Jemi në pikun e sezonit turistik, dhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh të cilët kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për të kaluar pushimet. Sipas statistikave të një dite më parë rezulton se në Kapshticë kanë hyrë 3937 ndërsa kanë dalë 3428 shtetas. Në pikën kufitare të Qafë-Thanës kanë hyrë 5311 shtetas, ndërsa kanë dalë 4516 të tjerë.
Dy shtetas janë proceduar në gjendje të lirë pas dy rasteve të paligjshmërisë të konstatuara në pikë-kalimet kufitare të Qafë Thanës dhe Goricës. Në rastin e parë, në Qafë Thanë, një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka ndihmuar një shtetas maroken të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme. Emigranti është gjetur i fshehur […]
Vijon fluksi i udhëtareve në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Dhjetëra mjete nga Maqedonia e Veriut po presin në radhë për të hyrë në territorin shqiptar.
Për të menaxhuar fluksin janë hapur 4 sportele për udhëtarët dhe një sportel për kamionët. Shumica e udhëtarëve vijnë për pushime në bregdetin shqiptar./abcnews.al
Në pikën kufitare të Qafë Thanës është regjistruar sot një fluks i lartë automjetesh në dalje të Shqipërisë, duke krijuar një radhë pritjeje që tejkalon 1 kilometër. Shumica e udhëtarëve janë shtetas të huaj dhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët po kthehen nga pushimet verore në vendin tonë. Sipas tyre, pritjet janë të […]
Radhë kilometrike janë krijuar në doganën e Qafë-Thanës. Më të shumtë në fluks kanë mbetur shtetasit e huaj dhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët kthehen nga plazhi. Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase, e cila nuk rakordohet me palën shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar. Sezoni i verës ka rritur fluksin në këtë pikë të kalimit kufitar…
Fluks i lartë i automjeteve në dalje të Shqipërisë në Qafë Thanë.
Aktualisht është krijuar një radhë pritje prej 1 km, ndërsa të më të shumtë janë shtetasit e huaj dhe Shqiptarët e Maqedonisë të cilët kthehen nga plazhi.
Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase e cila nuk rakordohet me palën Shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar.
Sezoni i verës ka rritur kalimet në ketë pike te kalimit kufitar, sidomos për pushuesit të cilët vinë dhe ikin brenda ditës nga Shqipëria./tch/
Banorët e Belshit dhe zonave përreth po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike prej tetë orësh në ditë, nga ora 06:00 deri në 14:00, në një periudhë kur temperaturat kanë arritur deri në 43 gradë Celsius. Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se ndërprerjet janë të planifikuara për shkak të punimeve teknike në ndërtimin e […]
Personave që nga Greqia kanë hyrë në Shqipëri, por dhe ata që kanë dalë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj nga pika kufitare e Qafë Botës, të dielën iu është dashur të presin disa orë në radhë.
Kjo për shkak se autoritetet greke po punojnë vetëm me një sportel ku procedohet në të njëjtën kohë me hyrjet dhe me daljet. Ndërkohë që autoritetet shqiptare aktualisht punojnë me tre sportele ato greke pritet të marrin masa në fillim të javës së ardhshme.
Paraditen e të dielës nga pika kufitare e Qafë Botës kaluan rreth 1400 shqiptar dhe të huaj me 460 mjete.
Me radhë janë përballur dhe ata persona që kanë hyrë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Në pikën kufitare të Qafë Thanës në anën e Maqedonisë së Veriut iu është dashur të presin deri në tre orë në doganë.
Sipas policisë kufitare shkak është bërë fluksi i lartë i udhëtarëve. Procedurat për të hyrë në Shqipëri kryhen vetëm në pjesën e policisë së Maqedonisë së Veriut. Kapaciteti i saj i përpunimit të të dhënave në sportele është shumë më i ulët se në doganën shqiptare./abcnews.al
Ndërtimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po shoqërohet me pasoja mjedisore prej ndërhyrjeve në shtratin e lumit Shkumbin, çka ka ngjallur shqetësim mes banorëve dhe aktivistëve lokalë.
