❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rënie në zemër të Tiranës, ja sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Aspekti më domethënës i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit duket se nuk është aq shumë vetë rezultati, por mungesa e votuesve. Njerëzit që katër vite më parë hodhën votën për njërën apo tjetrën palë politike dhe që, me shumë gjasë, gjatë këtyre katër viteve janë larguar nga Shqipëria.

Më 28 prill 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal në një miting në fshatin Petrelë të Tiranës, ku deklaroi se suksesi i menaxhimit të ekonomisë prej qeverisë së tij po bënte që shumë emigrantë të kthehen në atdhe.

“
faktet tregojnĂ« qĂ« ajo çka ka ndodhur me zhvillimin e TiranĂ«s ka impaktuar nĂ« mĂ«nyrĂ« shumĂ« domethĂ«nĂ«se tĂ« gjithĂ« hapĂ«sirĂ«n rurale dhe faktikisht, sot ne jemi kĂ«tu nĂ« njĂ« investim tĂ« bĂ«rĂ« nga njĂ« çift qĂ« janĂ« kthyer nga emigracioni, janĂ« kthyer nga emigracioni dhe kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« investim jo tĂ« vogĂ«l, me siguri tĂ« suksesshĂ«m besoj unĂ«, qĂ« pĂ«rpara njĂ« dekade do ishte e pa konceptueshme tĂ« bĂ«hej,” deklaroi ai sipas fjalimit tĂ« publikuar nĂ« faqen e internetit tĂ« PartisĂ« Socialiste.

Faktet në fakt sugjerojnë se, fshati piktoresk i Petrelës, ku që herët një numër restorantesh kanë ndihmuar popullsinë të sigurojë një jetesë normale, është përfshirë nga rënia e popullsisë në masë të konsiderueshme dhe se çifti i kthyer nga emigracioni, për të cilin foli Rama, ka gjasa të jetë një përjashtim nga rregulli. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të analizuara nga BIRN tregojnë se numri i votuesve në njësinë administrative Petrelë ka rënë me 6% mes viteve 2021 dhe 2025. Petrela ka në fakt një rënie relativisht të përmbajtur në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

Nuk ka rëndësi nëse sheh zona të pasura apo sheh zona të varfra. Nuk ka rëndësi nëse i hedh sytë te zonat urbane në qendër të Tiranës apo te zonat informale në periferi dhe as nëse sheh zonat bregdetare, ku, supozohet, turizmi duhet të sjellë mirëqenia apo zonat malore, ku jetesa është e vështirë. Kudo që sheh në hartën e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri do të dallosh një gropë të konsiderueshme, numri i njerëzve që nuk votuan dhe që, me gjasa, nuk votuan për shkak se nuk janë më në Shqipëri.

Votuesit që mungojnë, saktësisht 200,136 vetë ose 12% e të gjithë popullsisë votuese së pranishme në vitin 2021, sugjerojnë se vendi është përballur me një valë emigrimi të jashtëzakonshme përgjatë katër viteve të fundit, një valë që duket se ka ngrënë 3 për qind të popullsisë në vit dhe që, sipas gjasave, do të gërryejë aftësinë e vendit për të prodhuar mallra e shërbime dhe, në instancë finale, për të paguar pensionet e një brezi gjithnjë e më të madh të moshuarish.

Rënia e popullsisë duket se shpjegon edhe konsolidimin e rezultatit të Partisë Socialiste, e cila, në thelb ka marrë më pak vota brenda Shqipërisë dhe përqindje më të lartë të votave të vlefshme se sa më 2021, ndërsa politika e saj e abuzimit me burimet shtetërore, të tilla si vendet e punës në sektorin publik, ofrojnë vota relativisht të qëndrueshme përkundrejt popullsisë që pakësohet.

BIRN analizoi të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2021 dhe të pjesëmarrjes brenda vendit të zgjedhjeve të vitit 2025, në nivel qarku dhe në nivel bashkie si dhe shqyrtoi veçmas pjesëmarrjet në njësitë administrative të qytetit Tiranë, të Bashkisë Tiranë si dhe të disa qyteteve kryesore të vendit. Në nivel qarqesh, rënie regjistrohet në të gjithë territorin e vendit, ku rënia më e fortë vihet re në qarqet Elbasan, Berat dhe Korçë. Incidentalisht këto janë edhe qarqet ku fitorja e socialistëve në përqindje dhe mandate ishte më e theksuar.

Në Qarkun e Beratit, i cili shtrihet në Shqipërinë qendrore në një zonë të përzjerë fushash pjellore dhe kodrash e malesh, popullsia votuese në zgjedhjet e 11 majit ra në 67 mijë vetë nga 80 mijë që pati qenë në zgjedhjet e vitit 2021. Partia Socialiste humbi 5,500 votues në krahasim me katër vjet më parë por përqindja e votave të vlefshme të saj u përmirësua lehtë nga 56 në 57.6%. Në total, 17% e votuesve të qarkut që katër vjet më parë morrën pjesë në zgjedhje, munguan të dielën e 11 majit. Bashkitë Poliçan e Skrapar, të dyja në zona malore, humbën respektivisht 22 dhe 20% të popullsisë votuese por edhe tre bashkitë fushore të qarkut, Berat, Dimal e Kuçovë humbën mes 14 dhe 18% të popullsisë. Vetë qyteti i Beratit numëroi gjithsej 18 mijë votues, 16% më pak se sa më 2021.

Në Korçë, në nivel qarku, popullsia votuese ka rënë me 16% dhe socialistët kanë humbur rreth 3,300 vota në krahasim me katër vjet më parë, por fitorja e tyre është përmirësuar nga 49 në 54%, për shkak se partitë e tjera kanë humbur edhe më shumë votues.

Në Qarkun Elbasan, ku socialistët fituan të dielën e kaluar 60% të votave, numri i popullsisë votuese ka rënë me 17% dhe vetë votat e socialistëve janë tkurrur me 6 mijë.

Në Qarkun Fier, i cili është qarku i dytë më i madh në Shqipëri, popullsia votuese ra me 12% por këtu votat e Partisë Socialiste u shtuan me 5 mijë më shumë nga sa kishin qenë në vitin 2021.

