Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se sot, më 14 gusht 2025, rreth orës 05:20, është raportuar për një zjarr në fshatin Katundi i Ri, Pejë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një garazhë të përfshirë nga flakët.

Brenda saj ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune, të cilat janë dëmtuar nga zjarri.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, rreth orës 10:00 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për zjarrvënie.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë appeared first on Telegrafi.

Një romancë e re në horizont? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

✇Albeu
By: M C

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta e saj personale.

Blogerja e njohur u shpreh se ka një pëlqim për një djalë, por nuk ia ka thënë. Rizarta shtoi se edhe djali në fjalë e pëlqen atë, por ndryshe nga ajo, ai i ka treguar.

“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi crush, prandaj është i vogël dhe i ëmbël si sekret. Ua thashë juve por mos ia thoni njeriu, as atij se nuk i kam thënë akoma se e pëlqej. Rëndësi ka që ai më pëlqen mua dhe më ka thënë”, tha Rizarta.

Ish-banorja u shpreh se zakonisht është një partnere intense, pavarësisht se të jep përshtypjen e ëmbël dhe e qetë.

“Jam pikante në një marr ëdh ënie”, tha ajo.

The post Një romancë e re në horizont? Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë appeared first on Albeu.com.

FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë.

Në një intervistë për fshf.org, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci foli për përgatitjet intensive që po bëhen në prag të nisjes së sezonit. “Jemi në metrat e fundit të garës, që do të fillojë më 15 gusht ku ne do të nisim me testimet fizike të Kategorisë së Parë. Gjithashtu do të bëjmë prezantim me të gjithë klubet e Kategorisë së Parë dhe “Abissnet Superiore” ndryshimet e rregullores së lojës dhe disa nga problematikat që ka pasur sezoni i kaluar në lidhje me vendimmarrjet e arbitrave dhe sistemit VAR”.

Risi e këtij sezoni është investimi më i fundit i FSHF-së, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR në Shtëpinë e Futbollit. “Qershia mbi tortë e këtij sezoni të ri është investimi më i ri i FSHF-së, që do t’i vijë gjithmonë në ndihmë klubeve, ndërtimi i qendrës së re të sistemit VAR që është në ambientet e FSHF-së. Me këtë investim të ri, FSHF rreshtohet krah federatave më të mira në Europë, që implementimin e sistemit VAR e kanë në ambientet e Federatave të tyre” – thotë Sokol Jareci për FSHF.org.

Shefi i Sektorit të Arbitrimit tregon se trajnimi i arbitrave nis javën e ardhshme ndërsa ka edhe një ftesë për të gjithë djemtë e vajzat për t’iu bashkuar kësaj fushe. “Javës tjetër ne nisim procesin e trajnimit të arbitrave të Kategorisë “Abissnet Superiore” dhe të Parë. Do të nisë testimi në ambientet e reja sepse infrastruktura është e gjitha e re.

Gjithmonë shfrytëzojmë rastin për të bërë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve të rinj që janë pjesë e futbollit të ndjekin Akademinë e Arbitrimit. Me numrat nuk jemi shumë të kënaqur, sidomos në kolegjiumet e rretheve. Tirana mban rekordin, për shkak edhe të popullsisë. Duhet t’i arrijmë numrat që të mbulojmë të gjithë aktivitetin futbollistik që ofron FSHF”,  nënvizoi Jareci.

Prej disa vitesh tashmë, nuk mungon bilbili shqiptar në arenën ndërkombëtare. Edhe në takimet kualifikuese për djem e vajza në kompeticionet europiane, kanë gjykuar ndeshje disa arbitra. Risi ishte Albert Doda në rolin e AVAR-it për herë të parë në një ndeshje europiane.

“Kanë filluar të gjithë aktivitetet e UEFA-s për djem e vajza. Florian Lata ishte pjesë e turit të parë. Edhe te vajzat, ishim prezentë në turin e parë të Champions League me Eglantina Pjetrushajn. Për vajzat këtë vit shtohet edhe një aktivitet i ri, siç është Liga e Europës që do të thotë që rritet edhe numri i pjesëmarrjes për arbitret tona.

