Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO

Një qytetar ka denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në Himarë, ku makina e tij me targa të huaja është marrë me karrotrec dhe dërguar në komisariat për shkak të një parkimi të parregullt. Edhe pse gjoba prej 1,500 lekësh (15 mijë lekë të vjetra) është vendosur në mënyrë të rregullt nga policia, problemi […]

The post Policia dhe karrotrecët në Himarë bashkëpunojnë për të ‘rrjepur’ emigrantët/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Berisha mban në këmbë Metën”, Kthupi: Grupi parlamentar i PL me deputetë të PD! Rada: Një makinacion që e kemi parë

Juristi Rezart Kthupi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, foli për lëvizjen e fundit të Berishës, që i dha tre deputetë Metës, për të formuar grup parlamentar.

Gjatë intervistës, Kthupi tha se grupin parlamentar i Partisë së Lirisë tashmë pritet ta shohim me deputetë të Partisë Demokratike.

Berisha i ka dhënë tre deputetë metës për të formuar grup parlamentar. Ai tha se nuk është një gjëje e jashtëzakonshme dhe thjesht e bën partinë me një peshë parlamentare që ajo nuk do e kishte pa ndihmën e Berishës. Nuk mendoj se ka një vlerë, përpos faktit që po krijohen tre grupe parlamentare. Në aspektin politik e vetmja gjë e mirë edhe dhënia peshë e Partisë së Lirisë gjë që në bazë të rezultatit të fundit nuk e ka. Nëse do bënim skenarë pse është zgjedhur kjo rrugë, e para është çështje procedurash parlamentare. Dhe tjetra krijohet një trupë e mesme politike që mund të negociojë pa komplekse me qeverinë…Kjo do ishte një vijë logjike…”, theksoi ai.

Nga ana e tij gazetari Ardit Rada tha se e sheh si një makinacion. Ndërsa nënvizoi se është e rëndësishme që Partia Demokratike të reflektojë dhe të sjellë një vizion të qartë.

“Kanë ato benefitet që mund të marrin, por në thelb një makinacion që në e kemi parë edhe më parë. Nuk është një gjë e re. Pra edhe vetë aleatët e Berishës janë bashkuar herë pas herë për të marrë këto benefite. Ajo që e bën të fortë përballë kundërshtarit, nuk është organizimi në grupe të tilla sesa vizioni apo qasja që do ketë opozita…pra mbetet për t’u parë nëse PD do të reflektojë në radhë të parë në raport me sjelljen e saj apo do shohim po ato akuza të përsëritura”, tha Rada.

/abcnews.al/

“Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

Forcat e Armatosura Shqiptare po modernizohen me mjete të blinduara LMV2. Lajmi u konfirmua në mediat sociale të Iveco Defence Vehicles.

Kjo pritet të ndodhë së shpejti falë një programi të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Mekanizmit Evropian të Paqes dhe i zbatuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim.

Kjo nismë thekson militarizimin në rritje të Ballkanit dhe forcimin e marrëdhënieve të mbrojtjes Itali-Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në sigurinë rajonale. Dorëzimi nënvizon rolin e Bashkimit europian në konsolidimin e krahut jugor të NATO-s dhe në pajisjen e Shqipërisë me mjete të avancuara të lëvizshmërisë ushtarake.

LMV2 është gjenerata e dytë e automjeteve të blinduara shumërolëshe e zhvilluar nga Iveco Defence Vehicles, me mbrojtje dhe performancë të rritur krahasuar me modelin origjinal LMV.

Këto mjete kanë një mbrojtje të avancuar, me strukturë të përforcuar kundër minave dhe zjarrit balistik. Mund të transportojnë 5 deri në 7 trupa përballojnë terrene të vështira dhe kushte ekstreme.

”Vajzë Fest” po vjen. Nga datat 22-24 gusht do jetë kryeqendra e Shqipërisë

Në fund të çdo gushti, Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani shndërrohet në një qendër pulsuese të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, ju ftojmë në “Vajzëfest-Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor.

