Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bllokohen llogaritë e Komunës së Deçanit, AKK: Qeveria po ushtron presion politik

20 August 2025 at 13:25

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar ndaj bllokimit të xhirollogarive bankare të Komunës së Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim si një ndërhyrje të papranueshme dhe të rrezikshme në funksionimin e pushtetit lokal.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin, tha se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një tendence shqetësuese të qeverisë për të ushtruar presion mbi komunat që nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është informuar që sa ditë për bllokimin e xhirollogarive bankare të Komunës së Deçanit, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm, Ky nuk është rast i izoluar, por dëshmi se qeveria po përdor mekanizmat institucionalë për të bllokuar funksionimin normal të komunave”,tha Ibrahimi.

Ai theksoi se AKK është njoftuar për këtë situatë përmes një bisede telefonike me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka ngritur shqetësimin se pasojat e bllokimit janë të drejtpërdrejta për qytetarët.

“Këto veprime të nivelit qendror po krijojnë pasoja si në vijim: Ndëshkojnë qytetarët, duke ua pamundësuar përfitimin nga shërbimet dhe investimet publike, Pengojnë realizimin e projekteve kapitale, sidomos në një vit zgjedhor lokal, kur komunat duhet të japin llogari para qytetarëve dhe Shkelin parimin e barazisë dhe të vetëqeverisjes lokale, të garantuar nga Kushtetuta dhe Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale”, ka theksuar Ibrahimi.

Kryetari i AKK-së u shpreh se qeveria duhet të ndalojë menjëherë këtë praktikë të paprecedentë.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës e konsideron këtë qasje të qeverisë si presion të papranueshëm ndaj pushtetit lokal, i cili rrezikon të minojë themelet e demokracisë lokale dhe të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen”, theksoi Ibrahimi për Telegrafin.

AKK i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë menjëherë bllokimet dhe të garantojë funksionimin e lirë dhe të barabartë të të gjitha komunave, duke mos lejuar që qytetarët të paguajnë çmimin për mosmarrëveshjet politike. /Telegrafi/

The post Bllokohen llogaritë e Komunës së Deçanit, AKK: Qeveria po ushtron presion politik appeared first on Telegrafi.

Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët

By: V K
17 August 2025 at 12:21

Pas vrasjes me thikë të Martin Canit nga një bashkëmoshatar në afërsi të shkollës “Fan Noli”, një tjetër tragjedi goditi vendin tonë disa ditë më parë.

Një 14-vjeçar u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq, duke tronditur opinionin publik dhe duke nxjerrë edhe një herë në pah dështimet e rënda institucionale, për garantimin e sigurisë së fëmijëve.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe familja e Martin Canit, ku një deklaratë për mediat thekson se djali i tyre, Martini, ashtu si edhe bashkëmoshatari i tij, 14-vjeçari në Maliq, nuk u vranë nga rrjetet sociale, por nga mungesa e theksuar e sigurisë, papërgjegjësia institucionale dhe dështimi i sistemit që duhet të mbrojë fëmijët.

“Mbyllja e TikTok-ut nuk ishte zgjidhje, por një pretekst politik”, thuhet në deklaratë.

Familja ngre shqetësimin se përpjekjet e qeverisë janë më shumë simbolike sesa efektive dhe se vendimet e fundit, si bllokimi i një aplikacioni, nuk adresojnë thelbin e problemit.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga një sistem që nuk funksionon, nga një realitet ku fëmijët nuk ndihen të sigurt as në shkollë, as në rrugë, as në komunitet”, vazhdon deklarata.

Familja Cani, kërkon masa konkrete dhe të menjëhershme: rritjen e sigurisë në shkolla, angazhim më të madh të komunitetit dhe prindërve, si dhe fuqizimin e sistemit të shëndetësisë mendore dhe sociale për të identifikuar dhe parandaluar raste të tilla përpara se të shndërrohen në tragjedi.

“Nëse dje ishte fajtor TikTok-u, sot kush është radhës? Snapchat? Instagrami? Apo do të gjejmë një tjetër justifikim për të shmangur përgjegjësinë reale”?, ngre pyetjen me familja.

Në fund të deklaratës, ata shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të miturit të vrarë dhe bëjnë thirrje për drejtësi dhe ndryshim të vërtetë: “Asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj”.

Deklarata e plotë:

“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?

Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.

Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.

Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.

Familja Cani!”.

The post Familja Cani: Martini dhe Eraldi nuk u vranë nga TikTok-u, të merren masa për të mbrojtur fëmijët appeared first on Albeu.com.

Shtegu që bëhet festival: Via Dinarica Kosovo Festival fton dashamirët e natyrës

22 July 2025 at 09:42

Via Dinarica – Kosovo po sjell gjallëri në verën e këtij viti me një seri aktivitetesh që festojnë natyrën, artin dhe lëvizjen.

Ky segment i shtegut të famshëm që përshkon Alpet Dinarike nga Sllovenia deri në Shqipëri, përfshin tre nga zonat më mahnitëse të Kosovës – Pejën, Deçanin dhe Junikun dhe ofron aventura për çdo adhurues të maleve dhe qetësisë alpine.

Pas një sezoni të pasur me punë në terren, përmirësim të infrastrukturës malore, bashkëpunim me komunitetet lokale dhe promovim të qëndrueshëm të turizmit, rrugëtimi i Via Dinarica  Kosovo do të kurorëzohet me një festival të shumëpritur:

15 dhe 16 gusht – Pejë  

Festivali nis në sheshin kryesor të Pejës, me muzikë, dokumentarë, biseda inspiruese dhe aktivitete të veçanta përgjatë shtigjeve të Via Dinarica që kalojnë në këtë komunë.

default

17 gusht – Deçan dhe Junik

Dita e fundit e festivalit do të sjellë aktivitete të fokusuara në natyrën, sigurinë dhe artin në shteg.  

Në Deçan, organizohet një prezantim edukues nga ekipi i kërkim-shpëtimit malor, i cili do të trajtojë temat më jetike që duhet t’i dijë çdo person që eksploron shtigjet malore.

Ndërsa në orët e pasdites festa zhvendoset në në Junik, ku natyra do të kthehet në ndarje galeri arti me ekspozitën fotografike në natyrë, aktivitete kulturore dhe një mbyllje emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Para festivalit, dy thirrje janë hapur për të gjithë dashamirët e natyrës – atletë, artistë, apo thjesht shëtitës të përmalluar për freskinë e Bjeshkëve të Nemuna:

 

Më 16 gusht, organizohet një garë e veçantë malore, falas dhe me numër të kufizuar pjesëmarrësish – vetëm 50 të zgjedhur do të kenë mundësinë të përjetojnë këtë shteg unik:

Start: Podi i Jakupit

Kalim: Hajla

Finish: Pepaj

Distanca: 14 km

Ngjitje totale: 800 metra

2 Checkpoints gjatë garës

Pas sfidës së bukur, festa vazhdon në skenën kryesore në qytetin e Pejës, ku do të mblidhen sportdashësit, artistët dhe komuniteti vendas për të kremtuar së bashku.

Regjistrohu këtu: https://shorturl.at/EQwQe . Mos e humb, vetëm 50 vende!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @viadinaricakosovo

 

Për ata që e shohin natyrën përmes lentes, është hapur thirrja për konkursin fotografik që do të kulmojë me një ekspozitë të veçantë në natyrë më 17 gusht, në Junik.

Kërkohen foto peizazhi nga Malet e Pejës, Deçanit ose Junikut  Formati: Lexo kriteteret në publikimin në media sociale!

Dërgo foton tënde deri më 2 gusht 2025 në: utalayafoundation@gmail.com  

Çfarë përfiton?

Fotoja jote ekspozohet në format të madh në natyrë (50×70 cm)

Kthehet në një kartolinë promocionale me emrin tënd

Promovohet në rrjete vendore dhe ndërkombëtare turistike

Ti bëhesh mysafir nderi në festival

default

Via Dinarica Kosovo Festival do të përfshijë edhe muzikë live, dokumentarë, biseda live me bloggerë, ambientalistë dhe dashmirë të bjeshkatarisë, dhe aktivitete të tjera që ngërthejnë shpirtin e aventurës dhe respektit për natyrën.

Për të gjithë ata që e duan natyrën – ecin, vrapojnë, fotografojnë apo thjesht frymëzohen nga bukuritë e saj – këto janë ditët që nuk duhen humbur.

NaturKosovo është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, e zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano në bashkëpunim me Utalaya Foundation, CAI – Klubi Alpin Italian, Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Speleologico – CNSAS, dhe AITR – Shoqata Italiane për Turizëm të Përgjegjshëm.

