Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës

By: user 5
30 June 2025 at 19:04

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga Shqipëria të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.

Kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.

Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiprtare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.

Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi për MCN deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linj me opozitën shqiptare

Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë ka shpërndarë një njoftim për shtyp në lidhje me takimin dypalësh ku sqaron se pjesë e diskutimeve ka qenë edhe prespektiva euroatlantike e Kosovës:

“Znj. Spiropali dhe z. Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.

Sipas njoftimit në focus të takimit kanë qenë edhe rritja e bahskëpunimit në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë mes dy vendeve./ MCN

The post Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri, kërkesë zyrtarë Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Ekskluzive/ Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi në Shqipëri

By: Besnik
7 June 2025 at 17:00

Në puntatën e kësaj jave të emisionit “Insida Albania”, gazetarja Alice Taylor vizitoi Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku zhvilloi një intervistë ekskluzive me kreun e Bektashinjve, Baba Mondin (Edmond Brahimaj).

Gjatë bisedës u diskutua mbi ecurinë e hapave për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, pas propozimit të bërë nga kryeministri Edi Rama.

Baba Mondi u shpreh se projekti ka mbështetjen e plotë të miqve të komunitetit, përfshirë komunitetin mysliman dhe atë ortodoks, me të cilët është nënshkruar një marrëveshje për të themeluar një seli botërore të Bektashizmit dhe për t’i dhënë këtij komuniteti një status global.

“Miqtë na mbështesin, pasi ne nuk jemi faktor ndarës, jemi dashamirës të paqes. Komuniteti Musliman e ka nënshkruar, Komuniteti Ortodoks gjithashtu e ka nënshkruar marrëveshjen që kam bërë me ta — që Bektashizmi të ketë një seli botërore, që të marrë status global. Kështu që ne nuk jemi në luftë me askënd. Luftojmë për veten tonë, të jemi paqësorë, zemërmirë, të edukojmë njerëzit që të kenë dijeni dhe jo injorancë. Sepse, siç dihet, tre armikun kryesorë të njerëzimit janë injoranca, varfëria dhe egoizmi individual,” tha Baba Mondi.

Në vazhdim, Baba Mondi sqaroi ecurinë e planit të kryeministrit për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, duke theksuar se janë formuar grupe pune të përbashkëta mes përfaqësuesve të qeverisë dhe komunitetit bektashian.

“Përveç asaj që kryeministri foli në OKB, procesi po vazhdon. Është tani në dorën e autoriteteve të ecin përpara. Na është dhënë informacion që kjo do të ndodhë, dhe shumë përfaqësues të kryegjyshtetës botërore po punojnë në bashkëpunim me grupe pune të qeverisë për të sjellë një vendim dhe një dekret mbi këtë çështje. Nëse do të jetë një shtet apo një mini-shtet, do të jetë një vendim zyrtar. Ne nuk e dimë ende, sepse janë ata që do të vendosin për të ardhmen e Bektashizmit në Shqipëri. Ata do të kërkojnë zgjidhjen më të arsyeshme, pa shkelje kushtetuese apo kundërshti ligjore. Vetëm Kryeministri dhe grupi i iniciativës e dinë saktësisht se si do të ecet përpara. Do të vendoset diçka e arsyeshme që të mos bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Për ne kjo është një mrekulli. Shteti do të ketë rregulla dhe Kushtetutë që do të jenë në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Ne nuk do të dalim jashtë këtyre ligjeve, nuk do të ketë ushtri apo polici të veçantë në shtetin tonë. Ne do të mbetemi ashtu si jemi, por do të ketë një ndryshim në aspektin diplomatik dhe juridik. Gjithçka tjetër do të vazhdojë siç është sot, ne kurrë nuk jemi ngatërruar kurrë me politikën” përfundoi Baba Mondi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi në Shqipëri

7 June 2025 at 17:42

Në emisionin “Insida Albania”, gazetarja Alice Taylor vizitoi Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë, ku zhvilloi një intervistë ekskluzive me kreun e Bektashinjve, Baba Mondin (Edmond Brahimaj).

Gjatë bisedës u diskutua mbi ecurinë e hapave për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, pas propozimit të bërë nga kryeministri Edi Rama.

Baba Mondi u shpreh se projekti ka mbështetjen e plotë të miqve të komunitetit, përfshirë komunitetin mysliman dhe atë ortodoks, me të cilët është nënshkruar një marrëveshje për të themeluar një seli botërore të Bektashizmit dhe për t’i dhënë këtij komuniteti një status global.