Qarqet e tjera kanĂ« rĂ«nie tĂ« popullsisĂ« votuese nĂ« nivele tĂ« ngjashme ndĂ«rsa rĂ«nien mĂ« tĂ« ulĂ«t e ka shĂ«nuar Qarku TiranĂ«, ku mungojnĂ« “vetĂ«m” 7.2% e popullsisĂ« votuese qĂ« ishte katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. Ky Ă«shtĂ« qarku ku Partia Socialiste ka humbur 19 mijĂ« vota dhe ku rezultati i pĂ«rgjithshĂ«m i saj ka rĂ«nĂ« lehtĂ« nga 48.7% qĂ« ishte katĂ«r vjet mĂ« parĂ«, nĂ« 48%.

U larguan 50 mijë vetë në vit?

Popullsia e ShqipĂ«risĂ« ka pĂ«suar rĂ«nie pĂ«rgjatĂ« tre dekadave tĂ« fundit, por pĂ«rgjatĂ« periudhĂ«s 1989-2011, vendi ka pĂ«rjetuar dy lĂ«vizje tĂ« mĂ«dha migratore: njĂ«ra, nga ShqipĂ«ria pĂ«r jashtĂ« vendit dhe tjetra, nga zonat periferike apo zonat malore drejt UltĂ«sirĂ«s PerĂ«ndimore dhe veçanĂ«risht nĂ« qendrat e mĂ«dha urbane tĂ« vendit, Tirana dhe DurrĂ«si. LĂ«vizjet migratore nga zonat rurale drejt zonave urbane janĂ« parĂ« gjithashtu edhe nĂ« qytetet e tjera tĂ« mĂ«dha tĂ« vendit si Shkodra, ku njĂ« njĂ«si administrative e quajtur “Komuna Rrethina” mori tipar tĂ« pĂ«rzjer urban dhe rural, apo zona e ish-KĂ«netĂ«s nĂ« DurrĂ«s.

Censi i vitit 2023 vuri në dukje se, ndryshe nga dekadat e mëparshme, lëvizja e brendshme e popullsisë praktikisht kishte mbaruar dhe se përgjatë dekadës pas Censusit të vitit 2011, kanali kryesor i lëvizjeve demografike ishte me drejtim emigrimin për në vendet e tjera.

Censi është një proces që kryhet një herë në dhjetë vjet dhe, ndërsa jep informacion mbi gjendjen e popullsisë në një pikë të caktuar, ofron pak informacion në lidhje me lëvizjet brenda dekadës. Kështu, ndërsa dihet se popullsia ra nga 2.82 milionë në vitin 2021 në 2.4 milionë më 2023, nuk është e mundur të dallohet nëse rënia ishte e njëtrajtshme nga viti në vit apo kishte vite në të cilat, vala migratore ka qenë më e lartë.

Ajo që të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të viteve 2021 dhe 2025 tregojnë është që në fakt, me gjasa, Shqipëria ka përjetuar një valë të stërmadhe emigracioni pas vitit 2021. Ndërsa Censi sugjeron rënie të popullsisë me 420 mijë vetë mes viteve 2011 dhe 2023, me një mesatare prej afërsisht 35 mijë në vit, rënia e votuesve përgjatë katër viteve të fundit sugjeron rënie popullsie prej mbi 50 mijë në vit. Afërsisht 1.66 milionë qytetarë morën pjesë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe afërsisht 1.46 milionë në zgjedhjet e vitit 2025.

Gjasat janë që mungesa e 200 mijë qytetarëve në zgjedhje të lidhet me emigrimin e tyre dhe jo me ndonjë lloj rritjeje të shkallës së mospjesëmarrjes në votime. Dhe nëse është kështu, afërsisht 2% e popullsisë ose një në çdo pesëdhjetë qytetarë, janë larguar në emigrim gjatë katër viteve të fundit.

Rënie në zemër të Tiranës

Elementi i ri në emigrimin e popullsisë, përveç shtimit të ritmit të largimeve gjatë katër viteve të fundit, është fakti që votuesit në zgjedhjet e së dielës mungojnë gjithkund, përfshirë lagjet më të pasura të kryeqytetit, me përjashtime të rralla.

Të dhënat e detajuara të pjesëmarrjes tregojnë se edhe, fjala vjen, Njësia Administrative 5, e cila përfshin zonën e ish-Bllokut dhe lagjen Komuna e Parisit pati rënie në pjesëmarrjen në votime me 6%. Lagjja 2, e cila përfshin Qytetin Studenti dhe zonën e Pazarit të Ri ra me 7% dhe lagjja 3, e cila përfshin zonën e Xhamllikut, ra me 7% gjithashtu. Njësia 11, e cila pëfshin Laprakën dhe që gjerësisht konsiderohet si zonë e varfër e kryeqytetit, ra me 11 për qind ndërsa njësia 4, e cila përfshin Alliasin dhe ish-Kinostudion, ra me 12%. Njësia 6, e cila përfshin zonën tjetër të varfër të ish-Kombinatit ka pësuar rënie në numrin e votuesve me 17% ndërsa ish-komunat Kashar, Farkë e Dajt janë të vetmet që kanë shënuar rritje të numrit të votuesve.

Rënia ka përfshirë edhe të gjithë zonat rurale të kryeqytetit, si në zonat kodrinore në perëndim ashtu edhe në zonat malore në lindje, ku, supozohet, afërsia me metropolin duhet ta bëjë jetën më të lehtë.

Popullsia votuese në territorin e qytetit Tiranë, ku përfshihen 11 njësitë administrative pa ish-komunat, ka rënë me 27 mijë vetë ndërsa në territorin e Bashkisë Tiranë sipas ndarjes territoriale të pas vitit 2015 popullsia votuese ka rënë me afërsisht 26 mijë vetë.

Nëse të dhënat për qytetet kryesore analizohen veçmas, vërehet rënie e popullsisë në zonat urbane të vendit në masën 9% ndërsa në pjesën tjetër të vendit, ku përfshihen zonat rurale dhe qytezat e vogla, rënia ka qenë në masën 14%.

