Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive. Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i […]

The post U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana appeared first on BoldNews.al.

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

✇Albeu
By: V K

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së shtunës, kur u nis me jahtin e tij nga Turqia me destinacion ishullin grek të Mykonosit.

Jahti i 43-vjeçarit turk u gjet i dëmtuar rëndë dhe gjysmë i mbytur nga roja bregdetare turke, në ujërat pranë ishullit Prokonnisos në Detin e Marmaras.

Familjarët e Yukay, dhanë alarmin pasi humbën kontaktet me të menjëherë pas nisjes së tij. Roja bregdetare u njoftua zyrtarisht në orën 23:40 të së hënës, ndërsa të martën në orën 14:30, një anije tregtare njoftoi autoritetet se kishte gjetur mbetje të një mjeti lundrues.

Më vonë u konfirmua se bëhej fjalë për jahtin “Graywolf” të biznesmenit turk.

Për kërkimin e tij u angazhuan zhytës profesionistë, një helikopter dhe mjete lundruese të rojes bregdetare, por deri më tani nuk është arritur të gjendet asnjë gjurmë e tij.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kërkimet për gjetjen e Yukay vijojnë intensivisht.

Halit Yukay, i lindur në vitin 1982, është themeluesi dhe pronari i kompanisë turke Mazu Yachts, e cila merret me prodhimin e jahteve luksoze.

Ai e nisi karrierën e tij si punëtor në kantierë detare dhe e realizoi ëndrrën për të krijuar kompaninë e tij në vitin 2011.

Kompania Mazu Yachts është e njohur në Turqi për dizajnet moderne dhe teknologjitë e avancuara që përdor në ndërtimin e jahteve.

 

The post U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur appeared first on Albeu.com.

Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det

✇Albeu
By: V K

Një person është raportuar i zhdukur nga trageti ndërkombëtar “AKKA”, ndërsa Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit në bashkëpunim të ngushtë me Forcat e Armatosura, Policinë Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon një operacion të gjerë kërkimi.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Bëhet me dije se kërkimet janë zhvilluar dhe ditën e djeshme nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Gjithashtu, mësohet se operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det, por pa rezultat.

Sipas informacioneve, operacioni do të vijohet në varësi të zhvillimeve dhe kushteve atmosferike.

The post Një person u raportua si “i zhdukur” nga trageti, Shqipëria dhe Itali, operacion kërkimi në det appeared first on Albeu.com.

Korçë/ Mori makinën me qira dhe u zhduk, shpallet në kërkim i riu nga Librazhdi

I mori makinën me qira një 54-vjeçari dhe më pas u zhduk bashkë me mjetin, shpallet në kërkim i dyshuari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Korçë njoftuan sot (1 gusht) se referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim R. D., 41 vjeç, banues në Librazhd. “Ndaj tij ka kallëzuar A. A., 54 […]

The post Korçë/ Mori makinën me qira dhe u zhduk, shpallet në kërkim i riu nga Librazhdi appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit

Detaje të reja nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë e cila prej 22 korrikut ka humbur kontaktet me familjen e saj. Kanë qenë njerëzit e Nadire Shpatës nga Tropoja që ka bërë denoncimin në polici që nëna e tyre ka humbur. Policia e Kukësit nisi hetimet dhe mori në pyetje fëmijët e 48-vjeçares dhe të […]

The post Detaje nga zhdukja e 48-vjeçares në Tropojë, Policia gjen telefonin e saj në makinën e bashkëshortit appeared first on BoldNews.al.

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik. Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë 4 ditë më vonë, ndërsa dyshohet se largimi ka ndodhur si pasojë e dhunës në familje. Për këtë ngjarje, Policia e Kukësit bën me dije se është arrestuar bashkëshorti i saj, 58-vjeçari Imer […]

The post Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para appeared first on BoldNews.al.

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

Një turist portugez, shtetasi A. G., 57 vjeç, është zhdukur pa gjurmë në Sarandë, pasi është futur me not në det dhe nuk ka dalë më në breg. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ku ai ndodhej së bashku me disa miq të tij. 57-vjeçari është shpallur në […]

The post U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Shënoi dhe asistoi kundër kampionëve, Myrto Uzuni vendos të “zhduket”, çfarë ka ndodhur me të

✇Albeu
By: V K

Myrto Uzuni shënoi dhe asistoi sot, ndërsa Austin fitoi me rezultatin 1-2 përballë Los Anxheles Galaksi.

Së fundmi, ka surprizuar duke mbyllur rrjetet sociale. Mungesa e tij ra në sy sidomos sot, kur edhe shkëlqeu në kampionat.

Uzuni ka shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë në MLS deri tani. Periudha e ambientimit është e vështirë në Amerikë dhe e tillë ka rezultuar edhe për Uzunin.

Kujtojmë se Austin shpenzoi 12 milionë euro, për të blerë kartonin e tij nga Granada.

The post Shënoi dhe asistoi kundër kampionëve, Myrto Uzuni vendos të “zhduket”, çfarë ka ndodhur me të appeared first on Albeu.com.

Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka reaguar pas lajmit për zhdukjen e të miturës Arta Hajzeraj, 13 vjeçe, duke shpërndarë një njoftim zyrtar me qëllim sensibilizimi dhe ndihme për gjetjen e saj.