“Miqtë na mbështesin, pasi ne nuk jemi faktor ndarës, jemi dashamirës të paqes. Komuniteti Musliman e ka nënshkruar, Komuniteti Ortodoks gjithashtu e ka nënshkruar marrëveshjen që kam bërë me ta — që Bektashizmi të ketë një seli botërore, që të marrë status global. Kështu që ne nuk jemi në luftë me askënd. Luftojmë për veten tonë, të jemi paqësorë, zemërmirë, të edukojmë njerëzit që të kenë dijeni dhe jo injorancë. Sepse, siç dihet, tre armikun kryesorë të njerëzimit janë injoranca, varfëria dhe egoizmi individual”, tha Baba Mondi.

Në vazhdim, Baba Mondi sqaroi ecurinë e planit të kryeministrit për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri, duke theksuar se janë formuar grupe pune të përbashkëta mes përfaqësuesve të qeverisë dhe komunitetit bektashian.

“Përveç asaj që kryeministri foli në OKB, procesi po vazhdon. Është tani në dorën e autoriteteve të ecin përpara. Na është dhënë informacion që kjo do të ndodhë, dhe shumë përfaqësues të kryegjyshtetës botërore po punojnë në bashkëpunim me grupe pune të qeverisë për të sjellë një vendim dhe një dekret mbi këtë çështje. Nëse do të jetë një shtet apo një mini-shtet, do të jetë një vendim zyrtar. Ne nuk e dimë ende, sepse janë ata që do të vendosin për të ardhmen e Bektashizmit në Shqipëri. Ata do të kërkojnë zgjidhjen më të arsyeshme, pa shkelje kushtetuese apo kundërshti ligjore. Vetëm Kryeministri dhe grupi i iniciativës e dinë saktësisht se si do të ecet përpara”, përfundoi Baba Mondi. /EuronewsAl/

The post Baba Mondi flet për herë të parë: Si do jetë shteti Bektashi në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit

21 April 2025 at 11:06

Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut.

Baba Mondi shprehet në reagimin e tij se bota sot humbi liderin e madh botëror të kohës.

“Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e Paqes dhe të dashurisë”, tha ai.

Më tej, Baba Mondi deklaron se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit.

“Papa e deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit”, deklaron ai.

The post Ndarja nga jeta e Papa Françeskut/ Reagon Baba Mondi: E deshi shumë popullin tonë, kombin martir të Zotit appeared first on Sot News | Lajme.

“I lënë vajzat pa shkolluar”, hoxha i kundërpërgjigjet deklaratës së Baba Mondit

8 April 2025 at 20:16

Kryegjyshi bektashian, Baba Mondi ka dhënë një deklaratë e cila ka ngjallur reagim te përfaqësuesit e fesë islame. Ai është shprehur se ndryshe nga myslimanët bektashinjtë falen bashkë me gratë dhe nuk i lënë gratë e vajzat e tyre të pashkolluara.

Ai gjithashtu është shprehur kundër mbajtjes së shamisë, e cila është obligim për gratë myslimane.

Hoxha nga Kosova, Muhamed Dërmaku tha në “People” se deklaratat e kryegjyshit nuk janë të vërteta, ai tha se vajzat myslimane shkollohen njësoj si djemtë. Gjithashtu ai tha se edhe falja mund të bëhet në të njëjtin ambient.

“Kur ka folur për çështjen e arsimimit, unë jam kujdestari i klasës së vajzave në medrese, nëse ato nuk shkollohen, atëherë unë çfarë po bëj? Shkollimi dhe arsimimi i vajzave daton me gruan e parë, me Havën, me Evën. Transmetuesja më e madhe e thënieve profetike është gruaja e Muhamedit a.s., Aishja e cila në kohët tona do ishte akademike e madhe. Tendencat kanë qenë gjithmonë për të njollosur islamin”,-tha Hoxha Dërmaku.

Imami Ilir Curri ishte gjithashtu i ftuar në “People” në Euronews Albania ku u shpreh se komunitetet fetare jetojnë në harmoni në shqipëri se nuk cënojnë kufijtë e tjetrit, e kjo gjë nuk duhet tejkaluar.

Me anë të një statusi ai më herët e ka cilësuar deklaratën e Baba Mondit si një projekt anti-shqiptar dhe anti-fetar.

“Projektimi i bektashinjve si faktor fetar deçiziv e përcaktues dhe faktorizimi i tyre deri në “shtet” brenda shtetit dhe për me tepër kjo, nëpërmjet një projekti te Shtetit Shqiptar është thjeshtë thika më e madhe që i ngulet Shqiptarisë. Se sa është projekt antifetar islam këtë e di edhe me i pashkolli i myslimanëve”,-tha imam Ilir Curri.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “I lënë vajzat pa shkolluar”, hoxha i kundërpërgjigjet deklaratës së Baba Mondit appeared first on Euronews Albania.

