Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 August 2025Main stream

Efektivi Klajdi Mustaj shpëton tre të aksidentuar në aksin Levan-Fier, Proda i akordon certifikatën për ‘Shërbime të Dalluara’

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Një akt trimërie dhe humanizmi u shënua pasditen e djeshme në aksin rrugor Levan-Fier nga efektivi Klajdi Mustaj, i cili ndërhyri duke shpëtuar tre qytetarë pas një aksidenti të rëndë rrugor.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, vlerësoi dhe falënderoi sot inspektor Klajdi Mustaj për humanizmin dhe përgjegjshmërinë ndaj qytetarëve dhe detyrës, për ndërhyrjen e guximshme për të shpëtuar tre qytetarë të dëmtuar gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier.

Për këtë akt guximi dhe përkushtimi në shërbim të jetës së qytetarëve, Proda i akordoi punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, certifikatën për Shërbime të Dalluara.

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve. Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit”, theksoi Proda në mesazhin e tij.

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.

/m.q/

The post Efektivi Klajdi Mustaj shpëton tre të aksidentuar në aksin Levan-Fier, Proda i akordon certifikatën për ‘Shërbime të Dalluara’ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici!

9 August 2025 at 09:54

Dhjetëra ankesa dhe padi në gjykatë nga 86 komisarë që fituan gradën, por u lanë në listë pritje duke u djegur karrierën një pjese të tyre. Emërime klienteliste dhe pa gradë përkatëse në poste kyçe? Nga Sebi Alla Një vit pritje për tu emëruar në pozicionin e punës sikurse iu jepte këtë të drejtë grada […]

The post Komisarë të djegur/ Më mirë një mik, se një gradë në Polici! appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Proda i akordon “Certifikatë Karriere” Besnik Bakiut pas 44 vitesh në polici

TIRANË, 8 gusht /ATSH/Pas 44 viteve të mbushura me përkushtim, ndershmëri dhe sakrifica, në radhët e Policisë së Shtetit, oficeri i karrierës, Drejtues i Parë Besnik Bakiu, mbylli sot shërbimin aktiv, duke dalë në pension, por jo duke u ndarë nga misioni i tij.

Për kontributin e tij të çmuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i akordoi Certifikatën e Karrierës, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizim dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”.

Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë qëllim, Proda vlerësoi maksimalisht Bakiun për gjithë kontributin e dhënë, si dhe për vlerat e tij edhe në fushën e krijimtarisë dhe gazetarisë.

“Të shërbesh 44 vite në Policinë e Shtetit dhe ta mbyllësh me nder këtë rrugëtim kilometrik, është krenari për ty në radhë të parë, për familjen tënde, për ne, Policinë e Shtetit, dhe për shoqërinë ku bën pjesë. Dera e shtëpisë sonë është përherë e hapur për të dhënë këshillat e tua të vyera për përmbushjen sa më cilësore të shërbimit ndaj qytetarëve dhe ligjit”, tha Proda.

Bakiu falënderoi Prodën për certifikatën dhe theksoi se “tashmë do të vijoj të jem një zë i fortë në media dhe në shoqërinë civile, ku do të aderoj për të mbrojtur e vlerësuar angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e punonjësve të Policisë së Shtetit. Për më shumë se 4 dekada jam përpjekur të respektoj ligjin dhe qytetarët dhe kam guxuar të shkruaj në media shumë herë për përbaltjen e padrejtë të Policisë së Shtetit, gjë që tashmë do ta bëj akoma më shumë dhe më mirë”.

Drejtues i Parë Besnik Bakiu, përveçse një oficer i dalluar, është studiues dhe shkrimtar, i përkushtuar ndaj kërkimit dhe dokumentimit të historisë, sfidave dhe arritjeve të Policisë së Shtetit. Me daljen në pension, sipas njoftimit për shtyp të policisë “ai do t’i bashkohet shoqërisë civile, duke vazhduar të shkruajë, të ndajë përvojën e tij dhe të mbrojë me fjalë dhe fakte figurën dhe sakrificën e punonjësve të Policisë”.

