❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOKUS – Moska dhe Kievi shkĂ«mbejnĂ« sĂ«rish tĂ« burgosur lufte, sipas marrĂ«veshjes sĂ« Stambollit

KIEV, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Rusia dhe Ukraina kanĂ« kryer njĂ« shkĂ«mbim tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« tĂ« burgosurve tĂ« luftĂ«s, ministria e Mbrojtjes nĂ« MoskĂ«, duke respektuar marrĂ«veshjet e arritura nĂ« Stamboll.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kishin rënë dakord dy herë më parë për veprime të tilla humanitare, të cilat çuan në lirimin e mijëra robërve nga të dyja palët në qershor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin e fundit në kanalin e tij Telegram.

”Shumica e ukrainasve qĂ« tani janĂ« kthyer nĂ« shtĂ«pi kishin qenĂ« nĂ« robĂ«ri qĂ« nga viti 2022”, shkroi Zelensky.

”Ata pĂ«rfshinin ushtarĂ«, anĂ«tarĂ« tĂ« GardĂ«s KombĂ«tare, roja kufitare si edhe civilĂ«â€, tha ai.

Numri i saktë i ushtarëve të liruar nuk u zbulua.

Burimet zyrtare thanë vetëm se shkëmbimi ishte proporcional./   /os/

The post FOKUS – Moska dhe Kievi shkĂ«mbejnĂ« sĂ«rish tĂ« burgosur lufte, sipas marrĂ«veshjes sĂ« Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë

Dy politikanë populistë i folën mbështetësve respektivë, i pari, politikani anglez Nigel Farage, duke fryrë përtej asaj që është e arsyeshme një problem për vendin e tij, ndërsa i dyti, kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke bërë një lojë kungulleshkash që injoron përmasat që problemi ka për vendin tonë. Nga Gjergj Erebara Si për periudhë vere, [
]

The post Kriminaliteti shqiptar në emigrim është problem para së gjithash për Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

Kush fiton nga telenovela e verĂ«s Rama – Nigel Farage?

Edi Rama dhe Nigel Farage duket se kanĂ« gjetur sejcili siamezin e vet dhe ndonĂ«se nĂ« pamje tĂ« parĂ« i ndan gjithçka, ata po e shfrytĂ«zojnĂ« njĂ« sherr me batuta, fyerje, ftesa pĂ«r drekĂ« dhe debat mbi emigracionin, pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes. Politikani britanik i ekstremit tĂ« djathtĂ« ka targetuar “shqiptarĂ«t kriminĂ«le” si njĂ« kokĂ« turku pĂ«r tĂ« vijuar krqĂ«zatat anti emigranĂ«t qĂ« e ngrejnĂ« nĂ« sondazhe nĂ« vendin e tij. Kryeminisri shqipĂ«tar po e shfrĂ«zon kĂ«tĂ« pĂ«rleshje edhe pĂ«r u dukur si pariot e mbrojtĂ«s i bashkĂ«kombasve tĂ« vet brenda vendit edhe pĂ«r tĂ« marrĂ« flamurin e kundĂ«rshtimit tĂ« njĂ« anti brexit-asi si Farage, qĂ« u pĂ«rlqen aq shumĂ« elitave perendimore.

Me këto premisa ata e kanë vijuar edhe më tej debatin ku Nigel Farage këmbëngul se në vendin e vet 1/50 shqiptarë gjendet në burg e në të cilin Rama i përgjigjet se kjo shifër është e gënjeshtërt pasi në Britani nuk jeojnë 50 mijë, por 300 mijë emigranë shqiparë.

“Nigel, Nigel, Nigel
 Nga “njĂ« kriminel nĂ« pesĂ«dhjetĂ« shqiptarĂ«â€, pretendimi juaj tani Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ«: “Ndoshta Ă«shtĂ« njĂ« nĂ« tre, ndoshta njĂ« nĂ« katĂ«r, nuk e di
” VĂ«rtet?! Nuk e dini? Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herĂ« shifrat? UnĂ« tashmĂ« ju drejtova te tĂ« dhĂ«nat e vetĂ« The Telegraph (me bujari, mund tĂ« shtoj) duke zgjedhur referencĂ«n tuaj, megjithĂ«se njĂ« referencĂ« vetĂ«kontradiktore. Por dukeni tĂ« vendosur tĂ« vazhdoni nĂ« gabim. Pra, mĂ« lejoni t’ju ndihmoj me sqarime tĂ« mĂ«tejshme. Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Ambasada e ShqipĂ«risĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, njĂ« institucion qĂ« merret me njerĂ«z tĂ« vĂ«rtetĂ«, jo me fraza tĂ« Brexit, numri i shqiptarĂ«ve nĂ« vendin tuaj nuk Ă«shtĂ« 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. NĂ« fakt, nĂ« tĂ« njĂ«jtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka tĂ« ngjarĂ« ta ketĂ« nĂ«nvlerĂ«suar numrin e popullsisĂ« shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« 140,000″ shkruajti sĂ« fundi Rama.

Andi Bushati: Basti me Nigel Farage si gafa me Trumpin

Por ai nuk haroi qĂ« qĂ« falĂ« mbrojtjes sĂ« emigrantĂ«ve shqiptarĂ« ti pĂ«rvishej edhe botĂ«kuptimit tĂ« politikanit ekstremist: “NjĂ« komb nĂ« stres politik post-traumatik nuk ka nevojĂ« pĂ«r kurbane. Nuk ka nevojĂ« pĂ«r goditje tĂ« kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojĂ« pĂ«r mite nĂ« vend tĂ« fakteve. Shpresoj sinqerisht qĂ« vizita juaj e ardhshme nĂ« ShqipĂ«ri t’ju frymĂ«zojĂ« tĂ« luftoni pĂ«r ide, nĂ« vend qĂ« tĂ« luftoni kundĂ«r njerĂ«zve – nĂ« frymĂ«n e traditĂ«s sĂ« madhe liberale pĂ«r tĂ« cilĂ«n vendi juaj ka qĂ«ndruar prej kohĂ«sh
”.

