Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

GJERMANI – Dhjetëra mijëra trupa evropiane të nevojshme në Ukrainë

BERLIN, 21 gusht /ATSH/ – Liderët evropianë të NATO-s nuk duhet të jenë naive kur diskutojnë për një forcë paqeje në Ukrainë, por duhet të përballen me realitetin se do të nevojitet të dërgojnë dhjetëra mijëra trupa në vend për një periudhë të gjatë, tha kreu i sindikatës së ushtarëve gjermanë, sipas “Reuters”.

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të ndërmjetësojë paqen midis Moskës dhe Kievit, por ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë folur në favor të vendosjes së trupave si pjesë e një koalicioni vullnetar pas luftës, ndërsa kancelari gjerman Friedrich Merz gjithashtu ka shfaqur gatishmëri për pjesëmarrjen gjermane.

Koloneli Andre Wuestner, kreu i shoqatës së Forcave të Armatosura gjermane, u bëri thirrje sot liderëve evropianë të mos e nënvlerësonin detyrën ushtarake, por të ishin të sinqertë për sfidat, edhe pse një armëpushim i shpejtë duket i pamundur.

“Nuk do të mjaftojë që disa gjeneralë dhe njësitë e vogla ushtarake të drejtojnë një post komandimi në Ukrainë”, tha Wuestner, i cili përfaqëson më shumë se 200 000 ushtarë aktivë dhe të dalë në pension.

“Që nga fillimi, duhet të bëhet e qartë për Putin,  dhe të mbështetur e nga forcat ndërkombëtare, se jemi totalisht seriozë për garantctë e sigurisë”, shtoi ai.

“Seriozë për të mbështetur Ukrainën, seriozë për të garantuar armëpushimin dhe seriozë për reagimin tonë nëse Putin përpiqet të sulmojë përsëri Ukrainën”.

Ai vlerësoi se secili nga vendet kryesore të “koalicionit të të vullnetshmëve”, si Britania, Franca dhe Gjermania, do të duhej të vendoste të paktën 10 000 trupa në Ukrainë për një periudhë të gjatë, duke paraqitur një sfidë të madhe për forcat e tyre tashmë të ngarkuara dhe të pakta.  /Ad.Ab./

 

The post GJERMANI – Dhjetëra mijëra trupa evropiane të nevojshme në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington

Liderët evropianë do t’i bashkohen presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në takimin e tij me presidentin amerikan, Donald Trump të hënën në Uashington. Lajmin e ka bërë të ditur shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen. Vendimi duket se është në marrë për të parandaluar përsëritjen e një takimi të tensionuar mes Trumpit dhe […]

The post Liderët evropianë i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin në Uashington appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Liderët evropianë: Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën

BRUKSEL, 10 gusht /ATSH-ANSA/ – Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën. Ukraina ka lirinë për të vendosur për fatin e saj, thuhet në deklartën e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe presidenti finlandez Alexander Stubb në një deklaratë të përbashkët përpara takimit midis Trump dhe Putin.

”Negociatat kuptimplote mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose një reduktimi të armiqësive. Ne nënvizojmë angazhimin tonë të palëkundur ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës”, theksojnë liderët europianë.

Deklarata e përbashkët u nënshkrua edhe nga kryeministri Britanik Keir Starmer. Britania e Madhe priti zyrtarë të lartë të BE-së dhe Ukrainës në samit, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj parimit që kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë. Vija aktuale e kontaktit duhet të jetë pika fillestare për negociatat”, shpjeguan udhëheqësit evropianë.

“Ne mirëpresim angazhimin e presidentit Trump për të ndaluar vrasjet në Ukrainë, për t’i dhënë fund luftës së Rusisë dhe për të arritur paqe dhe siguri të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën. Jemi të bindur se vetëm një qasje që kombinon diplomacinë aktive, mbështetjen për Kievin dhe presionin ndaj Moskës mund të jetë e suksesshme. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim këtë punë diplomatikisht”, ushtarakisht dhe financiarisht”, theksojnë ata. /os/

The post BRUKSEL – Liderët evropianë: Rruga drejt paqes nuk mund të vendoset pa Ukrainën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Meloni kritikon Gjykatën Evropiane pas vendimit që godet marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kritikuar ashpër Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GD BE), pas një vendimi që konsiderohet goditje ndaj një prej iniciativave të saj kryesore për frenimin e emigracionit të parregullt.