Source

Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier – Nga cr7 dhe Robinho te Luis Diaz e Caicedo

Arsenal ka ndezur rivalitetin me Tottenham duke marrë në momentin e fundit transferimin e Eberechi Eze, pra duke e rrëmbyer nga duart e rivalëve të tyre.

Pas javësh negociatash që Spurs kishin zhvilluar me Crystal Palace, gjithçka dukej gati për marrëveshjen, por dëmtimi i Kai Havertz bëri që “Topçinjtë” të ofronin 68 milionë paund dhe të siguronin shërbimet e mesfushorit.

Ky është vetëm një nga shumë rastet e njohura në futbollin anglez ku marrëveshjet për lojtarë janë “rrëmbyer” në momentin e fundit. Sipas një artikulli të The Sun, Ligës Premier ka parë disa nga episodet më të bujshme të këtij fenomeni gjatë dekadave të fundit.

Aaron Ramsey – nga Cardiff te Arsenal (2008)

Manchester United ishte shumë pranë firmës me talentin 17-vjeçar nga Cardiff, madje kishte arritur akord publik.

Por Arsene Wenger mori vetë në dorë situatën, takoi lojtarin dhe e bindi të kalonte në Emirates. Ramsey u bë ikonë e Arsenal me 369 ndeshje dhe tre FA Cup.

Moises Caicedo – nga Brighton te Chelsea (2023)

Liverpool arriti një marrëveshje me Brighton për 110 milionë funte, dhe Jurgen Klopp madje e konfirmoi publikisht afrimin.

Por Chelsea reagoi menjëherë me një ofertë më të lartë, 115 milionë funte, duke i “rrëmbyer” mesfushorin që ishte tifoz i tyre që fëmijë.

Willian – nga Anzhi te Chelsea (2013)

Tottenham kishte mbyllur gjithçka me brazilianin, madje ai kreu vizitat mjekësore. Por një telefonatë nga Chelsea e ndryshoi gjithçka: Willian refuzoi Spurs dhe firmosi për rivalët e tyre të qytetit. Më pas fitoi dy tituj kampion me “Blutë”.

Robinho – nga Real Madrid te Man City (2008)

Chelsea ishte i bindur se do të firmoste me yllin brazilian, aq sa klubi nisi të shiste fanella me emrin e tij.

Por në ditën e fundit të afatit kalimtar, Manchester City – i blerë sapo nga sheikët e Abu Dhabit – bëri një ofertë prej 32,5 milionë funte dhe e rrëmbeu lojtarin.

Roy Keane – nga Nottingham Forest te Man United (1993)

Blackburn kishte arritur marrëveshje për transferimin e Keane, por një vonesë burokratike i kushtoi shtrenjtë.

Sir Alex Ferguson ndërhyri menjëherë dhe e bindi mesfushorin irlandez të nënshkruante për Man United, ku më pas bëri histori.

Park Chu-Young – nga Monaco te Arsenal (2011)

Lille kishte arritur akordin dhe Park ndodhej në hotel për vizitat mjekësore, por papritur “u zhduk”.

Në fakt, kishte hipur në tren për Londër ku nënshkroi fshehurazi me Arsenal, që ofroi një pagë më të lartë.

Cristiano Ronaldo – nga Juventus te Man United (2021)

Portugezi ishte vetëm një hap larg kalimit te Manchester City dhe kishte një akord verbal me klubin e Guardiolës.

Por një telefonatë e Sir Alex Ferguson e bindi të rikthehej në “Old Trafford”. Transferim i madh në letër, por me epilog të hidhur për të dyja palët.

Emmanuel Petit – nga Monaco te Arsenal (1997)

Tottenham mendonte se kishte bindur kampionin francez, por Petit përdori taksinë që Spurs i kishte paguar për të shkuar te shtëpia e Wenger-it.

Atje u arrit marrëveshja me Arsenal, duke lënë rivalët e qytetit të poshtëruar.

Luis Diaz – nga Porto te Liverpool (2022)

Tottenham kishte nisur negociatat për kolumbianin, por vonesat i kushtuan shtrenjtë.

Liverpool ndërhyri menjëherë me një ofertë prej 37,5 milionë funte dhe mbylli marrëveshjen në janar, duke e rrëmbyer nga duart e Spurs.

