Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive

TIRANË, 19 korrik /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në rang vendi, nga të cilat 4 mbeten ende aktive. Vatrat janë përhapur në bashkitë Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe.

Zjarret aktive janë regjistruar si më poshtë:

– Qarku Dibër – Parku Kombëtar i Lurës: Në zonën “Liqeni i Luleve” janë dy vatra të shtrira në një terren të vështirë. Njëra vatrë është afër liqenit të Zi, ku ndihmojnë 23 forca operacionale dhe 30 forca të Forcave të Armatosura (FA). Vatra e dytë po zhvillohet në drejtim të Malit të Dejës dhe po mbahet nën monitorim për shkak të përhapjes së madhe.

– Qarku Dibër – Bashkia Bulqizë: Në zonën e “Malit të Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër zjarri në afërsi të fshatit Krajkë ka djegur rreth 33 hektarë me dushqe, shkurre dhe barishte. Zjarri po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.

– Qarku Fier – Bashkia Mallakastër: Në fshatin Drenovë, njësia Qendër Dukas, zjarri i rënë në një zonë me shkurre, ferra dhe pyll pishe është riaktivizuar dhe ka zgjeruar perimetrin për shkak të erës. Forcat operacionale janë në terren për ndërhyrje.

– Qarku Vlorë – Bashkia Himarë: Në fshatin Borsh, vatra e zjarrit është riaktivizuar pranë banesave. Ndërhyrja po kryhet me pompa shpine nga MZSH Himarë dhe me mbështetjen e një helikopteri të FA-së. Deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë me shkurre.

Sipas raportimeve, nga zjarret janë djegur në total rreth 52 hektarë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, si dhe rreth 90 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar gjithsej 32 automjete zjarrfikëse dhe 275 forca operacionale, përfshirë 50 forca dhe 3 automjete nga FA ditën e djeshme. Sot janë në veprim 30 forca ushtarake, 2 automjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter.

Instituti i Gjeoshkencave njoftoi se për ditën e sotme nuk parashikohen reshje, ndërsa niveli i rrezikut për zjarre në pyje mbetet i lartë në qarqet Lezhë, Tiranë, Fier dhe Berat, dhe i moderuar në qarqet e tjera.

Strukturat e Mbrojtjes Civile mbeten në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve. Autoritetet i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente në rast konstatimi të ndonjë vatre.

/a.f/

The post MM: 20 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Enti Kombëtar i Banesave, në bashkëpunim me Bashkinë Roskovec, po finalizon ndërtimin e një objekti strehimi social që do t’u ofrojë strehim të sigurt dhe dinjitoz 29 familjeve në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga godina e re, që përfshin 2400 m² ndërtim, 6 kate banimi me 29 apartamente të tipit 1+1 dhe 2+1, të ndërtuara me standarde bashkëkohore.

Ky investim është realizuar me fondet e vetë Entit Kombëtar të Banesave.

Gonxhja tha se, punimet janë drejt përfundimit dhe objekti është pothuajse gati për t’u dorëzuar tek familjet përfituese.

Ai e cilësoi këtë një tjetër shembull konkret i bashkëpunimit me pushtetin vendor, në funksion të mbështetjes sociale dhe strehimit të familjeve në nevojë. /j.p/

The post Gonxhja: Strehim dinjitoz për 29 familje në nevojë në Roskovec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dorëheqje edhe në bashkinë e Roskovecit, kryebashkiakja Bufi u kërkon dorëheqjet drejtuesve

Teksa në Fier dhe Lushnje pritet vlerësimi i performancës për të gjithë zyrtarët pas dorëheqjeve ne grup, edhe bashkia e Roskovecit është përfshirë në ristrukturim të brendshëm sipas urdhërit të kryeministrit Edi Rama.

Por ndryshe nga bashkitë e mëdha ku dorëheqjet u kërkuan nga vetë kryeministri në Fier dhe zv kryeministrja Belinda Balluku në Lushnje, në Roskovec dorëheqjet janë kërkuar nga kryetarja e bashkisë majlinda bufi.

Burime nga PS në qarkun e Fierit thanë se prej dy ditësh drejtorët e bashkisë dhe 5 administratorët kanë nisur të dorëzojnë dorëheqjet te kryebashkiakja Majlinda Bufi.

Reforma në adninistratë pritet të përfshijë ndërkohë edhe bashkitë e tjera të vogla si Mallakastra, Patosi dhe Divjaka./abcnews.al

Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama vuri theksin edhe tek domosdoshmëria për t’u marrë seriozisht me mbetjet e fshatit edhe për të ndryshuar seriozisht menaxhimin edhe të mbetjeve të fshatit duke marrë shembullin e Cërrikut.

