Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni… (Detaje)

10 July 2025 at 18:33

Detaje të reja zbardhen nga hetimet e grupit hetimor që po heton shkaqet e vrasjes së 23-vjeçarit nga fshati Zenisht i Matit.

Mediat raportojne se dy makina Range Rover dyshohet kanë ardhur nga Rrësheni për të marrë peng 23-vjeçarin Renis Dobra.

Ndërsa një makinë tjetër, e ardhur nga Miloti,  pa u futur në rrugën Milot-Burrel, ka kontrolluar rrugën 12 km nëse ka lëvizje. Për këtë ngjarje, pritet të shoqërohen 10 persona.

The post Vrasja e 23-vjeçarit nga Mati, autorët dyshohet se erdhën me 2 makina Range Rover nga Rrësheni… (Detaje) appeared first on Sot News | Lajme.

Kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë në Shkopet, dyshohet se u mbyt me litar

By: fra nc
9 July 2025 at 16:45

Një 23-vjeçar i identifikuar si Renis Dobra është gjetur këtë të mërkurë në afërsi të Shkopetit, pa shenja jete, në një zonë të pyllëzuar. Sipas policisë, babai i viktimës kishte denoncuar një ditë më parë zhdukjen e të birit, fakt i cili mobilizoi policinë për gjetjen e tij.

Por pas zbulimit të trupit të viktimës, janë konstatuar shenja dhune, gjë e cila ngriti dyshimet se 23-vjeçari mund të jetë vrarë. Kërkimet e policisë zbuluan se automjeti i viktimës kishte përfunduar në lumë, gjë që përforcoi edhe më shumë dyshimet se ngjarja kishte prapavijë kriminale.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja ngjallin dyshime të forta se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë konstatuar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Hetimet janë marrë në dorë nga një grup i posaçëm hetimor, ndërsa Prokuroria e Rrethit të Matit ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare mbi motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.

Nuk dihet ende nëse viktima ishte i përfshirë në veprimtari kriminale, ndërsa pistat e hetimit janë disa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë në Shkopet, dyshohet se u mbyt me litar appeared first on Euronews Albania.

Ngjarja e rëndë në liqenin e Shkopetit, flasin bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira në fshat, ai ka qenë…

9 July 2025 at 14:00

Në një prononcim për mediat, banorë të fshatit janë shprehur të prekura nga rasti, ndërsa e kanë vlerësuar familjen e te ndjerit një nga më të mirat në fshat.

Ngjarje tronditëse që ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit.

“E morëm vesh nga televizori që e kanë vrarë. Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Raportohet se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ekspertiza nga Tirana sipas burimeve ka përcaktuar se në zonën e fytit i riu është i nxirë dhe ka disa plagë në trup, por se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30 të ditës së djeshme, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeçarin.

The post Ngjarja e rëndë në liqenin e Shkopetit, flasin bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira në fshat, ai ka qenë… appeared first on Sot News | Lajme.

Bie në prangat e policisë 33-vjeçari/ Qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave (EMRI)

27 June 2025 at 15:30

Për fat të mirë, nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në mjetin e qëlluar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Theth të Shkodrës, ku ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa shtetasve.

Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari A. Rr. është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin po udhëtonin tre shtetas – N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç – të gjithë banues në Theth.

Pas incidentit, tre personat e mësipërm dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit, për çka janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe arma e përdorur në konflikt – një pistoletë me municion luftarak.

The post Bie në prangat e policisë 33-vjeçari/ Qëlloi me armë zjarri ndaj tre personave (EMRI) appeared first on Sot News | Lajme.

U konfliktua me 3 persona dhe qëlloi me armë mjetin e tyre, në pranga 33-vjeçari

27 June 2025 at 15:24

Policia e Shkodrës është njoftuar ditën e sotme lidhur më një konflikt të ndodhur midis disa shtetasve në fshatin Theth.

Sipas informacioneve policore,dje pasdite shtetasi me iniciale A. Rr., 33 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit me drejtues shtetasin N. H. dhe pasagjerë shtetasit P. H. dhe D. Rr.

Më pas, këta 3 shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 33-vjeçarit.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet. Si rezultat i hetimeve , u arrestua 33-vjeçari, A. Rr.,. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë tre të tjerët e përfshirë, shtetasit: N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç, të tre banues në fshatin Theth, pasi ushtruan dhunë ndaj 33-vjeçarit.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U konfliktua me 3 persona dhe qëlloi me armë mjetin e tyre, në pranga 33-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Finalizohet operacioni policor “Operacionalja 49”/ Arrestohet 23-vjeçari për trafik droge, pritet ekstradimi (Emri)

27 June 2025 at 09:46

Ergys Arrnjeti dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një organizate kriminale. Një 23-vjeçar i cili akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale është arresrtuar në Vaun e Dejës.