Eyal Berkovic – nga Maccabi Haifa te West Ham (1996)

Tottenham e kishte bindur mesfushorin izraelit, por ndërkohë West Ham u fut në lojë.

Harry Redknapp e takoi dhe e mori menjëherë firmën, duke i dhënë fund marrëveshjes me Spurs. Ironikisht, ai shënoi gol në debutimin kundër Tottenham. /Telegrafi/ 

The post Dhjetë ‘rrëmbimet’ më të famshme në Ligën Premier – Nga cr7 dhe Robinho te Luis Diaz e Caicedo appeared first on Telegrafi.

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

✇Albeu
By: M C

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës në Vlore, ku si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën në vend.

Kjo ngjarje vjen pasi pak më parë një fëmijë ka rënë nga lartësia në zonën e Lungomares dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

The post Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë appeared first on Albeu.com.

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares.

Sipas raportimeve, një fëmijë ka rënë nga lartësia dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Gjendja shëndetësore e fëmijës ende nuk bëhet me dije ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të zbuluar të tjera detaje mbi ngjarjen.

The post Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, në hartën  globale mbi prevalencën e nën-ushqyerjes për periudhën 2022–2024 tregon se Shqipëria ka nivelin më të lartë të nën-ushqyerjes në Europë duke u klasifikuar vetëm me Ukrainën një vend tashmë prej  vitesh në luftë.

Sipas të dhënave më të fundit të FAO-s për periudhën 2022–2024, Shqipëria shfaqet si i vetmi vend në Europë ku nën-ushqyerja është ende problem. Teksa pjesa dërrmuese e vendeve europiane kanë prevalencë pothuajse zero të popullsisë që nuk arrin të sigurojë ushqim të mjaftueshëm, Shqipëria paraqitet me një ngjyrë më të errët, ndryshe nga fqinjët dhe nga standardi i europian.

Sipas vlerësimeve të FAO-s, prevalenca e nën-ushqyerjes në Shqipëri llogaritet rreth 5.4% e popullsisë, ndërsa në vendet e Bashkimit Europian ky tregues është nën 2%, shpesh edhe i papërfillshëm. Për krahasim, në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Greqia, fenomeni është i padukshëm në statistikat e FAO-s, duke treguar se aksesi në ushqim është më i qëndrueshëm.

Të dhënat e FAO tregojnë se nën-ushqyerja në Shqipëri erdhi në rritje. Në fillim të periudhës (2014–2016), prevalenca e nën-ushqyerjes ka qenë 4.5%, duke mbetur relativisht e qëndrueshme për disa vite radhazi, me luhatje të vogla në intervalin 4.3–4.5%. Kjo tregon se për një periudhë të gjatë, situata ka qenë pothuajse njësoj, pa rritje apo ulje të dukshme.

Megjithatë, pas vitit 2019–2020 vihet re një tendencë rritëse. Nga niveli 4.3%, prevalenca e nën-ushqyerjes arrin në 5.4% për vitet 2020–2021, duke u rritur më tej në 5.8% në 2021–2022 dhe duke shënuar një kulm të ri në 6.2% në periudhën 2021–2023.

Në periudhën më të fundit, 2022–2024, niveli i nën-ushqyerjes ra në 5.4%, duke shënuar një përmirësim të lehtë, por mbetet dukshëm më i lartë sesa mesatarja e viteve të mëparshme.

FAO raporton se Shqipëria jo vetëm që nuk ka barë progres po rrezikon të thellojë kontrastin me fqinjët në treguesin e nën-ushqyerjes.

