Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në Arabi “joshin” Ramadanin, mund të largohet nga Lecce

By: armand
7 August 2025 at 22:22

Pas dy sezonesh te Lecce, Ylber Ramadani po merr në konsideratë largimin. Në fakti, sipas asaj që shkruajnë mediat, ofertat nga Arabia Saudite kanë futur në mendime mesfushorin shqiptar. Ramadani dëshiron të ndryshojë mjedis dhe në Arabi janë të gatshëm të plotësojnë tekat ekonomike të tij. Natyrisht, për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e një […]

The post Në Arabi “joshin” Ramadanin, mund të largohet nga Lecce appeared first on BoldNews.al.

“Ushtarët serbë stërviten bashkë me ata kinezë”, Ramadani: Kërcënim për Ballkanin, Serbia të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n

5 August 2025 at 11:46

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar sot se stërvitja ushtarake e Serbisë dhe Kinës është kërcënim për Ballkanin.

Njohësi i sigurisë në një postim në Facebook shkruan se Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti për Paqe me NATO-n.

Lexoni të plotë reagimin e Ramadanit:

Serbia dhe Kina – stërvitja ushtarake si hap kërcënimi në Ballkan

Në Kinën Veriore, në provincën Hebei, ushtarët e Serbisë stërvitën bashkë me ushtarët kinezë për 10 ditë me radhë.

Ushtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale të Serbisë morën mësime nga kinezët për “integrimin e taktikave me dronë në operacione speciale”.

Serbia – masha e Rusisë në Ballkan – që vazhdon të jetë kërcënuesi i vetëm i paqes në rajon tashmë i ka hapur derën e plotë Kinës për qëllime armiqësore ndaj demokracive në rajon e në Evropë.

Reagimi i Perëndimit duhet të jetë më i vendosur dhe më i zëshëm. Kjo politikë kërcënuese e Serbisë tejkalon Ballkanin, është kërcënim më i gjerë.

Serbia duhet të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n. /Telegrafi/

 

The post “Ushtarët serbë stërviten bashkë me ata kinezë”, Ramadani: Kërcënim për Ballkanin, Serbia të përjashtohet nga Partneriteti Për Paqe me NATO-n appeared first on Telegrafi.

Hetem Ramadani tregon arsyet pse politikanët tanë janë të traumatizuar dhe të palumtur

By: redi
1 August 2025 at 16:57

Në një intervistë të veçantë për “The Dalina Show”, Hetem Ramadani, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm shqiptarë në botë, tha hapur se shumica e sipërmarrësve në Shqipëri nuk janë të lumtur. Sipas tij, prishja e ekuilibrit mes jetës dhe punës ka sjellë një shoqëri të sëmurë emocionalisht dhe fizikisht. ”Këta që punojnë shumë nga Amerika, nga Japonia, janë në nxitim dhe nuk i përjetojnë ato…

Source

Ramadani shënon në miqësoren e Lecces, sheikët e kthejnë përsëri në qendër të vëmendjes

By: armand
25 July 2025 at 18:33

Ylber Ramadani e ka nisur më së miri fazën përgatitore me klubin e Lecce, me të cilin synon që të ketë sezonin e tretë si protagonist në Serinë A. Mesfushori shqiptar shënoi që në ndeshjen e parë miqësore të kësaj skuadre në fazën përgatitore që po zhvillon në Itali. Leçe mundi me shifrat 11-0 Asv […]

The post Ramadani shënon në miqësoren e Lecces, sheikët e kthejnë përsëri në qendër të vëmendjes appeared first on BoldNews.al.

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

24 July 2025 at 11:32

Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të.

Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, thotë prokurori i Prokurorisë Speciale, Bekim Kodraliu.

Megjithatë, ai siguron se kjo strukturë është e përgatitur dhe e gatshme të ndërmarrë veprime hetimore në çdo moment për raste të tilla.

“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, Prokuroria vepron në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Si rezultat të kësaj pune, Kodraliu përmend në mënyrë të veçantë aktgjykimin e parë për spiunazh në Kosovë, dhënë ish-zyrtarit policor, Aleksandar Vllajiq.

Vllajiq u dënua më 5 qershor nga Gjykata Themelore në Prishtinë me pesë vjet burgim, pasi pranoi se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë – BIA.

Këtë muaj, edhe një zyrtar tjetër policor i Kosovës, po ashtu me kombësi serbe, u dërgua në paraburgim nën dyshimet për spiunazh.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se Bojan Jevtiq “është i arrestuari i gjashtë me radhë në rastet e spiunazhit në Kosovë”, pa dhënë detaje mbi periudhën kohore të arrestimeve.

Më herët këtë vit, Radio Evropa e Lirë raportoi për arrestimin e Jellena Gjukanoviqit, serbe nga Kosova, nën akuzat për spiunazh.

Në qershor të vitit të kaluar u arrestuan edhe Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, pas dyshimeve se spiunuan te BIA.