Ndaj tij, Gjykata në L’Aquila ka caktuar me një vendim të vitit 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 49”. Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

The post Finalizohet operacioni policor “Operacionalja 49”/ Arrestohet 23-vjeçari për trafik droge, pritet ekstradimi (Emri) appeared first on Sot News | Lajme.

I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Vaun e Dejës 23-vjeçari

By: fra nc
27 June 2025 at 09:51

Një 23-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, është arrestuar nga Forca e Posaçme Operacionale në fshatin Barbullush, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 49”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Ergys Arrnjeti, i cili akuzohet nga autoritetet italiane, për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale.

Autoritetet italiane, konkretisht Gjykata e L’Aquilas, i kanë caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizatë kriminale. Për këtë vepër, Kodi Penal italian parashikon një dënim deri në 24 vite burgim.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar ENFAST dhe autoritetet italiane, si pjesë e përpjekjeve për të çuar para drejtësisë personat në kërkim ndërkombëtar.

Procedurat për ekstradimin e të riut drejt Italisë janë në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I kërkuar nga drejtësia italiane, arrestohet në Vaun e Dejës 23-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

By: user 11
27 June 2025 at 09:48

Një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Vaun e Dejës. Ai akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim. Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali.

The post Pjesëtar i një organizate kriminale në Itali, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës appeared first on Lapsi.al.

Shiste drogë në lokalet e natës, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë

25 June 2025 at 10:56

Një 33-vjeçar është vënë në pranga nga polica në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A. B., 33 vjeç, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Blutë e Tiranës raportojnë se ka shkruar në 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

Tiranë/Vijon megaoperacioni policor, antidrogë, i koduar “Blloku 33”.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim gjatë tij, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në lokalet e natës, në kryeqytet.

Shkon 27 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të megaoperacionit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit “Blloku 33”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, kapën në Kashar, dhe vunë në pranga shtetasin A. B., 33 vjeç.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Shiste drogë në lokalet e natës, vihet në pranga 33-vjeçari në Tiranë appeared first on Sot News | Lajme.

Shiste drøgë në lokalet e natës në kryeqytet, prangoset 33-vjeçari

By: user 11
25 June 2025 at 11:04

Një 33-vjeçar, pjesë e grupit që shpërndante drogë në lokalet e natës të zonës së ish-Bllokut, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Deri më tani në kuadër të operacionit “Blloku 33” janë vendosur në pranga 27 persona, ndërsa në kërkim vijojnë të jenë edhe 6 të tjerë. Në mesin e të arrestuarve ka banakierë dhe kamerierë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës.

The post Shiste drøgë në lokalet e natës në kryeqytet, prangoset 33-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari

By: user 11
24 June 2025 at 10:04

Një sherr mes dy të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë. Policia bën me dije se një 23-vjeçari është paraqitur në spital me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga Orgen Lataj, 18 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

The post Sherr me thika në Tropojë, plagoset 23-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

I shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash, vihet në pranga 73-vjeçari

By: user 11
21 June 2025 at 15:30

Është vënë në pranga një 73-vjeçar, banues në Greqi, i shpallur në kërkim për disa vepra penale. Sipas policisë, shqiptari  me inicialet J. K., ishte shpallur në kërkim më datë 29.05.2025 për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”. Atij i janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Pas kapjes në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tij. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të çështjes.

The post I shpallur në kërkim për fshehje të ardhurash, vihet në pranga 73-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim

By: Besnik
21 June 2025 at 14:03

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar 73-vjeçarin J. K., banues në Greqi, i shpallur më herët në kërkim, pasi në autobusin e agjencisë së tij të udhëtimit u tentua të kaloheshin nga Shqipëria drejt Greqisë, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, një shumë prej 74 240 eurosh dhe 15 dokumente të ndryshme, të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 29 maj 2025, ndërsa 73-vjeçari ishte shpallur në kërkim me dyshimin për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Fshehja e të ardhurave”, ndërsa policia sekuestroi asokohe shumën e parave dhe dokumentet e dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku është regjistruar procedimi penal për këtë shtetas.

Policia njofton se ndaj tij do të vijojnë procedurat përkatëse nga autoritetet kompetente.

 

Çfarë ndodhi më 29 maj 2025 në Kakavijë?

Policia ndërmori një kontroll të imtësishëm në pikën kufitare të Kakavijës, në dalje të Shqipërisë, ndaj një autobusi të një agjencie udhëtimi, drejtuar nga shtetasi A. L., 32 vjeç.

Me ndihmën e qenit të Policisë, në mjet u zbuluan 3 zarfe me 74 240 euro të padeklaruara dhe 15 dokumente të dyshuara të falsifikuara (përfshirë karta identiteti dhe leje qëndrimi të vendeve të BE-së).

Si rezultat:

U arrestuan në flagrancë:

  1. L., 32 vjeç, drejtuesi i autobusit
  2. Gj., 41 vjeç, punonjës i agjencisë

U shpall në kërkim pronari i agjencisë, J. K.

