Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 July 2025Main stream

Lapaj: Ditën që daja i Shabanit tërhoqi dorëheqjen, nisi përplasja. E mësova nga mediat

By: redi
22 July 2025 at 21:33

Adriatik Lapaj, thotë se krisja e koalicionit ”Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen. ”Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat.

Source

Lapaj: Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani, ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

By: redi
22 July 2025 at 21:21

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj prej ditësh është një debat virtual me ish-ortakun që u bënë bashkë në zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj thotë se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Ai tha se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve. ”Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Source

“Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta”, Shabani: Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën

By: M C
22 July 2025 at 17:41

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një konferencë për mediat komentoi përplasjen me Endri Shabanin, duke e ftuar atë në një duel politik.

Reagimi nga ana e kreut të Nismës Thurje nuk ka munguar, i cili shprehet se është ftuar në këtë duel me mjete të pabarabarta.

“Një përgjigje për deklaratën e sotme të Z. Adriatik Lapaj

Në mënyrë të përsëritur dhe fatkeqësisht për turpin e “politikës së re”, jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta nga Adriatik Lapaj.

Theksoj “me mjete të pabarabarta” sepse shpifja, gënjeshtra, fabrikimi i të vërtetës janë mjete që kanë një epërsi të caktuar mbi atë që nuk di dhe nuk do që t’i përdorë.

Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po gënjen për mua dhe po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën, duke u përpjekur të dalë i larë nga një çorbë që e ka gatuar vetë.

Unë nuk kam pasur, nuk kam dhe s’kam pse apo si të kem ndonjë qëllim për të penguar Adriatikun të hyjë në Parlament.

E kam bërë të qartë publikisht dhe privatisht me të, se për mua ai, apo kushdo tjetër që ai do (përfshi Greta Ambelin apo Kleana Xhuvelin), mund të shkojë dhe të marrë mandatin.

Nga ana tjetër, ia kam bërë të qartë po ashtu Adriatikut se unë nuk e bind dot dajën tim që të harrojë kërcënimet me jetë, apo dhunën publike dhe mediatike të frymëzuar, në mos porositur, nga Adriatiku.

Përpara se të kalohej në dhunë e kërcënime, Adriatiku është dëshmitar që jam ulur bashkë me të për t’i kërkuar dajës t’i hapë rrugën, dhe nuk ia kemi dalë.

Unë nuk jam Zeqiri dhe as dua të bëj avokatin e tij, por nuk kemi argumente as unë, as Adriatiku për ta bindur që ai të mos i kërkojë hesap Adriatikut për sa i përket fjalës së dhënë.

Kur kemi folur me Zeqirin, ai na ka thënë troç që nuk është politikan dhe premtimet i merr seriozisht. Prandaj edhe e kishte besuar Adriatikun kur thoshte se do të jepte dorëheqjen nëse do të ishte deputet i vetëm.

Kështu si shkuan gjërat, sidomos pas kërcënimeve nga njerëz të partisë së Adriatikut, ai ndihet edhe më i bindur që nuk duhet të dorëzohet përballë presionit, sepse sipas tij, Adriatiku është një gënjeshtar si çdo politikan i vjetër.

Ajo që unë nuk kuptoj është përse Adriatiku kërkon të më bëjë mua përgjegjës për vendimet individuale të dikujt që, po, është i afërmi im, por ka kokën e vet, kur Adriatiku vetë nuk mban përgjegjësi as për familjarët e tij që kërcënojnë në emër të tij.

Unë besoj njësoj si Adriatiku që ai s’ka përgjegjësi për vjehrrin që nuk e kaloi Vettingun. Por nuk është problemi im nëse ai beson që përgjegjësia e dikujt tjetër është e imja – dhe kjo nuk ka ku të rrijë!

Më vjen keq që një lider i ri si Adriatiku nuk merr asnjë përgjegjësi vetë për këtë teatër politik me familjarët, të cilin na e sugjeroi si një “gjetje gjeniale”. Ky truk ekstra-ligjor kishte padyshim risk, sepse varej te vullneti i atyre që pranonin të përdoreshin si “placeholders” (mbajtës rradhe). Prandaj edhe duhej menaxhuar me shumë kujdes.

Megjithatë, do të doja që ky absurd të mbaronte. Dhe personalisht, së bashku me ata familjarë që mendojnë si unë, e kam hapur krahun pa asnjë problem.

Motra e Adriatikut po bëhet deputete sot vetëm sepse njeriu im më i afërt ka pranuar t’ia lirojë vendin asaj.