A është Kosova nën një ofensivë të inteligjencës serbe?

Radio Evropa e Lirë pyeti Policinë e Kosovës nëse vendi është duke u përballur me një ofensivë të inteligjencës serbe dhe sa i përgatitur është për t’u kundërpërgjigjur, por nuk mori asnjë sqarim.

Në një konferencë për media më 22 korrik, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se situata e sigurisë, në përgjithësi, është e qetë dhe stabile.

“Ne i dimë qëllimet e politikës së Serbisë, sidomos të institucioneve të saj. Nuk është se gjithmonë kanë qenë – apo fare herë kanë qenë – në përkrahje të paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Ne jemi të përgatitur për të gjitha sfidat që mund të ndodhin në vendin tonë”, tha Hoxha.

Eksperti i sigurisë, Valdet Hoxha, nuk e përjashton mundësinë që shërbimet e vendeve jo mike – veçanërisht ato serbe – të jenë duke shfrytëzuar momentin.

Ai thotë se periudhat e pasigurisë politike, si ajo që po kalon aktualisht Kosova, janë zakonisht të favorshme për aktivitete të padukshme si spiunazhi.

Megjithatë, thekson se këto veprime nuk janë domosdoshmërisht të reja apo të lidhura vetëm me periudhën e fundit, pavarësisht arrestimeve.

Çfarë synon të dëmtojë spiunazhi?

Hoxha, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Brendshme, shpjegon se spiunazhi, në thelb, synon dëmtimin e sigurisë kombëtare të Kosovës.

“Ky aktivitet përpiqet të dobësojë dhe komprometojë institucionet e shtetit, të shkaktojë dëme ekonomike, të nxisë konflikte të brendshme dhe veprime të tjera, që minojnë funksionimin normal të shtetit dhe krijojnë perceptimin e një shteti të dështuar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Po në të njëjtën frymë, Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, paralajmëron se inteligjenca serbe nuk ndalet për asnjë moment në përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nga brenda.

Sipas tij, ajo përdor çdo mundësi për të minuar themelet e shtetit dhe të demokracisë.

“Serbia po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, përfshirë këtu aktivitetet e spiunazhit, sabotimit, ndikimit në vendimmarrje dhe influencimit të komunitetit serb”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Viteve të fundit, disa persona janë shpallur të padëshirueshëm në Kosovë dhe janë dëbuar, për shkak të rrezikimit të sigurisë kombëtare.

Derisa dëmet e shkaktuara është vështirë të maten, sipas ekspertëve, Serbia vazhdimisht mohon se është e përfshirë në aktivitete të tilla në Kosovë.

A është Kosova mjaftueshëm e përgatitur?

Përgjigjja nga të dy ekspertët është e prerë: po.

Ramadani thekson se Kosova ka punuar vazhdimisht për të forcuar kapacitetet e saj kundër këtij kërcënimi.

“Arrestimet dhe përballja me drejtësinë janë instrumente që parashihen në këto raste – kur është e domosdoshme. Ndërsa, pjesa tjetër e aktiviteteve përballuese lidhet me dobësimin dhe zhvleftësimin e këtyre ndërhyrjeve”, thotë ai.

Hoxha, në anën tjetër, nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e inteligjencës, i cili, sipas tij, “është në nivel të shkëlqyer”.

“Kosova, fatmirësisht, e ka ndërtuar kornizën ligjore për funksionimin e duhur të mekanizmave kompetentë në fushën e sigurisë”, thotë ai.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Serbia si kërcënim i vazhdueshëm

Javëve të fundit, udhëheqja shtetërore e Kosovës ka rritur veçanërisht zërin ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si burim të vazhdueshëm kërcënimi për sigurinë e vendit.

Presidentja Vjosa Osmani tha më 15 korrik se Serbia, vazhdimisht, përpiqet ta destabilizojë Kosovën – edhe me “akte agresioni”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi ashpër ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bëra pas arrestimit të një zyrtari serb nga autoritetet kosovare, duke i quajtur ato kërcënuese dhe destabilizuese.

Vuçiq paralajmëroi “pasoja të paparashikueshme” pas arrestimit të Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili u dërgua në paraburgim për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

Kurti, po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë, pasi, siç tha, “ka indikacione” për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Përshkallëzimi i fundit i madh i situatës në Kosovë ndodhi në shtator të vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë një polic.

Prishtina e cilësoi atë si sulm terrorist dhe të orkestruar nga Serbia, por Beogradi mohoi çdo përgjegjësi.

Në Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, Serbia përshkruhet si kërcënimi kryesor i sigurisë për Republikën e Kosovës.

Për rrezikun e vazhdueshëm të tensioneve në Kosovë paralajmëroi këtë muaj edhe një raport i inteligjencës kroate.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, ish-zëvendësministri i Brendshëm i Kosovës, Valdet Hoxha, thekson nevojën për vigjilencë të vazhdueshme dhe masa të adaptueshme.