Nga ana e tij as lideri i partisĂ« “Reform UK” nuk i ka kursyer talljet ironitĂ« dhe etiketimet ndaj RamĂ«s. NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« Top Channel, me porosi pĂ«r tĂ« vijuar debatin, ai e konsideroi kryeministrin tonĂ« si njĂ« njeri “argĂ«tues dhe tĂ« paturp”, qĂ« flet kundĂ«r brexitit ndonĂ«se ska Ă« bĂ«jĂ« fare me tĂ«: “Ai bĂ«n shumĂ« zhurmĂ« se Ă«shtĂ« njĂ« burrĂ« i gjatĂ«. Natyrisht i pĂ«rket krahut tĂ« majtĂ«, ka pikĂ«pamje glogaliste dhe kundra Brexit. MĂ« lejoni tu them se kjo nuk Ă«shtĂ« puna e tij. Nuk Ă«shtĂ« arsye tĂ« kritikojĂ« BritaninĂ« e Madhe”, tha ai duke shtuar se e pranon drekĂ«n me RamĂ«n nĂ« ShqipĂ«ri me kusht qĂ« ai tĂ« mbajĂ« premimin dhe tĂ« tĂ«rheqĂ« tĂ« burgosurit shqiptarĂ« nga Britania: “Ai kritikoi vendin tim duke thĂ«nĂ« se jemi zhytur nĂ« njĂ« vend me errĂ«sirĂ« duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« dĂ«rgimin e emigrantĂ«ve jashtĂ«. UnĂ« i thash se kjo Ă«shtĂ« hipokrizi pasi vendi juaj ka negociuar me Melonin e ItalisĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« emigrantĂ«. Ai nuk mund tĂ« jetĂ« kritik dhe standarde tĂ« dyfishta dhe pĂ«r kĂ«tĂ« duhet tĂ« marrĂ« tĂ« burgosurit shqiptarĂ« e kthejĂ« ata nĂ« vendlindje”. 

Si filloi debati?

PĂ«rplasja mes tĂ« dyve nisi qĂ« tĂ« premten e kaluar kur lideri i “Reform UK” vendosi tĂ« pĂ«rdorĂ« si kokĂ« turku pĂ«r politikat e tij tĂ« burgosurit shqiptarĂ« nĂ« qelitĂ« britanike.

Rama iu pĂ«rgjigj nĂ« X se nĂ«se shifra qĂ« kishte dhĂ«nĂ« Farage ishte e saktĂ«, ai do t’i merrte mbrapsht tĂ« gjithĂ« kriminelĂ«t, por nĂ«se ai gabonte, do ta ftonte atĂ« nĂ« ShqipĂ«ri si mysafirin e tij tĂ« nderit pĂ«r sa kohĂ« qĂ« premton se nuk do tĂ« flasĂ« mĂ« keq pĂ«r vendin tonĂ«.

“Ooopsss
 VetĂ« Z. Nigel Farage sapo mĂ« ka sfiduar me fakte!” – shkroi Rama nĂ« postimin e tij nĂ« TĂ«itter. “ÇfarĂ« nderi – pĂ«r njĂ« “njeri gjigant”, siç mĂ« pĂ«rshkroi ai (duke nĂ«nkuptuar, sigurisht qĂ« vij nga njĂ« ‘vend i vogĂ«l’) – tĂ« fitoj vĂ«mendjen e virtuozit tĂ« pakrahasueshĂ«m tĂ« politikĂ«s sĂ« madhe tĂ« BritanisĂ«â€.

Postimi i RamĂ«s vijonte duke pretenduar se figura e Farage ishte “e çmendur” dhe njĂ« “klasik nga libri i Brexit-it tĂ« post sĂ« vĂ«rtetĂ«s”. Ai shtoi se shumĂ« shqiptarĂ« janĂ« tĂ« bllokuar nĂ« njĂ« “sistem tĂ« vjetĂ«ruar dhe kufizues vizash”, por tha se shkalla e kriminalitetit tĂ« tyre “nuk do tĂ« ishte mĂ« e lartĂ« dhe ndoshta Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t se ajo e vetĂ« popullsisĂ« britanike”.

“Le t’i sjellim tĂ« dy shifrat tona nĂ« tryezĂ«. NĂ«se pretendimi juaj “njĂ« nĂ« 50” Ă«shtĂ« i vĂ«rtetĂ« – unĂ« personalisht do tĂ« angazhohem t’i marr tĂ« gjithĂ« mbrapsht. Ky nuk Ă«shtĂ« njĂ« titull konkurrues – Ă«shtĂ« njĂ« premtim publik. Por nĂ«se statistika juaj e frikshme rezulton tĂ« jetĂ« thjesht material pĂ«r tabloidĂ«t, atĂ«herĂ« nuk ka nevojĂ« pĂ«r falje. AsnjĂ« dramĂ«. NĂ« vend tĂ« kĂ«saj, do tĂ« vini nĂ« ShqipĂ«ri – si i ftuari im i nderit


Dhe e tĂ«ra çfarĂ« kĂ«rkoj nĂ« kĂ«mbim Ă«shtĂ« premtimi mĂ« i thjeshtĂ« publik nga ju, i bĂ«rĂ« ndĂ«rsa shijoni vendin tonĂ«: herĂ«n tjetĂ«r qĂ« dikush do tĂ« flasĂ« keq pĂ«r shqiptarĂ«t, do tĂ« jeni i pari qĂ« do t’i thoni — nĂ« mĂ«nyrĂ«n tuaj teatrale — tĂ« mos e bĂ«jnĂ« pĂ«rsĂ«ri” – shkroi Rama.

Sikur kaq ti duhej Farage nuk nguroi tĂ« zhyteja nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«rplasje me pĂ«rfiim tĂ« dyanshĂ«m. Duke folur pĂ«r “The Telegraph” ai tha se do ta pranonte sfidĂ«n. “Ne do ta bĂ«jmĂ« Edi RamĂ«n tĂ« mbajĂ« premtimin e tij!” – tha Farage.

Kampet me refugjatë/ A do tu përgjunjet Rama edhe britanikëve?

“The Telegraph” shkruan se statistikat qĂ« pĂ«rmendi Farage u raportuan pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nga kjo gazetĂ« kur gazeta pĂ«rpiloi njĂ« tabelĂ« tĂ« emigrantĂ«ve tĂ« huaj bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ« (MoJ) dhe Zyra pĂ«r Statistikat KombĂ«tare (ONS).

Sipas gazetës, shifrat tregonin se kishte 10 435 shtetas të huaj në burgje në Angli dhe Uells krahasuar me 76 866 shtetas britanikë. Këto shifra u krahasuan me të dhënat e regjistrimit Censit në Britani, nga të cilat u nxor numri i shtetasve të huaj nga secili vend që nuk kanë pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas këtyre të dhënave kishte 68 672 shqiptarë që jetonin në Mbretërinë e Bashkuar. Duke hequr 15 860 që nuk kishin një pasaportë britanike, dilte një total prej rreth 52 000. Me 1,227 shqiptare në burgje, kjo është e barabartë me 2% të shqiptarëve.

