Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Po punonte tokën/ Përmbyset mjeti bujqësor, ndërron jetë 62-vjeçari në Divjakë

Divjakë- Një 62-vjeçar ka humbur jetën. Sipas policisë, 62-vjeçari ka qenë duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor. Dhe dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

 

Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të diel në Divjakë. Nga informacionet paraprake mësohet se Mali Meta, 62-vjeçar, duke drejtuar një zetor në parcela, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor dhe për pasojë zetori është përmbysur në një kanal, duke e zënë poshtë. Bashkëfshatarët janë afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmë, por […]

The post Aksident me vdekje në Divjakë/ Përmbyset zetori, shoferi mbetet i bllokuar nën të (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari

✇Albeu
By: M C

Një aksident me vdekje ka ndodhur ditën e sotme në divjakë. Mësohet se një 62-vjeçar duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal.

Maliq Meta është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Megjithatë edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.

The post Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën tragjikisht 62-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës

Në Akërni të Vlorës, mes grykëderdhjes së Vjosës dhe lagunës së Nartës, aty ku tingujt e natyrës kryqëzohen me rrugët migratore të shpendëve, sot u ulën dy avionë.

Prej më shumë se dy vitesh, përballjet mbi shkeljet në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë zhvilluar jo vetëm në sallat e gjyqit, por edhe në hapësirat publike dhe diplomacinë ndërkombëtare.

Që nga padia e parë në vitin 2022 nga qendra “Për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri” (PPNEA) dhe Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), mbështetur nga EuroNatur, kundër koncesionit të qeverisë, e deri te ndërhyrja e Gjykatës së Lartë që ende nuk ka zbardhur vendimin e saj më shumë se një vit pas dhënies, saga e këtij projekti është kthyer në kauzë kryesore të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore në Shqipëri.

Ndërtimi i nisur pa leje të plotë, procedurat e paqarta të tenderimit, dhe lidhjet me projekte për resorte të mëdha rreth zonës kanë ngjallur shqetësime serioze për të ardhmen.

Mjedisorët paralajmërojnë pasoja të rënda në biodiversitet me dëme direkte për shpendët migratorë dhe në ekosistemin e mbrojtur nga konventa ndërkombëtare.

Bashkia e Mynihut nuk e rinovoi bashkëpunimin me aeroportin e Vlorës, ndërsa përplasja e mëhershme për tjetërsimin e zonës së Divjakë-Karavastasë tregon se kjo histori nuk është vetëm për aeroportin, por për vizionin urban të tërë zonës së bregdetit.

Në horizont ndërhyrje të tjera parashikohen në Sazan, Zvërnec, Darëzezë dhe sërish në Divjakë-Karavasta, pjesët kryesore të të cilave janë zona të mbrojtura.

Dy avionët që u ulën sot në Aeroportin e Vlorës, me një prej të cilit udhëtoi Pacolli.

Kalvari i çështjeve gjyqësore

Nëntor 2022 – Me mbështetje të organizatës ndërkombëtare EuroNatur, PPNEA dhe AOS paditën qeverinë në Gjykatën Administrative. Përmes studios ligjore “Meçi” dhe qendrës “Res Publica” ata kërkuan pezullimin e punimeve, anulimin e koncesionit, shfuqizimin e lejes së zhvillimit dhe ndërtimit lëshuar nga KKT-ja dhe ministria e Infrastrukturës si dhe shfuqizimin e vendimeve të ministrisë së Mjedisit dhe AKBN-së dhënë në favor të projektit.

Dhjetor 2022 – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë nuk i legjitimoi organizatat mjedisore si palë për të nisur procesin gjyqësor. Ajo arsyetoi se organizatat nuk mund t’i ngrenë padi akteve administrative dhe për rrjedhojë vendosi të mos e vijojë shqyrtimin e çështjes. Vendimi u apelua.

Qershor 2023 – Gjykata e Apelit i konsideroi palë legjitime organizatat mjedisore, por gjykoi se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar ajo çështjen dhe vendosi kthimin e çështjes për gjykim në Shkallën e Parë me trup tjetër gjykues. Organizatat bënë rekurs në Gjykatë të Lartë.

Mars 2024 – Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, me trupë gjykuese Enkelejda Metaliaj-Softa, Asim Vokshi dhe Arbena Ahmeti, prishi vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit duke e dërguar çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë me të njëjtën trupë gjykuese.