Ai sugjeron përforcimin e bashkërendimit institucional, rritjen e bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe harmonizimin e kornizës ligjore, për të përballuar kërcënime – si spiunazhi e të tjera – në mënyrë efektive. /REL/

The post Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë appeared first on Telegrafi.

‘I kam lutur sytë që fjalën luftë të mos e venerojnë’

By: Kult Plus
18 July 2025 at 16:20

Poezi nga Musa Ramadani

Brenga mendjen në merimangë ma pështolli
Tmerri zemrën në fole minjsh ma shndërroi

Faqet e para të gazetave
Kurrë më s’i lexoj

E rëndë është ajo peshë fjalësh
Si shi plumbi në shpirt më rigojnë

I kam lutur sytë që fjalën
Luftë të mos e venerojnë

I kam bindur veshët që fjalën
Mortje kurrë të mos e dëgjojnë

E kam urdhëruar gojën që fjalën
Gjak përjetë të mos e shqiptojnë

Se e rëndë është pesha e fjalëve
Si shi plumbi në shpirt më rigojnë

Dëgjomëni ç’ju them
Unë faqet e para të gazetave
Jo, nuk i lexoj kurrë më!

Gjersa njerëzit në bisha shndërruar
Shekullin e zjarrit s’do ta kenë shëruar. / KultPlus.com

Ngec transferimi i Nunez te Napoli – futet në mes agjenti i njohur shqiptar për ta zhbllokuar situatën

2 July 2025 at 20:42

Corriere dello Sport raporton se Aurelio De Laurentiis ka zhvilluar personalisht negociata për transferimin e Darwin Nuñez nga Liverpool, duke u takuar me agjentin shqiptar Fali Ramadani, i ngarkuar me ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, është takuar drejtpërdrejt me Ramadani për të diskutuar detajet e mundshme të transferimit të sulmuesit në Stadio Maradona.

Bisedimet midis Liverpoolit dhe Napolit kanë ngecur, prandaj De Laurentiis ka vendosur të ndërhyjë vetë në negociata, megjithëse ka biseduar me Ramadanin, i cili nuk është agjent i Nuñezit.

Corriere dello Sport konfirmon se sulmuesi uruguaian është i hapur për t’u bashkuar me Napolin, dhe arritja e marrëveshjes për kushtet personale pritet të mos jetë problem.

Megjithatë, Napoli ende nuk ka arritur një marrëveshje për tarifën e transferimit me Liverpoolin. Sipas raportimeve, Liverpooli kërkon 60 milionë euro, ndërsa Napoli mund ta mbyllë marrëveshjen për rreth 50 milionë euro.

Nga ana tjetër, Napoli ka hezituar të ofrojë më shumë se 43 milionë euro për Nuñezin, i cili pritet të largohet nga “Anfield” gjatë kësaj vere.

Si alternativë kryesore për sulmues, Napoli ka Lorenzo Lucca nga Udinese, por edhe ai do të kushtonte të paktën 40 milionë euro.

Agjenti Fali Ramadani përfaqëson gjithashtu edhe një tjetër objektiv të Napolit, Federico Chiesa, si dhe ish-qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly, i cili iu bashkua Chelseat nga Napoli në vitin 2022. /Telegrafi/ 

The post Ngec transferimi i Nunez te Napoli – futet në mes agjenti i njohur shqiptar për ta zhbllokuar situatën appeared first on Telegrafi.

Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos

By: armand
26 June 2025 at 20:56

Lecce ka zyrtarizuar në pankinë Eusebio Di Francescon. Klubi i Serie A do të drejtohet nga trajneri i njohur, deri në 30 qershor 2026. Lajmi është bërë publik së fundmi nga Lecce, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Lecce njofton se menaxhimi i Ekipit të Parë i është besuar Eusebio Di Francescos. Trajneri ka nënshkruar […]

The post Ramadani me trajner të ri, Lecce i beson Di Francescos appeared first on BoldNews.al.

Laert Vasili ulet në tokë për të kënduar “Hajredin Pashën” pranë Rina Ramadanit

9 June 2025 at 20:46

Këngëtarja Rina Ramadani ka marrë vëmendje me performancën e këngës “Hajredin Pasha”

Ajo ka tërhequr vëmendjen edhe të Laert Vasilit, ish-banorit të Big Brother VIP Albania 4.

Teksa Rina interpretonte këtë këngë, ai është ulur poshtë këmbëve të saj, duke e ndjekur me plot emocione.

@rinaramadanii LIVE 100% 🔥🔥🔥 #rinaramadani #hajredinpasha #fypvira #fyp #tirane #tirana🇦🇱 #albanian #kosovo #kosovatiktok #viralvide #viralvideos #shqiptar #shqiperia ♬ original sound – Rina Ramadani

Vasili ndërkohë ishte një nga banorët më të komentuar të edicionit të katërt, duke arritur deri në finale dhe duke u renditur i treti.

