Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026

By: armand
30 July 2025 at 17:39

Shorti i Botërorit 2026 në futboll do të zhvillohet më 5 dhjetor në Las Vegas, raportoi transmetuesi ESPN. ESPN shtoi se Las Vegasi ishte vendi i mundshëm për shortin, por burime pranë vendit thanë se nuk do të zhvillohej atje. Në vitin 1994, kur Shtetet e Bashkuara pritën për herë të fundit Kupën e Botës, […]

The post Las Vegas-i pret shortin e Kupës së Botës 2026 appeared first on BoldNews.al.

Botërori 2026 rrezikon të digjet nga vapa, a do lëvizë FIFA?

By: D Marku
2 July 2025 at 13:39

Ndërsa bota pret spektaklin e Kupës së Botës 2026, një tjetër diskutim ka marrë hov dhe nuk ka të bëjë me kombëtaret favorite, por me… oraret e ndeshjeve. Arsyeja? Vapa ekstreme që pritet të godasë disa prej qyteteve pritëse në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

FIFPro, sindikata që përfaqëson mijëra futbollistë profesionistë në mbarë botën, ka ngritur zërin për atë që e cilëson si rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e lojtarëve. Miami, Monterrey, Kansas City, Orlando dhe të tjera qytete ku temperaturat në mesditë arrijnë kulmin, janë në qendër të vëmendjes. Sipas ekspertëve, zhvillimi i ndeshjeve në këto kushte mund të çojë në probleme serioze shëndetësore për futbollistët, nga dehidratimi ekstrem deri tek goditjet e të nxehtit.

“Na duhet një zgjim real,” u shpreh Alexander Bielefeld nga FIFPro, duke iu referuar përvojës së Kupës së Klubeve ku ndeshjet në kushte ekstreme patën ndikim të ndjeshëm.

Madje, disa ekspertë kanë shkuar më larg. Profesori britanik Mike Tipton ka sugjeruar që finalja e Botërorit të zhvillohet që në orën 9 të mëngjesit, një orar i pazakontë për futbollin, por ndoshta i domosdoshëm për të shmangur rrezikun.

Ndërkohë, FIFA hesht. Por presioni po rritet. Në një kohë kur shëndeti i lojtarëve përplaset me interesat komerciale dhe të drejtave televizive, bota e futbollit po pret të shohë: do të zgjedhë FIFA freskinë e përgjegjësisë apo vapën e kompromisit?

The post Botërori 2026 rrezikon të digjet nga vapa, a do lëvizë FIFA? appeared first on Albeu.com.

Inter, dështim Botëror/ Ziklatërit eliminohet në 1/16, , Fluminense fiton 2-0

By: Rovena
30 June 2025 at 23:55

Inter dhuron suprizën e parë të madhe në Botërorin e Klubeve. Skuadra zikaltër zhgënjeu parashikimet, duke u larguar nga turneu në fazën e 1/16, pas humbjes 2-0 kundër Fluminese.

Një dështim i madh për Inter, që u gatua shumë shpejt.

Që në minutën e tretë, Kano shënoi golin e epërsisë për skuadrën braziliane.

Ky rezultat qëndrtoi i pandryshuar deri në fundin e kohës së rregullt, pavarësisht se në minutat e fundit zikaltërit iu afruan disa herë barazimit.

Por shpresat e Inter u shuan në minutën e tretë shtesë.

Herkules shënoi golin e dytë dhe atë që vulosi fitoren e Fluminense, që bëhet skuadra e dytë braziliane që siguron çerekfinalet e Botërorit të Klubeve, pas Palemiras./abcnews.al

Interi eliminohet, dështim Botëror/ Tahiri: 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë

By: Rovena
30 June 2025 at 23:36

Interi është jashtë Kupës së Botës për Klube, kjo pasi brazilianët e Fluminense i mposhtën 0-2 në 1/8 e eventit.

Dy trajnerët shqiptarë, Ledio Pano dhe Ermal Tahiri, analizuan me tone kritike paraqitjen zhgënjyese të Interit në emisionin sportiv “Botërori i Vogël” në ABC News.

