Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në fshatin Lazarat.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij.

Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa asgjësoi me djegie pjesën tjetër.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata” po vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

/m.m//a.f/

The post Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kishte kultivuar drogë në oborrin e banesës së tij/ Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

Një 55-vjeçar nga Lazarati ka rënë në prangat e policisë pasi kishte kultivuar lëndë narkotike në oborrin e banesës së tij. Policia sekuestroi një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shtetit bëri publik sot bilancin e punës dhe të operacioneve përgjatë muajit korrik 2025.

Sipas njoftimit, Policia thekson se janë finalizuar 103 operacione policore, ndërsa janë vënë në pranga 761 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar me përkushtim, profesionalizëm dhe angazhimin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, zhvillimin e operacioneve të përbashkëta me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët.

Gjithashtu, në pikun e sezonit turistik, është treguar vigjilencë dhe kujdes i shtuar, 24/7, për garantimin e sigurisë në plazhe dhe në hapësirat ujore, për ofrimin e ndihmës ndaj qytetarëve dhe vizitorëve.

Fokusim dhe përkushtim edhe për identifikimin e autorëve të zjarrvënieve dhe menaxhimin e situatave me zjarret duke shpëtuar jetë nga rreziku i përfshirjes nga flakët, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që ndërtojnë pa leje apo zënë hapësirat publike.

Konkretisht, gjatë muajit Korrik: Janë finalizuar 103 operacione policore; Janë finalizuar 25 operacione në bashkëpunim me partnerët, për goditjen e krimeve kibernetike, trafikimit të drogës, si dhe për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar; Janë vënë në pranga 761 shtetas të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme; Janë asgjësuar 52 934 bimë Cannabisi, si dhe janë sekuestruar rreth 2.5 kg kokainë, 6.2 kg cannabis, qindra doza të këtyre lëndëve dhe sasi amfetaminë;

Janë sekuestruar 33 armë zjarri, 110 kapsolla detonatore, 2 antiplumba dhe silenciatorë; Janë zbardhur 10 ngjarje kriminale, ndër to: vrasje, plagosje me mjete prerëse, shkatërrim prone me eksploziv dhe djegie të qëllimshme pronash; Janë parandaluar ngjarje kriminale në Tiranë, Lezhë, Vlorë, e Sarandë që mund të kryheshin nga shtetas që lëviznin të armatosur.

Janë parandaluar përshkallëzimi i 6 konflikteve me armë apo sende të forta si dhe i 8 rasteve të tentativës për vjedhje;

Janë sekuestruar pasuri dhe cash me vlerë totale rreth 1.6 milionë euro, të përfituara nga krimet;

Gjatë 2 fazave të operacionit “Identiteti”, Policia e qarkut Tiranë zbuloi raste të falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit, për të lëvizur ilegalisht ose për të marrë kredi;

Policia e qarkut Kukës goditi 2 raste të trafikimit të armëve nga Kosova dhe 3 raste të trafikimit të automjeteve;

Gjatë planeve të posaçme operacionale policore, për sigurinë ushqimore dhe atë dentare, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e DPPSh-së zbuloi raste të përdorimit/tregtimit të produkteve të skaduara, me rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve;

Janë finalizuar 16 operacione për zbardhjen e vjedhjeve;

Janë goditur 10 raste në fushën e kontrabandës, 7 raste të transportimit të emigrantëve që synojnë të kalojnë kufirin ilegalisht dhe 6 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;

Janë bllokuar 134 mjete lundruese, pasi drejtuesit e tyre cenuan perimetrin e sigurisë për pushuesit dhe/ose ishin të papajisur me dokumentacionin që kërkon ligji;

Janë konstatuar 34 raste të pushtimit të hapësirave në plazhe, për të cilat, në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, janë sekuestruar rreth 2700 komplete me çadra dhe shezlongë;

Janë konstatuar 38 raste të tjera të pushtimit të hapësirave publike, për aktivitete fitimprurëse. Në bashkëpunim me shërbimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, janë liruar hapësirat dhe sekuestruar objektet e përdorura;