Rënia e popullsisë paralajmëron ecuri të keqe të ekonomisë gjatë viteve në vazhdim, shenjat e së cilës janë shfaqur sakaq. Ndërsa popullsia rurale emigron, prodhimi bujqësor e blegtoral i vendit pakësohet pasi, siç duket, popullsia e larguar nuk po zëvendësohet me mekanikë bujqësore. Të dhënat e INSTAT tregojnë se prodhimi i brendshëm bruto i sektorit të bujqësisë ka katër vjet me rënie. Po kështu, ka gjasa që një pjesë e rënies së manifakturës, kryesisht veshje e këpucë, sektor që reflektohet në rënien e konsiderueshme të eksporteve gjatë katër viteve të fundit të jetë gjithashtu rrjedhojë e emigrimit të popullsisë.

Ekonomia e Shqipërisë është rritur me ritëm domethënës përgjatë viteve të fundit, gjë që normalisht do të kishte sjellë, jo rënie të popullsisë, por rritje. Por fakti është që 12% e votuesve duket se munguan në zgjedhjet e 11 majit dhe kjo sugjeron gjithashtu se rritja ekonomike, e përqendruar te ndërtimi dhe turizmi, jo vetëm që nuk ka bindur shumë emigrantë që të kthehen, por ka bindur shumë banorë që të ndjekin popullsinë gjithnjë e më të madhe të diasporës./BIRN

The post Rënie në zemër të Tiranës, ja sa votues munguan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit appeared first on Sot News | Lajme.

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

Zgjedhjet parlamentare tĂ« majit 2025 treguan se numri i votuesve brenda vendit u reduktua me 200 mijĂ« persona nĂ« krahasim me zgjedhjet e vitit 2021. TĂ« dhĂ«nat zyrtare nga KQZ referojnĂ« se votuesit e brendshĂ«m kishin rĂ«nie tĂ« fortĂ« nĂ« Qarkun e Beratit me 17%, e ndjekur nga Korça, Elbasani dhe Gjirokastra me rĂ«nie 16%. [
]

The post Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021 appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet 2025, më pak votues brenda vendit, shqetësime për parregullsi

Nga Sebi Alla Pjesëmarrja e zgjedhësve në votimet e 11 majit shënoi ulje në krahasim me vitin 2021. Sipas burimeve zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, mes orës 18.00-19.00 kur u mbyll procesi i votimit, pjesëmarrja e zgjedhësve në votime në rang kombëtar ishte 41.38 %. Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pjesëmëmarrja në votime ishte në shifrën 46.33 për qind. Në të dhënat e publikuara nga KQZ mbi pjesëmarrësit në votime, nuk është përfshirë vota e diasporës.

NĂ« daljen para medias pas mbylljes sĂ« procesit tĂ« votimit, kreu i KQZ-sĂ« Ilirian Celibashi u kĂ«rkoi drejtuesve politikĂ« qĂ« tĂ« ruajnĂ« qetĂ«sinĂ« dhe shmangin deklaratat, para se tĂ« qartĂ«sohet rezultati zgjedhor. “Ajo çfarĂ« tĂ« gjithĂ« do tĂ« duhet tĂ« kemi nĂ« vĂ«mendje Ă«shtĂ« qetĂ«sia qĂ« duhet tu krijojnĂ« partitĂ« dhe udhĂ«heqĂ«sit politike numĂ«ruesve dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« komisionit. ËshtĂ« e kĂ«shillueshme qĂ« deklarimet pĂ«r rezultatet qĂ« vijnĂ« pas vlerĂ«simit tĂ« fletĂ«ve tĂ« votimit paraprakisht nga pĂ«rfaqĂ«suesit politike janĂ« pa asnjĂ« vlerĂ« dhe janĂ« pa kontribute pozitive”, tha Celibashi.

Procesi

Gjatë procesit të votimit në vend, përgjithësisht situata kaloi qetë, pa u shënuar ngjarje të rënda, ndonëse akuza për shitblerje votash, përfshirje të drejtuesve lokalë të PS-së, apo intimidim të votuesve, pati përgjatë gjithë ditës. Këto pretendime erdhën thuajse në të gjitha qarqet nga përfaqësues të opozitës. Incidentet lidheshin kryesisht me konfrontime verbale mbi personat e pautorizuar që qëndronin pranë qendrave të votimit, pjestarë të dyshuar nëpunës të administratës me lista zgjedhësish në duar dhe fotografim i votës. Procesi i monitorua edhe nga përfaqësues të OSBE/ODIHR që vëzhguan disa nga qendrat e votimit, veçanërisht në zona të konsideruara si të nxehta në qarqet, Shkodër, Fier dhe Durrës. Në Durrës dhe Fier pa situatën nga afër dhe mori takim me prokurorë të SPAK dhe të rretheve, mbi problematikat në këto dy qarqe, Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

PD

Kryetari i PD-sĂ« Sali Berisha doli nĂ« njĂ« konferencĂ« tĂ« shkurtĂ«r shtypi qĂ« pasi akuzoi RamĂ«n pĂ«r pĂ«rfshirjen e disa bandave nĂ« procesin zgjedhor, veçanĂ«risht nĂ« DurrĂ«s, bĂ«ri thirrje pĂ«r maturi. “Porosia ime e prerĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« komisionerĂ«t tanĂ« nĂ« KZAZ, nĂ« komisionet e numĂ«rimit, tĂ« zbatohet ligji, ligji dhe vetĂ«m ligji. AsnjĂ« votĂ« nuk mund dhe nuk duhet tĂ« numĂ«rohet nĂ« presion”-tha Berisha, ndĂ«rsa shtoi: “garantoj tĂ« gjitha bandat se qeveria e AleancĂ«s pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« MadhĂ«shtore do t’i shpallĂ« ato banda terroriste dhe do marrin ndĂ«shkimet mĂ« maksimale”.

PS

NdĂ«rsa nga PS pati njĂ« deklaratĂ« tĂ« shkurtĂ«r nga zĂ«dhĂ«sja e PS-sĂ« pĂ«r procesin zgjedhor, Helena Kaçe, e cila duke iu referuar vendimit tĂ« KQZ-sĂ« pĂ«r mosnxjerrjen e menjĂ«hershme tĂ« rezultatit tĂ« votimit elektronik pĂ«r BashkinĂ« VorĂ« dhe njĂ«sinĂ« 10, i kĂ«rkoi pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« PS-sĂ« durim, pasi sipas saj verdikti ishte i qartĂ« pĂ«r fitoren e mazhorancĂ«s. “TĂ« gjithĂ« socialistĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« proces nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« duhet tĂ« ruajnĂ« qetĂ«sinĂ«, t’u shmangen provokimeve dhe tĂ« nxjerrin me durim fitoren nga kutitĂ« ku populli sovran ka kyçur vendimin e tij historik” tha ajo.

