❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi mbrĂ«mjen e sotme pĂ«r situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë raportuar 12 vatra zjarri, nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim.

Vatrat e izoluara dhe shuara plotësisht janë: Lagjja numër 1, Rrogozhinë; Fshati Ahmataj, njësia administrative Tropojë e Vjetër, bashkia Tropojë; Fshati Llugaj, njësia administrative Llugaj, bashkia Tropojë; Fshati Sohodoll, njësia administrative Kastriot, bashkia Dibër; Lagjja numër 3, Vlorë dhe fshati Durisht, njësia administrative Petrelë, bashkia Tiranë.

Aktualisht, është aktive vatra në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, në bashkinë Fushë-Arrëz. Situata është e qetë dhe vatra e zjarrit është pothuajse e izoluar plotësisht. Në disa pjesë ka ende riaktivizime të vogla brenda perimetrit, por ato po mbahen nën kontroll dhe po eliminohen nga punonjësit e shërbimit pyjor.

Në fshatrat Damjan, Fortuzaj dhe Isufaj në bashkinë e Tiranës, vatra e zjarrit është minimizuar dhe po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Në terren janë angazhuar 5 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH Tiranë, 4 forca policore dhe 3 forca bashkiake.

Pranë tunelit të Kërrabës në bashkinë Tiranë është regjistruar një vatër e re zjarri në orët e pasdites. Në vendngjarje ka mbërritur Shërbimi Vendor Zjarrfikës, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, të rënë në 11.08.2025. Në terren po punojnë forcat bashkiake, për të shmangur riaktivizimin e vatrës. Ditën e sotme situata duket e qetë dhe forcat operacionale po mbajnë nën monitorim terrenin.

Vijon aktiv zjarri i rĂ«nĂ« mĂ« datĂ« 19.08.2025, ora 17:05, nĂ« afĂ«rsi tĂ« FabrikĂ«s sĂ« Çimentos, njĂ«sia administrative FushĂ«-KrujĂ«, ku u arrit tĂ« izolohen 5 vatra zjarri nĂ« total, ndĂ«rsa zjarri ka vazhduar me intensitet tĂ« ulĂ«t. DendĂ«sia e pyllit e vĂ«shtirĂ«soi ndĂ«rhyrjen, por forcat operacionale arritĂ«n ta shuajnĂ« vatrĂ«n, e cila tashmĂ« po mbahet nĂ« monitorim nga zjarrfikĂ«sit KrujĂ«s.

Gjithashtu është riaktivizuar zjarri i rënë më datë 19.08.2025 në një sipërfaqe me shkurre në fshatin Lapardha, njësia administrative Kotë. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi Zjarrfikës i Selenicës. Me gjithë punën e forcave operacionale, zjarri vijon të mbetet aktiv.

/gj.m/r.e/j.p/

The post MM: 2 vatra zjarri ende aktive dhe 4 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sopranoja Inva Mula u ngjit nĂ« skenĂ«n e Amfiteatrit antik nĂ« DurrĂ«s, ku zhvilloi koncertin “MeloditĂ« e Mesdheut”.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ky koncert teksa theksoi nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale se, “sopranoja shqiptare Inva Mula sĂ« bashku me mjeshtrin e pianos Ekland Hasa dhe virtuozin e violonçelit Redi Hasa, sollĂ«n njĂ« performancĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme nĂ« Amfiteatrin e lashtĂ« tĂ« DurrĂ«sit, nĂ«n jehonĂ«n e historisĂ«, tingujt e melodive mĂ« tĂ« bukura mesdhetare”.

Sopranoja shqiptare me famĂ« botĂ«rore Inva Mula, ngjitej pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« skenĂ«n e Amfiteatrit antik. Ajo kishte nĂ« krah instrumentistĂ«t virtuozĂ«, vĂ«llezĂ«rit Ekland Hasa nĂ« piano dhe Redi Hasa nĂ« violonçel, si dhe korin e fĂ«mijĂ«ve “Okarina”. Repertori dhe çdo detaj ishte menduar nĂ« harmoni me vendin dhe qytetin ku u mbajt koncerti.

Instrumentisti i njohur Ekland Hasa ka bërë dhe orkestrimin e shumë këngëve që vijnë nga Turqia, Italia, Spanja, Kroacia

Publiku, mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë, përjetoi një udhëtim muzikor në brigjet e Mesdheut, nën tingujt e melodive më të bukura të këtij rajoni. Një ngjarje artistike që do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve, duke e kthyer Durrësin në një skenë të vërtetë emocioni dhe kulture.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: As 10 minuta nuk iu deshĂ«n gjykatĂ«sit Balliu t’i dalĂ« kundĂ«r shtetit pĂ«r pallatin totalisht pa leje

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj vendimit tĂ« gjyqtarit Hazbi Balliu, i cili njĂ« pallat tĂ« ndĂ«rtuar pa leje dhe tĂ« konfiskuar e kaloi nĂ« favor tĂ« ndĂ«rtuesit tĂ« paligjshĂ«m.