Ndërsa Adriatikut do t’i lutesha që çfarë ka me dajën, të mos ma kërkojë mua, sepse për më tepër, sado qesharake të duket, dajës tim iu lut ta përfshinte në listë në minutën e fundit, kur nuk gjente dot kandidatë për të mbushur listat.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori.

As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet.

Këtë e di Adriatiku dhe e dinë të gjithë ata që duhet ta dinë, me gojë dhe me shkrim.

Prandaj, mos më tërhiqni mua në një valle që duhet të mbyllet sa më parë. Jo për mua, por për të shpëtuar sadopak nga fytyra e zhgarravitur tashmë e ‘politikës së re’!”, shkruan Shabani.

The post “Jam thirrur në një duel publik me mjete të pabarabarta”, Shabani: Adriatik Lapaj po shpif ndaj meje, po përpiqet të fabrikojë një të vërtetë të tijën appeared first on Albeu.com.

Lapaj e ftoi të heqin dorë nga mandati, Shabani: As jam deputet dhe as dua më të bëhem! Mos më tërhiq në këtë valle

By: redi
22 July 2025 at 17:38

Nuk ka vonuar dhe Endri Shabani i është përgjigjur sfidës që dha Adriatik Lapaj, i cili e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga mandati i deputetit në qarkun Tiranë, dhe atë ta marrë gruaja më e votuar në listën e hapur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” që garoi në zgjedhjet e 11 Majit. ”Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë histori. As jam deputet dhe as dua më të bëhem deputet. Këtë e di Adriatiku…

Source

Before yesterdayMain stream

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

20 July 2025 at 22:50

Mandati i fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit ka ndezur një debat të fortë mes dy palëve të këtij bashkëpunimi, Nismës Thurje dhe Lëvizjes Shqipëria Bëhet të drejtuara nga Endrit Shabani dhe Adriatik Lapaj. Kandidat i koalicioni ishte edhe Pano Soko, i cili rezultoi në Tiranë i treti si më […]

The post “Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen appeared first on BoldNews.al.

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

20 July 2025 at 22:34

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit u bë shkaku i një përplasje të ashpër mes nipit të tij dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” më 11 Maj. Kordhoni iu drejtua me shkresë KQZ ku kërkoi që të merrte mandatin, pasi Lapaj nuk mbajti fjalën e dhënë, ndërsa […]

The post “Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë appeared first on BoldNews.al.

Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20 July 2025 at 20:55

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, ka folur në A2 CNN rreth konfliktin me Adriatik Lapajn për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të fituar në Qarkun e Tiranës më 11 Maj. Sipas Shabanit, para zgjedhjeve ata ishin dakordësuar që Adriatik Lapajt t’i jepnin avantazh duke e vendpsur drejtues të koalicionit, por nëse […]

The post Shabani: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një appeared first on BoldNews.al.

Lapaj-Shabani, telenovela vazhdon/ Pas dajës, e treta në listën e mbyllur kërkon mandatin

17 July 2025 at 18:15

Meqë mandatin nuk mund ta gëzojë dot vetë të paktën ta mbajë brenda partisë së tij. Një ditë pas zyrtarizimit të divorcit, Lapaj është i vendosur të hakmerret ndaj Shabanit.

E treta e listës së mbyllur të Tiranës kërkon nga KQZ mandatin. Me këtë lëvizje Lapaj po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Duke e detyruar të tërheqë gjithë familjarët e vete dhe ti lerë mandatin atij.

Telenovela verore Lapaj-Shabani nuk ka të mbaruar. Kësaj radhe, Adriatiku ka vendosur ti përgjigjet me të njëjtën monedhë aleatit të tij.

Një kandidate, e treta në listën e mbyllur të Tiranës, ka bërë ekzaktësisht atë që bëri daja e Endrit Shabani, Zeqir Kordhoni.

Kleana Xhuveli kërkon nga KQZ ti revokojë dorëheqjen e ti japë mandatin e vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Por kjo është lëvizja e dyfishtë e Lapajt.

Nga njëra anë, pas veprimeve të Shabanit dhe dajos së tij, Lapaj po kërkon që me çdo kusht mandati ti mbetet partisë së tij, nga ana tjetër ai po ushtron presionin e fundit ndaj Shabanit.

Tashmë nga Zeqir Kordhoni, steka në listën e mbyllur është ngritur tek dy kandidatët e parë. E para është Ana Dajko, familjare e Lapajt, kurse e dyta, Livia Stavri, partnerja e Endrit Shabanit.

Pra Lapaj pas kësaj lëvizje, po detyron Shabanin të bëjë dy zgjedhje, pas dajos, të detyrojë edhe partneren të bëhet deputete, ose në të kundërt të tërheqë gjithë familjarët e tij e ti japë mandatin Lapajt.

