kĂ«shtu janĂ« edhe fĂ«mijĂ«t e tyre. NĂ«se nuk po ngasin biçikletĂ«, atĂ«herĂ« janĂ« nĂ« skuter, patina ose roletĂ«. NĂ« dimĂ«r ata shkojnĂ« me sajĂ« ose patinazh.

“FĂ«mijĂ«t inkurajohen tĂ« luajnĂ« nĂ« rrugĂ«t e zonave tĂ« banuara (ku shenjat e trafikut janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe shpejtĂ«sia e automjeteve Ă«shtĂ« dukshĂ«m e kufizuar). FĂ«mijĂ«ve tĂ« mi u pĂ«lqen tĂ« jenĂ« jashtĂ«, aktivĂ«, pavarĂ«sisht kushteve tĂ« motit. MĂ« kujton fĂ«mijĂ«rinĂ« time nĂ« Britani nĂ« vitet tetĂ«dhjetĂ«, kur argĂ«toheshim nĂ« rrugĂ« duke pĂ«rdorur vetĂ«m imagjinatĂ«n, ndoshta njĂ« top dhe njĂ« biçikletĂ«.”

Shoqëri miqësore për fëmijët

Amanda thotë se në lagjen e saj nuk ke pse të shkosh larg për të gjetur një kënd tjetër lojërash ose park.

“Ato janĂ« tĂ« gjitha tĂ« vogla, por tĂ« larmishme dhe tĂ« shumta. NĂ«se do tĂ« donim, mund tĂ« vizitonim njĂ« kĂ«nd lojĂ«rash tĂ« ndryshĂ«m çdo ditĂ« – nĂ« kĂ«mbĂ«. Gjithashtu, shumĂ« restorante janĂ« tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r fĂ«mijĂ«, dhe numri i parqeve argĂ«tuese, kopshteve zoologjike dhe atraksioneve pĂ«r fĂ«mijĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« HolandĂ«n Ă«shtĂ« i mahnitshĂ«m pĂ«r njĂ« vend kaq tĂ« vogĂ«l. Ka mĂ« shumĂ« se mjaftueshĂ«m argĂ«tim pĂ«r fĂ«mijĂ« tĂ« tĂ« gjitha moshave.”

Një ndjenjë komuniteti

Ashtu si fushat e lojĂ«rave, shkollat fillore nĂ« HolandĂ« janĂ« tĂ« vogla dhe tĂ« shumta. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« fĂ«mijĂ«t nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ndjekin shkolla qĂ« janĂ« afĂ«r shtĂ«pisĂ«. Zonat shkollore janĂ« tĂ« vogla (megjithĂ«se jo tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« mĂ«nyrĂ« strikte – mund ta regjistroni fĂ«mijĂ«n tuaj nĂ« njĂ« shkollĂ« mĂ« larg shtĂ«pisĂ« nĂ«se dĂ«shironi, pĂ«rveç ndoshta nĂ« disa qytete mĂ« tĂ« mĂ«dha).

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse fĂ«mijĂ«t shkojnĂ« nĂ« shkollĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« ose me biçikletĂ«. Kur rriten, kjo u jep atyre njĂ« ndjenjĂ« pavarĂ«sie – njĂ« ndjenjĂ« qĂ« humbet nĂ«se prindĂ«rit e tyre i ngasin me makina tĂ« mĂ«dha çdo ditĂ«, siç ndodh shpesh nĂ« Angli.”

Siç thotë ajo, i pëlqen që holandezët kultivojnë atë frymë lokale të lagjes.

“FĂ«mijĂ«t e mi shkojnĂ« nĂ« shkollĂ« me fĂ«mijĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« lagje. Pas shkollĂ«s, ata luajnĂ« sĂ« bashku nĂ« parqet lokale. Kjo krijon njĂ« ndjenjĂ« komuniteti. Ata punojnĂ« sĂ« bashku, luajnĂ« sĂ« bashku.”

Ndihma shtetërore

Familja Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme dhe kjo mund tĂ« shihet nĂ« politikĂ«n shtetĂ«rore. EkzistojnĂ« pĂ«rfitime tĂ« ndryshme shtetĂ«rore pĂ«r familjet me fĂ«mijĂ« – subvencione pĂ«r kujdesin ndaj fĂ«mijĂ«ve, si dhe pagesĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«. Arsimi shtetĂ«ror Ă«shtĂ« falas. Sistemi holandez i kujdesit pĂ«r tĂ« rinjtĂ« Ă«shtĂ« i larmishĂ«m – dhe nĂ« shumicĂ«n e rasteve falas, thotĂ« ajo.

