Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Tirana International Airport (TIA) renditet në krye të Europës dhe Ballkanit për rritjen e fluturimeve.

Sipas njoftimit të aeroportit, “Tirana International Airport në krye të Europës dhe Ballkanit!”.

“Në korrik 2025 Shqipëria shënoi një rritje rekord prej +152% të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë, duke u bërë lider absolut në Ballkan dhe e para në gjithë Europën”, thuhet në njoftim.

Aerporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se, “turizmi shqiptar po njeh zgjerimin më të madh ndonjëherë, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtarët ndërkombëtarë”.

1 nga 2

/a.f/

 

The post Shqipëria lider në Europë dhe Ballkan, +152% rritje fluturimesh në korrik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Koçiu: Spitali Memorial realizon me sukses ndërhyrjen e parë delikate në karotide

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se për herë të parë në Spitalin Memorial është realizuar me sukses për herë të parë një ndërhyrje delikate tek një pacient 64-vjeçar, i cili vuante nga stenozë kritike e arteries karotide të djathtë.

Ndërhyrja u krye përmes procedurës së avancuar të angioplastikës me stent, duke shmangur komplikacione serioze dhe duke rikthyer shëndetin e pacientit.

“Për herë të parë në Spitalin Memorial u realizua me sukses një ndërhyrje delikate tek një pacient 64-vjeçar, i cili vuante nga një stenozë kritike e arteries karotide të djathtë, me rrezikshmëri të lartë për komplikacione serioze”, thekson Koçiu.

Sipas Koçiut, “falë procedurës së avancuar të angioplastikës me stent, ekipi ynë multidisiplinar arriti të rikthejë shëndetin e tij pa komplikacione”.

Në videon e ndarë nga Koçiu, vetë pacienti shprehet se nuk e imagjinonte një rikuperim kaq të shpejtë. “Quhem Asim Elia. Jam banues në Vlorë, kam tre ditë këtu në spitalin Memorial të Fierit. Nuk e imagjinoja dot që nga e marta në të mërkurën të ngrihesha në këmbë dhe të ecnja me vrapë. Operacioni ishte shumë i vështirë”.

Ai falenderon mjekët për ndërhyrjen e kryer. “Janë të shkëlqyer. Njësha janë. Janë të përkryer të gjithë”, tha pacienti Elia.

“Procedura shkoj shumë mirë, nuk pati komplikacion. Pacienti tanimë është shumë mirë”, tha kirurgu, duke shtuar se është gati për të peshkuar, duke iu referuar dhe profesionit të tij.

1 nga 4

/a.f/

 

The post Koçiu: Spitali Memorial realizon me sukses ndërhyrjen e parë delikate në karotide appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Së shpejti kodi i etikës për mësuesit dhe rregullat e reja në shkollë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e shkollave të Tiranës, ku fokusi ishte përgatitja për fillimin e vitit të ri shkollor më 8 shtator.

Ministrja Manastirliu bëri të ditur se së shpejti do të prezantohen masa të reja, mes të cilave kodi i etikës për mësuesit dhe rregullat e reja për funksionimin e shkollës.

“Me drejtues të shkollave të Tiranës, për masat e reja që do të prezantojmë së shpejti: kodi i etikës për mësuesit dhe rregullat e reja në shkollë. Diskutuam dhe për përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor me 8 shtator”, njofton Ministrja Manastirliu.

Ministria e Arsimit dhe Sportit një ditë më parë ka miratuar edhe një udhëzim që përcakton masat kryesore për mbarëvajtjen e vitit shkollor 2025–2026 në sistemin arsimor parauniversitar.

Udhëzimi, i botuar në Fletoren Zyrtare, përfshin një sërë detyrimesh që lidhen me regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve shkollore, ndalimin e përdorimit të celularëve në shkolla, si dhe parandalimin e dhunës dhe bullizmit në institucionet arsimore.

Prioritet mbeten masat kundër dhunës dhe bullizimit, ku u është kërkuar ZVAP-ve dhe drejtoritë e shkollave të zbatojnë me prioritet Planin Kombëtar të Veprimit “Për fuqizimin e mekanizmave të parandalimit të çdo forme dhune e bullizimi dhe rritjen e sigurisë në institucionet arsimore parauniversitare”.