Në një përgjigje me shkrim, Gjykata e Lartë tha për Citizens.al se vendimi nuk është zbardhur ende pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit. 

“[Duke]… marrë në konsideratë ngarkesën e gjyqtares relatore [Arbena Ahmeti], aktualisht jemi në pritje të përfundimit të arsyetimit të tij. Sapo të përfundojë, Gjykata do ta publikojë vendimin në përputhje me procedurat e parashikuara,” tha Ida Vodica-Laska nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun në Gjykatën e Lartë.

“Gjykata e Lartë është e vetëdijshme për rëndësinë e çëshjes dhe sikundër për çdo rast tjetër, garanton trajtimin e saj në përputhje me përgjegjësinë institucionale,” theksoi Vodica-Laska.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Turqi, Itali, Kosovë – Historia e projektit

Aeroporti i Vlorës është një ide e hershme e qeverisë Rama, e cila që në fillim u shoqërua me dritëhije ndikimesh dhe favorizimesh politike nga Turqia.

Zyrtarisht për këtë ide u mësua në tetor 2017 kur ministria e Infrastrukturës shpalli fituesin e tenderit për studimin e fizibilitetit – kompaninë Seed Consulting, asokohe në pronësi të ortakëve të Atelier 4, vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi) – nga një studio arkitekture e lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë.

Në janar 2018, kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë një kërkesë zyrtare për ndërtimin e aeroportit dhe se ndërtimi do të niste brenda qershorit. Deklarata u bë ende pa u publikuar studimi i fizibilitetit dhe pa u shpallur ndonjë procedurë tenderimi. 

Kërkesa në fjalë ishte nga konsorciumi turk i tre kompanive: “Cengiz Constr.” (Mehmet Cengiz), “Kalyon Constr.” (Ömer Faruk Kalyoncu) dhe “Kolin Constr.” (Celal Koloğlu) – të njohura për lidhjet e tyre të ngushta me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Kjo kërkesë pasoi një vizitë të Ramës në Turqi, ku ai bëri të ditur se Erdoğan kishte premtuar ndihmë për krijimin e një kompanie ajrore shqiptare – Air Albania dhe se selia e saj do të ishte pikërisht Aeroporti i Vlorës. 

Megjithatë, në prill 2019, konsorciumi turk u tërhoq nga koncesioni pa shumë shpjegime dhe ministria njoftoi hapjen e një gare tjetër. Më herët Komisioneri përgjegjës për zgjerimin në BE qe shprehur se do të shqyrtonte nëse kishte pasur shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) në rastin e kësaj ujdie.

Master-Plani i Aeroportit të Vlorës ku bie në sy zhvillimi masiv me ndërtime në zonën mes Hidrovorit dhe grykëderdhjes së Vjosës.

Në shtator 2019, kryeministri njoftoi se projekti i ri ishte hartuar nga studioja Archea e arkitektit italian Marco Casamonti – edhe ky i lidhur ngushtë me projektet e urbanistike të qeverisë – dhe një ditë më pas, e prezantoi atë në qytetin e Vlorës.

Qeveria e dha përfundimisht me koncesion 35-vjeçar projektimin, ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës në dhjetor 2019.

Sipërmarrësit Behgjet Pacolli (Mabetex, Mabaco Constructions) dhe Valon Ademi (2A Group) u shpallën fitues me një ofertë prej rreth 104 milionë eurosh. Në garë ishte dhe kompania e Aldi Çelit (AL-DE Corporation Ltd), por ajo u skualifikua pasi “nuk paraqiti ofertë”, argumentim që u kundërshtua nga përfaqësuesit e Çelit, të cilët ngritën pretendime për favorizime.

Në ofertën fituese të sipërmarrësve Pacolli dhe Ademi ishte edhe dyshja e sipërmarrësve turq Cuneyt dhe Huseyin Arslan (YDA Insaat Sanayi Ve Ticaret Anonim Sirketi) – të cilët njihen gjithashtu për afërsinë me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan pasi me urdhër të tij ata ndërtuan Spitalin Rajonal Memorial të Fierit – por që në shtator 2022 ata ia shitën kuotat (40%) Pacollit për vetëm 4,450 euro.