Në diskutimin pas ndeshjes, Pano e cilësoi Interin si “të dobët në momentin kur duhej të tregonte diçka”, ndërsa Tahiri foli për një “katastrofë” që sipas tij u reflektua qartë në mungesën e qartësisë dhe forcës në lojën e skuadrës, veçanërisht në minutat e fundit.

Kritikat nuk munguan as ndaj drejtimit teknik, me bindjen se ndërrimet e trajnerëve nuk kanë sjellë ndryshime reale në performancën e ekipit.

“Një Inter i dobët, në momentin që Interi duhet që të tregonte diçka, në një ndeshje e cila duhet të ishte gjithçka për vazhdimin e këtij Botërori. Pa dyshim që nga fillimi e deri në fund, ishte një Inter i cili kishte shumë minuese në të gjitha repartet, aq më tepër në mbrojtje që nuk ka pasur ndonjëherë probleme”, tha trajneri Ledio Pano.

“Pamë në 15 minutat e fundit mezi nxirrnin topin, kjo është një katastrofë e madhe. Që kemi dhe lojtarët tonë atje brenda dhe kjo nuk ishte për të mirën tonë. Që ky Inter ka shkuar gjithmonë deri aty “ që të mbushte ujë” dhe nuk e ka mbushur asnjëherë edhe kjo është shumë e madhe. Edhe trajneri që iku edhe ai që vjen, folën me superlativa, por s’ndryshon gjë”, shtoi trajneri, Ermal Tahiri./abcnews.al

Messi kurrë nuk eliminohet/ E kalon gjithmonë fazën e grupeve në turne të mëdhenj

By: xhir jeta
24 June 2025 at 12:45

Trofetë janë kaq të shumtë, ndërsa ka një statistikë që e bën të veçantë. Lionel Mesi, tashmë I kualifikuar për në raundin e dytë të Botërorit të Klubeve organizuar nga FIFA, e ka kaluar gjithmonë fazën e grupeve në turnetë e rëndësishëm.

Pavarësisht nëse ka luajtur për Argjentinën, Barcelonën, Paris SG apo Inter të Majemit, sërish superylli argjentinas ka mundur të kualifikohet për në raundet me eliminim direkt.

Kjo ndodhi edhe këtë herë, pasi skuadra amerikane doli në vendin e dytë në grupin A, lënë pas nga Palmeirasi pas barazimit 2-2.

Statistikat janë që Mesi ka luajtur deri tani 33 ndeshje në grupe për secilin ekip të karrierës, dhe përfundimi ka qenë gjithmonë pozitiv.

Ndëkraq, kampioni I botës, feston 38-vjetorin e lindjes pikërisht këtë martë. Federata Argjentinase e Futbollit nuk harroi t’i bënte urimin në faqen e saj zyrtare në Tuiter me përshkrimin: Gëzuar ditëlindjen, njeriut të jetëve tona!

Nga Argjentina, e përditshmja sportive, “Ole”, ankohet se Mesi mori një dhuratë të vogël nga skuadra e tij e Majemit, sepse nuk arriti dot fitoren dhe barazimi 2-2 e zbriti në vend të dytë.

Kjo do të thotë se në raundin tjetër, Leo do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, Paris SG. A do të mundet magjistari i futbollit botëror të fitojë një tjetër trofe, që do të ishte I 46-ti në karrierën e tij të lavdishme?

Tepër e vështirë, por kjo do të shihet që në sfidën ndaj PSG-së./abcnews.al

Botërori i klubeve: Kualifikohet më tej Juventus e Man City, fiton dhe Reali

By: fra nc
23 June 2025 at 11:01

Manchester City i ka dhënë një shuplakë të fortë Al Ain në ndeshjen e dytë në grupin G të Botërorit të klubeve, me britanikët që regjistruan shifrat 6-0. Një sfidë e dominuar totalisht, duke bërë që ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe të godiste vetëm një herë portën, por dhe në atë moment pa sukses. Që në fraksionin e parë do të shënoheshin 3 gola, me Gundogan që hapi serinë. Pas tij Echeverri realizoi nga goditja e dënimit, ndërsa Haaland vulosi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë ritmi ishte njësoj, sidomos në një përballje ku diferencat në cilësi janë të ndjeshme. Në minutën e 73’ ishte sërish Gundogan që realizoi e pas tij Oskar Bob e Ryan Cherki, që vulosën triumfin 6-0 me Man Cityn që avancon në fazën me eliminim direkt. E njëjta gjë dhe për Juventusin që mori një fitore 4-1 ndaj Wydad dhe qëndron në krye.