Rama u shpreh sot se, “as 10 minuta nuk i janĂ« dashur gjykatĂ«sit Balliu qĂ« t’i dalĂ« kundĂ«r shtetit dhe tĂ« marrĂ« anĂ«n e paditĂ«sve qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« njĂ« pallat tĂ« tĂ«rĂ« pa leje, i cili u konfiskua si i tillĂ« e iu dha AgjencisĂ« ShtetĂ«rore tĂ« KadastrĂ«s”.

“Materialet qĂ« institucionet i vunĂ« nĂ« dispozicion Balliut duan shumĂ« mĂ« tepĂ«r se 9 minuta tĂ« lexohen, por natyrisht qĂ« gjykatĂ«si as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti qĂ« nĂ« godinĂ«n e vjetĂ«r tĂ« ASHK, e cila Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e pasigurtĂ« nga tĂ«rmeti nuk ka pasur asnjĂ« viktimĂ« dhe kĂ«sisoj puna sipas tij mund tĂ« vazhdonte nĂ«n tavanĂ«t qĂ« binin, ndĂ«rsa pallatin pa leje shohim e bĂ«jmĂ«â€Šâ€, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama reagoi edhe ditën e djeshme, pas zbardhjes së vendimit të arsyetuar, të cilin e konsideroi si skandaloz, ndërsa u shpreh se gjyqtari merr në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje.

Kryeministri ndau edhe fotografi nga godina e vjetĂ«r e ASHK-sĂ«, e cila sipas tij, “pĂ«r Balliun Ă«shtĂ« njĂ« vend normal pune pĂ«r sa kohĂ« nuk ka viktima”.

NĂ« arsyetimin e vendimit, Gjykata vlerĂ«son se “ASHK ka funksionuar edhe pas vitit 2021 pĂ«r 4 vite rresht nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n godinĂ« dhe nuk ka prova qĂ« ky shĂ«rbim nuk mund tĂ« vazhdojĂ« nĂ« kushtet ekzistuese”.

“PavarĂ«sisht se punonjĂ«sit e ASHK-sĂ« mund tĂ« mos jenĂ« nĂ« hapĂ«sira komode nĂ« ushtrimin e detyrave tĂ« tyre, kjo situatĂ« nuk mund tĂ« vlerĂ«sohet se pĂ«rbĂ«n cenim tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« interesit publik qĂ« paralizon veprimtarinĂ« e ASHK-sĂ« nĂ«se pezullohet zbatimi i vendimit tĂ« datĂ«s 18 qershor 2025 tĂ« Komisionit tĂ« Objekteve tĂ« Konfiskuara. Sakaq, ASHK nuk Ă«shtĂ« njĂ« institucion i ri, i sapokrijuar dhe mosakomodimi i menjĂ«hershĂ«m nĂ« objektin e konfiskuar tĂ« kĂ«rkuesit do ta cenonte menjĂ«herĂ« ushtrimin e funksioneve tĂ« tij nĂ« dhĂ«nien e shĂ«rbimit pĂ«r publikun”, thuhet nĂ« vendimin e gjykatĂ«s.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Rama: As 10 minuta nuk iu deshĂ«n gjykatĂ«sit Balliu t’i dalĂ« kundĂ«r shtetit pĂ«r pallatin totalisht pa leje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja njĂ«herazi ministre e EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s, Belinda Balluku priti sot nĂ« MIE, Arbenin dhe Marjanin, dy prej “veteranĂ«ve” tĂ« sistemit tonĂ« energjetik, qĂ« po vijojnĂ« tĂ« japin kontributin e tyre.

Balluku u shpreh se, ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.

Zv.kryeministrja u shpreh falënderuese për punën dhe angazhimin e tyre.

Duke treguar eksperiencën e tyre të punës, Arbeni dhe Marjani u shprehën se, pajisjet ecin me hapa shumë të shpejtë nga zhvillimi teknologjik.

Balluku u shpreh se, “asetet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje apo tĂ« njĂ« institucioni janĂ« pa dyshim kapacitetet njerĂ«zore, sepse teknologjia Ă«shtĂ« çështje buxheti. NjĂ« teknologji tĂ« avancuar, njĂ« vend ka mundĂ«si ta pĂ«rballojĂ«, njĂ« tjetĂ«r nuk ka mundĂ«si direkt, por me kohĂ«n, me kredi etj., etj. NdĂ«rkohĂ« qĂ« kapacitetet njerĂ«zore janĂ« tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshme. Dhe nuk ka rĂ«ndĂ«si se sa inovacion ti bĂ«n, domethĂ«nĂ« inteligjencĂ« artificiale, tĂ« gjitha kĂ«to pultet e komandimit. SCADA qĂ« ne tĂ« gjithĂ« pĂ«rdorim. Po sĂ«rish SCADA çfarĂ« bĂ«n? Identifikon se ku Ă«shtĂ« avaria, po kush do shkojĂ« tek avaria? A shkon ti? DomethĂ«nĂ«, pa kapacitetet njerĂ«zore, ne nuk kemi asgjĂ« nĂ« vijĂ«â€.