Ose në fund do të jetë Ilirjan Celibashi që do të vendosë. Kur mendoi se u nis me pushime pasi mbylli hesapet me të vjetrit, do i duhet ti ndalojë pak kohë për të rinjtë.

/abcnews.al/

Sherri për 1 mandatat, Lapaj letër KQZ-së: Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur

By: redi
17 July 2025 at 16:21

Një mandat dhe një tufë me kandidatë që synojnë ta marrin, ku përçarja e një parti është debati i ditëve të fundit. Divorci politik mes Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm të Tiranës mori një zhvillim të ri Adriatik Lapaj ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve një shkresë ku kërkon nga Ilirjan Celibashi respektimin e dorëheqjeve të kandidatëve në listën e mbyllur.

Source

Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua!

17 July 2025 at 16:35

Adriatik Lapaj i është drejtuar ditën e sotme me një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku i kërkon pavlefshmërinë e revokimeve të dorëheqjeve nga mandati i deputetit, të kandidatëve që ndodheshin në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 majit. Në shkresë thuhet se ata kanë dhënë […]

The post Lapaj shkresë KQZ: Revokimet e dorëheqjeve janë të pavlevfshme juridikisht, mandati më takon mua! appeared first on BoldNews.al.

Në sherrin Lapaj-Shabani, në mes futet deputeti Sula: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

By: redi
16 July 2025 at 20:07

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula është përfshirë në përplasjen e sotme mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ironizuar situatën e krijuar, Sula shprehet se kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Ai rikthen në kujtesë një bisedë të zhvilluar me Lapajn në momentin që po pretendonte…

Source

Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda

16 July 2025 at 20:39

Lidhur me sherrin mes Adriatik Lapajat dhe Endrit Shabanin për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka ardhur një reagim edhe nga Dashnor Sula. Ky i fundit u fut fillimisht në listat e këtij koalicioni për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11 Majit dhe më pas u tërhoq pasi nuk e mori garancinë se […]

The post Dash Sula “futet” mes sherrit Lapaj-Shabani: Kur do t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda appeared first on BoldNews.al.

U akuza nga Lapaj për komplot me dajën në marrjen e mandatit, Shabani: Ku ta dija unë se armiku ishim ne

By: redi
16 July 2025 at 18:39

Endri Shabani nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një poezi akuzave të Adriatik Lapajt që pretendon se kreu i Nismës Thurje është pjesë e “komplotit” bashkë me dajën e tij, Zeqir Kordhoni, për të mbajtur mandatin e deputetit që Nisma Shqipëria Bëhet fitoi në Tiranë më 11 maj. Postimi i plotë Mora pushkën dola malit, Të luftoja për atdhe, Ku ta dija unë i varfri, Se armiku ishim ne.

Source

Sherri për mandatin, Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Ty dhe dajon tënd ju gjykon populli

By: redi
16 July 2025 at 18:21

Adriatik Lapaj ka reaguar pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Kandidatët e këtij koalicioni në listën e mbyllur kishin nënshkruar para zgjedhjeve një deklaratë noteriale ku deklaronin se hiqnin dorë nga…

Source

“Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik…

By: Ardit
16 July 2025 at 18:12

Duket se mes dy kryetarëve të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, ka nisur një ‘luftë’, pasi daja i Shabanit Zeqir Kordhoni, i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku shpreh vullnetin për të pranuar mandatin, në rast se do të shpallet fitues i tij. Vetëm pak minuta pasi Adriatik […]

The post “Ku ta dija unë…”/ Shabani i përgjigjet ashpër Lapajt: Armik… appeared first on BoldNews.al.

Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë!

16 July 2025 at 18:03

Adriatik Lapaj ka bërë një reagim të ashpër ndaj bashkëpunëtorit të tij në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani, për faktin se daja i këtij të fundit, Zeqir Kordhoni i dërgoi një shkresë kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi, ku kërkon që të marrë mandatin e vetëm të fituar nga ky koalicion më 11 Maj. Në […]

The post Zeqiri i mori mandatin/ Lapaj shpërthen ndaj Shabanit: Mbarë të shkoftë bashkë me dajon, populli do gjykojë! appeared first on BoldNews.al.

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

16 July 2025 at 16:19

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga marrja e mandatit të vetëm të deputetit, të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria “Bëhet” më 11 Maj në Qarkun e Tiranës. Zeqir Kordhoni i është drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një shkrese që mban datën 15 Korrik, […]

The post Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit appeared first on BoldNews.al.

Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur!