The post Shtegu që bëhet festival: Via Dinarica Kosovo Festival fton dashamirët e natyrës appeared first on Telegrafi.

“Hapave të Sadriut dhe Azemit” – Deçani ecën për përkushtimin e një babai ndaj të birit me sindromën Down

17 July 2025 at 08:34

Qytetarë nga Deçani morën pjesë dje në ecjen simbolike “Hapave të Sadriut dhe Azemit”, një nismë e veçantë që u organizua për të nderuar përkushtimin e rrallë të një babai dhe lidhjen e tij të pazëvendësueshme me të birin me sindromën Down.

Ecja u organizua nga Komuna e Deçanit, si një shenjë nderimi për bacën Sadri, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë, por la pas një histori të rrallë përkushtimi, kujdesi dhe dashurie ndaj djalit të tij, Azemit.

Disa ditë para se të ndahej nga jeta, Baca Sadri kishte thënë me krenari “15 kilometra i bëmë sot, bac. Përditë i bëjmë aq. Nganjëherë djali ka qejf me ecë më shumë e i bëjmë 20.”

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook shkroi “Hapave të Sadriut dhe Azemit – ecje për dashurinë dhe përkushtimin familjar”.

Kjo ngjarje shërbeu si një rikujtim të fuqishëm se dashuria prindërore, veçanërisht në sfidat që sjell jeta me sindromën Down, është një forcë e jashtëzakonshme që frymëzon e bashkon./Telegrafi/

 

The post “Hapave të Sadriut dhe Azemit” – Deçani ecën për përkushtimin e një babai ndaj të birit me sindromën Down appeared first on Telegrafi.

Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim

9 July 2025 at 14:15

Atmosferë festive dhe shumëngjyrëshe do të mund të shijojnë sonte qytetarët e Deçanit.

Mbrëmjen e sotme rikthehet festivali “Newborn Kosova”, i cili mbledh në këtë edicion 180 artistë nga mbarë bota, duke sjellë një përvojë unike të bashkimit përmes artit, muzikës dhe kulturës.

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u shpreh entuziast për rikthimin e festivalit

“Sonte në Deçan rikthehet Festivali ‘Newborn Kosova’ me 180 artistë nga e gjithë bota! Vallëzim, muzikë dhe kulturë ndërkombëtare në zemër të qytetit!”, shkroi Ramosaj, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në ngjarjen kulturore.

Programi nis në ora 19:00 me një defile të grupeve artistike në qendër të qytetit, duke sjellë gjallëri dhe ngjyra nga kultura të ndryshme botërore.

Më pas, në ora 20:00, vijon programi artistik në ambientet e Qendrës Rinore, ku do të shfaqen performanca muzikore dhe vallëzime tradicionale nga vende të ndryshme.

“Newborn Kosova” është kthyer në një platformë të rëndësishme për ndërkulturë dhe bashkëpunim artistik, duke e vendosur Deçanin në hartën e ngjarjeve të mëdha kulturore në Kosovë. /Telegrafi/

The post Deçani mirëpret festivalin “Newborn Kosova” – 180 artistë nga e gjithë bota sjellin muzikë, kulturë dhe vallëzim appeared first on Telegrafi.

Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me…

By: V K
16 June 2025 at 12:53

Vrasja e Martin Canit, është një tragjedi që ka tronditur thellë shoqërinë shqiptare. Ajo ka nxjerrë në pah problemet e dhunës mes të rinjve dhe mangësitë në sistemin arsimor dhe institucional.

“Martini nuk do të kthehet më”. Një pasdite e errët në Tiranë. Në lagjen e qetë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, heshtja e zakonshme u shua nga sirenat e ambulancave dhe britmat e tmerrit.

Ishte 18 nëntori vitit 2024, dita kur jeta e 14-vjeçarit Martin Cani u ndërpre brutalisht. Nxënës i shkollës 9-vjeçare, Martin Cani, doli nga klasa pas mësimit si çdo ditë tjetër.

Askush nuk do të kishte imagjinuar se atë pasdite ai do të bëhej viktimë e një sherri banal që kishte nisur në rrjete sociale. Sipas dëshmive, gjithçka ndodhi për pak minuta.