Në vitin 2023, Meloni nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për ngritjen e qendrave të përpunimit të kërkesave për azil, të menaxhuara nga autoritetet italiane në Gjadër dhe Shëngjin. Plani parashikonte që emigrantët e shpëtuar në Detin Mesdhe dhe që vinin nga vende të cilësuara si të sigurta, të dërgoheshin në këto qendra për një procedurë të përshpejtuar azili. Por gjykatat italiane e pezulluan zbatimin e skemës, duke vënë në dyshim mënyrën se si qeveria kishte përcaktuar sigurinë e disa vendeve të origjinës si Bangladeshi dhe Egjipti.

Të premten, Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi se vendet anëtare mund të shpallin një vend të tretë si “vend i sigurt i origjinës”, por vetëm nëse ky përcaktim mbështetet në kritere të qarta, objektive dhe i nënshtrohet rishikimit gjyqësor. “E drejta e BE-së nuk e ndalon një shtet anëtar të përcaktojë një vend të tretë si të sigurt, për aq kohë sa ekziston mundësia për rishikim efektiv nga gjykatat,” thuhet në vendim.

Zyra e Kryeministres italiane reagoi me tone të ashpra ndaj vendimit, duke e akuzuar gjykatën për tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në politikat e emigracionit, një fushë që, sipas qeverisë italiane, duhet të mbetet në dorën e shteteve.

“Vendimi dobëson politikat për luftimin e emigracionit të paligjshëm masiv dhe për mbrojtjen e kufijve kombëtarë,” thuhej në deklaratë. Sipas saj, gjykata vendosi që “opinioni i gjyqtarëve të ketë përparësi ndaj rezultateve të hetimeve të kryera nga ministritë përkatëse dhe të vlerësuara nga Parlamenti sovran”.

“Kjo është një vendim që duhet të shqetësojë të gjithë,” vijon deklarata, “sepse kufizon edhe më tej hapësirën tashmë të vogël për vendimmarrje të pavarur nga qeveria dhe parlamenti.”

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Ligës së ekstremit të djathtë, Matteo Salvini, e quajti vendimin “skandaloz”, duke shtuar se “shkatërron sovranitetin kombëtar” dhe është “një tjetër dëshmi e një Evrope që nuk funksionon.”

Vendimi i GD BE-së erdhi pas një ankese të dy shtetasve nga Bangladeshi, të shpëtuar në Mesdhe dhe të dërguar në Shqipëri, ku kërkesat e tyre për azil u refuzuan me argumentin se Bangladeshi është vend i sigurt, siç ishte përcaktuar nga qeveria italiane në vitin 2024. Ata apeluan vendimin në një gjykatë italiane, duke pretenduar se qeveria nuk kishte ofruar asnjë arsyetim publik për këtë përcaktim dhe as nuk kishte parashikuar mundësi për ta kontestuar atë.

Sipas organizatës Freedom House, Bangladeshi cilësohet si “pjesërisht i lirë”, me raste të përndjekjes politike dhe dhunës, sidomos pas përmbysjes së qeverisë 15-vjeçare të partisë Awami League vitin e kaluar.

Gjykata evropiane theksoi se asnjë vend nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse të drejtat e njeriut garantohen vetëm për një pjesë të popullsisë duke përforcuar një vendim të mëparshëm që kundërshton konceptin e “vendeve pjesërisht të sigurta”. Megjithatë, ky standard pritet të ndryshojë pas miratimit të legjislacionit të ri që hyn në fuqi në vitin 2026.

Qeveria italiane, ndërkohë, ka vazhduar përdorimin e qendrave në Shqipëri për strehimin e dhjetëra emigrantëve të cilëve u janë refuzuar kërkesat për azil dhe janë në pritje të deportimit.

Opozita në Itali e ka përshëndetur vendimin e GD BE-së, duke e cilësuar si konfirmim të dështimit të modelit shqiptar. “Qeveria Meloni ka gabuar; modeli i Shqipërisë ka dështuar: është ndërtuar mbi abuzim ligjor,” shkroi deputeti i Partisë Demokratike, Matteo Orfini. “Ky vendim ka çuar në shkelje të të drejtave dhe në shpërdorim të rreth 1 miliard eurove fonde publike. A do të kërkojë ndokush falje? A do të japë kush dorëheqjen?”

