❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama: Rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, derë e re për fluksin turistik nga Jugu drejt Beratit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Rruga e re qĂ« lidh UrĂ«n e Bilçës me Drobonikut nĂ« Berat, ka hyrĂ« nĂ« fazĂ«n e asfaltimit dhe do tĂ« ndikojĂ« nĂ« zhvillimin bujqĂ«sor dhe turistik tĂ« zonĂ«s.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ky segment rrugor, duke theksuar se nuk është thjesht një rrugë në hartë, por një urë zhvillimi.

Sipas tij, kjo rrugë e re dhe një projekt i shumëpritur rrit aksesin për fshatrat përreth, mbështet bujqësinë dhe hap një derë të re për fluksin turistik që vjen nga Jugu drejt Beratit dhe anasjelltas.

Ura e Bilçës lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe me përfundimin e segmentit të ri rrugor që lidhet me fshatin Drobonik, do të ndikojë në fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat- Ballaban- Përmet- Gjirokastër- Greqi, duke u kthyer në një portë të madhe për flukset e turistëve drejt Beratit.

The post Rama: Rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, derë e re për fluksin turistik nga Jugu drejt Beratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, Denion Meidani ka reaguar pas thirrjeve raciste ndaj shqiptarĂ«ve gjatĂ« ndeshjes sĂ« basketbollit mbajtur tĂ« shtunĂ«n mes MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe RumanisĂ« nĂ« KumanovĂ«.

Ambasadori shqiptar thekson nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se “gjuha e urrejtjes nuk ka vend nĂ« sport, as nĂ« shoqĂ«ri”.

“Thirrjet fyese nĂ« KumanovĂ« janĂ« alarm pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne. BashkĂ«jetesa kĂ«rkon angazhim tĂ« pĂ«rditshĂ«m, respekt pĂ«r rregullat e lojĂ«s dhe pĂ«r njĂ«ri-tjetrin — jo vetĂ«m nĂ« tribuna, por kudo”, deklaron Meidani.

Ambasadori i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Shkup nĂ«nvizon se “po ndjek me vĂ«mendje reagimet institucionale dhe pres qĂ« autoritetet mĂ« tĂ« larta tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut tĂ« flasin qartĂ«, fort dhe me pĂ«rgjegjĂ«si”.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka dënuar gjuhën e përdorur në Kumanovë duke theksuar se ajo që po u bëhet shqiptarëve është përbuzja, përndjekja, deri te rrezikimi i Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë.

“E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetĂ«m nga klithmat e urrejtjes nĂ« KumanovĂ«, por edhe nga fushata e pĂ«rditshme sistematike kundĂ«r barazisĂ« dhe çdo gjĂ« qĂ« arritĂ«m bashkĂ« me shumĂ« mund ndĂ«r vite. Tetori miq, nĂ« tetor vjen dita juaj pĂ«r t’i thĂ«nĂ« njĂ«zĂ«ri dhe masivisht mjaft mĂ«, pĂ«rbuzjes, ofendimeve, nĂ«nçmimit, vazalitetit, pĂ«rkuljes, shumĂ«zimit me zero, pĂ«rndjekjeve, anulimit tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Ohrit, gjuhĂ«s shqipe, flamurit kombĂ«tar, pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« drejtĂ« dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit, largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me RusinĂ« e SerbinĂ«. MĂ« 19 tetor populli do tĂ« flas shurdhueshĂ«m zĂ«shĂ«m kundĂ«r eksperimenteve tĂ« vazalitetit”, deklaron Ahmeti nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

GjatĂ« ndeshjes u dĂ«gjuan thirrjet “Shqiptari i mirĂ« Ă«shtĂ« shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit pĂ«r shqiptarĂ«t”, duke iu referuar asaj qĂ« ndodhi gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore ndaj hebrenjve.

The post Thirrje antishqiptare në Kumanovë, ambasadori shqiptar në Shkup: Pres që autoritetet më të larta të flasin me përgjegjësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit

TIRANË, 4 gusht/ATSH/- Qendra KombĂ«tare e KĂ«rkim-ShpĂ«timit nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me Forcat e Armatosura, PolicinĂ« Kufitare dhe autoritetet italiane po zhvillon njĂ« operacion tĂ« gjerĂ« kĂ«rkimi pĂ«r personin e raportuar tĂ« zhdukur nga trageti ndĂ«rkombĂ«tar “AKKA”.

Ministria e Mbrojtjes deklaron se është kërkuar me intensitet në segmente detare të zgjeruara nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykëderdhjen e Semanit në veri.

Në njoftimin për mediet, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë këtij operacioni janë angazhuar 8 mjete ajrore e detare dhe 22 efektivë të përfshirë dhe konkretisht; 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA me 3 efektivë, 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare me 4 efektivë, 1 motor uji me 2 efektivë dhe 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare (BP-01, BP-06, BP-09, BP-30) me gjithsej 13 efektivë

Operacioni është zhvilluar në koordinim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke ndjekur çdo protokoll të kërkim-shpëtimit në det.

Ministria shton se kërkimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve dhe kushteve detare.

The post Zhduket pasagjeri i tragetit, Shqipëria operacion kërkimi nga Kepi i Stillos në grykëderdhjen e Semanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

PARIS, 4 gusht/ATSH/- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke përmendur në veçanti dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe situatën në Bosnje-Hercegovinë.

“Rikujtova rĂ«ndĂ«sinĂ« e dialogut mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ« dhe qĂ« dĂ«nojmĂ« tĂ« gjitha veprimet e njĂ«anshme pĂ«r ta dĂ«mtuar atĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Macron pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është ngrirë edhe për faktin që Kosova ka Qeveri në detyrë me kompetenca të kufizuara.

PĂ«r situatĂ«n nĂ« Bosnje, Macron ka theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« qĂ« i kushton Franca “stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit tĂ« Bosnje – HercegovinĂ«s, si dhe respektimit tĂ« sundimit tĂ« ligjit”.