Teksa vendet e tjera europiane e kanë çuar fenomenin e nën-ushqyerjes drejt zhdukjes, Shqipëria ka mbetur  një “pikë e errët” në një kontinent që konsiderohet shembull i sigurisë ushqimore./ B.Hoxha

 

 

 

 

The post 2022-2024, Shqipëria me popullsinë me të nën-ushqyer në Europë appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024

Primi i sigurimit për frymë u rrit për të katërtin vit radhazi vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 10634 lekë (rreth 108 euro), në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e primit të sigurimit për frymë u ngadalësua ndjeshëm nga niveli prej gati 25% i vitit 2023. Megjithatë, rritja e fortë e vitit 2023 i detyrohej kryesisht rishikimit të dhënave demografike, pas Censit të popullsisë, që tregoi një rënie të ndjeshme të numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë sidoqoftë duket se ka vazhduar të ndikojë edhe vitin e kaluar, po të kemi parasysh se primet e shkruara bruto u rritën vetëm me 7%, më pak krahasuar me nivelin e primit mesatar për frymë.

Megjithëse densiteti i sigurimeve në Shqipëri është në nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, vlerësohet se ai ngelet ende ndër më të ulëtit të Europë.

Treguesi i densitetit të sigurimeve vazhdon të ketë diferenca të mëdha mes Tiranës dhe qarqeve të tjera të vendit. Statistikat e AMF-së tregojnë se Tirana është i vetmi qark me prime mesatare për frymë sipër mesatares kombëtare, në vlerën e afërsisht 20 011 lekëve për vitin e kaluar ose 88% më shumë krahasuar me mesataren kombëtare. Për Tiranën, primet e shkruara bruto për frymë u rritën me 6% krahasuar me një vit më parë.

Tirana është gjithashtu i vetmi qark me një strukturë relativisht të ekuilibruar të primeve, ku sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë rreth 51% të primeve të shkruara bruto. Kjo mund të shpjegohet me përqendrimin e produkteve vullnetare, si ato të biznesit apo të atyre të sigurimit të pronës në kryeqytet.

Në pjesën tjetër të vendit, sigurimet e detyrueshme motorike përbëjnë nga 84% (në Durrës) deri në pothuajse 97% (në Kukës dhe Berat) të primeve të shkruara bruto. Shifrat tregojnë qartë se, jashtë kryeqytetit, tregu i sigurimeve në Shqipëri është pothuajse i gjithi një treg i sigurimeve të detyrueshme të makinave.

Pas Tiranës, qarku dytë për nga vlera e primeve të shkruara bruto është Durrësi, me afërsisht 7885 lekë për frymë.

E treta renditet Vlora, me prime sigurimi në vlerën e 7819 lekëve për frymë, Gjirokastra, me afërsisht 7697 lekë për frymë dhe Korça, me 7506 lekë për frymë.

Në fund të renditjes, me diferencë të thellë nga qarqet e tjera të vendit, paraqitet Berati, me afërsisht 3384 lekë për frymë. Kjo shumë është sa 32% e mesatares kombëtare dhe më pak se 17% e nivelit maksimal, që shënohet në Tiranë.

Burimi: AMF

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), vitin e kaluar primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 24.5 miliardë lekësh ose rreth 249 milionë eurosh./ E.Shehu

The post Shqiptarët shpenzuan mesatarisht 108 euro për frymë për sigurime në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara

Treguesi i eficiencës së energjisë në ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi hap pas në 2024 edhe pse ulja në raport me 2023-in ishte thuajse e papërfillshme. Gjithsesi Enti Rregullator i Energjisë u kërkon ndërmarrjeve të shohin me kujdes arsyet nga ka ardhur kjo situatë për ta përmirësuar atë në vazhdim.

“Ky tregues është veçanërisht i ndjeshëm, pasi kostot e energjisë elektrike zënë pjesën më të madhe të kostove totale operative (O&M) në sektorin e ujit. Për vitin 2024, mesatarja sektoriale e eficencës së energjisë është në nivelin 0.66 kWh/m³, duke reflektuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 (0.63 kWh/m³)” nënvizoi ERRU.

Sipas raportit të performancës kostot e energjisë ishin 23.2 për qind e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes që kanë ujësjellësit, një nivel ky i konsiderueshëm dhe me ndikim të fortë. Kostot e energjisë janë bërë madje shkak i një zinxhiri borxhesh të prapambetura që ndërmarrjet kanë ndaj kompanisë së shpërndarjes së energjisë që arrijnë në disa qindra milionë euro. Çdo korrigjim në anën pozitive të eficiencës jep ndikim në konsumin që kanë ndërmarrjet. Enti ka kërkuar që ndërmarrjet e ujësjellësit të ndërmarrin studime mbi eficiencën për të parë situatën specifike të tyre, problemet por edhe zgjidhjet e mundshme.