Ai u bë finalist pasi u zgjodh nga Rozana Radi, finaliste e parë, për të konkurruar me Egli Takon për vendin e dytë.

Në këtë përballje,  fitoi dhe siguroi vendin e dytë në finale.

The post Laert Vasili ulet në tokë për të kënduar “Hajredin Pashën” pranë Rina Ramadanit appeared first on Telegrafi.

Shqipëri – Serbi: Sylvinho lë në stol yjet nga Kosova- taktizim për t’i ikur emocioneve të lojtarëve, apo…

7 June 2025 at 19:57

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka habitur shumë me zgjedhjet e tij për formacionin që do të përballet me Serbinë sonte nga ora 20:45.

Në një sfidë me peshë të jashtëzakonshme, ai ka vendosur të lërë në stol emra të rëndësishëm të ekipit, si Ardian Ismajli, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani, duke i besuar një formacion që po ngjall shumë diskutime.

Formacioni i publikuar për këtë ndeshje ka këtë pamje: Strakosha – Hysaj, Ajeti, Djimsiti, Mitaj – Shehu, Asllani – Broja, Laci, Hoxha – Manaj.

Në letër, kjo skuadër duket e balancuar, por vendimi për të lënë jashtë lojtarë që kanë shkëlqyer në fushë dhe që kanë qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të fundit të Shqipërisë, ka krijuar pakënaqësi të mëdha mes tifozëve dhe analistëve.

Dyshja e sulmit nuk kanë lojë në periudhën e fundit, me Rey Manajn që nuk ka luajtur fare me Sivassportin në dy përballjet e fundit të kampionatit, pas problmeve me klubin.

Në anë tjetër, edhe përkundër talentit, Armando Broja nuk është paraqitur me Evertonin në pesë ndeshjet e fundit. Për ta gjetur një gol të Brojës duhet të kthehemi tash e një vit më parë, kur shënoi me Shqipërinë ndaj Lihtenshtejnit.

Lënia në stol e Mirlind Dakut, golashënuesit më të mirë të Shqipërisë, i cili vetëm në katër ndeshjet e fundit k katër gola shihet si një vendim i diskutueshëm.

Dakun e kemi parë gjithmonë me grintë dhe dëshirë për të shënuar, veçanërisht në ndeshje të tilla ku kërkohet shpirt lufte.

Po ashtu, Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani janë lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare dhe një forcë e madhe fizike, të cilën do t’i nevojiteshin Shqipërisë kundër një kundërshtari si Serbia. Të dy kanë qenë startues në Serie A në kohën e fundit, por duket se nuk i kanë mbushur syrin Sylvinhos.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, Sylvinho theksoi se “e di që për disa lojtarë të tij kjo ndeshje është më emocionuese”, por duket se Arbër Hoxha dhe Arlind Ajeti, si natyra më të qeta kanë fituar formacionin, krahasuar me treshen e lartpërmendur – Daku, Ismajli dhe Ramadani – të cilët njihen për lojën e tyre të zjarrtë.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse formacioni i zgjedhur do të mund t’i përgjigjet presionit të Serbisë, apo do të detyrojë trajnerin që të kthejë shpejt në fushë lojtarët që ka lënë jashtë. /Telegrafi/

The post Shqipëri – Serbi: Sylvinho lë në stol yjet nga Kosova- taktizim për t’i ikur emocioneve të lojtarëve, apo… appeared first on Telegrafi.

Promovohet ribotimi i veprës së plotë të Musa Ramadanit

By: Kult Plus
6 June 2025 at 21:31

Më 7 qershor 2025, në ora 18:00, në “Hanin e 2 Robertëve” në Prishtinë do të mbahet promovimi i ribotimit të veprës së plotë të shkrimtarit të njohur Musa Ramadani.

Ky botim i ri përmbledh të gjithë krijimtarinë letrare të Ramadanit – prozë, poezi dhe ese – duke e paraqitur atë në një formë të plotësuar dhe të përkujdesur. Ngjarja organizohet për të nderuar kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe dhe për ta rikthyer veprën e tij në qendër të vëmendjes së lexuesve dhe studiuesve.

Promovimi do të shoqërohet edhe me lexime letrare dhe diskutime mbi rëndësinë e veprës së autorit. Në hyrje të ftesës është përfshirë edhe një poezi e shkurtër me autorësinë “MuRai”, që i kushtohet jetës dhe filozofisë së fjalës së shkruar.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë./KultPlus.com

Ramadani në garë për golin e muajit, realizimi nga distanca sfidon roveshatën e McTominay

By: armand
29 May 2025 at 16:17

Goli i Ylber Ramadanit në javën e parafundit ishte tepër i rëndësishëm për qëndrimin në Serie A. Mesfushori shqiptar me goditjen e tij të fortë nga distanca, ia bëri të pamundur portierit të Torino ta ndalte, duke i dhënë fitoren skuadrën puljeze që nuk ra nga kategoria. Për këtë është në garë për golin më […]

The post Ramadani në garë për golin e muajit, realizimi nga distanca sfidon roveshatën e McTominay appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Goditja e pakapshme, falënderimi ndaj Zotit, lotët dhe festa! Leçe publikon pamjet emocionuese nga fusha të golit të Ramadanit

By: admin
20 May 2025 at 12:40

Ylber Ramadani ka shënuar një nga golat më të rëndësishëm të karrierës së tij këtë të diel, teksa ndihmoi Leçen të fitonte 1-0 ndaj Tornos një sfidë shumë vendimtare për luftën për mbijetesën në Serinë A.