Biseda e tyre është zhvilluar një ditë pas mbledhjes që ka mbajtur Këshilli i Sigurisë i Serbisë, i cili ka vlerësuar se siguria në rajon është minuar seriozisht.

Këshilli e ka bërë këtë vlerësim pas vendimit të Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, e cila e ka dënuar Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Sërpska, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë për ushtrim të aktivitetit politik për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

“PĂ«rsĂ«rita bindjen time se fati i SerbisĂ« Ă«shtĂ« evropian dhe shpresĂ«n time se ajo mund tĂ« pĂ«rparojĂ« nĂ« frymĂ«n e dialogut, nĂ« rrugĂ«n e reformave dhe tĂ« anĂ«tarĂ«simit. Ne analizuam marrĂ«dhĂ«niet midis SerbisĂ« dhe FrancĂ«s dhe vendosĂ«m tĂ« forcojmĂ« mĂ« tej bashkĂ«punimin tone”, ka thĂ«nĂ« mes tjerash Macron.

Presidenti serb, në anën tjetër, ka thënë se ia ka përsëritur Macron që Serbia mbetet e përkushtuar ndaj të gjitha proceseve për ruajtje të paqes dhe bashkëpunimit, dhe që mbrojtja e popullit serb është ndër interesat kryesore kombëtare.

“E theksova pĂ«rkushtimin tonĂ« pĂ«r dialog dhe respektim tĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« kontribuuar nĂ« stabilitetin afatgjatĂ« tĂ« rajonit”, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, duke pĂ«rmendur edhe qĂ« i ka bĂ«rĂ« ftesĂ« presidentit francez pĂ«r vizitĂ« nĂ« Beograd.

Pas vendimit kundĂ«r Dodikut, Vuçiç ka thĂ«nĂ« se Serbia nuk Ă«shtĂ« pĂ«rballur me situatĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« prej vitit 2008 – referencĂ« pĂ«r vitin kur Kosova e ka shpallur shtetĂ«sinĂ«, tĂ« cilĂ«n Beogradi nuk e njeh.

Dodik ka thĂ«nĂ« pas shqiptimit tĂ« vendimit mĂ« 1 gusht se nuk e pranon as atĂ« dhe as padinĂ« penale, ndĂ«rsa tĂ« dielĂ«n ka deklaruar se Republika SĂ«rpska – entiteti serb nĂ« Bosnje-HercegovinĂ« – do tĂ« “hakmerret” pas vendimit pĂ«rfundimtar tĂ« gjykatĂ«s.

Avokati i tij ka paralajmëruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës.

Pasi të jetë njoftuar me vendimin përfundimtar, Dodiku duhet të pranojë një thirrje për zbatim të dënimit me burg.

MenjĂ«herĂ« pas thirrjes pason vendimi i Komisionit Qendror Zgjedhor tĂ« Bosnje – HercegovinĂ«s, i cili duhet tĂ« marrĂ« vendim pĂ«r ndĂ«rprerjen e mandatit tĂ« tij si president i RepublikĂ«s SĂ«rpska.

Sipas Ligjit Zgjedhor tĂ« Bosnje-HercegovinĂ«s, mandati i njĂ« zyrtari tĂ« zgjedhur pĂ«rfundon “nĂ« datĂ«n kur vendimi gjyqĂ«sor, qĂ« e dĂ«non me burgim prej gjashtĂ« muajsh, ose mĂ« shumĂ«, bĂ«het i formĂ«s sĂ« prerĂ«â€. /REL/

The post Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 237 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes që prej vitit 2019

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Prej mĂ«se 6 vitesh, nĂ«pĂ«rmjet programit tĂ« bonusit tĂ« bebes janĂ«  mbĂ«shtetur financiarisht mijĂ«ra tĂ« porsalindurit dhe familjet e tyre pavarĂ«sisht statusit social apo ekonomik tĂ« tyre.

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019.

Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se familjet e reja janë mbështetur me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë

Në buxhetin e vitit 2025, për Programin e Bonusit të Bebes është akorduar një fond prej 2.2 miliardë lekësh, duke mbështetur familjet që në hapat e parë të saj.

Programi i qeverisë do vijojë të mbështesë financiarisht familjet të cilat jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri.

The post Rama: 237 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes që prej vitit 2019 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendimi i Kushtetueses pĂ«r Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do t’i drejtohemi Strasburgut

TIRANË, 1 gusht/ATSH/- Deputetja e PD-sĂ«, Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese, e cila la nĂ« fuqi ligjin pĂ«r zonat e mbrojtura, duke rrĂ«zuar kĂ«rkesĂ«n e opozitĂ«s pĂ«r shpalljen e tij antikushtetues.

Zhupa, e cila ka qenĂ« nismĂ«tarja e ankimimit shprehet nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se “dredhitĂ« e GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r tĂ« larĂ« duart nga shkatĂ«rrimi qĂ« pret zonat e mbrojtura nĂ« ShqipĂ«ri nuk na ndalojnĂ«â€.

Ajo bĂ«n tĂ« ditur se do t’i drejtohen GjykatĂ«s sĂ« Strasburgut pĂ«r tĂ« gjetur tĂ« drejtĂ«n e mohuar nga drejtĂ«sia shqiptare.