Edhe Lëvizja Pesë Yjet akuzoi Melonin për keqmenaxhim të politikës së emigracionit, duke e karakterizuar atë me “padituri, improvizim dhe slogane boshe”. Pavarësisht vendimit, Meloni ka deklaruar se do të vijojë betejën për të bërë funksionale qendrat në Shqipëri, të cilat, sipas saj, janë të domosdoshme për të dekurajuar kalimet e rrezikshme përmes Mesdheut./abcnews.al

 

Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane

Komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka shprehur shqetësim lidhur me përdorimin e tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi, duke theksuar se Bashkimi Evropian po ndjek me vëmendje situatën.

Protestat masive antiqeveritare në Serbi, të cilat kanë nisur disa muaj më parë, janë shkaktuar pas shembjes së strehës së Stacionit Hekurudhor në nëntor, një ngjarje që ka nxitur zemërimin e qytetarëve dhe studentëve. Marta Kos ka deklaruar në X se është e rëndësishme të mbështeten të drejtat e demonstratave paqësore, liria e tubimit dhe e shprehjes.

Kos theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian dënon fuqishëm çdo akt të urrejtjes dhe dhune, duke u shprehur se të drejtat dhe vlerat themelore duhet të respektohen. Protestat kanë qenë të organizuara kryesisht nga studentët, të cilët kundërshtojnë dështimin e sundimit të ligjit në Serbi, si dhe korrupsionin që ka përfshirë shumë nivele të administratës shtetërore. Për më tepër, ata po bllokojnë degët universitare për të shprehur revoltën e tyre ndaj situatës politike dhe sociale në vend.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet serbe që të sigurojnë lirinë e protestës dhe të respektojnë të drejtat e qytetarëve të tij për të shprehur mospajtimet pa u ndëshkuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Forcë e tepruar kundër protestuesve në Serbi, reagon Komisionarja Evropiane appeared first on Euronews Albania.

Deklaratë e përbashkët nga tre vende evropiane: Irani të mos kryejë asnjë veprim

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i kërkuan sot Iranit të mos ndërmarrë asnjë veprim që do të destabilizonte më tej rajonin pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Ne e kemi bërë vazhdimisht të qartë se Irani nuk mund të ketë kurrë armë bërthamore dhe nuk mund të përbëjë më kërcënim për sigurinë rajonale”, thanë krerët e qeverive të tre vendeve në një deklaratë të përbashkët, raportoi Reuters.

Të tre vendet, së bashku me SHBA-në, kishin propozuar më parë një rezolutë të miratuar nga Bordi i Guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) më 12 qershor, duke akuzuar zyrtarisht Iranin për shkelje të angazhimeve të mospërhapjes së armëve bërthamore për herë të parë në pothuajse 20 vjet.

Bordi i Drejtorëve të IAEA-së nënshkroi rezolutën e paraqitur nga SHBA-të, Britania, Franca dhe Gjermania, me 19 vende që votuan pro, 11 abstenuan dhe tre – Rusia, Kina dhe Burkina Faso – kundër rezolutës.

Ministria e Jashtme iraniane dhe Organizata e Energjisë Atomike e Iranit e dënuan me forcë rezolutën, e cila zyrtarisht akuzon Iranin për shkelje të detyrimeve të tij për mospërhapje për herë të parë në pothuajse 20 vjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Deklaratë e përbashkët nga tre vende evropiane: Irani të mos kryejë asnjë veprim appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i lartë iranian: Propozimet evropiane në Gjenevë janë jorealiste

Një zyrtar i lartë iranian ka kritikuar propozimet e paraqitura nga fuqitë evropiane në takimin e Gjenevës, duke i quajtur ato “jorealiste”.

Ai theksoi se kërkesa për pasurimin zero të uraniumit, që u paraqit nga David Lammy si një “pikënisje” për bisedimet me Teheranin, është një “rrugë pa krye”, që nuk do të çonte në një zgjidhje të qëndrueshme.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtari iranian theksoi se këmbëngulja në këto qëndrime të njëanshme nuk do të afrojë Iranin dhe Evropën, duke nënvizuar se Irani nuk është i gatshëm të negociojë për aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë programin e tij raketor.

“Për Irani, ky nuk është një vendim i mundshëm. Ne do të shqyrtojmë propozimet evropiane, por nuk do të pranojmë asnjë kërkesë që do të dëmtonte sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë,” shtoi ai.

