❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

✇Albeu
By: V K

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej 9.1% në krahasim me një vit më parë.

Një grua merrte 75.4 mijë lekë/muaj, ose 10.6% më shumë se në 2023-n. Të dhënat janë bërë të ditura nga INSTAT.

Teksa pagat mesatare të grave janë rritur me ritme më të shpejta se të burrave, hendeku është ngushtuar në 4.9%, nga 6.2% një vit më parë.

Kjo do të thotë se burrat paguhen mesatarisht rreth 5% më shumë sesa gratë. Hendeku mbetet gjithsesi më i lartë se në vitin 2021 kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Ndonëse hendeku është ngushtuar, janë vetëm 4 grup profesione, ku gratë u paguan më shumë se burrat në vitin 2024, nga 5 një vit më parë. Profesionet ku gratë paguhen më shumë janë:

Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës.

Gratë drejtuese paguhen më shumë

Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, nĂ« grup-profesionin “Drejtues administrativĂ« dhe komercialĂ«â€, gratĂ« u paguan mesatarisht me 214 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj nĂ« 2024-n, me rritje prej 6% nĂ« raport me vitin e mĂ«parshĂ«m. Ky Ă«shtĂ« grup-profesioni mĂ« i paguar nĂ« vend. NĂ« krahasim me burrat qĂ« punojnĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtin profesion (200.7 mijĂ« lekĂ«), femra drejtuese paguhen 6.5% mĂ« shumĂ«.

Edhe nĂ« shtet, gratĂ« paguhen mĂ« shumĂ«. NĂ« grup-profesionin “LigjvĂ«nĂ«s, nĂ«punĂ«s tĂ« lartĂ« tĂ« administratĂ«s shtetĂ«rore dhe drejtorĂ« ekzekutivĂ«â€, paga mesatare mujore e femrave ishte 118 mijĂ« lekĂ«, ose 7.9% mĂ« shumĂ« sesa e meshkujve nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kategori.

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 29%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 71 mijë lekë në muaj, përkundrejt 50 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

AftĂ«sitĂ« nĂ« mĂ«simdhĂ«nie nĂ« lĂ«ndĂ«t shkencore vlerĂ«sohen mĂ« pak tek femrat. Diferenca nĂ« grup profesionin “SpecialistĂ« tĂ« shkencave tĂ« fizikĂ«s, matematikĂ«s dhe inxhinierisĂ«â€ Ă«shtĂ« 17%, me burrat qĂ« paguhen 107 mijĂ« lekĂ« dhe gratĂ« rreth 88 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 13% më pak sesa ata meshkuj. Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 94 mijë lekë, ose 15.6% më pak sesa burrat. Barazia më e madhe në paga është në Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes (rreth 48 mijë lekë secili).

The post Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim appeared first on Albeu.com.

Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës

Pas gati dy vjetësh konflikti, kapaciteti ushtarak i Hamasit është dëmtuar rëndë, ndërsa udhëheqja politike është në presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë luftës, Hamasi ka vazhduar të përdorë një sistem sekret pagese me para në dorë për të paguar rrogat e 30 mijë punonjësve civilë, me vlerë totale prej rreth 7 milionë dollarë. Disa [
]

The post Sistemi sekret me të cilin Hamasi paguan rrogat e administratës appeared first on BoldNews.al.

Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nga ky muaj shërbyesit publikë që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook ka shkruar se rritja e kĂ«tij muaji e kompleton rritjen e paraparĂ« sivjet prej 110 eurove pĂ«r secilin punonjĂ«s, e cila zbatohet nĂ« dy faza nga 55 euro – faza e parĂ« nga janari 2025 dhe faza e dytĂ« nga korriku 2025.

“Kjo njĂ«kohĂ«sisht pĂ«rbĂ«n rritjen e 4-t tĂ« pagave nĂ« sektorin publik prejse kemi marrĂ« mandatin, gjĂ« qĂ« na bĂ«n QeverinĂ« e vetme qĂ« ka rritur pagat 4 herĂ« brenda mandatit. Rritja e parĂ« nĂ« shkurt 2023 – hyrja nĂ« fuqi e Ligjit tĂ« Pagave.  Rritja e dytĂ« nĂ« janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 nĂ« 110. Rritja e tretĂ« nĂ« janar 2025 – rritja prej 55 euro nĂ« muaj pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit.  Rritja e katĂ«rt nĂ« korrik 2025 – rritja prej 55 euro nĂ« muaj pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit”, ka shkruar Murati. /Telegrafi/

The post Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë appeared first on Telegrafi.

“ShqiptarĂ«t paguajnĂ« si europianĂ«, jetojnĂ« si nĂ« AfrikĂ«â€, Tabaku shpĂ«rthen ndaj qeverisĂ«: Familjet po mbyten nga çmimet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta përmes një videoje në rrjetet sociale mbi rritjen e papërballueshme të çmimeve në Shqipëri.

Tabaku e ka cilësuar këtë fenomen si një realitet të padrejtë për qytetarët, teksa thotë se sot Shqipëria konkurron me Bashkimin Europian vetëm për çmimet e larta.

Po ashtu, Tabaku vijon më tej duke thënë se pagat në Shqipëri janë të një niveli me vendet e Afrikës.

“Sot ShqipĂ«ria konkurron me Bashkimin Europian vetĂ«m pĂ«r çmime!” – deklaron Tabaku. Ajo nĂ«nvizon se sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare pĂ«r vitin 2025, çmimet pĂ«r produktet bazĂ« si djathi, qumĂ«shti, vezĂ«t dhe vaji janĂ« pĂ«rkatĂ«sisht 25-30% mĂ« tĂ« larta se mesatarja e BE-sĂ«. NdĂ«rkohĂ«, karburanti mbetet ndĂ«r mĂ« tĂ« shtrenjtĂ«t nĂ« rajon, duke arritur çmime qĂ« kapin kufirin e 2 dollarĂ«ve pĂ«r litĂ«r – tĂ« barabarta me ato tĂ« ZvicrĂ«s.

Tabaku thekson kontrastin e thellĂ« mes standardit tĂ« jetesĂ«s nĂ« vend dhe niveleve europiane, duke rikujtuar se tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« tĂ« shqiptarĂ«ve janĂ« vetĂ«m 40% e mesatares sĂ« BE-sĂ«. “Ky Ă«shtĂ« realiteti shqiptar: paga afrikane, çmime europiane!”, deklaron ajo.

Sipas saj, zgjidhja qëndron te kontrolli i tregjeve, hapja ndaj konkurrencës dhe përmbysja e modelit ekonomik të kapur nga pakica. Ajo kërkon që ekonomia të rikthehet në shërbim të shumicës dhe të familjeve shqiptare që sot përballen me barrën më të rëndë ekonomike në rajon.