“Ndarja 4 me 4, ku 4 gjyqtarĂ«t pranojnĂ« qĂ« ka shkelje kushtetuese dhe 4 gjyqtarĂ« mendojnĂ« se nuk ka, çon nĂ« rrĂ«zimin e kĂ«rkesĂ«n dhe pse nuk ndajnĂ« dot nĂ«se Ă«shtĂ« apo jo antikushtetues. Kjo barazi Ă«shtĂ« pĂ«rdor dhe nĂ« raste tĂ« tjera si dredhi pĂ«r tĂ« vendosur pa vendosur, pĂ«r tĂ« ruajtur status quo e qeverisĂ« duke bĂ«rĂ« sehir. Kjo praktikĂ« dĂ«nohet nga Gjykata Europiane e tĂ« Drejtave tĂ« Njeriut nĂ« Strasburg ku nĂ« çështjen Marini kundĂ«r ShqipĂ«risĂ«, 2007 shprehet se “ del nĂ« pĂ«rfundimin se parashikimi pĂ«r ndarjen e votave nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« barabartĂ« nuk i shĂ«rben sigurisĂ« juridike dhe mund tĂ« privojĂ« ankuesin nga e drejta efektive pĂ«r njĂ« vendim pĂ«rfundimtar pĂ«r kĂ«rkesĂ«n e tij drejtuar GjykatĂ«s Kushtetuese”. Nuk mund tĂ« fshihen pas ligjit, ku s’ka asnjĂ« arsye juridike dhe morale se pĂ«rse katĂ«rshja qĂ« mendon se nuk ka shkelje duhet tĂ« prevaloj mbi katĂ«rshen qĂ« argumenton se ka shkelje?!”, shprehet Zhupa.

Deputetja e PD-sĂ« shton se â€œĂ«shtĂ« fatkeqĂ«si pĂ«r vendin qĂ« lĂ«nĂ« nĂ« fuqi njĂ« ligj antikushtetues dhe dĂ«shtim pĂ«r GjykatĂ«n Kushtetuese. Turpi i ngelet gjykatĂ«s, ne rrĂ«zohemi pa u rrĂ«zuar me dredhi qĂ« nuk respektojnĂ« as standardet europiane”.

“PavarĂ«sisht kĂ«saj dua tĂ« falenderoj edhe organizatat mjedisore pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« çdo pjesĂ« tĂ« procesit dhe qĂ« kanĂ« pajisur me materiale gjykatĂ«n mbi standardet europiane tĂ« mbrojtura dhe nga konventat qĂ« bĂ«n pjesĂ« ShqipĂ«ria. Gjithashtu falenderoj pĂ«r punĂ«n e tyre dy avokatĂ«t e nderuar Marash Logu dhe Franci Nuri. Zonat e mbrojtura do mbrohen, sepse i mbron kushtetuta dhe se ja kemi detyrim brezave tĂ« ardhshĂ«m pĂ«r ti lĂ«nĂ« njĂ« ShqipĂ«ri mĂ« tĂ« mirĂ« se sot dhe jo tĂ« betonizuar dhe tĂ« shkatĂ«rruar nga babĂ«zia e klientĂ«ve tĂ« pushtetit”, pĂ«rfundon reagimin e saj deputetja Zhupa.

The post Vendimi i Kushtetueses pĂ«r Zonat e Mbrojtura, Zhupa: Do t’i drejtohemi Strasburgut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Sot afati i fundit për subjektet për të liruar sipërfaqet pranë akseve kombëtare

TIRANË, 31 korrik/ATSH/- Sot Ă«shtĂ« afati pĂ«rfundimtar pĂ«r tĂ« gjitha subjektet tregtare tĂ« vendosura pranĂ« akseve kombĂ«tare qĂ« tĂ« zhvendosen vetĂ« nga hapĂ«sira qĂ« kanĂ« zaptuar dhe qĂ« Ă«shtĂ« kthyer nĂ« rrezik pĂ«r sigurinĂ« rrugore.

Pas këtij afati parashikohen ndëshkime për të gjitha subjektet të cilat kanë refuzuar zbatimin e këtij vendimi për largimin vullnetarisht të çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës.

Zv.kryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministre e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«, Belinda Balluku thekson se siguria rrugore Ă«shtĂ« prioritet. “Subjektet tregtare tĂ« lirojnĂ« sipĂ«rfaqet pranĂ« akseve kombĂ«tare tĂ« cilat janĂ« kthyer nĂ« rrezik pĂ«r sigurinĂ« rrugore”, apelon ajo.

Sipas saj, kjo Ă«shtĂ« njĂ« reformĂ« e thellĂ« pĂ«rsa i pĂ«rket ligjshmĂ«risĂ« nĂ« territorin e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«. “ËshtĂ« shtrirĂ« kudo duke nisur nga tendat qĂ« ndodhen Brenda zonave tĂ« banuara tĂ« qyteteve apo nga parkingjet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« zonĂ«n qĂ« i pĂ«rket gjithĂ« banorĂ«ve tĂ« njĂ« pallati dhe duke shkuar deri nĂ« pjesĂ«t e akseve kombĂ«tare tĂ« shtrira nga veriu nĂ« jug”, deklaron zv.kryeministrja duke shtuar se e gjithĂ« kjo reformĂ« do tĂ« shkojĂ« deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« saj duke liruar çdo centimetĂ«r hapĂ«sirĂ«.

Ajo shton se Qeveria shqiptare është më e angazhuar se kurrë.

“TĂ« gjitha trupat tanĂ« janĂ« nĂ« terren. Ne kĂ«rkojmĂ« bashkĂ«punimin e qytetarĂ«ve pasi shumĂ« indicie vijnĂ« nga mesazhet e tyre tĂ« cilat nĂ« shumicĂ«n e rasteve rezultojnĂ« qĂ« janĂ« tĂ« sakta dhe tĂ« drejta. KĂ«shtu qĂ« , ju nxisim qĂ« tĂ« vazhdoni dhe tĂ« denonconi çdo rast shkelje tĂ« hapĂ«sirave publike apo edhe tĂ« sigurisĂ« rrugore”, nĂ«nvizon zv.kryeministrja Balluku.

The post Balluku: Sot afati i fundit për subjektet për të liruar sipërfaqet pranë akseve kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita Botërore e Rojave Mjedisore, Rama: Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë

TIRANË, 31 korrik/ATSH/- NĂ« DitĂ«n BotĂ«rore tĂ« Rojave Mjedisore vlerĂ«sohet pĂ«rkushtimi dhe angazhimi i tĂ« gjithĂ« rojeve mjedisore, pjesĂ« e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura, tĂ« cilĂ«t çdo ditĂ« ia dedikojnĂ« natyrĂ«s dhe mbrojtjes sĂ« saj.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar nĂ« rrjetet sociale mesazhet e Genta Blini, rojĂ« mjedisore nĂ« Parkun KombĂ«tar Alpet e ShqipĂ«risĂ« si dhe Irma Sterkaj, rojĂ« mjedisore nĂ« rezervatin natyror tĂ« menaxhuar “Liqeni i ShkodrĂ«s”.