Shkalla e burgosjes sĂ« shqiptarĂ«ve ishte 232.33 pĂ«r 10 000 njerĂ«z ose “1 nĂ« 50” shkruan “The Telegraph”. “Mund tĂ« ketĂ« njĂ«farĂ« diference gabimi pasi disa shtetas tĂ« huaj mund tĂ« kenĂ« marrĂ« shtetĂ«sinĂ«, por tĂ« mos kenĂ« aplikuar pĂ«r pasaportĂ«â€ – shkroi gazeta duke i kujtuar RamĂ«s se mund ta ketĂ« bastin tĂ« humbur.

Pak a shumë të njëjtat shifra shpërndau edhe Farage ne një postim në X.

“I dashur Edi Rama. NĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar ka 53 000 qytetarĂ« shqiptarĂ« dhe 1 099 prej tyre janĂ« nĂ« burgjet tona. NĂ« fakt, kjo Ă«shtĂ« 1 nĂ« 48. Do t’i kĂ«rkoj Sekretarit tĂ« BrendshĂ«m tĂ« organizojĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«ta tĂ« burgosur t’ju kthehen. Faleminderit pĂ«r bashkĂ«punimin tuaj” – iu pĂ«rgjigj shkurt ai.

Por kryeministri shqiptar nuk pranoi lehtĂ« humbjen. NĂ« njĂ« tjetĂ«r koment tĂ« gjatĂ« nĂ« X tĂ« dielĂ«n, Rama shkruajti se shifrat e Farage dhe “The Telegraph” janĂ« tĂ« pasakta.

“Regjistrimi” yt i shqiptarĂ«ve nĂ« Britani Ă«shtĂ« veçanĂ«risht qesharak. Ti pretendon se janĂ« 53 000. NĂ« realitet, numri Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« i lartĂ«, shumĂ«fish i kĂ«saj. Por le tĂ« mbetemi vetĂ«m te burimi juaj: “The Telegraph”, e cila ishte e para qĂ« trumbetoi teorinĂ« “njĂ« nĂ« 50”, dhe mĂ« vonĂ« e ka pranuar: “Analiza ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« nĂ«nvlerĂ«suar madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ« shqiptare pasi nuk merr parasysh migrantĂ«t e paligjshĂ«m, pĂ«rfshirĂ« mĂ« shumĂ« se 12 000 qĂ« mbĂ«rritĂ«n me anije tĂ« vogla nĂ« vitin 2022. Disa vlerĂ«sime sugjerojnĂ« se popullsia e vĂ«rtetĂ« shqiptare mund tĂ« jetĂ« deri nĂ« 140 000 qĂ« do tĂ« thotĂ« se mĂ« pak se 1 nĂ« 100 janĂ« nĂ« burg” – shkroi Rama qĂ« ngre edhe disa pyetje.

“Sa prej tyre janĂ« dĂ«nuar nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r krime qĂ« nuk lidhen me sistemin tuaj tĂ« vjetĂ«ruar tĂ« imigracionit dhe vizave? Po, numrat mund tĂ« jenĂ« tĂ« mĂ«rzitshĂ«m – por janĂ« gjithashtu kokĂ«fortĂ«. Dhe kur dikush vazhdon t’i gabojĂ«, pyetja e vĂ«rtetĂ« Ă«shtĂ«: Pse tĂ« vazhdosh? Sepse sinqerisht, tĂ« qenit djallĂ«zor duket nĂ«n edhe stilin tĂ«nd tĂ« zakonshĂ«m” – akuzon Rama.

“ShqiptarĂ«t nĂ« Britani nuk janĂ« njĂ« statistikĂ« qĂ« duhet shtrembĂ«ruar pĂ«r teatrin politik pas Brexit-it, i nderuar Z. Farage. Ata janĂ« studentĂ«, akademikĂ«, ndĂ«rtues, shoferĂ«, pronarĂ« biznesesh dhe partnerĂ«. Dhe nĂ«se 1 nĂ« 1 mijĂ« dĂ«shton, kjo nuk e shndĂ«rron turmĂ«n nĂ« kurban pĂ«r konfuzionin tuaj kombĂ«tar
.Pres me padurim t’ju mirĂ«pres nĂ« ShqipĂ«ri siç premtuam, pĂ«r tĂ« ndarĂ« shumĂ« diell tĂ« mrekullueshĂ«m, mikpritje tĂ« ngrohtĂ« dhe fakte tĂ« vĂ«rteta” – shkruan Rama. 

PĂ«rgjaĂ« gjithĂ« kĂ«saj pĂ«rplasje dy debatuesit kanĂ« vĂ«nĂ« kushet e tyre. NĂ«se Rama e fiton bastin pĂ«r numrin e tĂ« burgosurve, Farage duhet tĂ« vijĂ« nĂ« ShqipĂ«ri si i ftuar nderi me premtimin qĂ« nuk do tĂ« flasĂ« mĂ« keq pĂ«r bashkatdhetarĂ«t tanĂ«. NĂ«se fitues Ă«shtĂ« britaniku, kryeministri shqiptar duhe Ă« riadhesojĂ« tĂ« burgosurit dhe duhet tĂ« ndĂ«rpresĂ« kritikat hipokrite pĂ«r britaninĂ« qĂ« s’do emigrantĂ«t ndĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ« bĂ«n marrĂ«veshje me  Melonin. Por siç duket asnjĂ« nga kĂ«ta dy politikanĂ«, tĂ« ngjashĂ«m nĂ« formĂ«, nĂ« stil dhe nĂ« dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« dhuruar spektakĂ«l nuk do tĂ« tĂ«rhiqet, sepse mĂ« shumĂ« sesa thelbi i denait atyre nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ndĂ«rsjelltĂ« i intereson mesazhi qĂ« pĂ«rçojnĂ« tek audienca e tyre.

©LAPSI.al

 

The post Kush fiton nga telenovela e verĂ«s Rama – Nigel Farage? appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkĂ«mbejnĂ« tĂ« burgosur sipas marrĂ«veshjes sĂ« Stambollit

KIEV, 26 qershor /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sot të tjerë të burgosur lufte, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në Stamboll, në fillim të këtij muaji.

“Sot, luftĂ«tarĂ«t e ushtrisĂ«, gardĂ«s kombĂ«tare dhe forcave kufitare po kthehen”, postoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nĂ« Telegram.

“Shumica prej tyre ishin nĂ« robĂ«ri ruse qĂ« nga viti 2022, viti kur filloi pushtimi nĂ« shkallĂ« tĂ« plotĂ«â€, shtoi ai.

Zelensky nuk tha se sa ukrainas po ktheheshin në vend.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë konfirmoi shkëmbimin, i cili ishte bërë në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Të dy palët ranë dakord të shkëmbenin të burgosur nën moshën 25 vjeç, së bashku me të sëmurët rëndë dhe të plagosurit, në Stamboll në fillim të qershorit. Që atëherë kanë ndodhur shtatë shkëmbime.