Në një rrugicë të ngushtë, një debat mes të rinjve eskaloi në një akt dhune të pakuptimtë. Një thikë u ngul dhe Martini nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Banorët përreth treguan se skena ishte tronditëse. Fëmijët duhet të jenë në shkollë, jo në morg”, ky ishte slogani.

Policia arrestoi një të ri, Mario Përlleshin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur gjithçka.

Ndërkohë nëna e Martinit, në studion e News24, ka folur në lidhje me një video të publikuara vetëm pak ditë më parë, ku shihen momentet e sherrit mes adoleshentëve dhe momente t e fundit të 14-vjeçarit, para se të ndërronte jetë shumë pranë shkollës Fan Noli.

“Kemi një dhimbje shumë të madhe. Prej kohësh isha me ilaçe depresioni. Pak nga pak po mundohem që dhimbjen ta kthej në forcë. Por u shfaq një video që nuk e dinim që ekzistonte.

U befasova sepse mendova mos ishte një video që e kishim parë,, ishte një tronditje psikologjike shumë e fortë. Në shtëpi isha vetëm unë, bashkëshorti dhe Henri.

Ia kam shpjeguar Henrit, dhe ai e ka kuptuar tashmë që Martini nuk jeton më.

Mundohemi ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij të bukura.

Nuk e dinim më parë ekzistencën e videos. Edhe në gjyq nuk e dinim”, tha ajo.

The post Nëna e Martin Canit rrëfen mes lotësh: Publikimi i videos nga ngjarja ishte tronditje shumë e forte, nuk ia dinim ekzistencën, prej kohësh trajtohem me… appeared first on Albeu.com.

Pas publikimit të videos, prokuroria merr vendim për vrasjen e Martin Canit

11 June 2025 at 19:03

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë regjistroi procedim penal për veprën penale ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar 295/a pas publikimit në media dhe portale të ndryshme të një video mbi ngjarjen në shkollën 9-vjeçare ‘Fan Noli’, ku humbi jetën i mituri M.C.
Video e publikuar në disa media përmban pamje filmike të datës 18.11.2024, ku shfaqen të miturit me etiketimet e gjeneraliteteve të tyre përkrah secilit.
Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera në lidhje më këtë procedim, janë administruar në cilësinë e provës materiale edhe një CD me pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që kanë fushëpamje në rrugën ku kanë kaluar të miturit drejt vendit të ngjarjes, veprim i cili është dokumentuar me procesverbalin për këqyrje dhe marrje të provës materiale nga ana e policisë gjyqësore.

Pamjet filmike, që u publikuan dy ditë më parë në media e shpërndarë edhe në disa portale on-line, përmbajnë të njëjtat pamje filmike që ndodhen edhe në CD-në që u administrua në fashikullin hetimor.
Në përfundim të hetimeve, CD-në me pamjet filmike të disponuara nga prokuroria, i janë vënë në dispozicion mbrojtësit të familjarëve të viktimës, avokatit, i cili e ka marrë atë dhe të gjitha aktet e fashikullit, kundrejt nënëshkrimit të deklaratës për mospublikimin e saj.
Kjo çështje aktualisht është në gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku po zhvillohet gjykimi në themel me dyer të mbyllura.
Konstatohet se në rastin konkret, me publikimin e videos, janë shkelur të dy detyrimet e parashikuara në nenin 103/1, 2 të Kodit të Procedurës Penale pasi janë publikuar prova (video) që janë akte të shqyrtimit gjyqësor me dyer të mbyllura si dhe janë publikuar me video, foto dhe gjeneralitete të pandehur, viktima dhe dëshmitarë të mitur të kësaj çështjeje.
Nisur sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme se janë konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal.

 

 

The post Pas publikimit të videos, prokuroria merr vendim për vrasjen e Martin Canit appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e Martin Canit/ Dëshmojnë 6 persona në seancën me dyer të mbyllura

11 June 2025 at 17:05

Gjashtë persona të tjerë, mes të cilëve 4 të mitur dëshmuan këtë të mërkurë në Gjykatën Penale të Tiranës, në procesin gjyqsor që po zhvillohet ndaj autorit të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.

Katër vajza të cilat ishin në klasën paralele me atë të të ndjerit Martin Cani, në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” dhanë dëshmi përpara gjyqtarës së çështjes për ditën e ngjarjes.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të dëshmisë së fëmijëve të mitur, pa prezencën e mediave, teksa nuk ka të dhëna rreth dëshmisë së tyre për shkak se janë minorenë.