“Mesazhet kuptimplota tĂ« GentĂ«s dhe IrmĂ«s nga zonat tona tĂ« mbrojtura, si simbol se natyra bĂ«het edhe mĂ« e bukur kur pjesĂ« e pĂ«rkujdesjes pĂ«r tĂ« janĂ« gratĂ«, pa dyshim me kontributin e secilit prej nesh pĂ«r ta ruajtur kĂ«tĂ« pasuri tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”, shprehet Rama.

Genta Blini njĂ« zĂ« i natyrĂ«s ne zemĂ«r tĂ« Thethit shprehet se tĂ« jesh rojĂ« mjedisore â€œĂ«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e madhe njĂ« privilegj i rrallĂ«â€.

“GjatĂ« punĂ«s time tĂ« pĂ«rditshme informoj turistĂ«t pĂ«r shtigjet dhe monumentet natyrore. E veçanta e kĂ«saj Ă«shtĂ« qĂ« ata mĂ« tregojnĂ« pĂ«r eksperiencat e tyre nga kĂ«to shtigje dhe nga majat e Ballkanit. Ku natyra flet ne dĂ«gjojmĂ« dhe si roja tĂ« saj veprojmĂ« pĂ«r ta mbrojtur”, shprehet Genta si dhe i fton tĂ« gjitha vajzat dhe gratĂ« tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e stafit tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura.

Irma Sterkaj shprehet se kjo Ă«shtĂ« njĂ« punĂ« qĂ« e bĂ«n me shumĂ« pĂ«rkushtim duke kujtuar se “gjatĂ« monitorimit tĂ« zonĂ«s shpesh kthehem nĂ« kujtimet e fĂ«mijĂ«risĂ« ku vinim xhiro me biçikleta dhe prisnim perĂ«ndimin e diellit”.

Ajo uron të gjithë koleget e saj për këtë punë fisnike në mbrojtje dhe promovimit të pasurive natyrore të vendit tonë.

/r.e/

The post Dita Botërore e Rojave Mjedisore, Rama: Natyra bëhet edhe më e bukur kur pjesë e përkujdesjes për të janë gratë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ZRRE thirrje bizneseve nĂ« KosovĂ«: Gjeni furnizues ose nga sot do t’iu ndĂ«rpritet energjia elektrike

PRISHTINË, 31 korrik/ATSH/- Zyra e Rregullatorit pĂ«r Energji (ZRRE) rithekson se procesi i hapjes sĂ« tregut tĂ« energjisĂ« elektrike Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me legjislacionin nĂ« fuqi, nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente dhe tĂ« paanshme, duke respektuar tĂ« gjitha standardet procedurale dhe materiale.

ZRRE ka deklaruar se nga dita e sotme pasojnë ndërprerjet pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

Sipas një njoftimi të ZRRE-së, ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet çdo ditë nga gjykatat kompetente, përmes aktvendimeve që mbështesin veprimet e ZRRE-së, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

“TĂ« gjithĂ« konsumatorĂ«t komercialĂ« qĂ« i kanĂ« pĂ«rmbushur kriteret pĂ«r kalim nĂ« tregun e hapur, janĂ« tĂ« obliguar tĂ« furnizohen nga njĂ« furnizues i licencuar”, thuhet nĂ« deklaratĂ« duke shtuar se furnizimi i pĂ«rkohshĂ«m pĂ«rmes Furnizuesit tĂ« MundĂ«sisĂ« sĂ« Fundit (FMF) ka pĂ«rfunduar mĂ« 30 korrik 2025, dhe periudha tranzitore e garantuar pĂ«r furnizim prej 60 ditĂ«sh Ă«shtĂ« e pĂ«rcaktuar nĂ« ligj dhe nuk mund tĂ« zgjatet me vendime administrative.

Po ashtu, ZRRE u bën thirrje të gjithë  konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar, të publikuar në faqen zyrtare të institucionit, sepse nga data e nesërme pasojnë ndërprerjet pasi furnizimi i garantuar përmes FMF nuk do të jetë më i vlefshëm ligjërisht.

“ZRRE mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« treg te energjisĂ« elektrike tĂ« drejtĂ«, funksional dhe konkurrues, nĂ« shĂ«rbim tĂ« konsumatorĂ«ve dhe nĂ« pĂ«rputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane”, thuhet nĂ« fund tĂ« njoftimit.

Një ditë më parë bizneset anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës kanë paralajmëruar veprime të ashpra nëse ZRRE nuk tërhiqet nga vendimi për liberalizimin e tregut të energjisë.

Bizneset vendore kanë shprehur shqetësim të thellë për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik, i cili sipas tyre rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend, transmeton KosovaPress.

The post ZRRE thirrje bizneseve nĂ« KosovĂ«: Gjeni furnizues ose nga sot do t’iu ndĂ«rpritet energjia elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez

KANADA, 31 korrik/ATSH/-Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka thënë se shteti që udhëheq do ta njohë shtetin palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që bën një njoftim të tillë në ditët e fundit.

Carney ka thĂ«nĂ« se marrja e kĂ«tij vendimi do tĂ« varet nga reformat qĂ« do tĂ« kryhen, pĂ«rfshirĂ« zotimin e Autoritetit Palestinez qĂ« t’i mbajĂ« zgjedhjet e reja vitin e ardhshĂ«m, pa pjesĂ«marrje tĂ« Hamasit.

Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do ta njohë shtetin palestinez në shtator, përveç nëse Izraeli pajtohet për armëpushim dhe kushte tjera.