Pavarësisht kritikës, zyrtari iranian bëri të ditur se Irani do t’i shqyrtojë propozimet evropiane dhe do të paraqesë përgjigjen e tij në takimin e ardhshëm, duke shpresuar se do të mund të arrihet një marrëveshje që i jep fund tensioneve dhe i hap rrugën një zgjidhjeje të qëndrueshme diplomatike.

Një zyrtar i lartë iranian ka kritikuar propozimet e paraqitura nga fuqitë evropiane në takimin e Gjenevës, duke i quajtur ato “jorealiste”. Ai theksoi se kërkesa për pasurimin zero të uraniumit, që u paraqit nga David Lammy si një “pikënisje” për bisedimet me Teheranin, është një “rrugë pa krye”, që nuk do të çonte në një zgjidhje të qëndrueshme.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtari iranian theksoi se këmbëngulja në këto qëndrime të njëanshme nuk do të afrojë Iranin dhe Evropën, duke nënvizuar se Irani nuk është i gatshëm të negociojë për aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë programin e tij raketor.

“Për Irani, ky nuk është një vendim i mundshëm. Ne do të shqyrtojmë propozimet evropiane, por nuk do të pranojmë asnjë kërkesë që do të dëmtonte sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë,” shtoi ai.

Pavarësisht kritikës, zyrtari iranian bëri të ditur se Irani do t’i shqyrtojë propozimet evropiane dhe do të paraqesë përgjigjen e tij në takimin e ardhshëm, duke shpresuar se do të mund të arrihet një marrëveshje që i jep fund tensioneve dhe i hap rrugën një zgjidhjeje të qëndrueshme diplomatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtari i lartë iranian: Propozimet evropiane në Gjenevë janë jorealiste appeared first on Euronews Albania.

Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

Një takim mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe diplomatëve të lartë evropianë të premten dha shpresë për vazhdimin e bisedimeve, por nuk tregoi ndonjë shenjë të përparimit konkret, një javë pasi kriza e lidhur me programin bërthamor të Teheranit shpërtheu në luftë midis Izraelit dhe Iranit. Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, […]

The post Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme appeared first on BoldNews.al.

Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane po shqyrtohet projekt pozicioni negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” për negociatat me BE. Dy ditë më parë, presidenca polake e BE i kërkoi qeverisë shqiptare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grupkapitull, i cili do të paraqitet në konferencën e radhës ndërqeveritare.

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetare e këtij komisioni, Jorida Tabaku ishte kritike ndaj qeverisë për 11 majin, duke thënë se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë fasadë që injoron standartet demokratike.

“Po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjinë dhe ndërlidhjen, por nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor, ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi,” u shpreh Tabaku.

“Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Nuk mund të firmosim kapituj në letër kur po mbyllim sytë përballë deformimit të vullnetit të qytetarëve.”, shtoi Tabaku.

Kjo solli reagimin e Mimi Kodhelit, e cila tha se këtë komision duhet të diskutojnë për çështje të tjera dhe jo të bëjnë politikë. Sipas saj, ka instanca të tjera ku mund të adresohen shqetësimet politike.

“Unë gjykoj, se me respektin për kolegët prezent që mbledhja e Komisionit të Çështjeve evropiane është mbledhje ku qeveria vjen me disa letra dhe anëtarët diskutojnë, propozojnë dhe hartojnë ndryshimet respektive që në fund garantohen. Kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona politike jashtë këtij komisioni, ku mund të shpalosim opinionet tona politike, që nga zgjedhjet dhe rezultati i tyre spektakolar. Për këtë më duhet të falënderoj, meqë jemi duke diskutuar politikisht, çdo qytetar të republikës që kanë votuar bindshëm forcën që drejton sot vendin. Ka një diskutim të madh që bëhet mbi kodin zgjedhor dhe mënyrën se si qytetarët e shprehin vullnetin e tyre votën demokratike.”, tha Kodheli.

Në përditësim…

The post Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet appeared first on Sot News | Lajme.

Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot se ka përfunduar trajnimi dyditor i ekipit të rinisë, një investim i rëndësishëm në forcimin e njohurive mbi metodologjitë e ndjekura nga Bashkimi Evropian, në funksion të përgatitjes për hartimin dhe zbatimin e programeve për të rinjtë.