“PĂ«rse qytetarĂ«t shqiptarĂ« duhet tĂ« paguajnĂ« mĂ« shumĂ« se europianĂ«t pĂ«r tĂ« njĂ«jtat produkte, kur kanĂ« mĂ« pak tĂ« ardhura?”, pyet Tabaku, duke e mbyllur me njĂ« thirrje tĂ« qartĂ«: Kjo duhet ndryshuar!

 

 

The post “ShqiptarĂ«t paguajnĂ« si europianĂ«, jetojnĂ« si nĂ« AfrikĂ«â€, Tabaku shpĂ«rthen ndaj qeverisĂ«: Familjet po mbyten nga çmimet appeared first on Sot News | Lajme.

Paga mesatare në Shqipëri bie në 822 euro, 48% e të punësuarve paguhen deri në 600 euro në muaj

Pagat në Shqipëri kanë shënuar një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025, me mesataren kombëtare që ka zbritur në 822 euro, nga 835 euro që ishte në fund të vitit 2024. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rënia justifikohet me mungesën e shpërblimeve që zakonisht jepen në fundvit.

Në sektorin privat, situata paraqitet edhe më problematike, pasi paga mesatare ka rënë nga 760 euro në 750 euro, duke reflektuar mungesën e investimeve të bizneseve për të joshur punonjësit e rinj. Sipas të dhënave, mungesa e stafit në shumë kompani nuk po shoqërohet me politika pagash më konkurruese.

I vetmi sektor që ka shënuar rritje të lehtë të pagës mesatare është ndërtimi, ku ajo ka kaluar nga 670 euro në 682 euro për muaj në fund të marsit 2025. Ndërkohë, të gjithë sektorët e tjerë kanë raportuar ulje të pagave krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Paga më të larta mbeten në sektorët e aktiviteteve financiare, sigurimeve, informacionit dhe komunikimit. Megjithatë, hendeku mes sektorëve është i thellë. Bujqësia rezulton sektori më i nënpaguar, me një pagë mesatare prej 545 euro, ndjekur nga tregtia, transporti dhe turizmi me 675 euro. Më pas renditen ndërtimi me 682 euro dhe industria me 684 euro.

Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të luftuar nëndeklarimin e pagave, INSTAT evidenton se pjesa më e madhe e punonjësve ende nuk arrin pagën mesatare. Konkretisht, 48% e të punësuarve në Shqipëri paguhen deri në 600 euro në muaj, 25.4% marrin paga nga 600 deri në 950 euro, ndërsa vetëm 26.5% fitojnë mbi 950 euro në muaj.

The post Paga mesatare në Shqipëri bie në 822 euro, 48% e të punësuarve paguhen deri në 600 euro në muaj appeared first on Sot News | Lajme.

Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë (Infografik)

Deri më sot, debati publik është furnizuar me një tregues të vetëm sa i përket të ardhurave të qytetarëve nga paga, treguesi i pagës mesatare bruto. Në tremujorin e parë të këtij viti, paga mesatare bruto ishte në masën 82 mijë lekë, shifër që përfshin tatimin mbi të ardhurat personale, i cili është progresiv, dhe [
]

The post Gjysma e shqiptarëve kanë pagë bruto më pak se 62 mijë lekë (Infografik) appeared first on Reporter.al.

Kushtetuesja-Ramës: E papranueshme për të na vënë në dyshim autoritetin! Jemi të pavarur

Gjykata Kushtetuese, i është përgjigjur akuzave të Edi Ramë, i cili e konsideroi si një lajthitje vendimin e vitit 2022 të Kushtetueses, e cila pranoi kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave, dhe sipas kreut të qeverisë, nëse kjo gjykatë pranon sërish kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave ky do të ishtë [
]

The post Kushtetuesja-Ramës: E papranueshme për të na vënë në dyshim autoritetin! Jemi të pavarur appeared first on BoldNews.al.

Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga [
]

The post Niveli i pagave në ndërtim dhe turizëm mbetet poshtë mesatares appeared first on BoldNews.al.

Të dhënat: Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë

Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga në ndërtim nga 58.706 lekë në 3-mujorin e parë 2024 arriti në 68.221 lekë, me rritje prej 16.2%, më e larta ndër të gjitha aktivitetet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%, duke u ngjitur nga 58.506 lekë në janar-mars 2024 në 67.485 lekë.

Kjo rritje vjen në një kohë kur të dy sektorët kanë një kërkesë gjithnjë e më të lartë për fuqi punëtore, të nxitur nga zgjerimi i sektorit të ndërtimit dhe rritja e aktivitetit turistik në vend. Megjithatë, pavarësisht kërkesës në rritje, pagat në këto sektorë mbeten nën mesataren kombëtare, duke reflektuar një mospërputhje mes nevojave të tregut dhe shpërblimit financiar për punonjësit. Në tremujorin e parë të vitit 2025 paga mesatare në ndërtim ishte 17 % më e ulët se mesatarja. Ndërsa pagat në bizneset e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve ishin 18 % më të ulëta se mesatarja kombëtare.

Të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në 82.210 lekë, duke u rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (73.641 lekë). Kjo rritje është pjesë e një tendence në të gjitha sektorët ekonomikë, megjithatë, pabarazitë midis tyre mbeten të mëdha.

Në krye të listës mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 142.435 lekë, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni 121.465 lekë, si dhe administrata publike dhe shërbimet sociale 98.505 lekë. Këto fusha jo vetëm që ofrojnë paga të larta, por gjithashtu kanë ruajtur një ritëm rritje rritjeje gjatë gjithë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 në 10-12%.

Përtej rritjes së përgjithshme të pagave, të dhënat nxjerrin në pah një pabarazi të theksuar ndërmjet sektorëve. Bujqësia, për shembull, mbetet sektori me pagën më të ulët, vetëm 44.598 lekë në muaj, pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë aktive ekonomike është ende e angazhuar në këtë fushë. Më tej sektorët e ndërtimit dhe industria kanë pagë më të ulët se mesatarja kombëtare. Rritja e pagave ishte e pranishme në të gjithë sektorët, duke reflektuar presionet nga mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë dhe konkurrencën e nga rritja e pagave në sektorin publik. / Monitor

The post Të dhënat: Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë appeared first on Lapsi.al.

Rama përplaset me gjyqësorin për pagat

Padia e Unionit tĂ« GjyqtarĂ«ve, qĂ« i kĂ«rkon GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« shpallĂ« sĂ«rish si antikushtetues nenin qĂ« pĂ«rcakton pagĂ«n referuese tĂ« magjistratĂ«ve nĂ« ligjin “PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, solli tĂ« mĂ«rkurĂ«n reagimin e ashpĂ«r tĂ« kryeministrit Edi Rama. NĂ« njĂ« postim nĂ« X, Rama, siç ka bĂ«rĂ« edhe mĂ« [
]

The post Rama përplaset me gjyqësorin për pagat appeared first on Reporter.al.

Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e parë

Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujorin e parë të vitit, me rënie të lehtë në krahasim me fundin e 2024-s kur arriti rekordin e 83.4 mijë lekëve.

Kjo tendencë rënëse në tremujorin e parë është sezonale, teksa në fund të vitit pagat janë gjithnjë e më të larta si rrjedhojë e shpërblimeve të fundvitit.

Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pagat vijojnë rritjen dyshifrore.

 

Sipas INSTAT gjatë tremujorit të parë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 82.210 lekë, me një rritje prej 11,6%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike dhe profesioneve

  • Aktivitetet ekonomike me pagĂ« mesatare mĂ« tĂ« lartĂ« se mesatarja kombĂ«tare:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit

o Informacioni dhe komunikacioni

  • Rritja mĂ« e madhe e pagĂ«s, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Administrata publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale: +16,7%

  • Rritja mĂ« e vogĂ«l, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Industria: +5,2%

  • Profesionet me pagĂ« mesatare mĂ« tĂ« lartĂ« se mesatarja kombĂ«tare:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)

  • Rritja mĂ« e madhe e pagĂ«s, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Forcat e armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë përkatësisht prej 23,1% dhe 13,7%

  • Rritja mĂ« e vogĂ«l, krahasuar me tremujorin I 2024:

o Punonjës të kualifikuar të bujqësisë pyjeve dhe peshkimit: +5,3%

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe është vërejtur ulje e numrit të punonjësve me pagë minimale dhe një rritje e numrit të punonjësve me paga më të larta.

 

The post Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë në tremujorin e parë appeared first on Revista Monitor.

MinatorĂ«t e KishnicĂ«s nĂ« grevĂ«, prapĂ« s’iu dalin pagat

Flotistët në Minierën e Kishnicës kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të papaguara të muajit të kaluar.

Kryetari i Sindikatës së Flotistëve në Minierën e Kishnicës, Xhevdet Zymeri, ka bërë të ditur se greva do të vazhdojë deri në ekzekutimin e pagave.

“Po, jemi nĂ« grevĂ«, s’kemi marrĂ« ende pagat e muajit tĂ« kaluar. GrevĂ«n do ta vazhdojmĂ« deri tĂ« na ekzekutohen”, ka thĂ«nĂ« Zymeri.

Minatorët e Kishnicës ndalojnë punën, kryejnë tre punë e paga iu vonohet me muaj, transmeton Dukagjini.

Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e flotacionit përballen me vonesa në pagesa. Vetëm para një muaji, ata ishin në grevë për të njëjtën arsye. Pagat e muajit mars, iu ekzekutuan më 22 prill. /Telegrafi/

The post MinatorĂ«t e KishnicĂ«s nĂ« grevĂ«, prapĂ« s’iu dalin pagat appeared first on Telegrafi.

Dallimi mes sektorëve në pagën mesatare në Kosovë, kush paguhet më shumë

Instituti GAP ka publikuar pagën mesatare në disa prej sektorëve të punës në Kosovë, për vitin 2024. Mes tjerash, aty shihen dallimet edhe mes gjinisë. Sektori më i paguar shihet të jetë ai që ka të bëjë me furnizimin me rrymë, gaz, avull dhe ajër. Punonjësit e këtij sektori marrin pagë mesatare rreth 704 euro për gjininë mashkullore, dhe 703 euro për gjininë femërore.

Më pak i paguari, është ai i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me vetëm 345 euro në muaj. Rreth 330 mijë shtetas të Kosovës janë të deklaruar si të punësuar, sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës për vitin 2025. Prej tyre, shumica janë burra. Përderisa pagat janë rritur për të gjithë me kalimin e viteve, kjo rritje vërehet pak më shumë te burrat.

Aktualisht, për çdo 1 euro të fituar nga burrat në Kosovë, gratë fitojnë 88 centë. Nga të gjitha grupmoshat, në Kosovë më së shumti paguhen ata nga 45 deri në 54 vjeç, rreth 350 euro më shumë sesa të punësuarit mbi 65 vjeç. Edhe pse në dy vjetët e fundit ka rënë numri total i të punësuarve, ende më aktivët në tregun e punës janë të rinjtë në grupmoshën nga 25 deri në 34 vjeç.

Kosova ka një popullsi të re, me një moshë mesatare rreth 35 vjeçe. Numri i të rinjve nga mosha 15 deri në 24 vjeç, sipas regjistrimit të popullsisë të mbajtur vitin e kaluar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), është mbi 256 mijë.

Por, kjo kategori është më e prekura nga papunësia. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë te të rinjtë (15-24 vjeç), ishte 21.2 për qind, ose 5.0 për qind më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur ishte 16.2%./ Monitor

The post Dallimi mes sektorëve në pagën mesatare në Kosovë, kush paguhet më shumë appeared first on Lapsi.al.

Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro në 2024, në rajon mbi 1000 euro

✇Albeu
By: V K

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri për vitin 2024, sipas INSTAT, arriti në 77.5 mijë lekë/ muaj, ose rreth 770 euro.

Në krahasim me një vit më parë, paga u rrit me 9.8% në vlerë nominale, ndërsa rritja reale, e indeksuar me inflacionin ishte 7.6%.

Në krahasim me vitin 2014 (viti më i hershëm që ka informacion INSTAT), kur ishte 40.5 mijë lekë, paga në vlerë nominale është rritur me 70%, ndërsa e indeksuar me inflacionin, rritja reduktohet në 42.4%.

Ritmet e rritjes së pagave kanë qenë më të forta dy vitet e fundit, të ndikuara kryesisht nga pagat e administratës, pas politikës së qeverisë që përdori buxhetin për të ndryshuar strukturën e pagave në administratën publike, në një garë për të barazuar pagat me rajonit.

Pavarësisht kësaj lëvizjeje, rajoni ka ecur shumë më shpejt në rritjen e pagave, sipas të dhënave që Monitor përpunoi bazuar në instituteve statistikore përkatëse.

Me përjashtim të Kosovës, pagat në Shqipëri mbeten rreth 30% më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto është në Serbi, më 1150 euro në muaj (135,403 dinarë serbë). Në Bosnjë dhe Hercegovinë, paga është gati 1100 euro (2140 Bam).

Në Mal të Zi paga është 1083 euro. Edhe Maqedonia e Veriut paguan mesatarisht punonjësit me më shumë se një mijë euro në muaj, konkretisht 62 mijë dinarë maqedonas, ose 1020 euro në muaj.

Paga në euro në Shqipëri rezulton e rritur artificialisht për shkak të zhvlerësimit të euros, teksa fuqia blerëse reale për të ardhurat në lekë ka rënë për shkak të shtrenjtimit të vazhdueshëm të çmimeve tre vitet e fundit (6.7% në 2022, 4.8% në 2023 dhe 2.2% në 2024-n).