Një javë më parë, edhe Franca e ka prezantuar një plan të ngjashëm.

Ministria e Jashtme e Izraelit e ka kundĂ«rshtuar njoftimin e KanadasĂ«, duke e quajtur “shpĂ«rblim pĂ«r Hamasin”.

Prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, shtetin palestinez e njohin zyrtarisht 147 sosh.

Carney ka thënë se Kanadaja do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai e ka përmendur zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor, përkeqësimin e situatës së sigurisë në Gazë, dhe sulmin e 7 tetorit të vitit 2023 të Hamasit kundër Izraelit, si arsye pas ndryshimit dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë.

“Niveli i vuajtjeve njerĂ«zore nĂ« GazĂ« Ă«shtĂ« i patolerueshĂ«m dhe Ă«shtĂ« duke u pĂ«rkeqĂ«suar me shpejtĂ«si”, ka thĂ«nĂ« Carney para gazetarĂ«ve.

Ai ka thënë se njohja e shtetësisë palestineze do të bëhet bashkë me përkushtimet e palës tjetër që të reformohet dhe të çmilitarizojë territorin.

Carney ka thënë në konferencë për media se ka biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, lidhur me vendimin e marrë.

Autoriteti palestinez kontrollon pjesë të Bregut Perëndimor përmes partisë Fatah, të udhëhequr nga Abbasi, derisa Gazën e ka udhëhequr Hamasi.

Asnjëri prej këtyre territoreve nuk ka mbajtur zgjedhje prej vitit 2006.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit janë vrarë 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 59.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë.

Pjesa më e madhe e Gazës tani është shndërruar në gërmadhë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë Palestinezë (UNRWA) ka thënë se një në pesë fëmijë në qytetin e Gazës tani është i kequshqyer dhe që numri i rasteve po rritet çdo ditë.

Mbi 100 organizata ndërkombëtare të ndihmës dhe grupe për të drejta të njeriut kanë paralajmëruar për uri masive në Rripin e Gazës, duke iu bërë presion qeverive në botë që të veprojnë.

Izraeli, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në Gazë, përsërit se nuk ka rrethim dhe e fajëson Hamasin për çdo rast të kequshqyerjes. /REL/

The post Kanadaja u bashkohet Francës dhe Britanisë për njohje të shtetit palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen plazhet publike në Velipojë, Rama: Sezon turistik sa më i sigurt në çdo cep të bregdetit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Policia e Shtetit nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Bashkiake ShkodĂ«r ka vijuar aksionin pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike pĂ«r pushuesit nĂ« plazhin e VelipojĂ«s.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i ndërmarrë nga efektivët e policisë në vijën bregdetare të Velipojës pasi u konstatua një tjetër rast i zënies së hapësirës publike.

Policia ka ndërhyrë duke liruar hapësirën në dispozicion për pushuesit dhe ka sekuestruar shezlongët e vendosur pa lejen e miratuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Rama thekson se nĂ« VelipojĂ« â€œĂ«shtĂ« pĂ«rditĂ« e lartĂ« gatishmĂ«ria pĂ«r tĂ« garantuar hapĂ«sirat publike e njĂ« sezon turistik sa mĂ« tĂ« sigurt e tĂ« rregullt nĂ« çdo cep tĂ« bregdetit tonĂ«â€.

The post Lirohen plazhet publike në Velipojë, Rama: Sezon turistik sa më i sigurt në çdo cep të bregdetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

PRISHTINË, 29 korrik/ATSH/- Ambasada e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« PrishtinĂ« ka deklaruar se udhĂ«heqĂ«sit politikĂ« duhet t’i shfrytĂ«zojnĂ« javĂ«t nĂ« vijim pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« zgjidhje qĂ« siguron udhĂ«heqje tĂ« qĂ«ndrueshme dhe nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës Ambasadës shtoi se, përveç tjerash, ngërçi politik që ka përfshirë vendin po vonon progresin drejt aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të saj.

“Ky bllokim i vazhdueshĂ«m po vonon progresin nĂ« aspiratat e ardhshme tĂ« KosovĂ«s dhe po rrezikon integritetin e institucioneve pĂ«r tĂ« cilat populli i KosovĂ«s luftoi aq fortĂ« pĂ«r t’i krijuar. Ne u bĂ«jmĂ« thirrje udhĂ«heqĂ«sve politikĂ« t’i marrin seriozisht pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« e tyre dhe tĂ« punojnĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r konstituim tĂ« Kuvendit, qĂ« nĂ«nkupton zgjedhjen e njĂ« kryetari dhe zĂ«vendĂ«skryetarĂ«ve. Ata duhet t’i pĂ«rdorin javĂ«t e ardhshme pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« rrugĂ« pĂ«rpara qĂ« siguron njĂ« udhĂ«heqje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« pĂ«rputhje me KushtetutĂ«n. UdhĂ«heqĂ«sit politikĂ« nuk duhet tĂ« mbĂ«shteten te Gjykata Kushtetuese pĂ«r ta rregulluar njĂ« bllokim politik qĂ« vetĂ«m ata mund ta zgjidhin. Populli i KosovĂ«s pret nga udhĂ«heqĂ«sit e tyre ta pĂ«rmbushin angazhimin e tyre pĂ«r tĂ« punuar nĂ« interesin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« vendit”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e AmbasadĂ«s pĂ«r Klankosova.tv.

Ndërkohë, as pas 55 seancave nuk është arritur formimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar çdo veprim të deputetëve, për shkak të moszgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit./Klankosova.tv

The post Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaron se sot hapen aplikimet online nĂ« UAlbania pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e programeve tĂ« studimit nĂ« universitete.

Manastirliu sqaron se “sistemi do tĂ« jetĂ« i hapur deri mĂ« 3 gusht, pĂ«r t’iu dhĂ«nĂ« mundĂ«si tĂ« gjithĂ« maturantĂ«ve pĂ«r pĂ«rzgjedhjen deri nĂ« 10 programe studimi nĂ« universitetet shqiptare”.