Enea Jorgji ishte pjesë e turit të tretë të Europa League së bashku me asistentët Rexha dhe çokaj. Risi ishte që për herë të parë mori pjesë në evenimente të UEFA-s, në rolin e asistentit të VAR, Albert Doda. Përveç se arbitrave në fushë dhe asistentëve, UEFA po i beson zyrtarëve tanë edhe rolin e sistemit VAR dhe AVAR”, përfundoi Sokol Jareci.

/e.i//a.f/

The post FSHF investime në sistemin e teknologjisë VAR, risitë e edicionit të ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Endrick është numri 9 i ri i Realit, Mbappé merr numrin 10, pas largimit të Modricit

✇Albeu
By: V K

Real Madridi po ndryshon numrat e fanelave: braziliani Endrick do të jetë numri i ri 9 i “Los Blancos”. Thashethemet e fundit se Gonzalo Garcia, i sapoardhur nga një zgjatje kontrate deri në vitin 2030, ishte një zgjedhje e mundshme për fanelën e qendërsulmuesit tipik, janë mohuar: klubi ka njoftuar zyrtarisht se talenti i ri brazilian do ta veshë atë në vend të tij.

Një vendim që konfirmon pritjet jashtëzakonisht të larta për ish-sulmuesin e Palmeiras, i gatshëm të vazhdojë aventurën e tij evropiane me përgjegjësi të madhe mbi supe.

Endrick kështu zë vendin e Kylian Mbappé, i cili nga ana tjetër ka zgjedhur të veshë numrin 10, një tjetër numër ikonik në historinë e klubit, i lënë bosh së fundmi nga Luka Modric, i cili u transferua te AC Milan.

The post Endrick është numri 9 i ri i Realit, Mbappé merr numrin 10, pas largimit të Modricit appeared first on Albeu.com.

Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja

✇Albeu
By: M C

Armando Broja është një futbollist i ri i Bërnlit. Klubi i Premier Ligës ka bërë të ditur transferimin përfundimtar të sulmuesit nga radhët e Çelsit, por pa shpjeguar detajet financiare të marrëveshjes.

Broja ka firmosur për 5 vite me klubin e sapongjitur në Premier Ligë dhe pritet të ketë minutat që i kanë munguar në vitet e fundit në eksperiencat e tjera në huazim në skuadra të ndryshme.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu si një futbollist i Bërnlit. Është një periudhë me të vërtetë pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Mezi pres të filloj! Ndihem mirë, jam gati dhe jam i emocionuar për sfidën e të luajturit për këtë klub.

Që tani mund ta ndiej mbështetjen nga tifozët e Bërnlit. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka nga vetja sa herë që vesh këtë fanellë të famshme”, tha Broja pas firmës në kontratë.

The post Armando Broja i jep fund pritjes, vjen prezantimi në klubin e ri: Do jap gjithçka nga vetja appeared first on Albeu.com.

BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

✇Albeu
By: V K

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik.


Mali me mbetje i krijuar në Elbasan për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit!

“Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit”, tha Kaja, ndërsa akuzoi këshilltarët bashkiakë se nuk i ishin bërë krah për të gjetur një zgjidhje.

Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të ketë përsëri rrezik”, paralajmëroi ai.

E thirrur për shkak të zjarrit që shpërtheu në fillim të korrikut, interpelanca me Kajën nxorri një tjetër herë në pah krizën e thellë të trajtimit të mbetjeve, për shkak të dështimit të projektit qeveritar me inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit, është më i vogli mes tre impianteve të kontraktuara përmes skemës së partneritetit publik privat nga qeveria shqiptare dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro.

Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti u ndez me hope dhe gjendet prej vitesh me defekt.

Prej vitit 2021, zona e trajtimit të mbetjeve në Elbasan menaxhohet nga kompania publike Eco Elb, e cila e mori atë në administrim përmes një kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Por kompania publike nuk mundi të vendosë në punë inceneratorin, ndërsa mali i plehrave në venddepozitimin pranë tij sa vjen e rritet.

Kriza e re në trajtimin e mbetjeve urbane, është një efekt anësor i kontratave korruptive të inceneratorëve, që u kushtuan taksapaguesve mbi 150 milionë euro për impiante me probleme ose që nuk u ndërtuan asnjëherë.

Në këto kushte, Bashkia e Elbasanit, po kërkon sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deklaroi në të njëjtën mbledhje të Këshillit Bashkiak se strategjia e qeverisë i detyronte ata që t’i dërgonin mbetjet në landfill, ndërsa shtoi se vetë bashkia nuk i kishte kapacitet financiare për të ndërtuar një të ri.