“Gjithçka fillon qĂ« nga lindja me ndihmĂ«n e *kraamzorg* (kujdesi nĂ« shtĂ«pi pas lindjes) dhe vazhdon pĂ«rmes vizitave nĂ« ‘consultatiebureau’ (qendra kĂ«shillimi pĂ«r prindĂ«r dhe fĂ«mijĂ«), e cila Ă«shtĂ« njĂ« shĂ«rbim unik. Sistemi nuk Ă«shtĂ« perfekt, por sa herĂ« qĂ« kam pasur nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« si prind, kam marrĂ« mbĂ«shtetje. Edhe pse jam e huaj me njĂ« rrjet tĂ« vogĂ«l mbĂ«shtetjeje familjare, kam dikĂ« ku tĂ« mbĂ«shtetem – falĂ« sistemit holandez tĂ« kujdesit pĂ«r fĂ«mijĂ«t. Kjo mund tĂ« jetĂ« motoja e jetĂ«s sĂ« holandezĂ«ve kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r prindĂ«rimin.”

Ekuilibri midis punës dhe jetës

Dhe e fundit, por aspak mĂ« pak e rĂ«ndĂ«sishmja – i kushtohet vĂ«mendje e madhe ekuilibrit midis punĂ«s dhe jetĂ«s familjare. Familja Ă«shtĂ« njĂ« vlerĂ« qendrore nĂ« shoqĂ«rinĂ« holandeze.

“NjĂ« numĂ«r i madh punonjĂ«sish punojnĂ« me kohĂ« tĂ« pjesshme – veçanĂ«risht gratĂ« – pĂ«r tĂ« qenĂ« pranĂ« fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre dhe punojnĂ« gjatĂ« orarit tĂ« shkollĂ«s. PavarĂ«sisht nĂ«se ju pĂ«lqen apo jo, ky Ă«shtĂ« realiteti. Mua mĂ« pĂ«lqen.”

Prindërit, cilado qoftë situata e tyre, duhet të gjejnë një ekuilibër midis punës dhe familjes që u përshtatet atyre. Kultura dhe shoqëria holandeze ua ofrojnë atyre këtë mundësi. Kështu, fëmijët kanë prindër që në përgjithësi kanë kohë të jenë të pranishëm dhe të përfshirë në jetën e tyre.

Në fund të fundit, gjithçka varet nga qëndrimi i prindërve.

“PrindĂ«rit nĂ« HolandĂ« nuk i shtyjnĂ« fĂ«mijĂ«t e tyre tĂ« rriten shumĂ« shpejt. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, i lĂ«nĂ« tĂ« jenĂ« fĂ«mijĂ« pĂ«r aq kohĂ« sa tĂ« munden dhe nuk shqetĂ«sohen pĂ«r tĂ« ardhmen ndĂ«rsa janĂ« tĂ« vegjĂ«l. KohĂ«t e fundit lexova artikuj rreth prindĂ«rve amerikanĂ« qĂ« i shtyjnĂ« fĂ«mijĂ«t e tyre tĂ« kenĂ« sukses nĂ« shumĂ« fusha – si brenda ashtu edhe jashtĂ« shkollĂ«s. Orari i tyre i aktiviteteve pas shkolle do t’i trondiste fĂ«mijĂ«t holandezĂ«.”

ËshtĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« holandezĂ«t kanĂ« reputacionin e liberalĂ«ve – ndoshta tepĂ«r pĂ«r disa kultura – por Amanda sheh njĂ« qasje tĂ« hapur dhe tĂ« menduar mirĂ« ndaj prindĂ«rimit qĂ« funksionon, duke krijuar fĂ«mijĂ« tĂ« pavarur qĂ« ndihen tĂ« dĂ«gjuar dhe tĂ« vlerĂ«suar. FĂ«mijĂ« qĂ« me gĂ«zim u tregojnĂ« studiuesve se janĂ« tĂ« lumtur.

“Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse kam ndĂ«rmend tĂ« vazhdoj tĂ« vĂ«zhgoj prindĂ«rit holandezĂ« pĂ«rreth meje dhe t’u shĂ«rbej tre djemve tĂ« mi njĂ« dozĂ« tĂ« mirĂ« prindĂ«rimi holandez. Shpresoj qĂ«, njĂ« ditĂ«, kur njĂ« studiues i OKB-sĂ« t’i pyesĂ« ata pĂ«r lumturinĂ«, ata do tĂ« japin tĂ« njĂ«jtat pĂ«rgjigje pozitive si fĂ«mijĂ«t para tyre.” /Telegrafi/

The post Si i rrisin fĂ«mijĂ«t mĂ« tĂ« lumtur nĂ« botĂ« nĂ« HolandĂ« – njĂ« metodĂ« qĂ« ndryshon jetĂ«n appeared first on Telegrafi.

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hagë duke kërkuar që qeveria holandeze të ndërmarrë veprime ndaj luftës në Gaza

Dhjetëra mijëra protestues marshuan nëpër Hagë të dielën për të kërkuar veprime nga qeveria për të ndaluar fushatën e Izraelit në Gaza.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, organizatorët e quajtën atë demonstratën më të madhe të vendit në dy dekada.

Grupet e tĂ« drejtave tĂ« njeriut dhe agjencitĂ« e ndihmĂ«s – duke pĂ«rfshirĂ« Amnesty International, Save the Children dhe Doctors Without Borders – duke vlerĂ«suar turmĂ«n paqĂ«sore nĂ« mĂ« shumĂ« se 100,000 njerĂ«z.

Rrugët e kryeqytetit politik holandez ishin të mbushura me të moshuar, të rinj dhe madje edhe disa foshnje në protestën e tyre të parë.

Nearly 100,000 people, wearing red to symbolise a call for a moral boundary, marched in The Hague under the slogan “Draw a Red Line for Gaza” to protest the Dutch government’s continued support for Israel’s war on Gaza, in what organizers say was the Netherlands’ largest protest
 pic.twitter.com/9Ll8htfqv0

— TRT World (@trtworld) May 18, 2025

“ShpresojmĂ« qĂ« kjo tĂ« jetĂ« njĂ« thirrje zgjimi pĂ«r qeverinĂ«â€, tha mĂ«suesja Roos Lingbeek, duke marrĂ« pjesĂ« nĂ« marsh me bashkĂ«shortin e saj dhe vajzĂ«n e tyre 12-javore, Dido, e cila flinte nĂ« njĂ« bartĂ«se ndĂ«rsa prindĂ«rit e saj valĂ«vitnin njĂ« tabelĂ« qĂ« thjesht shkruante: “STOP”.

Marshimi kaloi pranë Pallatit të Paqes, selisë së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të Kombeve të Bashkuara, ku vitin e kaluar gjyqtarët urdhëruan Izraelin të bënte gjithçka që mundej për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe çdo akt gjenocidi në Gaza.

Protestuesit ecën një unazë 5 kilometrash rreth qendrës së qytetit të Hagës, për të krijuar simbolikisht vijën e kuqe që thonë se qeveria nuk ka arritur ta vendosë.

“Ne po i bĂ«jmĂ« thirrje qeverisĂ« holandeze: tĂ« ndalojĂ« mbĂ«shtetjen politike, ekonomike dhe ushtarake pĂ«r Izraelin pĂ«r sa kohĂ« qĂ« bllokon qasjen nĂ« furnizimet me ndihmĂ« dhe ndĂ«rsa Ă«shtĂ« fajtor pĂ«r gjenocid, krime lufte dhe shkelje strukturore tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« Gaza dhe Territoret e Pushtuara Palestineze”, tha Marjon Rozema e Amnesty International.

Politika holandeze ndaj Izraelit është vetëm një nga shumë çështjet që shkaktojnë përçarje në qeverinë e brishtë të koalicionit të Holandës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Middle East Eye (@middleeasteye)

Udhëheqësi i së djathtës ekstreme Geert Wilders është fuqimisht pro-Izraelit dhe Partia e tij anti-emigrante për Liri mban numrin më të madh të vendeve në parlamentin e vendit.

NĂ« njĂ« postim nĂ« X, Wilders akuzoi protestuesit se mbĂ«shtesin Hamasin, duke i quajtur ata “tĂ« hutuar”.

Megjithatë, javën e kaluar, ministri i punëve të jashtme Caspar Veldkamp i partisë së qendrës së djathtë VVD i kërkoi Bashkimit Evropian të rishikojë një marrëveshje tregtare me Izraelin, duke argumentuar se bllokimi i ndihmës humanitare shkelte ligjin ndërkombëtar.

Wilders reagoi, duke e denoncuar thirrjen si njĂ« “fyerje ndaj politikĂ«s sĂ« kabinetit”. /Telegrafi/

The post Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hagë duke kërkuar që qeveria holandeze të ndërmarrë veprime ndaj luftës në Gaza appeared first on Telegrafi.