Presidenti rus Vladimir Putin ndërkohë ka përmendur më shumë se 900 të burgosur të shkëmbyer.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga pushtimi rus që nga shkurti i vitit 2022. //a.i/

The post FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkĂ«mbejnĂ« tĂ« burgosur sipas marrĂ«veshjes sĂ« Stambollit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë

NjĂ« i burgosur ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« burgun e LezhĂ«s. Autoritetet e burgjeve raportojnĂ« se viktima Ă«shtĂ« shtetasi Allush Hysa, i dĂ«nuar pĂ«r plagosje tĂ« rĂ«ndĂ«. BĂ«het me dije se Allush Hysa vuante nga epilepsia, çrregullim i sjelljes dhe prapambetje mendore dhe se prej 27 nĂ«ntorit tĂ« vitit 2021 vuante masĂ«n mjekĂ«sore “mjekim i detyruar”. I [
]

The post EMRI/Ndërron jetë i burgosuri në Lezhë, ishte dënuar për plagosje të rëndë appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Rusia dhe Ukraina shkĂ«mbejnĂ« sĂ«rish tĂ« burgosur lufte

KIEV, 9 qershor /ATSH-AFP/ – Rusia konfirmoi se njĂ« grup i ri tĂ« burgosurish lufte u shkĂ«mbyen sot midis Kievit dhe MoskĂ«s, siç u ra dakord javĂ«n e kaluar, gjatĂ« njĂ« raundi tĂ« dytĂ« tĂ« bisedimeve tĂ« paqes ruso-ukrainase nĂ« Stamboll.

“NjĂ« grup i parĂ« i ushtarakĂ«ve rusĂ« nĂ«n moshĂ«n 25 vjeç u riatdhesua nga territori nĂ«n kontrollin e regjimit tĂ« Kievit. NĂ« kĂ«mbim, u transferua i njĂ«jti numĂ«r personeli i ushtrisĂ« ukrainase”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes nĂ« njĂ« deklaratĂ«, pa specifikuar numrin e ushtarĂ«ve tĂ« shkĂ«mbyer.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se shkëmbimi i ri i të burgosurve me Moskën do të vazhdojë edhe përgjatë ditëve në vijim./ a.jor.

The post KIEV – Rusia dhe Ukraina shkĂ«mbejnĂ« sĂ«rish tĂ« burgosur lufte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

Rreth 200 tĂ« burgosur nĂ« burgun Marassi nĂ« Xhenova tĂ« ItalisĂ« nisĂ«n njĂ« trazirĂ« masive pasditen e sĂ« mĂ«rkurĂ«s, duke shkaktuar momente tensioni dhe kaosi nĂ« institucionin e vuajtjes sĂ« dĂ«nimit. Sipas mediave italiane, gjithçka nisi me protestĂ«n e disa tĂ« burgosurve, tĂ« cilĂ«t dolĂ«n nga qelitĂ« e tyre dhe u drejtuan drejt zonĂ«s sĂ« [
]

The post Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video appeared first on BoldNews.al.

Mbipopullohen qelitë, ja cili është shteti i BE-së që do të transferojë të burgosurit

Qeveria suedeze ka arritur një marrëveshje me Estoninë për transferimin e deri në 600 të dënuar në një burg në qytetin Tartu, duke nisur nga korriku i vitit 2025. Ky vendim synon të zbusë presionin e madh mbi sistemin penitenciar të Suedisë, i cili po përballet me mbingarkesë për shkak të një rritjeje të ndjeshme të numrit të të burgosurve, veçanërisht pas shtimit të dhunës së lidhur me bandat kriminale.

Sipas marrëveshjes, që ende duhet të miratohet nga parlamentet e të dy vendeve, burgu i Tartu do të përdoret tërësisht për të strehuar të dënuarit suedezë. Kostoja mujore për secilin të burgosur do të jetë 8,500 euro, një shumë më e ulët se shpenzimet mesatare prej 11,500 euro që Suedia paguan për të dënuarit brenda territorit të saj.

Ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strömmer, deklaroi se vendimi është pjesë e një plani të zgjeruar për menaxhimin e krizës në burgje, të shkaktuar nga legjislacioni më i rreptë dhe dënimet më të gjata të miratuara gjatë dekadës së fundit.

“Sistemi penitenciar i SuedisĂ« Ă«shtĂ« nĂ«n njĂ« presion tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m dhe nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«, kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« plan tĂ« zgjerimit pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar sfidat, tha ministri i DrejtĂ«sisĂ« i SuedisĂ«, Gunnar Strömmer.

The post Mbipopullohen qelitë, ja cili është shteti i BE-së që do të transferojë të burgosurit appeared first on Sot News | Lajme.

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027, konfirmuan nga Shërbimi danez i Burgjeve për Radion Evropa e Lirë.

Ky shërbim tha se institucioneve të Kosovës u janë dorëzuar kërkesa specifike për renovimin dhe përshtatjen e burgut të Gjilanit.

“
duke pĂ«rfshirĂ« njĂ« ndĂ«rtesĂ« tĂ« re pĂ«r punĂ«sim dhe ambiente tĂ« reja pĂ«r vizitorĂ«. Ne presim qĂ« puna tĂ« nisĂ« kĂ«tĂ« verĂ«, kurse gjatĂ« gjysmĂ«s se parĂ« tĂ« vitit 2027, pritet qĂ« burgu tĂ« vihet nĂ« pĂ«rdorim”, tha ShĂ«rbimi danez i Burgjeve.

Danimarka tha se kjo është një detyrë komplekse, pasi bëhet fjalë për një burg të Kosovës që duhet të funksionojë sipas rregullave daneze.

Shërbimi i Burgjeve tha se kjo është një detyrë sfiduese, duke nisur me renovimin e ndërtesave dhe përshtatjen e tyre sipas nevojave të Danimarkës. Po ashtu, përfaqësuesit danezë kanë zhvilluar vizita të rregullta në objektin e burgut në Gjilan, me qëllim që të planifikohen punët që do të realizohen.
NjĂ« gjĂ« e tillĂ«, mĂ« 23 maj Ă«shtĂ« konfirmuar pĂ«r REL-in edhe nga drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i ShĂ«rbimit Korrektues tĂ« KosovĂ«s, Ismail Dibrani, i cili ka deklaruar se “tĂ« burgosurit nga shteti danez pritet tĂ« vendosen nĂ« burgun e qytetit tĂ« Gjilanit nĂ« prillin e 2027-s”.