Takimi i Ministres Manastirliu me drejtuesit e shkollave
1 nga 9

/a.f/

 

The post Manastirliu: Së shpejti kodi i etikës për mësuesit dhe rregullat e reja në shkollë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohet kandidatura e Muratit

PRISHTINË, 22 gusht/ATSH/ Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë dështuar sërish sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi për kryeparlamentar emrin e Hekuran Muratin

Deputetët e partive të tjera nuk dhanë mbështetje për kandidaturën e tij. Në votim morën pjesë 115 deputetë nga ku 57 deputetë votuan pro, 52 kundër dhe 6 deputetë abstenuan. Kjo ishte tentativa e 56.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës po konsiderohet si urgjencë shtetërore edhe nga presidenca e cila përmes një përgjigjje për KosovaPress tha se Kosova duhet të ketë sa më parë institucionet në periudhën sfiduese globale dhe rajonale.

Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca për KosovaPress.

Kujtojmë që deri para aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës dështoi konstituimin në 54 tentativa.

Gjykata Kushtetuese e publikoi vendimin me 8 gusht, ndërsa si të plotë e publikoi të hënën e 18 gushtit.

/a.f/

The post Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, rrëzohet kandidatura e Muratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për kryetare të Kuvendit

PRISHTINË, 22 gusht/ATSH/ Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha se nuk do të jetë kandidatë për kryetare të Kuvendit.

Ajo tha se pas pak kur pritet të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, do të dihet emri i kandidatit për kryekuvendar.

Albulena Haxhiu për disa herë me radhë ishte kandidate e propozuar e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, por që asnjëherë nuk I siguroi 61 vota për këtë pozitë.

Pas 3 javësh, të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e 20 gushtit,  ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike, votimi për kryekuvendarin u bë me votim të hapur, dhe Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori 61 votat për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Pas këtyre dy dështimeve kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e ndërpreu seancën e cila do të vazhdojë sot nga ora 11:00.

Gjykata Kushtetuese të hënën e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi, një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Kosova më 9 shkurt të këtij viti mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

/Kosovapress/

The post Kosovë – Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për kryetare të Kuvendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit, hap dyert brenda vjeshtës i restauruar

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga puna që po vijon për rikonstruksionin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës.

Rama thekson se thesaret e historisë, me mbi 2400 objekte arkeologjike, do t’i rikthehen qytetit dhe gjithë Shqipërisë në pavione moderne dhe kushte bashkëkohore.

“Brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët”, nënvizon Kryeministri Rama.

Rihapja e muzeut do të sjellë hapësira të shtuara ekspozuese më funksionale, brenda dhe jashtë, një linjë muzeore të rikonceptuar, hapësira të dedikuara për aktivitetet edukative të fëmijëve dhe për zhvillime seminaresh.

Punimet restauruese në këtë objekt po kryhen në kuadër të programit EU4Culture, që zbatohet nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në vjeshtë, ai do të hapë dyert për publikun vendas dhe të huaj, me një pamje të re dhe përvoja muzeale bashkëkohore

Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit, i hapur për herë të parë në vitin 1951 dhe më pas i zgjeruar në vitet ’80, është një nga institucionet më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare. Ai ruan objekte që datojnë nga periudha ilire, helenistike, romake dhe mesjetare, duke e bërë një nga qendrat kryesore të studimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në vend.

/a.f/

The post Rama: Muzeu Kombëtar Arkeologjik i Durrësit, hap dyert brenda vjeshtës i restauruar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bulqizë, arrestohet 22-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

Një 22-vjeçar i dënuar nga autoritetet italiane me 9 vite e 3 muaj burg, për vjedhje, u arrestua në Bulqizë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi.

/a.f/

The post Bulqizë, arrestohet 22-vjeçari i dënuar me 9 vite burg në Itali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar në fshatin Drashovicë, Selenicë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr pas një konflikti me një bashkëfshatar.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. B., 43 vjeç, banues në Drashovicë, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe u rrezikuan bagëtitë e imta të këtij të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rast, pasi do të përballen me ligjin. Strukturat e Policisë së qarkut vijojnë punën për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënie ose paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/a f/

The post Arrestohet 43-vjeçari që ndezi zjarr në Drashovicë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja e Bashtovës rihapet më 29 gusht pas restaurimit

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot se Kalaja e Bashtovës do të rihapet për vizitorët më 29 gusht, pas restaurimit të realizuar si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

“Dikur pothuajse e harruar dhe e dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, Kalaja e Bashtovës po rikthehet në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe programit EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS,” njofton Gonxhja.