Baba Mondi shtron iftar dhe surprizon Spiropalin për ditëlindje

15 March 2025 at 20:33

TIRANË, 15 mars/ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u përball mbrëmjen e sotme me një surprizë të bukur, në Iftarin e organizuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Spiroali ka sot ditëlindjen dhe Baba Edmond Brahimaj, duke zbuluar këtë fakt për të pranishmit dhe duke ofruar tortën e përgatitur me këtë rast, e uroi Spiropali në emër të të gjithë të pranishmëve: “Në Iftarin që shtrojmë sot kemi edhe një gëzim tjetër, ditëlindjen e zonjës Spiropali. Prandaj edhe në emrin tuaj e uroj Kryetaren e Kuvendit në këtë ditë të shenjtë: Të bëhesh 100 vjeç, të jesh e ëmbël dhe të na nxjerrësh ligje të ëmbla.”, u shpreh Baba Mondi.

“Ju falenderoj me shumë përulësi për këtë surprizë, i dashur Baba Mondi. U uroj të gjithë besimtarëve, të gjithë atyre që agjërojnë, agjërim të lehtë e të pranuar. Uroj të kemi më shumë dashuri në zemrat tona, më shumë tolerancë, më shumë paqe dhe më shumë mirëkuptim. T’u vijmë më shumë në ndihmë atyre që kanë më shumë nevojë. Urimet më të mira në këtë muaj të shenjtë, me kaq shumë peshë e simbolikë, për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët.”, u shpreh  Spiropali.

/a.f/

The post Baba Mondi shtron iftar dhe surprizon Spiropalin për ditëlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baba Mondi tregon si do jetë shteti Bektashi: Pa taksa, pa ushtri, pa polici!

By: M C
26 February 2025 at 23:14

Vitin e kaluar, kryeministri shqiptar Edi Rama njoftoi planet për të krijuar një mikroshtet sovran mysliman brenda kufijve të vendit, i cili do të drejtohej nga sekti Sufi me rreth 100,000 anëtarë.

“Shteti ynë do të jetë një shtet shpirtëror dhe administrativ shumë i vogël… por me një zemër të madhe,” tha udhëheqësi bektashian për AFP në Tiranë, i veshur me një tunikë të bardhë dhe një xhaketë e kapele të gjelbër, me fytyrën e rrethuar nga një mjekër e bardhë.

“E gjithë bota do të jetë në gjendje të shohë dritën e bektashinjve.”

Krijimi i një shteti fetar në Shqipëri do të kishte qenë i paimagjinueshëm gjatë diktaturës komuniste katër dekadëshe të Enver Hoxhës, i cili ndaloi fenë dhe persekutoi klerikët dhe priftërinjtë.

Qindra klerikë nga të gjitha besimet u ekzekutuan, u burgosën ose u dërguan në internim, ndërsa vendet e kultit u shkatërruan.

Por që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ka pasur një shprehje të fuqishme të fesë në shumë cepa të Shqipërisë.

Bektashinjtë renditen si komuniteti i katërt më i madh fetar në Shqipëri, pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve.

Dhe ndërsa detajet burokratike të shtetit janë ende duke u përcaktuar, së bashku me një datë zyrtare për shpalljen e tij, Baba Mondi ka plane ambicioze për të ardhmen e kombit të tij.

“Ky shtet nuk do të ketë polici, as ushtri, as taksa; do të jetë shpirtëror” tha udhëheqësi.

“Qëllimi i tij do të jetë organizimi dhe mbrojtja e bektashinjve në mbarë botën.”

Shteti bektashian do të avokonte gjithashtu për anëtarët e persekutuar që jetojnë në vende ku nuk kanë të drejtën të praktikojnë fenë e tyre, “si në Turqi ose Iran,” sipas udhëheqësit të tij.

Shteti i ardhshëm do të vendoset në një tokë ku tashmë ndodhet një tempull bektashian në Tiranë dhe do të shtrihet vetëm në 0.11 kilometra katrorë (0.04 milje katrore) – duke e bërë atë vendin më të vogël në tokë.

Aktualisht, Vatikani mban këtë titull me vetëm 0.44 kilometra katrorë territor.

Paqe dhe dashuri

Urdhri bektashian u themelua në shekullin e 13-të në Perandorinë Osmane dhe konsiderohet si një degë tolerante dhe mistike e Islamit, e hapur ndaj feve dhe filozofive të tjera.

Disa nga udhëheqësit kryesorë u zhvendosën në Shqipëri pasi u ndaluan në Turqi nga themeluesi i shtetit modern, Mustafa Kemal Ataturk, në fillim të shekullit të 20-të.

Ndryshe nga degët më konservatore të Islamit, besimtarët bektashinj — burra dhe gra — adhurojnë së bashku dhe konsumimi i alkoolit lejohet, madje edhe inkurajohet.

“Rakia, si qumështi i nënës, ka përfitime sepse shkon drejt në tru pa kaluar përmes stomakut” tha Baba Mondi, duke iu referuar pijeve të forta me bazë frutash, të njohura në Ballkan.

