Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa foto nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë, një zonë me bukuri natyrore mbresëlënëse në qarkun e Shkodrës.
Në postimin e tij, Rama e përshkruan këtë vend si: “Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike”, duke nxitur vëmendjen për potencialin turistik të kësaj zone malore.
Fotot e publikuara shfaqin natyrën e paprekur, lumin e kthjellët dhe urën karakteristike që lidh brigjet e thepisura të lumit, një destinacion gjithnjë e më i kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.
Policia ka mundur të identifikojë dhe ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 18 korrik, ku u vendos një sasi lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit në Tiranë, në pronësi të shtetasit me iniciale A.S.
Uniformat blu në Tiranë, thonë se kanë mundur të identifikojnë dhe kapin shtetasin H. L., 46-vjeç, banues në Lushnje.
Sipas hetimeve paraprake, rezulton se motori i përdorur për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka vënë në dispozicion autorit të ngjarjes.
Policia dhe organet hetimore, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë.
Njoftimi:
Veprime instensive hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, me datë 18.07.2025.
Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.
Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës ka gjobitur me 2 milion lekë të vjetra administratorin e një “beach bar-i” në Dhërmi, pasi akuzohet se ka prishur qetësinë publike. Siç dëgjohet edhe në videon e mëposhtme, ai ka vendosur muzikës popullore në lokal me volum mbi normat e lejuara, teksa uniformat blu i kanë zbarkuar me matës akustik. “Shërbimet […]
Një lokal është përfshirë nga flakët gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Sotir Gura”. Sipas të dhënave ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit dhe shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike. Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij, në pajisjet në […]
Publikohen pamje të dëmeve nga lokali ku ndodhi shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bëri me dije se lënda plasëse është vendosur pranë derës hyrëse të lokalit. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, xhamat e biznesit janë thyer. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në […]
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëvizin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjecarin Endrit Doku, 27-vjecarin Ervis Cukali dhe 21-vjecarin Imer Gega, të tre nga Kamza.
Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah.
Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj. Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik.
Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Cukali ndërkohë rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol./abcnews.al
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim ish-shefin e anti-drogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Preçit i është ulur dënimi në 2 vjet e 4 muaj burgim. […]
SARANDË- Merr fund arratia e Ervis Cukalit, një emër i njohur për Policinë. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kilogramë eksploziv.
Ai njihet si ushtari i Admir Tafilit, i dënuar me burgim të përjetshëm për disa krime të kryera.
Cukali është arrestuar nga policia në Sarandës bashkë me dy të tjerë gjatë një aksioni policor, të premten vonë.
Veprimtaria dhe bashkëpunimi i Cukalit
Më 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qendrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.
Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe transportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.
Mencini akuzohet edhe për zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit më 7 prill të 2023 në Sarandë. Ndaj tij është caktuar edhe masa arrest me burg për këtë çështje, ndërsa i rëndon akuza “rrëmbimi ose mbajta peng e personit”/abcnews.al
SARANDË- Tre persona janë arrestuar në Sarandë dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi lëviznin të armatosur dhe me makina luksoze.
Të arrestuar:
-Endrit Doku
-Ervis Cukali ( person me kërkim për veprën penale “Sigurimi i kushteve për te kryer veprën penale”.
-Imer Gega
Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku u hodh në det në përpjekje për t’i ikur Policisë, por plani i dështoi pasi u vu në lëvizja Policia Kufitare, e cila nxori të riun nga deti.
Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, disa fishekë dhe makinën luksoze “Porsche” Panamera. Mes të arrestuarve është dhe Ervis Cukali, i njohur si ushtar i Admir Tafilit.
Ky i fundit është dënuar me burgim të përjetshëm/abcnews.al
Merr fund arratia e Ervis Cukalit, një emër i njohur për Policinë. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kilogramë eksploziv.
Ai njihet si ushtari i Admir Tafilit.
Cukali është arrestuar nga policia në Sarandës, bashkë me dy të tjerë gjatë një aksioni policor.
Më 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qendrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.
Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe transportuar sasinë prej 21 kilogramë e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.