Media holandeze ‘AD’ pĂ«r RamĂ«n: Ky Ă«shtĂ« artisti qĂ« sjell 40 krerĂ« shtetesh nĂ« TiranĂ«

Prestigjiozja holandeze, Algemeen Dagblad (AD) i ka kushtuar një shkrim rrugëtimit politik të Kryeministrit Edi Rama dhe përpjekjeve të tij për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Pas njĂ« periudhe nĂ« opozitĂ«, Rama u bĂ« kryeministĂ«r nĂ« vitin 2013. Dhe ja ku jemi: arsyeja pse shqiptarĂ«t i dhanĂ« atij njĂ« mandat tĂ« katĂ«rt mund tĂ« jetĂ« pikĂ«risht kjo: pĂ«r shumĂ« shqiptarĂ« ai shihet si reformatori qĂ«, falĂ« karizmĂ«s dhe tĂ« folurit tĂ« tij tĂ« shkathĂ«t, e ka vendosur ShqipĂ«rinĂ« nĂ« hartĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare
.Ai dhe mbi 40 kolegĂ« tĂ« tjerĂ« do tĂ« jenĂ« nĂ« TiranĂ« pĂ«r samitin e Komunitetit Politik Evropian –”, thuhet nĂ« artikull.

Shkrimi i plotë i medias holandeze, AD:

NĂ« vitin 2022 solli nĂ« TiranĂ« finalen evropiane mes Feyenoord dhe AS Roma, javĂ«n e kaluar tri etapat e para tĂ« Giro d’Italia dhe kĂ«tĂ« tĂ« premte krerĂ«t e pothuajse tĂ« gjitha vendeve evropiane.

Kush është vallë ky Edi Rama?

KĂ«tĂ« javĂ« fitoi edhe zgjedhjet – pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt radhazi. NĂ« garĂ« morĂ«n pjesĂ« njĂ«mbĂ«dhjetĂ« parti dhe procesin e ndoqĂ«n rreth 600 vĂ«zhgues ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Fakti qĂ« Edi Rama (60 vjeç) do tĂ« jetĂ« sĂ«rish kryeministĂ«r i ShqipĂ«risĂ« nuk mund t’i atribuohen manipulimet zgjedhore – tĂ« paktĂ«n jo sipas kĂ«tyre vĂ«zhguesve.

Po atëherë, cilat janë arsyet?

Ndoshta e shkuara e tij: Rama prej vitesh Ă«shtĂ« njĂ« figurĂ« e njohur kombĂ«tare. Ka luajtur basketboll profesionist dhe ka qenĂ« pjesĂ« e ekipit kombĂ«tar tĂ« ShqipĂ«risĂ«. VetĂ« Rama (2.01 metra i gjatĂ«) pohon se nuk e zgjodhi sportin pĂ«r pasion, por sepse donte tĂ« shihte muze. NĂ« kohĂ«n e diktatorit Enver Hoxha, udhĂ«timet jashtĂ« vendit ishin tĂ« ndaluara – pĂ«rveçse si pjesĂ« e njĂ« ekipi sportiv patriotik. Sepse, mĂ« shumĂ« sesa sportist apo politikan, Edi Rama e ndien veten artist pamor. NjĂ« i vĂ«rtetĂ«. Ka ndjekur AkademinĂ« e Arteve, ku mĂ« pas u bĂ« edhe pedagog.

Në vitin 2016, veprat e tij u ekspozuan dhe u shitën në galerinë prestigjioze Marian Goodman në Nju Jork. Edhe tapeti shumëngjyrësh në zyrën e tij në Tiranë është dizajnuar prej tij.

“NĂ«se arti nuk mund ta bĂ«jĂ« politikĂ«n mĂ« tĂ« mençur,” tha njĂ«herĂ« Rama, “atĂ«herĂ« ndoshta politika, me gjithĂ« marrĂ«zinĂ« e saj, mund ta bĂ«jĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« artin.” Po aq befasuese nĂ« ambientet zyrĂ«s sĂ« tij Ă«shtĂ« edhe busti i presidentit amerikan Abraham Lincoln, i vendosur pĂ«rballĂ« njĂ« libri tĂ« hapur me postimet mĂ« tĂ« diskutueshme tĂ« Donald Trump nĂ« Twitter.

Si hyri një njeri i tillë në politikë?