“Përkeqësimi i këtij treguesi krahasuar me vitin 2023 vjen kryesisht se volumi i ujit të prodhuar është ulur me afërsisht 14.6 milion m3 , ndërsa energjia e konsumuar në kWh është ulur me rreth 750 mijë, pra afërsisht 2 herë më pak se uji i prodhuar. Këtë diferencë mund ta shpjegojmë me faktin se pompat janë konsumuar më shumë për 1 vit dhe nuk janë efikase, por ekziston mundësia që raportimi nga shoqëritë UK, i sasisë së energjisë së konsumuar (ose matja e saj) ose i sasisë së ujit të prodhuar (40% e vlerësuar) nuk ka qenë i saktë. Nisur nga kjo situatë Shoqëritë UK duhet domosdoshmërisht të gjejnë mundësinë për të realizuar studim mbi eficencën e energjisë dhe përmirësimin e saj, në sistemet e furnizimit me ujë dhe KUN” thuhet në raport./ N.Maho

The post Eficienca e energjisë u përkeqësua tek ujësjellësit, ERRU: Bëni studime të dedikuara appeared first on Revista Monitor.

FOKUS – Zjarret në BE thyejnë rekordin, mbi 1 milion hektarë të djegur në 2025

PARIS, 21 gusht /ATSH – AFP/ – Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare.

Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja.

Kjo përllogaritje bazohet në të dhëna të mbledhura nga vlerësimet e vendeve anëtare të sistemit evropian të informacionit për zjarret pyjore (EFFIS), ndërkohë që Spanja dhe Portugalia vazhdojnë të luftojnë me flakët.

Katër vende të BE-së, Spanja, Qiproja, Gjermania dhe Sllovakia, tashmë kanë përjetuar vitin e tyre më të keq që nga fillimi i statistikave.

Spanja, e goditur më rëndë, me mbi 400 000 hektarë të djegur, përbën gati 40% të totalit të BE-së. Në perëndim të vendit po vazhdojnë disa zjarre që kanë marrë jetën e katër personave.

Portugalia, e cila mban rekordin e BE-së me 563 530 hektarë të djegur në vitin 2017, renditet e dyta më e prekur këtë vit. Deri më 21 gusht 2025, vendi ka humbur gati 274 000 hektarë, sipërfaqe që nuk është regjistruar kurrë kaq herët gjatë vitit.

Rumania ndjek me 126 000 hektarë të djegur, ndërsa në Francë janë reduktuar në hi 35 600 hektarë pyje, kryesisht në rajonin jugor të Aude, i goditur nga një zjarr masiv në fillim të gushtit.

Të dhënat e EFFIS, pjesë e monitoruesit klimatik evropian Copernicus, llogarisin vetëm zjarret që kanë shkrumbuar të paktën 30 hektarë.

Jashtë BE-së, Britania gjithashtu po përjeton një vit rekord, pas zjarreve të prillit gjatë një vale të hershme të të nxehtit, si dhe në veri të Skocisë në fund të qershorit. Në Ballkan, Serbia po regjistron gjithashtu vitin e saj më të keq që kur mbahen të dhëna.

Deri më 19 gusht, zjarret pyjore në 22 nga 27 vendet e BE-së kishin lëshuar 35 megaton CO2 që nga janari , një nivel i paparë në këtë periudhë të vitit, sipas EFFIS , duke treguar se rekordi i vitit 2017 prej 41 megatonësh mund të kalohet.

Gjatë vitit rekord 2017,  zjarret  kishin marrë jetën e mbi 200 personave në BE, veçanërisht në Portugali, Itali, Spanjë dhe Francë.