Ceremonia e rihapjes do të zhvillohet më 29 gusht, në orën 16:00, ku vizitorët do të kenë mundësinë të dëshmojnë nga afër transformimin e këtij monumenti historik.

Kalaja e Bashtovës është një kështjellë katërkëndore mesjetare e vendosur në fushën pjellore pranë grykederdhjes së lumit Shkumbin, përballë detit Adriatik në Shqipërinë qendrore, afërsisht 2 km nga fshati Vilë Ballaj.

Në mesjetë, kjo zonë ishte port i rëndësishëm për tregtinë e drithërave dhe pjesë e rrugës historike Via Egnatia, që lidhte bregdetin me pjesët e brendshme të Gadishullit Ballkanik.

Në vitin 2017, Kalaja e Bashtovës u fut në listën e tentativës së UNESCO-s për trashëgimi botërore, për shkak të vendndodhjes së saj të veçantë dhe rëndësisë historike

/a.f/

The post Kalaja e Bashtovës rihapet më 29 gusht pas restaurimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

PRISHTINË, 22 gusht/ATSH/Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sot në vazhdimin e seancës konstituive, nga ora 11:00, e dyta kjo pas vendimit të Kushtetueses, sipas së cilës kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të nominohet vetëm tri herë dhe procesi i votimit të bëhet në mënyrë të hapur.

Në vazhdimin e seancës së 20 gushtit, partitë politike në Kuvend dështuan të konstituojnë legjislativin e nëntë, duke vazhduar kështu ngërçin politik në vend.

Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme, pasi nuk morën më shumë se 57 vota, raporton KosovaPress.

Vetëvendosja pas seancës ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, se me mos votimin e kryetarit të ri, dëshmuan se emri i Albulena Haxhiut nuk ishte problemi kryesor për konsitutimin e Kuvendit, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha se Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Ndërsa, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të jep votë ‘pro’, pa u arritur një marrëveshje politike.

Kujtojmë zgjedhjet parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 9 shkurt. Deri më tash janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri dhe kjo e sotmja është numër pesëdhjetegjashtë.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar të hënën aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.

/Kosovapress/

The post Sot tentativa e radhës për konstituimin e Kuvendit në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot në një reagim në rrjetet sociale se vatrat e shumta të zjarrit që janë shfaqur gjatë mbrëmjes në bashkinë Vlorë dhe atë të Selenicës janë pasojë e zjarrvënies së qëllimshme dhe të organizuar.

Sipas ministrit, ndërsa vatra e Dukatit është shuar plotësisht, puna vijon për neutralizimin e zjarreve në fshatrat Drashovicë dhe Vajzë të Selenicës. Forcat e Armatosura dhe shërbimet zjarrfikëse lokale janë angazhuar në terren për të mbrojtur banesat dhe pronat e qytetarëve.

Vengu nënvizoi se forcat operacionale do të vijojnë të qëndrojnë të angazhuara përgjatë gjithë natës, ndërsa me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

“Zjarrvënia e qëllimshme mbetet një krim i rëndë, shkaktuesit e të cilit do të ndeshen me reagimin tonë të plotë dhe me forcën e ligjit”, theksoi ministri i Mbrojtjes.

/a.f/

The post Zjarret në Vlorë e Selenicë, Vengu: Të qëllimshme, shkaktuesit do të ndeshen me forcën e ligjit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MM: Izolohet zjarri në Dukat, mbeten aktive vatrat në Drashovicë e Vajzë

TIRANË, 21 gusht /ATSH/  Ministria e Mbrojtjes njoftoi se mbrëmjen e sotme, në intervalin kohor 20:15 – 22:15, janë evidentuar disa vatra zjarri në fshatrat Dukat, Drashovicë dhe Vajzë, në qarkun e Vlorës.

Falë reagimit të shpejtë të emergjencave civile, zjarri në fshatin Dukat i Ri u izolua plotësisht, duke shmangur rrezikun për zonat e banuara. Ndërkohë, tre vatra në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe dy vatra të tjera të shfaqura në Vajzë mbeten ende aktive.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse vendore dhe efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po krijojnë perimetra sigurie për mbrojtjen e banesave dhe pronave.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri”.

