Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret në pyje, fatura që djeg

Teksa përshkron rrugën për në rivierën shqiptare,  një shtullungë re gri ngrihet mbi kurorat e bukura të Dukatit. Era e ngrohtë përhap aromën e barit dhe pemëve të djegura, ndërsa tymi mbulon qiellin, duke e zbehur diellin e fortë të korrikut. Një pamje e zakonshme. Zjarret në pyje nuk janë më lajm vere, por një […]

The post Zjarret në pyje, fatura që djeg appeared first on BoldNews.al.

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

Një operacion i SPAK ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare, i cili dyshohet se ka trafikuar mbi 6 ton kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar, me një vlerë tregu prej rreth 411 milionë euro. SPAK ka firmosur urdhër-arreste për shtatë persona, mes tyre […]

The post Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës appeared first on BoldNews.al.

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

Të paktën gjashtë civilë, përfshirë një nënë dhe një fëmijë, kanë humbur jetën dhe 22 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur të ndërmarrë nga grupi separatist xhihadist Jaish al-Adl në një gjykatë në provincën juglindore të Iranit, Sistan-Baluchestan, raportuan mediat iraniane të shtunën. Sipas burimeve lokale, sulmi nisi me […]

The post Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Çudira nga Vlora! Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë/ VIDEO

Një shtyllë elektrike ka shkaktuar panik sot në Vlorë, teksa telat e korentit kanë rënë në masë. Në ndihmë ka ardhur një zjarrfikës, i cili, mesa duket i paditur, i ka hedhur ujë dhe menjëherë pas kësaj kishte disa shkëndija elektrike. Veprimi i zjarrfikësit ka habitur disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë dhe […]

The post Çudira nga Vlora! Zjarrfikësi i hedh ujë shtyllës elektrike që bënte masë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Parkun Kombëtar të Prespës

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Qarkun e Korçës. Një zjarr i madh ka përfshirë Parkun Kombëtar të Prespës, me flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec. Forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët, po përpiqen të izolojnë flakët, por temperaturat e larta të favorizuara nga era e bëjnë të vështirë këtë.

The post Zjarr në Parkun Kombëtar të Prespës appeared first on BoldNews.al.

Situatë alamante në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor. Rruga e Arbrit mbulohet nga tymi

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer pasditen e së shtunës në zonën e Qafës së Buallit, duke përfshirë një kurorë me pisha në afërsi të fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Zjarri ka përparuar me shpejtësi dhe ka kaluar kufirin administrativ të Bashkisë Bulqizë, ku rrezikon drejtpërdrejt një pikë karburanti dhe […]

The post Situatë alamante në Qafë Buall, zjarri përfshin masivin pyjor. Rruga e Arbrit mbulohet nga tymi appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 7-vjeçari, 4 të plagosur

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”. Në aksident janë përfshirë dy automjete tip SUV, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Për pasojë, një fëmijë 7-vjeç ka humbur […]

The post Aksident i rëndë në Memaliaj! Humb jetën 7-vjeçari, 4 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka rishikuar masat për katër nga të hetuarit në kuadër të operacionit “Parking”, një hetim i nisur për shpërdorim detyre dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u drejtua nga gjyqtarja Aurora Tusha. Prokuroria […]

The post Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike, Beci: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht pas lirimit të hapësirave publike.

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau sot pamje nga qyteti, ndërsa theksoi se bizneset e kanë kuptuar rëndësinë e këtij aksioni.

“Ky është rezultati i 5 ditëve punë nga strukturat e Bashkisë Shkodër dhe bashkëpunimit me bizneset, të cilat kanë kuptuar rëndësinë e këtij aksioni që do të vijojë”, shtoi Beci.

Gjatë gjithë muajit korrik lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror.

Lirimi i hapësirave në qytete dhe plazhet publike në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve, pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Ky aksion konsiderohet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Beci: Shkodra ka nisur të marrë frymë lirisht appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos

Mbyllja përfundimtare e urës së Zogut ka shkaktuar kaos në qarkullim në Fushë-Milot. Me mijëra qytetarë, përfshirë edhe shumë pushues nga Kosova, zgjodhën të udhëtonin drejt bregdetit duke kaluar nga ky aks, por përballja me trafikun e rënduar ishte e pashmangshme. Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën, […]

The post Trafik i rënduar në Fushë-Milot, mbyllja e urës së vjetër shkakton kaos appeared first on BoldNews.al.

Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove

Ligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut sjell ndryshime të mëdha në mënyrën se si shteti synon ta rregullojë industrinë e kazinove dhe bastoreve. Për Shoqatën e Organizatorëve të Lojërave të Fatit, këto janë masa radikale që do të çojnë në mbylljen e plotë të këtij biznesi. Industria e lojërave të […]

The post Shkupi synon rregullimin e industrisë së kazinove appeared first on BoldNews.al.

Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor

Edhe pse duhet të kishte një qetësim të sëmundjeve neurologjike gjatë periudhës së verës, temperaturat ekstreme kanë bërë që edhe këto sëmundje të shënojnë rritje. Mjekët bëjnë me dije se ekspozimi në diell në temperaturat ekstreme çon në rrezik të përsëritjeve të aksidenteve cerebrale, paralizave faciale apo shton atakun e migrenës. Shef i shërbimit Neurologjik […]

The post Vapa ekstreme/ Mjekët: Janë përkeqësuar efektet negative mbi shëndetin mendor appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Dy ekspertë të rinj të teknologjisë janë rikthyer në Shqipëri, duke sjellë me vete të gjitha njohuritë e fundit që fituan gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në programin Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD).

Ambasada amerikane në Tiranë vlerësoi sot se “partneriteti me Shtetet e Bashkuara, një udhëheqës global në teknologji dhe inovacion, sjell mirëqenie dhe siguri për të dy vendet tona”.

Flavio Skoti studioi shkenca kompjuterike në Georgia College & State University, dhe Dea Basha studioi inxhinieri softueri në Bluefield State University.

“Si e përshkruajnë përvojën? Për Dean, të jashtëzakonshme dhe që të ndryshon jetën”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

/m.m/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Partneritet në teknologji dhe inovacion, dy studentë shqiptarë rikthehen pas studimeve në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Mbrojtjes: 247 efektivë të FA-së dhe 4 helikopterë për shuarjen e zjarreve

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se 247 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë në gatishmëri 31 mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrëfikëse dhe autoambulanca.

Po ashtu, për shuarjen e vatrave të zjarreve janë në gatishmëri 4 helikopterë për ndërhyjet nga ajri në çdo kohë.

Ministria e Mbrojtjes nënvizoi angazhimin e strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës, ndërsa shprehu angazhimin për ndërhyrjet e nevojshme, me prioritet në zonat e banuara.

/m.m/r.e/

The post Ministria e Mbrojtjes: 247 efektivë të FA-së dhe 4 helikopterë për shuarjen e zjarreve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër, standarde bashkëkohore për 800 nxënës e mësues

TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Në qytetin e Shkodrës vijon puna për rikonstruksionin e shkollës “Ndre Mjeda”, e cila po rilind me standarde bashkëkohore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës.

Kryeministri theksoi se shkolla “Ndre Mjeda” po rilind me kushte dhe standarde bashkëkohore për afro 800 nxënësit dhe mësuesit e saj.

“Ky investim i qeverisë shqiptare dhe Bashkisë Shkodër, po merr formë dita-ditës, ku deri më tani ka përfunduar ndërtimi i shtesës së godinës, ndërsa po vijon puna në pjesën e brendshme të shkollës, për të hapur dyert e saj në fillim të vitit të ri shkollor”, theksoi kryeministri.

Shkolla “Ndre Mjeda” nga një godinë e amortizuar pa ngrohje, pa palestër, mësim me dy turne, do të rilindë nga e para, me të gjitha standardet bashkëkohore e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative.

Shkolla e re do të jetë në funksion të 800 nxënësve, ndërkohë që në plan për t’u rindërtuar në qytetin e Shkodrës janë edhe pesë shkolla të tjera.

Projekti për rikonstruksionin e plotë të shkollës përfshin edhe ndërtimin e shtesës në godinën 3-katëshe, një palestër të re me një tarracë të shfrytëzueshme, si dhe instalimin e një sistemi ngrohjeje dhe ftohjeje të ri. Po ashtu, do të kryhet edhe sistemimi i sheshit të shkollës.

/m.m/r.e/

The post Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” në Shkodër, standarde bashkëkohore për 800 nxënës e mësues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet për ngjarje të rëndë/ Burri në Tropojë arrestohet pas zhdukjes së gruas

Nga Gazeta ‘SI’- Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia.

Nuk ka qenë vetë i arrestuari që e ka kallëzuar largimin, por të afërm të gruas, të cilët kanë treguar se kanë humbur kontaktet me 48-vjeçaren që prej 22 korrikut.

Pas hetimeve, policia dyshohen se ajo është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Ndërkohë gruaja nuk është gjetur ende.

Për këtë arsye policia dyshon se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Dyshimet i përforcon fakti se në shtëpinë e 58-vjeçarit në Bujan janë gjetur dy armë zjarri automatike. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale.

The post Dyshohet për ngjarje të rëndë/ Burri në Tropojë arrestohet pas zhdukjes së gruas appeared first on Gazeta Si.