Futbollisti lëshoi një gjuajtje të pakapshme nga jashtë zonës duke mposhtur portierin e Torinos e duke bërë të shpërthente stadiumi në një oshtimë feste.

Klubi i Leçes ka rikujtuar pikërisht këtë moment duke publikuar pamjet se si ishin filmuar nga pas portës ku shënoi mesfushori shqiptar, duke nisur që nga gjuajtja e tij, te festa në tribuna, ajo e lojtarëve, me lotët e vetë Ramadanit e më pas shpërthimin e tij drejtuar tribunës së ultrasve.

The post VIDEO/ Goditja e pakapshme, falënderimi ndaj Zotit, lotët dhe festa! Leçe publikon pamjet emocionuese nga fusha të golit të Ramadanit appeared first on Albeu.com.

Legjionarët, Daku shënon dy gola, Ramadani realizon eurogol

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë dhe Letonisë.

Forma e lojtarëve kuqezi është shumë pozitive. Mbrëmjen e djeshme Ylber Ramadani ishte heroi i Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, shënoi një eurogol ndaj Torino-s dhe i dha skuadrës fitoren 1-0. Ai u shpall edhe lojtari i ndeshjes në fund të takimit. Ky rezultat mban gjallë shpresat e Lecce-s për mbijetesë, kur mbetet edhe një ndeshje nga fundi i sezonit.

Në Rusi, Mirlind Daku ishte protagonist absolut për Rubin Kazan. Sulmuesi shënoi dy gola në humbjen 3-2 ndaj Khimki-t, humbi një penallti dhe pati një gol të anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këto realizime ai arrin në kuotën e 14-të golave dhe renditet i dyti në listën e golashënuesve të kampionatit rus.

Ernest Muçi la pas dëmtimin dhe u rikthye menjëherë vendimtar për Besiktas. I aktivizuar në pjesën e dytë, ai asistoi tek goli i barazimit 1-1 në fushën e Alanyasporit, duke i shërbyer saktë Rafa Silvës në minutën e 71-të.

Mario Mitaj kurorëzoi një sezon të shkëlqyer, pasi fitoi titullin kampion në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Mbrojtësi ishte titullar në suksesin 3-1 në transfertë ndaj Al Raed në javën e fundit.

Këtë fundjavë ishin titullarë gjithashtu Ivan Balliu, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Qazim Laçi, Juljan Shehu dhe Myrto Uzuni.

The post Legjionarët, Daku shënon dy gola, Ramadani realizon eurogol appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Mbrëmje dramatike në Seria A. Interi barazon, Ramadani mban gjallë shpresat e Leçes për mbijetesë

By: admin
18 May 2025 at 23:36

Takimet e javës së 37-të të Serisë A kanë dhënë verdikte të forta sa i përket fateve të disa skuadrave.

Sa i përket duelit për titullin kampion Interi nuk përfitoi nga hapi fals i Napolit në Parma. Zikaltrit kanë barazuar me Lacion në “San Siro” edhe pse kaluan dy herë në avantazh.

Në barazim përfundoi edhe takimi në “Tardini” të Parmës ku në fund të duelit ndodhi gjithçka me kryesorin që u detyrua që të përjashtonte të dy trajnerët.

Çështja e titullit do të vendoset në 90’ e fundit ku Napoli me 79 pikë prfet në “Maradona”, Kaljarin, i cili sot siguroi qëndrimin në Serie A. Ndërsa Interi (78 pikë) ndeshjen e fundit e luan në Como.

Sa i përket luftës në zonën e ftohtë Leçe mundi Torinon falë një goli të Ramadanit dhe tani luan për gjithçka në transfertën e vështirë të Romës ku i pret Lacio.

Në këtë garë skuadra salentine lufton me Empolin e Ismajlit, e cila sot fitoi në Monza me shifrat 3-1 dhe tani shikon nga java e fundit ku pret në shtëpi Veronën.

GOLI I DUMFRIS  (VIDEO)

GOLI I PEDROS (VIDEO)

GOLI I BISEK (VIDEO) 

The post VIDEO/ Mbrëmje dramatike në Seria A. Interi barazon, Ramadani mban gjallë shpresat e Leçes për mbijetesë appeared first on Albeu.com.