Ministrja ka publikuar në rrjetet sociale edhe linkun përkatës https://ualbania.al/ ku të gjithë maturantët mund të aplikojnë për të përzgjedhur programet e studimit.

Portali UALBANIA është vitrina kryesore e Universiteteve për të prezantuar ofertën e tyre akademike.

Që nga viti 2016, UALBANIA numëron 38 universitete publike dhe private, dhe informacione të detajuara për 561 programe studimi të ciklit të parë të studimeve në Shqipëri.

Portali UALBANIA është ura lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike. Nëpërmjet portalit, maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe regjistrimin në programin ku janë shpallur fitues.

The post Hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kamberi: Çështja e shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« dialogun KosovĂ«-Serbi

PRISHTINË, 29 korrik/ATSH/- Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka dorĂ«zuar nĂ« procedurĂ« parlamentare rezolutĂ«n e cila ka pĂ«r qĂ«llim qĂ« Kuvendi i SerbisĂ« tĂ« njohĂ« dhe pranojĂ« pozitĂ«n diskriminuese me kĂ«rkesĂ«n pĂ«r shprehjen e pĂ«rkushtimit institucional pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e pozitĂ«s sĂ« shqiptarĂ«ve nĂ« komunat PreshevĂ«, Bujanoc dhe MedvegjĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me obligimet ndĂ«rkombĂ«tare dhe obligimet qĂ« sjell procesi i integrimit nĂ« BE dhe legjislacionin e brendshĂ«m.

Kamberi ka theksuar se përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezultatet e premtuara, andaj propozohet që çështja e pozitës së shqiptarëve në Luginë të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë.

“Miratimi i kĂ«saj rezolute do tĂ« shĂ«rbente si shenjĂ« e vullnetit politik pĂ«r tĂ« adresuar sfidat e kahershme dhe pĂ«r tĂ« siguruar barazi pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, pavarĂ«sisht pĂ«rkatĂ«sisĂ« etnike – qĂ« Ă«shtĂ« parakusht pĂ«r zhvillim demokratik dhe pĂ«rparim drejt integrimit evropian”, thekson Kamberi nĂ« njĂ« postim nĂ« facebook.

Deputeti Kamberi kujton se nevoja për këtë rezolutë lind nga një gjendje e gjatë e mospërfilljes së kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, gjë që ka sjellë pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe politike të komunitetit.

Ndër problemet më të theksuara në rezolutë janë praktika e pasivizimit të adresave arbitrar, mosnjohja e diplomave të Kosovës, mungesa e përfaqësimit të drejtë e proporcional në institucionet shtetërore, pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare dhe mos zhvillimi ekonomik i rajonit.

Përmes kësaj rezolute, bëhet thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më 2001, 2009 dhe 2013, ndërprerja e praktikave administrative të pasivizimit arbitrar që çojnë në humbjen e të drejtave qytetare, zbatimi i plotë i dispozitave ligjore që garantojnë të drejtat gjuhësore dhe arsimore, përfaqësimi institucional e proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike, organet shtetërore të nisin procedura të dënimit të të gjithë atyre që ndaj shqiptarëve përdorin gjuhën e urrejtjes dhe krijimi i fondeve zhvillimore me mbështetje shtetërore dhe ndërkombëtare.

Me rezolutë kërkohet krijimi i një trupi parlamentar, me pjesëmarrjen e OSBE-së, sektorit civil dhe përfaqësuesve shqiptarë që do të ketë detyrë të hulumtojë gjitha rastet e pasivizimeve, kësaj mase që po ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave./KosovaPress/

The post Kamberi: Çështja e shqiptarĂ«ve tĂ« LuginĂ«s tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« dialogun KosovĂ«-Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Sipërmarrja më e madhe gjermane SchwarzGroup, interes për të investuar në Shqipëri

TIRANË, 16 korrik/ATSH/- SipĂ«rmarrja mĂ« e madhe gjermane, SchwarzGroup ka shprehur interesin pĂ«r tĂ« investuar nĂ« disa fusha nĂ« ShqipĂ«ri.

Kjo u theksua gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në këtë sipërmarrje i cili shoqërohej edhe nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale fotoalbumin e vizitës brenda kompanisë gjermane duke e cilësuar një ditë mbresëlënëse.

“NĂ« brendĂ«sinĂ« e sipĂ«rmarrjes mĂ« tĂ« madhe gjermane, SchwarzGroup, ku na u prezantua aktiviteti shumĂ«planĂ«sh i kĂ«tij grupi me 600 mijĂ« punonjĂ«s si edhe interesi pĂ«r tĂ« investuar nĂ« disa fusha nĂ« ShqipĂ«ri qĂ« sipas vetĂ« mikpritĂ«sve tanĂ« po kthehet nĂ« kyç rajonal”, nĂ«nvizoi Kreu i Ekzekutivit.

Kryeministri Rama ishte i ftuar i nderit nga qeveria e BavarisĂ«, pĂ«r tĂ« mbajtur fjalĂ«n e rastit nĂ« ceremoninĂ« e hapjes sĂ« “Herrenchiemsee Festspiele”, ku çdo vit njĂ« i ftuar adreson temĂ«n e EuropĂ«s.

The post Rama: Sipërmarrja më e madhe gjermane SchwarzGroup, interes për të investuar në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot pritet vendimi pĂ«r mocionin e mbrojtjes sĂ« Thaçit dhe ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ«

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/- NĂ« GjykatĂ«n Speciale nĂ« HagĂ« sot pritet tĂ« bĂ«het publik vendimi lidhur me mocionin e ekipeve mbrojtĂ«se tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« pĂ«r tĂ« rrĂ«zuar pjesĂ« tĂ« caktuara tĂ« aktakuzĂ«s pĂ«r krime tĂ« pretenduara tĂ« luftĂ«s.