The post Zgjedhjet 2025, më pak votues brenda vendit, shqetësime për parregullsi appeared first on Faktoje.al.

PD ruan epërsinë në bashkinë e Shkodrës

NGA EMI KALAJA

Në përditësim


Në orët e pasdites, gara elektorale në qarkun e Shkodrës vijon të jetë e ngushtë, me avantazhe të luhatshme mes partive në bashki të ndryshme. Procesi i numërimit është përmbyllur në Fushë-Arrëz dhe Pukë, ku PD ka dalë fituese, ndërsa në Malësinë e Madhe PS mban një avantazh të konsiderueshëm. Në Vau i Dejës dominon PSD, ndërsa në Shkodër, ku pritet edhe vendimi final për mandatet, PD ruan një epërsi prej 1091 votash ndaj PS. Procesi pritet të intensifikohet në vijim, duke e mbajtur garën të hapur deri në fund.

11 Maji, atmosferë e pazakontë qetësie dhe pasigurie

Në ditën e zgjedhjeve, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga një atmosferë e pazakontë qetësie dhe pasigurie. Në të pesë bashkitë e qarkut nuk është raportuar asnjë incident apo denoncim për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, por ajo që bie dukshëm në sy është ulja e ndjeshme e pjesëmarrjes në votime.

Në qendrën e votimit nr. 264/1, e pozicionuar në filialin e postës së Bashkisë Shkodër, një nga pikat kryesore të votimit në zemër të qytetit, situata ishte thuajse e paralizuar. Prej thuajse një ore nuk u paraqit asnjë votues. Anëtarët e komisionit shprehen se në të njëjtin orar, katër vite më parë ishin regjistruar rreth 600 votues, ndërsa sot numri është ndalur në vetëm 205.

Përballë kësaj situate, subjektet politike kanë intensifikuar thirrjet dhe ftesat publike për të nxitur pjesëmarrjen, por deri në orën 16:00, pjesëmarrja në qarkun e Shkodrës regjistrohej në vetëm 31.4%.

Së bashku me Vlorën, Shkodra mbetet një nga qarqet me pjesëmarrjen më të ulët në rang kombëtar.

PS, PD dhe PSD

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Shkodra, bastioni historik i së djathtës, u kthye në një arenë elektorale ku tensioni, akuzat dhe aleancat e fshehta përcaktuan ritmin e fushatës. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë gara ishte më e hapur dhe më e paparashikueshme, me një terren politik të fragmentuar dhe me një elektorat të ndarë mes tre poleve kryesore: Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

PS, fushatë me investime

Partia Socialiste, nën drejtimin lokal të kryebashkiakut Benet Beci, investoi dukshëm në përmirësimin e infrastrukturës, duke u përpjekur të sillte një narrativë të re zhvillimi në një qytet tradicionalisht skeptik ndaj saj. Projekte të tilla si rikonstruksioni i rrugëve, investimet në shkolla dhe promovimi i Shkodrës u përdorën si prova konkrete të angazhimit qeveritar.

Në të njëjtën kohë, opozita akuzoi PS-në për presion mbi administratën publike dhe përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës. Megjithatë, socialistët u shfaqën të bindur se përmes kombinimit të investimeve reale dhe një fushate shumë aktive në terren dhe rrjete sociale, do të arrinin të thyenin tabunë historike të Shkodrës.

PD dhe ringritja e vështirë


Nga ana tjetër, Partia Demokratike u mbështet te ndjenja e traditës dhe tek zhgënjimi i qytetarëve ndaj qeverisjes së majtë. Megjithatë, PD u përball me sfida të mëdha: mungesën e organizimit të brendshëm, efektet e përçarjes mes fraksioneve dhe një fushatë më të vakët krahasuar me kundërshtarët.

Akuzat pĂ«r manipulim, korrupsion dhe keqmenaxhim pĂ«rbĂ«nin boshtin e fjalimeve tĂ« demokratĂ«ve, ndĂ«rsa thirrjet pĂ«r “rikthimin e ShkodrĂ«s te dinjiteti dhe liria” synuan tĂ« zgjonin njĂ« elektorat ende skeptik dhe tĂ« papĂ«rcaktuar.

Faktori PSD

Tom Doshi, përmes Partisë Socialdemokrate, ndërtoi një rrjet të fortë ndikimi sidomos në zonat rurale të Shkodrës dhe në shtresat e pakënaqura sociale. Edhe pse formalisht nën radar, Doshi mbeti një faktor real që mund të vendoste fatin e mandateve të fundit në Shkodër.

PSD synoi të tërhiqte votuesit e zhgënjyer nga të dy kampet kryesore, duke ofruar një alternativë pragmatike për ata që kërkonin ndikim të drejtpërdrejtë dhe mbështetje konkrete, në vend të premtimeve ideologjike.

Në sfond, përplasja mes PS-së dhe PSD-së mori formë të hapur. Lëvizja e fundit, braktisja demonstrative e mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga anëtarët e PSD-së, ishte një sinjal publik se marrëdhëniet mes aleatëve të dikurshëm ishin tensionuar.

Konflikti u ashpĂ«rsua mĂ« tej pas akuzave tĂ« drejtpĂ«rdrejta qĂ« Tom Doshi artikuloi ndaj Benet Becit. NĂ« dalje publike, Doshi akuzoi kryetarin aktual tĂ« BashkisĂ« ShkodĂ«r si njĂ« person tĂ« “proceduar penalisht nga SPAK” dhe deklaroi se “qytetarĂ«t e ShkodrĂ«s nuk mund tĂ« votojnĂ« ata qĂ« kanĂ« vjedhur qytetarĂ«t”. KĂ«to deklarata, edhe pse nuk u shoqĂ«ruan me dokumente konkrete, shtuan tensionin elektoral

Aksioni i SPAK

Vetëm katër ditë para zgjedhjeve, situata politike në Shkodër u trondit edhe më tej nga një aksion i SPAK, i cili çoi në shoqërimin dhe ndalimin e disa personave të dyshuar për korrupsion dhe abuzim me fondet publike. Megjithëse zyrtarisht nuk pati deklarata të qarta mbi lidhjet politike të të ndaluarve, në opinionin publik dhe në analizat mediatike ky aksion u përfol gjerësisht si një goditje e drejtpërdrejtë ndaj strukturave të PSD-së dhe njerëzve të afërt me Tom Doshin.