Në vitin 2025, numri provizor i viktimave në BE për shkak të zjarreve është 1; dy në Qipro, një në Francë dhe shtatë në gadishullin Iberik. /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zjarret në BE thyejnë rekordin, mbi 1 milion hektarë të djegur në 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Një fëmijë ka rënë nga lartësia nga banesa e tij, e cila ndodhet në Lungomare. Fëmija është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe pritet një komunikatë e policisë për të mësuar më tepër sesi paraqitet gjendja e tij. […]

The post Tronditet Vlora/ Fëmija bie nga ballkoni i një banese, një grua hidhet nga pallati appeared first on BoldNews.al.

Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e 26 marsit 2025, ka miratuar 59 leje ndërtimi, kryesisht për kulla dhe resorte. Mes të tjerave, KKTU ka miratuar edhe lejen me objekt; Godinë banimi dhe shërbimesh me 3, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me […]

The post Rama-Balluku “respektojnë” me dy leje të reja për pallat të dënuarin për trafik droge, Fejzo Zekaj appeared first on BoldNews.al.

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

Një numër rekord zjarresh pyjore po përfshin Bashkimin Evropian këtë vit, me më shumë se 10 milionë hektarë tokë të djegura deri më tani, një sipërfaqe më e madhe se ishulli i Korsikës. Sipas të dhënave të fundit nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), kjo është sipërfaqja më e madhe e […]

The post 2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet i qëllimshëm/ Izolohet zjarri në Dukat, vatrat në Drashovicë dhe fshatin Vajzë aktive, zjarrfikësit në terren

VLORË- Zjarri përfshiu mbrëmjen e sotme një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës.

Gjithashtu një tjetër vatër zjarri u regjistrua në afërsi të fshatit Dukat. Por pas ndërhyrjes së emergjencave civile të Vlorës, zjarri në fshatin Dukat i Ri është izoluar plotësisht, duke evituar përkeqësimin e situatës dhe rrezikun ndaj zonave të banuara.

Ndërkohë, 3 vatrat e shfaqura njëherazi në lartësitë e staneve të Drashovicës dhe 2 vatrat e shfaqura në orën e fundit në Vajzë mbeten aktive.

Forcat zjarrfikëse vendore dhe Forcat e Armatosura janë në terren në këto dy fshatra, duke krijuar perimetra sigurie. Tipologjia dhe kronologjia e këtyre vatrave krijojnë bindjen e arsyeshme se kemi të bëjmë jo vetëm me zjarrvënie të qëllimshme, por me një grup të strukturuar kriminal në veprim në këtë zonë, anëtarët e të cilit kanë zgjedhur të veprojnë në orët e natës, kur është e pamundur ndërhyrja nga ajri.

Forcat operacionale do të mbeten të angazhuara në terren përgjatë gjithë natës, për të siguruar banesat dhe pronat e qytetarëve.

/abcnews.al/

Donald Trump gati ‘të patrullojë’ Uashingtonin: Do të dal me policinë dhe ushtrinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm të patrullojë rrugët e Uashingtonit me policinë dhe ushtrinë.

Ky qëndrim i tij vjen pasi vendosi trupa të Gardës Kombëtare në kryeqytetin e vendit javën e kaluar.

“Mendoj se do të jem jashtë sonte me policinë dhe ushtrinë, sigurisht”, tha Trump në një intervistë me emisionin radiofonik Todd Starnes të Newsmax.

Trump vendosi mijëra trupa të Gardës Kombëtare dhe agjentë federalë pas deklaratave të tij se kishte një rritje të krimit të dhunshëm.

Edhe pse zyrtarët e qytetit e hodhën poshtë këtë pretendim, duke thënë se statistikat federale dhe të qytetit treguan se krimi i dhunshëm kishte rënë ndjeshëm.

/abcnews.al/

Dukat, zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave

Situata e keqe me flakët po rikthehen. Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë. Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende.

