❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy motra/ E plagosura niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Sarandë-Delvinë. Sipas burimeve paraprake, bëhet me dije se kanë ndërruar jetë dy vajza dhe një e tretë ka mbetur e plagosur rëndë.

Policia njofton se mjeti ku udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi që drejtohej nga 23 vjeçari Kevi Norra.

Viktima kanë mbetur  dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe, ndërkohë e plagosur rëndë ka mbetur pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe. Kjo e fundit sipas bluzave të bardha të Sarandës, ka politrauma, por eshte jashtë rrezikut për jetën.

Për mjekim më të specializuar u dërgua me ambulancë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në foto viktima Rozina Dhimaku, studente në degët e mjekësisë.

/ abcnews.al/

Më pak mjekë kërkojnë të largohen, ulen kërkesat për certifikata pune jashtë vendit

SHQIPËRI– Bien kĂ«rkesat e mjekĂ«ve pĂ«r t’u larguar nga ShqipĂ«ria.

NĂ« 6 mujorin e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, pranĂ« “Urdhrit tĂ« Mjekut”, kanĂ« mbĂ«rritur mĂ« pak kĂ«rkesa pĂ«r tĂ«rheqjen e certifikatĂ«s sĂ« sjelljes sĂ« mirĂ«, kriter bazĂ« pĂ«r punĂ«sim nĂ« klinika apo spitale tĂ« huaja.

Nëse vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ka pasur 80 kërkesa për këtë dokument, këtë vit janë rreth 20 më pak.

“GjatĂ« kĂ«tij 6 mujori kanĂ« kĂ«rkuar certifikatĂ«n e sjelljes sĂ« mirĂ« 65 mjekĂ«. Duke e krahasuar me 6 mujorin e vitit tĂ« kaluar shihet njĂ« rĂ«nie e lehtĂ« e kĂ«rkesĂ«s pĂ«r marrjen e kĂ«saj certifikatĂ«. GjatĂ« vitit 2024, nĂ« 6 mujorin e parĂ« kanĂ« qenĂ« rreth 80 kĂ«rkesa, ndĂ«rsa nĂ« total kanĂ« qenĂ« 150 certifikata”.

Frenimin e mjekëve për të punuar jashtë vendit, Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dritan Trepça e lidh me përmirësimin e infrastrukturës në sistemin shëndetësor, si dhe me politikat e ndërmarra së fundmi nga qeveria për rritjen e pagave.

“Mendoj se pĂ«rmirĂ«simet qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« infrastrukturĂ«n shĂ«ndetĂ«sore, si dhe rritja e pagave, qĂ« u bĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« tĂ« gjithĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sor”

Edhe, pse jo në shifra të kënaqshme, pozitive për Trepçan shihet fakti që ka mjek, të cilët po rikthehen për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor, pas një eksperience të fituar në vendet e BE-së./abcnews.al

Zbulohet varka misterioze e Jezusit në Detin e Galilesë

LONDËR, 24 gusht /ATSH/- NjĂ« varkĂ« e madhe e vjetĂ«r prej druri e zbuluar nĂ« Izrael Ă«shtĂ« quajtur “Varka e Jezusit”, pasi historianĂ«t e lidhĂ«n anijen me mrekullinĂ« mĂ« tĂ« famshme tĂ« Jezusit, sipas “Daily Mail”.

“ËshtĂ« njĂ« varkĂ« 2,000-vjeçare nga Deti i GalilesĂ«, lloji i varkĂ«s i pĂ«rmendur nĂ« Ungjij, dhe me madhĂ«si pĂ«r rreth 12 persona”, tha eksperti i arkeologjisĂ« biblike, Danny Herman.

“NĂ« fakt mund tĂ« lidhet me njĂ« nga historitĂ« mĂ« tĂ« famshme qĂ« çdo i krishterĂ« e di, rrĂ«fimin e Jezusit qĂ« ecĂ«n mbi ujĂ« dhe qetĂ«son stuhinĂ« nĂ« liqen”, tha ai.

Arkeologu Dr. Kurt Raveh theksoi se data e ndërtimit të varkës mund të gjurmohet nga shekulli i parë para Krishtit deri në shekullin e parë pas Krishtit, por nuk mund të provohet kurrë se Jezusi ka qenë në varkë ose mund ta ketë parë atë, pasi rreth 600 varka lëviznin në këtë liqen në atë kohë!

Varka u zbulua në vitin 1986 gjatë një thatësire të madhe që ekspozoi vijën bregdetare të Detit të Galilesë pranë Magdalës.

Vëllezërit Moshe dhe Yuval Lufan, arkeologë amatorë nga Kibbutz Ginosar, vunë re gozhda hekuri në baltë me një detektor metalesh.

Ndërsa gërmonin, doli një objekt në formë ovale prej druri, e groposur për gati 2,000 vjet.

Arkeologët detarë konfirmuan ndërtimin e saj në epokën romake.

Dizajni me fund të sheshtë të anijes, ideal për peshkim, dhe riparimet e bëra me dru vendas më të lirë sugjerojnë se u përkiste peshkatarëve të varfër, duke u përputhur me rrëfimet e Ungjillit për dishepujt e Jezusit.

Një tenxhere gatimi dhe një llambë vaji e gjetur aty pranë tregojnë një udhëtim nate, duke pasqyruar rrëfimin e Ungjillit.

Ruajtja e saj zgjati 16 vjet, duke zĂ«vendĂ«suar baltĂ«n me njĂ« tretĂ«sirĂ« ​​kimike transparente pĂ«r tĂ« parandaluar prishjen.

Që nga viti 2000, ajo është ekspozuar në Muzeun Yigal Allon në Ginosar, duke tërhequr pelegrinë të krishterë dhe entuziastë të historisë.//a.i/

The post Zbulohet varka misterioze e Jezusit në Detin e Galilesë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Telenovela” vazhdon/ Nuk ka kuorum, Kuvendi i KosovĂ«s nuk arrin tĂ« konstituohet

KOSOV˖ Telenovela vazhdon! Ka dështuar sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

LĂ«vizja VetĂ«vendosje propozoi sĂ«rish Hekuran Muratin, por nuk arriti tĂ« marrĂ« votat e mjaftueshme pĂ«r t’u zgjedhur nĂ« krye tĂ« Kuvendit.