Ky zhvillim i papritur rriti ndjeshëm tensionin elektoral, duke shtuar pasigurinë mes votuesve dhe duke ndikuar perceptimet e atyre që ndodheshin në mëdyshje. Opozita e interpretoi si provë të kapjes së shtetit dhe përdorimit selektiv të drejtësisë, ndërsa socialistët tentuan të mbajnë distancën, duke e konsideruar një proces të pavarur ligjor.

Partitë e vogla

NĂ« kĂ«tĂ« fushatĂ«, partitĂ« e vogla luajtĂ«n rolin e “prishĂ«sit” tĂ« skemave klasike elektorale.
Votat e shpërndara drejt këtyre partive dobësuan opozitën dhe lehtësuan përpjekjet e PS për të konsoliduar një mandat tjetër ose, në rast të një lëvizjeje të zgjuar, shërbyen si faktor negocimi në ndarjen e mandateve pas zgjedhjeve.

Një fund i hapur


Në këtë klimë të polarizuar dhe të paqartë, ishte e vështirë të parashikohej një fitues i sigurt. Shkodra u përball me një moment delikat: një PS që kërkoi të shfrytëzonte investimet dhe terrenin e krijuar nga qeverisja lokale, një PD që u përpoq të rikthente entuziazmin e dikurshëm dhe një PSD që synoi të mbante një rol vendimtar.

Në një qytet ku tradita, krenaria dhe ndjeshmëria politike u përzien fort me realitetin ekonomik dhe social, gjithçka mbeti në dorën e forcave kryesore për të bindur votuesit e pavendosur dhe nga fuqia e heshtur e votës së fshatit.

The post PD ruan epërsinë në bashkinë e Shkodrës appeared first on Faktoje.al.

Diaspora mund të vendos një mandat në Korçë, ja numrat e votuesve

Në listat përfundimtare të vitit 2025 për zgjedhjet parlamentare, Qarku i Korçës ka regjistruar 266.794 votues, një ulje e dukshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve ishte 284.363. Ky reduktim, prej 17.569 votuesve më pak, lidhet kryesisht me çregjistrimet e bëra nga zyrat e gjendjeve civile, pas largimit të një pjese të madhe të popullsisë nga vendi, e cila ka emigruar për të jetuar dhe punuar në shtetet e Bashkimit Evropian.

Burime bëjnë me dije se kjo rënie e numrit të votuesve është edhe pasojë e heqjes nga listat të personave që nuk jetojnë më në Shqipëri dhe atyre që janë mbi 100 vjeç. Ky fenomen ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjen e mandateve për këtë qark, pasi numri i përgjithshëm i votuesve ka rënë, çka ka çuar në ndryshimin e ndarjes së mandateve.

Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste fitoi 6 mandate me 60.543 vota, ndërsa Partia Demokratike siguroi 5 mandate me 50.479 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) mori 8.493 vota, por nuk arriti të fitojë asnjë mandat. Për zgjedhjet e 11 majit 2025, Qarku i Korçës do të ketë 10 mandate, pasi një mandat i është kaluar kryeqytetit për shkak të rënies së popullsisë në juglindje të vendit.

Ky ndryshim në numrin e votuesve dhe rënia e popullsisë ka bërë që të ketë një përqendrim më të madh të mandateve në qytetet më të mëdha, ndërsa zonat më të vogla, si ato të jugut, përballen me pasojë të drejtpërdrejta nga emigrimi dhe rënia e numrit të banorëve. Ndërkaq, në bazë të informacioneve të marra nga KQZ, nga qarku i Korçës janë regjistruar 20.600 zgjedhës, numër i lartë ky përsa i përket juglindjes duke bërë që diaspora të ketë një rol vendimtar përsa i përket një mandati në Korçë.

The post Diaspora mund të vendos një mandat në Korçë, ja numrat e votuesve appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë

NĂ« listat pĂ«rfundimtare tĂ« vitit 2025 pĂ«r zgjedhjet parlamentare, Qarku i Korçës ka regjistruar 266.794 votues, njĂ« ulje e dukshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve ishte 284.363. Ky reduktim, prej 17.569 votuesve mĂ« pak, lidhet kryesisht me çregjistrimet e bĂ«ra nga zyrat e gjendjeve civile, pas largimit tĂ« njĂ« pjese [
]

The post Zgjedhjet 2025/ Ulet numri i votuesve në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Mesazh për votuesit nga jashtë: Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor, informoni KQZ-në

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi sot votuesit nga jashtĂ« vendit lidhur me marrjen e dokumentacionit zgjedhor nga posta.

“NĂ«se hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor tĂ« dĂ«rguar nga KQZ, ose nĂ«se vĂ«reni se ky dokumentacion ka mungesa, ju lutemi hyni nĂ« llogarinĂ« tuaj nĂ« sistemin PER dhe informoni Komisionin Qendror tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r problemin”, thekson KQZ.

Ata mund tĂ« hyjĂ« nĂ« PER, nĂ«pĂ«rmjet aplikacionit KQZ (nĂ« rubrikĂ«n “Votues nga jashtĂ«â€), ose duke klikuar nĂ« aplikacionin: diaspora.kqz.gov.al/.

1 nga 5

/a.f//r.e/

The post Mesazh për votuesit nga jashtë: Nëse hasni probleme me marrjen e dokumentacionit zgjedhor, informoni KQZ-në appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkodra, shembulli se vota vlen, kthyem përmbys historinë nga degradimi në rilindje

TIRANË, 25 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, njĂ«kohĂ«sisht kryetar i PartisĂ« Socialiste deklaroi sot se Shkodra Ă«shtĂ« vendi ku mund tĂ« shohĂ«sh se si vota kthen pĂ«rmbys historinĂ« nga degradimi e izolimi nĂ« rilindje.

Në një takim me votuesit për herë të parë të Qarkut Shkodër, Rama u ndal te transformimi që ka ndodhur në Shkodër në dy vitet e fundit kur bashkinë e Shkodrës po e drejton PS.