“Kemi edhe shembullin e Roskovecit, që nuk është tamam si ai i Cërrikut, se nuk është plotësisht i suksesshëm, por që prapë është një shembull që duhet marrë, në mënyrë që të ndryshojë situata me mbetjet. Se do jetë një problem shumë i madh. Shumë shumë i madh. E dëgjuat në paraqitjen që bëri Majlinda. Do të jetë një problem që do vazhdojë edhe pas anëtarësimit”, theksoi Rama.

Kështu që, shtoi kryeministri, “na duhet patjetër që paralelisht me krijimin e operatorit të trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar për sa i përket gjithë atyre 200 depozitimeve, landfilleve, inceneratorëve, për të pasur një gjë të koordinuar, të qendërzuar, të filloni të punoni nëpër bashki për ndarjen në burim, për riciklimin, për ripërdorimin. Se nuk mund të jetë kjo histori hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe pastaj merr gjysmën e plehrave ҫoi në vend-depozitim edhe gjysmën tjetër lëri që të presin gjysmën që vjen të nesërmen që mbulon prapë kazanët e plehrave”.

Kjo, tha Rama, “është një pjesë jashtëzakonisht sfiduese e kalimit nga fshati në qytet. Në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në aspektin e përkatësisë europiane”.

“Nuk mund të jemi një vend i BE-së me plehrat që gjysma mblidhen edhe hidhen të pandara dhe pa asnjë riciklim diku dhe gjysma tjetër lihen të kalben nëpër rrugë”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë evidentoi Beratin, i cili tha ai, “ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi. Edhe ajo duhet parë se nuk është ndonjë shkencë shumë e madhe”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast dhune ndaj një gruaje në ambientet e një farmacie në fshatin Strum, njësia administrative Roskovec. Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë, ndërsa autori i dyshuar është Ilir Musko, farmacist dhe kandidat për deputet për Partinë Socialiste […]

The post “Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhunon në farmaci të sëmurën appeared first on BoldNews.al.

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec/ EMRAT

Policia ka arrestuar dy vëllezër pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike në  Roskovec. Dy vëllezërit Endri Ajdini 28 vjeç, dhe Igli Ajdini 35 vjeç, u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”. Ndërkohë policia raporton u gjetën dhe u asgjësuan 65 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. “U kapën në flagrancë, në […]

The post Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, policia asgjëson bimët narkotike

Dy vëllezër janë arrestuar nga Policia në Roskovec, pasi u kapën në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit kombëtar “Koordinata”, i fokusuar në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, të arrestuarit janë shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, të dy banues në Roskovec. Ata u kapën në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec asgjësuan bimët narkotike nëpërmjet djegies. Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy të arrestuarve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohen dy vëllezër për kultivim kanabisi, policia asgjëson bimët narkotike appeared first on Euronews Albania.

Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Roskovecit pasi kishin kultivuar 65 bimë kanabis vendin e quajtur “Toka e zezë” . Lënda narkotike u asgjësua përmes procesit të djegies.

Njoftimi i policisë:

Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër). Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Roskovec appeared first on Lapsi.al.

“Djali jot më ka lekë borxh”- 27-vjeçari djeg banesën, arrestohet nga policia

Një 27-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga Policia e Roskovecit, pasi dyshohet se ka vënë zjarr në banesën e një shtetaseje, me pretendimin se djali i saj i kishte një borxh financiar.

Pas kallëzimit të shtetases M.L., e cila deklaroi se banesa e saj ishte djegur gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi, policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Edusjon Zyka.

Zjarri shkaktoi dëme materiale të pjesshme, pa pasoja për jetën e banorëve. Materialet hetimore janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për nisjen e procedurave të mëtejshme ligjore.

“Menjëherë pas marrjes së kallëzimit të shtetases M. L., se një person i paidentifikuar i kishte vënë zjarrin banesës së saj, në lagjen nr. 1, gjatë kohës që ajo nuk kishte qenë aty, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e shtetasit E. Z., 27 vjeç, banues në Fier. 27-vjeçari dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së shtetases M. L., me pretendimin se djali i kësaj shtetaseje i kishte borxh një shumë parash”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Djali jot më ka lekë borxh”- 27-vjeçari djeg banesën, arrestohet nga policia appeared first on Euronews Albania.