“E kemi të pamundur të bëjmë një landfill të ri me buxhetin dhe i kemi shtrirë dorën qeverisë shqiptare që të bëjmë landfillin e ri. Jemi të gjithë të gatshëm të shohim vende të tjera për të landfillin e ri”, deklaroi Llatja.

Këshilltarët bashkiakë të të dyja kampeve shohin gjithashtu, si të vetmen zgjidhje investimet e reja për t’i dhënë fund emergjencës mjedisore me plehrat.

Nënkryetari Zamir Muzhaqi, që përfaqëson të djathtën deklaroi se kjo ishte një çështje imediate për qytetarët e Elbasanit që kërkon zgjidhje.

“Si mund të mos ju alarmojnë 250 mijë tonë mbetje, kur kapaciteti i landfillit është për 25 mijë ton”-? tha ai.

Me një gjuhë më të rrumbullakosur, këshilltari socialist Bukurosh Stafa tha se Bashkia e Elbasanit, nuk ka pasur dorë në çështjen e inceneratorëve.

“Ne si këshill nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç një vendgrumbullimi të ri. Propozojmë që pas një muaji, bashkia të na sjellë propozim konkret për një landfill të ri”, tha ai./BIRN

The post BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri appeared first on Albeu.com.

Kodi i ri dënon më pak korrupsionin! Juristët sulmojnë draftin: Burgu, opsioni i fundit

✇Albeu
By: M C

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara në Kodin Penal. Jo vetëm propozohet ulja e masës së dënimit me 3 vite më pak krahasuar me kodin aktual për ata funksionarë publikë që kryejnë veprime ose mosveprime në shkelje të ligjit, por rindërtimi i fjalive shton paqartësinë e gjykimit ku duhet vërtetuar qëllimi kriminal për nenin e shpërdorimit të detyrës apo qëllimi i përfitimit në dispozitën e shkeljes së barazisë në tendera.

Juristët kritikojnë se këto ndryshime të propozuara rrezikojnë të prodhojnë një klimë pandëshkueshmërie në sektorin publik në një kohë kur flitet se prioritet është lufta kundër korrupsionit.

“Shpërdorimi i detyrës është një dispozitë blanket që në formulimin që është në fuqi neni 248 është një thes i madh e quajmë ne avokatët që mund të interpretosh shumë shkelje të një zyrtari dhe parashikon një masë më të lartë deri në 7 vite burgim për ata që kanë vepruar ose s’kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. Ky nen në mendimin tim do kishte nevojë për saktësime por jo për një tregim që e bën edhe më të paqartë. Vetë fakti të parashikimit të një dënimi më të ulët në draftin e ri përcakton një lehtësim në vetvete për personat e çuar para drejtësisë”, -shprehet avokati Altin Kaziaj.

“Vepra penale e shpërdorimit të detyrës ka nevojë për një rikonfigurim se praktikisht sot është shndërruar në një nen që dënon çdo lloj veprimi ose mosveprimi të zyrtarëve, por loja e fjalëve që kanë bërë në tekst nuk e zgjidh situatën. Për shembull thuhet ‘qëllimi kriminal”, kur kjo është pjesë thelbësore e analizës së ekzistencës ose jo të veprës penale. Ndërhyrja është jo e saktë, jo e plotë, për mua do të sjell keqësim dhe rritje të subjektivitetit të zbatimit të ligjit me këto çështje”, -shprehet Jaordan Daci.

Procedimet e deritanishme për abuzimet me tenderat nuk duhet të klasifikohen të gjitha vepra penale, sipas konstitucionalistit Jordan Daci. Reforma në vlerësimin e tij është e nevojshme, ku zgjidhjen nuk e sheh detyrimisht te prangosja.

“Ka shumë shkelje që nuk trajtohen si penale e ka shumë të tjera që nuk janë e trajtohen si të tilla. Kjo ka bërë që një zyrtar sot të ketë frikë të marr vendime sepse për shkak të një subjektivizmi masiv që mbizotëron dhe një dëshire që shoqëria ka për të parë gjithë zyrtarët në burg, praktikisht çdo shkelje kthehet në vepër penale e dënohet. Duhet një kod penal i cili duke bërë që burgu të jetë alternativa e fundit, duke bërë që Shqipëria të pasurohet nga gabimet e tyre, të shpaguhet. Për mua kjo do ishte mënyra më efektive. Se çdokush që bën vepër penale bën një shumë të madhe parash e bën me qejf një periudhë të caktuar burgu. Por nëse kjo do përkthehej dhe në humbje të asaj shume e sigurt që do e mendonin shumë herë para se ta bënin”, -shton Daci.

