AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC
TIRANË, 26 korrik /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka hapur thirrjen për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në ‘European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025’, që zhvillohet nga 6 deri më 10 tetor në Varshavë, Poloni.
Sipas njoftimit të AKSK-së, ECSC është një garë prestigjioze ndërkombëtare për të rinjtë e moshës 14–24 vjeç, e organizuar nga ENISA, Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike, ku ekipe nga mbi 40 vende përballen në sfida praktike të fushës.
Sfidat përfshijnë garat për sigurinë e faqeve dhe shërbimeve web, sigurinë e aplikacioneve mobile, cryptography, reverse engineering dhe forensics.
‘European Cyber Security Challenge 2025’ është një mundësi për të rinjtë që duan të testojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre në sigurinë kibernetike, në skenën më të madhe evropiane të kësaj fushe.
Ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të përbëhet nga 10 të rinj, të cilët do të përzgjidhen përmes këtij aplikimi në adresën https://aksk.gov.al/aplikim-per-perfaqesim-ne-european…/
/e.i/ /gj.m/
The post AKSK hap thirrjen për përzgjedhjen e 10 të rinjve në garën botërore të ECSC appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.