Punimet për aeroportin nisën me një ceremoni solemne më 28 nëntor 2021, pavarësisht se projekti nuk kishte marrë ende leje mjedisi dhe ndërtimi – zyrtarisht qe miratuar vetëm “Leja e zhvillimit” dhënë nga qeveria në nëntor të atij viti, leja e mjedisit u dha një muaj më vonë dhe ajo e ndërtimit pas 15 muajsh të tjerë, më 9 nëntor 2022.

Shqetësimet për ndikimet në mjedis

Aeroporti i Vlorës nisi të ndërtohej pranë fshatit Akërni në lagunën e Nartës – një zonë e mbrojtur dhe vendbanim për më shumë se 62 lloje shpendësh të listuar në Direktivën e Shpendëve të BE-së.

Organizatat mjedisore denoncuan se si projekti shkelte ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare teksa rrezikonte dëme të rënda në ekosistemin e zonës dhe në rrugët migratore të shpendëve.

Qeveria mohoi shkeljet dhe në të gjitha rastet e mbrojti investimin duke u zotuar se ky aeroport është konform planit strategjik për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit, se ai do të jetë ndërkombëtar dhe se do të presë avionë të mëdhenj. 

Por mjedisorët druajnë se zhurmat e mëdha dhe fluturimet e avionëve të mëdhenj do të dëmtojnë shpendë të rrezikuar si pelikanët kaçurrelë. Për këtë Konventa e Bernës ka kërkuar disa herë ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit.

Ndërkohë masterplani i botuar nga ministria gjatë garës zbuloi se funksioni i vërtetë i aeroportit do të jetë për të pritur flukset e turistëve që parashikohet t’i drejtohen zonës së lagunës, e cila prezantohet me ndryshime rrënjësore me ndërtime resortesh, mjedisesh sportive, agrikulture dhe një porti jahtesh.

Përmasat e mëdha të aeroportit të Vlorës marrin kuptim edhe nga projektet e tjera me zhvillime kolosale në dëm të mjedisit që parashikohen në zonat përreth si derdhja e Vjosës, Hidrovori, Zvërneci dhe Sazani, dy të fundit, të prezantuara bujshëm vitin e shkuar nga dhëndri i Presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner. Ky fitoi statusin e investitorit strategjik në janar 2025.

Vlen të thuhet se zhvillimi për turizëm në zonën mes kripores dhe grykëderdhjes së Vjosës qe parashikuar edhe nga qeveria e Sali Berishës.

Qindra hektarë qenë caktuar për zhvillimin e turizmit bazuar në një studim urbanistik për bregun në hapësirën “Derdhja e Vjosës-Hidrovor, Novoselë-Vlorë”, i miratuar më pas me vendim të ish-Këshillit të Rregullimit të Territorit (sot Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, vendimi Nr.19 dt.14/07/2009).

Faksemile e vendimit të qeverisë Berisha, 2009.

Në prill 2025, Bashkia e Mynihut njoftoi tërheqjen nga përfshirja e saj si këshilltare në projektin e Aeroportit të Vlorës, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat mjedisore. Komiteti Ekonomik përgjegjës për ekonominë e qytetit gjerman u distancua kështu nga ndikimi negativ mjedisor që paraqet projekti.

Nga ana tjetër, për investitorin kryesor të aeroportit, Behgjet Pacollin, ky nuk është rasti i parë i një projekti të diskutueshëm në raport të keq me mjedisin në Shqipëri.

Më herët, ai pati shfaqur interes për zhvillimin e një kompleksi pallatesh, hotelesh dhe 370 vilash turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Propozimi, i quajtur “Divjaka Resort”, premtonte investim prej 1 miliard eurosh, por gjithashtu tjetërsim rrënjësor të zonës së mbrojtur. Për këtë u kundërshtua ashpër nga organizatat mjedisore dhe më vonë, në nëntor 2019, u refuzua nga qeveria Rama.

Megjithatë Divjaka nuk mbetet paqtë, pasi sikurse Citizens ka raportuar më parë, një projekt tjetër – sikurse “Kingscoast Divjaka” nga sipërmarrësi turkoaustriak Cevdet Caner – e rrezikon atë.

Lexoni gjithashtu:

The post Kur natyra përballet me betonin: Çmimi i lartë i Aeroportit të Vlorës appeared first on Citizens.al.