Po ashtu dhe e propozuara e dytĂ« e VetĂ«vendosjes, ArbĂ«rie Nagavci, nuk mori besimin e deputetĂ«ve pĂ«r t’u zgjedhur.

Edhe emri i tretë Dimal Basha, i propozuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk mori votat e nevojshme.

Në këto kushte, kryesuesi i seancës Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do mbahet më 26 gusht, në orën 11:00./abcnews.al

 

Arrestohet në Belgjikë Shkëlqim Vokri, i dënuar për trafikim të 250 kilogramëve kokainë në Holandë

Në Belgjikë është arrestuar 56-vjeçari Shkëlqim Vokri, i shpallur në kërkim dhe i dënuar në Holandë për trafikimin e një sasie prej  25o kilogramë lëndë narkotike, e llojit kokainë.

Ky shtetas rezultonte i shpallur nĂ« kĂ«rkim nga autoritetet e shtetit holandez, pasi, bazuar nĂ« urdhrin e arrestit europian dhe ndĂ«rkombĂ«tar (EAW/IAW), duhet tĂ« vazhdojĂ« vuajtjen e dĂ«nimit prej 686 ditĂ«sh burgim tĂ« mbetura, lidhur me veprĂ«n penale tĂ« “Shkeljes sĂ« aktit pĂ«r drogat” (trafikim tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike), tĂ« parashikuar nga Kodi Penal Holandez.

Ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë, konkretisht me FAST Holandën dhe FAST Belgjikën.

Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave të saj të specializuara, thotë se mbetet e angazhuar maksimalisht në bashkëpunimin ndërkombëtar, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim vënien e tyre përpara drejtësisë.

Dy të rinj grabisin karburantin në Sukth/ Qëllojnë me armë Policinë, njëri prej grabitësve mbetet i plagosur

DURRËS- NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« kĂ«saj tĂ« diele nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s-TiranĂ«, nĂ« zonĂ«n e Sukthit. Policia e DurrĂ«sit thekson se dy persona u pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« pĂ«rplasje tĂ« armatosur me efektivĂ«t.

Grupi në fjalë, i cili përbëhej nga dy persona, raportohet se fillimisht vodhën një automjet dhe më pas përdorën atë për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth.

Gjatë ndjekjes nga Policia, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.

Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga. Autoritetet policore sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

POLICIA TREGON DINAMIKËN E NGJARJES:

Rreth orĂ«s 01:00 tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m, nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s-TiranĂ«, te “Çifligu” nĂ« Sukth, shĂ«rbimet e PolicisĂ« konstatuan automjetin e vjedhur mĂ« datĂ« 20.08.2025, nĂ« orĂ«n 20:30, nĂ« Sektor Rinia, DurrĂ«s, me tĂ« cilin, mĂ« datĂ« 21.08.2025, rreth orĂ«s 03:40, sipas njoftimit tĂ« njĂ« shtetasi tĂ« punĂ«suar nĂ« njĂ« karburant nĂ« Sukth, ishte grabitur me dhunĂ« shuma e lekĂ«ve tĂ« xhiros.

Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.

Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi  28 vjeçar, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Personi tjetër, 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.

Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.

Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur./abcnews.al

Rreziqet/ Si ndikojnë ushqimet ultra të përpunuara në shëndetin tonë

Termi “ushqime ultra tĂ« pĂ«rpunuara” Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i zakonshĂ«m kur diskutohet se sa tĂ« shĂ«ndetshme ose jo tĂ« shĂ«ndetshme  janĂ« ushqimet

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikuan sot një raport që tregoi se fëmijët dhe të rriturit amerikanë marrin më shumë se 50% të kalorive të tyre nga ushqimet ultra të përpunuara.

Sipas burimeve, ushqimet ultra të përpunuara, janë një nga arsyet e rritjes së sëmundjeve kronike në SHBA.

ÇfarĂ« janĂ« ushqimet ultra tĂ« pĂ«rpunuara?

Në SHBA nuk ka një përkufizim standard se çfarë janë ushqimet ultra të përpunuara, kështu që shumica e nutricionistëve, dietologëve dhe ekspertëve të politikave ushqimore mbështeten në sistemin e klasifikimit NOVA të zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e San Paolos, në Brazil në vitin 2009.

Sistemi NOVA i ndan ushqimet në katër grupe, ku grupi i parë janë të papërpunuara ose të përpunuara minimalisht, siç janë frutat dhe perimet; grupi i dytë janë përbërës të përpunuar të kuzhinës, siç janë kripa, sheqeri dhe vaji; dhe grupi i tretë janë ushqime të përpunuara, siç janë frutat dhe perimet e konservuara ose mishrat e kripur.

Grupi i katërt, ose ushqimet ultra të përpunuara, janë ushqime që ndryshohen ndjeshëm nga gjendja e tyre origjinale përmes formulimeve industriale.

Ato mund të bëhen në laborator duke përdorur substanca të nxjerra nga ushqimet, aditivë, përmirësues shijeje ose ngjyrues. Ato përgjithësisht përmbajnë pak ose aspak ushqime të plota.

KĂ«to pĂ«rfshijnĂ« pije tĂ« Ă«mbĂ«lsuara me sheqer, ushqime tĂ« Ă«mbla ose tĂ« kripura tĂ« paketuara,  drithĂ«ra pĂ«r mĂ«ngjes, bukĂ« tĂ« paketuara tĂ« prodhuara nĂ« masĂ«, vakte tĂ« gatshme pĂ«r t’u ngrĂ«nĂ«, akullore dhe pica.

Si të identifikoni ushqimet ultra të përpunuara?

Ekspertët thonë se mënyra më e mirë për të identifikuar ushqimet ultra të përpunuara në supermarket ose dyqan ushqimor është të lexoni listën e përbërësve.