Ylber Ramadani super gol nga 30 metra – Lecce ringjall shpresat me golin e shqiptarit

18 May 2025 at 22:29

Në Serie A nuk ka mbetur vetëm gara për titull dhe për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. Lufta për mbijetesë është po aq dramatike, me disa skuadra që rrezikojnë rënien në Serie B, pas Monzës dhe Venezias që tashmë janë zyrtarisht jashtë elitës.

Një prej ekipeve që po lufton për mbijetesë është Lecce, që aktualisht po fiton 1:0 ndaj Torinos – një fitore me peshë të madhe në fundin e sezonit.

Heroi i momentit për Lecce-n është mesfushori shqiptar Ylber Ramadani, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm në fillimin e pjesës së dytë.

Me një goditje të fuqishme nga distanca, ai nuk i la asnjë mundësi portierit të Torinos, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin jetik.

 

Ylber Ramadani fires a stunning right-footed shot from outside the box, giving Lecce a 1-0 lead over Torino. Fans erupt in celebration! 🎉

Video Courtesy : Serie A#SerieA #YlberRamadani #leece pic.twitter.com/XxpXAPykbw

— STARZPLAY | ستارزبلاي (@STARZPlayArabia) May 18, 2025

Pas këtij goli, Lecce ngjitet në vendin e 17-të me 31 pikë dhe mban gjallë shpresat për të qëndruar në elitë./Telegrafi/ 

The post Ylber Ramadani super gol nga 30 metra – Lecce ringjall shpresat me golin e shqiptarit appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes

18 May 2025 at 22:46

Një mbrëmje magjike mund të konsiderohet e sotme për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili ka shënuar ndoshta golin më të bukur në karrier. Në ndeshjen e javës së 37-të të Serie A, ai kaloi ekipin e Leçes në avantazh në takimin përballë Torinos, teksa mesfushori shqiptar u aktivizua në fundin e pjesës […]

The post VIDEO/ Ylber Ramadani i shënon super gol portierit serb dhe i jep fitoren Leçes appeared first on BoldNews.al.

Premiera “Art” nesër në TKK, regjisori Ramadani: Një pasqyrë ironike dhe e dhimbshme mbi egoizmin, krenarinë dhe frikën nga vetmia

By: Kult Plus
15 May 2025 at 12:09

Era Berisha

Në një hapësirë që nuk është as shtëpi, as galeri, por një terren neutral ku gjithçka shpërfaqet, tre miq përballen me vetveten dhe njëri-tjetrin. Shfaqja “Art”, vepra e famshme e autores franceze Yasmina Reza, vjen në skenë me një regji nga Bashkim Ramadani që nuk nguron të gërmojë thellë nën sipërfaqen e një konflikti të vogël – një pikturë e bardhë që bëhet katalizator për shpërbërjen e një miqësie. Shfaqja “Art” është një komedi tragjike – ose një dramë e mbështjellë me humor të zi. Situatat janë absurde, por ndjenjat që i nxisin ato janë të vërteta dhe të thella.

Në qendër të shfaqjes është një “art i bardhë”, një tablo e diskutueshme, që për të tre protagonistët (Ard Islami, Ylber Bardhi, Butrint Lumi) shndërrohet në pretekst për të rihapur plagët e vjetra të një miqësie. Regjisori Ramadani e zgjedh këtë tekst pikërisht për mënyrën se si ai zbërthen tensionet e pathëna mes njerëzve: “Nuk është debati për pikturën që më intereson, por gjithçka që ajo shpërfaq teksa hesht.”

Autoria franceze Yasmina Reza njihet për stilin e saj minimalist e të drejtpërdrejtë. Regjisori Ramadani nuk e trajton “Art”-in si një komedi klasike apo dramë të rëndë, por si një zonë gri ku humori i zi, ironia dhe zhgënjimi bashkëjetojnë në një ekuilibër të brishtë. “Kjo është një komedi tragjike,” – shprehet ai – “ku qeshja nuk është zbavitje, por një reagim ndaj ndjenjave që nuk guxojmë t’i themi me zë.”

Skenografia nga Burim Arifi është e menduar për të reflektuar boshllëkun që rritet mes personazheve, ndërsa ndriçimi dhe tingujt nga kompozitori Tomor Kuçi vijnë kujdesshëm dhe pasqyrojnë trazimin e brendshëm. Vetë piktura, si objekt i debatit, trajtohet si një figurë e katërt – një prani e heshtur që ndikon në gjithçka pa thënë asgjë.

“Kam dashur ta ruaj thjeshtësinë e hapësirës, por në mënyrë që të krijojë thellësi, jo sterilitet. Skenografia është menduar si një fushë neutrale – jo banesë, e as galeri – por një vend kalimi, ku personazhet përballen me veten dhe njëri-tjetrin.”

Gjithçka ka nisur me analizë të thellë të tekstit – duke ndërtuar historitë e përbashkëta të personazheve, çka i ka lidhur dhe çka i ka larguar me kalimin e kohës.