Duke kujtuar vitet e nisjes së punës së tyre dhe vështirësitë që kanë hasur, Arbeni dhe Mariani u shprehën se, aktualisht janë bërë investime të jashtëzakonshme.

Zv.kryeministrja Balluku shtoi se, “kemi dhe njĂ« peshĂ« tĂ« madhe tani nĂ« sektorin energjetik. Sektori energjetik Ă«shtĂ« shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik tĂ« vendit. Dikur, energjia pĂ«rdorej si njĂ« mall bazik jetĂ«sor. Duhet tĂ« kishim drita nĂ« shtĂ«pi. NdĂ«rkohĂ« qĂ« sot nuk Ă«shtĂ« kĂ«shtu. Sot, energjia Ă«shtĂ« baza e çdo sektori, edhe bujqĂ«sia do energji. Dikur bujqĂ«sia s’e pĂ«rdorte fare energjinĂ«, sot tĂ« gjitha serrat aplikojnĂ« pĂ«r lidhje me energjinĂ« elektrike, sepse bĂ«jnĂ« vaditjen, sepse kanĂ« ngrohje apo kanĂ« ajrim gjatĂ« dimrit”.

Nga ana tjetĂ«r, shtoi Balluku, “tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t e tjerĂ«, shĂ«ndetĂ«sia, inovacioni qĂ« ka sot shĂ«ndetĂ«sia me aparatura dhe gjithçka tjetĂ«r, do linja tĂ« dedikuara energjetike, gjithçka, apo jo? KĂ«shtu qĂ« ne nuk jemi mĂ« ai sektori qĂ« ishte atje pĂ«r tĂ« furnizuar poçat, katĂ«r poçat e njĂ« shtĂ«pie. ËshtĂ« sektor qĂ« mban nĂ« kurriz gjithĂ« ekonominĂ« e vendit”.

“Juve keni punĂ« pĂ«rpara, do tĂ«rhiqeni nga terreni dhe do tĂ« filloni qĂ« tĂ« ktheheni nĂ« mĂ«sues tĂ« brezave tĂ« rinj qĂ« futen. UnĂ« shpresoj shumĂ« t’ju shoh nĂ« terren, edhe shpresoj shumĂ« qĂ« t’i pĂ«rcillni tĂ« gjithĂ« kĂ«tĂ« bagazh eksperience, por edhe pasioni qĂ« keni, sepse jua ndjej se si flisni, me sa dashuri flisni pĂ«r punĂ«n, t’ia pasoni brezave tĂ« rinj”, tha Balluku.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balluku: Sektori energjetik, shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Solar Music Festival dhuroi njĂ« superatmosferĂ« nĂ« SarandĂ«.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot foto nga ky festival teksa u shpreh se, për dy net radhazi, bregdeti i Jonit u ndez me ritme elektronike, drita magjike dhe energji që nuk u shua deri në orët e vona të mbrëmjes.

Festivali u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si pjesë e nismave që i japin turizmit veror më shumë energji, gjallëri dhe një dimension kulturor.

Solar Music Festival, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell në qytetin e bukur të Sarandës DJ të nivelit botëror, artistë dhe muzikantë të njohur e jo vetëm.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës, ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Gonxhja: Atmosferë super në Sarandë me Solar Music Festival appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ujĂ«vara e PeshturĂ«s, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«son si perla e fshehur e Progonatit nĂ« zemĂ«r tĂ« TepelenĂ«s.

“E fshehur mes shkĂ«mbinjve dhe gjelbĂ«rimit, kjo ujĂ«varĂ« e kristaltĂ« rrjedh si njĂ« melodi natyrore qĂ« tĂ« fton tĂ« pĂ«rjetosh qetĂ«sinĂ«, freskinĂ« dhe mrekullinĂ« e saj”, theksoi Kumbaro.

Ministrja nënvizoi se, ujëvara e Peshturës është një tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa, që pret të zbulohet nga çdo vizitor.

Ujëvara e Peshturës ndodhet në Progonat të Tepelenës e për të shkuar atje duhet të kalohet përmes malësive të Tepelenës.

Zona përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të cilët në shekuj janë përshkuar nga përrenj të vrullshëm dhe lozonjarë.

Forma të shumta karstike, gropa të thella, shpella të shumta dhe ujëvara është peizazhi që ofron rruga për të shkuar drejt ujëvarës së Peshturës.

/gj.m/r.e/j.p./

The post Ujëvara e Peshturës, tjetër thesar unik i Parkut Kombëtar Vjosa appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla uron ish-presidentin Clinton për ditëlindje: Mik i madh i shqiptarëve

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Ministri i Shtetit pĂ«r MarrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, Taulant Balla ka uruar ditĂ«lindjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, duke e quajtur “mik i madh i shqiptarĂ«ve”.