Megjithatë, ai ka thënë se procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

Transferimi i të burgosurve është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

MĂ« herĂ«t, Ministria e DrejtĂ«sisĂ« e DanimarkĂ«s kishte deklaruar pĂ«r REL-in se tĂ« burgosurit tĂ« cilĂ«t do t’i dĂ«rgojĂ« nĂ« burgun e Gjilanit janĂ« persona tĂ« dĂ«nuar me dĂ«bim nga Danimarka.

Megjithatë, shteti danez është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte, terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Në këmbim të këtij transferimi, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Shërbimi i danez i Burgjeve konfirmoi për REL-in se tashmë kanë paguar shumën fillestare.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen çdo tre muaj, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion./rel

Tërmeti në Pakistan/ Të burgosurit shfrytëzojnë kaosin, arratisen nga qelitë

Më shumë se 200 të burgosur u arratisën nga një burg në qytetin më të madh të Pakistanit, duke përfituar nga kaosi dhe situata emergjente e tërmetit në që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

MijĂ«ra tĂ« burgosur thyen dyert, bravat e qelive tĂ« tyre dhe dritaret pasi ndien dridhjet e tĂ«rmetit. Kaq u desh njĂ« lĂ«kundje, dhe ata morĂ«n nĂ« duar vetĂ« “frerĂ«t” e jetĂ«s sĂ« lirĂ«!

Nga ata që ikën nga burgu, policia tha se 80 të burgosur ishin rikapur dhe kërkimet ishin duke vazhduar për më shumë se 130 që janë ende në arrati. Një i burgosur u vra në operacion dhe dy oficerë burgu u plagosën.

Një drejtor burgu tha për mediat e huaja se të burgosurit filluan të bërtisnin nga qelitë dhe kazermat e tyre rreth mesnatës, pasi ishin të tmerruar se ndërtesa do të shembej mbi ta.

Pasi tërbimi u shndërrua në të dhunshëm, policia tha se u përgjigj me të shtëna paralajmëruese, duke qëlluar me armë në ajër.

NdĂ«rsa shumĂ« u kthyen nĂ« qelitĂ« e tyre, tĂ« tjerĂ« sulmuan portĂ«n kryesore nĂ« panik – me 216 tĂ« burgosur qĂ« shfrytĂ«zuan rastin pĂ«r t’u arratisur krejtĂ«sisht nga burgu.

Policia tani po shkon derë më derë, duke vizituar banesat e kaluara për të arrestuar ata që janë ende në arrati.

Objekti në distriktin Malir është burgu i dytë më i madh në provincën Sindh dhe është mbi kapacitet. Ndërsa mund të akomodojë deri në 2,200 të burgosur, aktualisht atje ka të paktën 5,000 të burgosur./abcnews.al

Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për të burgosurit, ngre shqetësime për transparencën

Në maj të vitit të kaluar është miratuar në Kuvend të Kosovës, marrëveshja me Danimarkën për transferimin e 300 të burgosurve në Qendrën Korrektuese në Gjilan. Organizata të të drejtave të njeriut dhe monitorues të institucioneve korrektuese, shprehin shqetësimin për mungesë transparence gjatë kësaj periudhe.

Ata thonë se ende nuk dihet se ku do të transferohen 200 të paraburgosurit që aktualisht ndodhen në këtë institucion.

Në raportin e fundit për gjendjen e të drejtave të njeriut të Amnesty International një kapitull i kushtohet Kosovës.

Raporti përmend edhe marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të transferuar në Kosovë të burgosurit danezë në 300 qeli, duke theksuar konsultimet e kufizuara publike dhe hapësirën e pamjaftueshme në burg.

Fatmire Haliti, e cila është juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se nuk ka pasur asnjëherë diskutim publik lidhur me këtë marrëveshje.

Ajo thekson se nuk dihet se në cilat qendra korrektuese do të transferohen të paraburgosurit në Gjilan.Marrëveshja me Danimarkën është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në maj të vitit të kaluar. Por, gjatë kësaj kohe ka munguar transparenca, thotë Haliti për KosovaPress.

Lidhur me këtë, KosovaPress ka pritur një përgjigje nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala thotë se që nga fillimi e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

Shala ngre edhe shqetësimin e familjarëve, në rast se transferimi i të burgosurve vendor do të bëhet larg nga Gjilani.

Marrëveshja me Danimarkën, paraprakisht është nënshkruar në vitin 2022 për dhënien me qira të burgut në Gjilan.
LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për të burgosurit, ngre shqetësime për transparencën appeared first on Euronews Albania.

Ndihmuan të burgosurit të arratiseshin, arrestohen 7 persona në New Orleans

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani me dyshimin se kanë ndihmuar të burgosurit të arratisen nga burgu i Qendrës së Drejtësisë në Orleans javën e kaluar, ndërsa autoritetet vazhdojnë të kërkojnë pesë të arratisurit dhe bashkëpunëtorët e mundshëm.

Trevon Williams, 23 vjeç, një i burgosur që po vuante dënimin me burg, u arrestua pasi hetuesit përcaktuan se ai ishte i përfshirë në planifikimin e arratisjes, raporton ABC News.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se ai hyri në qeli pak para arratisjes dhe me shumë gjasa siguroi një batanije dhe një bluzë për të ndihmuar të burgosurit të kalonin telat me gjemba.

Ai tha se nuk e mbante mend pse ndodhej në atë qeli dhe se u akuzua për 10 akuza për ndihmë dhe inkurajim të një arratisjeje.

Emmitt Weber, 28 vjeç, u arrestua të premten pasi dyshohet se ndihmoi dy të arratisur pas arratisjes së tyre.  Ai u akuzua për ndihmë në arratisje.

Përveç tyre, u arrestua edhe Cassie Smith (30), e cila pranoi se i transportoi dy të arratisurit së bashku me Courtney Harris (32), e cila u arrestua më parë. Corvanti Baptist, 38 vjeç, u akuzua gjithashtu për ndihmë dhe inkurajim të arratisjes. Connie Weeden (59) u arrestua për dërgimin e parave nëpërmjet një aplikacioni te një i arratisur, Jermaine Donald, i cili është ende në arrati. Sterling Williams, 33 vjeç, një punëtor mirëmbajtjeje në burg, akuzohet se ka ndihmuar të burgosurit duke mbyllur ujin në mënyrë që ata të mund të nxirrnin tualetin dhe të arratiseshin përmes një kapak.

Avokati i tij pretendon se ai nuk kishte ndĂ«rmend t’i ndihmonte dhe se vetĂ«m po ndiqte urdhra. Deri mĂ« tani, pesĂ« nga 10 tĂ« arratisurit janĂ« kapur, dhe pesĂ« tĂ« tjerĂ«t janĂ« ende nĂ« arrati, pĂ«rfshirĂ« tre tĂ« akuzuarit pĂ«r vrasje .