“Personalisht fiksimin e vjetĂ«r qĂ«, si ka mundĂ«si qĂ« nuk ma dhanĂ« njĂ«herĂ« shansin shkodranĂ«t pĂ«r t’i provuar se çfarĂ« mund tĂ« bĂ«jmĂ« ne pĂ«r ShkodrĂ«n unĂ« e kam nxjerrĂ«, dy vite mĂ« parĂ«. MĂ« nĂ« fund na e dhanĂ« mundĂ«sinĂ« dhe nĂ« dy vjet ne kemi bĂ«rĂ« pĂ«r ShkodrĂ«n atĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« tĂ« gjitha vitet e tjera tĂ« marra sĂ« bashku”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se nga të gjitha të dhënat ekonomike të biznesit të vogël, vjet ka qenë viti më i mirë i Shkodrës sepse Shkodra sapo ka filluar të bëhet edhe një atraksion turistik.

“Nuk janĂ« thjesht ca turistĂ« qĂ« kapĂ«rcejnĂ« pĂ«r gjysmĂ« dite nga Mali i Zi, por ka shumĂ« turistĂ« qĂ« vijnĂ« enkas pĂ«r ShkodrĂ«n. Kjo falĂ« ndryshimit qĂ« ndodhi kĂ«tu”, tha Rama.

Rama u shpreh se nëse ka një vend ku mund ta thuash se kush mendon se vota nuk vlen e ka gabim, është në Shkodër.

“Mund tĂ« shohĂ«sh se si vetĂ«m vota kthen pĂ«rmbys historinĂ« bashkĂ«kohore tĂ« ShkodrĂ«s nga njĂ« histori degradimi, izolimi zhytje nĂ« pluhur e pisllĂ«k nĂ« njĂ« histori rilindje”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se ka shumë akoma për të bërë akoma, sepse me qytetet e tjera PS ka pasur mundësinë të punojë më shumë, në një kohë më të gjatë.

“Me ShkodrĂ«n vetĂ«m dy vjet kemi me njĂ« kryetar bashkie qĂ« projekton dhe ndjek projektet”, tha Rama.

/a.f/

The post Rama: Shkodra, shembulli se vota vlen, kthyem përmbys historinë nga degradimi në rilindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë

Ministria e Brendshme ka informuar KQZ se në zgjedhjet e 11 majit, 114 642 zgjedhës do të votojnë për herë të parë. Shifrat jepen në një shkresë të dërguar një ditë më parë në KQZ dhe bëhet fjalë për 114 642 votues për herë të parë, brenda territorit shqiptar, por edhe në diasporë.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka njoftuar KQZ po ashtu se në total janë 152.175 votues pa kartë apo pasaportë biometrike, që rrezikojnë të digjen dhe mos të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Edhe kjo shifër llogaritet si brenda territorit shqiptar, edhe jashtë tij. Dokumenti biometrik është i nevojshëm në mënyrë që çdo votues të identifikohet në mënyrë elektronike para se të hedhë votën në kuti. Në total, brenda dhe jashtë vendin në zgjedhjet e 11 majit të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diasporës, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 fletë votimi

Kanë mbërritur në Parkun Olimpik rreth 3200 fletë votimi nga Diaspora.

Votat mbërritën në Rinas rreth pasdites ndërkohë në Parkun Olimpik do të bëhen verifikimet e mëtejshme dhe do të shihet vlefshmëria e tyre. Rikujtojmë që ditën e djeshme rreth 620 zarfe mbërritën nga Diaspora, ndërkohë që shqiptarët votojnë nga 85 shtete të botës.

Deri më tani fletë votimi priten nga shtetet si Greqia, Italia, Gjermania dhe priten vota edhe nga SHBA. Votat i përkasin kryesisht qarqeve të Dibrës, Tiranës dhe Durrësit. Interesi i qytetarëve ka qenë i lartë sepse në 24 orët e fundit janë në total rreth 4000 fletë votimi./abcnews.al

The post Vota e diasporës, mbërrijnë në Parkun Olimpik rreth 3200 fletë votimi appeared first on Lapsi.al.

Vota e diasporës, mbërrijnë 600 zarfet e para me fletët e votimit

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« raportuara nga KQZ, ditĂ«n e sotme kanĂ« mbĂ«rritur 600 votat e para nga diaspora. Zarfet me fletĂ«t e votimit janĂ« dĂ«rguar nĂ« Parkun Olimpik nĂ« TiranĂ«, vend i cili Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar mĂ« herĂ«t pĂ«r t’u numĂ«ruar tĂ« gjitha votat e ardhura nga diaspora.

Ndërkohë që ende nuk ka përfunduar procesi i dërgimit të fletëve të votimit për të gjithë votuesit në diasporë, të regjistruar më herët në sistemin PER të vënë në dispozicion nga KQZ.

The post Vota e diasporës, mbërrijnë 600 zarfet e para me fletët e votimit appeared first on Lapsi.al.

Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

Një studim i Institutit të Studimeve Politike sugjeron se qarqet e Elbasanit, Durrësit, Dibrës, Lezhës apo Fierit kanë rrezik të lartë për ndikimin e votuesve nga faktorë që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe lidhjet klienteliste në zgjedhjet e 11 majit.

Instituti i Studimeve Politike publikoi tĂ« enjten “HartĂ«n e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,njĂ« studim qĂ« apelon pĂ«r rrezikun e blerjes sĂ« votĂ«s dhe ndikimit tĂ« votuesve nĂ« forma klienteliste nĂ« disa qarqe, ndĂ«ra vota e DiasporĂ«s mbetet e pamonitoruar nga kĂ«to ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare tĂ« 11 majit 2025 paraqesin risk tĂ« lartĂ« nĂ« disa zona, ashtu si nĂ« dy zgedhjet e mĂ«parshme parlamentare tĂ« vitit 2017 dhe 2021.

“Bashkia Elbasan dhe DurrĂ«s kanĂ« koeficientin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« riskut, (87%), pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rthurjes sĂ« shumĂ« elementĂ«ve aty”, thuhet nĂ« studim, ku kriteret pĂ«r vlerĂ«simin e riskut janĂ«; “ekzistenca e korrupsionit nĂ« nivele tĂ« larta, e grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve tĂ« forta informale, nivelit tĂ« trafikimit tĂ« votĂ«s dhe rolit tĂ« individĂ«ve tĂ« fuqishĂ«m ekonomikisht, si dhe traditĂ«s nĂ« 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale”.