Postimi i tij në rrjetet sociale shoqërohet me një foto ku shfaqet së bashku me Clinton dhe Kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës historike të ish-presidentit në Shqipëri dy vjet më parë.

Bill Clinton, ish-presidenti i 42-të i Shteteve mbush 79 vjeç.

Clinton është një figurë e nderuar ndër shqiptarët për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, kur urdhëroi fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe për të ndalur gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare dhe për të mbrojtur civilët. Kjo veprim i shpëtoi mijëra jetë dhe e bëri ish-presidentin amerikan simbol të mbështetjes ndërkombëtare për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.

GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« TiranĂ« korrikun e vitit 2023, Clinton u prit me ceremoni shtetĂ«rore nga Kryeministri Edi Rama, i cili e vlerĂ«soi me medaljen “Ylli i MirĂ«njohjes pĂ«r Arritjet Publike”, duke theksuar kontributin e tij nĂ« forcimin e partneritetit strategjik SHBA-ShqipĂ«ri dhe mbĂ«shtetjen ndaj KosovĂ«s.

Postimi i Ballës rikthen vëmendjen tek marrëdhëniet historike midis Shqipërisë dhe ish-presidentit amerikan, i njohur si simbol i drejtësisë dhe mbrojtjes së shqiptarëve gjatë periudhave të vështira.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balla uron ish-presidentin Clinton për ditëlindje: Mik i madh i shqiptarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Shefi i Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, gjenerallejtĂ«nant Arben Kingji, priti sot nĂ« njĂ« takim zyrtar komandantin e KomandĂ«s sĂ« Bashkuar Operacionale tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi.

Gjatë takimit, gjenerallejtënant Kingji shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe në operacionet e shuarjes së zjarreve në Shqipëri, duke e konsideruar këtë kontribut si një dëshmi të thellë të miqësisë dhe solidaritetit mes dy vendeve.

Nga ana e tij, gjeneralmajor Al-Ahbabi shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin dhe për të zgjeruar më tej fushat e partneritetit.

QĂ« prej dy javĂ«sh, dy helikopterĂ« “Black Hawk” tĂ« ForcĂ«s Ajrore tĂ« Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe janĂ« dislokuar nĂ« BazĂ«n Ajrore tĂ« KuçovĂ«s, duke mbĂ«shtetur operacionet e shuarjes sĂ« zjarreve nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit dhe duke dhĂ«nĂ« njĂ« kontribut tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit diskutuan mbi rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimin e eksperiencave mes forcave të armatosura të të dy vendeve, si dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të partneritetit dhe angazhimin për rritjen e bashkëpunimit në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale.

Më pas, gjeneralmajor Awad Saeed Al-Ahbabi, i shoqëruar nga zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral brigade Altin Kurti, ka zhvilluar dhe një vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku ka inspektuar nga afër trupat e Forcave të Emirateve të Bashkuara Arabe të dislokuara aty, të cilat janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në vend.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Ndihmë në shuarjen e zjarreve, Kingji pret komandantin e Komandës së Bashkuar Operacionale të EBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sot shĂ«nohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e EuropĂ«s, nĂ« 20 gusht 2022.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohĂ«n nĂ« 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit nĂ« kĂ«tĂ« disiplinĂ«.

Luiza Gega mban gradĂ«n “kolonele” nĂ« Forcat e Armatosura tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

/gj.m/r.e/

The post Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga segmenti QukĂ«s-QafĂ« Plloçë, i cili Ă«shtĂ« drejt pĂ«rfundimit.

“Pamja e re nĂ« drejtim tĂ« juglindjes. PjesĂ« nga segmenti drejt pĂ«rfundimit, QukĂ«s-QafĂ« PlloĂ§Ă«â€, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim rrjetet sociale.

Ky aks rrugor përmirëson parametrat e rrugëtimit dhe bën të mundur aksesimin e trafikut, që kalon ndërmjet Korridorit 8 nga aksi rrugor Tiranë-Elbasan me pjesën e juglindjes, si dhe shkurtimin e distancave me pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, qytetin e Korçës dhe më tej.

Po ashtu, aksi ndikon në rritjen e turizmit të zonës së Pogradecit dhe Korçës, bën të mundur akomodimin e trafikut të rëndë, ndikon në zhvillimin e bujqësisë së zonës rurale të Mokrës dhe fshatrave përreth, duke ndihmuar në shkurtimin e distancës së fshatrave me rrugën e kryeqytetit dhe anasjelltas, rrit dhe nxit punësimin, shkurton kohën e rrugëtimit nga Tirana drejt Korçës dhe kohën e transportit të mallrave nga porti i Durrësit për në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

1 nga 2

/gj.m//a.f/

The post Rama: Drejt përfundimit segmenti Qukës-Qafë Plloçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryeprioriteti i LegjislaturĂ«s sĂ« XI tĂ« Kuvendit do tĂ« jetĂ« anĂ«tarĂ«simi nĂ« BE.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se me ambasadorin Gonzato po koordinojnë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

“NĂ« vjeshtĂ« hapet zyra e Parlamentit Evropian nĂ« TiranĂ«, njĂ« mundĂ«si mĂ« shumĂ« pĂ«r thellimin e bashkĂ«punimit, shkĂ«mbimin e pĂ«rvojave mĂ« tĂ« mira pĂ«r reformimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« Kuvendit, si garant i procesit tĂ« integrimit dhe standardeve demokratike”, theksoi Spiropali.