Për avokatin Altin Kaziaj, hiqen përgjegjësitë aty ku duhen përcaktuar me objektivitet dhe shtohen masat represive në lirinë e fjalës apo në kurriz të profesionistëve. “Drafti në tërësinë e vetë është skandaloz, i keqshkruar e mund të jetë marr nga vende totalitare siç mund të jetë Turqia ose Rusia se nuk ka mundësi që një hartues i Kodit Penal të ngarkojë me përgjegjësi edhe aty ku s’ka”-shton Kaziaj.

Ekspertët parashikojnë të ardhmen e errët nëse kodi penal ndryshon në bazë të këtij drafti që e cilësojnë një makth dhe regres të drejtësisë. “Gafat edhe konceptet e futura në kod janë në kufijtë e marrëzisë, këtu do rritesh keqbesimin në institucione apo rriten masat e shtrëngimit ndaj individit. Këto bien ndesh me parimet bazë, ata që do zbatojnë këtë kod do duhet të kthehen dhe njëherë në shkollë edhe librat të ndryshojnë”, -përfundon Daci.

The post Kodi i ri dënon më pak korrupsionin! Juristët sulmojnë draftin: Burgu, opsioni i fundit appeared first on Albeu.com.

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

Një tjetër projekt gjigant ndërtimi është miratuar në zemër të Tiranës, këtë herë përgjatë Bulevardit të Ri. Shoqëria “Smart Construction Invest” sh.p.k e Redi Strugës dhe “Progeen” sh.p.k e Genc Kuçukut kanë marrë lejen e zhvillimit për objektin “Tirana New Boulevard”, një kompleks me funksion rezidencial dhe shërbimesh, që do të përfshijë ndërtesa me 41 […]

The post 52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?! appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ Reagon BE-ja: Nuk kemi qenë pjesë e ekspertëve, jemi të shqetësuar nga ndryshimet!

Bashkimi Evropian ka marrë njoftim mbi prezantimin e projekt-amendamenteve të Kodit Penal, rezultat i punës së një grupi ekspertësh të ngarkuar nga qeveria. Bashkimi Evropian nuk ka qenë pjesë e këtij grupi ekspertësh dhe aktualisht po shqyrton projekt-ndryshimet e propozuara, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh.

Megjithatë, jemi në dijeni për shqetësimet serioze të shprehura nga përfaqësues të sistemit të drejtësisë, si dhe nga shoqëria civile, në lidhje me disa prej ndryshimeve të propozuara. Jemi veçanërisht të shqetësuar për ndryshimet ligjore të propozuara nga grupi i punës, të cilat mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Këto dispozita nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe jemi të bindur se, në kuadër të procesit të konsultimit dhe në kuadër të angazhimeve për anëtarësim, këto shqetësime do të adresohen.

Rishikimi i përgjithshëm i Kodit Penal është një proces i rëndësishëm dhe kompleks, me një ndikim të mundshëm afatgjatë në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë, BE-ja nënvizon rëndësinë e garantimit të një konsultimi gjithëpërfshirës dhe të plotë me të gjitha institucionet kryesore të drejtësisë dhe aktorët e shtetit të së drejtës, si dhe me shoqërinë civile, për të garantuar cilësinë më të lartë të legjislacionit që do të miratohet.

Në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të ndryshojë një numër dispozitash specifike të Kodit Penal për t’u përafruar standardeve evropiane dhe legjislacionit të BE-së. Në periudhën afatshkurtër, BE-ja e inkurajon Shqipërinë t’i japë përparësi atyre ndryshime legjislative që janë të nevojshme për të përmbushur standardet ndërmjetëse të përcaktuara në Qëndrimin e Përbashkët të BE-së për Grup-kapitullin 1 (p.sh. dekriminalizimi i shpifjes, rishikimi i kuadrit ligjor për trafikun e drogës, trafikun e qenieve njerëzore, abuzimin me fëmijët, armët e zjarrit, pastrimin e parave). BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë teknike në këtë drejtim.