Autogoli i Boutail, dopieta e Yildiz dhe Vlahoviç ishin shënuesit për bardhezinjtë, ndërsa Lorch për marokenët. Fitoren e parë në grupin H mori dhe Reali i Madridit, ndaj një kundërshtari si Pachuca, të cilës i shënoi 3 herë. Asencio u ndëshkua shpejt me karton të kuq po kjo nuk e ndaloi dot vrullin madrilen që shënoi me Bellingham, Guler dhe Valverde, për Pachucën Montiel.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Botërori i klubeve: Kualifikohet më tej Juventus e Man City, fiton dhe Reali appeared first on Euronews Albania.

Godet “magjistari” Lionel Messi/ Tahiri: Ekipet janë në balancë me njëra-tjetrën! Pano: Porto po e “shijon” si fazë përgatitore

19 June 2025 at 23:46

TIRANË– Kampionati Botëror i Klubeve, i cili po zhvillohet në SHBA, po dhuron spektakël për futbolldashësit.

Inter Miami ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj FC Portos në kuadër fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, duke triumfuar me rezultat 2-1 falë një supergoli nga argjentinasi Lionel Messi në pjesën e dytë të ndeshjes.

Skuadra portugeze ishte e para që gjeti rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, Samu Aggehowa realizoi saktë nga pika e bardhë, duke e kaluar Porton në epërsi me një goditje të fuqishme – 1-0.

Barazimi për Inter Miamin erdhi menjëherë pas pushimit. Marcelo Allende nisi aksionin, pasoi në krahun e djathtë te Marcelo Weigandt, i cili asistoi bukur për Telasco Segovian. Ky i fundit kontrolloi topin dhe me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 54-të. Lionel Messi, nga një goditje dënimi, lëshoi një perlë që la të shtangur portierin e Portos,  duke i dhënë fitoren ekipit të tij dhe duke shënuar golin e 50-të me fanellën e Inter Miamit.

Trajneri Ermal Tahiri, u shpreh se në Botërorin e Klubeve po vërehet se skuadrat pjesëmarrëse janë shumë të balancuara. Ai theksoi se ekipi ku luan Lionel Messi është një ekip i ri, i cili po formohet dhe po lë gjurmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të gjitha ekipet, qoftë të lindjes, Evropës dhe Amerikës janë të balancuar dhe nuk të bëjnë përshtypje, janë në balancë me njëra- tjetrën. Inter Miami, është një ekip i ri, që po formohet dhe po lë gjurmë në Amerikë”, tha ai.

Trajneri i njohur, Ledio Pano, i ftuar në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News theksoi se ekipi portugez zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë, por shtoi se prezencën në Botërorin e Klubeve po e shfrytëzon për të kryer fazën përgatitore dhe të përfitojë ato të ardhura, që të siguron ky kompeticion.

“Porto ishte një Porto e re. Unë besoj se Porto, më shumë ka ardhur për fazë përgatitore dhe për të marrë ato të ardhura që merr. Pjesën e parë nuk është se luajti keq. Kishte shumë lojtarë të ri dhe besoj se i ka marrë për ti rritur psikologjikisht. Akademitë e Portugalisë janë nga më të mirat”, tha Pano.

Botërori i Klubeve, sfidë dhe klas/ Ledio Pano: Rivaliteti mbetet shumë i fortë! Bici: Po shijojmë futbollin “bio”

17 June 2025 at 23:31

TIRANË- Tifozët, shikuesit dhe teleshikuesit panë një barazim spektakolar në një duel mes futbollit europian dhe atij të Amerikës Latine. Boka Juniors dhe Benfika e mbyllën 2-2 ndeshjen e Kupës së Botës për Klubet.

Rivaliteti në këtë ndeshje u pa në çdo sekondë dhe sigurisht ata që ishin në stadium shijuan futbollin bio. Ky spektakël futbolli u komentua në emisionin “Botërori i Vogël” në ABC News, nën moderimin e gazetarit Maks Tashi.