Janë konstatuar 12 raste të ndërtimeve pa leje me 16 shtetas të proceduar penalisht, si dhe janë goditur krime të tjera kundër mjedisit, të tilla si: ndotja e ujërave, dëmtimi i shtratit të lumenjve, si dhe hedhja e inerteve ose mbetjeve të tjera;

Në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe homologët, është reaguar menjëherë për 44 raste zjarrvënieje. Hetimet dhe puna policore rezultuan me arrestimin/ndalimin/procedimin e 42 autorëve të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia;

Janë proceduar penalisht 72 drejtues automjetesh, sepse duke parkuar dyshe, penguan qarkullimin e automjeteve të urgjencës dhe lëvizjen e qytetarëve;

Policia e Tiranës dhe policitë e qarqeve bregdetare kanë kryer kontrolle të përditshme, me mjete teknologjike zhurmëmatëse, te subjektet që gjenerojnë muzikë. Administratorët e subjekteve që u gjetën në tejkalim të nivelit dhe/ose të orarit, u ndëshkuan penalisht dhe/ose administrativisht;

Është dhënë ndihmë për 55 shtetas që u gjendën në vështirësi për shkak të terrenit, temperaturave, mosorientimit në zona të ndryshme ose defekteve në mjetet me të cilat lëviznin.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës ose bëhen shkak për ngadalësim apo bllokim të qarkullimit gjatë këtij muaji me fluks të lartë lëvizjeje.

Në këtë kuadër:

– janë vënë në pranga 226 drejtues mjetesh, nga të cilët 139 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 87 për drejtim mjeti pa leje drejtimi ;

– janë pezulluar 252 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;

– janë vendosur 22 338 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas menaxhimit të fluksit të lartë të hyrje/daljeve dhe ofrimit të një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë, gjatë këtij muaji kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.

Në këtë kuadër janë goditur:

68 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;

10 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;

7 raste të mosdeklarimit të shumave të parave.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është maksimalisht e angazhuar për të rritur forcën parandaluese dhe goditëse ndaj krimit, si dhe për të identifikuar dhe ndaluar shtetasit që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Me qëllim përmbushjen e këtyre objektivave, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë më ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo paligjshmëri që konstatojnë, pranë njësive fizike të Policisë së Shtetit ose në numrin pa pagesë 112.

/e.i//a.f/

The post Policia e Shtetit: 103 operacione, 761 persona të arrestuar gjatë korrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis

TIRANË, 3 gusht /ATSH/ Policia e Shkodrës bën me dije se vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas Policisë, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark, kanë gjetur dhe asgjësuar 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, si dhe janë sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje.

“Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë.

/e.i//a.f/

The post Shkodër, asgjësohen 16 mijë e 755 bimë kanabis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Lëndë narkotike, pesë telefona me kartelë”, parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë një aksion të suksesshëm parandalues kundër një tentative për futje të kontrabandës në zonën sterile të Qendrës Korrektuese në Dubravë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se pas pranimit të informacioneve proaktive dhe organizimit operativ në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, në koordinim dhe nen organizimin e Departamentit për Siguri të Qendrës Korrektuese të Dubravës, është realizuar një bastisje e menjëhershme.

Tutje në postim thuhet se gjatë kontrollit janë zbuluar pesë qese të zeza, të mbështjella dhe të izoluara me izolir të tejdukshëm.

“Qeset janë lokalizuar dhe brenda tyre janë gjetur:  lëndë e dyshuar narkotike e ndarë në disa njësi, me peshë të përgjithshme prej 98 gramësh (me mbështjellës); pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të vendosur të operatorit IPKO, si dhe dy SIM kartela të papërdorura të të njëjtit operator”, thuhet në postim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në postim ky operacion është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Njësisë së Inteligjencës, Departamentit të Sigurisë së QK Dubravë dhe zyrtarëve përgjegjës të sigurisë, dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës për të parandaluar çdo përpjekje për futjen e kontrabandës dhe për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar brenda institucioneve korrektuese. /Telegrafi/

The post “Lëndë narkotike, pesë telefona me kartelë”, parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës appeared first on Telegrafi.