Nëse përbërësit nuk janë artikuj që do të gjendeshin në kuzhinë, ka të ngjarë të jetë një ushqim ultra i përpunuar.

Problemi i vetëm me leximin e etiketave të ushqimit është se ato nuk rendisin proceset industriale që çojnë në krijimin e artikullit ultra të përpunuar.

A janë ushqimet ultra të përpunuara të pashëndetshme?

Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me shtimin në peshë.

Megjithatë, hulumtimet kanë zbuluar gjithashtu një lidhje midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe një rreziku më të lartë të sëmundjeve, siç janë sëmundjet kardiovaskulare, dhe madje edhe vdekja.

NjĂ« studim i vitit 2024 i udhĂ«hequr nga studiues nĂ« ShkollĂ«n e ShĂ«ndetit Publik T.H. Chan tĂ« Harvardit zbuloi se konsumi i lartĂ« i ushqimeve ultra tĂ« pĂ«rpunuara – mund tĂ« rrisĂ« rrezikun e vdekjes sĂ« parakohshme.

Pjesëmarrësit që hëngrën ushqime ultra të përpunuara kishin një rrezik 4% më të lartë vdekjeje nga çdo shkak dhe një rrezik 8% më të lartë vdekjeje nga sëmundjet neurodegjenerative.

NjĂ« studim tjetĂ«r i vitit 2024 nga studiues nĂ« SHBA, FrancĂ«, IrlandĂ« dhe Australi – zbuloi njĂ« lidhje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« midis ekspozimit ndaj ushqimeve ultra tĂ« pĂ«rpunuara dhe rrezikut mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« vdekjeve nga sĂ«mundjet kardiovaskulare.

FOKUS – NjĂ« mutacion i rrallĂ« gjenetik mundĂ«son imunitet tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ndaj viruseve

NJU JORK, 24 gusht /ATSH-AA/ – NjĂ« studim i kohĂ«ve tĂ« fundit i botuar nĂ« revistĂ«n “Science Translational Medicine” zbuloi se rikrijimi i njĂ« mutacioni tĂ« rrallĂ« gjenetik mund tĂ« mundĂ«sojĂ« imunitet pothuajse tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ndaj viruseve.

Një mutacion i rrallë gjenetik, një mangësi në gjenin 15 të stimuluar nga interferoni (ISG15) që duket se i bën njerëzit pothuajse të paprekshëm ndaj viruseve, është rikrijuar në kafshë laboratorike, duke rritur shpresat se një ditë mund të përdoret si terapi.

Njerëzit me mungesë të ISG15 përjetojnë inflamacion të lehtë dhe të vazhdueshëm, por proteinat e tyre që luftojnë virusin mbeten vazhdimisht aktive. Pavarësisht ekspozimit ndaj infeksioneve të zakonshme si gripi, fruthi dhe variçela, ata raportojnë vetëm simptoma të lehta.

“NĂ« thellĂ«si tĂ« mendjes sime, vazhdoja tĂ« mendoja se nĂ«se mund tĂ« prodhonim kĂ«tĂ« lloj aktivizimi imunitar tĂ« lehtĂ« tek njerĂ«zit e tjerĂ«, mund t’i mbronim ata nga pothuajse çdo virus”, tha imunologu i Universitetit tĂ« Kolumbias, Dusan Bogunovic, i cili e zbuloi pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« fenomenin 13 vjet mĂ« parĂ«.

Bogunovic dhe kolegët e tij kanë përdorur teknologji të ngjashme me vaksinat mRNA për të siguruar një mungesë të përkohshme të ISG15 te kafshët laboratorike.

Trupat e minjve dhe hamsterëve të cilëve iu nënshtrua trajtimit krijuan 10 proteina kyçe me efekte antivirale që bllokuan infeksionet në faza të shumëfishta.

Të infektuara më tej me SARS-CoV-2, proteinat e kafshëve të vaksinuara e kufizuan infeksionin, por nuk ndërhynë në pjesën tjetër të sistemit imunitar të kafshëve.

“Ne gjenerojmĂ« vetĂ«m njĂ« sasi tĂ« vogĂ«l tĂ« kĂ«tyre 10 proteinave, pĂ«r njĂ« kohĂ« shumĂ« tĂ« shkurtĂ«r, dhe kjo çon nĂ« shumĂ« mĂ« pak inflamacion sesa ajo qĂ« shohim te individĂ«t me mungesĂ« tĂ« ISG15”, shpjegoi Bogunovic, duke nĂ«nvizuar se inflamacioni Ă«shtĂ« “i mjaftueshĂ«m” pĂ«r tĂ« parandaluar sĂ«mundjet virale.

Edhe pse efekti mbrojtës zgjati deri në katër ditë, ai potencialisht mund të ofrojë mbrojtje afatshkurtër për punonjësit e kujdesit shëndetësor përpara se të jenë në dispozicion vaksina specifike.

Teknika mund të forcojë përgjigjet ndaj pandemive të ardhshme si COVID-19 ose Gripi Spanjoll, por mbetet në fazën e testimit të hershëm me pengesa të mëdha në shpërndarjen e sigurt të mRNA-së aty ku është e nevojshme tek njerëzit./    /os/

The post FOKUS – NjĂ« mutacion i rrallĂ« gjenetik mundĂ«son imunitet tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ndaj viruseve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme përkundër qyteteve bregdetare tradicionale evropiane, shkruan filiali italian i faqes së njohur turistike travelandtourworld.com.

Ky qytet bregdetar ka fituar popullaritet falë çmimeve të tij të përballueshme, plazheve mahnitëse dhe përvojave të gjalla kulturore.

Me rezervime qĂ« janĂ« rritur 224% krahasuar me vitin e kaluar, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« ”Love Holidays”, DurrĂ«si tashmĂ« Ă«shtĂ« nĂ« radarin e shumĂ« udhĂ«tarĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« pĂ«rzierje relaksimi dhe aventure pa shpenzuar shumĂ«.

Ndryshe nga shumë destinacione të njohura plazhi, Durrësi u ofron vizitorëve një atmosferë më të qetë, ku ata mund të shijojnë të gjithë bukurinë e një bregdeti mesdhetar pa mbipopullime.