Regjisori Ramadani punon ngushtë me aktorët për të zhvilluar dinamika të ndërlikuara – aty ku fjala s’është e mjaftueshme dhe ku shikimi, pauza, gjesti bëhen më elokuentë se çdo debat filozofik. Ai shton: “Miqësitë këtu nuk thyhen nga grindja, por nga pamundësia për të parë tjetrin me sytë e duhur.”

Në thelb, “Art” nuk merret me definimin e artit, por me nevojën për pranim dhe miratim. Pyetja nuk është nëse tabloja është “e mirë” apo jo, por pse kaq shumë na dhemb kur dikush nuk ndan shijen tonë.

“Art” është reflektim i ndjeshëm mbi identitetin, vetminë dhe iluzionin e intimitetit. Një shfaqje që nuk kërkon të bindë, por të trazojë. “Art” nuk është vetëm një shfaqje për një pikturë të bardhë. Është një përballje me veten, një pasqyrë e marrëdhënieve tona, dhe një reflektim i heshtur mbi atë që kemi humbur në emër të “civilizimit” shoqëror.

Në fund, publiku ndoshta nuk do të largohet me një përgjigje, por me një ndjesi: se diçka brenda tyre është lëkundur.

“Shpresoj të largohen duke menduar për miqësitë e tyre – sa janë të vërteta, sa janë kompromise? A kemi guximin të jemi të sinqertë me ata që i duam, apo jemi bërë të kujdesshëm deri në pikën që fshehim veten? Po ashtu, dua që të largohen me ndjesinë se arti nuk është një luks, por një mënyrë për të zbuluar vetveten dhe tjetrin. Shpresoj të dalin me ndjenjën që diçka u lëvizi brenda, por pa mundur ta emërtojnë menjëherë. Të mendojnë për marrëdhëniet e tyre, për kompromiset, për të vërtetat që i kanë lënë pa u thënë. Dhe të pyesin veten: a e duam shokun për atë që është, apo për atë që duam të jetë?”, thotë Ramadani.

Në këtë intervistë për KultPlus, regjisori Ramadani ka thënë se shfaqja “Art” është një ftesë për të parë më thellë.

“Më tërhoqi mënyra se si një tekst që në pamje të parë duket i thjeshtë – një debat mbi një pikturë të bardhë – zbërthen me delikatesë mekanizmat e brendshëm të miqësisë. Shfaqja “Art” nuk flet vetëm për artin, por për ndjeshmërinë, krenarinë, heshtjet dhe tensionet që rrinë nën sipërfaqe mes njerëzve që pretendojnë se e njohin njëri-tjetrin. Shumë mirë që tani vendoset në skenë sepse jetojmë në një kohë kur marrëdhëniet shpesh janë sipërfaqësore, të fragmentuara, dhe të kushtëzuara nga pritshmëritë. Kjo shfaqje është një ftesë për të parë më thellë – jo vetëm te ajo çka quajmë “art”, por edhe te ajo çka quajmë “miqësi””, thotë ai.

Sipas tij, autorja e shfaqjes, Reza, shkruan me një intensitet të heshtur. Dialogët e saj janë të mprehtë e të drejtpërdrejtë, por nën sipërfaqe fshehin shtresa të thella emocionale. Ajo kap tensionet e vogla që gërryejnë marrëdhëniet – jo shpërthimet e mëdha, por çarjet e heshtura që i ndiejnë të gjithë. Ajo e ka sfiduar Ramadanin si regjisor dhe aktor sepse e ka detyruar të mos mbështetet te fjalët/teksti, por te çka është mes tyre – nënteksti.

“Për një audiencë moderne, mësuar me zhurmë dhe fjalë të tepërta, kjo mënyrë e të shkruarit është një pasqyrë ironike dhe e dhimbshme mbi egoizmin, krenarinë dhe frikën nga vetmia.”

Shfaqja ka zgjedhje të veçanta stilistike – ndriçimi, tingulli, lëvizja – që ndihmojnë në nxjerrjen në pah të ndryshimeve emocionale midis personazheve.

“Çdo element stilistik është përdorur me kujdes për të pasqyruar klimën emocionale. Ndriçimi ndryshon gradualisht – sa më shumë tension, aq më të thella bëhen hijet. Tingulli është minimalist, më shumë zhvendosje zhurmash sesa muzikë, për të rritur ndjesinë e vetmisë. Lëvizjet e aktorëve janë të kontrolluara dhe të përmbajtura, që përplasjet emocionale të ndihen më fort – jo përmes zhurmës, por përmes heshtjes dhe përmbajtjes”, thotë Ramadani.

“Art” prek me delikatesë dhe tallet me temën e snobizmit dhe mënyrën se si njerëzit përdorin shijet për të ndërtuar identitetin. Shfaqja sfidon me pyetjet: a e vlerësojmë një vepër sepse na flet realisht, apo sepse shoqëria thotë që duhet? Dhe kur dikush nuk pajtohet me ne – a e dëgjojmë, apo e përjashtojmë?