Kjo praktikë është pjesë e një vizioni të përgjithshëm të tolerancës dhe promovimit të harmonisë, e cila është qendrore në mendimin bektashian, sipas Baba Mondit.

“Kudo që kanë qenë, bektashinjtë gjithmonë kanë shprehur dashuri, bujari dhe respekt për njeriun si krijesa më e përsosur në këtë botë,” shtoi ai.

“Ne jemi kundër konflikteve të nxitura nga ekstremistët, ne jemi për paqen dhe dashurinë.”

Për kryeministrin shqiptar, sigurimi i një qeverisjeje për bektashinjtë ka të bëjë pjesërisht me mbrojtjen e kësaj fryme tolerance.

“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar që është toleranca fetare, në mënyrë që ta ruajmë dhe promovojmë atë” tha Rama gjatë një fjalimi në janar, duke shënuar 95-vjetorin e transferimit të selisë së shenjtë bektashiane nga Turqia në Shqipëri.

Ai ende nuk ka shpallur një afat kohor për krijimin e shtetit.

Por për Baba Mondin dhe ndjekësit e tij sufi, e ardhmja është e mbushur me mundësi.

“Bektashizmi ka qenë dhe do të mbetet një urë mes Lindjes dhe Perëndimit” tha Baba Mondi për AFP.

“Ne gjithmonë kemi qenë një urë lidhëse në këtë botë për të treguar se mund të jetojmë me dashuri, paqe dhe mirësi”.

The post Baba Mondi tregon si do jetë shteti Bektashi: Pa taksa, pa ushtri, pa polici! appeared first on Albeu.com.

Baba Mondi merr pjesë në homazhet në nder të Janullatosit: Punoi për të ngritur Kishën nga varri

By: Oldi
29 January 2025 at 11:55

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë janë duke u mbajtur homazhet për Kryepeshkopin, Anastas Janullatos. Besimtarë e qytetarë të shumtë kanë nderuar Hirësinë e Tij Janullatos, duke kryer homazhe, të cilat do të vijojnë edhe përgjatë kësaj të mërkure. Pjesë e këtyre homazheve ka qenë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi. Paraditen e ditës […]

The post Baba Mondi merr pjesë në homazhet në nder të Janullatosit: Punoi për të ngritur Kishën nga varri appeared first on BoldNews.al.

Homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas, Baba Mondi: Ka bashkëpunuar me të gjithë komunitetet fetare! Zoti e pastë në parajsat e Tij

By: E.K
29 January 2025 at 12:00

Po zhvillohet sot dita e dytë e homazheve në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në nder të Kryepeshkopit të ndjerë Anasatas. I pranishëm për të kryer nderimet ka qenë edhe Kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj “Njeri që ka bashkëpunuar me të gjithë komunitetet fetare. Ai largohet nga kjo botë me veprat […]

The post Homazhe në nder të Kryepeshkopit Anastas, Baba Mondi: Ka bashkëpunuar me të gjithë komunitetet fetare! Zoti e pastë në parajsat e Tij appeared first on FaxWeb.

Nikoll Lesi shpjegon shtetin e Baba Mondit: Do të jetë vend për turizëm dhe argëtim

By: admin
28 January 2025 at 22:48

Botues i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për idenë e Ramës për krijimin e shtetit bektashi.

Lesi tha se shteti i Baba Mondit, do të jetë kryesisht në funksion të rritjes së turizmit dhe si vend argëtimi.

“Shtetin e mendoj si vend turistik, që do vijnë shumë turistë, do të bëhet reklamë e madhe. Nuk do jetë si Vatikani. Do të jetë qytet-shtet pa dogana, do të ketë argëtim, jo si myslimanët radikalë dhe me shumë turistë. Kjo nuk është gjë e vogël.

Një njeri i njohur i mazhorancës, thotë që kjo gjë bëhet me prekje të Kushtetutës.

Këtë shtet do ta krijojë padiskutim Edi Rama, se si pastaj… Që nuk do të jetë si Vatikani e kam bindje, por do ta krijojë.

Rama e ka idenë më shumë te marketing ndërkombëtar, turizmi, paraja, të thotë solla turistë”, tha Lesi.

The post Nikoll Lesi shpjegon shtetin e Baba Mondit: Do të jetë vend për turizëm dhe argëtim appeared first on Albeu.com.

“Pa ushtri, pa taksa”/ Rama “kujtohet” për Shtetin Bektashi: Do jetë si Vatikani, nuk përçan askënd

25 January 2025 at 13:18

Edi Rama i është rikthyer sërish idesë së çmendur të tij, të krijimit të Shtetit sovran Bektashi gjatë aktivitetit për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama pretendon se Shtetin Bektashi do e krijojë për shkak se komuniteti bektashi është në rrugët e shuarjes dhe sipas tij […]

The post “Pa ushtri, pa taksa”/ Rama “kujtohet” për Shtetin Bektashi: Do jetë si Vatikani, nuk përçan askënd appeared first on BoldNews.al.