Qyteti kombinon historinë e lashtë, arkitekturën interesante dhe shërbimet e arritshme, duke e bërë atë një mundësi tërheqëse për një pushim të përballueshëm.

ÇfarĂ« e bĂ«n DurrĂ«sin unik?

Durrësi, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është i njohur për plazhin e tij të bukur, që shtrihet 6,5 kilometra me rërë. Me klimën e tij mesdhetare, ky qytet ofron kushte perfekte për dashamirësit e plazhit.

Bregu Ă«shtĂ« i rrethuar nga gjire tĂ« izoluara dhe ujĂ«ra bruz, ideale pĂ«r t’u çlodhur, notuar ose shijuar sporte tĂ« ndryshme ujore.

Për më tepër, qyteti ofron një shumëllojshmëri akomodimesh të përballueshme, nga hotelet buzë detit deri te resortet spa butik, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë luks pa shpenzuar shumë.

Bregu bregdetar i qytetit është plot me bare, kafene dhe restorante, shumë prej të cilave ofrojnë pamje fantastike të detit.

”Cosmo-Restaurant”, i vendosur nĂ« skajin perĂ«ndimor tĂ« plazhit, Ă«shtĂ« shumĂ« i vlerĂ«suar pĂ«r gatimet e tij me ushqime deti, duke pĂ«rfshirĂ« karavidhe tĂ« freskĂ«ta, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« vend qĂ« duhet vizituar patjetĂ«r nga adhuruesit e ushqimit.

Çmimet e pĂ«rballueshme tĂ« ngrĂ«nies jashtĂ« nĂ« DurrĂ«s janĂ« njĂ« arsye tjetĂ«r pĂ«r popullaritetin e tij nĂ« rritje, me birrĂ« qĂ« kushton midis 2,05 dhe 2,40 stĂ«rlina dhe njĂ« gotĂ« verĂ« me çmim vetĂ«m 1,73-3,03 stĂ«rlina.

Një përvojë e pasur historike

Ndërsa Durrësi është më i njohur për plazhet e tij, ai gjithashtu krenohet me një trashëgimi të pasur kulturore që tërheq adhuruesit e historisë.

Një nga monumentet kryesore të qytetit është Kalaja e Durrësit, e cila daton në shekullin V.

Vizitorët mund të eksplorojnë fortifikimet e lashta, duke përfshirë Kullën Veneciane, e cila u ndërtua në shekullin XV dhe ofron pamje panoramike të qytetit dhe bregdetit.

Një tjetër vend historik i rëndësishëm është Amfiteatri Romak i Perandorit Adrian, amfiteatri i dytë më i madh në Ballkan. I ndërtuar në fillim të shekullit II, ky amfiteatër dikur priste gara gladiatorësh dhe tubime të ndryshme.

Me kalimin e kohës, u ripërdor për rituale të krishtera dhe në vitet 1960, u rizbulua pas shekujsh të varrosjes nga tërmetet.

Hyrja në këtë vend historik magjepsës kushton rreth 2,60 stërlina duke e bërë atë një përvojë të arritshme dhe pasuruese për turistët.

Për ata që janë të interesuar në historinë fetare, Xhamia e Durrësit, e vendosur në qendër të qytetit, ia vlen të vizitohet.

E hapur fillimisht në vitin 1938, është një vend pune adhurimi dhe u ofron vizitorëve mundësinë për të vlerësuar arkitekturën islame shqiptare.

Hyrja në xhami është falas, por vizitorëve u këshillohet të vishen modestisht dhe të heqin këpucët para se të hyjnë.

Relaksimi dhe aktivitetet në plazhin e Durrsit

Plazhi i Durrësit ofron një gamë të gjerë aktivitetesh për vizitorët që kërkojnë të relaksohen ose të qëndrojnë aktivë.

Plazhi i gjatë është i pajisur mirë me shezlongje dhe çadra, të cilat mund të merren me qira për vetëm 4,33 stërlina deri në 21,63 stërlina në ditë.

Për ata që kërkojnë pak më shumë veprim, plazhi ofron gjithashtu sporte ujore emocionuese si jet ski dhe zhytje nënujore, perfekte për kërkuesit e aventurave.

PĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« mĂ« tĂ« relaksuar, ”Hawaii Beach Club” Ă«shtĂ« njĂ« zgjedhje ideale.

I vendosur në një skelë, klubi ofron kokteje dhe shezlongje të rehatshme, duke u lejuar vizitorëve të shijojnë pije me një pamje marramendëse të detit.

Pavarësisht nëse vizitorët zgjedhin të relaksohen ose të marrin pjesë në aktivitete me energji të lartë, plazhi i Durrësit përmbush një sërë preferencash, duke e bërë atë një vend ideal si për familjet ashtu edhe për udhëtarët solo.

Akomodim dhe restorante me çmime të përballueshme

Vizitorët e Durrësit do të zbulojnë se akomodimet në qytet janë shumë të përballueshme, veçanërisht kur krahasohen me destinacione të tjera evropiane të plazhit.

PĂ«r shembull, udhĂ«tarĂ«t mund tĂ« rezervojnĂ« njĂ« qĂ«ndrim nĂ« hotel ”Epidamn Boutique & Spa” pĂ«r vetĂ«m 69 stĂ«rlina pĂ«r natĂ« pĂ«r dy tĂ« rritur.

Sipas ”Vacanze d’amore”, turistĂ«t mund tĂ« gjejnĂ« edhe paketa shtatĂ«-netĂ«she tĂ« minutĂ«s sĂ« fundit duke filluar nga 138 paund pĂ«r person.

Skena kulinare e qytetit është një tjetër atraksion, me një shumëllojshmëri restorantesh që shërbejnë gatime lokale dhe ndërkombëtare. Ushqimi i shpejtë është i bollshëm dhe i përballueshëm, me opsione të shijshme si byrek 40 centë.

Udhëtime ditore dhe atraksione pranë Durrësit

Përtej plazheve dhe vendeve historike, Durrësi ofron mundësi të shumta për ata që dëshirojnë të eksplorojnë më larg.