Nëse konvertohet me kursin e vitit 2022, për të shmangur fryrjen nga kursi, paga mesatare në ekonomi në 2024 ishte 650 euro, sërish 40% më e ulët se mesatarja e rajonit.

Të dhënat e ndara për sektorin privat dhe shtetëror janë të disponueshme vetëm për Shqipërinë dhe Serbinë.

Ato tregojnĂ« “shtrembĂ«rimin” e tregut nĂ« ShqipĂ«ri, me njĂ« diferencĂ« prej 30%, ndĂ«rsa nĂ« Serbi, si shteti dhe privati, kanĂ« “fuqi” tĂ« paguajnĂ« njĂ«soj.

Në Serbi, sektori privat paguan mesatarisht 1100 euro në muaj, ndërsa në Shqipëri 690 euro, për vitin 2024.

Në Shqipëri, në fillim të vitit 2022, administrata paguhej mesatarisht 20% më shumë se privati, ndërsa në tremujorin e fundit 2024, diferenca në paga arriti në 30%.

Edhe një aksion i tatimeve në muajt e fundit 2024 për të luftuar informalitetin e pagave të privati nuk arriti që të nxiste sipërmarrjet që të paguanin më shumë punonjësit.

Tre vitet e fundit treguan që rritja e pagave me urdhër administrativ është e destinuar të jetë një praktikë e dështuar.

Forma më e mirë për rritjen e pagave në ekonomi lidhet me rritjen e produktivitetit.

Kjo do të thotë se pagat rriten në përputhje me përmirësimin e aftësive dhe efikasitetit të punonjësve, duke sjellë përfitime reale në prodhim dhe fitime më të larta për kompani, në vend që të rriten administrativisht pa asnjë përmirësim në performancë./Monitor

The post Pagat/ Në Shqipëri ishte 770 euro në 2024, në rajon mbi 1000 euro appeared first on Albeu.com.

Pagat, shteti “mund” privatin/ INSTAT: NĂ« 2024 shtetĂ«rorĂ«t u rritĂ«n 14 pĂ«rqind, privati vetĂ«m 10

Nëse dikur qytetarët kërkonin të punonin në sektorin privat për një pagë më të lartë tashmë situata ka ndryshuar.Prej disa kohësh pagat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme dhe në administartën publike. Në një analizë të Bankës së Shqipërisë rezulton se gjatë vitit të kaluar në Shqipëri rritja e pagave në sektorin publik  rezultoi rreth 14%  ndërsa në  atë privat  vetëm 10%.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se shteti ka rezultuar me rritjen më të fortë të nivelit të pagave duke prekur nivelin e mbi 100 mijë lekëve në muaj.Edhe në privat  ka pasur rritje të pagesave për punonjësit  por  përsëri mbetet në nivele më të ulëta  krahasuar me administratën dhe rezulton vetëm 76 mijë lekë.

NĂ« sektorin privat, rritja e pagave Ă«shtĂ« shtrirĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« sektorĂ«t, por mbetet mĂ« e theksuar nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve. Ky Ă«shtĂ« njĂ« faktor i nxitur direkt nga zhvillimi i turizmit nĂ« vendin tonĂ« kohĂ«t e fundit.Rritja me bazĂ« tĂ« gjerĂ« e pagave pĂ«rbĂ«n njĂ« premisĂ« pozitive pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e shĂ«ndetit ekonomik dhe financiar tĂ« familjeve shqiptare, me ndikim direkt nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e aftĂ«sisĂ« paguese tĂ« kredimarrĂ«sve dhe raporteve tĂ« disa treguesve tĂ« kredisĂ«, si atij tĂ« “tĂ« ardhura ndaj borxhit” dhe tĂ« “shĂ«rbimit tĂ« borxhit ndaj tĂ« ardhurave”.

Edhe tregu i punës ka rezultuar pozitiv në vend. Niveli i papunësisë në vend ka pësuar ulje në fund të vitit të kaluar duke zbritur në nivele njëshifërore. Nga analizimi i të dhënave ka rezultuar se papunësia  ka zbritur në nivelin 8.8% në fund të vitit 2024 duke pësuar një ulje vjetore me 0.8% kundrejt 9.5% një vit më parë..Ky është një tregues shumë optimist i cili konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë në vend.Ndikim kryesor në rritjen e personave të punësuar në Shqipëri kanë dhënë sektori i shërbimeve që lidhet me turizmit por edhe industria.

Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

✇Albeu
By: V K

ShqipĂ«risĂ« do t’i duhen afĂ«risht 20 vite pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« klasifikimin si vend mĂ« tĂ« ardhura tĂ« larta, referoi raporti i pranverĂ«s sĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r rajonin ECA, qĂ« pĂ«rfshin 11 vende nĂ« zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore.

Të dhënat nga Banka Botërore, referojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri arritën afërsisht 8500 USD në vitin 2023, por që të kalojnë në pragun e 14 mijë USD me të cilën klasifikohen vendet me të ardhura të larta na duhen afërsisht dy dekada.

Ndërsa për të arritur standardet e jetës që BE-ja ka sot na duhet më shumë se gjysmë shekulli, referojnë projeksione të tjera nga BERZH.

Banka Botërore, i ndan ekonomitë në katër grupe të të ardhurave (të ulëta, të mesme-të ulëta, të mesme-të larta dhe të larta) për disa arsye që lidhen drejtpërdrejt me mandatin e saj zhvillimor.

Shqipëria aktualisht klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, ku bëjnë shtetet që kanë të ardhura për frymë ndemjet 4500-14000 USD, për frymë në vit sipas kufijve të rishikuar vitin e kaluar nga Banka.

Raporti i fundit tregon se vendet e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA), po përballen me sfida serioze në rrugën drejt arritjes së statusit të vendeve me të ardhura të larta, një objektiv që duket gjithnjë e më i largët për shumë prej tyre.

Vendet si Mali i Zi dhe BosnjĂ« e Hercegovina dhe Serbia janĂ« mĂ« afĂ«r kĂ«tij objektivi, me parashikime qĂ« shkojnĂ« deri nĂ« rreth 10–18 vite pĂ«r klasifikim nĂ« grupin e vendeve mĂ« tĂ« ardhura tĂ« larta.

Për Shqipërinë ky prag është rreth 20 vite, ndërsa për Maqedoninë e Veriut duhen pak vite më shumë.

PĂ«r shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« vendeve tĂ« ECA, pĂ«rfshirĂ« GjeorgjinĂ«, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe ArmeninĂ«, ky prag shihet si i paarritshĂ«m nĂ« mĂ« pak se 80–100 vjet.

Analiza tregon se, të gjitha nënrajonet e ECA-s, me përjashtim të Turqisë dhe disa pjesëve të Azisë Qendrore, tregojnë devijime negative për të arritur këtë prag nga parashikimet para pandemisë.