Në njësi administrative si Labinot-Fushë apo Xibrakë degëzime të lumit janë spostuar për t’i hapur vend zgjerimit të trasesë së rrugës. Në periudha të ndryshme kompanitë e kontraktuara për punimet kanë zhvendosur rërë dhe zhavorr, kanë turbulluar rrjedhën, gërryer toka bujqësore dhe ndryshuar gjendjen e sedimenteve të lumit.
Kjo dinamikë ka prekur më së shumti biodiversitetin e jetës në lumë dhe peshkimin.
Shkumbini buron nga mali i Valamarës – mes Korçës, Gramshit dhe Pogradecit – dhe përshkon 181 kilometra mes tre qarqeve dhe gjashtë qyteteve përpara se të derdhet në Adriatik. Ai konsiderohet një lum i rëndësishëm për kulturën, bujqësinë dhe turizmin.
Ilustrim i shtrirjes së lumit Shkumbin/Citizens.al.
Investime pa kujdes për mjedisin
Aktivistë dhe gazetarë lokalë kanë dokumentuar aktivitetin shqetësues të kompanive të kontraktuara për punimet e rrugës Elbasan-Qafë Thanë në shtratin e Shkumbinit. Ekskavatorë dhe kamionë u fotografuan në tetor duke marrë zhavorr dhe gurë nga lumi.
Pamjet nga terreni treguan se ndërhyrjet janë kryer me mjete të rënda, pa ndonjë masë mbrojtëse mjedisore apo tabelë informuese.
Kjo vërtetoi pretendimet e vazhdueshme për dëme në mjedis nga aktivistët e “Nismës për mbrojtjen e lumit Shkumbin”, pasi ndërhyrjet në rrjedhë dëmtojnë cilësinë e ujërave, stabilitetin hidrologjik dhe diversitetin biologjik të rrjedhës.
Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.
Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e “Korridorit VIII”, është pjesë e një projekti të konsideruar i rëndësisë së veçantë nga qeveria, pasi lidh portin e Durrësit me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
“Kërkuam të binin kambanat e alarmit në lidhje me rrezikun që po shkakton ndërtimi i rrugës, atë të shkatërrimit të rrjedhës natyrore të lumit,” tha Matilda Alliu nga “Nisma për mbrojtjen e lumit Shkumbin”.
Shqetësimit të aktivistëve i bashkohet zëri i ekspertëve mjedisorë si Ahmet Mehmeti, të cilët thonë se krahas ndërhyrjeve për ngritjen e hidrocentraleve, devijimi i rrjedhës së lumit është “alarmant” dhe “një krim ndaj natyrës”.
Mehmeti shprehet se, bazuar edhe në vëzhgimet që janë bërë, tokat që mbajnë gjallë jetën e fshatarësisë janë dëmtuar nga punimet e rrugës.
Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.
“Brigjet e lumit Shkumbin janë dëmtuar dhe gërryer. Në ndërtimin e veprave madhore, siç janë këto superstrada, gjithmonë do ketë probleme. Por këtu hyn faktori njeri dhe projekti i merr parasysh gjithmonë këto probleme”, thotë ai më tej.
Për ekspertin Mehmeti, shkeljet e rregullave për ndërtimin e mureve mbajtëse dhe dëmtimi i rrjedhës rrisin rrezikun e erozionit dhe shembjes së tokës.
“Është thelbësore që ligjet ndërkombëtare për mbrojtjen e lumenjve të aplikohen dhe të respektohen për lumin Shkumbin, për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit”, përfundon ai.
Luljeta Bylykbashi, përfaqësuese e Qendrës Mjedisore për Studime dhe Zbatime, shpreh shqetësim për situatën mjedisore, sidomos në zonën e Librazhdit, teksa biologia Marilda Osmani, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” apelon për një menaxhim më të përgjegjshëm.
Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.
Bylykbashi thotë se kompanitë e kontraktuara për punimet kanë shkelur standardet mjedisore duke ndikuar negativisht te gjendja e lumit. Sipas saj përtej ndërhyrjeve që po kryhen për rrugën nevojitet që për zonën ku kalon Shkumbini të vendoset një normë e atillë zhvillimi që ta stimulojë turizmin dhe ndërtimin miqësor me natyrën.
“Turizmi ka potencial të madh këtu, por nuk mund të realizohet pa një lumë të pastër,” thotë ajo.
Lumi Shkumbin është një arterie ujore me rëndësi historike, kulturore dhe ekologjike për Shqipërinë. Por ndërhyrjet inxhinierike nuk janë të vetmet që nuk po shoqërohen me respektim të standardeve mjedisore.
Në zonat e urbanizuara rreth Shkumbinit nuk ka impiante të trajtimit të ujërave të zeza. Industria, sipërmarrjet dhe restorantet shkarkojnë mbetje dhe ujëra direkt në lumë, njësoj si fshatrat e zonës që hedhin mbetjet bujqësore.
Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.
“Lumi vazhdon të ndotet në mënyrën më të keqe dhe nëse Këshilli i Basenit Ujor të Lumit Shkumbin nuk merr masa drastike dhe të vërë para përgjegjësisë ata që paguhen për të mbrojtur e monitoruar lumin, vihet në pikëpyetje roli dhe efektiviteti i këtij këshilli”, përfundon Ahmeti.
Citizens iu drejtua me kërkesa për komente Bashkisë Librazhd, për të kuptuar se çfarë qëndrimi ka nga ky institucion në lidhje me gjendjen e lumit përgjatë zonave që ajo mbulon. Mirëpo nuk mori përgjigje deri në botimin e këtij shkrimi.
Nëse situata vijon me këtë prirje përkeqësuese vendi rrezikon të humbasë jo vetëm një pasuri natyrore, por edhe besimin e komunitetit në projekte të mëdha infrastrukturore.
Ndërhyrjet në lum/Facebook, Nisma Mbro Lumin Shkumbin nga ndotjet, Librazhd.
Prej më shumë se dy orësh janë krijuar radhe kilometrike të automjeteve në pikën doganore të Qafë Thanës, me qytetarë shqiptarë dhe të huaj që presin për të kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Burime bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit […]
Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar një shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi u realizua në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të territorit shqiptar, gjatë kontrolleve të shtuara për parandalimin e paligjshmërisë dhe kapjen e personave në kërkim.
I arrestuari është Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se Arslan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern në Zvicër, pas një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
Arslan është dënuar me 20 vjet burg për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, sipas nenit 19 të Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Bern/Zvicër po vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës, ku ai do të përballet me dënimin e përcaktuar nga autoritetet zvicerane.
Ky arrestim është një tjetër hap në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, duke dëshmuar angazhimin e forcave të rendit për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe garantimin e sigurisë në kufijtë shqiptarë.
TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Policia njoftoi sot se ka kapur në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.
Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:
Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.
Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.
34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.
Një makinë është djegur ditën e sotme teksa udhëtonte aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Raportohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt. Ndërkohë bëhet me dije se nuk të lënduar nga zjarri. “Më datë 16.06.2025, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë në lëvizje automjeti tip “Benz”, […]
TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Në lotin 7 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e tij.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna në kantierin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor.
“Korridori VIII – Loti 7 i aksit Elbasan – Qafë Thanë ku po punohet për ndërtimin e veprave të artit, bokse dhe nënkalime”, shkruan Rama.
Segmenti i ri i rrugës Elbasan-Qafë Thanë shtrihet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin, me një gjerësi 22 metra, me 4 korsi.
Ndërtimi i këtij aksi do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.