Pak jashtë qytetit, vizitorët mund të bëjnë një turne në Vreshtat Abaia, ku mund të shijojnë pesë verëra të ndryshme të prodhuara në vend.

Kantina gjithashtu ofron një turne me guidë në bodrumin e saj dhe një restorant, që shërben gatime lokale për të shoqëruar verërat.

Një turne me guidë fillon nga 17 stërlina për person, duke e bërë atë një zgjedhje të shkëlqyer për dashamirësit e verës.

Për ata që kërkojnë më shumë bukuri natyrore, Durrësi është i vendosur në mënyrë të përshtatshme pranë Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, vetëm 40 minuta larg.

Shqipëria është e njohur për plazhet e saj të pastra, gjiret e izoluara dhe atraksionet e përballueshme.

Vendasit rekomandojnĂ« tĂ« eksploroni disa nga vendet mĂ« pak tĂ« njohura tĂ« vendit, tĂ« tilla si Gjiri i KrorĂ«zit dhe Gjiri i DafinĂ«s, tĂ« cilat janĂ« tĂ« arritshme vetĂ«m me anije dhe ofrojnĂ« njĂ« ‘’arratisje’’ nga turma.

Riviera Shqiptare, nĂ« jug, Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« destinacion popullor, me plazhin e Ksamilit tĂ« pĂ«rshkruar si njĂ« “plazh tropikal nĂ« EvropĂ«â€.

Për aktivitete më aventureske, vizitorët mund të ecin në Bjeshkët e Nemuna, të eksplorojnë vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si Berati dhe Gjirokastra, ose edhe të provojnë parashutizëm pranë bregdetit të Vlorës.

Shqipëria gjithashtu ofron aktivitete të përballueshme, të tilla si një vizitë në burimin e Syrit të Kaltër për vetëm 40 centë ose një turne në Kalanë e Gjirokastrës për rreth 3 paund.

Edhe skena e jetës së natës në Shqipëri është e lulëzuar, me Tiranën dhe Durrësin që ofrojnë një shumëllojshmëri baresh dhe klubesh.

PĂ«r njĂ« pĂ«rvojĂ« unike, vizitorĂ«t mund tĂ« shijojnĂ« njĂ« pije nĂ« ”Sky Club”, i vendosur nĂ« njĂ« kullĂ« rrotulluese qĂ« ofron pamje 360 ​​gradĂ« tĂ« qytetit.

NĂ« DurrĂ«s, muajt e verĂ«s sjellin mbrĂ«mje tĂ« gjalla tĂ« mbushura me muzikĂ«, vallĂ«zim dhe argĂ«tim, duke e bĂ«rĂ« atĂ« vendin ideal pĂ«r t’u çlodhur pas njĂ« dite eksplorimi.

Pse Durrësi është destinacioni perfekt dhe i përballueshëm?

Me çmimet e tij të përballueshme, plazhet mahnitëse dhe trashëgiminë e pasur kulturore, Durrësi po bëhet një alternativë popullore ndaj destinacioneve të mbushura me njerëz të plazhit evropian.

Qyteti ofron diçka për çdo lloj udhëtari, qoftë duke kërkuar relaksim, aventurë apo eksplorim kulturor.

Për ata që kërkojnë të shijojnë pushime në plazh pa kostot e larta të destinacioneve më të njohura evropiane, Durrësi është zgjedhja ideale.

“Berisha po pĂ«rgatitet tĂ« arratiset”, Beqiri: Pritet zbĂ«rthimi i dosjeve tĂ« rĂ«nda! Mahmutaj: Famija Berisha ka blerĂ« apartamente nĂ« europĂ«, tĂ« hetohen

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« “Ora e Fundit” nĂ« ABC News, avokati Idajet Beqiri, foli pĂ«r dosjen “Partizani”, gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas avokatit Idajet Beqiri, pritet qĂ« tĂ« zbĂ«rthehen edhe dosje tĂ« reja tĂ« rĂ«nda pĂ«r ish-kryeministrin Berisha, ndĂ«rsa paralajmĂ«roi se ky i fundit po pĂ«rgatitet qĂ« tĂ« arratiset.

“SPAK ka ndĂ«rtuar dy standarde. SPAK nuk po i pĂ«rgjigjet nĂ« bazĂ« tĂ« kodit tĂ« procedurĂ«s penale krimeve tĂ« rĂ«nda qĂ« ka kryer Berisha. Ai Ă«shtĂ« person qĂ« po hetohet pĂ«r njĂ« numĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ« krimesh. Pra janĂ« shumĂ« çështje. Dhe njĂ« person i tirĂ« nuk mund tĂ« lihet i lirĂ«. Sepse kur tĂ« duash mund tĂ« arratiset. Ai nĂ« KosovĂ« shkoi nĂ« Istog qĂ« Ă«shtĂ« afĂ«r SerbisĂ«, pra shkon tĂ« bĂ«jĂ« kontrollin ku do jetojĂ« dhe tĂ« gjitha me radhĂ«. Ai atje e ka kokĂ«n, nĂ« Serbi. Ose Serbia mund ta pĂ«rcjellĂ« nĂ« Rusi”, tha ai duke shtuar se Berisha po pĂ«rgatitet tĂ« arratiset”, tha ndĂ«r tĂ« tjera ai.

I po tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim Ă«shtĂ« shprehur edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili gjatĂ« intervistĂ«s tha se vitet e fundit familja Berisha ka blerĂ« apartamente nĂ« shumĂ« shtete europiane dhe se sipas tij, kanĂ« dhĂ«nĂ« shenja se po pĂ«rgatitet pĂ«r t’u arratisur.

“Vitet e fundit familja Berisha ka blerĂ« apartamente nĂ« shumĂ« shtete europiane. VetĂ« ata e kanĂ« deklaruar qĂ« kanĂ« blerĂ« apartamente nĂ« shumĂ« vende europiane. Dhe kĂ«to janĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur planin pĂ«r t’i ndihmuar pĂ«r azil politik. Pra familja Berisha ka marrĂ« masa pĂ«r kĂ«to. SPAK duhet tĂ« hetojĂ« tĂ« gjitha kĂ«to apartamente”, tha gazetari Mahmutaj.