Ministria e Mbrojtjes thekson se, forcat operacionale do të vijojnë të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës. /a.f/

 

The post MM: Izolohet zjarri në Dukat, mbeten aktive vatrat në Drashovicë e Vajzë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci: Transformohet zona e Fermentimit, përfitojnë mbi 1000 banorë


TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau sot pamje nga transformimi i zonës së Fermentimit, një nga zonat më të mëdha informale të qytetit, e cila tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër.

Me përfundimin e investimit për rikonstruksionin e rrugëve, kjo lagje është transformuar duke ofruar kushte më të mira jetese dhe infrastrukturë me standarde për banorët.

“Zona e Fermentimit, dikur një nga zonat më të mëdha informale të Shkodrës, sot ka marrë një pamje krejt tjetër. Me përfundimin e investimit për rikonstruksionin e rrugëve, kjo lagje është transformuar duke i dhënë banorëve kushte më të mira jetese dhe një infrastrukturë me standarte”, shkruan Beci.

Sipas Becit, në total janë rikonstruktuar 3,2 kilometra rrugë, prej të cilave përfitojnë drejtpërdrejt 115 familje dhe mbi 1000 banorë në mënyrë indirekte.

Beci theksoi se ky është një investim konkret në infrastrukturën e zonës, i cili sjell lehtësira në jetën e përditshme të komunitetit.

Ky projekt u realizua falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/a.f//r.e/

The post Beci: Transformohet zona e Fermentimit, përfitojnë mbi 1000 banorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Lëpusha, mrekulli e Alpeve tona

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka promovuar sot bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e Madhe, si destinacione të veçanta turistike në Alpet shqiptare.

Rama ndau pamje nga kjo zonë malore, duke e cilësuar Lëpushën “një mrekulli të Alpeve tona” dhe një destinacion që nuk duhet të mungojë në itinerarin e atyre që janë të apasionuar pas turizmit natyror.

“Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror”, thekson Rama.

Malësia e Madhe po kthehet gjithnjë e më shumë në një pikë referimi për turizmin malor dhe atë familjar, duke tërhequr vizitorë vendas e të huaj. Potenciali i pasur natyror, mikpritja tradicionale dhe zhvillimi i agroturizmit po e bëjnë zonën një ndër destinacionet më premtuese për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri.

Në fshatin Lëpushë, me mbështetjen e AZHBR-së janë ngritur shtëpi pritjeje (bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve vendas e të huaj.

Lëpusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve shqiptare. Male të larta me bllokun shkëmborë të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur që harbojnë gjatë stinës së verës.

Fshati laget përherë nga përroi i quajtur Sheu i Lëpushës. Dega kryesore e ekonomisë në zonë është blegtoria dhe bujqësia, por vitet e fundit po zhvillohet edhe agroturizmi. Përpunimi artizanal i drurit është një tjetër burim ndihmës për ekonominë e banorëve.

Lëpusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.

Lëpusha e Kelmendit, bukurinë e saj përrallore e ka në stinën e verës. Aty ndodhen bujtina që kanë përshtatur komoditetin për një turizëm gjithëvjetor. Vizitorë të zonës janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore, aventurën, sportet e borës dhe natyralistët.

1 nga 3

The post Rama: Lëpusha, mrekulli e Alpeve tona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lufta ndaj informalitetit, Gonxhja: Mbi 15 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet çdo muaj pas deklarimit

TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se lufta kundër informalitetit në tregun e punës vijon me masën “Zero tolerancë”, duke sjellë rezultate konkrete.

Sipas ministrit, planifikimi i inspektimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mbi bazë risku ka sjellë përmirësime të ndjeshme, duke evidentuar rritje të punëmarrësve informalë gjatë proceseve të inspektimit.

Gjatë periudhës janar-korrik 2025, janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore 1316 punëmarrës informalë, nëpërmjet masës urgjente “Pezullim Aktiviteti”, duke kontribuar direkt në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me një vlerë minimale prej 14.686.560 lekë/muaj pas deklarimit në buxhet.

Ministri i bëri thirrje qytetarëve që të mos pranojnë të punojnë të pasiguruar ose të nënsiguruar, duke theksuar se çdo formë pune jashtë skemës së sigurimeve shoqërore është abuzim që duhet denoncuar.