Sipas ligjit të Luizianës, ndihma ndaj të arratisurve dënohet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë deri në 500 dollarë. Katër punonjës të burgut u pezulluan përkohësisht nga puna.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndihmuan të burgosurit të arratiseshin, arrestohen 7 persona në New Orleans appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkĂ«mbejnĂ« nga 30 tĂ« burgosur

MOSKE-KIEV, 25 maj /ATSH-AA/ – Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska dhe Kievi kanĂ« shkĂ«mbyer nga 307 ushtarakĂ« secila nĂ« raundin e dytĂ« tĂ« shkĂ«mbimit nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« kryer sipas kushteve tĂ« marrĂ«veshjes sĂ« arritur nĂ« Stamboll javĂ«n e kaluar.

“MĂ« 24 maj, nĂ« pĂ«rputhje me marrĂ«veshjet ruso-ukrainase tĂ« arritura mĂ« 16 maj nĂ« Stamboll, 307 ushtarakĂ« tĂ« tjerĂ« rusĂ« u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha ministria nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Në këmbim, 307 ushtarakë ukrainas i janë kthyer Ukrainës.

Sipas ministrisë, ushtarakët dhe civilët rusë të kthyer ndodhen aktualisht në Bjellorusi, ku po marrin mbështetje psikologjike dhe kujdes mjekësor.

Të gjithë individët e riatdhesuar do të transferohen në mjediset mjekësore në Rusi për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, tha ajo.

Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi se ky shkëmbim në shkallë të gjerë, i iniciuar nga Moska, pritet të vazhdojë në ditët në vijim.

Të premten, Moska dhe Kievi shkëmbyen nga 270 ushtarakë dhe 120 civilë secila në raundin e parë të një shkëmbimi në shkallë të gjerë.   /os/

The post FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkĂ«mbejnĂ« nga 30 tĂ« burgosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve të luftës, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

Rusia dhe Ukraina i kanĂ« kĂ«mbyer tĂ« shtunĂ«n qindra ushtarĂ«, nga 307 prej secilĂ«s palĂ« – nĂ« ditĂ«n e dytĂ« tĂ« kĂ«mbimit tĂ« burgosurve tĂ« luftĂ«s, i cili, pasi tĂ« pĂ«rfundojĂ«, pritet tĂ« jetĂ« mĂ« i madhi nĂ« luftĂ«n trivjeçare mes tyre.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë.

“NĂ« mesin e atyre qĂ« u kthyen ka ushtarĂ« nga ushtria jonĂ«, ShĂ«rbimi ShtetĂ«ror i Kufirit dhe Garda KombĂ«tare e UkrainĂ«s”, tha Zelensky nĂ« kanalin e tij zyrtar nĂ« Telegram.

“Presim qĂ« edhe tĂ« tjerĂ« tĂ« kthehen nesĂ«r”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pret që këmbimi të vazhdojë, megjithëse nuk dha hollësi.

Të premten ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se këmbimi pritet të vazhdojë të dielën.

Këmbimi i së shtunës ndodhi disa orë Rusia e sulmoi Kievin me dronë dhe raketa, duke i plagosur të paktën 15 njerëz dhe duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.

NĂ« bisedimet e para qĂ« nga fillimi i pushtimit rus mĂ« 2022, tĂ« mbajtura nĂ« Stamboll nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i kĂ«mbenin secili nga 1.000 tĂ« burgosur lufte.

Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./REL

The post Dita e dytë e këmbimit të burgosurve të luftës, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë appeared first on Sot News | Lajme.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur

Rusia dhe Ukraina e kanë nisur këmbimin më të madh të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia, duke i këmbyer qindra ushtarë dhe civilë në një proces që pritet të vazhdojë gjatë fundjavës, thanë të premten zyrtarët e të dyja vendeve.

“Po i kthejmĂ« njerĂ«zit tanĂ« nĂ« shtĂ«pi”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nĂ« njĂ« postim nĂ« Telegram.

“Pjesa e parĂ« e marrĂ«veshjes pĂ«r kĂ«mbimin 1.000 personave pĂ«r 1.000 persona, Ă«shtĂ« zbatuar”, tregoi ai.

Zelensky tha se janë këmbyer 390 persona nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë më 24 dhe 25 maj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, në këtë numër përfshiheshin 270 robër lufte dhe 120 civilë.

Ministria ruse deklaroi se 120 rusët që po kthehen në Rusi përfshijnë edhe banorë të rajonit të Kurskut, të cilin Ukraina e kishte pushtuar në gushtin e kaluar.

Këmbimi i 1.000 personave nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Ukraina dhe Rusia sapo kishin përfunduar një shkëmbim të madh të burgosurish.

“NjĂ« shkĂ«mbim i madh i tĂ« burgosurve sapo ka pĂ«rfunduar midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s. Do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi sĂ« shpejti”, shkroi Trump nĂ« platformĂ«n e tij Truth Social tĂ« premten.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkĂ«mbejnĂ« nga 1 000 tĂ« burgosur

KIEV, 23 maj /ATSH-DPA/ – NjĂ« shkĂ«mbim i gjerĂ« tĂ« burgosurish, i rĂ«nĂ« dakord midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s, ka filluar, duke pĂ«rfshirĂ« nga 1 000 ushtarĂ« secili, raportuan mediet ukrainase.

Raportet citonin burime nga autoritetet përkatëse.

”PĂ«r shkak tĂ« numrit tĂ« madh tĂ« tĂ« burgosurve tĂ« luftĂ«s, shkĂ«mbimi do tĂ« zgjasĂ« tre ditĂ«â€, raportoi portali RBK UkrainĂ«.

Shkëmbimi më i madh në më shumë se tre vjet të luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës u ra dakord javën e kaluar në bisedimet në Stamboll.

Ky mbeti rezultati i vetëm i bisedimeve të para të drejtpërdrejta ruso-ukrainase që nga viti 2022, të promovuara kryesisht nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Gjatë ditëve në vijim, të dyja palët shkëmbyen lista me emra dhe filluan përgatitjet.

Trump ishte i pari që bëri publike lajmet për tregtinë.

“Urime tĂ« dyja palĂ«ve pĂ«r kĂ«tĂ« marrĂ«veshje. A mund tĂ« çojĂ« kjo nĂ« diçka tĂ« madhe???”, shkroi ai nĂ« rrjetin e tij social Truth Social./   /os/

The post FOKUS – Rusia dhe Ukraina shkĂ«mbejnĂ« nga 1 000 tĂ« burgosur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Grupi i parë i të burgosurve nga Danimarka pritet të arrijë në Kosovë pas dy vitesh.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ata pritet të vendosen në burgun e qytetit të Gjilanit në prillin e 2027-s.