The post Kodi i ri Penal/ Reagon BE-ja: Nuk kemi qenë pjesë e ekspertëve, jemi të shqetësuar nga ndryshimet! appeared first on Albeu.com.

Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen forcave të armatosura, të cilat janë në pozitë të vështirë për të gjetur rekrutë, teksa lufta e nisur nga Rusia është nisur në vitin e katërt.

Ligji do t’iu mundësojë atyre të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare për role joluftarake, nëse i kalojnë të gjitha testet mjekësore, sipas një shkrese të publikuar në faqen e parlamentit.

“Një numër në rritje i shtetasve të moshës 60-vjeçare apo më shumë, kanë shprehur dëshirën që vullnetarisht t’i bashkohen mbrojtjes së shtetit”, është thënë në shkresë.

“Është e domosdoshme që të përfshijmë numër më të madh të njerëzve që dëshirojnë ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

Ukraina i ka lansuar disa iniciativa për të angazhuar më shumë njerëz në forcat e armatosura – përfshirë kontratat njëvjeçare dhe shtysat tjera financiare për personat e moshave 18-24 vjeç.

Ky shtet, gjithashtu, e ka zvogëluar moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç, në prill të vitit 2024, duke iu rezistuar thirrjeve të administratës amerikane që ajo të ulet edhe më tepër – në 18 vjeç.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /rel

The post Zelensky miraton ligjin e ri, ukrainasit mbi 60 vjeç do të mund t’i bashkohen ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi i ri/ Ja cila kategori përfiton rritje pensioni

✇Albeu
By: V K

Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave, miratoi vendimin për përcaktimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023 me indeksin 9.3%, i cili do të përdoret për llogaritjen e pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Ky indeks, llogaritet në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 59 të ligjit nr.7703, datë 11 maj 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi: Miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023, me indeksin 9.3%, të llogaritur sipas kritereve, të përcaktuara në nenin 59, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Indeksi i përcaktuar sipas pikës 1 të këtij vendimi aplikohet për llogaritjen e bazës së vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023 dhe zbatohet për efekt të llogaritjes së masës fillestare mujore të pensioneve, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2025 e në vazhdim”, – thuhet në vendim.

Në këtë të fundit shtohet se indekset akumulative të bazës së vlerësuar, të arritura nëpërmjet pagave të periudhës 1994-2023, referuar kontributeve të paguara sipas muajve në këtë periudhë dhe pagave referuese sipas punëve dhe profesioneve, e përcaktuar me vendimin nr.561, datë 12.8.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagave referuese për llogaritjen e pensioneve”, të ndryshuar, sipas viteve, janë sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Vendimi përcakton gjithashtu, kufijtë maksimalë të bazës së vlerësuar që përdoret në llogaritjen e pensioneve.

“Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, ‘Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim”, – thuhet në vendim.

Sakaq, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi lidhen me zbatimin e formulës së caktimit të pensioneve dhe aplikohen vetëm për pensionet me datë fillimi nga data 1.1.2025 e në vazhdim dhe përballohen brenda buxhetit vjetor, të miratuar për Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

BAZA E VLERËSUAR

Pas aplikimit të indeksit të vitit 2023, baza e vlerësuar për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensioneve, që do të caktohen me datë fillimi nga data 1.1.2025, nuk mund të jetë më e lartë se:

a) Trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, e përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për pagat e periudhës, nga viti 1994 deri më 31.12.2001.

b) Paga maksimale në shkallë vendi, e përcaktuar sipas kritereve të nenit 10, të ligjit nr.7703, datë 1.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.

The post Zbardhet vendimi i ri/ Ja cila kategori përfiton rritje pensioni appeared first on Albeu.com.

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994

✇Albeu
By: V K

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të zbatohet për të gjithë qytetarët që përfitojnë të drejtën për pension pas datës 1 janar 2025.

Sipas projektvendimit të Këshillit të Ministrave, indeksi i ri vjetor është llogaritur në masën 9.3% për pagat e viteve 1994–2023, duke reflektuar ecurinë e kontributeve mesatare për person të siguruar.

Ky indeks do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e bazës mbi të cilën llogaritet pensioni, duke bërë që pensionet fillestare mujore të jenë më të larta për ata që dalin në pension gjatë vitit të ardhshëm.