Projekti shtrihet në një gjurmë tërësisht të re buzë lumit Shkumbin, duke i dhënë zgjidhje edhe një problematike që lidhet me mungesën e ndërhyrjeve ndër vite të sistemimit të shtratit të lumit Shkumbin dhe duke ndikuar drejtpërsëdrejti edhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së zonave përreth, të cilat do të lidhen me qendrat administrative dhe qendrat administrative kufitare, por edhe do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës./k.s/ /a.g/
Policia kufitare ka arrestuar tre persona nga Siri Lanka në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, pasi tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Policia bën me dije se N. L 57 vjeç, A. K 51 vjeç, dhe K. W 36 vjeç, kishin një leje qëndrimi në Itali, të cilat dyshohet se janë […]
Në vendkalimet kufitare “Qafë Thanë” në Strugë dhe “Bllatë”, në Dibër, në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri, prej dje pasdite dhe sot dukshëm ka frekuencë të rritur në udhëtarëve dhe automjeteve.
Sipas mediave shqiptare kjo veçanërisht për hyrje në territorin shqiptar, por i madh është numri edhe i shtetasve shqiptarë të cilët ditën e sotme dhe fundjavën do ta kalojnë kryesisht në Strugë, Ohër dhe rajonin e Dibrës.
“Një numër i madh qytetarë të Maqedonisë së Veriut, kryesisht shqiptarë, kanë zgjedhur të kalojnë festën dhe ditët në vijim në Shqipëri. Në pikat kufitare ‘Qafë Thanë’ dhe ‘Bllatë’ që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë, ka pasur fluks të shtuar të dukshëm të automjeteve”, raportuan mediat.
Sipas ABC News radhë të automobilave presin ta kalojnë kufirin por nuk janë vërejtur kurrfarë pengesa. Destinacioni më i shpeshtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut kryesisht është Durrësi, si dhe vende të tjera turistike në bregdet.
Gazetari Ferdinand Dervishi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një skandal që përfshin Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Sipas tij, më 22 Shkurt të vitit të kaluar, në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një automjet “Mercedes Benz” e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që dyshohet se i përkiste drejtuesit të […]
TIRANË, 9 prill/ATSH/ Rruga Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit VIII, për të cilën aktualisht po punohet me ritme të shpejta në terren, është një nga projektet infrastrukturore premtuese me një dimension shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në zonën juglindore të vendit, si dhe lidhjes së vendit tonë me Maqedoninë, Greqinë dhe Bullgarinë.
Në lotin 2 të këtij aksi është hapur 80% e trasesë së rrugës dhe ka përfunduar aplikimi i shtresës së parë (nënbazës dhe bazës).
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kanë përfunduar punimet e ndërtimit për nënkalimin automobilistik. Vazhdojnë punimet për mbrojtjen lumore të cilat kanë arritur masën 95% të realizimit fizik.
Po ashtu, po punohet për ndërtimin e veprave të artit të vogla, si tombino rrethore dhe tombino katrore (box), mure mbajtëse dhe pritëse. Paralelisht ka filluar procesi i gërmimeve në hyrjet e të dy tuneleve.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë qarkullimin e automjeteve duke shkurtuar kohën e udhëtimit si dhe duke rritur njëkohësisht parametrat e sigurisë rrugore.
Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50,12 km. Kjo rrugë parashikohet të përfundojë në fund të vitit 2027. /j.p/
Reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë juglindjen e vendit, madje në zonat malore trashësia ka shkuar nga 5-10 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren për të mbajtura të hapura të gjitha akset nacionale përfshi ato Qafë Thanë – Kapshticë, Zemblak – Gorice si dhe rrugët nacionale të fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës. Me […]
Pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës ka pasur fluks këtë të premte. E gjithë kjo sipas autoriteteve të stacionit të kësaj pike kufitare thanë se ka ardhur për shkak se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut e jo vetëm, pasi kanë kaluar festën e ditës së verës në Elbasan e kryeqytet po kthehen drejt qyteteve […]