/abcnews.al/

PROFIL/ U nda nga jeta nĂ« moshĂ«n 64-vjeçare, kush ishte Artur Zheji, drejtues i emisionit “360 GradĂ«â€ nĂ« ABC News

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« papritur nĂ« moshĂ«n 64-vjeçare, gazetari dhe analisti i njohur nĂ« median shqiptare Artur Zheji.

Këtë të shtune ai ka qenë duke drekuar me familjen në një restorant në Sarandë, kur dyshohet se u godit nga një arrest kardiak.  Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës se spitalit të Sarandës, por mjeket konfirmuan se ka arritur aty pa jetë.

Artur Zheji ka një kontribut të gjatë si gazetar dhe opinionist në mediat shqiptare.

Prej shkurtit 2024 dhe deri nĂ« fund tĂ« muajit korrik tĂ« kĂ«tij viti, kur pati programin e fundit, ai drejtoi emisionin “360 GradĂ«â€ ne televizionin ABC News, njĂ« tryeze debati dhe analize pĂ«r çështjet e ditĂ«s, zhvillime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« politikes dhe aktualitetit shqiptar si dhe pĂ«r ngjarje tĂ« arenĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare.

Me herët Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe në televizione të tjera shqiptare apo ka qenë pjesë e paneleve të analisteve ne studio televizive. Po ashtu Zheji për shumë vite ka shkruar si gazetar e publicist ne gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese në media.

Artur Zheji ishte djali i përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami.

/abcnews.al/

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.

Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorte dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

MĂ« pas Ă«shtĂ« transportuar me autoambulancĂ« drejt urgjencĂ«s sĂ« spitalit “Petro Nako” tĂ« SarandĂ«s, por pa jetĂ«.

“Sot, rreth orĂ«s 16:10, nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrugĂ«s “Butrinti”, shtetasi Artur Zheji, banues nĂ« TiranĂ«, dyshohet se ka shfaqur probleme shĂ«ndetĂ«sore gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« njĂ« restorant dhe gjatĂ« transportit drejt spitalit me autoambulancĂ«, ka ndĂ«rruar jetĂ«. Vijon puna pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« rastit”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

/abcnews.al/

Cristiano Ronaldo shënon në Superkupën e Arabisë Saudite, arrin një rekord të madh

Cristiano Ronaldo e ka gdhendur emrin e tij në historinë e futbollit edhe një herë, duke u bërë lojtari i parë dhe i vetëm që shënon 100 ose më shumë gola për katër klube të ndryshme në katër shtete të ndryshme. 

Në një moment shkëlqimi karakteristik, Ronaldo shënoi një penallti në minutën e 41-të për të shënuar golin e tij të 940-të në karrierë, duke i dhënë Al-Nassr një epërsi 1-0 kundër Al-Ahli në Superkupën e Arabisë.

Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë e kaloi topin me qetësi përtej portierit kundërshtar, duke i ndezur entuziazmin tifozëve të Al-Nassr dhe duke e çuar ekipin e tij një hap më afër ngritjes së trofeut të lakmuar.

 

Cristiano Ronaldo scores his 100th goal for Al Nassr in the final 🐐

pic.twitter.com/fFtzzpigdI

— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) August 23, 2025

Me këtë gol, sulmuesi portugez bëhet lojtari i parë në histori që shënon 100 e më shumë gola për katër klube dhe shtete të ndryshme.

Real Madrid: 451 gola në 438 ndeshje, ku ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit dhe fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve UEFA. Manchester United: 145 gola në 346 ndeshje në dy periudha, Juventus: 101 gola në 134 ndeshje dhe tani Al-Nassr: 100 gola në vetëm 113 ndeshje.

Ky moment i fundit e çimenton më tej trashëgiminë e Ronaldos si një nga golashënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futboll, me 40-vjeçarin që nuk tregon shenja ngadalësimi. /Telegrafi/

 

đŸ€–đŸ‡”đŸ‡č Cristiano Ronaldo becomes the first player in history to score 100 goals for 4 different clubs and nation. ✹

One more today in Super Cup final. 🇾🇩 pic.twitter.com/OpcNku4qtS

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2025

 

🚹 Cristiano Ronaldo becomes the ONLY player EVER to score 100 goals in 4 different countries and for his NT. pic.twitter.com/wxlrTR21au

— TCR. (@TeamCRonaldo) August 23, 2025

 

The post Cristiano Ronaldo shënon në Superkupën e Arabisë Saudite, arrin një rekord të madh appeared first on Telegrafi.

Turistët rikthehen në Ksamil/ Shijojnë bukuritë e natyrës dhe plazhin magjepsës

Ksamili, nje nga perlat e Rivieres shqiptare, terheq shume turiste te huaj, nje pjese e te cileve rikthehen aty per te disaten here. Bukuria e brigjeve dhe plazhi ne kete zone, sherbimi dhe mikpritja jane nder gjerat qe vleresojne te huajt ne Ksamil

Këto dy familje nga Rumania pushimet verore po i kalojnë në Ksamil. Ivashko erdhi në Shqipëri pak kohë më parë për të konkuruar në një garë fitnesi, por shija e mirë që i la vendi ynë e riktheu sërish këtu. Këtë herë së bashku me familjen dhe miqtë e saj për të shijuar bregdetin e jugut.

Në vijën e gjatë të rivierës, Ksamili mbetet i preferuari i tyre.

“Jam Ivashko Adina, 43 vjec nga Rumania. Jam trajnere fitnesi dhe kam palestren time se bashku me bashkĂ«shortin. Kam fituar cmime ne gjithĂ« EuropĂ«n dhe gjithashtu nĂ« ShqipĂ«ri fitova kupĂ«n e botĂ«s. Kjo ishte arsyeja qĂ« mĂ« solli pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kĂ«tu dhe mbeta e mahnitur nga ky vend.”

Rrjetet sociale e ndihmuan të zbulonte më shumë për Shqipërinë.