“Duke rritur dhe bazën e vlerësuar individuale, për të gjithë personat që e drejta për pension iu lind nga data 01.01.2025, nga kjo datë e në vazhdim do të arrihet të përllogariten, të jepen pensione mujore që janë të lidhura drejtpërdrejt me kontributet e paguara dhe që vetëm për shkak të tyre mund të jenë më të larta së më parë”, – thuhet më tej në relacion.

Paralelisht me vendimin, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përgatitur edhe relacionin shoqërues, ku bëhet e ditur se për pagat përpara vitit 1994 do të përdoret një koeficient unifikues prej 13.397, duke u dhënë atyre një rritje mesatare me 8.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se për shembull, një punonjës që ka marrë 3.233 lekë në muaj në vitet ‘80, do të ketë një pagë të rivlerësuar prej 43.312 lekë për llogaritjen e pensionit.

Pas miratimit të vendimit, paga maksimale e rivlerësuar bëhet 110.123 lekë nga 100.752 që ishte një vit më parë, ndërsa paga minimale shkon në 33.037 lekë nga 30.225 lekë.

Ky përmirësim, përfiton direkt rreth 40 mijë qytetarë që do të aplikojnë për pensione të reja deri në fund të vitit 2025.

Vendimi thekson gjithashtu se për pensionet me datë lindjeje të së drejtës deri në 31 dhjetor 2024, llogaritja do të bëhet mbi bazën e indeksit të çmimeve të konsumit, ndërsa nga 1 janari 2025 e në vazhdim do të përdoret baza e rivlerësuar.

Për periudhën 1994–2023, indeksimi do të bëhet sipas pagave të paguara çdo muaj dhe sipas punëve dhe profesioneve të përcaktuara në vendimin nr. 561 të Këshillit të Ministrave të vitit 2005.

Kjo metodologji ruan frymën kontributive të sistemit të pensioneve, ku pensioni lidhet ngushtë me shumën dhe kohëzgjatjen e kontributeve të derdhura.

Për vitet pas 1994-ës, koeficientët janë të ndryshëm për çdo vit, për shkak të luhatjeve të pagave reale në ekonominë shqiptare.

Për shembull, për vitin 1995 koeficienti është 10.781, për vitin 1996 është 8.365, ndërsa për vitin 1999 është 5.673.

Për vitet 2024 dhe 2025 nuk aplikohet indeksim, por paga referohet në masën reale të deklaruar.

Ndërkohë, ISSH sqaron se rritja e pensioneve të reja do të varet edhe nga rritja vjetore e kontributeve mesatare që derdhen nga punonjësit aktivë.

Formula aktuale e përcaktimit të pensionit fillestar, e ndryshuar me reformën e vitit 2014, përcakton një pension bazë (aktualisht rreth 9.800 lekë) dhe një shtesë mbi të që është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar.

Ky sistem synon të sigurojë që pensionet të jenë sa më të drejta dhe në përputhje me kontributet e dhëna. Pritet që vendimi të kalojë për miratim në një nga mbledhjet e ardhshme të qeverisë, ndërsa koeficientët e indeksimit do të përfshihen në përllogaritjet për pensionistët e rinj nga fillimi i vitit 2025.

The post Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025! Ja rregullat për rivlerësimin e pagave para dhe pas vitit 1994 appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Tirana ka emëruar trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile, ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

The post Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”: Marrëveshje historike

✇Albeu
By: M C

Franca dhe Kaledonia e Re njoftuan arritjen e një marrëveshjeje historike, sipas së cilës territori përtej detit do të mbetet pjesë e Francës, por do të fitojë statusin e një shteti të ri të njohur si “Shteti i Kaledonisë së Re”.

Pas dhjetë ditësh negociatash, përfaqësues të palëve pro-franceze dhe atyre pro-pavarësisë ranë dakord për krijimin e një kombësie të re për Kaledoninë e Re, e cila do të mund të kombinohet me shtetësinë franceze. Marrëveshja prej 13 faqesh do të përfshihet në kushtetutën franceze dhe pritet të njihet ndërkombëtarisht.

Marrëveshja vjen pas trazirave të dhunshme në Maj 2024, kur ndryshimet e planifikuara në sistemin zgjedhor shkaktuan përplasje që lanë 14 të vdekur dhe dëme ekonomike në vlerë prej rreth 2 miliardë eurosh.