Sipas Muzhaqit, pas takimit të parë informues mbi strukturat drejtuese të programeve ndërkufitare dhe mundësitë që ofron BE, dita e dytë kishte në fokus proceset që garantojnë cilësinë dhe qëndrueshmërinë e projekteve si metodologjia LOD dhe parimet e saj, qëllimi i monitorimit të zbatimit, vlerësimi i rreziqeve dhe konsultimi i rasteve konkrete.

Muzhaqi nënvizoi faktin se përmes këtij trajnimi, përforcohet edhe njëherë vizioni i përbashkët për ndërtimin e projekteve me ndikim real për të rinjtë, me standarde evropiane dhe me përgjegjësi ndaj çdo hapi që ndërmerret. /j.p/

The post Hartimi dhe zbatimi i programeve për të rinjtë, përfundon trajnimi dyditor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Gjuha Mëmë”, laboratori teatror shkoi në tre qytete për Javën Kulturore Evropiane

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Në kuadër të Javës së Evropës, aktoret Ema Andrea dhe Aida Talliente krijuan një laborator teatror, i cili përçoi tek publiku përvojën emocionale të veprës së shkruar nga Elvira Buonocore.

“Gjuha Mëmë” titullohej shfaqja e vënë në Shkodër, Korçë e Tiranë, e cila ka në qendër dy gra, dy gjuhë që bashkëbisedojnë dhe një rrëfim të ndjerë për identitetin, kujtimet, fëmijërinë, emigracionin dhe lirinë.

Me një skenografi të thjeshtë por plot kuptim, “Gjuha Mëmë” e përballi publikun me paragjykimet, keqkuptimet dhe nevojën për të mos harruar të ëndërrojmë në gjuhën amtare. Vepra jep mesazhin se, në qendër të gjithçkaje, qëndron liria e gruas, si një themel pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë shoqëri e lirë.

Çdo fjalë dhe çdo heshtje në këtë shfaqje ishte si një kujtesë për vlerat që na bashkojnë dhe për dinjitetin që duhet mbrojtur çdo ditë.

/r.e/a.f/

The post “Gjuha Mëmë”, laboratori teatror shkoi në tre qytete për Javën Kulturore Evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vëndçe”, dokumentar mbi traditën dhe identitetin

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Java Kulturore e Evropës 2025 vijon me aktivitete të shumëllojshme, mes të cilave ishte dhe shfaqja e filmit “Vëndçe”.

Filmi i zhanrit dokumentar, “Vëndçe” me autor Lorin Terezin, solli zërat e Pilurit në zemër të Tiranës. Regjisori ka ndjekur nga afër përgatitjet e grupit të Pilurit, për në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.

Në kuadër të Javës së Evropës, dokumentari solli një rrëfim të sinqertë dhe të papërpunuar mbi traditën, identitetin dhe lidhjen e thellë mes zërit dhe vendit. Përmes provave dhe përditshmërisë, ai rikujtoi vlerat që ende i mbajnë shqiptarët të lidhur me rrënjët e tyre.

Dokumentari u shoqërua nga një bisedë me regjisorin dhe një interpretim drejtpërdrejtë nga vetë grupi, ashtu siç meriton të përfundojë një mbrëmje e vërtetë “Vëndçe”.

1 nga 5

/r.e/a.f/

The post “Vëndçe”, dokumentar mbi traditën dhe identitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombet europiane dhe arabe mblidhen në Spanjë, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza

Më 25 maj, në Madrid u zhvillua një takim i rëndësishëm ndërkombëtar mes vendeve evropiane dhe arabe, i fokusuar në ndalimin e ofensivës ushtarake të Izraelit në Gaza, shqyrtimin e sanksioneve kundër tij dhe mbështetjen për një zgjidhje me dy shtete. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Franca, Britania, Gjermania, Italia, Spanja, si dhe Egjipti, […]

The post Kombet europiane dhe arabe mblidhen në Spanjë, kërkohet përfundimi i luftës në Gaza appeared first on BoldNews.al.

“Dialogje në tinguj”, koncerti-leksion i mbajtur në Universitetin e Arteve

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Universiteti i Arteve në Tiranë u mbush me dashamirës të muzikës, të cilët iu bashkuan Musica Nova dhe Mikaela Mingës për “Dialogje në Tinguj”, një koncert-leksion me vepra të dëgjuara rrallë ose kurrë më parë në Shqipëri.