“Nuk është kritikë e drejtpërdrejtë, por një ftesë për reflektim mbi nevojën njerëzore për me u ndjerë i kuptuar, përmes artit apo miqësisë.”

Po ashtu, konsiderohet se shfaqja ka shumë momente të forta, që vijnë njëra pas tjetrës dhe e mbajnë publikun të angazhuar gjatë gjithë kohës. “Art” nuk mbështetet te një moment i vetëm, por ndërton tensionin në mënyrë të qëndrueshme. Çdo skenë sjell diçka të re – një thyerje, një përballje, një ndjesi që nxit reflektim. Janë situata që flasin qartë, pa u mbështetur te dramatizimi i tepërt, por me një intensitet që rritet gradualisht.

Premiera e shfaqjes epet me 16 maj (e premte), në Teatrin Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 20:00./ KultPlus.com

Kurti: Trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e Agim Ramadanit vazhdon ende të na befasojë

3 May 2025 at 21:56

Organizuar nga Shoqata Kulturore “Ditët e Agimit”, dhe nën përkujdesjen e Komunës së Gjilanit, sot u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Agimit”, për nder të jetës dhe veprës së heroit Agim Ramadani, ngjarje kjo në të cilën mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Për heroin Agim Ramadani, Kurti theksoi se është ndër dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa shtoi se dëshmorët e kombit nuk janë të përjetësuar në kujtesën tonë kolektive dhe në historinë e Kosovës vetëm për shkak të aktit të tyre të rënies, por edhe për aktivitetet e tyre sa ishin gjallë, angazhimit dhe veprës së tyre në totalitetin e saj.

“Agim Ramadani është me profilin më të gjithanshëm: trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e të cilit vazhdon ende të na befasojë, teksa shohim fotografitë, poezitë, pikturat dhe dorëshkrimet e tij. Agim Ramadani ishte pra, poet, piktor, aktivist politik, strateg ushtarak, si dhe një patriot me shpirt artisti e fort frymëzues edhe për gjeneratat e sotme sikurse për shoqërinë e tij dikur”, tha kryeministri.

Në tubimin qendror “I këndojmë Agimit”, në fjalën e tij, kryeministri në detyrë, Kurti shtoi se të tilla manifestime ua zgjasin jetën kujtimeve me nderime dhe mirënjohje jetës së dëshmorëve të lirisë dhe i forcojnë lidhjet e këtyre kujtimeve nga njëri brez në tjetrin.

“Sepse duke i kujtuar dëshmorët mes të gjallësh se si ishin ata, sa ishin të gjallë, i mbajmë të gjalla kujtimet tona për ta dhe shembullin e tyre për ne. Ju dëshiroj një pasdite çlodhëse dhe një mbrëmje të këndshme sonte, në këto ditë të hershme të pranverës së sivjetme, dhe ju përgëzoj për mirëmbajtjen e manifestimeve “Ditët e Agimit’”, tha ai.

The post Kurti: Trashëgimia ushtarake, politike dhe artistike e Agim Ramadanit vazhdon ende të na befasojë appeared first on Telegrafi.

Asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani”, Rama: Ishte planifikuar nënkalim, po Qeveria na bllokoi   

3 May 2025 at 14:56

Në orët e mëngjesit, komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot gjatë ditës do të vendoset shtresa përfundimtare e asfaltit në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.

Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të asfaltimit, dhe sipas Komunës nëse është e nevojshme, mbyllja do të vazhdojë edhe të dielën, më 4 maj 2025.

E gjatë ditës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar këtë pjesë të qytetit për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e punimeve, gjersa ka publikuar edhe një video.

Rama thekson se në këtë pjesë ishte planifikuar nënkalim, por që Qeveria e Kosovës e ka bllokuar për shkak sipas tij thonë se “mos po gjejnë gjetje parahistorike”.

“Jemi këtu sot në rrugën Agim Ramadani, ku edhe po e bëjmë rivitalizimin e gjithë kësaj pjese të rrugës e cila faktikisht me projekt, i cili është i buxhetum, i cili është i dizajnum, i detalizum, ka pas me qenë nënkalimi, po ja që Qeveria na bllokon se thotë mos po gjejmë gjetje parahistorike.

Ku është me gjet gjetje parahistorike? Mirëpo, derisa ne të ballafaqohemi me ta edhe e lëshojmë këtë pjesë për transformim të kryeqytetit, ne po e bëjmë rivitalizimin sot e nesër”, tha ai.

Ndryshe, tutje në këtë video nga përgjegjës të punimeve u tha se asfaltimi do të kryhet sot, vijëzimi të dielën, ndërkaq nga e hëna gjithçka do të jetë gati për qarkullim. /Telegrafi/

The post Asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani”, Rama: Ishte planifikuar nënkalim, po Qeveria na bllokoi    appeared first on Telegrafi.

❌
❌