Mencini akuzohet edhe për zhdukjen e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit më 7 prill të 2023 në Sarandë. Ndaj tij është caktuar edhe masa arrest me burg për këtë çështje, ndërsa i rëndon akuza “rrëmbimi ose mbajta peng e personit”.
Një prej tre të rinjëve të arrestuar në Sarandë në kuadër të operacionit “Diving” është edhe 27-vjeçari nga Kamza Ervis Cukali. Ai rezultonte në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, teksa u arrestua edhe për veprat penale […]
Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku u ndalua një automjet luksoz, tip “Porsche Panamera”, në të cilin ndodheshin tre të rinj dhe njëri prej tyre u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se […]
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u sekuestruan pasuritë e shtetasit Paris Prenga, i dënuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’ e mbetur në tentativë, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 78/2-22, 152, 278, 28/4 dhe 333/a të Kodit Penal.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të zhvilluara mbi bazën materialit të referuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, rezultoi se shtetasi Paris Prenga, ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme i ka fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale ku ka marrë edhe dënimin përkatës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në kuadër të hetimit pasuror nr.05/P, dt 02.07.2025 kërkoi sekuestrimin e pasurive të tij dhe familjarëve, për shkak se ato nuk justifikohen me burimet ligjore, si më poshtë:
Pasuria me nr.3/708+4-8, vol.23, fq/120, Z.K 8130, e llojit “Apartament” me sip.97.7 m2;
Pasuria me nr.3/708-G2, vol.23, fq/3, Z.K 8130, e llojit “Garazh” me sip.18.95 m2;
Pasuria me nr.1/312-N20, vol.24, fq/232, Z.K 8370, e llojit “Njësi” me sip.256.1 m2; si dhe
Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka sekuestrar pasuritë e Paris Prengës dhe familjarëve të tij, i cili është dënuar për disa vepra penale, si vrasje dhe për pjesëmarrje në grupe kriminale. Nga hetimet ka rezultuar se Paris Prenga ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se pasuritë e tij të paluajtshme […]
TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Kuajve.
Pak kafshë kanë kontribuar në përparimin njerëzor aq thellësisht dhe në heshtje, sa kali. Nga nomadët e lashtë në stepat euroaziatike deri tek arenat moderne olimpike dhe hambarët e oborrit të shtëpisë, kuajt kanë bartur mallra, kanë lëruar fusha, kanë fituar luftëra dhe kanë ngushëlluar zemrat e njerëzve.
Edhe në botën e sotme të teknologjisë së lartë, kuajt e ngarkuar ende punojnë në ferma organike, rojat e pyjeve dhe jetës së egër ende i përdorin dhe gjithashtu kuajt poni përdoren si terapi për fëmijët e shtruar në spitale.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 3 qershor 2025, shpalli 11 korrikun “Ditën Botërore të Kuajve”. Rezoluta u bën thirrje qeverive, shkollave, bizneseve dhe individëve të vlerësonin rolin e kuajve dhe të trajtojnë sfidat me të cilat përballen ata në botën moderne.
Të dhënat e FAO-s për vitin 2023 numërojnë rreth 60.8 milionë kuaj globalisht, por të shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Shtetet e Bashkuara kanë 2.41 milionë kuaj dhe poni në mbi 63,000 ferma (Regjistrimi i USDA 2022), ndërsa Bashkimi Evropian ka rreth 7 milionë kuaj dhe 800,000 vende pune në mbarështim, sport dhe turizëm. Në Mongoli, kuajt janë ende pjesë e jetës së përditshme me 3.4 milionë kuaj për 3.3 milionë njerëz.
Por kushtet me të cilat përballen kuajt po bëhen më të vështira. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, viti 2024 ishte viti i parë i plotë me temperatura globale që kaluan 1.5 °C mbi nivelet paraindustriale. Kjo rrit stresin e nxehtësisë si për kuajt e punës ashtu edhe për kuajt sportivë. Nga korsitë e ftohjes në ngjarjet olimpike, te standardet e reja globale të mirëqenies, përshtatja ndaj një klime në ndryshim është tani thelbësore.