Specialisti i futbollit Ledio Pano theksoi se rivaliteti mes ekipeve të Amerikës Latine dhe atyre evropiane është shumë i fortë dhe kjo shihet te egoja e futbollistëve në fushën e blertë.

“Po luajnë ndaj ekipeve më të mira evropiane dhe e shohin si rivalitet”, tha ai.

Trajneri i futbollit, Ditmar Bici, tha se në takimin mes Boka Juniors dhe Benfica shijuam futbollin bio.

“Shijuam një takim të futbollit bio”, tha ai.

Për gazetarin Jorgis Memo, në kampionatin Botëror të Klubeve po shohim më tepër një futboll ekzotik.

“Shohim më tepër një futboll më tepër ekzotik. Evropianët ruhen, kanë atë fazën përgatitore më shumë”, theksoi ai.

Ndërkaq, për herë të parë me formatin e zgjeruar me 32 skuadra, në evenimentin Kupa e Botës për Klube që po organizohet në SHBA po dhurohet spektakël futbolli me skuadra pjesëmarrëse nga të gjitha kontinentet e botës.

Në këtë evenimet spikasin 12 ekipe evropiane, por sigurisht edhe skuadrat nga Afrika, Azia, Amerika, Oqeania që pritet t’i japin ngjyra spektakolare kompeticionit./abcnews.al

Botërori “made in USA”/ Nga data 14 qershor deri më 13 korrik luhet “Botërori i Klubeve”

By: xhir jeta
13 June 2025 at 12:37

“Ladies and gentlemen, attention please”. Zonja dhe zotërinj, kërkohet vëmendja juaj, pasi e gjithë bota e futbollit drejton sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga data 14 qershor deri më 13 korrik do të zhvillohet Botërori për Klube, për herë të parë me një format të zgjeruar dhe me një stil “Made in USA”, në formë dhe përmbajtje.

32 skuadrat më të mira të globit do të ndahen në tetë grupe nga katër. Dy më të mirat e secilit grup do të vazhdojnë turneun, ndërsa më pas me sistem eliminimi do të shkohet deri te finalja e madhe.

Tetë qytete do të presin ndeshjet e Botërorit të Klubeve, duke nisur nga ajo hapëse në Miami, ndërsa stadiumet e tjerë do të jenë në Atlanta, Charlotte, Cincinati, Nashville, Neë Jersey dhe Orlando.

FIFA pret një kompeticion spektakolar, ndërsa për të joshur klubet pjesmarrës do të shpërndajë tek ata 1 miliard dollarë.

Sigurisht, skuadra që do të ngrejë për herë të parë këtë trofe do të marrë edhe copën më të madhe të tortës së shpërblimeve, duke arkëtuar 125 milion dollarë.

Ky është një rekord më vete, ashtu sit ë tjerë që FIFA kërkon të vendosë sa I përket numrit të tifozëve në stadiume, por edhe teleshikusëve në mbarë botën.

Por jo gjithçka po shkon sipas parashikimeve.

Politikat shtrenguese me emigracionin dhe vizat kanë ndikuar drejtpërdrejt në shitjen e biletave. Për këtë arsye, FIFA ka ulur ndjeshëm çmimin deri në 6.5 dollar për një biletë në varësi të ndeshjes./abcnews.al

Të kualifikuar zyrtarisht në Botërorin 2026, njihuni me 13 përfaqësueset

By: armand
11 June 2025 at 17:59

Botërorit 2026 është një vit larg nga fillimi i tij. Janë plot 13 përfaqësuese, që kanë siguruar tashmë biletën e tyre. Kanadaja, Meksika dhe Amerika, e kishin siguruar vendin e tyre si vende pritëse. Skuadra e parë që siguruoi kualifikimin ishte e Japonisë. Më pas pasuan Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Korea e Jugut, […]

The post Të kualifikuar zyrtarisht në Botërorin 2026, njihuni me 13 përfaqësueset appeared first on BoldNews.al.

Stadiumi që kushtoi 217 milionë euro për t’u ndërtuar, tani është në gjendje të mjerueshme, aty po organizohen dasma

By: S SH
9 June 2025 at 18:43

Një stadium historik i Kupës së Botës, që kushtoi një shumë marramendëse për t’u ndërtuar, është tashmë pothuajse i braktisur, aq sa është detyruar të organizojë dasma për të mbijetuar.