1 nga 3

/gj.m//a.f/

 

The post Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, INSTAT pĂ«rllogarit si eksporte mallrat qĂ« kalojnĂ« transit pĂ«r nĂ« KosovĂ«.

Berisha e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si njĂ« mashtrim publik. “Mashtrimi publik pĂ«rbĂ«n krim nĂ« ligjet e vendit dhe nĂ« ligjet e çdo shteti, Ă«shtĂ« angazhuar me forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe Instituti i Statistikave. INSTAT, dhe jo vetĂ«m ai, i kanĂ« lejuar vetes tĂ« mashtrojnĂ«, tĂ« gĂ«njejnĂ«, t’u paraqesin shqiptarĂ«ve njĂ« realitet tĂ« kundĂ«rt nga ai qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« raport me njĂ« sektor jetik tĂ« ekonomisĂ« siç janĂ« eksportet”, tha Berisha nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

“Eksportet, pĂ«r shkak tĂ« narkoeuros, shkaku madhor dhe mĂ« pĂ«rcaktues Ă«shtĂ« fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerĂ«, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete tĂ« tjera i karteleve tĂ« drogĂ«s qĂ« hyjnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, theksoi kreu i PD.

Sipas tij, “ky fluks ka rrĂ«zuar pĂ«rtokĂ« euron nĂ« ShqipĂ«ri. Ky fluks ka zhvlerĂ«suar euron nĂ« raportin me vitin 2014, 35 pĂ«rqind. Ky fluks, ndĂ«rmarrjet qĂ« punojnĂ« me euro dhe qĂ« janĂ« qĂ« tĂ« gjitha ndĂ«rmarrjet e eksportit, i ka goditur nĂ« mĂ«nyrĂ« fatale”.

Berisha shtoi se, â€œĂ«shtĂ« shumĂ«, shumĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« ndĂ«rmarrje eksporti, pĂ«r tĂ« mos thĂ«nĂ« e pamundur, me njĂ« fitim 30 apo 35 pĂ«rqind”.

Kjo, sipas tij, ka bërë që eksporti të ketë rënie të vazhdueshme.

“Ka pasur raste nga njĂ« vit nĂ« vitin tjetĂ«r tĂ« zbresĂ« nĂ« 32 pĂ«rqind. Kjo zbritje vazhdon”, tha ai.

Berisha theksoi se “Instituti i Statistikave ka fshehur kĂ«tĂ« dramĂ« tĂ« madhe tĂ« ekonomisĂ« shqiptare, tĂ« shkaktuar nga narkoeuro”.

“Falimentimi i qindra dhe mijĂ«ra sipĂ«rmarrjeve tĂ« eksportit do tĂ« thotĂ« humbja e dhjetĂ«ra mijĂ«ra vendeve tĂ« punĂ«s”, shtoi kreu i PD.

Kjo rĂ«nie dramatike, u shpreh ai, “ka sjellĂ« shpunĂ«simin dramatik tĂ« shqiptarĂ«ve dhe largimin nga ShqipĂ«ria”.

Berisha u shpreh se ekspertët quajnë eksporte mallrat transit që nga Durrësi kalojnë në Kosovë, që janë importe të mirëfillta të Kosovës.

Pra, shtoi ai, “importet e KosovĂ«s, naftĂ« nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ«, por edhe importe tĂ« tjera, tĂ« cilat shkarkohen nĂ« DurrĂ«s pĂ«r t’u transportuar me korridorin rrugor drejt KosovĂ«s, Edi Rama dhe instituti i tij i turpshĂ«m, i shpall ri-eksporte”.

“NĂ« botĂ«, kjo Ă«shtĂ« e para herĂ« qĂ« dĂ«gjohet. DomethĂ«nĂ« rritet importet nĂ« KosovĂ«, ato shndĂ«rrohen nĂ« eksporte pĂ«r ShqipĂ«ri”, tha berisha.

Berisha u shpreh se “kjo Ă«shtĂ« identike me skemĂ«n e turistĂ«ve tĂ« Rinasit. VijnĂ« nga rajoni pĂ«r tĂ« marrĂ« linjat e lira, Easyjet apo Ryanair, dhe kĂ«ta Edi Rama i regjistron turistĂ«, paçka se ata maksimumi mund tĂ« pinĂ« njĂ« kafe diku nĂ« aeroport apo jashtĂ« tij dhe as nuk flenĂ« dhe as shpenzojnĂ« asgjĂ«, thjesht shkojnĂ« nĂ« destinacionet qĂ« u garantojnĂ« linjat e lira ajrore”.