/r.e/

The post Lufta ndaj informalitetit, Gonxhja: Mbi 15 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet çdo muaj pas deklarimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Superliga, ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për më 5 shtator

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën play-off të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër.

Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e parë në play-off të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht.

/a.f/

The post Superliga, ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për më 5 shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Policia Rrugore ka intensifikuar monitorimet e akseve rrugore 24 orë në 7 ditë, duke përdorur dronë, radarë, kamera, makina inteligjente dhe patrulla me mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve, garantimin e sigurisë rrugore dhe uljen e ndotjes akustike nga automjetet me modifikime të paligjshme.

Nga monitorimi gjatë dy javëve të fundit: 77 shtetas janë proceduar penalisht për pengim të lëvizjes me automjetet e parkuara gabimisht; automjetet e tyre janë tërhequr me mjet ngritës. 66 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.  5 persona janë proceduar penalisht për tentativë korrupsioni ndaj punonjësve të Policisë Rrugore.  Janë kapur 3 persona të shpallur në kërkim.  108 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme rrugore.  53 leje drejtimi janë pezulluar.  33 raste të automjeteve që kryenin transport publik në mënyrë të kundraligjshme janë evidentuar, përfshirë taxi pa dëshmi përkatëse, taksi me targa të bardha dhe autobusë me destinacion të ndryshuar nga leja e transportit.

Policia Rrugore apelon për respekt rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave ose monopatinave, për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

The post Tiranë – Policia Rrugore: 77 të proceduar, 108 automjete të bllokuara për dy javë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet superliga e futbollit, arbitrat zhvillojnë seminar teorik dhe teste fizike

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Sektori i Arbitrimit në FSHF po zhvillon një seminar 3-ditor për zyrtarët e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë, në kuadër të fillimit të sezonit të ri futbollistik 2025/26, cili fillon të premten.

Më herët, arbitrat kanë mbyllur me sukses testet fizike, ndërsa seminari u fokusua në trajtimin e situatave të ndryshme të lojës dhe interpretimet e sakta të rregulloreve.

Në këtë seminar ishin të ftuar dy instruktorë të UEFA-s Costa Kapitanis dhe Bekim Zogaj.

Costas Kapitanis dha një prononcim për fshf.org, ku theksoi progresin e bërë në kuadër të infrastrukturës së qendrës VAR dhe shpjegoi rëndësinë e seminarit 3-ditor.

“Pikë së pari, dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit për ftesën, për të qenë pjesë e këtij seminari elitar të gjyqtarëve dhe vëzhguesve këtu në Shqipëri. Është kënaqësi e madhe të jem këtu. Unë punoj afër me Shqipërinë, pasi jam anëtar i Konventës së Arbitrave dhe Shqipëria është një nga vendet që ndjek. Është shumë interesante të jem këtu, 3 vitet e fundit kam qenë 3 herë dhe shoh progres shumë të madh në arbitrimin e djemve dhe vajzave, gjë që reflektohet në takimet dhe përfaqësimet e Shqipërisë jashtë.

U impresionova nga videoja promocionale “Bëhu arbitër” në shqip, një motivim i madh për të frymëzuar të rinjtë për t’u përfshirë në botën e arbitrimit, pasi momentalisht na mungojnë 40 mijë arbitra në Europë.

Gjithashtu, vizitova qendrën VAR këtu në federatë, që është po ashtu një hap i madh dhe duket që ju po bëni shumë hapa të mirë përpara.

Seminari fokusohet te përgatitja e arbitrave në fillim të sezonit, duke rifreskuar rregullat e futbollit dhe ndryshimet e reja të tyre. Në këtë mënyrë ne shkëmbejmë këndvështrime, diskutojmë dhe i inkurajojmë të bëjnë pyetje, në mënyrë që të kenë çdo gjë të qartë në mendjen e tyre kur hyjnë në fushë” – u shpreh instruktori i UEFA-s Kapitanis.

Ndërkaq, instruktori i UEFA-s Bekim Zogaj vlerësoi organizimin dhe infrastrukturën e krijuar në Shqipëri dhe u shpreh shumë optimist për performancën e arbitrave në sezonin e ri futbollistik.