Dymbëdhjetë qershori ka qenë afati i fundit kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi kanë mundur të dorëzojnë mocionin për rrëzimin e akuzave. Ndërkaq, Zyra e Prokurorit të Specializuar pati kohë të përgjigjet deri më 7 korrik.

Vendimi për mocionin pritet ta përcaktojë edhe rrjedhën e vazhdimit të këtij procesi gjyqësor.

Mbrojtja e ish-eprorĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« e ka konsideruar rastin e prokurorisĂ« tĂ« dobĂ«t si dhe ka deklaruar se presin rezultat pozitiv nĂ« fund tĂ« kĂ«tij procesi gjyqĂ«sor.

Ish-eprorĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen nĂ« paraburgim nĂ« HagĂ« prej nĂ«ntorit tĂ« vitit 2020.

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon Thaçin dhe të tjerët me akuza për krime të pretenduara të luftës. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi mĂ« 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit tĂ« aktakuzĂ«s prej kur ish-krerĂ«t e UÇK-sĂ« mbahen nĂ« qendrĂ«n e paraburgimit nĂ« HagĂ«.

Specialja është kritikuar në vazhdimësi për redaktime të shumta dhe mbyllje për publikun.

Edhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj ka shprehur shqetësime rreth punës së Gjykatës Speciale. Qelaj ka ngritur dyshimet e tij nëse në Speciale po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm./KosovaPres/

The post Sot pritet vendimi pĂ«r mocionin e mbrojtjes sĂ« Thaçit dhe ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« nĂ« HagĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën

BERLIN, 16 korrik/ATSH/- Tridhjetë vjet më parë, një metodë komprimimi audio revolucionarizoi botën e muzikës. Instituti Fraunhofer në Erlangen e quajti këtë format të ri mp3. Një shpikje që ende formëson jetën tonë teknologjike sot.

Bernhard Grill nuk Ă«shtĂ« i lehtĂ« pĂ«r t’u gjetur kĂ«to ditĂ«. Drejtori i Institutit Fraunhofer pĂ«r Qarqet e Integruara (IIS) nĂ« Erlangen Ă«shtĂ« vazhdimisht nĂ« lĂ«vizje nga njĂ« konferencĂ« shtypi nĂ« tjetrĂ«n. 30 vjet mp3: shumĂ« media duan tĂ« flasin me njĂ« nga bashkĂ«themeluesit e asaj kohe.

Grill ishte një nga ata zhvilluesi që për vite me radhë në Erlangen kishin punuar për të zvogëluar madhësinë e skedarëve muzikorë praktikisht pa humbje të cilësisë. Në vitin 1995, ata më në fund ia dolën mbanë. Metoda e re e kompresimit audio ishte gati për treg dhe u quajt mp3.

Sipas Grillit, epoka e kompjuterëve ishte ende në fazat e saj të hershme. Emri i shpikjes së re bazohej në zgjatjet e skedarëve. Pra, kishte tre shkronja në dispozicion. Në një votim të brendshëm, mp3 u zgjodh në mënyrë demokratike.

Më pak është më shumë: parimi i reduktimit

Formati i ri audio revolucionarizoi botën e muzikës. Në fund të fundit, me matematikë të aplikuar dhe një sasi të madhe njohurish për veshin e njeriut, përmbledh Grill. Procesi mp3 thjesht heq pjesët e tepërta të muzikës pa e perceptuar nga veshi i njeriut. Për më tepër, eliminohen pikërisht tingujt dhe zhurmat që nuk i dëgjojmë domosdoshmërisht.

Ruhet vetëm ajo që është e rëndësishme për veshin e njeriut. Në këtë mënyrë, një skedar muzikor mund të reduktohet në rreth një të dhjetën e madhësisë së tij origjinale, pa ndryshuar ndjeshëm sinjalin aktual.

Konvertimi i CD-ve bëhet sport popullor

MP3 ndryshon zakonet e konsumit të muzikës në të gjithë botën. Disqet vinil, kasetat dhe CD-të lihen në plan të dytë. Në internet shfaqen platforma të reja, fillimisht të paligjshme, për shpërndarje. Konvertimi i CD-ve të tëra në skedarë mp3 bëhet një sport popullor.

NĂ« fillim, lexuesit e projektuar posaçërisht pĂ«r kĂ«tĂ« format mund tĂ« ruanin vetĂ«m disa kĂ«ngĂ«. MegjithatĂ«, kapaciteti i ruajtjes u rrit me shpejtĂ«si, kĂ«shtu qĂ« nĂ« njĂ« lexues MP3 sĂ« shpejti mund tĂ« ruheshin qindra kĂ«ngĂ« . “Ndoshta nuk e kuptuam menjĂ«herĂ« se po ndryshonim botĂ«n, por sigurisht qĂ« e kishim atĂ« ambicie,” vĂ«ren Grill me njĂ« buzĂ«qeshje. PĂ«rqendrimi nĂ« internet ishte padyshim vendimi i duhur nĂ« atĂ« kohĂ«.

The post 30 vjet mp3: Si formati audio nga Erlangeni pushtoi botën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga Liqeni i Zi në Radomirë: Freskia malore sfidon vapën e korrikut

TIRANË, 9 korrik/ATSH/- Liqeni i Zi nĂ« RadomirĂ« Ă«shtĂ« njĂ« prej perlave natyrore tĂ« DibrĂ«s, i vendosur nĂ« zemĂ«r tĂ« Alpeve shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, një destinacion për të gjithë në këto ditë të nxehta korriku.

“Freskia e Liqenit tĂ« Zi nĂ« RadomirĂ«, nĂ« zemĂ«r tĂ« Alpeve tĂ« DibrĂ«s, ku ajri i pastĂ«r dhe qetĂ«sia malore sfidojnĂ« vapĂ«n e korrikut”, shprehet kryeministri.

Liqeni i Zi ndodhet në një lartësi mbi 1500 metra mbi nivelin e detit dhe është kthyer në një nga destinacionet më të kërkuara për ecje malore dhe turizëm natyror në veriun e Shqipërisë falë natyrës së paprekur dhe peizazheve të rralla.