“Erdha nĂ« ShqipĂ«ri kur konkurova nĂ« Tirane dhe me pas pashĂ« nĂ« Tik Tok video tĂ« Sarandes dhe Ksamilit, pas kĂ«saj thamĂ« pse jo, erdhem pĂ«r pushime dhe na pelqeu, eshte hera e dyte qe kemi ardhur edhe me miqte tane dhe u kemi treguar njerzve per kete ekperience dhe bukuri. Me siguri do te vijme edhe vitin tjeter.”

Plazhet me ujëra të kristalta janë arsyeja kryesore se përse janë dashuruar me Ksamilin, ndërsa ëmimet u duken shumë konkuruese krahasuar me vendet e tjera ku janë pushuar.

“Emri im eshte Andrea Vashko dhe vij nga Rumania. Atmosfera ne plazh eshte shume e mire. Na pĂ«lqen deti, Ă«shtĂ« shumĂ« i pastĂ«r, dalim me jetski, kalojmĂ« shumĂ« bukur kĂ«tu. Do t’ua sugjeroj miqve tĂ« mi pĂ«r vitin tjeter.

 “Ksamili Ă«shtĂ« shume i bukur. Eshte hera e katĂ«rt nĂ« ShqipĂ«ri. Muzika, deti, njerezit çdo gjĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« mire, duhet te vini ne Ksamil!”

“Kam ardhur kĂ«tu me familjen time dhe miqtĂ« e mi. Po e shijoj kĂ«tĂ« plazh kaq tĂ« bukur dhe jam shume e lumtur nese do te vija ketu çdo vit.”

“Çmimet nuk jane tĂ« larta, ne kemi qene ne disa vende ne Europe, Greqi, Malta etj, dhe cmimet kane qene me te shtrenjta nga ketu.”

Sezoni turistik në Ksamil është në kulmin e tij, me turistë besnik që rikthehen e të rinjë e vizitojnë për herë të parë.

“Per mua eshte viti i pare ketu, por ka njerez qe vijne ketu prej 13 vjetesh si klient besnik, jemi bere miq, jane shume te kenaqur dhe mezi presin ta bejne pushimin ketu. Shumica e turistave jane te rinj
”

Turizmi patriotik nuk mbetet pas në Ksamil, strukturat turistike janë të përgatitura për të mikpritur më shumë shqiptar të dissporëë e Kosoves në ditët e fundit të gushtit.

“Ne vazhdim presim shqipetar te diaspores, te kosoves nuk mungojne asnjehere, por edhe shume te huaj. Mendoj qe ne vazhdim sezoni do te jete me te njejtin ritem madje edhe me ngritje.”

Për natyrën, detin, gastronominë, turizmin detar dhe natyrën, Ksamili vazhdon te jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të pushuesve shqiptarë dhe të huaj, të të gjitha moshave. / abcnews.al /

Meta: S’kam kĂ« intimidoj, 5 nga 6 dĂ«shmitarĂ«t s’janĂ« mĂ« pjesĂ« e PartisĂ« sĂ« LirisĂ«

Zbardhja e vendimit të Gjykatës së Posaçme për mbajtjen e tij në qeli, nuk është pritur mirë nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me një audiomesazh nga burgu, Meta sqaron se nuk ka asnjë rrezik për të intimiduar dëshmitarët, sepse përveç Petrit Vasilit, 5 të tjerët as nuk janë më anëtarë të partisë së tij, nga Endrit Braimllari, Eriol Braimllari, Luan Rama, ish kryefinancierja Elena Gaçe dhe ish financierja Mirela Merko.

“Ky pretendim i akuzĂ«s dhe çuditĂ«risht, por jo dhe kaq çuditshĂ«m, i konfirmuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paturpshme nga noteri qĂ« paguhet si gjykatĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« mashtrim publik qĂ« kĂ«rkon tĂ« justifikojĂ« pengmarrjen time pĂ«r interes tĂ« regjimit mafioz tĂ« Edi RamĂ«s. “, thotĂ« Meta.

Sa i përket rrezikimit te prishjes se provave, Meta është i bindur se nuk ka asnjë prove ndaj tij, por fillimisht pala mbrojtëse do të ruajë konfidencialitetin.

“Ne do tĂ« ruajmĂ« konfidencialitetin deri nĂ« seancĂ«n paraprake tĂ« gjykimit dhe pastaj do tĂ« bĂ«jmĂ« publike tĂ« gjitha mashtrimet e “AfĂ«rmendshit” dhe tĂ« gjitha gjallesave tĂ« regjimit, qĂ« gjoja janĂ« “prova tĂ« gjalla” por qĂ« nĂ« fakt nuk kanĂ« asgjĂ« kundĂ«r Ilir MetĂ«s.”, thotĂ« ai.

Megjithatë, Presidenti i Partisë së Lirisë për këtë vendim nuk i kurseu akuzat për gjyqtarin dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Për Metën, më i interesuari për të mos u liruar ai, është Edi Rama.

Rutte vizitë në Kiev: SHBA dhe Europa po punojnë për garanci sigurie për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ishte në një vizitë në Kiev, ku diskutoi për garancitë e sigurisë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë një konference të përbashkët me liderin ukrainas, Rutte tha se Shtetet e Bashkuara dhe Europa po punojnë së bashku për garanci sigurie, që i ndau në dy shtresa.

E para ka të bëjë me një ushtri ukrainase të fortë për të mbrojtur vendin edhe në të ardhmen dhe tjetra janë garancitë e sigurisë të ofruara nga aleatët perëndimorë.

Rutte tha se presidenti amerikan e ka bërë të qartë se SHBA do të përfshihen në ofrimin e garancive për Ukrainën dhe shtoi se palët po punojnë bashkë që këto garanci të jenë të një niveli të tillë që Putin të mos sulmojë sërish.