Ky transferim është pjesë e një marrëveshjeje dhjetëvjeçare mes Kosovës dhe Danimarkës, e cila parasheh shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen më 23 maj 2024, dy vjet pasi ajo ishte nënshkruar.

Përgatitjet infrastrukturore dhe administrative

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, thekson se, sipas marrëveshjes, Kosova duhet të përmbushë standardet daneze, si në aspektin e infrastrukturës, ashtu edhe në trajnimin e stafit korrektues.

Megjithatë, procesi i renovimeve ende nuk ka nisur.

“Ne, si KosovĂ«, mund ta shpallim tenderin qĂ« sot, por kemi kĂ«rkesa tĂ« reja nga pala daneze. Premtimet e tyre janĂ« qĂ« deri nĂ« fund tĂ« qershorit tĂ« na dĂ«rgojnĂ« kĂ«rkesat pĂ«rfundimtare, dhe ne mĂ« pas do ta hapim tenderin gjatĂ« muajit korrik”, thotĂ« Dibrani pĂ«r REL-in.

Tenderi pritet të përfshijë renovimin e qelive ekzistuese dhe punëtorive, krijimin e hapësirave të reja për vizitorë, si dhe trajnimin e stafit për të përmbushur standardet evropiane.

Muajin e ardhshëm, 20 oficerë korrektues kosovarë do të udhëtojnë drejt Danimarkës për të ndjekur trajnim bazik dhe punë praktike në institucionet daneze.

Aktualisht, burgu i Gjilanit shërben si qendër paraburgimi për më shumë se 200 persona nga Kosova. Pasi të përfundojnë renovimet, në këtë institucion do të vendosen të burgosur me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

“PĂ«r kĂ«tĂ« duhet tĂ« ndĂ«rtohen punĂ«tori tĂ« reja, pĂ«r tĂ« siguruar punĂ«sim pĂ«r tĂ« burgosurit qĂ« do vijnĂ«â€, sqaron Dibrani.

Sipas marrëveshjes, personat që do të transferohen nuk do të jenë shtetas të Danimarkës.

Danimarka është zotuar se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Ata nuk do të jenë të dënuar për krime lufte a terrorizëm, apo persona me çrregullime të rënda mendore.

Nga Ministria e Drejtësisë e Danimarkës nuk u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me fillimin e përdorimit të qelive.

MĂ« herĂ«t, kjo ministri kishte deklaruar pĂ«r REL-in se tĂ« burgosurit tĂ« cilĂ«t do t’i dĂ«rgojĂ« nĂ« burgun e Gjilanit janĂ« persona tĂ« dĂ«nuar me dĂ«bim nga Danimarka.

“Sipas traktatit, tĂ« burgosurit duhet patjetĂ«r t’i kryejnĂ« dĂ«nimet e tyre nĂ« kushte tĂ« njĂ«jta siç do t’i kishin kryer nĂ« njĂ« burg danez, pĂ«rfshirĂ« kushtet fizike nĂ« pĂ«rputhje me kushtet nĂ« njĂ« burg danez”, ka thĂ«nĂ« ministria daneze.

Shqetësimet për transparencë dhe të drejtat e njeriut

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka ngritur shqetësime në lidhje me transparencën dhe zbatimin e marrëveshjes.

“NjĂ« vit pas hyrjes nĂ« fuqi tĂ« marrĂ«veshjes, ende nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« se ku do tĂ« sistemohen tĂ« paraburgosurit kosovarĂ« qĂ« aktualisht ndodhen nĂ« burgun e Gjilanit”, thotĂ« Mehmet Musaj nga QKRMT, organizatĂ« kjo qĂ« monitoron sistemin korrektues nĂ« KosovĂ«.

Sipas SHKK-së, të paraburgosurit aktualë do të zhvendosen gradualisht në institucione të tjera, pasi sistemi korrektues ka kapacitete të mjaftueshme.

Musaj ngre edhe shqetësimin për respektimin e të drejtave të njeriut të të burgosurve nga Danimarka, të cilët nuk janë danezë.

“Cili do tĂ« jetĂ« modeli i komunikimit – a njihet gjuha angleze nga tĂ« gjithĂ«, a njohin gjuhĂ«n angleze edhe oficerĂ«t tanĂ«, si do tĂ« menaxhohen dosjet dhe shĂ«rbimet mjekĂ«sore”, thotĂ« ai pĂ«r REL-in.

Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

ÇfarĂ« parasheh marrĂ«veshja?

Kosova do të vërë në dispozicion kapacitete për 300 të burgosur për një periudhë 10-vjeçare.

Qelitë do të jenë individuale ose të përbashkëta (maksimumi 2 persona), jo më pak se gjashtë metra katrorë për qelitë individuale dhe jo më pak se tetë metra katrorë për qelitë e përbashkëta.

Gjuha e punës në burg do të jetë gjuha angleze, ndërsa dokumentet zyrtare, sipas nevojës, mund të përkthehen edhe në gjuhën daneze.

Pagesat dhe transparenca financiare

Nga 200 milionë euro që pritet të përfitojë Kosova, një pjesë do të investohet në Shërbimin Korrektues, ndërsa pjesa tjetër në energji të ripërtërishme.

Sipas marrëveshjes, Danimarka ka premtuar një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh për të mbuluar periudhën e tranzicionit, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes deri në funksionalizimin e plotë të burgut.

Pas kësaj, pagesat do të bëhen në baza tremujore, në varësi të numrit të të burgosurve të pranishëm në institucion.

Radio Evropa e LirĂ« ka kĂ«rkuar konfirmim nga Ministria e DrejtĂ«sisĂ« dhe ajo e Financave e KosovĂ«s lidhur me pranimin e shumĂ«s fillestare, por nuk ka marrĂ« pĂ«rgjigje — edhe pse tashmĂ« ka kaluar njĂ« vit nga hyrja nĂ« fuqi e marrĂ«veshjes.

Sipas SHKK-sĂ«, nĂ« tĂ« gjitha burgjet e KosovĂ«s aktualisht ndodhen rreth 1.800 tĂ« burgosur, ndĂ«rsa 1.000 vende janĂ« tĂ« lira — çka, sipas autoriteteve, krijon hapĂ«sirĂ« tĂ« mjaftueshme pĂ«r riorganizimin e tĂ« paraburgosurve aktualĂ«.

Drejtori i SHKK-së, Dibrani, bëri të ditur se edhe disa shtete të tjera evropiane kanë shprehur interesim për të dërguar të burgosurit e tyre në Kosovë, por këto kërkesa nuk janë pranuar.