NĂ« vitet ’90, kur ShqipĂ«ria sapo kishte dalĂ« nga izolimi, Rama u zhvendos nĂ« Paris dhe jetonte duke shitur pikturat e tij. Por nĂ« vitin 1998 u kthye pĂ«r ceremoninĂ« mortore tĂ« tĂ« atit dhe aty iu ofrua posti i ministrit tĂ« KulturĂ«s. “Nuk kemi para pĂ«r kulturĂ«n,” i kishte thĂ«nĂ« kryeministri i kohĂ«s, “por njĂ« ministĂ«r qĂ« vetĂ« Ă«shtĂ« artist, Ă«shtĂ« njĂ« fillim i mirĂ«.” “PĂ«r muaj tĂ« tĂ«rĂ« nuk e kuptoja pse e pranova,” ka thĂ«nĂ« mĂ« vonĂ« Rama. “Por politika Ă«shtĂ« si njĂ« drogĂ«. TĂ« bĂ«n tĂ« varur.”

Dy vjet më pas kandidoi për bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi për 11 vjet. Ndikimi i tij është i dukshëm: fasadat e ndërtesave të zymta të komunizmit u lyerën me ngjyra të ndezura e me motive të guximshme. U mbollën mijëra pemë. Pastaj erdhën edhe kullat e para dhe hotelet luksoze, pasi ai ia hapi qytetit dyert botës.

Pas një periudhe në opozitë, Rama u bë kryeministër në vitin 2013. Dhe ja ku jemi: arsyeja pse shqiptarët i dhanë atij një mandat të katërt mund të jetë pikërisht kjo: për shumë shqiptarë ai shihet si reformatori që, falë karizmës dhe të folurit të tij të shkathët, e ka vendosur Shqipërinë në hartën ndërkombëtare.

TuristĂ«t, bizneset dhe liderĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ« po vijnĂ« me shumicĂ«. Rama pretendon se Ă«shtĂ« i vetmi qĂ« mund ta fusĂ« edhe nĂ« BE. MarrĂ«dhĂ«niet me ItalinĂ« janĂ« tĂ« shkĂ«lqyera dhe plani i pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« strehuar nĂ« ShqipĂ«ri azilkĂ«rkuesit qĂ« duan tĂ« shkojnĂ« nĂ« Itali Ă«shtĂ« cilĂ«suar si shembull i mirĂ« nga BE. “ËshtĂ« humorist, i sjellshĂ«m dhe personaliteti i tij Ă«shtĂ« pa dyshim njĂ« nga arsyet pse ShqipĂ«ria ka imazh pozitiv tek liderĂ«t evropianĂ«,” thotĂ« njĂ« diplomat evropian.

VetĂ« ShqipĂ«ria nuk pĂ«rballet me njĂ« problem emigracioni, por emigrimi. ShumĂ« tĂ« rinj – sipas disa vlerĂ«simeve deri nĂ« njĂ« nĂ« dy – po largohen pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« jashtĂ« vendit. Sepse, pavarĂ«sisht 300 ditĂ«ve me diell nĂ« vit dhe njĂ« kryeministri energjik, ShqipĂ«ria ende nuk Ă«shtĂ« parajsĂ«. Korrupsioni dhe trafiku i drogĂ«s mbeten probleme tĂ« thella. Rama ka zbatuar reforma tĂ« thella nĂ« drejtĂ«si dhe disa zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« kanĂ« pĂ«rfunduar nĂ« burg, por kritikĂ«t e tij thonĂ« se shumĂ« nga kullat e TiranĂ«s janĂ« ndĂ«rtuar me para tĂ« drogĂ«s.

TĂ« premten, kryeministri holandez Dick Schoof do tĂ« ketĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« shohĂ« gjithçka me sytĂ« e tij. Ai dhe mbi 40 kolegĂ« tĂ« tjerĂ« do tĂ« jenĂ« nĂ« TiranĂ« pĂ«r samitin e Komunitetit Politik Evropian – njĂ« nismĂ« e presidentit francez Macron qĂ«, pas pushtimit rus tĂ« UkrainĂ«s, synon tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe vendet jashtĂ« BE-sĂ« nĂ« diskutimet pĂ«r tĂ« ardhmen e kontinentit. Rama do t’i presĂ« ngrohtĂ«sisht. Edhe pse, as ai nuk mund t’i kontrollojĂ« tĂ« gjitha – pĂ«r tĂ« premten parashikohet shi dhe temperaturĂ« 16 gradĂ«.

❌