Lufta për para që do të vendosë të ardhmen e Europës!

“Paraja rrotullon botën”, thotë një këngë dhe paraja do të vendosë të ardhmen e Europës. Liderët politikë po përballen me vendime të dhimbshme se si të shpërndajnë paratë publike në një botë të pasigurt.

Europa ka 3 prioritete urgjente. E para dhe më e dukshmja – mbrojtja. Kjo nevojë është më shumë një kundërpërgjigje për agresionin e Vladimir Putin dhe kritikat e Donald Trump për aleatët e NATO-s. Këto presione e kanë bërë një nevojë strategjikë armatimin e Europës.

E dyta është mbështetja për Ukrainën në luftën kundër Rusisë. Nëse mbrojtja e Ukrainës bie, një Rusi revanshiste do të përfitonte. Mbështetja për Ukrainën do t’i kushtojë Europës më shumë nga sa janë të gatshëm të shpenzojnë.

Dhe e fundit, është procesi i gjatë i prodhimit të buxhetit të ardhshëm shumëvjeçar të Bashkimit Europian, i cili do të mbulojë periudhën nga 2028 deri në 2034. Komisioni Europian ka paraqitur tashmë propozimin e tij, por sfida e vërtetë qëndron përpara, pasi vendet anëtare dhe Parlamenti Europian duhet të kalojnë përmes negociatave të brendshme përpara se të bien dakord për numrat përfundimtarë.

Propozimi i Komisionit përfshin rritjen e fondeve për sigurinë, angazhimet globale dhe konkurrencën, si dhe mbështetje shtesë për Ukrainën. Edhe pse këto prioritete janë mbështetur gjerësisht, rialokimi i burimeve të nevojshme për financimin e tyre ka qenë subjekt i një debati të ashpër. Është e sigurt të thuhet se Komisioni po shkon drejt një përballjeje të ashpër politike përpara se të arrihet një konsensus. Buxheti që ka propozuar Komisioni është i ulët, sa 1.26% e të ardhurave vjetore të 27 shteteve të BE-së, por shtetet ende nuk kanë shlyer borxhet e Covid.

Për mbrojtjen, numrat janë më të lartë. Në të gjithë Europën, buxhetet e mbrojtjes janë rritur afërsisht me 1/3 vitet e fundit, me shumicën e anëtarëve europianë të NATO-s që shpenzojnë rreth 2% të PBB-së së tyre ose i afrohen këtij standardi.

Por edhe kjo nuk mjafton më. Në samitin e qershorit të NATO-s në Hagë, anëtarët u zotuan të shpenzojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035, me një shtesë prej 1.5% të caktuar për investime të përcaktuara lirshëm për mbrojtjen dhe sigurinë. 1.5% shtesë duket se është krijuar për të qetësuar Trump, i cili ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që aleatët europianë të rrisin shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve shtesë pritet të mbështetet në kontabilitetin krijues dhe jo në financimin e ri aktual.

Mbështetja e Ukrainës gjatë luftës dhe rindërtimit eventual të vendit do të kërkojë gjithashtu një angazhim të konsiderueshëm financiar. Ndërsa vlerësimet ndryshojnë, 100 miliardë dollarë në vit, për shembull, do të arrinin në pak më shumë se 0.4% të PBB-së së kombinuar të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar – domethënëse, por larg të qenit të pamenaxhueshme.

Në një moment brenda dritares së buxhetit 2028-35, kostoja e rindërtimit të Ukrainës do të duhet të adresohet. Disa studime kanë vlerësuar koston e rindërtimit në rreth 500 miliardë dollarë, megjithëse kjo shifër përfshin zona që mund të mbeten nën kontrollin rus për të ardhmen e parashikueshme. Shumë do të varet gjithashtu nga fakti nëse garancitë e sigurisë dhe perspektiva e anëtarësimit të Ukrainës në BE mund të nxisin një mjedis të favorshëm për investime private në shkallë të gjerë.

Natyrisht, mund të shfaqen kërkesa të reja, duke vendosur tendosje shtesë mbi financat e Europës. Disa qeveri europiane, për shembull, kanë ulur tashmë ndihmën për zhvillim ose kanë devijuar një pjesë të saj për të mbështetur Ukrainën. Ndërsa kjo mund të ketë qenë një përgjigje e nevojshme afatshkurtër ndaj pushtimit të Rusisë, pasojat e tij afatgjata mbeten të paqarta.