Në komunikatën e ambasadës, thuhet se Arta është raportuar e zhdukur dhe se familjarët së bashku me autoritetet policore në qytetin Zwickau janë në kërkim të saj.

“Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është raportuar e zhdukur! Familjarët dhe autoritetet policore në Zwickaut janë në kërkim të Artës dhe kërkojnë ndihmën e kujtdo që mund të ketë ndonjë informacion mbi vendndodhjen e saj apo që e ka parë së fundmi”, thuhet në njoftim.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion, të kontaktojnë menjëherë familjen ose policinë gjermane në numrat e mëposhtëm:

Familja: 0157 5414 5810

Policia: 0375 428102

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në mënyrë që Arta të kthehet e sigurt pranë familjes sa më parë.

The post Ambasada e Kosovës në Gjermani publikon thirrjen për zhdukjen e 13-vjeçares appeared first on Telegrafi.

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

Policia e Shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të mitur që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot të Maliqit. Policia ka bërë të ditur se djali 17-vjeçar dhe vajza 15-vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit. Ata janë […]

The post Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi appeared first on BoldNews.al.

Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja kërkon ndihmë për të vazhduar kërkimet

Një familje australiane po përpiqet me çdo kusht të gjejë djalin dhe vëllanë e tyre, i cili u zhduk gjatë një ecjeje në Shqipëri më shumë se tetë muaj më parë. Kërkimet e shumta nuk kanë arritur të gjejnë Cameron Twiss, 28 vjeç, dhe tani familja e tij nga Adelaide po përpiqet të mbledhë fonde […]

The post Australiani i zhdukur prej 8 muajsh në Bjeshkët e Nemuna, familja kërkon ndihmë për të vazhduar kërkimet appeared first on BoldNews.al.

Zhduket një grua në Gjilan – policia nis hetimet

Raportohet se është zhdukur një grua në Gjilan.

Këtë e ka bërë të ditur policia, teksa kanë theksuar se gruaja është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet ende vendodhja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka lajmëruar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendodhja e saj”, bëhet e ditur në raport.

Me këtë rast, policia i është përgjigjur rastit duke nisur hetimet.

“Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

The post Zhduket një grua në Gjilan – policia nis hetimet appeared first on Telegrafi.

Bashkëjetuesi bën denoncim, zhduket e reja në Tiranë

Një 21-vjeçare është denoncuar si e humbur në Tiranë. Policia bën me dije se ka qenë bashkëjetuesi i së resë që ka kallëzuar se 21-vjeçarja është larguar nga banesa dhe ka humbur. Ndërsa ‘blutë’ e kryeqytetit theksojnë se po punojnë për gjetjen e saj. “Me datë 10.06.2025, shtetasi E. D., kallëzon se me datë 09.06.2025, […]

The post Bashkëjetuesi bën denoncim, zhduket e reja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

U largua nga banesa, zhduket i moshuari në Korçë

Një i moshuar ka humbur në Korçë. Policia bën me dije se gruaja e 75-vjeçari ka denoncuar se i moshuari është larguar nga banesë që më 2 qershor dhe nuk është kthyer. Gjithashtu në njoftim theksohet se po punohet për gjetjen e tij. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja Zh. F., 71 vjeçe, […]

The post U largua nga banesa, zhduket i moshuari në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës se prej dy ditësh ka humbur kontaktet me bashkëshorten e tij, Klaudia Hiluku, si dhe me djalin e tyre 2-vjeçar. Ai pretendon se nuk ka asnjël informacion për vendndodhjen e tyre dhe kërkon ndihmën e uniformave blu për gjetjen e djalit të tij, pasi është shprehur se […]

The post Zhduket gruaja bashkë me të birin 2-vjeçar, burri në Polici: Nuk më intereson ajo, dua vetëm djalin appeared first on BoldNews.al.

I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici

Një i ri nga Korça është larguar drejt Gjermanisë tre ditë më parë, më 13 Maj, por ka humbur kontaktet me familjen e tij në Shqipëri. Nisur nga kjo situatë, e motra e tij ka bërë kallëzim në Policinë e Korçës, ku kërkon ndihmë për gjetjen e të vëllait. “Në Komisariatin e Policisë Korçë ka […]

The post I riu nga Korça niset drejt Gjermanisë dhe humb kontaktet me familjen, e motra denoncon në Polici appeared first on BoldNews.al.

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë. “Unë kam pasur një problem me ndërtuesin, atje ku jam futur në banesë, ai ndërtuesi nuk e ka bërë hipotekën në vitin 2007, kur unë hyra brenda sepse kishte […]

The post Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin appeared first on BoldNews.al.

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po […]

The post Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Zhduket një grua në Gjilan – policia në kërkim

Një grua është raportuar si e zhdukur në Gjilan dhe ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Policia ka bërë të ditur se rasti është paraqitur të mërkurën rreth orës 07:40, kur është raportuar largimi i saj nga shtëpia.

“Sipas raportit, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet,” thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes. /Telegrafi/

The post Zhduket një grua në Gjilan – policia në kërkim appeared first on Telegrafi.

Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë për gjetjen e tij

Policia irlandeze ka apeluar për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptar, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj.

Njoftimi  i plotë i policisë së Belfast-it:

Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.

Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri. /Tch/

The post Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë për gjetjen e tij appeared first on Telegrafi.

❌