“Punimet e seminarit po ecin shumë mirë. Tema ku unë kam ligjeruar ka qenë në lidhje me “offside”. Shikova një ekip shumë të mirë që ishin të motivuar dhe kriteret i njihnin shumë mirë, si asistentët dhe arbitrat e shqipërisë. Është hera e parë për mua që ligjeroj në Shqipëri. Falënderoj Sokol Jarecin dhe Federatën e Futbollit që më ka ftuar për të qenë prezent në këtë seminar të madh dhe elitar në Shqipëri.

Organizimi me këtë infrastrukturë është tepër profesional. Djemtë dhe vajzat janë shumë të përgatitur dhe besoj se do të ketë performancë të mirë në kampionatin “Abissnet Superiore” në Shqipëri” – theksoi Bekim Zogaj.

The post Rikthehet superliga e futbollit, arbitrat zhvillojnë seminar teorik dhe teste fizike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

CAP përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, Rama: Thjeshtim procedurash, ulje shpenzimesh për qytetarët

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se Çertifikata e Aftësimit Profesional (CAP) do të integrohet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar me Kodin 95.

Sipas tij, kjo risi shmang nevojën për kartonin e veçantë të CAP-it, duke thjeshtuar procedurat dhe duke ulur shpenzimet për qytetarët.

“Një tjetër hap drejt modernizimit e thjeshtimit të shërbimeve. CAP tani është pjesë e lejes së drejtimit si Kodi 95”, – u shpreh Rama.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se nga data 19 gusht 2025 ka hyrë në fuqi aplikimi i kësaj risie të rëndësishme për të gjithë drejtuesit e mjeteve që zotërojnë CAP.

“Në zbatim të standardeve më të mira europiane, CAP nuk do të lëshohet më si një karton më vete, por do të përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, duke u pasqyruar si Kodi 95 në të njëjtin dokument”, – thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Konkretisht, qytetarët nuk do të pajisen më me një karton të veçantë për CAP, pasi të gjitha të dhënat do të pasqyrohen në lejen e drejtimit. Aplikimi dhe rinovimi do të kryhen sipas procedurave ekzistuese, ndërsa shënimi i Kodit 95 do të pasqyrohet në dokumentin e vetëm të lejes së drejtimit.

Ky ndryshim sjell kursim kohe dhe shpenzimesh për qytetarët, duke shmangur aplikimet e përsëritura, pagesat shtesë dhe ecejaket e panevojshme. Me një procedurë të thjeshtuar, drejtuesit e mjeteve do të kenë tashmë vetëm një dokument të unifikuar, duke e bërë përdorimin më praktik dhe më të sigurt.

Gjithashtu, kjo risi përputhet me standardet e Bashkimit Evropian, ku Kodi 95 pasqyrohet në lejen e drejtimit, siç aplikohet në disa vende të BE-së.

Përfitime sjellin si për aplikantët e rinj, të cilët nuk do të paguajnë më për kartonin CAP, ashtu edhe për drejtuesit që rinovojnë, të cilët do të kenë gjithçka të përmbledhur në një dokument të vetëm. Po ashtu, edhe institucionet përfitojnë nga një administrim më i thjeshtë e i digjitalizuar.

Me këtë hap, DPSHTRR thekson angazhimin për të ofruar shërbime më të shpejta, më të lehta, më të lira dhe në përputhje me standardet evropiane për çdo qytetar.

/a.f/

The post CAP përfshihet automatikisht në lejen e drejtimit, Rama: Thjeshtim procedurash, ulje shpenzimesh për qytetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Divjakë – Vritet 32-vjeçari, në pranga autori i dyshuar

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Një ngjarje rëndë ka ndodhur pas mesnate në Divjakë, ku pas një konflikti, një 32-vjeçar është goditur me thikë e për pasojë ka ndërruar jetë.  Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në fshatin Kryekuq, Divjakë.

Policia bëri të ditur se viktimë mbeti shtetasi B. K., 32 vjeç, i cili ndodhej në shoqërinë e miqve të tij. Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua, por u kap disa orë më vonë nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë identifikimi dhe shoqërimi në Polici i shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i dyshuar si autor i ngjarjes. Ai u arrestua për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes dy familjeve për një kanal vaditës.

Policia njofton se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

/a.f/

The post Divjakë – Vritet 32-vjeçari, në pranga autori i dyshuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