Përveç tyre, në seancë dhanë dëshmi edhe dy të rritur që nuk kanë lidhje me ngjarjen, por u thirrën në cilësinë e dëshmitarëve të rastësishëm për të kuptuar se si ndodhi vrasja me thikë. Seanca e radhës u caktua më datë 25 qershor, ku do paraqiten dëshmitarë të tjerë.

Krimi i rëndë u regjistrua më 18 nëntor 2024 në Tiranë, nga një bashkëmoshatar vetëm 200 metër larg shkollës “Fan Noli”. Ngjarja ndodhi 3 ditë pasi kishte lindur konflikti mes dy adoleshentëve brenda shkollës, për motive banale, i cili në dukje u mbyll, por që u rindez sërish.

The post Vrasja e Martin Canit/ Dëshmojnë 6 persona në seancën me dyer të mbyllura appeared first on Sot News | Lajme.

Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë (Video)

10 June 2025 at 17:58

Janë publikuar për herë të parë p[amjet e sherrit tragjik të ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ku mbeti i vrarë me thikë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, Luis Meçja, ndërsa si autor i krimit është arrestuar bashkëmoshatari i tyre Mario Përlleshaj.

Pamjet janë publikuar nga gazetari Eraldo Harlicaj, të cilat i përkasin mesditës së 18 nëntorit të vitit të kaluar, dhe në to shihet qartë se numri i të miturve që kanë marrë pjesë në konflikt është më i lartë, se sa tre protagonistët e mësipërm.

Në video duket momenti kur viktima Martin Cani dhe autori Mario Përlleshaj u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Në pamjet, nuk shfaqet momenti i plagosjes, por vetëm kur të miturit shkojnë tek vendi i ngjarjes dhe kur largohen me vrap.

Të miturit shfaqen  duke vrapuar pas krimit, ku mes tyre është edhe Martin Cani i plagosur, teksa mban një dorë në plagën e kraharorit. Po ashtu shfaqet edhe Luis Meçja i plagosur, teksa ata ndiqen me vrap nga Mario Përlleshaj, i cili mban thikë në dorë.

Gazetari Eraldo Harlicaj thotë se ka vendosur të publikoj pamjet, nisur dhe nga mënyra se si është kryer hetimi nga prokurorja Alma Felaj, motra e deputetes Ermonela Felaj, e cila e ka dërguar dosjen për gjykim, me vetëm një të pandehur, por iu rikthye mbrapasht për plotësim hetimesh nga gjyqtarja Marinela Osmani

Protagonisti i ngjarjes Luis Meçja pretendon se kanë qenë dy persona që kanë qëlluar me thikë dhe kërkon rihetim. Po ashtu, sipas gazetarit Eraldo Harliçaj, edhe avokati i autorit të dyshuar, Mario Përlleshaj, pretendon se nuk ka qenë ai, i cili e ka qëlluar me thikë për vdekje Martin Canin.

“Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi. Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.” – janë pyetjet që shtron gazetari.

Seanca e radhës për këtë çështje do të jetë të mërkurën, teksa ngjarja vijon të jetë ende mister.

Reagimi i plotë i gazetarit:

Pikëpyetjet e çështjes së Martin Canit, video e ditës së ngjarjes

Në momentin që më ra në duar, këtu e një muaj më parë, dosja e Martin Canit me materialet e plota filmike, kisha shumë mëdyshje për publikimin e tyre. Zgjedhjet e 11 majit ma larguan nga mendimet për pak kohë. Kisha dhe kam pikëpyetje nëse po veproj mirë, apo gabim.

Megjithatë, janë disa paqartësi që më “shtyjnë” të publikoj materialet. Veprimet nga ana e Prokurororisë së Tiranës duke dërguar çështjen për gjykim pa një hetim të thelluar, por dhe deklarimet e fëmijëve në seancat me dyer të mbyllura.

Në video, shihen qartë Martini dhe Mario që u prijnë shokëve dhe shkojnë për t’u “sqaruar” te vendi i ngjarjes. Të ndjekur nga miqtë e tyre të identifikuar. Në momentin e bisedës mes tyre, referuar dhe deklarimeve në gjyq, ka qenë një nga djemtë e tjerë, jo Martini, që ka goditur i pari Marion në hundë. Më pas sherri ka agravuar, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur Luisin. Tragjedia ka ndodhur në më pak se 1 minutë.

