Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Ofensiva” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut

Ka filluar me reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, vazhdoi me një deklaratë jashtëzakonisht të ashpër të Ambasadës ruse në Sarajevë, dhe deri tani ka rezultuar me konsultime të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të gjitha këto janë pjesë e një “ofensive” diplomatike ruse për ta […]

The post “Ofensiva” ruse për shpëtimin e mandatit të Dodikut appeared first on BoldNews.al.

Eksperti: Samiti SHBA-Rusi i jep Putinit legjitimitet në skenën globale/ Çfarë pritet të ndodhë

Samiti në Alaskë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin shihet si një fitore diplomatike për Kremlinin, duke i dhënë presidentit rus legjitimitet ndërkombëtar, sipas një eksperti të politikës ruse. Profesor Stephen Hall, ekspert për marrëdhëniet ruso-post-sovjetike në Universitetin e Bath në Britani, tha për BBC-në se takimi “do të transmetohet gjerësisht në median shtetërore ruse […]

The post Eksperti: Samiti SHBA-Rusi i jep Putinit legjitimitet në skenën globale/ Çfarë pritet të ndodhë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Himarë, rrezikohen edhe banesat

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në fshatin Bolenë të Himarës pasditen e sotme. Flakët kanë përfshirë pyllin me pisha dhe rrezikojnë banesat e fshatit pranë. Në vendngjarje kanë mbërritur një zjarrfikëse me forca dhe po niset dhe një tjetër nga Himara. Vendi ynë është përfshirë nga zjarret edhe këtë të shtunë, për shkak […]

The post Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Himarë, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24 dhe mediave të tjera

Pasi kanë qëndruar më shumë se 16 orë brenda ambienteve të televizionit News24, policia ka dalë jashtë duke i lënë vendin ushtrisë. Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, policia rrethoi ambienti e News24, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit te TV News24, Panorama TV, po ashtu dhe gazetarët e […]

The post Policia del jashtë, ushtria zapton zyrat e News24 dhe mediave të tjera appeared first on BoldNews.al.

Fikja e sinjalit të News24/ Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim

Reporterët pa Kufij kanë reaguar lidhur me rrethimin që u bë sot në televizionin News24, ku forcat e policisë dhe përfaqësues të shoqërisë “Kayo” ndërprenë sinjalin e televizionit dhe penguan funksionimin e mediave të tjera të grupit. Reporterët pa Kufij dënojnë këtë pengim të së drejtës për të informuar. Ata kërkojnë që kjo të marrë […]

The post Fikja e sinjalit të News24/ Reporterët pa Kufij: Dënojmë pengimin e së drejtës për informim appeared first on BoldNews.al.

Sherr në dasëm! Dhëndrri dhe dasmorët dhunojnë brutalisht Shpat Kasapin – DETAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një dasëm në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. […]

The post Sherr në dasëm! Dhëndrri dhe dasmorët dhunojnë brutalisht Shpat Kasapin – DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme është e bindur se Gentian Sula, administrator dhe një prej ortakëve të shoqërisë shqiptare të sigurimeve “Intersig-Viena Insurance Group”, ka ndihmuar Ajola Xoxan, bashkëshorten e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që të kryejë “pastrim parash”. Megjithatë, prokurorët e SPAK-ut duket se janë treguar tejet tolerantë me […]

The post Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig” appeared first on BoldNews.al.

I riu shqiptar i arratiset policisë në Itali, ndjekja prej 60 km përfundon me aksident

Një ndjekje si në filma ka tronditur zonën e Umbrias mbrëmjen e djeshme, kur një 30-vjeçar shqiptar nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia dhe u përfshi në një arratisje të rrezikshme që zgjati për më shumë se 60 kilometra. Gjithçka nisi në lagjen Borgo Bovio, në rrugën ‘Via Val D’Aosta’ në Terni, kur […]

The post I riu shqiptar i arratiset policisë në Itali, ndjekja prej 60 km përfundon me aksident appeared first on BoldNews.al.

Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit

Nga Boldnews.al Mendoni një moment se jeni në një hapësirë të madhe, në një stadium, shesh apo koncert, ku janë mbledhur shumë njerëz. Dikush merr mikrofonin dhe pyet: Cili prej jush do të blinte një vilë te “Olea Residence” për 100 mijë euro?. Shumë fytyra do të çuditeshin, por akoma më shumë duar do të […]

The post Vilë në Palasë për 100 mijë euro? Loja me ankandet, çfarë fshihet pas “zhvlerësimit” të pronave të krimit appeared first on BoldNews.al.

Daily Mail: “Hellbanianz”, karteli famëkeq shqiptar ngre një fortesë të re në Dubai

Hellbanianz u bë i famshëm nga një pronë e rrënuar në Londrën lindore! Karteli famëkeq shqiptar, i cili mburret me stilin e tij të jetesës luksoze të mbushur me makina luksoze, Rolex të zbukuruar me diamante dhe vajza gjysmë të zhveshura në videoklipe muzikore, është i frikshëm në të gjitha rrugët e Londrës. Nga kullat […]

The post Daily Mail: “Hellbanianz”, karteli famëkeq shqiptar ngre një fortesë të re në Dubai appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Sarandë-Gjirokastër, shoferi i dehur përfundon me makinë në kolektor/ EMRI

Një aksident është shënuar në aksin Sarandë – Gjirokastër pasditen e sotme. Një automjet tip “Opel” me targë AA459GJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kolektorin e ujit, në afërsi të fshatit Bistricë. Kalimtarë të rastit, i kanë ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit duke e shpëtuar. Shoferi Vasillaq Gjini është dërguar në Spitalin […]

The post Aksident në Sarandë-Gjirokastër, shoferi i dehur përfundon me makinë në kolektor/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Turqia thirrje vendeve myslimane: Bashkohuni kundër planit të Izraelit

Vendet myslimane duhet patjetër të veprojnë të bashkuara dhe ta kundërshtojnë planin e Izraelit për ta marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, tha të shtunën ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, pas bisedimeve në Egjipt. Fuqitë rajonale, Egjipti dhe Turqia, e dënuan planin e Izraelit të premten. Ankaraja tha se kjo shënon një fazë […]

The post Turqia thirrje vendeve myslimane: Bashkohuni kundër planit të Izraelit appeared first on BoldNews.al.

Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet/ PAMJET e rënda

Operatori i një guide turistike polake, Radoslaw Holowczyc është dhunuar brutalisht nga stafi i një agjencie konkurrente gjithashtu polake. Holowczyc, në rrjetet e tij sociale, është shprehur se ngjarja ka ndodhur më 2 gusht të këtij muajit, në një udhëtim turistësht, ku ai i udhëhiqte, në ujërat termale rreth Përmetit. Në reagimin e tij ai […]

The post Dhunohet operatori i një guide turistike polake në Përmet/ PAMJET e rënda appeared first on BoldNews.al.

Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës

Ministri i Mbrojtjes së Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dyfishuar shpërblimin që çon në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro. Në një deklaratë për mediat, Lopez e cilësoi këtë vendim si një veprim të paligjshëm, duke theksuar se përbën një shkelje të rëndë […]

The post Amerika jep 50 milionë euro për “kokën” e Maduros, reagon qeveria e Venezuelës appeared first on BoldNews.al.

Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente

Rrjeti Safe Journalists ka reaguar lidhur me ngjarjen ku Policia ka bllokuar zyrat e mediave News24, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Në një deklaratë të detajuar, rrjeti SafeJournalists shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga operacioni policor i kryer në orët e para të 9 gushtit 2025. Rrjeti Safe Journalists kujton se, ndërsa mosmarrëveshje të tilla […]

The post Bllokimi i News24/ Safe Journalists: Alarmante! Ndërhyrja kërkon vëmendje urgjente appeared first on BoldNews.al.

Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak në 2024-2025

Numri i nxënësve të regjistruar në të gjithë sistemin arsimor në Shqipëri ka shënuar një rënie 1.5% në total për vitin shkollor 2024–2025, duke zbritur në 528,602 nga 536,780 që ishte një vit më parë. Megjithatë, kjo ulje është më e theksuar në arsimin 9-vjeçar, ku të dhënat tregojnë një tkurrje të ndjeshme me rreth 3% vetëm në një vit shkollor.