Më shumë se një dekadë më parë, Kupa e Botës 2014 u zhvillua në Brazil, një nga kombet më ikonike të futbollit, me 12 stadiume të reja që pritën ndeshje të turneut më të famshëm në këtë sport.

Arena da Amazônia në Manaus ishte një nga stadiumet që pati privilegjin të presë katër ndeshje gjatë Kupës së Botës, përfshirë humbjen 2-1 të Anglisë ndaj Italisë.

Ajo gjithashtu priti disa ndeshje gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2016 në Brazil, por tani, 11 vite më pas, stadiumi me kapacitet 44,300 ulëse është pothuajse plotësisht i braktisur, me raportime lokale që tregojnë se përdoret edhe për organizimin e dasmave për të mbuluar shpenzimet.

Arena da Amazônia u ndërtua për katër vite dhe u bë e njohur si stadiumi më i vështirë për t’u arritur nga tifozët, pasi ndodhet në mes të pyllit të Amazonës.

Ndërtimi i stadiumit i kushtoi Brazilit rreth 217 milionë euro, dhe fatkeqësisht, gjatë punimeve humbën jetën tre persona.

Por sot, ai qëndron pothuajse i papërdorur, duke organizuar vetëm ndeshje të rralla të ekipeve lokale nga Manausi, që tërheqin më pak se 1,000 spektatorë, shumë larg kapacitetit të plotë të stadiumit.

Që nga Kupa e Botës dhe Lojërat Olimpike, stadiumi ka qenë gjithashtu vend i disa eventeve ungjillore të krishtera, si dhe një koncerti të Guns N’ Roses në vitin 2022.

Megjithatë, një raport i vitit 2016 nga media spanjolle El País tregonte se stadiumi nuk ishte i hapur vetëm për koncerte, pasi Sekretariati i Rinisë, Sportit dhe Rekreacionit kishte lëshuar dekrete që lejonin organizimin e ditëlindjeve dhe dasmave në ambientet e tij.

Raporti shtonte gjithashtu se mirëmbajtja e stadiumit kushtonte rreth 850,500 euro në vit, ndërkohë që gjatë dy viteve të para nuk kishte gjeneruar as një të tretën e kësaj shume.

Prandaj, nuk përbën aspak surprizë fakti që fotot më të fundit të stadiumit tregojnë një gjendje të mjerueshme, shumë larg pamjes së tij gjatë Kupës së Botës 2014, turne i fituar nga Gjermania.

The post Stadiumi që kushtoi 217 milionë euro për t’u ndërtuar, tani është në gjendje të mjerueshme, aty po organizohen dasma appeared first on Albeu.com.

Sfida historike kundër Serbisë, Sylvinho befason me formacionin kuqezi. Sulmi Manaj-Broja

By: redi
7 June 2025 at 19:29

Një ndeshje historike është Shqipëri-Serbi që do të luhet prej orës 20:45 në ”Air Albania”, e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026. Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota. Tranjeri Sylvinho për këtë sfidë ka ndryshuar rreshtimin…

Source

Botërori 2026/ Në grup me Shqipërinë, Anglia zyrtarizon skuadrën për ndeshjet kundër Andorrës e Senegalit

By: Oldi
23 May 2025 at 12:23

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka publikuar listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2026. Skuadra e meshkujve do të luajë më 7 qershor kundër Andorrës në Barcelonë dhe më 10 qershor, miqësoren ndaj Senegalit në stadiumin City Ground të Nottingham Forest. […]

The post Botërori 2026/ Në grup me Shqipërinë, Anglia zyrtarizon skuadrën për ndeshjet kundër Andorrës e Senegalit appeared first on BoldNews.al.

FUTBOLL – Brazili: Me Ancelottin do të fitojmë botërorin 2026

RIO DE ZHANEIRO, 12 maj /ATSH-ANSA/ – Ardhja e trajnerit italian Carlo Ancelotti në krye të kombëtares së Brazilit ka sjellë një valë entuziazmi në të gjithë Brazilin, i cili tani synon Kupën e Botës 2026.