11 July 2025 at 15:18

Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka komentuar lëvizjen e dajës së tij, Zeqir Kordhonit, i cili kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” si deputet për qarkun e Tiranës. Gjatë një intervistë të dhënë për emisionin “Shqipëria Live”, Shabani zbuloi se ka kontaktuar me dajën e tij dhe sipas tij, […]

The post Nuk i jep mandatin Lapajt/ Shabani zbulon bisedën me dajën: Zeqiri është mërzitur, ndihet i përdorur! appeared first on BoldNews.al.

Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit

By: user 8
10 July 2025 at 20:18

Mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit është vënë në pikëpyetje për shkak të një situate të papritur me një nga kandidatët në listën e mbyllur.

Në qendër të këtij ngërçi të krijuar sëfundmi ndodhet Zeqir Kordhoni, i cili sipas Euronews është i afërt familjarisht me Endri Shabanin, dhe është i 9-ti në listën e mbyllur të Tiranës.

Ky i fundit i ka dërguar Ilir Celibashit një letër ku insinuon se partia ka dërguar në KQZ një letër dorëheqje në emrin e tij.

“I nderuar Z. Celibashi,

Unë, Zeqir Kordhoni jam deputet i partisë “Nisma Shqipëria Behet”. 

Kam mësuar se partia “‘Shqipëria Bëhet” ka dërguar një letër dorëheqje në emrin tim. Dua të kërkoj një kopje të kësaj letre.” – shkruan Zeqir Kordhoni (letra poshtë).

Nisur nga çka shkruar në këtë letër, Kordhoni nënkupton se nuk ka qenë ai firmëtari i dorëheqjes së tij.

Sipas deklaratave në media, më 11 maj, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka dorëzuar dorëheqjet e të gjithë kandidatëve të listës së mbyllur, përfshirë Kordhonin. Megjithatë, dorëheqjet nuk janë aprovuar ende.

Nëse KQZ do të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur si të vlefshme, mandati do t’i kalojë Adriatik Lapajt, kandidatit më të votuar të listës së hapur në Tiranë. Por nëse qoftë edhe një prej 12 kandidatëve të listës së mbyllur refuzon të heqë dorë, Lapaj mund të mbetet jashtë parlamentit. Shkurtimisht, nëse Kordhoni realisht nuk e ka firmosur dorëheqjen dhe refuzon të dorëhiqet, kjo mund të ndalojë kalimin e mandatit te Lapaj.

Ishin të dy, edhe Zeqir Kordhoni edhe Adriatik Lapaj që dhanë nga një prononcim për Report Tv.

“Po na sjell shumë andralla Adriatiku, një herë do hyj e një herë nuk do hyj. Por unë nuk jam i bindur se cfarë do bëj. Duhet që Adriatiku të ulet ballë për ballë me mua dhe ta sqarojmë këtë histori. Kam punuar 72 orë me të pa shkuar në shtëpi e jam edhe invalid. Kam firmosur shumë gjëra në atë kohë dhe nuk e kam të qartë nëse kam firmosur dorëheqjen” – tha Zeqir Kordhoni, duke e forcuar pretendimin e letrës së mësipërme se nuk ka firmosur dorëheqjen nga mandati.

Lapaj iu përgjigj: “Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje.” 

Pra, aktualisht ka paqartësi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nëse situata zgjidhet së brendshmi dhe Kordhoni të tërhiqet, atëherë KQZ-së do ti duhet të marrë një vendim më pak. Por nëse Kordhoni këmbëngul se dorëheqja e tij është e pavlefshme, atëherë topi mbetet në fushën e Ilirjan Celibashit. A do të respektohet vullneti i qytetarëve që votuan për kandidatët e listës së hapur, sipas skemës vullnetare që aplikoi “Nisma Shqipëria Bëhet”? Apo Kordhonit nuk do ti njihet dorëheqja, që pretendon se është fiktive, dhe do të zbatohet kodi zgjedhor, duke bërë që Kordhoni të shtyjë Lapajn jashtë Kuvendit, për ushtruar katër vite detyrën e deputetit të Tiranës.

©Lapsi.al 

The post Përplasja e re/ Pse mandati i ‘Shqipëria Bëhet’ mund të mbetet në duart e Celibashit appeared first on Lapsi.al.

Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit

10 July 2025 at 14:34

Zeqir Kordhoni kërkon të marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Tiranë të fituar në zgjedhjet parlamentare në Tiranë. “Nisma Shqipëria Bëhet” përbehej nga tre parti, ku dy më kryesoret ishin “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe “Nisma Thurje” e Endrit Shabanit. Ata u futën në zgjedhje me lista të hapura praktikisht, […]

The post Punëtori i ndërtimit që kërkon mandatin e Adriatik Lapajt është daja i Endri Shabanit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