Berisha shtoi se, “statistikat e INSTAT-it janĂ« statistika qĂ« nĂ« mirĂ«besim citohen nga EUROSTAT-i”.

Berisha nĂ«nvizoi se, “me kĂ«tĂ« akt, Edi Rama kĂ«rkon tĂ« mbulojĂ« me çdo kusht instalimin e narkoekonomisĂ« nĂ« narkoshtetin e parĂ« dhe tĂ« vetĂ«m nĂ« EuropĂ«. Narkoekonomia nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« zhvillimi mĂ« dramatik i narkoshtetit. ËshtĂ« pikĂ«risht narkoekonomia, ajo qĂ« ka sjellĂ« rĂ«nie progresive tĂ« pandalshme nĂ« 3 vitet e fundit tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m industrial, tĂ« prodhimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m bujqĂ«sor dhe nĂ« veçanti tĂ« eksporteve tĂ« vendit”.

“Ekonomia shqiptare bazohet kryekĂ«put nĂ« narkondĂ«rtimin, i cili Ă«shtĂ« tre herĂ« mĂ« i lartĂ« nĂ« tregues se sa mesatarja e ndĂ«rtimit nĂ« BE dhe Ă«shtĂ« me distancĂ« mĂ« i larti nĂ« EuropĂ«â€, tha mĂ« tej Berisha.

Pra, shtoi ai, “tĂ« mashtrosh me eksportet, tĂ« cilat po t’u zbresĂ«sh importet e KosovĂ«s, qĂ« Edi Rama me ministrin e tij tĂ« financave dhe institutin e tyre, i llogarisin si ri-eksporte tĂ« ShqipĂ«risë Ri-eksporti Ă«shtĂ« kategori krejt tjetĂ«r. Ai Ă«shtĂ« transit. Shkarkohet nĂ« Porto Romano nafta dhe nga cisternat e Porto Romanos kalon me autobote nĂ« PrishtinĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« akt i paprecedent”.

/gj.m//a.f/

 

The post Berisha: INSTAT-i përllogarit si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes informoi sot pĂ«r situatĂ«n e zjarreve nĂ« vend.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, raportoi sot 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur mĂ« datĂ« 10.08.2025 nĂ« fshatrat Damjan dhe Isufaj tĂ« TiranĂ«s dhe i pĂ«rhapur prej datĂ«s 13.08.2025 edhe nĂ« zonĂ«n e PezĂ« – HelmĂ«s, vijon tĂ« jetĂ« aktiv nĂ« disa vatra tĂ« minimizuara, por qĂ« po mbahen nĂ«n mbikĂ«qyrje deri nĂ« fikjen pĂ«rfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

/gj.m//a.f/

The post MM: 5 vatra zjarri të raportuara, 3 aktive dhe 2 në monitorim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat

TIRANË, 19 gusht /ATSH/ Qarku i ShkodrĂ«s pasurohet me njĂ« sit tĂ« ri arkeologjik nĂ« Bushat, ku gĂ«rmimet shqiptaro–polake kanĂ« zbuluar gjurmĂ« tĂ« qytetit antik ilir tĂ« shek. IV p.e.s”.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau foto nga gërmimet në këtë sit arkeologjik.

Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se, falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.

Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza. Ato po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Gjatë këtyre fushatave kërkimore u zbuluan dy porta hyrëse të qytetit dhe u kuptua shtrirja e tij. Ndërsa gërmimet e fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm dhe kanë për qëllim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.

Misioni kërkimor po nxjerr në dritë se kjo pjesë e qytetit të sipërm ka qenë e ndërtuar masivisht që në gjysmën e shek. IV para Krishtit, sipas datimeve paraprake.

Tashmë falë bashkëpunimit me IKTK, DRTK Shkodër dhe ndihmën e pakursyer të misionit arkeologjik me të dhënat shkencore dhe rezultatet e arritura u krye në terren rilevimi dhe përcaktimi qartë i zonifikimit të nevojshëm për ruajtjen dhe administrimin e këtij territori me potencial të lartë arkeologjik referuar dhe kuadrit ligjor për këtë qëllim.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga festivali “Solar Fest” i zhvilluar nĂ« qytetin e SarandĂ«s.

“Super energjia e Solar Fest nĂ« SarandĂ«â€, shkroi kryeministri Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

“Solar Music Festival”, i cili mbahet prej disa vitesh, sjell nĂ« qytetin e bukur tĂ« SarandĂ«s DJ tĂ« nivelit botĂ«ror, artistĂ« dhe muzikantĂ« tĂ« njohur e jo vetĂ«m.

Ky festival është kombinimi i muzikës së mirë, festave të jashtëzakonshme në anije, si edhe të pushuarit në plazh përgjatë ditës.