Nga ana tjetër, theksojnë media të ndryshme lokale, Ancelotti përveçse është trajneri i parë i huaj që drejton ekipin kombëtar, është më i paguari në botë, me një pagë prej mbi 9.5 milionë eurosh në vit.

Gjithashtu, duke injektuar adrenalinë në venat e tifozëve ishin fjalët e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ishin se “ekipi më i madh në historinë e futbollit tani do të drejtohet nga trajneri më i suksesshëm në botë”.

“Është më shumë sesa një veprim strategjik (…) është një deklaratë për botën se jemi të vendosur të rifitojmë vendin e parë në podium” , shtoi ai.

Midis atyre që e pritën mirë Ancelottin ishte ish-sulmuesi Romario, i cili i uroi atij “fat të mbarë” për aventurën e tij të re.

Për Torcedores si Vinicius Barbosa, emërimi i trajnerit evropian është një “moment historik” në historinë e ekipit kombëtar, tashmë pesë herë kampion. /os/

The post FUTBOLL – Brazili: Me Ancelottin do të fitojmë botërorin 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Botërori 2026, FSHF: Procedurë e posaçme për shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri – Serbi

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

– Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

– Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

– Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

– Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

– Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

/r.e/j.p/

The post Botërori 2026, FSHF: Procedurë e posaçme për shitjen e biletave të ndeshjes Shqipëri – Serbi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pochettino: Kemi presion, Trump mendon që SHBA mund të fitojë Botërorin

By: armand
23 March 2025 at 14:29

Vitin e ardhshëm Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, do të organizojnë Kupën e Botës dhe presioni ka filluar të rritet rreth ekipit kombëtar të drejtuar nga Pochettino. Kjo u konfirmua nga vetë trajneri, i cili e ngriti gishtin drejt presidentit Trump: “Unë po dëgjoja një bisedë midis presidentit të SHBA-së dhe […]

The post Pochettino: Kemi presion, Trump mendon që SHBA mund të fitojë Botërorin appeared first on BoldNews.al.

Anglia në avantazh pas pjesës së parë, Shqipëria mbetet në lojë falë Gjimshitit dhe Strakoshës

By: armand
21 March 2025 at 21:36

Shqipëria e ka mbyllur në disavantazh 0-1 pjesën e parë përballë Anglisë në “Wembley”. Vendasit kontrolluan plotësisht lojën duke pasur kontrollin e topin pothuajse në të gjithë fraksionin e parë. Goli që zhbllokoi takimin u shënua në minutën e 20-të dhe mban firmën e Lewis-Skelly M. Pas asistit të Jude Bellingham, lojtari i Arsenal-it dërgon […]

The post Anglia në avantazh pas pjesës së parë, Shqipëria mbetet në lojë falë Gjimshitit dhe Strakoshës appeared first on BoldNews.al.

Kombëtarja kthehet në fushë/ Skuadra kuqezi nis përgatitjet për eliminatoret e “Botërorit 2026”

By: xhir jeta
17 March 2025 at 12:12

Pritjes i erdhi fundi. Kombëtarja e Shqipërisë zbret në fushë për herë të parë për 2025 për të përgatitur dy sfidat e para në kualifikueset e “Botërorit” kundër Anglisë dhe Andorrës.

Nën drejtimin e Sylvinho, skuadra kuqezi ka në program pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore, ndërsa për shkak të impenjimeve me ekipet e klubeve dhe oraret e avionëve tekniku do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve vetëm të martën.

Për dy ndeshjet e marsit në eliminatoret e “Botërorit 2026”, Sylvinho ka ftuar 26 futbollistë, mes tyre debutues si Etnik Brruti apo Julian Shehu, ndërsa nuk mungojnë edhe rikthimet e rëndësishme si ato të Armando Brojës dhe Berat Gjimshitit, që munguan gjatë Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, mungesa të rëndësishme janë ato të Mario Mitaj, Mirlind Dakut, Kejdi Bare dhe Elseid Hysaj.

Duke nisur nga seanca e parë stërvitore, deri enjten kur është në program udhëtimi drejt Londrës për debutimin kundër Anglisë në “Ëemble”, trajneri dhe stafi teknik do të kuptojnë formën e të gjithë futbollistëve, pasi disa prej vijnë në grumbullim pas problemeve fizike.

