Subjektet politike kanë nisur zyrtarizimin e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Një garë interesante pritet të zhvillohet në disa komuna të Kosovës, ku kryetarët aktualë synojnë të ruajnë pushtetin, ndërsa kandidatët e rinj synojnë të fitojnë besimin e qytetarëve.
Pa dyshim edhe në komunat si Obiliq e Fushë Kosovë, gara do të jetë mjaft interesante, transmeton Telegrafi.
Komuna e Fushë Kosovës tash e 25 vite ka qenë nën udhëheqjen e LDK-së me Burim Berishën e që kësaj radhe, LDK synon sërish këtë komunë por me kandidatin Besnik Osmani i cili është nënkryetar i komunës.
Në garë për Fushë Kosovën janë edhe kandidatët tjerë, AAK ka zyrtarizuar Vildane Latifin, LVV e ka zyrtarizuar Valon Prebrezën dhe PDK pritet që në garë ta ketë Rrahim Ternavën.
LDK po ashtu tenton ta vazhdojë udhëheqjen e komunës së Obiliqit, me kryetarin aktual, Xhafer Gashi, i cili në zgjedhjet e 12 tetorit kërkon sërish besimin e votuesve.
AAK për Obiliq ka zyrtarizuar kandidatin Ali Krasniqi, ndërsa nga LVV do të jetë deputeti aktual Halil Thaçi, ndërsa PDK ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidat zyrtar. Lista mund të shtohet me kandidatë të tjerë nga NISMA dhe parti e iniciativa të tjera.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vjeshtës. Nga KQZ kanë njoftuar se tashmë kanë hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, kishte deklaruar për Telegrafin se subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.
âDuke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri mĂ« 13 gusht 2025, subjektet politike mund tĂ« aplikojnĂ« nĂ« Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r tâu certifikuar pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« Zgjedhjet Lokale, tĂ« cilat do tĂ« mbahen mĂ« 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatĂ« kĂ«saj periudhe subjektet politike (partitĂ« politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatĂ«t e pavarur) duhet tĂ« dorĂ«zojnĂ« edhe listĂ«n me emrat e kandidatĂ«ve pĂ«r KryetarĂ« tĂ« Komunave dhe pĂ«r Kuvende Komunaleâ, deklaroi ai.
Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/
Â
Â
Â
Â
Â
Â
The post Zgjedhjet e 12 tetorit, kush është në garë për komunën e Fushë Kosovës dhe të Obiliqit? appeared first on Telegrafi.