Edhe Zelensky konfirmoi gatishmërinë e SHBA për të qenë pjesë e garancive të sigurisë dhe njoftoi se çdo ditë po mbahen bisedime për të diskutuar detajet.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi palën ruse se po bën çdo gjë për të shmangur një takim me të, pasi nuk duan ta përfundojnë luftën.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë për NBC News tha se deri tani nuk është planifikuar asnjë takim mes dy liderëve, pasi një axhendë e detajuar nuk është përgatitur. Kjo mund ta bëjë me të vështirë arritjen e afatit për një takim Putin-Zelensky deri në fund të muajit gusht.

Një takim mes dy liderëve të vendeve në luftë u dakordësua pas zhvillimeve te fundit ne frontin diplomatik dhe pasi Donald Trump u takua si me Putin, ashtu edhe me Zelensky. Presidenti amerikan se fundmi i krahasoi dy liderët me vajin e uthullën, për të treguar se ata nuk shkojnë mirë për arsye që janë të dukshme.

Trump tha se nëse një takim mes tyre zhvillohet, ai do te preferonte të mos ishte pjese nëse nuk do të ishte nevoja.

Shuhen 9 vatra zjarri, 2 të tjera ende aktive. Dy helikopterë ndërhyjnë për të shuar zjarrin në Finiq

Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat:

– 9 vatra janĂ« shuar,
– 2 vatra janĂ« aktive,
– 2 vatra janĂ« nĂ« monitorim.

Aktualisht aktive mbeten vatrat në:

* Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.
* IbĂ«, njĂ«sia BĂ«rzhitĂ«, TiranĂ«: ËshtĂ« aktivizuar njĂ« vatĂ«r zjarri nĂ« sipĂ«rfaqe me shkurre dhe mare, pranĂ« zonĂ«s ku njĂ« vatĂ«r u shua njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«. Terreni Ă«shtĂ« i paarritshĂ«m pĂ«r mjetet zjarrfikĂ«se. NĂ« ndĂ«rhyrje kanĂ« marrĂ« pjesĂ« 12 forca zjarrfikĂ«se me pajisje individuale dhe 4 forca tĂ« APR.

* Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.

* Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.

Më shumë turistë se në 2024/ Instat: Shqipëria u vizitua nga 6.6 milionë të huaj në 7 muaj

6.6 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë në periudhën janar-korrik të këtij viti.Instituti i stattistikave ka publikuar raportin i cili konfirmon se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja e numrit të turistëve është me gati 4% ose mbi 225 mijë vizitorë më tepër.

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është  mbi 1.8 milionë udhëtarë. Këto shifra konfirmojnë se turizmi edhe për këtë vit do mbetet një motor i fuqishëm për ecurinë ekonomike dhe punësimin në vend.

Turistët vijnë kryesisht nga rajoni i Evropës  në rreth 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj.

Por kryesojnë  turistet nga shtete të Evropës jugore ku përmendim Italianët,Spanjollët dhe Francezët.Kjo konfirmon se Shqipëria mbetet kryesisht një destinacion rajonal dhe mesdhetar, por nuk mungojnë edhe turistë nga tregje të  largëta  si Amerika, Azia apo  Afrika që edhe pse po japin një kontribut modest,mbeten  në rritje.

Nga të dhënat e Instat konstatohet se edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë jashtë vendit në korrrik . Jannë mbi 783 mijë shtetas shqiptarë që  numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë këtij viti

Parashikimet janë që Shqipëria të presë mbi 12 milionë vizitorë të huaj përgjatë këtij viti. Vendi vijon të promovohet edhe nga mediat ndërkombëtare si një nga destinacionet më të mira për pushime, jo vetëm për bregdetin por edhe bukuritë e tjera natyrore. Kjo ka bërë që turizmi gradualisht të shtrihet përtej sezonit veror.

Turizmi pritet të jetë një ndër shtyllat kryesore ekonomike në Shqipëri edhe në vitet që vijnë. Në vlerësimet e institucioneve turizmi pritet që të sjellë në ekonominë shqiptare rreth 6.7 miliardë euro deri në vitin 2030.

Juventusi duhet të plotësojë dy kushte për të nënshkruar me Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova tashmë ka arritur një marrëveshje personale me Juventusin, por klubi italian duhet të përmbushë dy kushte për të finalizuar transferimin.

Juventusi e ka vënë në shënjestër yllin e Lille për të forcuar repartin ofensiv, por burime italiane raportojnë se gjigandët e Serie A duhet të: Ulin kërkesat financiare të Lille, dhe Shesin Nico Gonzalez.

    Zhegrova ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Juventusi dhe është në pritje të marrëveshjes mes dy klubeve. Lille kërkon një shifër prej rreth 20 deri në 25 milionë euro, por Juventusi po punon për ta ulur çmimin, pasi kontrata e Zhegrovës skadon në qershor 2026 dhe lojtari ka njoftuar klubin se nuk do ta rinovojë pas këtij sezoni.

    Negociatat mes dy klubeve janë aktive dhe zhvillohen me intensitet. Palët janë të interesuara për një marrëveshje, por gjithçka varet nga kompromisi që mund të gjendet për çmimin përfundimtar. Nëse Juventus arrin të përmbushë këto dy kushte në ditët apo javët në vijim, transferimi i Zhegrovës në Serie A mund të bëhet realitet shumë shpejt.

    Për tifozët shqiptarë dhe sidomos ata kosovarë, kalimi i Edon Zhegrovës në një klub të madh si Juventusi do të ishte një moment historik dhe një dëshmi e ngritjes së vazhdueshme të yjeve shqiptarë në futbollin ndërkombëtar./footballitalia/KultPlus.com

    Juventus shton presionin për Zhegrovën, por duhet të shesë Nico Gonzalez

    Shitja e Douglas Luiz, e bërë zyrtare mbrëmjen e së enjtes, nuk ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme strategjinë e Juventusit në këtë merkato. Drejtori sportiv Comolli vazhdon të mbajë të qarta prioritetet: rikthimi i Kolo Muani, largimi i Nico Gonzalez dhe afrimi i fantazistit kosovar Edon Zhegrova. Sipas burimeve të klubit, Zhegrova ka dhënë tashmë po-në e tij për transferimin te bardhezinjtë.

    Source

    ❌