Festivali ka një program argëtues të jetës së natës ndryshe nga festivalet e tjerë.

/gj.m//a.f/

 

The post Rama: Super energjia e Solar Fest në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan pamje nga Gjinari

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Fshati turistik i Gjinarit, 22 km larg Elbasanit, Ă«shtĂ« shndĂ«rruar vitet e fundit nĂ« njĂ« destinacion pĂ«r vizitorĂ«t vendas por edhe tĂ« huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Gjinari, i cili ofron këtë sezon veror një peizazh fantastik dhe që ka mirëpritur turistë vendas e të huaj.

I njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, Gjinari po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan.

Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të investuar në agroturizëm kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm nga viti në vit.

Kabinat alpine në Gjinar ofrojnë mikpritje të ngrohtë dhe komoditet për turistët, të cilët zgjedhin ta vizitojnë gjatë gjithë vitit.

Distanca e përshkruar nga Elbasani për të mbërritur në Gjinar është 24 km. Fshati Gjinar pozicionohet kryesisht në një peizazh malor.

Mali i Bukanikut, i cili gjendet 1831 metra mbi nivelin e detit, mbetet një destinacion i pëlqyer për sportet alpine. Pyjet dhe peizazhi malor janë pasuria e vërtetë e Gjinarit, i cili dallon për resurset e veta natyrore.

/gj.m//a.f/

The post “ShqipĂ«ria e bukur”, Rama ndan pamje nga Gjinari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mazniku: Rruga e re FushĂ«-Buall – Elbasan, investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« zonĂ«s

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ NdĂ«rtimi i rrugĂ«s sĂ« re FushĂ«-Buall – Elbasan Ă«shtĂ« njĂ« investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« kĂ«saj zone.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndau sot pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge duke theksuar se është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon.

Mazniku theksoi se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson jetën e banorëve, aktivitetin e fermerëve, tregtarëve, por edhe viztorëve e kalimtarëve.

“Nisja e ndĂ«rtimit tĂ« rrugĂ«s sĂ« re FushĂ«-Buall – Elbasan Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r premtim i mbajtur pĂ«r tĂ« gjithĂ« banorĂ«t e zonave pĂ«rgjatĂ« tĂ« cilave ajo kalon duke pĂ«rmirĂ«suar jetĂ«n e tyre, aktivitetin e fermerĂ«ve, tregtarĂ«ve por edhe viztorĂ«ve e kalimtarĂ«ve si njĂ« investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« kĂ«saj zone tĂ« mrekullueshme ku dikur shtrihej Via Egnatia”, shkroi Mazniku nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

/gj.m//a.f/

The post Mazniku: Rruga e re FushĂ«-Buall – Elbasan, investim strategjik qĂ« rrit potencialin turistik tĂ« zonĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: NjĂ« tjetĂ«r “mur kinez” ra sot pĂ«r t’i hapur rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0


TIRANË, 18 gusht /ATSH/ NĂ« tĂ« gjithĂ« vendin vazhdon puna pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave publike nga subjektet qĂ« kanĂ« zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara pĂ«r komunitetin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave urbane në Tiranë. Kreu i qeverisë theksoi se lirimi i këtyre hapësirave i hap rrugën Rilindjes Urbane 2.0.

“Ja dhe njĂ« mur i madh “kinez” qĂ« ra sot, pĂ«r t’i hapur rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0 edhe pĂ«r kĂ«tĂ« komunitet tĂ« bllokuar pas “murit” – madje pĂ«r tĂ« çliruar edhe pemĂ«t e mbyllura brenda nĂ« lokal”, shkroi Rama nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale.

Lirimi i hapĂ«sirave publike shihet si pjesĂ« e vizionit tĂ« qeverisĂ« “Rilindja Urbane 2.0”.

Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.

Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.

/gj.m//a.f/

The post Rama: NjĂ« tjetĂ«r “mur kinez” ra sot pĂ«r t’i hapur rrugĂ« Rilindjes Urbane 2.0 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret, PL: Të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare

TIRANË, 17 gusht/ATSH/ AnĂ«tarja e KryesisĂ« nĂ« PartinĂ« e LirisĂ«, Anisa Ibraj deklaroi sot se, viti 2025 do tĂ« mbahet mend si viti kur ShqipĂ«ria u dogj dhe shteti dĂ«shtoi ta mbrojĂ«.

“Nga veriu nĂ« jug, flakĂ«t kanĂ« pĂ«rpirĂ« pyje, toka bujqĂ«sore, pasuri natyrore dhe kanĂ« rrezikuar drejtpĂ«rdrejt banesa e jetĂ« njerĂ«zish”, tha ajo nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r shtyp.