Ballkani Perëndimor dhe Europa Qendrore janë goditur më rëndë, me rënie të ndjeshme të të ardhurave për frymë në raport me parashikimet e vitit 2019.

Turqia rezulton si përjashtim pozitiv, duke tejkaluar parashikimet me një devijim pozitiv prej rreth 10% në krahasim me vitin 2019.

Pengesat strukturore, pasojat e pandemisë dhe rritja nën potencial janë faktorë që po ndikojnë në aftësinë e këtyre vendeve për të përparuar ekonomikisht.

Banka sugjeron politika të reja zhvillimore, investime në kapitalin njerëzor dhe përshpejtim të integrimit ekonomik dhe teknologjik në rajon.

Këtë vit tre vende Bullgaria, Palau dhe Rusia kaluan nga kategoria me të ardhura të mesme të larta në kategorinë me të ardhura të larta.

Bullgaria i është afruar në mënyrë të qëndrueshme pragut të te ardhurave të larta me rritje modeste gjatë gjithë periudhës së rimëkëmbjes pas pandemisë, e cila vazhdoi në vitin 2023 pasi PBB-ja reale u rrit me 1.8%.

Aktiviteti ekonomik në Rusi u ndikua nga një rritje e madhe e aktivitetit ushtarak në vitet e fundit dhe një rikthim në tregti, sektorin financiar dhe ndërtim.

Ishujt Palau gjithashtu, vazhduan rimëkëmbjen e tij pas pandemisë pasi PBB u kthye në nivelet e mëparshme, duke arritur klasifikimin në vende me të ardhura të larta./Monitor

The post Banka Botërore: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta appeared first on Albeu.com.

BB: ShqipĂ«risĂ« i duhen 20 vite pĂ«r t’u klasifikuar nĂ« grupin e vendeve me tĂ« ardhura tĂ« larta

ShqipĂ«risĂ« do t’i duhen afĂ«risht 20 vite pĂ«r tĂ« kaluar nĂ« klasifikimin si vend mĂ« tĂ« ardhura tĂ« larta, referoi raporti i pranverĂ«s sĂ« BankĂ«s BotĂ«rore pĂ«r rajonin ECA, qĂ« pĂ«rfshin 11 vende nĂ« zhvillim nga Azia Qendrore dhe Europa Lindore. TĂ« dhĂ«nat nga Banka BotĂ«rore referojnĂ« se tĂ« ardhurat pĂ«r frymĂ« nĂ« ShqipĂ«ri arritĂ«n [
]

The post BB: ShqipĂ«risĂ« i duhen 20 vite pĂ«r t’u klasifikuar nĂ« grupin e vendeve me tĂ« ardhura tĂ« larta appeared first on BoldNews.al.

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

✇Albeu
By: V K

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.

Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit.

Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë.

Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023, ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.

Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve, tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi.

Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja, nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre.

Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.

Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit.

Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë, ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla.

Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë.

Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.

Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese.

Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./ Monitor

The post Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

✇Albeu
By: V K

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm.

Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike, në një diskutim të hapur në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor

ShqiptarĂ«t do t’i drejtohen mĂ« 11 maj kutive tĂ« votimit, pĂ«r tĂ« zgjedhur pĂ«rfaqĂ«suesit qĂ« do ta qeverisin vendin nĂ« katĂ«r vitet e ardhshme.

Së bashku me partinë apo figurat politike në qendër të saj, një nga aspektet më të rëndësishme është alternativa ekonomike që ofrohet për të zhvilluar vendin në një mandat.

Pikëpyetja është nëse do të kemi një votues emocional apo racional dhe çfarë do të sjellë kjo zgjedhje?

Boshti rreth së cilës vërtiten programet ekonomike lidhet me taksat, familjen dhe sektorët prioritarë ku partitë kanë qasje të ndryshme.

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor, zhvilluan së fundmi konferencën ekonomike me partitë politike, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe sektorët prioritarë ku duhet të orientohet zhvillimi ekonomik.

Në këtë konferencë morën pjesë forcat kryesore politike nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Koalicioni Euroatlantik dhe Lëvizja Bashkë. Partia Socialiste e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit, pavarësisht konfirmimeve paraprake të dhëna më herët për ekipin e saj prezantues.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« diskutim ekonomik qĂ« ne e nxisim si njĂ« komunitet biznesi qĂ« kontribuon nĂ« 20% tĂ« PBB-sĂ« dhe ka nevojĂ« tĂ« zhvillojĂ« njĂ« dialog me forcat politike se çfarĂ« e bĂ«n tĂ« rĂ«ndĂ«sishme praninĂ« e tyre”, – u shpreh nĂ« fjalĂ«n e tij, Presidenti i DhomĂ«s Amerikane, z. Grant Van Cleve, duke shpjeguar se Dhoma Amerikane nuk ka preferencĂ« politike, por i qĂ«ndron objektivit tĂ« saj pĂ«r tĂ« zhvilluar njĂ« klimĂ« optimale pĂ«r biznesin lokal dhe investitorĂ«t e huaj.

Ai vlerësoi se Shqipëria dhe ambicia e saj për të qenë pjesë e BE-së do të ndodhë, pavarësisht se cila parti është në pushtet dhe se marrëdhëniet duhet të jenë të mira edhe me vende të tjera jashtë Europës, ku një ndër to janë edhe SHBA.

Z. Van Cleve, tha se ai po punon nĂ« rritje tĂ« besimit dhe rĂ«ndĂ«sisĂ« sĂ« SHBA nĂ« zhvillimin e ShqipĂ«risĂ«, teksa ka njĂ« seri konsorciumesh dhe “joint-venture” qĂ« mund tĂ« sjellin miliarda pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

Sipas tij, këto së bashku me faktorë si gjeopolitika apo zbulimit që bota po i bën Shqipërisë nëpërmjet turizmit, e kanë ndryshuar perceptimin për rëndësinë se ku qëndron vendi, duke arritur në nivele të reja.

Dhoma Amerikane e orientoi diskutimin ekonomik me të gjithë përfaqësuesit politikë, mbështetur në Prioritetet e saj Strategjike, të cilat janë hartuar nëpërmjet një procesi të thelluar konsultimi me ekspertët e komiteteve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të mbështetura në praktikat më të mira ndërkombëtare.

“Ky raport ofron zgjidhje konkrete dhe me vizion afatgjatĂ«, tĂ« strukturuara nĂ« shtatĂ« shtylla themelore tĂ« reformĂ«s: nga pĂ«rmirĂ«simi i klimĂ«s sĂ« investimeve dhe forcimi i luftĂ«s kundĂ«r korrupsionit, te modernizimi i politikave fiskale, zhvillimi i kapitalit njerĂ«zor dhe ndĂ«rtimi i njĂ« industrie turistike tĂ« qĂ«ndrueshme dhe me vlerĂ« tĂ« shtuar.