The post Rama ndan pamje nga Liqeni i Zi në Radomirë: Freskia malore sfidon vapën e korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi njĂ« takim me Ministrin e Financave, PunĂ«s dhe Transfereve tĂ« KosovĂ«s, Hekuran Murati.

Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë.

Falë këtij bashkëpunimi, tha Malaj, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.

“Shembulli mĂ« i mirĂ« i bashkĂ«punimit Ă«shtĂ« On Stop Shop, i cili ka lehtĂ«suar procesimin e udhĂ«tarĂ«ve dhe tĂ« mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanĂ« ulur ndjeshĂ«m kohĂ«n e zhdoganimit duke pĂ«rmirĂ«suar klimĂ«n e tĂ« bĂ«rit biznes nga tĂ« dy krahĂ«t”, u shpreh ministri Malaj.

Nga ana e tij, ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ndĂ«r partnerĂ«t kryesorĂ« tregtarĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe qarkullimi i njerĂ«zve veçse ka qenĂ« nĂ« nivele tĂ« larta, por tani gjithnjĂ« e mĂ« tepĂ«r ka integrim, ka ndĂ«rthurje, ka bashkĂ«punim mĂ« tĂ« madh dhe tĂ« njerĂ«zve, qĂ« besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtĂ«suar. Besoj kjo do tĂ« thellohet, sidomos edhe me planin qĂ« kemi pĂ«r ndĂ«rtimin e hekurudhĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t PrishtinĂ«-DurrĂ«s”, deklaroi ministri Murati.

Gjatë vizitës, Ministrat Malaj dhe Murati shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, Gent Gazheli dhe Agron Llugaliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

The post Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 45 vatra zjarri të raportuara, vetëm 2 aktive

TIRANË, 28 qershor/ATSH/- Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Qendra KombĂ«tare Operacionale e Emergjencave Civile nĂ« AKMC, prej orĂ«s 09.00 deri nĂ« orĂ«n 22:00, datĂ« 28.06.2025, janĂ« raportuar 47 vatra zjarri. 

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se nga këto janë shuar 45 vatra zjarri dhe janë aktive 2 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:

Fshatin Tenë, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.

Lagjen “Donika Kastrioti, njĂ«sia administrative Berat, bashkia Berat.

Fshatin Lazarat, njësia administrative Lazarat, bashkia Gjirokastër

Fshatin Ishull-Lezhë, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.

Fshatin Velmish, njësia administrative Strum, bashkia Roskovec.

Fshatin Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.

Fshatin Petresh, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.

Fshatin Marinëz, njësia administrative Kuman, bashkia Roskovec.

Qytetin Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë.

Fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin.

Lagjen Griz, njësia administrative Patos, bashkia Patos.

Lagjen “ish-pazari gjĂ«sĂ« sĂ« gjallĂ«, bashkia Roskovec.

Fshatin Tale 2 njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë.

Lagjen 2, njësia administrative Rrogozhinë, bashkia Rrogozhinë.

Fshatin Sukth, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës.

Vendin e quajtur “KodĂ«r-MĂ«zes”, njĂ«sia administrative Kashar, bashkia TiranĂ«.

Fshatin Vreshtas, njësia administrative Cakran, bashkia Fier

Fshatin Zall-Herr, njësia administrative Zall-Herr, bashkia Tiranë.

Fshatin Rreth Tapi, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.

Fshatin Memaliaj Fshat, njësia administrative Memaliaj fshat, bashkia Memaliaj.

Fshatin Shtoj i Vjetër, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër.

Vendin e quajtur “Vilat e PartisĂ«â€, qyteti Korçë, bashkia Korçë.

Fshatin Gjadër, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.

RrugĂ«n  “Qemal Ndesini”, njĂ«sia administrative 11, bashkia TiranĂ«.

Afërsi të ndërtesës së Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në bashkinë Vlorë.

Fshatin Arapaj, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.

Fshatin Labinot Fushë, njësia administrative Labinot, bashkia Elbasan.

Fshatin Belinë, njësia administrative Zharrës, bashkia Patos.

Fshatin Pocestë, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq.

Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(1)

Fshatin Rranza, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejës.

Fshatin Gosë, njësia administrative Gosë bashkia Rrogozhinë.

Fshatin Brataj, njësia administrative Brataj, bashkia Selenicë.

Fshatin Tufinë, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë.

Fshatrat Vajkan dhe Verri, njësia administrative Mbrostar Ura, bashkia Fier.

Fshatin Hamallaj, njësia administrative Sukth, bashkia Durrës

Fshatin Kallmet, njësia administrative Kallmet, bashkia Lezhë

Fshatin Vanaj, njësia administrative Libofshë, bashkia Fier

Fshatin Harizaj, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë(2).

Fshatin Vilë-Ballaj, njësia administrative Gosë, bashkia Rrogozhinë.

Fshatin Resulaj, bashkia Selenicë

Fshatin Këcukje, njësia administrative Ndroq, bashkia Tiranë.

Fshatin Mbjeshovë, njësia administrative Sinjë, bashkia Berat.

Fshatin Kodër Bujaras, njësia administrative Gjergjan bashkia Elbasan.

Fshatin Goraj, njësia administrative Perondi, bashkia Kuçovë.

Aktualisht është aktive vatrat në fshatin Fushë-Gjorm, njësia administrative Mamurras, bashkia Kurbin dhe në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse dhe ato bashkiake.

Gjithashtu është aktive vatra e zjarrit në kryqëzimi i Dajçit, njësia administrative Dajç, bashkia Lezhë.  Zjarri zhvillohet në një sipërfaqe bujqësore ndërsa tymi i krijuar vështirëson qarkullimin e mjeteve në rrugën nacionale Lezhë-Shkodër.Në vendngjarje po punojnë forcat zjarrfikëse.

 

The post Nga 45 vatra zjarri të raportuara, vetëm 2 aktive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