“NĂ« DelvinĂ«, njĂ« vatĂ«r e madhe zjarri ka shkrumbuar zona tĂ« tĂ«ra, ndĂ«rsa situata Ă«shtĂ« po aq alarmante nĂ« dhjetĂ«ra pika tĂ« tjera nĂ« vend”, u shpreh Ibraj.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« fatkeqĂ«si natyrore , Ă«shtĂ« prova e dĂ«shtimit tĂ« njĂ« qeverie qĂ« nuk ka as plan parandalimi, as infrastrukturĂ« pĂ«r reagim tĂ« shpejtĂ« dhe efektiv”, shtoi ajo.

“ZjarrfikĂ«sit tanĂ«, njerĂ«zit nĂ« vijĂ«n e parĂ« tĂ« pĂ«rballjes, janĂ« lĂ«nĂ« tĂ« luftojnĂ« me duar bosh. Pajisjet janĂ« tĂ« vjetra, mjetet janĂ« tĂ« pamjaftueshme, mbĂ«shtetja ajrore mungon dhe koordinimi mes institucioneve Ă«shtĂ« minimal. Zona tĂ« tĂ«ra me rrezik tĂ« lartĂ« mbeten pa mbulim, ndĂ«rsa çdo ndĂ«rhyrje Ă«shtĂ« e vonuar dhe e fragmentuar”, theksoi Ibraj.

“Partia e LirisĂ« u bĂ«n thirrje qytetarĂ«ve tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal dhe tĂ« raportojnĂ« menjĂ«herĂ« çdo vatĂ«r zjarri. Por mbi tĂ« gjitha, i bĂ«jmĂ« thirrje qeverisĂ« tĂ« shpallĂ« pa asnjĂ« vonesĂ« gjendjen e emergjencĂ«s kombĂ«tare. Kjo Ă«shtĂ« e vetmja mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« mobilizuar burime shtesĂ«, pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe pĂ«r tĂ« koordinuar njĂ« plan tĂ« centralizuar ndĂ«rhyrjeje nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin. Çdo orĂ« vonesĂ« Ă«shtĂ« njĂ« orĂ« humbje. ShqipĂ«ria nuk mund tĂ« jetojĂ« me skenarin e pĂ«rvitshĂ«m ku zjarret shkatĂ«rrojnĂ« gjithçka dhe mĂ« pas harrohen deri vitin tjetĂ«r. NjĂ« shtet serioz matet nga aftĂ«sia pĂ«r tĂ« mbrojtur jetĂ«n, pronĂ«n dhe natyrĂ«n e tij. NĂ« kĂ«tĂ« provĂ«, qeveria e sotme ka dĂ«shtuar, deklaroi Ibraj.

/gj.m//a.f/

 

 

 

The post Zjarret, PL: Të shpallet gjendja e emergjencës kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator

TIRANË, 17 gusht/ATSH/Vjeshta pritet tĂ« sjellĂ« konferencĂ«n ndĂ«rqeveritare ShqipĂ«ri- BE pĂ«r hapjen e dy grupkapitujve tĂ« mbetur tĂ« bisedimeve tĂ« anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu tha për RTSH se gjithë procedura tjetër është kryer.

“PĂ«r dy grupkapitujt e mbetur ShqipĂ«ria ka marrĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« paraqitur pozicion e saj dhe nĂ« vjeshtĂ« parashikohet edhe organizimi i konferencĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t ndĂ«rqeveritare mes Komisionit Evropian dhe ShqipĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« hapur zyrtarisht negociatat edhe kĂ«ta kĂ«to dy grupkapituj”, u shpreh Musabelliu.

Me një integrim kaq të përshpejtuar në BE, përfaqësuesi i ekzekutivit mendon megjithatë se procedura është e drejtuar të përgatisë për përfitimet.

“TĂ« bĂ«hemi gati qĂ« aksesi nĂ« kĂ«tĂ« treg prej 450 milionĂ« konsumatorĂ«sh ta shfrytĂ«zojmĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« maksimale pĂ«r tĂ« marrĂ« mĂ« tĂ« mirĂ«n. Edhe ndryshimi qĂ« do ndodhi me pĂ«rafrimin e plotĂ« tĂ« legjislacionit nuk do tĂ« jetĂ« aq drastik sa tĂ« kthehet nĂ« pengesĂ« pĂ«r biznese tĂ« caktuara”, u shpreh ai.

Praktikisht anëtarësimi i njohur si një proces ku negociohet vetëm koha, ligjet e BE-së që transpozohen, nuk duhet ta trembë Shqipërinë, mendon Musabelliu.

“Edhe transpozimi i kĂ«tij legjislacioni nuk Ă«shtĂ« i pamundur, aq mĂ« tepĂ«r me vullnetin e madh politik qĂ« kanĂ« tĂ« dyja palĂ«t, tĂ« gjithĂ« bashkĂ« duhet tĂ« pĂ«rgatitemi si shoqĂ«ri qĂ« tĂ« marrim mĂ« tĂ« mirĂ«n e mundshme me anĂ«tarĂ«simin nĂ« BE”, tha Musabelliu. /RTSH/

The post Grupkapitujt e fundit drejt BE-së, konferenca ndërqeveritare gati në shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