Baba Mondi në 95-vjetorin e Kryegjyshatës: Mirënjohje për Edi Ramën! Stabilizimi i një Statuti Juridik Ndërkombëtar për Urdhrin Bektashi tregon mirëkuptimin e shtetit shqiptar ndaj komunitetit tonë

25 January 2025 at 11:49
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në aktivitetin e zhvilluar për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, i ka shprehur mirënjohjen kreut të qeverisë Edi Rama. Baba Mondi tha gjate fjales se tij se shpreson që gjatë këtij viti të arrihet stabilizimi i një Statusi Juridik Ndërkombëtar për Urdhrin Bektashi në Kryegjyshatën Botërore. “Ne shprehim mirënjohjen

Papa Françesku pret në Vatikan Baba Mondin, mbështet krijimin e Shtetit Bektashi

16 January 2025 at 12:55

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Papa Françesku ka pritur këtë të enjte në selinë e shenjtë në Vatikan Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondin. Ky takim vjen në kuadër të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri. Mediet që i referohen gazetarit të pranishëm në takim, Ferdinand Samarxhi, njoftojnë se Papa i Vatikanit e ka cilësuar nismë mjaft të bukur krijimin e shtetit të ri Sovran Bektashi.

Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit Bektashi dhe bashkë me Baba Mondin firmosi dokumentin e Vëllazërimit Njerëzor, i njohur ndryshe si Deklarata e Abu Dhabit. Ky dokument u bë publik në vitin 2019 dhe ka si synim vendosjen e paqes në botë.

Ishte shtatori i vitit 2024 kur Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shteti Bektashi ishte një ide konkrete dhe një ide shumë pozitive për Shqipërinë, shqiptarinë, kulturën dhe traditën shqiptare dhe pozicionin tonë në hartën më të madhe të kontinentit dhe botës.

Rama e vlerësoi bektashizmin si një thesar të trashëgimisë tonë kulturore që rrezikon të zhduket sepse është një komunitet që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Kryeministri Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”. /j.p/

The post Papa Françesku pret në Vatikan Baba Mondin, mbështet krijimin e Shtetit Bektashi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Baba Mondi në Vatikan/ Takim me Papa Françeskun, e uron për krijimin e shtetit sovran Bektashi

By: Re Nato
16 January 2025 at 11:25

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj është takuar me Papa Françeskun në Vatikan.

Këtë e konfirmoi gazetari Ferdinand Samarxhi, i cili ndodhet në Vatikan.

Samarxhi tha se Papa Françesku uroi dhe bekoi Baba Mondi për nismën për krijimin e shtetit sovran Bektashi.

Baba Mondi dhe Papa Françesku firmosën bashkarisht dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore të Abu Dhabit./abcnews.al

Nderi i Shoqatës Tomorri, Baba Mondi: I nderuar për titullin domethënës! Frymëzimi juaj i lidhur me shenjtërinë dhe hijeshinë e Malit mistik

By: Java News
8 December 2024 at 15:10

Kryegjyshi Botëror Bektashian Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ka marrë sot titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri” gjatë një ceremonie në Akademinë e Shkencave.

Baba Mondi falënderoi Këshillin drejtues të shoqatës për titullin siç e quajti ai domethënës dhe vlerësues për institucionin e Kryegjyshatës.

Më tej ai u shpreh se Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në të gjithë veprimtaritë kulturore, promovon vlerat intelektuale, krahinore dhe të figurave patriotike. Baba Mondi e lidhi frymëzimin e shoqatës me shenjtërinë dhe hijeshinë e Malit mistik të Tomorrit aq shumë të dashur për trevat shqipfolëse dhe jo vetëm.