Zbulohen bisedat në “SKY ECC”/ SPAK godet rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike, kush janë biznesmenët e përfshirë…

✇Albeu
By: V K

SPAK godet një grup kriminal të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. 6 nga 7 pjesëtarët e grupit përfunduan në pranga në kuadër të një aksioni të organizuar gjatë të premtes, ndërsa i fundit rezulton të jetë jashtë vendit.

Vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosman, Ermir Ndreaj, pronar i disa kompanive, si dhe Ilir Lloshi u arrestuan përkatësisht në Palasë dhe Elbasan.

Plarent Dervishajt dhe Erion Alibejt, iu komunikuan akuzat në ambientet e paraburgimit, ku mbahen për vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze.

Goditja e grupit erdhi pas zbërthimit të qindra komunikimeve në Sky ECC, por dhe dëshmisë e të penduarit Erion Alibej, i njohur me nofkën “Krymi”.

Gjatë aksionit, ku u ushtruan kontrolle në Palasë në vila luksoze si dhe në Tiranë u sekuestruan bizhuteri të shtrenjta, orë dhe makina luksoze.

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat për “Trafik narkotikësh, grup kriminal, kryerja e veprave nga grupi strukturuar dhe armëmbajtje.

Erion Alibej, u përball me debate të forta në një seance Gjykatën e Posaçme me Plarent Dervishajn, ku ky i fundit po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, me 1 nëntor 2019 me një të vrarë e dy të plagosur.

Alibej njihet si kundërshtar i përbetuar i vëllzërve Franc e Hajdar Çopja, të cilët kanë drejtuar një nga organizatat me të rrezikshme kriminale.

The post Zbulohen bisedat në “SKY ECC”/ SPAK godet rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike, kush janë biznesmenët e përfshirë… appeared first on Albeu.com.

Ngriti “shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë/ EMRI

Policia në Kavajë ka arrestuar me qëllim ekstradimin një 54-vjeçare e cila akuzohet nga autoritetet spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike. Në pranga u vu Valjeta Beni, 54 vjeçe, banuese në Golem. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 30.06.2025, i […]

The post Ngriti “shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë

Dy shtetas janë arrestuar nga Policia pasi kishin kultivuar 137 bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Likaj”, në fshatin Luftinjë 1, Tepelenë. Në pranga u vunë dy vëllezërit I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç. “Komisariati i Policisë Tepelenë, Stacioni i Policisë Memaliaj në bashkëpunim me DVP Gjirokastër, si rezultat […]

The post Kultivuan 137 bimë narkotike, arrestohen 2 vëllezërit në Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 29-vjeçar i identifikuar si Gerdi Dokolli është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi siguronte lëndë narkotike kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij e shiste në qytet.
Blutë kanë sekuestruar sasinë e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit me vete dhe në banesë.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.

Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.

Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet/ Arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll

Operacioni u kodua “Koordinata” dhe zbulimi u bë gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Dronët e policisë zbulojnë parcelën me kanabis, e hapur në mes të fshatit Golaj në zonën e Hasit, ndërsa nën hetim është marrë kryeplaku dhe po investigohet për gjetjen e autorit apo autorëve të kultivimit.

Burime zyrtare thanë se kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Golaj 93 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Golaj, Sh. R., banues në këtë fshat, për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia vendore.

The post Finalizohet operacioni policor ‘Koordinata’/ Has, procedohet kryeplaku i fshatit, kultivoi 93 bimë narkotike në pyll appeared first on Sot News | Lajme.