S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI)

Një 67-vjeçar nga Elbasani humbi jetën në shezlong, vonon ndihma mjekësore duke sjellë kështu fundin e hidhur pas një infrakti Një ngjarje e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit në plazhin e Divjakës, ku një pushues humbi jetën papritur, duke tronditur të pranishmit. Viktima është identifikuar si Tomorr Muça, 67 vjeç, banues […]

The post S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Shalqiri i Divjakës në pikun e prodhimit, por jo të fitimit/ Ankohen fermerët: Po shesim nën kosto

Në Divjakë është periudha ku produktet bujqësore kanë pikun e tyre.

Me qindra hektar toka janë të mbjellë me shalqi dhe kanë dalë në treg. Për fermerët ky vit nuk është një vit aq i mbarë.

Sipas tyre çmimi i shitjes së shalqirit në këtë periudhë është çmimi më i ulët se vitin e kaluar. Aktualisht një kg shalqi po shitet në 15 lek te reja, çmim i cili nuk e justifikon aspak shpenzimet.

Fermerët shprehen se për të justifikuar shpenzimet çmimi minimal duhet të filloj nga 20 lek te reja.

Për këtë situate fermerët thonë se janë tregtarët dhe pikat e grumbullimit që vendosin në çmim pasi kërkesa ka për shalqirin e Divjakës.

Aktualisht në pikat e eksporteve po grumbullohet shalqi ku shkojnë në vendet ballkanike dhe në ato europiane. Situata pritet të përkeqësohet në ditët në vijim pasi prodhimi do jetë më I lartë dhe nëse nuk do të rritet kërkesa ky prodhim rrezikon të mbetet në arë.

 

The post Shalqiri i Divjakës në pikun e prodhimit, por jo të fitimit/ Ankohen fermerët: Po shesim nën kosto appeared first on Sot News | Lajme.

Plazhi i Divjakës, hapësira të mëdha ranore dhe ujëra të pastra për pushuesit

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Pushues të shumtë kanë zgjedhur që këto ditë me temperatura të nxehta t’i kalojnë në Divjakë.

Një plazh me hapësirën më të madhe ranore, që karakteristikë të tij ka ujërat e cekëta dhe të pastra.

Vija bregdetare e Divjakës ofron një plazh të sigurt për fëmijët, të cilët mund të luajnë në rërën e pastër.

Një bregdet i lirë prej dhjetëra kilometrash shfrytëzohet nga të gjitha grup-moshat për të bërë ecje apo vrapuar në ajrin e freskët.

Bashkia e Divjakës këtë vit ka zgjeruar hapësirën e plazhit publik, duke u dhënë mundësi pushuesve të frekuentojnë edhe zona, të cilat më parë ishin të pamundura për të qëndruar, duke bërë pastrimin dhe rregullimin e territorit.

1 nga 2

/gj.m//a.f//r.e/

The post Plazhi i Divjakës, hapësira të mëdha ranore dhe ujëra të pastra për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në zonën e Kamenicës të Divjakës. U raportua se një automjet është përplasur me një motorçikletë, duke sjellë si pasojë vdekjen e drejtuesit të motorçikletës. Ndërsa u bë me dije se drejtuesi i motorçikletës ka ndërruar jetë në vend, për shkak të plagëve të marra nga përplasja e […]

The post Aksident tragjik në Divjakë/ Makina përplas për vdekje 15-vjeçarin me motor appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari

DIVJAKË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 12:30 në fshatin Kamenicë, në Divjakë. Sipas policisë, një automjet është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një shtetas 15-vjeç.

Si pasojë e përplasjes 15-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërsa në Komisariat është shoqëruar drejtuesi i automjetit, për veprimet të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/abcnews.al/

Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë

Është koha e vjeljes së bostanëve, frutit më të kërkuar të stinës së verës. Pikat e grumbullimit në Divjakë po punojnë me kapacitet të plotë dhe kërkesa është më e madhe se prodhimi. 90% e sasisë është mbjellë për eksport. Kosova është tregu kryesor për eksportin e shalqirit nga Divjaka. Ramadan Jashari vjen të paktën […]

The post Fermerët të pakënaqur me çmimin e shalqirit, 13 lekë kg me shumicë appeared first on BoldNews.al.

Lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Divjakë

Pronari dhe punonjësi i një lokali në Divjakë janë vënë në pranga pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Chat”. Dy të arrestuarit, Altin Çoku dhe Edmir Çela akuzohen se organizonin lojëra fati në lokalin në fshatin Karavasta e Re, me kompjuterë dhe me celularë

Ndërkohë nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente u sekuestruan 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

NJOFTIMI I POLICISË:

Divjakë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Organizonin lojëra fati në lokal, me kompjuterë dhe me celularë, vihen në pranga pronari dhe punonjësi.