Në pamjet filmike, duke ikur, shihet vetëm një thikë në dorën e Marios dhe Martini që vrapon duke mbajtur dorën në kraharor. Mario më pas kthehet te vendi i krimit, pasi i ka rënë këpuca dhe shkon ta rimarrë, pritet nga dy djem të tjerë që ndodhen aty.

Luisi, shoku i plagosur i Martinit, në seancën gjyqësore u ka treguar gjyqtarëve, por dhe prokurores Alma Felaj, plagët e tij. Ai i qëndron idesë se kanë qenë dy persona që kanë goditur me thikë, duke kërkuar rihetim.

Po ashtu, avokati i Marios, autorit të dyshuar, ka mbështetur deklaratën e Luisit, duke ngritur alibinë se nuk ka qenë ai personi që ka qëlluar Martinin. Ai pranon se ka përdorur thikën, por ka plagosur Luisin. Pra, Luisi dhe Mario, pretendojnë se ka qëlluar me thikë dhe një person i tretë. Pala e Marios pretendon se nuk është ai vrasësi.

Kush është personi i tretë që po mbahet i fshehur nga të gjithë? A ekziston vërtet një person i tretë që ka goditur? Si ka mundësi që dëshmitarët kanë ndryshuar deklarimet në gjyq ndryshe nga përgjigjet që i kanë dhënë prokurores dhe pasi janë rimarrë disa herë në pyetje nga ana e Alma Felajt? Kush është i rrituri që ka goditur me shpullë Martinin ditën e premte, në sherrin që ka pasur me Marion? Kush janë djemtë që kanë pritur Marion dhe shoku që e shoqëroi në spitalin privat, ku shihet me plagë në dorë.

Gjyqtarja Marinela Osmani vendosi rihetimin e ngjarjes, pas dokumentimeve të paplota nga Prokuroria. Deklaratat e dëshmitarëve i gjeti shumë të rëndësishme për zbardhjen e së vërtetës.

Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë. Ndërkohë që për përgjigjet e tjera nga sherri në shkollë, deri te arritja në spital, duhet të prisni Top Story – Top Channel e së mërkurës.

 

The post Publikohen pamjet e vrasjes së Martin Canit, autori vrapon me thikë në dorë (Video) appeared first on Sot News | Lajme.

Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO)

By: V K
10 June 2025 at 12:50

Ditën e sotme, gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj, ka publikuar videon e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një konfortim fizik mes disa të rinjve, përfundoi në një tragjedi.

Nga pamjet e publikuara nga gazetari Eraldo Harlicaj, duket e gjithë dinamika e ngjarjes së datës 18 nëntor 2024.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

Vogëlushi 14-vjeçar, Martin Cani, u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që mbylli sytë përgjithmonë në spital, pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.

Në një kohë kur kalvari i vuajtjteve është duke vijuar për familjarët e Martinit në sallat e gjyqit, ku dhe po kërkojnë me zë të lartë drejtësi për birin e tyre, gazetari Eraldo Harilcaj, ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e errët e cila i mori jetën Martinit, djaloshit me ëndrra të mëdha për t’u bërë një futbollist me zë dhe për të përfaqësuar Kombëtaren shqiptare.

Përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta.

Në këtë video të publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj, teksa ecin të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, miku i 14-vjeçarit i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Të rinjtë u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.

Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër.

Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën.

 

The post Publikohen për herë të parë pamjet e vrasjes së Martin Canit/ 14-vjeçari mban me dorë plagën në zemër dhe ikën me vrap, Mario Përlleshaj e ndjek me… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

9 June 2025 at 18:24

Është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në fshatin Izvor të Zveçanit, rreth dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ky objekt është ndërtuar me një investim prej 753 mijë eurosh dhe ka një sipërfaqe prej 3.980 metrash katrorë.

Në të do të operojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, me qëllim forcimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Gjatë ceremonisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky vendkalim kufitar me Serbinë është planifikuar të jetë vendkalim i integruar, por sipas tij, kjo nuk është realizuar ende për shkak të mungesës së gatishmërisë nga pala serbe.

“Me këtë stacion policor, zyrtarët tanë do të kenë kushte dinjitoze të punës dhe performanca do të jetë në nivelin e duhur,” theksoi Kurti.