Mes tyre, Broja dhe Ismajli, që në fundjavë luajtën minutat e para me skuadrat e tyre të klubeve pas dëmtimeve, që i mbajtën jashtë fushave për periudha të ndryshme.

Po ashtu, Sylvinho do të kristalizojë edhe idetë e tij për formacionin, por edhe mundësinë për të ndryshuar skemën e lojës, një mundësi që e la të hapur në konferencën për mediat përpara grumbullimit të kombëtares.

Trajneri Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, Botërori një ëndërr

TIRANË, 15 mars/ATSH Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, trajneri i Kombëtares Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media.

Tekniku kuqezi foli për lojtarët e ftuar, risitë, mungesat e rëndësishme për shkak të dëmtimit dhe për dy ndeshjet e para ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Konferencën e nisi me një sqarim për mediat për katër lojtarët që mungojnë për shkak të dëmtimeve: Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Mirlind Dakun dhe Keidi Barën.

“Mario Mitaj ka problem në pubalgji dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe klubit të Zaragoza-s. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për t’u rikthyer pas pauzës së Kombëtares për t’u trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem, pra në pubalgji, dhe do të ketë mundësi të trajtohet për t’u rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij,” tha Silvinjo.

Sa i përket dy ndeshjeve të marsit, Silvinjo tha se janë dy ndeshje të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe se duhet punuar shumë për të dyja.

“Sa i përket Anglisë, jam dakord, është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte edhe Gareth Southgate që arriti dy finale europiani. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip me nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët nëse ka një qasje tjetër për të shkuar në Kupën e Botës, trajnieri i Kombëtares shqiptare theksoi se “përballja me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë na ka mësuar shumë dhe ne do të punojmë shumë për t’ia dalë mbanë. Ne jemi një Kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje. Sigurisht që do të bëjmë ndryshime të rëndësishme, stimuj të tjerë, më shumë në fokusin e përqendrimit dhe në aspektin teknik apo taktik, por gjithmonë duke mos humbur ekuilibrin e skuadrës, sepse ai është i rëndësishëm”.

“Ky kompeticion që nisim është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur. Duhen ndeshje perfekte, sepse rregulli është i ndryshëm, vetëm një shkon direkt. Është një grup i vështirë, por jo i pamundur se e nisin të gjithë nga zero. Por ajo që nuk duhet të negociojmë me askënd, është që në fushë shkohet me zemër, djersë, se përfaqësojmë një komb, kjo nuk duhet të mungojë kurrë”, vijoi ai.

Trajneri i Kombëtares foli edhe për risinë në listë, Etnik Brrutin. Në lidhje me polemikat për zgjedhjen e Shqipërisë nga mesfushori, Silvinjo tha se i takon lojtarit të vendosë për kombëtaren që përfaqëson. Braziliani zbuloi edhe arsyen përse e ftoi, duke thënë se te kuqezinjtë mungojnë mesfushorët dhe sulmuesit e krahut të djathtë, që luajnë me këmbën e majtë.

“ Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e kemi ndjekur dhe që ka karakteristika të mira. Është mëngjarash dhe është një lojtar që na mungon. E kam shpjeguar edhe më parë, Muçolli ishte një lojtar që i kishte këto karakteristika, por që fatkeqësisht ka disa kohë që është i dëmtuar dhe humbi edhe Europianin. Është një lojtar shumë i mirë që na pëlqen dhe uroj të rikthehet. E thashë edhe më parë, kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Rikthehet edhe Pajaziti, jam shumë i lumtur, është një lojtar polivalent që mund të bëjë disa role. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme”, tha ai.

The post Trajneri Silvinjo: Nisim një vit të rëndësishëm, Botërori një ëndërr appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anglia po afrohet, ja situata me prapavijën e Kombëtares kuqezi

By: armand
7 March 2025 at 20:54

Nëse do të luajmë shanset tona në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Botërorit 2026, padyshim që Kombëtares do t’i duhet një mbrojtje solide kundër yjeve të Anglisë. Kane, Saka, Foden dhe shumë lojtarë të klasit botëror dhe me një trajner si Tuhel, që kërkon të debutojë me sukses, prapavija kuqezi duhet të jetë në vigjilencë […]

The post Anglia po afrohet, ja situata me prapavijën e Kombëtares kuqezi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