Shitje narkotikësh dhe të dehur në timon, 4 të arrestuar në Durrës

Katër persona janë arrestuar në Durrës gjatë orëve të fundit për vepra penale që lidhen me shitje narkotikësh dhe shkelje të rënda të qarkullimit rrugor. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Ndërkohë, tre persona të tjerë u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në mënyrë të paligjshme ose në […]

The post Shitje narkotikësh dhe të dehur në timon, 4 të arrestuar në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

Një 64-vjeçare e identifikuar si Sheqere Hamati është arrestuar nga Policia e Pogradecit pasi shiste lëndë narkotike në doza. Bëhet me dije se është shpallur në kërkim djali i saj shtetasi Xhenson Hamati. Blutë gjatë kontrollit në banesën e shtetasve gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 peshore elektronike dhe një shumë […]

The post Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi

Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë trajtuar një informatë ku dyshohej se dy persona janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.

Në njoftim thuhet se hetuesit e NjHTN-Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.

Ndaj dy të dyshuarave M.I, (viti i lindjes 2002, mashkull kosovar) dhe M.I, (viti i lindjes 1197, mashkull kosovar), është iniciuar rasti karshi dy veprave penale: ‘blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivim i bimëve narkotike’.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

Dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi appeared first on Telegrafi.

Bie në prangat e policisë 26-vjeçari/ Gjatë kontrollit i gjenden 4 doza me lëndë narkotike kanabis (Emri)

Blutë kanë sekuestruar lëndën në cilësinë e provës materiale. Një shtetas i identifikuar si Eljos Papadhima është arrestuar nga nga Policia pasi gjatë kontrollit iu gjetën 4 doza me lëndë narkotike kanabis.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Vlorë dhe Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 26 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në fshatin Dhërmi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

The post Bie në prangat e policisë 26-vjeçari/ Gjatë kontrollit i gjenden 4 doza me lëndë narkotike kanabis (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

Gjirokastër/ 45-vjeçarit i sekuestrohen biznese, vila e makina luksoze, dyshohet se…

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike.

Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

The post Gjirokastër/ 45-vjeçarit i sekuestrohen biznese, vila e makina luksoze, dyshohet se… appeared first on Sot News | Lajme.

U kap duke vaditur bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh

Policia në Gramsh ka arrestuar në flagrancë një person që u kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan.

Në kuadër të operacionit policor i koduar “Survejimi” u vu në pranga teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.

Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

The post U kap duke vaditur bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh appeared first on Euronews Albania.

Asgjësohen 1 mijë bimë narkotike në Fier, arrestohet një shtetas

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në vendin e quajtur “Fushat e fshatit Povelçë”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjetën të kultivuara 1000 bimë, të dyshuara narkotike kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, shtetasi E. Gj., 48 vjeç, banues në Pojan, i cili u arrestua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Në lidhje me këtë rast u procedua penalisht edhe babai i shtetasit E. Gj., shtetasi E. Gj., 77 vjeç, i dyshuar i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 2 krehëra dhe 14 fishekë luftarakë.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Po ashtu, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

/m.m//r.e/

The post Asgjësohen 1 mijë bimë narkotike në Fier, arrestohet një shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok, 25 të arrestuarit para Gjykatës në pritje të masës së sigurisë

25 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë u shpallën në kërkim pasi së bashku operonin në disa zona të Tiranës në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Droga që shpërndahej ishte kryesisht e llojeve të forta kokainë e heroinë. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim. Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, al idem e fresk. 25 personat e arrestuar kan

Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role. Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezeër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim.

Baza e grupit ishte pranë zonës së shkollës së bashkuar, por shpërndahej edhe në selitë, alidem e fresk. Objektiv ishte zona e bllokut dhe lokalet që frekuentohen kryesisht nga vipa, por edhe zona të tjera ku operonin anëtarët e ndarë në role

Të cilësuar si koka e grupit, Këta janë Durim dhe Artur Gurzi, dy vëllezër të cilët siguronin drogën e përgatisnin atë në doza për ta shpërndarë dhe ndanun rolet e anëtarëve të tjerë të grupit. Dy vëllezërve u ushtruan një kontroll në banesë dhe iu gjetën 20 mijë euro. Ndërsa vëllai i tyre i 3 u shpall në kërkim. Baza e grupit ishte pranë zonës së Shkollës së Bashkuar, por shpërndahej edhe në Selitë, Ali Dem e Fresk. 25 personat e arrestuar kanë dalë përpara togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë.

