Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 24% në qershor
Megjithatë, shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara u tkurrën me 1% në qershor
Shitjet globale të makinave elektrike dhe hibride plug-in u rritën me 24% në qershor krahasuar me një vit më parë, falë një kalimi drejt makinave elektrike në Kinë dhe Europë, deklaroi shoqëria e kërkimeve të tregut Rho Motion.
Megjithatë, shitjet e makinave elektrike në Shtetet e Bashkuara u tkurrën me 1% në qershor dhe do ta kenë të vështirë të rimëkëmben këtë vit, pasi projektligji i shpenzimeve i Presidentit Donald Trump uli kreditë tatimore më shpejt se sa pritej – tha Charles Lester, përgjegjës i të dhënave në shoqërinë Rho Motion.
Amerika e Veriut, edhe për shkak të ngadalësimit të shitjeve në Kanada, ka mbetur për herë të parë pas krahasuar me vendet “e pjesës tjetër të botës” që përfshijnë tregjet në zhvillim në Azinë Juglindore dhe Amerikën Jugore dhe Qendrore, tha Lester.
Pse është e rëndësishme
Shtëpitë automobilistike në botë duhet të përballen me një tarifë importi prej 25% në Shtetet e Bashkuara, tregu i dytë më i madh i makinave në botë, duke bërë që shumë prej tyre të ndryshojnë parashikimet e tyre për vitin 2025.
Në Europë parashikohet që stimujt për blerësit me pakicë dhe të flotës në tregjet kryesore si Gjermania dhe Spanja, së bashku me ofertën në rritje për makina elektrike me çmim të ulët, do të mbështesin shitjet e automjeteve elektrike në gjysmën e dytë të vitit.
Ndërsa disa nga automjetet elektrike më të suksesshme në segmentin e automjeteve të vogla prodhohen nga shtëpitë automobilistike europiane si Volkswagen dhe Renault, ato nga markat kineze, përfshirë BYD po zënë pjesë tregu në kontinent dhe po udhëheqin rritjen në tregjet në zhvillim, tha Lester.
Shifrat
Shitjet globale të makinave elektrike me bateri dhe hibride plug-in u rritën në 1.8 milionë njësi në qershor sipas të dhënave të Rho Motion.
Shitjet në Kinë u rritën me 28% krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, duke arritur në 1.11 milionë automjete.
Në Europë u regjistrua një rritje prej 23%, në rreth 390.000 njësi, ndërsa shitjet në Amerikën e Veriut ranë me 9% dhe më shumë se 390.000 njësi.
Shitjet në pjesën tjetër të botës u rritën me 43% duhet tejkaluar 140.000 njësi. / Reuters
The post Shitjet globale të makinave elektrike rriten me 24% në qershor appeared first on Revista Monitor.