Protestuesit, kryesisht nga popullsia indigjene Kanake, kundërshtuan dhënien e të drejtës së votës për banorët jo-autoktonë, duke frikësuar se kjo do të minonte aspiratat për pavarësi.

Sipas kushteve të reja, e drejta për të votuar në zgjedhjet lokale do të mundësohet vetëm për ata që kanë jetuar për të paktën 10 vjet në territor.

Presidenti Emmanuel Macron e quajti marrëveshjen një hap të madh për zgjidhjen e krizës politike të gjatë, ndërsa kryeministri François Bayrou e përshkroi atë me “dimensione historike”.

Kaledonia e Re, me një popullsi prej rreth 270,000 banorësh, ka qenë nën administrimin francez që nga shekulli XIX.

Por ndarjet midis komuniteteve kanë shkaktuar përçarje të thella për të ardhmen e territorit, midis atyre që kërkojnë më shumë autonomi dhe atyre që mbështesin mbetjen nën Francë.

Marrëveshja parashikon gjithashtu një pakt për rimëkëmbjen ekonomike dhe përforcimin e industrisë së nikelit, një nga burimet kryesore të të ardhurave për arkipelagun.

Parlamenti francez pritet ta miratojë marrëveshjen në fund të vitit 2025, ndërsa referendumi konfirmues në Kaledoninë e Re do të mbahet në vitin 2026.

The post Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”: Marrëveshje historike appeared first on Albeu.com.

‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket

Amendamenti i Ministrisë së Imigracionit për pezullimin tremujor të kërkesave për azil për emigrantët që hyjnë nga Libia dhe Afrika e Veriut u miratua me shumicë të gjerë në Parlamentin grek.

Gjithsej 293 deputetë votuan pro, ndërsa 177 kundër.

Amendamenti parashikon që:
Paraqitja e kërkesave për azil nga personat që hyjnë në vend ilegalisht me çdo mjet lundrues me origjinë nga Afrika e Veriut është pezulluar. Këta persona kthehen, pa regjistrim, në vendin e tyre të origjinës ose të prejardhjes.
Dispozita është e vlefshme nga data e paraqitjes në Parlament dhe për një periudhë prej 3 muajsh.
Periudha mund të shkurtohet me një Akt të Këshillit të Ministrave.

Votimi u parapri nga një debat i nxehtë midis qeverisë dhe opozitës. Ministri i Imigracionit, z. Thanos Plevris, nënvizoi vullnetin e vendosur të qeverisë për të parandaluar pushtimin e emigrantëve të paligjshëm nga Libia dhe brigjet e Afrikës së Veriut, ndërsa kritikoi ashpër partitë e opozitës që nuk e mbështesin amendamentin për pezullimin e dhënies së azilit.

“Vetëm dje, nga 507 personat që hynë në vend ilegalisht, 495 ishin burra dhe 16 ishin gra. Përralla me dadot ka mbaruar. Ne kemi kufij, kemi territor dhe do ta mbrojmë atë. Në vitin 2024, afërsisht 4 mijë emigrantë erdhën në vendin tonë nga brigjet e Afrikës së Veriut. Në shtatë muajt e parë të vitit 2025, numri u dyfishua. Kohët e fundit, kemi pasur mbi një mijë njerëz në ditë. E Majta në tërësi na thotë se kushdo që vjen duhet të regjistrohet dhe t’i jepet azil. 3 milionë njerëz presin në brigjet e Libisë . A e kuptoni se çfarë po kërkoni?”, tha Ministri i Politikës së Imigracionit dhe Azilit.

The post ‘Përralla me dado’ mbaron/ Greqia miraton ligjin e ri për azilin, ja kush preket appeared first on Sot News | Lajme.

Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh…

Qeveria shqiptare ka miratuar ndryshime të reja në procesin e regjistrimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit, me qëllim thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave.

Vendimi parashikon që deklarimi, ndryshimi apo saktësimi i adresës të bëhet vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar “e-Albania”.

Qytetarët duhet të ngarkojnë dokumente që vërtetojnë të drejtën e qëndrimit në adresën e deklaruar, si akt pronësie, kontratë qiraje apo marrëveshje përdorimi. Në rastet kur një shtetas kërkon të bashkohet me një familje ekzistuese, kërkesa dhe miratimi bëhen online nga kryefamiljari.