Publiku udhëtoi përmes kujtesës, identitetit dhe lidhjes kulturore, me koncertin “Dialogje në Tinguj” i cili përmbante vepra nga Berio, Bartok dhe Buharaja.

“Bachian Reflex” është një vepër për 11 harqe soliste e shkruar nga Edmond Buharaja, pak kohë para se të ndërronte jetë. Ajo cilësohet si një dialog mes të shkuarës dhe të ardhmes, ndërtuar me shumë kujdes nga kompozitori. Ndërsa “Folk songs” është një cikël prej 11 këngësh nga kultura të ndryshme të përpunuara për zë dhe ansambël. Kompozitori Luciano Berio nuk i trajton këto këngë thjesht si materiale folklorike por si një udhëtim që lidh kulturat e traditat.

“Divertimento for Strings” e Bartók është kompozuar në verën e 39-ës, pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe është një nga krijimet e fundit të Bartókut në Evropë. Folklori që dëgjohet është i shpikur, jo citim, por evokim, me të cilin krijon një gjuhë personale, si mjet shprehës i ankthit, kujtesës dhe rezistencës.

/a.f/

The post “Dialogje në tinguj”, koncerti-leksion i mbajtur në Universitetin e Arteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, një provë vendimtare për qeverinë proevropiane të Tusk

Polonia nis sot votimet për të zgjedhur pasardhësin e presidentit në detyrë, Andrzej Duda. Dymbëdhjetë kandidatë janë në garë për të pasuar presidentin Duda, i cili nuk mund të kandidojë sërish pasi ka shërbyer dy mandate 5-vjeçare.

Kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, kryeson në sondazhe. 53-vjeçari kandidon për Koalicionin Qytetar liberal-konservator të udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk.

Trzaskowski, i cili ka qenë kryetar bashkie që nga viti 2018, arriti një rezultat të lartë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke humbur ngushtë ndaj Duda në balotazh.

Partia e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Duda, e cila është partia më e madhe opozitare pasi humbi pushtetin ndaj koalicionit të Tusk në vitin 2023 – po mbështet historianin 42-vjeçar, Karol Nawrocki, i cili është në vendin e dytë në sondazhe.

Sławomir Mentzen kandidon për partinë radikale të krahut të djathtë “Konfederata”, por ka pak shanse për të fituar.

Një balotazh zgjedhor midis dy kandidatëve më të fortë, në dy javë konsiderohet i mundshëm.

Presidenti Duda përfaqëson Poloninë jashtë vendit. Ai ka ndikim mbi politikën e jashtme, emëron kreun e qeverisë dhe kabinetin, dhe është komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake në rast lufte.

Sulmet ndaj mediave në protestë, reagon Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë ashpër sjelljen e demokratëve

Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë ka dënuar sjelljen e demokratëve drejtuar gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi gjatë protestës së mbajtur ditën e djeshme nga opozita. Gazetarja dhe operatori i Euronews Albania u penguan nga demokratët Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi në punën e tyre.

AEJ shprehet se gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Gjithashtu, Shoqata e Gazetarëve Europianë thekson se një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet t’i ndalojë mediat të ushtrojnë misionin e tyre.

“Shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Evropianë dënon sjelljen agresive dhe deklaratat e deputetëve të Partisë Demokratike nga Edi Paloka, Klevis Balliu ndaj gazetares Sara Demushi së Euronews dhe kameramanit, por edhe gazetarëve të tjerë në protestën e sotme në Tiranë.

Gjuha kërcënuese dhe intimidimi fizik ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias janë të papranueshme dhe një kërcenim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias. Tentativa për ti larguar është e papranueshme dhe cenon rëndë lirinë e medias. Është e rrezikshme për standardet e një vendi që një parti politike të shantazhojë dhe kërcënojë gazetarët. Një parti politike nuk mund të largojë mediat nga një aktivitet publik dhe nuk mund të përpiqet të ndalojë ato të ushtrojnë misionin e tyre”, thuhet në reagim.