Sekuestrohen 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, se një lokal në fshatin Karavasta e Re, ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Chat”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.

Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njesi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme

The post Lojëra fati në lokal, dy të arrestuar në Divjakë appeared first on Lapsi.al.

Organizonin lojëra fati në lokal në Divjakë, në pranga pronari dhe punonjësi

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Policia e Divjakës zbuloi një lokal në fshatin Karavasta e Re, i cili ishte përshtatur me pajisje për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Chat” u arrestuan shtetasit A. Ç., 51 vjeç dhe E. Ç., 34 vjeç.

“Nga kontrollet në ambientet e lokalit të paregjistruar në organet kompetente, në pronësi të 51-vjeçarit, në të cilin ishte punësuar si kamerier, pa u siguruar, shtetasi E. Ç., u gjetën 7 njësi kompjuterike dhe 3 celularë, që përdoreshin për lojëra fati”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. /j.p/

The post Organizonin lojëra fati në lokal në Divjakë, në pranga pronari dhe punonjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në pranga për lojëra fati: Arrestohen pronari dhe punonjësi i një lokali (Emrat)

Në fshatin Karavasta e Re, Divjakë, u godit një aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit. Gjatë një operacioni të koduar “Chat”, Policia arrestoi dy shtetas: Altin Çoku, 51 vjeç, pronar i lokalit, dhe Edmir Çela, 34 vjeç, i punësuar si kamerier.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të paregjistruar, u sekuestruan 7 kompjuterë dhe 3 celularë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit online. Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

The post Në pranga për lojëra fati: Arrestohen pronari dhe punonjësi i një lokali (Emrat) appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi në Divjakë

Finalizohet operacioni i koduar “Chat”, në Divjakë.

Gjatë aksionit policor janë vënë në pranga dy shtetas, pronari i lokalit dhe punonjësi, pasi organizonin lojëra fati në lokal me kompjuterë dhe celularë.

Ndërsa janë sekuestruar 7 njësi kompjuterike dhe tre celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Zbulime arkeologjike në zonën e Divjakës

Në kodrat e Bishçukasit në Divjakë po kryhen gërmime arkeologjike që konsiderohen ndër më të rëndësishmet për periudhën ilire.

Punimet zhvillohen prej disa javësh nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Tiranës dhe Muzeun Historik të Lushnjës.

Këto janë gërmimet e para në këtë zonë dhe deri tani janë zbuluar një bazilikë, disa monedha të hershme, një kolonë graniti dhe mbetje skeletesh, që mendohet t’u përkasin periudhave të ndryshme, nga Helenistike deri te Mesjeta e vonë.
Sipas specialistëve, zbulimi nisi pas informacioneve nga banorët, të cilët gjatë punës në tokat bujqësore kishin hasur objekte me vlerë historike, të cilat iu dorëzuan muzeut të Lushnjës.

Në gërmime janë të përfshirë edhe studentë të arkeologjisë, të cilët përmes praktikës dokumentojnë historinë në terren. Gërmimet janë ndarë në dy sondazhe dhe zona e “Shën Gjergjit” shihet si një prej pikave më të rëndësishme për zbulime arkeologjike në vend./atsh/KultPlus.com

Zjarr i madh në pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës, flakët afrohen pranë lokaleve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe, të ndihmuara nga era e fortë.

Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse që po punojnë intensivisht për të kontrolluar zjarrin. Bashkë me to janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër dhe vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, pasi flakët i janë afruar disa lokaleve në zonë.

The post Zjarr i madh në pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës, flakët afrohen pranë lokaleve appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë. U raportuar se një 18-vjeçar duke drejtuar mjetin, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, […]

The post EMRI/ I riu përplas për vdekje me makinë të moshuarin në Divjakë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë. Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si Ruhi […]

The post Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari. Pamje nga vendngjarja appeared first on FaxWeb.

Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.

Një makinë e drejtuar nga 18-vjeçari me iniciale M. Xh. ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.

“Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

The post Aksident në Divjakë, humb jetën i moshuari appeared first on Lapsi.al.

Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij.

Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga Policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar në rrugët e zonave të banuara dhe respektimin e shpejtësisë së lejuar, për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.

The post Aksident në Divjakë/ 18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari appeared first on Albeu.com.

❌