Tkurrja e ishte shumë e fortë në arsimin fillor janë regjistruar 136,379 nxënës, nga 141,089 që ishin vitin e kaluar, duke reflektuar një rënie me mbi 4,700 nxënës ose -3%. Ndërkohë, në ciklin e lartë të arsimit bazë (klasat VI–IX), numri i nxënësve ka rënë nga 116,983 në 114,238 ose -2%. Në total, arsimi 9-vjeçar ka humbur mbi 7,400 nxënës brenda një viti, duke e bërë atë segmentin me rënien më të fortë në sistemin arsimor.

Rënie është shënuar edhe në arsimin e mesëm, ku këtë vit janë regjistruar 91,125 nxënës nga 92,595 një vit më parë ose -3%. Brenda këtij niveli, janë ulur regjistrimet si në gjimnazet e përgjithshme, që nga 75,348 kanë zbritur në 73,203, ashtu edhe në shkollat profesionale, nga 17,247 në 17,922, ndonëse ka një rritje të lehtë që mund të reflektojë një interesim në rritje për arsimin profesional.

Nga ana tjetër, arsimi i lartë ka vijuar tendencën rritëse të regjistrimeve. Për vitin 2024–2025 janë regjistruar 122,613 studentë, kundrejt 120,063 vitin e kaluar.

Ndër ta, 70,9 % ndjekin studimet në institucione publike të arsimit të lartë. Në ciklin e studimeve “Bachelor”, për të njëjtën periudhë, janë regjistruar 68.080 studentë, duke shënuar një rënie prej 0,8 %, krahasuar me vitin akademik 2023-2024.

Ashtu si në vitin e kaluar, fusha më e preferuar e studimit mbetet “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar rreth një e katërta e të gjithë studentëve. Ndër fushat e tjera të preferuara janë:  “Shëndet dhe mirëqenie” me 20,7 % , “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,8 %.

Tendenca e përgjithshme tregon një zhvendosje të interesit te të rinjve drejt fushave teknike dhe shëndetësore, ndërsa disiplinat tradicionale humanitare dhe sociale po humbasin terren.

Të dhënat mbi regjistrimet në arsim pasqyrojnë qartë një rënie të vazhdueshme të popullsisë në moshë shkollore, e cila po ndikon drejtpërdrejt në numrin e regjistrimeve, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar. Kjo prirje ngre shqetësime për të ardhmen e sistemit arsimor dhe për nevojën e reformave që të adresojnë mungesën e brezave të rinj në shkolla.

The post Rënie e fortë e nxënësve në arsimin 9-vjeçar, 3% më pak në 2024-2025 appeared first on Revista Monitor.

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane

TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga një subjekt me aktivitet gomisterie që kishte zaptuar pa leje hapësirën publike.

Rama siguroi se ky aksion do të sigurojë më shumë aktivitet ekonomik të formalizuar dhe qytete më europiane dhe më të pastra.

“Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”, shkruan Rama.

Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama: Aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se dispozitivi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituim të Kuvendit është “jashtëzakonisht i qartë” dhe nëse ka vullnet politik, procesi mund të finalizohet. Megjithatë, ai i ka identifikuar disa “defekte” që sipas tij e bëjnë problematik vendimin: urdhri që […]

The post Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte appeared first on BoldNews.al.

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

OpenAI ka njoftuar se do të lançojë sot GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri ka aftësi të përparuara shkrimi, shpik përgjigje më rrallë kur nuk ka informacionin e duhur për një pyetje dhe u përgjigjet më mirë pyetjeve që lidhen […]

The post OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion! appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: I hap rrugë Rilindjes Urbane 2.0


TIRANË, 8 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike, një nismë që i paraprin vizionit të qeverisë për Rilindjen Urbane 2.0, po vijon në të gjitha bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike në Durrës, ndërhyrje që sipas tij, do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

Rama siguroi se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkruan Rama.

Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Ky aksion ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/m.m/r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Durrës, Rama: I hap rrugë Rilindjes Urbane 2.0 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