Baba Mondi
MESAZHI I PLOTË
Në emër të Zotit Mëshiruesit Mëshirëbërësit,
I nderuar Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” Z. Engjëll Musai.
Të nderuar anëtarë të Këshillit drejtues organizativ të kësaj ceremonie nderi.
Jam i privilegjuar dhe i nderuar që sot gjendem mes jush, për këtë titull nderi kaq domethënës dhe vlerësues për institucionin që unë drejtoj tashmë për më shumë se 13 vite, Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, por edhe për mua personalisht.
Kam kënaqësinë të nënvizoj se Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në të gjithë veprimtaritë kulturore, promovon vlerat intelektuale, krahinore dhe të figurave patriotike, që janë në jetën tonë të përditshme, por edhe atyre që janë ndarë nga jeta, por që kanë dhënë kontribut në këtë shoqatë, apo janë krenaria e krahinës.
Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka qenë përherë një dashamirëse e veprimtarive dhe punëve me vlerë të Shoqatës dhe angazhohet për t’ju qenë në krah përherë në promovimin e këtyre vlerave tepër me rëndësi në kohët e vështira në të cilat po jetojmë.
Figura të shquara të shoqatës Tomorri si Xhevahir Spahiu, Nuri Cuni, Veli Hoxha, Idriz Metani dhe intelektualë që me shumë dashuri që prej themelimit të kësaj shoqate i kanë dhënë kombit shqiptar, kanë vënë një gur të rëndë themeli në këtë shoqatë patriotike të krahinës së Tomorrit të cilën me shumë dashamirësi frymëzimin tuaj do ta ndërlidhja me shenjtërinë dhe hijeshinë e Malit mistik të Tomorrit aq shumë të dashur për trevat shqipfolëse dhe jo vetëm. Abaz Ali dhe Ai Mal ju qoftë ndihmë në punët e mira që po bëni.
Falënderime për titullin e nderit që më akorduat sot dhe bekime paçi familjarisht!
Zoti na bekoftë të gjithëve! Amin!

The post Nderi i Shoqatës Tomorri, Baba Mondi: I nderuar për titullin domethënës! Frymëzimi juaj i lidhur me shenjtërinë dhe hijeshinë e Malit mistik first appeared on JavaNews.al.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

By: V K
8 December 2024 at 12:05

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, është dekoruar nga shoqata atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit.

Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura publike, Baba Mondi, u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë për kontributin e tij të paçmuar për vendin dhe harmoninë fetare.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri”, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i ka dorëzuar titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, teksa është shfaqur dhe një dokumentar për veprimtarinë dhe figurën e kreut të bektashinjve.

The post Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri” appeared first on Albeu.com.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

8 December 2024 at 11:37
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dedë Edmond Brahimaj është dekoruar nga shoqata atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit. Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura publike, Baba Mondi u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë për kontributin e tij të paçmuar për

Reportazhi/ “La Repubblica”: Ç’ndodh në “Vatikanin” e bektashinjve të Tiranës

By: user 6
17 November 2024 at 19:55

“Vatikani i sufistëve, rruga liberale drejt Islamit nën kupolat e Tiranës”. Me këtë titull gazetarja italiane Gabriella Colarusso i ka kushtuar një reportazh në “La Repubblica” idesë së hedhur për krijimin një entiteti bektashi në kryeqytetin shqiptar. Ajo sjell në vëmendje se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Hoxha në Shqipëri, por tani ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, “i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Selinë të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë”. Më poshtë reportazhi i plotë.

TIRANE – Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron midis malit të Dajtit dhe blloqeve të Tiranës së vjetër komuniste. Para një Kurani shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki – në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”.

“Kurani thotë: pini dhe hani çfarë të doni, por pa e tepruar. E jona është fe e paqes dhe përparimtare”, buzëqesh i qetë ish-oficeri i ushtrisë shqiptare, Edmond Brahimaj, 64 vjeç, fetari mysliman i cili që nga viti 2011 ka qenë udhëheqës shpirtëror i bektashinjve – një komunitet sufi – që ndërthur Islamin me misticizmin dhe predikon një version liberal të fesë së Muhamedit: pa ndaluar pirjen e alkoolit, asnjë imponim për veshjen, barazi gjinore, pro divorcit, kundër abortit “por pa kufizime” dhe ndarë nga politika.

Njeriu në qendër: “Ai që njeh veten, njeh Zotin”.

Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar, tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashian – në këto 11 hektarë tokë të kultivuar me livadhe, trëndafila dhe ullinj, ku dervishët e veshur me të bardha presin kureshtarët dhe besimtarët – dhe dy ditë në javë tërhiqen në teqe për ritualet sekrete, ato të rezervuara vetëm për klerikët.

“Ne nuk do të jemi si Vatikani. Ne nuk do të kemi roje zvicerane apo ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vendosim kufij, ne duam njohje ligjore sepse tani për tani jemi thjesht një OJQ”, tha ai.

Kjo do të thotë të jesh në gjendje të lëshosh pasaporta dhe të kesh status diplomatik që i lejon bektashinjve të vendosin marrëdhënie autonome me vendet dhe komunitetet e tjera fetare. Me një fjalë: të ketë më shumë ndikim.

“Gjithmonë brenda kufijve të ligjit shqiptar”, tha Ana, me flokët e gjatë mbi kostumin e zi, taka stiletto dhe një nuancë buzëkuqi.

Ai e përqafoi bektashizmin disa vite më parë, pas një periudhe të vështirë dhe tani përfaqëson zërin e tij të ri në Bruksel: “Ne ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta për të drejtat e njeriut me Evropën”.