Në një deklaratë për mediat edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënoi ashpër gjuhën e deputetëve të Partisë Demokratike dhe opozitës ndaj gazetarëve.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron të papranueshme gjuhën e disa prej drejtuesve të partisë kryesore të opozitës ndaj gazetarëve në protestën kundër procesit zgjedhor të 11 majit, të zhvilluar në Bulevardin Zog i I në Tiranë. Reporterët dhe operatorët e mediave u janë drejtuar krerëve të protestës opozitare me pyetje dhe si përgjigje, prej tyre dhe mbështetësve të pranishëm, kanë marrë reagime dhe etiketime të palejueshme”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë “gazetarët e pranishëm në aktivitete politike apo protesta nuk kanë asnjë angazhim politik, por vetëm misionin e raportimit dhe të pasqyrimit të asaj që ndodh. Çdo etiketim apo polemikë me reporterët, në protestat e subjekteve politike, janë të papranueshme dhe përbëjnë shkelje të etikës dhe cenim të lirisë së shprehjes, raportimit dhe kërcënim të tyre, në krye të detyrës”.

“Tendenca për të politizuar pyetjet apo këmbënguljen e gazetarëve për shkak të pyetjeve të tyre, është e gabuar dhe na kthen në fillimet e pluralizmit politik shqiptar dhe në mendësitë e kulturës së munguar të diversitetit demokratik”, thekson më tej Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

“UGSH dënon këto episode, agresionin verbal dhe stigmatizimet që deputetë dhe drejtues të veçantë të opozitës dëshmuan në këtë aktivitet politik të tyre. Kërkojmë prej opozitës dhe përfaqësuesve të saj, të pranishëm në këtë ndodhi, të reflektojnë në respekt të medias, rolit të gazetarisë dhe pavarësisë së gazetarëve në përgjithësi”, theksoi UGSH.

UGSH shprehu solidaritetin e fuqishëm me kolegët dhe operatorët që u përballën me këtë situatë në protestën e thirrur prej opozitës.

The post Sulmet ndaj mediave në protestë, reagon Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Dënojmë ashpër sjelljen e demokratëve appeared first on Sot News | Lajme.

Metsola: Samiti i KPR në Shqipërinë e bukur, rifillimi i një Evrope të re në një botë të re

TIRANË, 16 maj /ATSH/ Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka vlerësuar nga Tirana rëndësinë e samitit të Komunitetit Politik Europian, duke theksuar se ai shënon një hap drejt rifillimit të një Europe të re në një botë të re që po ndryshon me shpejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, Metsola shkruan: “Samiti i sotëm i Komunitetit Politik Europian në Shqipërinë e bukur kishte në qendër rilançimin e një Europe të re në një botë të re. Ndërsa rendi global po riformësohet, Europa duhet të marrë përgjegjësi, të qëndrojë e bashkuar dhe të flasë me një zë të fuqishëm.”

Shqipëria mirëpriti për herë të parë këtë forum të nivelit të lartë europian, me pjesëmarrjen e 47 liderëve nga e gjithë Europa, në një shenjë të qartë mbështetjeje për rolin e saj në përforcimin e stabilitetit, sigurisë dhe integrimit europian në rajon.

The post Metsola: Samiti i KPR në Shqipërinë e bukur, rifillimi i një Evrope të re në një botë të re appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian duke komentuar zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se fushata e tyre u përqendrua vetëm në fjalën Evropë dhe anëtarësimi në BE. Më tej theksoi se fitoi më shumë se 52% të votave, duke premtuar integrimin në Bashkimin Evropian.

“Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës. Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave,” tha Rama.

The post Rama: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52% të votave appeared first on Lapsi.al.

Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për rrugën evropiane të Serbisë

Dënimi i qartë i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për integrimin e mëtejshëm të Serbisë në Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, më 13 maj gjatë vizitës në Beograd.

“Topi tani është në pjesën tuaj të fushës dhe ju lutem mos humbim kohë, sepse e ardhmja nuk do të presë”, tha Costa në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Costa shtoi se ai ka biseduar me Vuçiqin për reformat që Serbia duhet të ndërmarrë për të hapur kapitullin e ardhshëm në rrugën e integrimeve evropiane.

Gjatë më shumë se tre viteve të fundit, Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat i ka nisur që nga viti 2014. Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiqi ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Por, në të tashmen, Serbia është plotësisht e angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe e di se për këtë duhet të kemi një harmonizim të plotë në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është i vetëdijshëm që shumë zyrtarë të BE-së nuk e mbështesin vizitën e tij të fundit në Moskë, por se shpreson që ata do të kenë mirëkuptim dhe se Beogradi do të mund të hapë një kapitull të ri në procesin integrues.