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

59-vjeçari Flamur Rërza është arrestuar nga policia në flagrancë në Roskovec, teksa ujiste një parcelë me 22 bimë kanabisi. Bimët narkotike ishin kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte 59-vjeçari. “Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacionit të siguruar nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin […]

The post Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kultivoi bimë narkotike, vihet në pranga 59-vjeçari në Roskovec

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të fshatit ku banonte në Vlosh të Roskovecit. Bimët narkotike janë asgjësuar nëpërmjet djegies.

“Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

U kap në flagrancë, duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte, arrestohet 59-vjeçari. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vu në pranga shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Kultivoi bimë narkotike, vihet në pranga 59-vjeçari në Roskovec appeared first on Lapsi.al.

Bufi: Projekt për prodhimin e peletave të ngrohjes në shkolla përmes kompostimit

Tiranë, 13 qershor /ATSH/ Kompostimi është një proces që ul sasinë e mbetjeve, duke përmirësuar mjedisin dhe duke i shërbyer komunitetit pasi kthen në pleh organik mbetjet me prejardhje bimore dhe shtazore.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë gjermane, që përmes Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (German Agency for International Cooperation- GIZ), ka mbështetur disa bashki në vend, mes tyre edhe bashkinë e Roskovecit për ndërtimin e fushave të kompostimit që mundësojnë trajtimin e mbetjeve të gjelbra të fermave, serrave dhe mbetjeve organike të familjeve.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh në një prononcim për mediet, se në fushën e kompostimit realizohet jo vetëm grumbullimi i kartonit dhe i letrës, por shitja e këtij produkti përmes një marrëveshjeje që i sjellë të ardhura më shumë kësaj bashkie.

“Ne realizojmë edhe grumbullimin e mbetjeve të gjelbërta, që në territorin e Roskovecit janë shtuar jo vetëm se është një zonë rurale dhe urbane, por edhe për faktin që kemi një shërbim të shtuar në sipërfaqet bujqësore. Gati 300 hektarë janë serra, ndaj përmes procesit të kompostimit të mbetjeve bimore ne arrijmë të prodhojmë pleh organik, të cilin sot e përdorim për nevojat e bashkisë, në gjelbërimin e sipërfaqeve të ndryshme edhe përmes një marrëdhënieje morale me fermerët që e sjellin vetë sasinë e mbetjeve të gjelbërta dhe ne u japim pleh për sipërfaqet e tyre”, tha Bufi.

Sipas Bufit, këto janë disa procese që realizohen sot në Roskovec, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së GiZ.

“Ne jemi në një dëgjesë publike për të miratuar strategjinë e mbetjeve urbane që prodhohen në një territor të caktuar. Ne duam që në këtë vend të shtojmë edhe një shërbim tjetër që është i rëndësishëm. Dalin disa trungje, degëza që nuk arrijnë të kompostohen dhe kjo kërkon tjetër proces. Kemi përpunimin e ullirit, janë 450 mijë rrënjë ulliri, por bërsitë që dalin nga ky proces bashkë me degëzat dhe trungjet duam t’i përdorim për prodhimin peleta që përdoren për ngrohjen në shkolla. Pra, që bashkia Roskovec të mos nxjerr më para për blerjen e peletave për ngrohje”, u shpreh ajo.

Me anë të kompostimit ulet volumi i mbetjeve që menaxhohet nga bashkia, dhe njëkohësisht bashkia krijon të ardhura përmes shitjes së plehut organik që krijohet.

Ekonomia qarkulluese është një sistem ekonomik që synon minimizimin e mbetjeve nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të burimeve. Në një ekonomi qarkulluese, mbetjet minimizohen dhe burimet përdoren më shumë ekonomikisht, në mënyrë afatgjatë, nëpërmjet ripërdorimit, riparimit dhe riciklimit të tyre.

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi në prononcimin për mediet
1 nga 18

/e.i/a.f/

The post Bufi: Projekt për prodhimin e peletave të ngrohjes në shkolla përmes kompostimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkrumbohet totalisht/ Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Roskovec, dyshimet për shkakun…

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të.

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.

Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar. Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

The post Shkrumbohet totalisht/ Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Roskovec, dyshimet për shkakun… appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”. Ngjarja ndodhi rreth mesditës. Ajo ka shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

The post Shpërthen në flakë automjeti në aksin Fier-Roskovec, shpëton ‘për fije’ shoferi appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën

Në Suk 2 të Roskovecit është shembur muri rrethues i amortizuar i një banese dhe ka zënë poshtë të miturën 4-vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. E mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit.

“Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes’- njofton policia.

The post Tragjedi në Roskovec! Shembet muri rrethues dhe zë poshtë 4-vjeçaren, humb jetën appeared first on iconstyle.al.