I lindur në shekullin XIII, bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore.

Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit XX, bektashinjtë ikën në Shqipëri, duke marrë pjesë në “Pranverën Shqiptare” – qëndresa kundër perandorisë: në manastiret e tyre qarkullonin në fshehtësi të madhe teqeja, librat shkollorë në gjuhën shqipe – të ndaluar në atë kohë.

Vetë teqeja u dha strehë hebrenjve: në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një nga vendet e pakta evropiane me një komunitet hebre më të madh se ai që priste para konfliktit.

Me komunizmin erdhi errësira: në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, bektashinjtë u ndaluan dhe u persekutuan, iu sekuestruan pronat, ui shkatërruan teqenë, por ata rezistuan në mënyrë klandestine.

Drita e muzgut hyn nga dritaret e tempullit, 12 si dymbëdhjetë hoxhallarët, duke ndezur kadifetë e kuqe dhe arabeskat.

I mbështjellë me një tunikë të gjelbër, mjekra e tij e gjatë që dëshmon për shkëputjen e tij nga gjërat e kësaj bote, Baba Mondi duket se kthehet me dhimbje në atë të shkuar: “Ne faleshim në fshehtësi, duke i maskuar takimet si ditëlindje apo festa për fëmijë dhe kështu i ruanim traditat”, tha ai.

Gjon Pali II ishte Papa i parë që kaloi kufijtë e Shqipërisë pas rënies së regjimit të fundit stalinist në Evropë.

“Ai tha se po të mos kishte Bektashi nuk do të kishte mbetur asnjë shqiptar”, kujtoi besimtari.

“Nëse feja përzihet me politikën dhe biznesin, nuk është më fe, është pushtet”, shtoi ai.

Sot vlerësohet se 5 deri në 10% e popullsisë shqiptare janë bektashianë.

Propozimi i Ramës ka marrë mbështetjen e përfaqësuesve të komunitetit sunit – shumica në vend, të njohur edhe për moderimin dhe bashkëjetesën laike me katolikët dhe ortodoksët.

“Shteti ynë është Shqipëria dhe ne jemi të vetmit përfaqësues të fesë islame”, tha myftiu Bujar Spahiu.

Ferdinand Samarxhi, një ekspert fetar, i shikon gjërat nga një këndvështrim tjetër.

“Ideja e Ramës është të japë një përgjigje strategjike ndaj ekstremizmit në rritje globale dhe intolerancës fetare duke promovuar një interpretim paqësor të Islamit”, tha ai.

Empatia mes kryeministrit Rama dhe Baba Mondit lindi në vitin 2015, kur kleriku i propozoi të merrnin pjesë së bashku në funeralin e viktimave të sulmit islamik në Charlie Hebdo, në Paris.

Që atëherë, Rama është përpjekur të ndryshojë Tiranën, duke e zbukuruar qendrën me kulla të projektuara nga arkitektë të njohur, sheshe për këmbësorë, shtigje biçikletash dhe ambicien për ta bërë atë një “Dubai të Ballkanit”, një destinacion për turizmin ndërfetar.

Kreu bektashian takoi papë dhe kardinalë, imamë, rabinë, presidentin izraelit – takim për të cilin ai u kritikua se ishte në shërbim të “sionistëve” – ai theu barrierat, duke mos fituar gjithmonë simpati.

Nuk përfshihen bektashinjtë e Turqisë, për shembull, që pretendojnë ekskluzivitet mbi komunitetin dhe thonë se janë kundër një shteti të bazuar në besim.

Disa javë më parë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar një xhami të re sunite.

Rama, megjithatë, nuk tërhiqet: sufijtë bektashi nuk kanë shtete të fuqishme pas tyre dhe në shumë vende ata janë ende të persekutuar, një shtet do të ishte një “garanci mbijetese” për ta. ©LAPSI.al

The post Reportazhi/ “La Repubblica”: Ç’ndodh në “Vatikanin” e bektashinjve të Tiranës appeared first on Lapsi.al.

“Shteti Bektashi”/ Baba Mondi për “La Repubblica”: Nuk do të jemi si Vatikani! Duam njohje ligjore

By: Ardit
17 November 2024 at 15:21

Gazeta Italiane “La Repubblica”, i ka kushtuar një reportazh krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë. Media e nis shkrimin e saj, duke thënë se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Enver Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron […]

The post “Shteti Bektashi”/ Baba Mondi për “La Repubblica”: Nuk do të jemi si Vatikani! Duam njohje ligjore appeared first on BoldNews.al.

Urdhri Bektashi, Baba Mondi për ‘La Repubblica’: Nuk do të jemi si Vatikani

By: Java News
17 November 2024 at 15:34

Media e famshme italiane, La Repubblica, ia ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit bektashti në vendin tonë, duke e quajtur si një rrugë librale drejt Islamit.

Komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë, thuhet në hyrje të artikullit, ndërsa më pas vijon si më poshtë.

Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe blloqeve të Tiranës së vjetër komuniste. Përpara një Kurani disa shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, alkool i Ballkanit, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”.

Kurani thotë: pini dhe hani çfarë të doni, por mos e teproni. E jona është feja e paqes dhe e përparimit”, buzëqesh i qetë ky ish-oficer i ushtrisë shqiptar, Edmond Brahimaj, 64 vjeç, besimtar mysliman i cili që nga viti 2011 ka qenë udhëheqës shpirtëror i bektashinjve, një komunitet sufi që ndërthur islamin me misticizmin dhe predikon një version liberal të fesë së Muhamedit: asnjë ndalim i pirjes së alkoolit, asnjë imponim për veshjen, barazi gjinore, po për divorc, jo për martesë të lidhur por pa kufizime”, feja e ndarë nga politika. Dhe njeriu në qendër: “Ai që njeh veten, njeh Zotin”.

Edi Rama, kryeministri histrion i listës shqiptare, tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në ato hektarë tokë të kultivuar me livadhe, ullinj, ku dervishët vishen me të bardha ju mirëpresin me kureshtje, po dhe besnik dhe dy ditë në javë tërhiqen për ritualet e fshehta, ato të rezervuara vetëm për klerikët.

Avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin, Baba Mondi shprehet me kujdes: “Nuk do të jemi si Vatikani. Ne nuk do të kemi roje zvicerane apo ushtri, nuk duam të ngremë mure apo të vizatojmë kufij, ne duam njohje ligjore sepse tani për tani jemi thjesht një OJQ”.

“Do të thotë të jesh në gjendje të lëshosh pasaporta dhe të kesh një status diplomatik që i lejon bektashinjve të vendosin marrëdhënie autonome me vendet dhe komunitetet e tjera fetare. Me një fjalë: të ketë më shumë ndikim. Gjithmonë brenda kufijve të ligjit shqiptar”, sqaron Ana, me flokët e gjatë që i rrëshqiten mbi kostum të zi, taka të larta dhe pak. buzëkuq.

Ajo e përqafoi bektashizmin disa vite më parë, pas një periudhe të vështirë, dhe tani përfaqëson zërin e tij të ri në Bruksel: “Ne ndajmë vlera dhe parime të përbashkëta për të drejtat e njeriut me Evropën”.

I lindur në shekullin e 13-të, bektashizmi ishte feja e elitës ushtarake osmane, e përhapur në të gjithë Azinë Perëndimore. Kur Ataturku themeloi Republikën laike të Turqisë, në fillim të shekullit të njëzetë, bektashinjtë ikën në Shqipëri, duke marrë pjesë në “pranverën shqiptare”, në rezistencën kundër perandorisë: nëpër manastiret e tyre, tege, qarkullonin fshehurazi librat të shkollës në gjuhën shqipe.

Projekti është pjesë e planit të përgjithshëm të modernizimit të vendit, për ta bërë atë një lloj Dubai të ndaluar të Ballkanit.

Vetë teqeja u dha strehë hebrenjve: në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte një nga vendet e pakta evropiane me një komunitet hebre më të madh se ai që priste para konfliktit. Me komunizmin erdhi nata: në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, bektashinjtë u ndaluan dhe u persekutuan, u sekuestruan pronat, u shkatërruan teqeja, por ata rezistuan në mënyrë klandestine.

Drita e muzgut hyn nga dritaret e tempullit, dymbëdhjetë si dymbëdhjetë hoxhallarët. I mbështjellë me pelerinën jeshile, mjekrën e gjatë që dëshmon për shkëputjen e tij nga gjërat e kësaj bote, Baba Mondi duket se i kthehet me dhimbje asaj të shkuare: “Jemi lutur në fshehtësi, duke i maskuar mbledhjet si ditëlindje apo festa fëmijësh dhe kështu i kemi ruajtur traditat.” Gjon Pali II ishte Papa i parë që kaloi kufijtë e Shqipërisë pas rënies së regjimit të fundit stalinist në Evropë.

“Ai tha se po të mos kishte pasur bektashi nuk do të kishte mbetur asnjë shqiptar”, kujton kleriku që ka një ide të saktë të islamit politik: “Nëse feja përzihet me politikën dhe biznesin, nuk është më fe. Po, është fuqi.”

Sot llogaritet se 5 deri në 10% e popullsisë shqiptare janë bektashi. Propozimi i Ramës ka marrë mbështetje, edhe nëse disa e kanë cilësuar si një tjetër marifet publicitar të kryeministrit dhe disa të tjerë kanë ngritur pakënaqësi: si përfaqësuesit e komunitetit sunit.

❌
❌