Shoferi i dytë i autobusit u procedua penalisht në gjendje të lirë

U sekuestruan:

74 240 euro

15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara

4 celularë të dyshuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale

Njoftimi i Policisë i ditës së shtunë për ndalimin e 73-vjeçarit J.K

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Fshehja e të ardhurave’, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë kanë kapur shtetasin J. K. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për këtë shtetas,” thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sekuestrimi i 74 mijë eurove në Kakavijë, kapet 73-vjeçari i shpallur në kërkim appeared first on Euronews Albania.

Shiste kõkainë në doza, në pranga 43-vjeçari në Lushnjë

By: user 11
18 June 2025 at 09:54

Një 43-vjeçar i cili do të shiste kokainë të ndarë në doza në tabakinon e tij në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë është arrestuar.

Dozat e lëndës narkotike u sekuestruan si provë materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post Shiste kõkainë në doza, në pranga 43-vjeçari në Lushnjë appeared first on Lapsi.al.

E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec

By: Ardit
12 June 2025 at 22:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec, ku një 43 vjeçar është rrëzuar në banesë dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit. Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes por e ka konstatuar 43-vjeçarin pa shenja jete. Trupi ndodhet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa […]

The post E rëndë/ U rrëzua në banesë, humb jetën 43-vjeçari në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Shiste heroinë në doza, arrestohet 53-vjeçari në Fier

By: user7
11 June 2025 at 09:40

53-vjeçari Adriatik Mone i cili shiste heroinë në doza është arrestuar nga policia e Fierit. Mësohet se Mone u kap në flagrancë duke i shitur doza heroine një personi i cili do të hetohet në gjendje të lirë.

Policia bën me dije se janë sekuestruar doza heroine, një sasi kanabisi në trajtë çokollate, peshore elektronike, krehër pistolete, që i posedonte 53-vjeçari, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e tij kriminale.

The post Shiste heroinë në doza, arrestohet 53-vjeçari në Fier appeared first on Lapsi.al.

Tiranë/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje

By: user7
31 May 2025 at 09:28

Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ishte i shpallur në kërkim. I arrestuari është identifikuar si Klement Zguro.

Zguro rezulton i dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. Policia njofton se arrestimi u bë në rrugën “Mikel Maruli”.

The post Tiranë/ I dënuar me 11 vite burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje appeared first on Lapsi.al.

Vodhi disa banesa në Kavajë, vihet në pranga 33-vjeçari

By: user 11
30 May 2025 at 10:23

Një 33-vjeçar i akuzuar për kryerjen e disa vjedhjeve në Kavajë ka rënë në prangat e policisë. Gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ai ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej. U sekuestruan disa sende të vjedhura, një sasi kanabisi dhe veshje të përdoruara nga autori, gjatë vjedhjeve.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me objektiv zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre para përgjegjësisë penale, Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin “Seria”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. H., 33 vjeç, banues në Kavajë.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë periudhës gusht 2024-shkurt 2025, ka vjedhur pajisje dhe sende në 3 banesa në Kavajë dhe në fshatin Synej.

Në vijim të veprimeve procedurale u konstatua gjithashtu se shtetasi K. H. kishte në banesë, një sasi Cannabisi. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ai. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Vodhi disa banesa në Kavajë, vihet në pranga 33-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Janinë, kapet i moshuari shqiptar/ Kërkohej nga Interpol Tirana për kultivim të bimëve narkotike

By: Rovena
8 May 2025 at 22:17

Një i moshuar shqiptar, 73 vjeç, është ndaluar sot nga policia greke në Janinë. 73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptar, i kërkuar me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

Sipas policia greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente./abcweb.al

Godet me grusht policin, në pranga 23-vjeçari në Tiranë

By: fra nc
28 April 2025 at 11:35

Policia e Tiranës ka raportuar disa ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë arrestimin e një shtetasi dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, si dhe hapjen e procedimeve për dy adoleshentëve të dyshuar për shkatërrimin e pronës publike.

Blutë e kryeqytetit arrestuan shtetasin R. B., 23 vjeç, pasi ai ka goditur me grushte një punonjës të policisë gjatë një kontrolli në automjetin e tij.

Ky incident ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë. 23-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe po mbahet në burg për veprën penale të “Sulmit ndaj punonjësit të policisë”.

Ndërkohë në një rast tjetër, në kërkim është shpallur një 42-vjeçar, i cili akuzohet për mashtrim dhe vjedhje. Sipas denoncimit të një taksisti, shtetasi A. Q. gjatë një udhëtimi në taksi i ka marrë një shumë parash me anë të mashtrimit dhe i ka vjedhur gjithashtu xhiron ditore. Policia po punon për kapjen e 42-vjeçarit dhe përzbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë nisur procedime për dy 14-vjeçarë të dyshuar për shkatërrimin e pasurisë publike. Dy të rinjtë akuzohen se kanë thyer xhamat e një autobusi që ndodhej në zonën e njohur si “Kombinati”. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Materialet në ngarkim të tyre u dërguan në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Godet me grusht policin, në pranga 23-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