Për të njëjtat motive renditet dhe bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër dhe bashkia Fier.

“NĂ« disa prej kĂ«tyre bashkive ekzistojnĂ« zona ku vota trafikohet/devijohet prej vitesh nga individĂ« apo grupe informale me ndikim tĂ« madh politik dhe financiar,” sugjeron raporti.

Himara, konsiderohet po ashtu një zonë me risk të lartë, por me specifika të tjera, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e fundit lokale.

“Kurse bashkitĂ« e vogla si Shijaku, Bulqiza, KukĂ«si apo Mati kanĂ« tipar tĂ« pĂ«rbashkĂ«t ndikimin e grupeve informale apo kriminale, si dhe trafikun e infuencave,” specifikohet nĂ« raport.

Ndërkohë, zonat me riskun më të ulët elektoral konsiderohen kryesisht zonat tradicionale të specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025 si; Përmeti, Maliqi, Konispoli, Finiqi, Dimali, Gramshi, Belshi, etj..Këto zona, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, nuk kanë krim të organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politikë dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë.

Harta e riskut elektoral Ă«shtĂ« bazuar mbi tregues qĂ« lidhen me traditĂ«n e zgjedhjeve nĂ« bashkitĂ« dhe zonat elektorale, cilĂ«sitĂ« e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ«, rolin e grupeve kriminale nĂ« zona, rolin e biznesmenĂ«ve dhe individĂ«ve “tĂ« fortĂ«â€ me ndikim nĂ« zonĂ«, rolin e financimeve informale, votĂ«s klienteliste, trafikimit tĂ« votĂ«s, tensionet paraelektorale, rivaliteti mes partive dhe shanset pĂ«r rotacion, etj..

ISP sheh po ashtu si risk pĂ«r ndikime klienteliste nĂ« votĂ«n e qytetarĂ«ve nĂ« fushatĂ«n qĂ« bĂ«het nga kandidatĂ«t nĂ« listat e hapura. Ky ndryshim teknik nĂ« listĂ«, sipas studimit, ka krijuar dy fushata paralele: ajo midis partive me sistem proporcional dhe ajo brenda vetĂ« kandidatĂ«ve tĂ« sĂ« njĂ«jtĂ«s parti me sistem mazhoritar. “Nevoja pĂ«r mandate ose mbijetesĂ« personale (zgjedhje/rizgjedhje) ka rikthyer masivisht lidhjet informale (lidhjet kriminale, financimet informale, ndikimet e individĂ«ve qĂ« kontrollojnĂ« zona, ndikime tĂ« oligarkĂ«ve, etj,” theksohet nĂ« raport.

Një problematikë që ngre studimi është pamundësia për të monitoruar votën e Diasporës për këto ndikime, ndërkohë që është hera e parë që praktika e votimit nga jashtë vendit do të zbatohet në zgjedhje. Sipas ISP-së, risku i votës së diasporës mbetet i lartë, sidomos në ato pjesë të saj të kontrolluara përmes sistemit klientelist ose të patronazhimit.

The post Harta e riskut/ BIRN: Ja qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj appeared first on Sot News | Lajme.

Sa shqiptarë do të votojnë? Shifrat e KQZ nuk përputhet me të Ministrisë

Numri i zgjedhësve mbetet enigmatik. Shifra e publikuar nga Ministria e Brendshme nuk përputhet me numrin e zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sa është numri i saktë i shqiptarëve që votojnë në 11 maj? Numri i saktë i shqiptarë që votojnë në 11 maj do të duhej të ishte një formalitet, por dy institucionet e përfshira në këtë proces nuk gjejnë sinkronizim në shifra.

Source

Nis përgatitja për votimin e diasporës, nesër fillon vulosja e fletëve

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të enjten, më 10 prill 2025, në orën 09:00, do të nisë zyrtarisht procesi i vulosjes së fletëve të votimit për votuesit nga jashtë vendit.

Ceremonia do tĂ« zhvillohet nĂ« ambientet e Pallatit tĂ« Sportit, pranĂ« Parkut Olimpik “Feti Borova” nĂ« TiranĂ«.

Ky proces shënon një etapë të rëndësishme në realizimin teknik të votimit nga jashtë dhe është një hap konkret drejt përfshirjes efektive të diasporës shqiptare në procesin demokratik të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij procesi do të realizohet:

Vulosja e fletëve të votimit sipas qarqeve përkatëse;
Vendosja e fletĂ«ve tĂ« votimit nĂ« zarfin “A”, i cili Ă«shtĂ« zarfi individual pĂ«r çdo votues dhe pĂ«rmban vetĂ«m fletĂ«n e votimit;
Përgatitja për paketimin dhe dërgimin e mëvonshëm të materialeve të nevojshme për procesin e votimit nga jashtë vendit.
Ky proces do të realizohet në kushte sigurie të larta dhe nën monitorimin e përfaqësuesve të KQZ-së, vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe subjekteve zgjedhore, në mënyrë që të garantohet besueshmëria dhe transparenca e plotë.

KQZ ka theksuar se janĂ« marrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r tĂ« garantuar konfidencialitetin, integritetin dhe fshehtĂ«sinĂ« e votĂ«s. Zarfet e fletĂ«ve tĂ« votimit (zarfi “A”) do tĂ« vendosen mĂ« pas brenda zarfit “B”, sĂ« bashku me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s tĂ« identifikimit, pĂ«rpara se tĂ« nisen pĂ«r nĂ« adresĂ«n e zgjedhĂ«sit jashtĂ« vendit.

Gjithashtu, çdo hap i këtij procesi do të dokumentohen dhe regjistrohet për transparencë maksimale, ndërsa prania e vëzhguesve pritet të sigurojë besueshmëri të plotë në të gjithë fazat e procesit.

Pas vulosjes dhe dërgimit të fletëve të votimit, fazat e ardhshme do të përfshijnë:

Dërgimin e zarfeve në adresat e zgjedhësve përmes postës;
Mbledhjen e votave të ardhura përmes postës brenda afatit të përcaktuar;

Numërimin e votave në një qendër të posaçme të ngritur nga KQZ, në prani të vëzhguesve dhe palëve të interesuara.

