Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025
TIRANĂ, 16 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bĂ«ri tĂ« ditur se tĂ« gjithĂ« kandidatĂ«t e shpallur fitues pĂ«r Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe qĂ« janĂ« nĂ« pritje tĂ« nisjes sĂ« trajnimit, do tĂ« ndjekin fazat e programit nĂ« rendin e duhur. Policia theksoi se asnjĂ« prej tyre nuk ka marrĂ« pjesĂ« ende nĂ« trajnimin nĂ« terren.
Policia e Shtetit reagoi lidhur me një publikim në rrjetet sociale që ngrinte dyshime mbi procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë.
Sipas Policisë, në janar 2025 u shpallën 452 fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor. Për shkak të mungesës së kushteve të akomodimit, vetëm 400 nga këta mundën të fillonin trajnimin, ndërsa 52 të tjerë do të fillojnë trajnimin me grupin e kursit XXI, më vonë gjatë vitit 2025.
Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:
Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme).
Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.
Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.
Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.
Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.
Ădo pretendim i hedhur nĂ« publik, se kĂ«ta kandidatĂ« po pĂ«rfshihen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« nĂ« programin e trajnimit nĂ« terren nĂ« drejtoritĂ« vendore nĂ« lista ose se do tĂ« nisin praktikĂ«n pa trajnim, Ă«shtĂ« i pavĂ«rtetĂ«, keqinformues dhe tendencioz.
Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.
Akademia e SigurisĂ« ofron pĂ«r tĂ« rinjtĂ«, 2 mundĂ«si zgjedhjeje nĂ« Fakultetin âSiguria dhe Hetimiâ, aplikimet pĂ«r tĂ« cilin bĂ«hen nĂ« e-Albania, nĂ« periudhĂ«n 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe pĂ«r Kolegjin e Formimit Profesional Policor (PatrullĂ« tĂ« PĂ«rgjithshme), pĂ«r tĂ« cilin sĂ« shpejti do tĂ« hapet procesi i konkurrimit.
I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit. /j.p/
The post Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.