Aktualisht, vetëm Norvegjia, Suedia dhe Danimarka përmbushin objektivin e Kombeve të Bashkuara për të ndarë 0.7% të të ardhurave vjetore për ndihmën për zhvillim. Pas shkurtimeve dramatike të ndihmës së huaj të administratës Trump dhe mbylljes së Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ekziston një mundësi e fortë që Europa të mbushë boshllëkun. Një botë më e dëshpëruar do të jetë më e paqëndrueshme dhe më pak e sigurt, duke e bërë zhvillimin një imperativ strategjik dhe moral.

Përmbushja e të gjitha këtyre angazhimeve nuk do të jetë e lehtë, veçanërisht për qeveritë që tashmë po përballen me deficite të larta dhe borxhin publik në rritje. Pritjet janë që vendet e Europës Veriore do të arrijnë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 3.5% të PBB-së shumë përpara vitit 2035, ndërsa vendet e Europës Jugore – me përjashtim të Greqisë – ka të ngjarë të dështojnë ta përmbushin atë. Me Francën, Italinë dhe Spanjën që të gjitha shkojnë drejt zgjedhjeve deri në vitin 2027, oreksi politik për shkurtimet e shpenzimeve të nevojshme për të rritur buxhetet e mbrojtjes ka të ngjarë të mbetet i kufizuar.

Ky trend tashmë është i dukshëm në shpërndarjen e ndihmës për Ukrainën. Në katër muajt e parë të vitit 2025, vendet nordike kontribuan 6.8 miliardë dollarë, Britania e Madhe dha 5.3 miliardë dollarë dhe Gjermania siguroi 760 milionë dollarë, ndërsa Spanja dhe Italia dhanë vetëm një pjesë të këtyre shumave.

Ironia është se shtetet anëtare të BE-së të etiketuara shpesh si “koprace ” janë ato që në të vërtetë janë të gatshëm të ofrojnë fonde për të çuar përpara prioritetet e dakorduara të bllokut. Ndërkohë, vendet më pak të kursyera preferojnë të kërkojnë më shumë huamarrje, edhe pse kanë hapësirë të kufizuar për ta bërë këtë vetë.

Këto tensione tani po nxisin intensifikimin e betejës mbi financat e Europës. Ekziston një kontrast i fortë midis miratimit të shpejtë të NATO-s të premtimeve për shpenzime të mëdha dhe grindjeve të BE-së për shuma shumë më të vogla. Sido që të jetë rezultati, lufta fiskale e ardhshme do të testojë se sa të aftë dhe të gatshëm janë liderët e Europës për t’u përballur me sfidat serioze të sigurisë përpara./ProjectSyndicate

The post Lufta për para që do të vendosë të ardhmen e Europës! appeared first on Gazeta Si.

1.3 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë

Nga Gazeta ‘SI’- Dy persona u arrestuan në Tiranë gjatë një aksioni të koduar “White Pack” për të goditur shitjen e kokainës.

Në pranga ranë Ismet Daja 58 vjeç i dënuar më parë për krime ndaj jetës, dhe Kejdi Daja 26 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, dy të arrestuarit furnizonin me kokainë shpërndarësit në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut, të cilët më pas e ndanin në doza dhe e shisnin.

Gjatë aksionit, policia sekuestroi 1.3 kilogramë kokainë.

The post 1.3 kg kokainë, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë appeared first on Gazeta Si.

Hiqen 85 komplete me çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, procedohet 59-vjeçari

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.

Gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Kepit të Rodonit, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej 85 komplete me çadra dhe shezlongë, të vendosura në mënyrë të paligjshme nga një shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., 59 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.

Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët dhe subjektet që të respektojnë hapësirat publike dhe të mos ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme në to, pasi çdo shkelje do të pasojë me masa administrative dhe penale, sipas ligjit.

/m.m/r.e/

The post Hiqen 85 komplete me çadra dhe shezlongë te Kepi i Rodonit në Durrës, procedohet 59-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tatimet bllokojnë 76 ton produkte bujqësore

Drejtoria e Tatimeve njoftoi se në 12 ditë, aksioni për formalizimin e tregut të produkteve bujqësore/blegtorale dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka dhënë rezultate konkrete:

Sipas tatimeve janë 76.1 ton mallra të bllokuara dhe 209 subjekte të inspektuara.

Tatimet pohuan se aksioni vazhdon për të garantuar: Treg të formalizuar; Produkte të sigurta dhe të gjurmueshme; Mbrojtje për fermerin dhe prodhuesin e ndershëm.
Aksioni është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët mes Tatimeve, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë për të formalizuar sektorin bujqësor dhe për të siguruar gjurmueshmërinë e produkteve, përmes pajisjes së fermerëve me NIPT dhe lëshimit të faturave në çdo hallkë të zinxhirit tregtar.

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

The post Tatimet bllokojnë 76 ton produkte bujqësore appeared first on Revista Monitor.

❌