VĂ«mendje e veçantĂ« i Ă«shtĂ« kushtuar pĂ«rforcimit tĂ« mekanizmave tĂ« konsultimit publik, si dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« sistemit shĂ«ndetĂ«sor – komponentĂ« kyç pĂ«r njĂ« shoqĂ«ri tĂ« qĂ«ndrueshme dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”, – tha Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj, gjatĂ« prezantimit tĂ« prioriteteve.

Nga rritja e pagave tek investimet në infrastrukturë dhe sektorët prioritarë, programi i PS

Partia Socialiste, ka një program ekonomik të afishuar në faqen e saj në internet, ku parashikon masat 2024-2030.

E ftuar për prezantimin e programit të saj para biznesit, kjo parti anuloi takimin në momentin e fundit, duke e justifikuar këtë me ngarkesën që sjell fushata elektorale.

Por cilat janë premtimet që bien në sy në program? Lidhur me arsimin premtohet pagë mesatare 1250 euro për mësuesit, premtohen 1000 laboratorë inteligjentë, si dhe orientimi i 35% të nxënësve tek arsimi profesional.

Premtohet paga mesatare 1,000 euro dhe paga nĂ« administratĂ«, 1,200 euro. “Rrisim pagĂ«n minimale nĂ« 500 euro deri nĂ« 2026, duke garantuar 18 muaj pa asnjĂ« taksĂ« shtesĂ«â€, – thuhet nĂ« program.

NĂ« shĂ«ndetĂ«si premtohet vijimi i “check up” falas. NĂ« aspektin e strehimit premtohet mbĂ«shtetja me kredi lehtĂ«suese e 50 mijĂ« çifteve tĂ« reja.

PĂ«r pensionistĂ«t, PS shkruan se; “ambicia jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« nĂ« ShqipĂ«rinĂ« 2030, pensioni mesatar tĂ« jetĂ« 400 euro pĂ«r ata qĂ« kanĂ« paguar sigurime tĂ« plota, pensioni minimal pĂ«r tĂ« gjithĂ« tĂ« jetĂ« 200 euro”.

Premtohet gjithashtu, rritje me 20% të numrit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me fokus gratë kryefamiljare dhe komunitetet rome dhe egjiptiane.

Lidhur me investimet, programi përfshin pika si 700 kilometra rrugë të reja për ta bërë vendin më të ndërlidhur, përfundimin e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, duke e lidhur Shqipërinë me vendet e rajonit për të shndërruar vendin në një nyje strategjike tregtare dhe turistike.

Në program përfshihet edhe rindërtimi i linjave ekzistuese hekurudhore dhe Durrës-Prishtinë, si dhe porti i ri tregtar i Porto Romanos.

Lidhur me agroturizmin premtohet rritja e njësive agroturistike, kurse sa i takon energjisë, parashikohet që 30% e prodhimit të vijë nga ajo diellore.

Nga taksa e sheshtĂ« te nxitja e “Made in Albania”, çfarĂ« pĂ«rfshin programi i PD-sĂ«

Tre pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« PartisĂ« Demokratike – Jorida Tabaku, Dorjan Teliti dhe Florion Mima – shpjeguan pĂ«rpara biznesit programin e tyre ekonomik.

“Ne propozojmĂ« njĂ« kod fiskal, i cili vendos rregullat bazĂ« ku operojnĂ« bizneset, duke ofruar qĂ«ndrueshmĂ«ri dhe parashikueshmĂ«ri pĂ«r biznesin. NjĂ« tjetĂ«r propozim Ă«shtĂ« taksa e sheshtĂ«. Pra do tĂ« vendosim njĂ« marrĂ«veshje me biznesin qĂ« ditĂ«n e parĂ«.

Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së. Po kështu, do të heqim përjashtimet nga taksat që janë kthyer në rregull sot.

Taksa e sheshtë zgjeron bazën e tatimpaguesve, por krijon edhe një marrëdhënie të shtetit me biznesin.

LehtĂ«sitĂ« pĂ«r nxitjen e “Made in Albania” Ă«shtĂ« shtylla e tretĂ« e programit tonĂ«. Shtylla e katĂ«rt lidhet me konkurrueshmĂ«rinĂ«, ndĂ«rsa e pesta, me konsultimet publike qĂ« ato tĂ« mos jenĂ« thjesht pĂ«r procedurĂ«â€, – sqaroi znj. Tabaku.

Ajo tha se kuadri i investimeve strategjike është abuziv dhe u ka shërbyer bizneseve të caktuara, duke theksuar edhe nevojën për përmirësim të prokurimeve publike.

Përfaqësuesi tjetër, z. Teliti, tha se Partia Demokratike është e filozofisë së taksës së ulët të sheshtë mbi të ardhurat duke anuluar atë progresive që është në fuqi sot.

“NjĂ« taksim i tillĂ« ka ndikim negativ te shtresa e mesme duke ulur rolin e saj dominues. Ne do tĂ« ulim tatimfitimin pĂ«r biznesin nga 15% nĂ« 10% duke bĂ«rĂ« qĂ« sipĂ«rmarrja t’i riinvestojĂ« kĂ«to para.

Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat.

Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë. Sa i takon sektorit të ndërtimit, ne kemi parashikuar që taksa e transferimit të pronës të jetë 2% e vlerës dhe jo 15% si sot.

Kemi menduar tĂ« vendosim kartĂ«n e konsumatorit qĂ« parashikon rimbursim tĂ« mallrave tĂ« shportĂ«s dhe qĂ«llimi final Ă«shtĂ« tĂ« kemi njĂ« ulje tĂ« masĂ«s sĂ« TVSH-sĂ«â€, tha z. Teliti.

Përfaqësuesit e PD-së nënvizuan se në thelb, programi i tyre synon mbështetjen e sektorëve të rëndësishëm, duke ndihmuar ndërmarrjet të mbyllin ciklin e prodhimit. Turizmi dhe teknologjia shihen gjithashtu me përparësi, duke mos lënë mënjanë bujqësinë.

Jorida Tabaku – PD

Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë. Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së

Dorjan Teliti – PD

Ne do tĂ« ulim tatimfitimin pĂ«r biznesin nga 15% nĂ« 10%, duke bĂ«rĂ« qĂ« sipĂ«rmarrja t’i riinvestojĂ« kĂ«to para. Ne mendojmĂ« se çdo biznes me xhiro vjetore deri nĂ« 18 milionĂ« lekĂ«, tĂ« jetĂ« i pĂ«rjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi tĂ« ardhurat. Po ashtu tĂ« pĂ«rjashtohen edhe profesionistĂ«t e lirĂ«.\

Në qendër familja, programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, nënvizoi gjatë konferencës rëndësinë që i kushton familjes forca që përfaqëson duke e vënë në qendër të programit ekonomik.