Source

Vatra të reja zjarri në Kolonjë

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në brendësi të Parkut Natyror të Gërmenjit, në afërsi të fshatit Shelegur në bashkinë Kolonjë, duke rrezikuar zonat e mbrojtura dhe bizneset përreth. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një zonë me dendësi të lartë pyjore. Vatra të tjera aktive janë konstatuar gjithashtu pranë piramidave kufitare 13-14, në kufi me Greqinë. …

Source

Zjarret në BE me rekord, mbi 1 milion hektarë të djegur

Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare. Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja. Spanja, Qiproja…

Source

Berisha “i fali” tre deputetë Metës, reagojnë Murrizi e Çollaku: Po dorovisni votat e demokratëve, ja pse jemi 16 vjet në opozitë

✇Albeu
By: M C

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës duke i dhënë 3 deputetë hua aleatit të tij, mirëpo kjo lëvizje, nuk është pritur mirë nga demokratët.

Dy ish-deputetët Myslym Murrizi dhe Kreshnik Çollaku, kanë reaguar ashpër në rrjetet e tyre sociale.

“Problemi i PD nuk është pse i dhuron 7 deputetë e një grup parlamentar ish-LSI (parti me ideologji e histori tjetër)…,por se nuk ndal dot hemoragjinë brenda llojit, nuk bashkon të djathtën dhe dëgjon pak ose aspak e pjesën gri të elektoratit antiRame!!!”-shprehet Kreshnik Çollaku.

“Kjo “qerasja” me deputetë nga PD te partitë që nuk kanë vota as për një mandat, po më “pëlqen” shumë.
Opozita në zgjedhjet e 11 majit mori gjithsej 50 deputetë.
Nga këto, 4 ishin të LSI, 1 ishte i PR, 1 ishte i PDIU, 1 i PPDNJ, 1 i Partisë Agrare.
Vetë PD i ngelën 42 deputetë pa llogaritur ndonjë që ka ardhur si në transfertë, i huazuar nga LSI ose PS.
Nga 42 deputetë që i ngelën PD, dëgjova që 3 do t’i jepen për qerasje LSI që të krijojë grup parlamentar me 7 deputetë. 6 deputetë do t’i jepen Mediut për të krijuar grup tjetër parlamentar me 7 deputetë.
Dhe 6 të tjerë Partisë Agrare që edhe kjo të ketë grup parlamentar.

Kështu që grupit parlamentar të PD i ngelen vetëm 27 deputetë gjithsej.
Mirë do ishte që 6 deputetë të tjerë t’ia jepnin për kusur PDIU, që edhe kjo partiçkë që mori 1500 vota ta ketë një grup parlamentar. Dhe 6 deputetë të tjerë t’ia jepnin hua PPDNJ-së së Dules që nuk mori asnjë votë në 11 maj, që edhe Dulja ta ketë një grup parlamentar.

Dhe PD vetë të mbajë çfarë të ngelë pas “qerasjes”, që sipas llogarive ngelen 15 deputetë. Po edhe nga këto 15 “mirë” do bënit t’i jepnit 5 Agron Shehut, që edhe ai ta bëjë një grup parlamentar, se PD vetë “tamam” i ka 10 deputetë. Po kur shqiptarët shohin se si bëhet “qerasja” me deputetë, që këto parti parlamentare leshi të kenë grup parlamentar fiktiv vetëm për të marrë para nga taksat e shqiptarëve dhe për të punësuar 2-3 familjarë të tyre si këshilltarë apo sekretarë grupi si gjoja parti parlamentare, dhe që “kanë” grup parlamentar me deputetë të “shitur” në merkato, pse duhet të qëndrojnë stoikë si votues dhe nuk mund ta bëjnë këtë “pazar” vetë me votën e tyre ditën e zgjedhjeve????? Pse u dashka që votat e demokratëve t’i “dorovisni” ju ku të keni interes, në parti që kanë luftuar demokratët dhe demokratët vetë e paskan të ndaluar ta bëjnë një “dorovitje” me votë sa herë të ketë zgjedhje te çdo parti apo partiçkë që i ofrohet me pagesë???? Dhe pastaj themi pse kemi 16 vjet në opozitë.“-shkruan Maurrizi.,

The post Berisha “i fali” tre deputetë Metës, reagojnë Murrizi e Çollaku: Po dorovisni votat e demokratëve, ja pse jemi 16 vjet në opozitë appeared first on Albeu.com.

❌