The post Shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok, 25 të arrestuarit para Gjykatës në pritje të masës së sigurisë appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër, të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike, të zbuluara gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më 29 prill 2025, në fshatin Sheldi.

Në njoftimin e saj, Policia bën me dije se në kuadër të operacionit “Sheldija” janë kapur dhe janë vënë në pranga E. F., 28 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi pasi gjykata kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i plotë i policisë

“Finalizohet operacioni “Sheldija” për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike.

Vihen në pranga dy vëllezërit, ndaj të cilëve Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të një hetimi të ndjekur me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, siguruan informacion dhe prova për autorët e dyshuar të bimëve narkotike në fshatin Sheldi.

Bazuar në këto prova, Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy vëllezërit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sheldija”, u kapën dhe u vunë në pranga:

  1. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi.

Nga hetimi dhe veprimet në terren, rezulton se E. F. dhe M. F. dyshohen si autorë të kultivimit të 400 bimëve narkotike, të zbuluara nga shërbimet e Policisë gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, më datë 29.04.2025, në fshatin Sheldi.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohen për kultivimin e 400 bimëve narkotike, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër appeared first on Euronews Albania.

Operacioni “Koordinata” në Shkodër dhe Krujë, arrestohen 3 shtetas dhe asgjësohen 6590 rrënjë kanabis sativa

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në kuadër të operacionit “Koordinata” u arrestuan 3 shtetas nga Kruja si dhe u asgjësuan 5999 bimë narkotike të dyshuar kanabis sativa në Shkodër dhe 591 të tjera në Krujë.
Policia e Shtetit informoi sot se si rezultat i monitorimit nga ajri me dronë dhe nga toka me patrulla këmbësore, janë gjetur dhe asgjësuar 5999 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa në zonën e Shkodrës.
Sipas policisë u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi, 2 roje të mjedisit dhe 5 kryetarë të fshatrave, ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim 1 shtetas i dyshuar për kultivimin e 2127 bimëve narkotike, që u gjetën disa javë më parë në fshatin Vigë-Mnelë.
Në  njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh, Shkodër u gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 688 bimë të dyshuara narkotike.
Për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:-L. A. dhe L. M., roje mjedisore, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; L. L., kryetar i fshatit Nëmavrriq, për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; N. V., kryetar i fshatit Ndrejaj, për moskallëzim krimi.
Ndërsa në njësinë administrative Temal, Vau i Dejës shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara në disa zona dhe asgjësuan 5311 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë.
Për këto raste policia nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. M., kryetar i fshatit Toplanë, për shpërdorim detyre; G. M., kryetar i fshatit Kishë-Arrë, për shpërdorim detyre;
-F. B., kryetar i fshatit Qerret, për shpërdorim detyre.
Gjithashtu, në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi D. F., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin e datës 12.06.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi nga hetimet dyshohet si autor i kultivimit të 2127 bimëve narkotike që u gjetën nga shërbimet e Policisë, më datë 24.04.2025, në fshatin Vigë-Mnelë.
Policia vijon puna kapjen e shtetasit D. F. dhe për identifikimin, kapjen dhe ndjekjen penale të autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Në Krujë u arrestuan 3 shtetas (2 prej tyre vëllezër), të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike, M. S., 23 vjeç dhe E. S., 32 vjeç (vëllezër) dhe K. B., 51 vjeç, të tre banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.
Policia e Shtetit mbetet e vendosur në luftën kundër kultivimit të drogës, në çdo zonë të vendit.
/k.s/j.p/

The post Operacioni “Koordinata” në Shkodër dhe Krujë, arrestohen 3 shtetas dhe asgjësohen 6590 rrënjë kanabis sativa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