Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura.
Detyrat kryesore të Task-Forcës përfshijnë:
Hartimin e një plani të përbashkët veprimi për zbatimin e marrëveshjes;
Ndjekjen dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme në përputhje me protokollin;
Koordinimin institucional për përballimin e situatave të paparashikuara;
Trajtimin e kërkesave të palës italiane dhe marrjen e vendimeve konkrete për zbatim.
Pjesë e Task-Forcës do të jetë edhe një sekretariat teknik, i cili do të përbëhet nga përfaqësues të institucioneve të përfshira. Ky sekretariat do të kujdeset për organizimin e punës, koordinimin ndërinstitucional, si dhe administrimin e dokumentacionit dhe informacionit që lidhet me marrëveshjen e firmosur me Italinë për emigrantët.
Task-Forca do të qëndrojë funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit dhe do të raportojë çdo muaj pranë Ministrisë së Brendshme për ecurinë e zbatimit të tij.
VENDIM PĂR NGRITJEN E TASK-FORCĂS PĂR ZBATIMIN E PROTOKOLLIT, NDĂRMJET KĂSHILLIT TĂ MINISTRAVE TĂ REPUBLIKĂS SĂ SHQIPĂRISĂ DHE QEVERISĂ SĂ REPUBLIKĂS ITALIANE, PĂR FORCIMIN E BASHKĂPUNIMIT NĂ FUSHĂN E MIGRACIONIT DHE TĂ MARRĂVESHJES ZBATUESE TĂ TIJ
NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« ligjit nr.20/2024, âPĂ«r ratifikimin e protokollit, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s Italiane, pĂ«r forcimin e bashkĂ«punimit nĂ« fushĂ«n e migracionitâ, me propozimin e ministrit tĂ« BrendshĂ«m, KĂ«shilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ngritjen e Task-Forcës për zbatimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij.
Task-Forca ka për qëllim koordinimin, ndjekjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjes, në përputhje me fushën e përgjegjësisë së institucioneve të përfshira.
Task-Forca kryesohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe ka në përbërje këta anëtarë:
â ZĂ«vendĂ«sministrin pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme;
â ZĂ«vendĂ«sministrin e Mbrojtjes;
â ZĂ«vendĂ«sministrin e Financave;
â ZĂ«vendĂ«sministrin e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale;
â ZĂ«vendĂ«sministrin e InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ«;
â Drejtorin e Shtabit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Forcave tĂ« Armatosura;
â Drejtorin e Departamentit pĂ«r Kufirin dhe Migracionin, nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit;
â Drejtorin e Departamentit pĂ«r Rendin dhe SigurinĂ« Publike, nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit;
â Drejtorin e Departamentit pĂ«r ShĂ«rbimet MbĂ«shtetĂ«se, nĂ« DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.
Task-Forca ka si detyrë:
a) të hartojë planin e veprimit, sipas fushave të përgjegjësive të institucioneve të përfshira, si një dokument i vetëm i miratuar;
b) të evidentojë strukturat, përgjegjësitë dhe detyrimet, në rast të situatave të paparashikuara që lindin gjatë zbatimit të protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
c) të garantojë mbështetjen e strukturave të angazhuara me burimet e nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive të tyre, në zbatim të protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit, si dhe të marrëveshjes zbatuese të tij;
ç) të trajtojë kërkesat dhe çështjet e përcjella nga Ambasada e Republikës së Italisë në Tiranë nëpërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që lidhen me zbatimin e protokollit dhe të marrëveshjes zbatuese, si dhe merr vendime, të cilat i përcillen për zbatim strukturave përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë.
Task-Forca mblidhet me kërkesë të kryetarit dhe të çdo anëtari të saj, në varësi të çështjes që shtrohet për diskutim, sipas një kalendari takimesh ose sa herë vlerësohet e nevojshme.
Task-Forca, kur e vlerëson të nevojshme, fton në mbledhjet e saj ekspertë të jashtëm ose përfaqësues nga organizata, që mbulojnë fushën e institucioneve të përfshira, për çështje që janë jashtë profilit të saj dhe opinioni i tyre bëhet pjesë e vendimmarrjes.
Anëtarët e Task-Forcës njoftojnë kryetarin për çdo problematikë dhe vendimmarrje, sipas fushës së përgjegjësisë.
Kryetari i Task-Forcës raporton çdo muaj pranë ministrit të Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Task-Forca mbështetet nga sekretariati teknik, i përbërë nga përfaqësues të nivelit të mesëm drejtues dhe/ose të lartë drejtues, i cili ka në përbërje:
a) përfaqësues të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në Ministrinë e Brendshme;
b) përfaqësues të strukturës për rendin dhe sigurinë publike, në Ministrinë e Brendshme;
c) përfaqësues nga Drejtoria Konsullore, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
ç) përfaqësues nga Departamenti i Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Detyrat e sekretariatit teknik janë:
a) organizimi i mbledhjeve të Task-Forcës, në përputhje me procedurat ligjore të njoftimit për mbledhjet e komisioneve të posaçme;
b) përgatitja e relacionit për çështjet në diskutim, si pjesë e dokumentacionit që do të diskutohet, dhe koordinimi me institucionet e përfshira në këtë Task-Forcë;
c) administrimi i dokumenteve të ardhura nga pala italiane dhe paraqitja e tyre Task-Forcës për shqyrtim dhe koordinim të veprimeve të mëtejshme, sipas udhëzimeve të saj;
ç) mbledhja e të dhënave dhe informacionit të ardhur nga anëtarët;
d) shkëmbimi i informacionit dhe materialeve të mbledhjes midis anëtarëve;
dh) hartimi i materialeve për kryetarin e Task-Forcës;
e) mbajtja dhe administrimi i procesverbalit të mbledhjes.
Task-Forca është funksionale deri në përfundimin e zbatimit të protokollit.
Ngarkohen titullarĂ«t e institucioneve, tĂ« pĂ«rmendura nĂ« pikĂ«n 3, tĂ« kĂ«tij vendimi, qĂ« brenda 10 (dhjetĂ«) ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e tij, tĂ« caktojnĂ« dhe tĂ« dĂ«rgojnĂ« pranĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme emrat e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« Task-ForcĂ«, si dhe nĂ« sekretariatin teknik mbĂ«shtetĂ«s, sipas shkronjave âcâ e âçâ, tĂ« pikĂ«s 9.
Ngarkohet Task-Forca për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« âFletoren zyrtareâ.
The post Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë appeared first on Albeu.com.