OKB thotë se, Dita Botërore e Kuajve është më shumë se një festë. Ajo është një thirrje për të mbrojtur një nga partneritetet më të vjetra të njerëzimit, i cili ende na ndihmon të ushqehemi, të mbështesim ekonomitë tona si dhe na ngre lart moralin duke na mbështetur psikologjikisht.
Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë në kuadër të grupit kriminal.
Ndërsa bashkëpunëtori i drejtesisë Enver Jamaku është dënuar me 7 vite heqje lirie.
Vendimi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Tereza Merkaj (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Igerta Hysi (anëtare), më datë 09.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 14 akti, datë 21.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga të pandehurit Gj.C., E.J., E.J., B.D., P.(B.)P., dhe F.B., ndaj vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
I. Lënien në fuqi të vendimit nr. 49, datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me këtë ndryshim:
1. Në aplikim të nenit 28/7 të K.Penal të pandehurit E.J. në cilësinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, i ulet dënimi dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vite burgim.
2. Dënimin e të pandehurit B.D. për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, në dëm të shtetasit A.B., mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 76-22-28/4 të K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334/1 të K.Penal, me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit B.D. me një dënim të vetëm prej 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
II. Shpenzimet gjyqësore edhe për gjykimin në nivel apeli i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
III. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për një grup të akuzuarish, mes tyre edhe Gjergj Cukalin për vepra të rënda penale, me disa ndryshime në dënime.
Cukali ishte dënuar me 25 vite burg, vendim i cili u la në fuqi. Shoku i Emiljano Shullazit, akuzohet se ka vënë tritol ndaj makinës së biznesmenti Gjon Mena.
Sipas trupit gjykues, një prej të pandehurve, E.J., përfitoi ulje dënimi pasi u pranua si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe u dënua përfundimisht me 7 vite burg.
Ndërkohë, B.D. u dënua me 18 vite burg për tentativë vrasjeje me dashje në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, në dëm të shtetasit A.B. Gjykata bashkoi dënimet e tij në një të vetëm prej 18 vitesh.
Shtetasi me iniciale B.B., pronari i një lokali në Radhimë, është gjobitur me 4 milionë lekë pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë pas orarit të lejuar
. Ai gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i Policisë:
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi po vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, duke respektuar kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar.
Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum në zonën e Radhimës, u konstatua një lokal që kishte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh.
Në vijim të procedurave, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
Policia e Vlorës apelon ndaj të gjithë administratorëve të respektojnë kufijtë e zhurmës dhe orarin e muzikës për të garantuar qetësinë dhe sigurinë e pushuesve dhe banorëve.
Një pronar lokali ka denoncuar një ngjarje të rëndë në Policinë e Tiranës, ku ka deklaruar se në drejtim të biznesit të tij në Fushë-Krujë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Policia njofton se nga të shtënat në drejtim të lokalit të Mondi Vogës, ngjarje e ndodhur pak pas mesnate, ka vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga burime thuhet se pronari i lokalit, Mondi Voga, është ish-shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoj ndërsa në drejtim të biznesit të tij është qëlluar me kallashnikov, ndërsa janë gjetur rreth 15 gëzhoja në vendngjarje.
Grupi hetimor dyshon se është qëlluar nga një distancë e largët, pasi nga shqyrtimi i kamerave të sigurisë nuk duken as autorët, as automjeti që mund të ketë shërbyer për lëvizjen e tyre por mendohet se të shtënat kanë ardhur nga ana tjetër e rrugës, përballë lokalit.
Në momentin e të shtënave Voga ka qenë bashkë me familjen duke fjetur, ndërsa lokali ndodhet në katin e parë të hotelit të tij.
Ai rezulton të jetë proceduar disa vite më parë në lidhje me akuzat për dhunë ndaj avokatit durrsak Ilia Ilia.
Mondi Voga dhe Arjan Ndoja
Njoftimi i plotë i Policisë:
“Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë-Krujë. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit,” – thuhet në njoftimin e Policisë.