SPAK “kursen” Zegjinenë e Ballukut, ia kalon dosjen për hetim Prokurorisë së Fierit

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake për kandidaten e PS-së në Fier, Zegjine Çaushi dhe ia ka kaluar dosjen për hetim Prokurorisë së Fierit. Bëhet fjalë për një audio-përgjim të publikuar rreth dy vite më parë nga një emision televiziv, ku Zegjine Çaushi, në kohën kur mbante postin e kryeinspektores së IVMT-së në […]

The post SPAK “kursen” Zegjinenë e Ballukut, ia kalon dosjen për hetim Prokurorisë së Fierit appeared first on BoldNews.al.

Rama: Roskoveci është burrë, por u formësua nga një grua

Kryeministri Edi Rama vizitoi Roskovecin, ku prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në hyrje të fjalës së tij, ai u shpreh me humor, duke thënë se “kam pasur përplasje me disa burra, por ç’të bëj unë që Roskoveci është burrë, ndërsa ajo që e ka formësuar kështu është një grua”.

Më tej, Rama u ndal edhe tek sondazhet e fundit që tregojnë Partinë Socialiste si forcën kryesore politike në vend dhe një shumicë qytetarësh që besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur.

Ai kritikoi mënyrën se si analizohen këto sondazhe nga disa aktorë, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj qytetarëve, pasi i trajtojnë sikur janë të blerë apo të manipuluar.

“Kur erdha në Fier, më thanë sa shumë ka ndryshuar, duke marrë parasysh se si ishte braktisur. Kjo është një përvojë tjetër, nuk kam si ta fsheh.

E di që me disa lloje burrash jam futur në konflikte këto kohë. Roskoveci është burrë, por kush e ka bërë Roskovecin kështu është grua. Se kur ishte burrë në dorë të burrave ju e dini si ishte Roskoveci, copë-copë”, tha Rama.

The post Rama: Roskoveci është burrë, por u formësua nga një grua appeared first on Lapsi.al.

Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Rama: Doli “Bufi” 7×7=6 milionë

TIRANË, 29 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Roskovec, qarku Fier. Gjatë fjalës së tij Rama foli me shifra në lidhje me ndryshimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve nën qeverisjen e PS-së.

I ndalur tek tregu i punës, Rama u shpreh se “papunësia për herë të parë në historinë e transformimit demokratik të Shqipërisë, ka zbritur në një shifër 8.8% ndërkohë që kur ne morëm detyrën ishte 17.5%”.

“Shumëkush duke folur kot thotë ju ka rënë juve përqindja e papunësisë sepse kanë ikur njerëzit. Kjo nuk ka lidhje fare përqindja e papunësisë është përqindja mbi forcat punës nuk numërohet gjithë populli por vetëm forcat e punës”, shtoi Rama.

Rama ironizoi në fjalën e tij dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha në lidhje me kontratën e lobimit 6 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të PD-së.

“Ky ishte numri i të punësuarve të regjistruar në librin e shtetit në regjistrin e taksave dhe tatimeve 1 023 000 mijë kishte kur ne morëm detyrën, sot në fund të 2024 është 1 327 000. Tani sa është diferenca mes këtyre të dyjave se këtu kemi përballë ata që kanë probleme me 7×7, Luli 7×7=42 tani doli dhe Bufi 7×7=6 milionë, 7×7=6 milionë”, tha Rama.

Për sa i përket përqindjes së të punësuarve me pagë nën 40 mijë lekë, Rama tha “në 2013, 60% e shqiptarëve merrnin më pak se 40 mijë lekë. Sot vetëm 14% e shqiptarëve marrin më pak se 40 mijë lekë”.

I ndalur tek rritja e pagave, Rama tha se paga minimale “në 2013 ishte 157 euro, sot është 400 euro në janar të vitit të ardhshëm do të jenë 500 euro dhe synimi ynë në Shqipërinë 2030 paga minimale do të jetë të paktën 650 euro”.

Sa i përket pagës mesatare Rama u shpreh se “322 euro ishte në 2013, sot është 848 euro me të dhënat e fundit paga mesatare, 2.6 herë më e lartë”.

Për sa i përket sektorit publik, Rama tha se paga “ishte 372 euro, 1000 euro e kanë sot dhe 1200 euro do të jetë në Shqipërinë 2030”.

Rama shtoi se “nuk do të kemi pension minimal në Shqipërinë 2030 nën 200 euro dhe pensioni mesatar për të gjithë ata që janë të siguruar do ta kemi 400 euro”. /j.p/

The post Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Rama: Doli “Bufi” 7×7=6 milionë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