The post Nis përgatitja për votimin e diasporës, nesër fillon vulosja e fletëve appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Publikohet lista zyrtare! Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote

ËshtĂ« publikuar lista pĂ«rfundimtare e qytetarĂ«ve shqiptarĂ« qĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« votojnĂ« mĂ« 11 maj pĂ«r zgjedhjet Parlamentare. Nga tĂ« dhĂ«nat e gjeneruara nga Drejtoria e PĂ«rgjithshme e Gjendjes Civile tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s e kanĂ« 3,713,761 shtetas shqiptarĂ«, brenda e jashtĂ« vendit, ndĂ«r ta: – 114,642 zgjedhĂ«s votojnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«; – [
]

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Publikohet lista zyrtare! Ja sa qytetarë kanë të drejtë vote appeared first on BoldNews.al.

Diaspora/ Celibashi: Kompanisë DHL do i jepen 9.2 mln euro për postën, ja numri i saktë i votuesve

Komisioneri ShtetĂ«ror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalĂ« kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« në njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat, ku ka dhĂ«nĂ« disa tĂ« dhĂ«na mbi votĂ«n e diasporĂ«s. Celibashi tha se pas verifikimeve teknike, numri pĂ«rfundimtar i votuesve nga jashtĂ« Ă«shtĂ« 245 935. NdĂ«rkohĂ« sa i takon vlerĂ«s totale tĂ« kontraktimit me operatorin shpĂ«rndarĂ«s qĂ« i Ă«shtĂ« besuar [
]

The post Diaspora/ Celibashi: Kompanisë DHL do i jepen 9.2 mln euro për postën, ja numri i saktë i votuesve appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhjet/ KQZ publikon listën paraprake të votuesve nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listĂ«n paraprake tĂ« zgjedhĂ«sve nga jashtĂ«. Me anĂ« tĂ« njĂ« njoftimi KQZ sqaron se vetĂ«m ata zgjedhĂ«s nga jashtĂ«, tĂ« cilĂ«ve u Ă«shtĂ« pranuar kĂ«rkesa pĂ«r t’u regjistruar nĂ«pĂ«rmjet PER, janĂ« nĂ« pĂ«rbĂ«rje tĂ« kĂ«saj liste. KĂ«ta zgjedhĂ«s kanĂ« mundĂ«sinĂ«, nga data 9 deri mĂ« 10 Mars 2025, tĂ« [
]

The post Zgjedhjet/ KQZ publikon listën paraprake të votuesve nga jashtë appeared first on BoldNews.al.

Votimi nga jashtë, KQZ: 195 477 kërkesa për regjistrime, 156 158 të miratuara

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Numri i shtetasve shqiptarĂ« tĂ« regjistruar nĂ« PlatformĂ«n Elektronike tĂ« Regjistrimit (PER) qĂ« nga 11 janari, pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« zgjedhjet parlamentare qĂ« do tĂ« mbahen me 11 maj, ka arritur shifrĂ«n 195 477 shtetas, nga tĂ« cilat janĂ« miratuar 156 158 dhe 36 919 janĂ« refuzuar.

Këto janë shifrat e fundit të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 01:39 të ditës së sotme, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri më datën 4 mars.

Po sipas të dhënave të KQZ, kanë bërë kërkesë për regjistrim 241,909, ndërsa janë shqyrtuar 239,457 kërkesa.

Sipas të dhënave janë refuzuar 83,299 dhe 2,400 janë në shqyrtim.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 93 840, e ndjekur nga Greqia me 68 540, Gjermania me 26 353, si dhe nga SHBA me 16 506.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 47 441, më pas vijnë qarqet Fier me 31 392 kërkesa, Elbasani me 26 339, Durrës me 25 898, Korçë me 22 287 etj.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 142 455 kërkesa, ndërsa femrat janë 99 454.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/k.s/a.f/

The post Votimi nga jashtë, KQZ: 195 477 kërkesa për regjistrime, 156 158 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, 207 936 kërkesa për regjistrime, 133 049 të miratuara

TIRANË, 15 shkurt /ATSH/ Numri i shtetasve shqiptarĂ« tĂ« regjistruar nĂ« PlatformĂ«n Elektronike tĂ« Regjistrimit (PER) qĂ« nga 11 janari, pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« zgjedhjet parlamentare qĂ« do tĂ« mbahen me 11 maj, ka arritur shifrĂ«n 133 049 shtetas.

Shifrat janë bërë publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa aplikimi do të jetë i hapur deri në datën 4 mars.

Po sipas të dhënave të KQZ, ora (11:04) janë regjistruar 207 936 kërkesa, ndërsa janë shqyrtuar 205 874 të tilla.

Sipas të dhënave janë refuzuar 72 825 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

/m.m/r.e/

The post Votimi nga jashtë, 207 936 kërkesa për regjistrime, 133 049 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Votimi nga jashtë, 200 872 kërkesa për regjistrime, 128 149 të miratuara

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Votuesit shqiptarĂ« qĂ« jetojnĂ« jashtĂ«, pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kanĂ« mundĂ«si qĂ« kĂ«tĂ« vit tĂ« marrin pjesĂ« pĂ«rmes votĂ«s nĂ« zgjedhjet parlamentare tĂ« 11 majit.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në sistemin PER janë regjistruar 200 872 kërkesa nga të cilat 198 527 janë shqyrtuar, ndërsa deri sot, në orën 19:13, janë miratuar 128 149 të tilla.

Sipas të dhënave janë refuzuar 70 378 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 118 714 kërkesa, ndërsa femrat janë 82 158.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 77 006 e ndjekur nga Greqia me 56 259, Gjermania me 22 815, si dhe nga SHBA me 13 798.

Sa i takon kërkesave sipas qarqeve, numri më i lartë i aplikimeve është për qarkun e Tiranës me 38 904, më pas vijnë qarqet Fier me 26 509 kërkesa, Durrës me 21 489, Elbasan me 21 067 etj.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

/m.m/r.e/a.f/

The post Votimi nga jashtë, 200 872 kërkesa për regjistrime, 128 149 të miratuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