“E kuptoj plotësisht shqetësimet e tyre për shkak se nuk kemi vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, por Serbia ka qëndruar shumë parimore që nga fillimi i konfliktit. Ashtu siç mbështesim integritetin tonë territorial, ashtu mbështesim edhe integritetin territorial të vendeve të tjera, përfshirë Ukrainën”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se është i vetëdijshëm që atmosfera për hapjen e kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësim në BE “nuk është aq e mirë” për shkak të vizitës së tij në Moskë, por se Serbia do të përpiqet të bëjë gjithçka që është marrë vesh më parë. Ai theksoi se BE është “partneri më i rëndësishëm” për Serbinë, me të cilin ka shkëmbimin më të madh tregtar.

Costa ndodhet në Beograd si pjesë e një vizite disa ditore në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pas Beogradit, ai do të shkojë në Sarajevë dhe Podgoricë, ndërsa më 15 maj do të vizitojë Shkupin dhe Tiranën, ku më 16 maj do të mbahet Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane.

Costa tha para vizitës se nuk ka një datë të caktuar për pranimin e anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian, por vlerësoi se Shqipëria dhe Mali i Zi janë përpara vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. REL/

The post Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyçe për rrugën evropiane të Serbisë appeared first on Sot News | Lajme.

Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur

TIRANË, 12 maj/ATSH/  Nga data 17 deri më 31 maj, Java Kulturore e Evropës 2025 do të sjellë mbi 30 aktivitete kulturore në 9 qytete të Shqipërisë.
Programi i këtij viti është krijuar së bashku me 11 artistë dhe grupe artistësh që eksplorojnë identitetin, lirinë, kujtesën, dashurinë, pasigurinë dhe përkatësinë përmes teatrit, muzikës, filmit, dansit, ekspozitave dhe artit bashkëkohor.
Më shumë se një festë, këtë vit Java e Evropës 2025 është një hapësirë për krijim.

Përmes një game të pasur dhe të larmishme disiplinash artistike, temash dhe vendndodhjesh, Java e Evropës 2025 shfaq fuqinë transformuese të kulturës në shoqëri. Programi synon të frymëzojë kreativitetin, të promovojë diversitetin, të nxisë dialogun, të nxisë progresin, si dhe të inkurajojë reflektimin dhe të menduarit kritik.

Pas një thirrjeje të hapur që tërhoqi mbi 200 aplikime, në edicionin e këtij viti janë përzgjedhur për të marrë pjesë 11 artistë dhe grupe artistike. Projektet e përzgjedhura përfshijnë:

Grupi ATA, Elsa Demo, Klodian Gjonpalaj – Kanga eme – Teatër

BERK – Shoqëria Post-Gjuhësore – Teatër

Blerta Kambo – Dashuria është e njëjtë – Arte pamore

Ema Andrea, Aida Talliente, Elvira Boncuore – Gjuha mëmë – Teatër

Ansambli Musica Nova, Harlen Nikolli, Mikaela Minga – Dialogë në tinguj – Koncert

Lorin Terezi – Vëndçe – Dokumentar ndërdisiplinor

Mardit B. Lleshi –Rrethi i Tingujve – Koncert

Olsi Hoxha –Pikënisje të paqarta – Ekspozitë vizuale

Redina Qose – Kah shkojnë dallëndyshet? – Ekspozitë

Rona Nishliu, Gent Rushi – JALBOZ – Koncert

was bleibt kollektiv | Gentian Doda – Mes hapave dhe hijeve – Dans bashkëkohor

Këto vepra do të prezantohen në Tiranë, Kamëz, Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pilur (Himarë) dhe Berat, duke krijuar një hartë kulturore që fton për angazhim dhe reflektim publik.

Përveç shfaqjeve dhe ekspozitave, Java e Evropës do të presë gjithashtu sesione bisedash mbi artin dhe biseda me artistë, duke ofruar një platformë për dialog dhe shkëmbim mbi muzikën, filmin, teatrin dhe artet performuese. Këto biseda do të eksplorojnë rolin e kulturës në formësimin e së tashmes dhe përfytyrimin e një të ardhmeje më të mirë. /a.g/

The post Java Kulturore e Evropës 2025 sjell 30 aktivitete të 11 artistëve të mirënjohur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