Gjithashtu, çdo anëtar i një familjeje duhet të ketë të njëjtën adresë të regjistruar. Anëtarët madhorë që ndryshojnë adresën, duhet më parë të veçohen nga familja ekzistuese në regjistër.

Rregulla të veçanta janë parashikuar edhe për shtetasit që ndodhen në burgje, paraburgime apo institucione shëndetësore për më shumë se tre muaj. Institucionet përkatëse duhet të njoftojnë gjendjen civile brenda afateve të përcaktuara, nëpërmjet platformës së ndërveprimit.

The post Qeveria miraton rregulla të reja për adresën/ Nga Veliaj te Meta, si i prek ligji i ri: Pas tre muajsh… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi

Një banesë pranë zonës së Pazarit të Ri në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa përhapja e tij është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që ka përfshirë kryeqytetin gjatë ditës.

Autoritetet janë njoftuar dhe pritet ndërhyrja e shpejtë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe dëme të tjera materiale.

The post Zjarr në qendër të Tiranës, era përhap flakët me shpejtësi appeared first on Sot News | Lajme.

Shkarkimet në Policinë e Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri

Gent Berberi raportohet se është zgjedhur si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Zgjedhja e tij vjen pas shkarkimit nga posti të Fatmir Lleshit.

Paraditen e sotme Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në një konferencë për mediat bëri me dije sot se janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Proda tha se ky vendim lidhej me ndërtimet pa leje në Theth dhe zaptimi i hapësirave publike.

The post Shkarkimet në Policinë e Shkodrës, zgjidhet drejtuesi i ri appeared first on Lapsi.al.

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

Me urdhër të Edi Ramës, në mbarë vendin ka nisur një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara padrejtësisht nga biznese apo individë të ndryshëm. Por, duket se kjo nismë ka dështuar që në fillim, pasi aksioni po bëhet selektiv, pa prekur bizneset e “miqve” të Qeverisë, të cilët kanë zaptuar hapësiar […]

The post Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek appeared first on BoldNews.al.

Bizneset te “Pazari i Ri” nisin lirimin e hapësirave publike

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga zaptimet, është aksioni i ndërmarrë nga pushteti vendor në të gjitha bashkitë e vendit gjatë javës së parë të korrikut.

Pas ultimatumit të kreut të qeverisë, Edi Rama, një pjesë e bizneseve dhe sipërmarrësve i janë përgjigjur pozitivisht duke nisur çmontimin e strukturave lokale, tendave apo heqjes së karrigeve dhe tavolinave nga trotuaret.

Edhe një pjesë e bizneseve në zonën e “Pazarit të Ri” në kryeqytet, kanë reaguar ditën e sotme duke nisur heqjen e këtyre strukturave në hapësirat publike me qëllim përmirësimin e bashkëjetesës në hapësirat publike mes qytetarëve, turistëve që kanë mbushur Tiranën dhe shumë qytete të vendit në pikun e sezonit turistik dhe jo vetëm.

Në një vëzhgim të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ditën e sotme në zonën e “Pazarit të Ri”, subjekte të ndryshme dhe biznese që kanë aktivitetin të pozicionuar aty, kanë nisur heqjen e karrigeve, tavolinave dhe çmontimin e tendave.

Ky angazhim është ndërmarrë nga pjesa dërrmuese e bizneseve të “Pazari i Ri”, si një shenjë pozitive për t’iu kthyer trotuaret dhe hapësirat publike qytetarëve për një bashkëjetesë në komunitet brenda normave dhe standardeve.

Çlirimi i hapësirave publike shihet si një hap i domosdoshëm për rritjen e shërbimit, funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.

Lirimi i hapësirave publike do të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror gjatë gjithë muajit korrik. Çlirimi jo vetëm i trotuareve, por edhe i hapësirave në plazhet publike apo në pedonalet e qyteteve në të gjithë vendin, si edhe i hapësirave të përbashkëta mes pallateve pritet të sjellë më shumë hapësira në shërbim të qytetarëve, si edhe një bashkëjetesë brenda standardeve për të gjithë.

Bizneset lirojnë trotuaret, foto: Andrin Hoxha
1 nga 11

/e.i//a.f//r.e/

The post Bizneset te “Pazari i Ri” nisin lirimin e hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