Ai gjithashtu falënderoi institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe operatorin ekonomik që realizoi punimet.

“Kemi filluar ndërtimin më 25 nëntor të vitit të kaluar dhe sot, më 9 qershor, po e përurojmë këtë objekt të rëndësishëm për sigurinë e vendit,” shtoi Kurti.

The post Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë appeared first on Telegrafi.

Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

By: user 6
1 June 2025 at 19:05

Në Beleg të Deçanit, në pranverën e vitit 1999 forcat e shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Sot e kësaj dite shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur.

Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i dhunuar e kërcënuar se do të vriteshin.

Historianët e Deçanit: Reçaku, vendi ku shteti serb kreu gjenocid më 15 janar 1999 - Lajmet e fundit - Zëri

Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pambushur të 18-at i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë. Po ashtu me ditë të tëra i dhunuan dhe i mbajtën gratë e vajzat e reja të mbyllura.

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo masakër është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pazgjidhur. Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash, asnjë i arrestuar.

Mehmet Mazrekaj, i mbijetuari i masakrës së Belegut, thotë se shumë pak është punuar në zbardhjen e rastit të Belegut, ku është rasti më i rëndë i ndodhur në Kosovë.

26-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit – Indeksonline.net

“Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, për krimet e bëra në Beleg, por, asnjë rezultat deri më tash”, ka treguar Mazrekaj, i cili ndërkohë ka njoftuar hollësisht për masakrën e ndodhur në Beleg, ku janë vrarë dhe zhdukur dhjetëra persona, por edhe akte tjera çnjerëzore.

Drejtësia Ndërkombëtare nuk e ka bërë zbardhjen e autorëve të kësaj vepre gjenocide në luftën e fundit në Kosovë. Edhe pse të mbijetuarit disa herë radhazi kanë dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Belegu është një fshat me histori të lashtë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës rreth 2 km në verilindje të Deçanit. Ashtu siç e dëshmojnë dokumentet arkivore, edhe pse jo të shumta në numër, mund të konsiderojmë se Belegu si lokalitet të populluar edhe pse me një popullsi shumë të vogël në krahasim me territorin dhe shtrirjen e tij, e hasim në Krisobulën e Deçanit që në vitin 1330. /LAPSI.al

The post Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit appeared first on Lapsi.al.

Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, pse më nxorri nga seanca

By: Besnik
22 May 2025 at 18:34

Babai i Luis Meçes ka folur për Euronews Albania pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca.

Ai shpjegoi se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.

Babai i Luisit, djalit i i cili mbeti i plagosur, tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin  e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.

Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.

Kujtojmë se këtë të enjte u zhvillua seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës për vrasjen e të miturit Martin Cani, i cili dyshohet se u vra nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, pranë shkollës “Fan Noli”.

Gjatë seancës së sotme pesë të mitur janë marrë në pyetje si dëshmitarë, dhe në seancë kanë qenë të pranishëm prindërit dhe një psikologe.

Seanca e radhës është caktuar për 28 maj, ku do të pyeten edhe 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë shkollës “Fan Noli”.

Në këtë ngjarje, shoku i Martinit, Luis Meçja, mbeti i plagosur rëndë, por fatmirësisht ka bërë një rikuperim të plotë dhe tani gëzon shëndet të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Babai i Luis Meçes tregon incidentin me prokuroren, pse më nxorri nga seanca appeared first on Euronews Albania.

U përplas me prokuroren, babai i Luis Meçes: Ka disa elementë që duan të mos zbardhet vrasja e Martinit

22 May 2025 at 19:36

Ditën e sotme në gjykatë, babai i Luis Meçes u përplas me prokuroren e çështjes dhe ajo e përjashtoi nga seanca.

Ai për një emision televiziv tregoi në lidhje me debatin që pati me prokuroren Alma Feraj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel. Prokurorja është shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.

Babai i Luisit tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas së futbollit që kishin luajtur në Kavajë. Ai tha se më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit.

Gjithashtu tregoi se gjatë seancës ka pasur disa elementë të cilët e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.

“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.

The post U përplas me prokuroren, babai i Luis Meçes: Ka disa elementë që duan të mos zbardhet vrasja e Martinit appeared first on Sot News | Lajme.

Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen

By: V K
22 May 2025 at 15:16

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, janë pyetur 5 të mitur në cilësinë e dëshmitarit për vrasjen e Martin Canit pranë shkollës “Fan Noli”, nga autori i akuzuar Mario Përlleshaj.

Në seancë ka pasur debate mes palëve, ku prokurorja Alma Felaj, është përballur me pakënaqësinë e prindërve të Luis Meçes që mbeti i plagosur në ngjarje, lidhur me hetimet, ku babai i tij u detyrua nga gjykata të dalë nga salla.

Debati ka nisur kur po flitej për ditën para ngjarjes, ku të miturit Martin Cani e Luis Meçe, kishin qenë duke luajtur futboll në Kavajë, dhe janë shoqëruar nga prindërit e Luizit në kthim.

Në sallë është folur për mundësinë që të miturit të kenë debatuar në telefon në mbrëmje me palën tjetër, dhe prokurorja ka artikuluar se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë”.

Kjo ka nxitur reagimin e babait të Luizit i cili i është drejtuar prokurores me fjalët: “Ju po flini gjumë me dosjen, ne na zien zemra çdo ditë”.

Seanca radhës u la më 28 maj, ku do të pyetën 8 dëshmitarë të tjerë, të mitur që kanë dijeni për ngjarjen.

The post Gjyqi për vrasjen e Martin Canit/ Babai i Luis Meçes përplaset me prokuroren: Po flini gjumë me dosjen appeared first on Albeu.com.

Komuna e Zveçanit ndan bursa për 16 nxënës të shkollës së mesme

6 May 2025 at 11:36

Komuna e Zveçanit ka ndarë bursa për 16 nxënës të shkollës së mesme.

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se kjo është si shenjë vlerësimi për përkushtimin e tyre, shkruan Telegrafi.

Kryetari Peci është shprehur se ky është një “investim i drejtpërdrejtë” në rininë tone.

“Ky është një investim i drejtpërdrejtë në rininë tonë dhe një dëshmi se arsimi mbetet një ndër prioritetet kryesore të komunës sonë”, ka thënë ai.

Ai i ka përgëzuar përfituesit e bursave dhe siç është shprehur kryetari, “i ka siguruar” se Komuna e Zveçanit do të vazhdoj mbështetjen ndaj tyre. /Telegrafi/

The post Komuna e Zveçanit ndan bursa për 16 nxënës të shkollës së mesme appeared first on Telegrafi.

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

By: Oldi
28 April 2025 at 15:36

Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05. Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë. Ky marsh ka […]

The post Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

28 April 2025 at 12:50

Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05.

Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup appeared first on Euronews Albania.

“Kupa e Gjeravicës” zhvillohet në Beleg, Haradinaj: Potencial i madh për zhvillimin e turizmit dhe skijimit

13 April 2025 at 15:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në garën tradicionale të skijimit “Kupa e Gjeravicës”, e cila u mbajt në bjeshkët e bukura të Belegut dhe u organizua nga Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën e Skitarisë së Kosovës.

Haradinaj u shpreh i inkurajuar nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe rritja e interesimit për sportet dimërore në vend.

Ai theksoi se bukuritë natyrore të Kosovës dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët janë dëshmi e potencialit të madh për zhvillimin e mëtejmë të turizmit dhe sportit të skijimit.

“Bashkë me shumë qytetarë, në bjeshkën e bukur të Belegut, pamë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës. Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë natyrore dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit dhe sportit të skijimit në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

“Kupa e Gjeravicës” po kthehet në një ngjarje të rëndësishme për promovimin e sporteve dimërore dhe turizmit malor në rajonin e Dukagjinit. /Telegrafi/

The post “Kupa e Gjeravicës” zhvillohet në Beleg, Haradinaj: Potencial i madh për zhvillimin e turizmit dhe skijimit appeared first on Telegrafi.

Mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri në Komunën e Zveçanit, diskutohet për situatën e sigurisë

10 April 2025 at 19:21

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Zveçanit.

Pika kryesore e rendit të ditës ishte “Analiza e situatës së sigurisë në Komunën e Zveçanit”, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, gjatë takimit janë diskutuar çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Anëtarët e këshillit ndanë vlerësimet dhe propozimet për përmirësimin e gjendjes aktuale, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se Komuna e Zveçanit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët dhe në nxitjen e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në këtë drejtim. /Telegrafi/

The post Mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri në Komunën e Zveçanit, diskutohet për situatën e sigurisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