Ai nuk specifikoi se për cilat shtete bëhej fjalë./REL

The post Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria e katërta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Në Shqipëri burgjet janë të tej mbushura, në raport me shumicën e Europës. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, Shqipëria renditet e katërta në Europë për numrin e të burgosurve për 100 mijë banorë në vitin 2023, me një normë prej 182. Kjo shifër është dukshëm më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila ishte 111 të burgosur për 100 mijë banorë. Sipas Eurostat në vitin 2023 ishin 5017 të burgosur në Shqipëri. Eurostat e ka bërë llogaritjen me të dhënat e vjetra të popullsisë prej 2.75 milionë banorë. E përllogaritur nga Monitor, sipas të dhënave të Censit 2023, prej 2.42 milionë banorë, raporti i të burgosurve rritet në 207.

Pas rishikimit, Shqipëria renditet e dyta në Europë pas Turqisë (342 të burgosur për 100 mijë banorë), duke lënë pas Poloninë (203), dhe Hungarisë (187).

Vendi ynë është rekord dhe në rajon, i ndjekur nga Serbia (158), Mali i Zi (166), Maqedonia e Veriut (146). Më pak të burgosur në raport me popullsinë ka në Kosovë, me rreth 100 të burgosur për 100 mijë banorë, sipas World Prison Brief.

Europa

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat pĂ«r vitin 2023, nĂ« Bashkimin Europian ishin rreth 499 mijĂ« tĂ« burgosur, çka pĂ«rfaqĂ«son njĂ« rritje prej 3.2% krahasuar me vitin pararendĂ«s. Kjo pĂ«rkthehet nĂ« 111 tĂ« burgosur pĂ«r çdo 100 mijĂ« banorĂ«, pak mĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, kur norma ishte 108. NĂ« nivel europian, kjo do tĂ« thotĂ« se njĂ« person ishte nĂ« burg pĂ«r çdo 897 banorĂ«. MegjithĂ«se numri aktual Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ« se vitet e fundit, ai mbetet dukshĂ«m mĂ« i ulĂ«t krahasuar me vitin 2012, kur nĂ« BE kishte mbi 550 mijĂ« tĂ« burgosur – niveli mĂ« i lartĂ« i regjistruar qĂ« nga viti 1993. Ka dallime tĂ« mĂ«dha mes shteteve tĂ« BE-sĂ« sa i pĂ«rket normĂ«s sĂ« tĂ« burgosurve pĂ«r popullsi. Disa vende si Polonia, Hungaria dhe Çekia kanĂ« norma dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta se mesatarja europiane, ndĂ«rsa vende tĂ« tjera si Finlanda, Holanda dhe Sllovenia raportojnĂ« shifra shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta.

Kështu, Finlanda ka normën më të ulët në Europë me vetëm 53 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Holanda me 66 dhe Sllovenia me 68. Këto shifra pasqyrojnë qartë dallimet e thella në politikat penale, ku disa shtete favorizojnë ndëshkimin përmes burgimit, ndërsa të tjera investojnë në forma alternative si masat me kusht, rehabilitimi apo drejtësia rehabilituese. Struktura demografike e popullsisë së burgosur në BE mbetet relativisht e qëndrueshme. Në vitin 2023, vetëm 5.4% e të rriturve të burgosur ishin gra, një përqindje që ka mbetur thuajse e pandryshuar që nga viti 2016. Megjithatë, ka dallime të ndjeshme midis vendeve për pjesëmarrjen gjinore, ku disa shtete raportojnë përqindje më të larta të grave në burgje, ndërsa të tjera mbeten në nivele minimale.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përbërja sipas shtetësisë. Në vitin 2023, një në pesë të burgosur në vendet e BE-së ishte shtetas i huaj në vendin ku ndodhej në burg. Përqindja mesatare e të huajve ishte 20.6%, thuajse e njëjtë me atë të vitit të kaluar. Edhe këtu vërehen dallime të mëdha mes vendeve: disa kanë përqindje shumë të larta të të burgosurve të huaj, ndërsa vende të tjera regjistrojnë një pjesëmarrje pothuajse të papërfillshme. /Monitor 

The post Shqipëria e katërta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar

Më 11 maj do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, duke përfshirë edhe të burgosurit në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara,, 2886 të paraburgosur dhe të dënuar kanë të drejtën e votës për këto zgjedhje. Megjithatë, rreth 33% e popullatës së burgjeve, ose 1450 të dënuar, janë përjashtuar nga listat e votuesve për shkak të ligjit të dekriminalizimit, i cili u heq të drejtën e votës personave të dënuar për vepra të rënda penale.

Zv/drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i burgjeve, Femi Sufaj, konfirmoi kĂ«to tĂ« dhĂ«na dhe theksoi se Drejtoria e Burgjeve ka marrĂ« masat e nevojshme pĂ«r organizimin e procesit tĂ« votimit nĂ« institucionet e ekzekutimit tĂ« vendimeve penale. Po ashtu, pĂ«r njĂ« grup tĂ« paraburgosurve dhe tĂ« dĂ«nuarave nĂ« burgun e grave nĂ« PosjkĂ« tĂ« Pogradecit, janĂ« ndĂ«rmarrĂ« hapa pĂ«r t’iu mundĂ«suar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s.

Për të shmangur konfuzionin në listat e votuesve, janë pezulluar transferimet në burgje për një muaj dhe është ofruar mundësia për pajisje me dokument identifikimi për ata që e kanë humbur ose u ka skaduar dokumenti.

The post Zgjedhjet e 11 majit: Ja sa të burgosur kanë të drejtë vote dhe sa janë përjashtuar appeared first on Sot News | Lajme.

A do i marrë votat e të burgosurve? Berisha: Ditët në qeli do u shpërblehen me rroga qeveritarësh

Sali Berisha, nĂ« kuadĂ«r tĂ« fushatĂ«s elektorale pĂ«r zgjedhjet e 11 Majit, u ka premtuar edhe tĂ« burgosurve se do t’i shpĂ«rblejĂ« me rroga qeveritarĂ«sh pĂ«r tĂ« gjitha ditĂ«t qĂ« po qĂ«ndrojnĂ« nĂ« qeli pa meritĂ«. DeklaratĂ«n Berisha e bĂ«ri nĂ« prononcimin pĂ«r mediat, pas daljes nga SPAK, ku tha se nĂ« burgje, 67 % [
]

The post A do i marrë votat e të burgosurve? Berisha: Ditët në qeli do u shpërblehen me rroga qeveritarësh appeared first on BoldNews.al.

❌