“SĂ« pari, besoj se nevojitet njĂ« ndĂ«rhyrje nĂ« pagesat e çifteve tĂ« reja pĂ«r blerjen e shtĂ«pisĂ« sĂ« parĂ«. Plani ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« financohen 20 mijĂ« çifte.

Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh. Ne nuk premtojmë dot ulje taksash, apo luftë korrupsioni.

Fillimisht, ne nuk duam të kemi probleme me SPAK, siç kanë dy partitë e mëdha.

Ne propozojmĂ« atĂ« qĂ« e kemi quajtur si ‘Vettingu i PolitikanĂ«ve’, ndĂ«rkohĂ« qĂ« parashikojmĂ« tĂ« kalojmĂ« tĂ« gjithĂ« Partneritetet Publike-Private nĂ« sitĂ« verifikimi.

Ato janë kontrata që ne nuk i ndërpresim dot, ama të verifikojmë se sa i kanë përmbushur detyrimet, mund ta kontrollojmë. Mendojmë që pagesa e taksave të kryhet në bazë të ardhurash familjare.

Sot kemi DIVA-n, por Ă«shtĂ« personal dhe penalizon. Gjithashtu, ne besojmĂ« nĂ« njĂ« sistem tatimor tĂ« sheshtĂ« dhe njĂ« bazĂ« tatimore 9% dhe po kaq, edhe tatimfitimi. ËshtĂ« e domosdoshme tĂ« mbĂ«shtetet bujqĂ«sia, por ne mendojmĂ« se kjo duhet tĂ« bĂ«het nĂ« kahun e mundĂ«simit tĂ« infrastrukturĂ«s bujqĂ«sore.

Një tjetër problem që ne vërejmë i cili duhet të korrigjohet është tregu i mbyllur. Kjo është arsyeja pse nuk kemi Investime të Huaja Direkte. Në lidhje me sektorët prioritarë, ne mendojmë se nuk është çështje dëshire, por se çfarë aftësish kemi.

Ne e kemi tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« sistem industrial. Kur flasim pĂ«r njĂ« realitet tĂ« mundshĂ«m, mund tĂ« flasim pĂ«r aktivitete logjistike, njĂ« bujqĂ«si tĂ« zhvilluar, si dhe njĂ« industri tĂ« lehtĂ«â€.

Mateo Spaho – Koalicionit Euroatlantik

Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte. Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh.

NjĂ« administratĂ« e vogĂ«l, por mĂ« eficiente, alternativa e “MundĂ«sia”

SipĂ«rmarrĂ«si Agron Shehaj, kryetar i partisĂ« “MundĂ«sia”, solli pĂ«rvojĂ«n personale si sipĂ«rmarrĂ«s dhe vizionin e tij si politikan nĂ« mundĂ«sitĂ« qĂ« i duhen ofruar biznesit. “Vizioni ynĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shtet i padukshĂ«m.

ÇfarĂ« shoh unĂ« si sipĂ«rmarrĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri, pushteti ekonomik dhe politik Ă«shtĂ« i pĂ«rqendruar te njĂ« person dhe ai vendos se kush do tĂ« fitojĂ« apo do tĂ« dĂ«shtojĂ« sot. Pra nuk e vendos tregu.

Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak.

Dy janĂ« shtyllat ku mund tĂ« orientohesh nĂ« fakt te tĂ« ardhurat, duke pasur parasysh taksa mĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe njĂ« administratĂ« qĂ« kushton mĂ« pak nĂ« kahun e shpenzimeve”, tha z. Shehaj.

Agron Shehaj – Partia “MundĂ«sia”

Vizioni ynĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shtet i padukshĂ«m. ÇfarĂ« shoh unĂ« si sipĂ«rmarrĂ«s Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«tu nĂ« ShqipĂ«ri, pushteti ekonomik dhe politik Ă«shtĂ« i pĂ«rqendruar te njĂ« person dhe ai vendos se kush do tĂ« fitojĂ« apo do tĂ« dĂ«shtojĂ« sot. Pra nuk e vendos tregu. Qeveria ndĂ«rhyn nĂ«pĂ«rmjet korrupsionit dhe parave tĂ« pista. Propozimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« kemi njĂ« administratĂ« qĂ« kushton mĂ« pak

Zgjidhje kundĂ«r “centralizimit” tĂ« ekonomisĂ« dhe taksĂ« e sheshtĂ« 10%, plani i “Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het”

Nisma “ShqipĂ«ria BĂ«het” i sheh sot problemet e ekonomisĂ« shqiptare nĂ« tĂ« dy kahet, si nĂ« aspektin makro, edhe nĂ« atĂ« mikro dhe plani i saj ekonomik, nĂ« thelb, ka zgjidhjen e disa prej kĂ«tyre ngĂ«rçeve.

Përfaqësuesi i kësaj partie, Pano Soko, tha se në aspektin makro, problemi kryesor që vihet re sot është centralizimi ekonomik që vjen si reflektim i centralizimit politik.

“E gjitha Ă«shtĂ« refleksion i politikĂ«s qendrore qĂ« si nĂ« ekonomi dhe nĂ« fusha tĂ« tjera ka krijuar ato piramidat qĂ« kanĂ« njĂ« kulm ku rri dikush nĂ« krye. Pra, nĂ« krye tĂ« naftĂ«s Ă«shtĂ« dikush, nĂ« krye tĂ« sigurimeve dikush, si monopol-kartel.

NĂ« thelb centralizimi vret garĂ«n dhe kjo sjell humbje tĂ« rendimentit, pra ne nuk kemi konkurrencĂ«, nuk kemi rendiment nĂ« ekonomi. Ajo prodhon gjithnjĂ« e mĂ« pak”, thotĂ« z. Soko.

Në aspektin mikro, ai nënvizon si problem mungesën e fuqisë punëtore, paqëndrueshmërinë e sistemit fiskal dhe korrupsionin.

“TĂ« gjitha kĂ«to do tĂ« duhen rregulluar pĂ«r tĂ« çliruar ekonominĂ« nga sistemi i monopolizimit dhe kjo mĂ« pas do tĂ« reflektojĂ« edhe tek ecuria e ekonomisĂ«â€, – shprehet z. Soko.

NjĂ« tjetĂ«r çështje e ndjeshme qĂ« ai nĂ«nvizon se shihet me prioritet nga “ShqipĂ«ria BĂ«het”, Ă«shtĂ« ajo e pronave, pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« parashikuar njĂ« aksion i veçantĂ«.

“Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi tĂ« besojmĂ« qĂ« ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« ende nĂ«n kapacitetin maksimal, kĂ«shtu qĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« arsye, besojmĂ« se njĂ« sistem fiskal i thjeshtĂ«, i sheshtĂ« deri diku do tĂ« arrinte qĂ« tĂ« nxiste aktorĂ«t e ekonomisĂ« sĂ« pari tĂ« formalizoheshin dhe mirĂ«performonin.

Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet.

Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik. Natyrisht duhet menduar për shtresat në nevojë dhe një rishikim i modulimit i TVSH-së për mallrat e shportës.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« ndĂ«r pĂ«rparĂ«sitĂ« qĂ« ne kemi, sepse na duhet qĂ« gradualisht tĂ« kalojmĂ« nga njĂ« ekonomi qĂ« takson konsumin te njĂ« ekonomi qĂ« takson kapitalin. Por kapitali duhet tĂ« krijohet njĂ« herĂ« dhe barra fiskale e ndihmon atĂ«â€, sqaron z. Soko.

Sa u takon sektorëve prioritarë, ai pranon se nga pikëpamja strategjike, Shqipëria do të duhet të orientohet te sektorët e produkteve materiale, bujqësi dhe industri e lehtë dhe e mesme pasi nuk kemi kapacitete për industri të rëndë.

Pano Soko – Nisma ShqipĂ«ria bĂ«het

Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin. Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet. Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik

Tatim progresiv më të thelluar, shfuqizim PPP, jo favorizim turizmit, plani i Lëvizja Bashkë

Lëvizja Bashkë, e përfaqësuar në konferencë nga Jani Marka, ka një alternativë tjetër mbi zhvillimin ekonomik. Sipas tyre, kjo vjen si efekt i burimit nga ka lindur kjo lëvizje, që lidhet me dimensionin social.

“NĂ« programin tonĂ« ka katĂ«r shtylla, ku sĂ« pari Ă«shtĂ« shteti zhvillimor. Ne kemi pasur njĂ« qĂ«ndrim tĂ« fortĂ« kundĂ«r oligarkisĂ«, por nuk jemi kundĂ«r biznesit. Ne e vĂ«mĂ« theksin tek eksportet, kapitali human dhe emigracioni.

Jemi kundër oligopoleve, Partneriteteve Publike-Private dhe investimeve strategjike.

NjĂ« tjetĂ«r pikĂ« e jona Ă«shtĂ« problemi ku ka arritur korrupsioni. PĂ«r kĂ«to pika, ne kemi propozime konkrete se çfarĂ« duhet bĂ«rĂ«. Sa i takon produktivitetit Ă«shtĂ« fatkeqĂ«si qĂ« jemi tĂ« fundit nĂ« EuropĂ«. NĂ« raport me njĂ« punĂ«tor tĂ« Bashkimit Europian, produktiviteti i njĂ« punĂ«tori shqiptar Ă«shtĂ« sa 26%”, tha z. Marka.

Partia e tij synon të mbështesë me lehtësi industrinë e lehtë që sjell produkt të shtuar në ekonomi dhe gjithashtu, sipas modelit norvegjezm vënien në dispozicion të një fondi sovran.

“Ne jemi pĂ«r njĂ« reformĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« arsim, jo vetĂ«m duke rritur buxhetin nĂ« raport me PBB-nĂ«, por edhe nĂ« aspektin cilĂ«sor.

NĂ« lidhje me konkurrencĂ«n e lirĂ«, ne do tĂ« heqim ato masa qĂ« kanĂ« favorizuar aleatĂ«t e qeverisĂ« dhe qĂ« kanĂ« dĂ«mtuar barazinĂ« nĂ« treg. Do tĂ« shfuqizojmĂ« ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet tĂ« orientohet nĂ« sektorĂ« tĂ« tjerĂ« dhe turizmi s’mund tĂ« jetĂ« mĂ« strategjiku.

Do të ngremë një agjenci kundër korrupsionit. Duhet një agjenci e pavarur që ta luftojë. Sa i takon taksimit, ne mendojmë SE shteti nuk duhet as i vogël, as i madh, por i duhur. Struktura e taksave është problem.

Lufta kundër informalitetit, kriza e pensioneve, nxitja e pagesave jo cash, si dhe vlerësimi me themel i përjashtimeve tatimore janë disa pika të tjera tonat.

Ne propozojmë që të hiqet statusi special i hoteleve me 4-5 yje, kurse TVSH të jetë e reduktuar vetëm për pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike.

Në lidhje me tatimin e të ardhurave të punës, ne kemi më shumë fasha taksimi se sot, madje deri në 35% për paga mbi 4 mijë euro e sipër.

Dividenti nga 6% tĂ« shkojĂ« nĂ« 15%. NĂ« lidhje me tatimin e korporatave, ne jemi pĂ«r atĂ« progresiv, me njĂ« favorizim 3% pĂ«r ato qĂ« janĂ« nĂ« teknologji”, sqaroi Marka.

Jani Marka- Lëvizja Bashkë

Ne jemi pĂ«r njĂ« reformĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« arsim, jo vetĂ«m duke rritur buxhetin nĂ« raport me PBB-nĂ«, por edhe nĂ« aspektin cilĂ«sor. NĂ« lidhje me konkurrencĂ«n e lirĂ«, ne do tĂ« heqim ato masa qĂ« kanĂ« favorizuar aleatĂ«t e qeverisĂ« dhe qĂ« kanĂ« dĂ«mtuar barazinĂ« nĂ« treg. Do tĂ« shfuqizojmĂ« ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet tĂ« orientohet nĂ« sektorĂ« tĂ« tjerĂ« dhe turizmi s’mund tĂ« jetĂ« mĂ« strategjiku

Taksim i sheshtĂ« i pandryshuar pĂ«r njĂ« dekadĂ«, mbĂ«shtetje bujqĂ«sisĂ«, plani i Koalicionit “Djathtas pĂ«r Zhvillim”

Përfaqësuesi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, Artan Murrizi, shpjegoi para biznesit qasjen ekonomike që ka ky koalicion.

“Prej vitesh ka njĂ« problematikĂ« tĂ« theksuar qĂ« lidhet me emigracionin dhe largimi masiv i tĂ« rinjve do tĂ« dojĂ« vite tĂ« korrigjohet. Vitet e fundit nuk kanĂ« ikur njerĂ«z nĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«m por mĂ« tĂ« arsimuarit dhe kjo tregon shumĂ« pĂ«r situatĂ«n ku ndodhet vendi.

Kemi vënë re një pabarazi tregu ku monopolet e krijuara kanë bërë që shumë biznese të largohen. Një tjetër problem që mendoj se duhet të korrigjohet është ligji zgjedhor dhe ndarja administrative. Lidhur me ekonominë, ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë.

Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi.

Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve. Në sektorin industrial, ne mendojmë se mund të bëhet më shumë për përpunimin e mineraleve dhe naftës.

Artan Murrizi – Koalicioni Djathtas pĂ«r Zhvillim

Ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë. Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi. Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë appeared first on Albeu.com.

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% [
]

The post Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit appeared first on BoldNews.al.

❌