“Ky është një mision që nuk matet me vite shërbimi, por me gjurmët e lëna në zemrat e kolegëve dhe në kujtesën e shoqërisë”, nënvizoi policia e Shtetit.

/m.q/

The post Proda i akordon “Certifikatë Karriere” Besnik Bakiut pas 44 vitesh në polici appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtori i Policisë, Proda pret diplomatin e Ambasadës së Kinës: Luftë kundër prostitucionit dhe krimit të organizuar

By: redi
5 August 2025 at 16:09

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e institucionit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ‘ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral’, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe…

Source

Ura të reja bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe policisë kineze

5 August 2025 at 15:27

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në një takim zyrtar, ministër-këshilltarin e Ambasadës Kineze në Shqipëri, Huang Xuehu.

Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e DPPSh-së, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ndërtimi i urave të reja të bashkëpunimit bilateral, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe krijimit të pikës së kontaktit të Policisë kineze, në Policinë e Shtetit.

Proda dhe Huang u dakordësuan se këto elemente do të jenë përgjigjja më efikase kundër krimit të organizuar ndërkontinental.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua për operacionet e fundit të Policisë së Shtetit, kundër shfrytëzimit për prostitucion, objekt i të cilave kanë qenë shtetase kineze të rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme, në apartamente me qira, në vendin tonë.

Në vijim të angazhimit policor për ndjekjen penale të shtetasve përgjegjës, ka patur një qasje të integruar institucionale, për t’iu ofruar asistencë shtetaseve të përfshira në këto raste.

Proda, gjatë takimit, theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit nga agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe goditjen më efikase të krimit ndërkombëtar.

Nga ana e tij, ministër-këshilltar Huang falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu angazhimin e agjencive ligjzbatuese kineze, për intensifikimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët policor ndërkombëtar.

/gj.m//a.f/

 

The post Ura të reja bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe policisë kineze appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë

TIRANË, 25 korrik /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, vizitoi në repartin e djegieve në QSUT shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.

Gjatë vizitës, drejtori i përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human.

Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.

Nga QSUT, Proda theksoi se, “shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.”

Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

Policia po bashkëpunon me banorët dhe gjithë instancat e tjera shtetërore për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore autorët e zjarrvënieve në disa rrethe të vendit, ku në disa raste janë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

/gj.m//r.e/

The post Proda viziton në QSUT efektivin që pësoi djegie gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefi i komisariatit të Delvinës u dogj nga flakët, vizitohet në spital nga Drejtori i Policisë Ilir Proda

By: redi
25 July 2025 at 20:40

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Source

Drejtori i Policisë, Ilir Proda takim me homologun turk. Flitet për forcim të bashkëpunimit

By: redi
23 July 2025 at 16:49

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një vizitë zyrtare në Policinë turke në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit në një takim miqësor dhe të ngrohtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë turke, Guvernatori Mahmut Demirtaş. Ky i fundit e përgëzoi Prodën për frymën e re të bashkëpunimit dhe vendosmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet me partnerët dhe me agjencitë…

Source

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e marra në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë

By: Rovena
13 July 2025 at 14:12

Pas vlerësimit të parë nga RCS Sport & Events, organizatorja ndërkombëtare e Giro d’Italia, Policia e Shtetit ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm për angazhimin e saj maksimal dhe profesionalizmin në garantimin e sigurisë gjatë dy eventeve të mëdha sportive: Giro d’Italia dhe Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, me porosi të Presidentit të Unionit Europian të Çiklizmit (UEC), Enrico Della Casa, dhe Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI), David Lappartient, i dhuroi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, kaskën e një prej çiklistëve të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia, si shenjë simbolike mirënjohjeje për punën dhe kontributin e Policisë Shqiptare.

Takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku u theksua roli i jashtëzakonshëm i strukturave policore në mbarëvajtjen e të dy garave.

“Është kënaqësi që ndodhem në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pranë zotit Proda. Ndihem mirë për vlerësimet që janë bërë nga Federata Botërore, si për Giro d’Italia, ashtu edhe për xhiron e Shqipërisë. Një nga komisarët më të rëndësishëm të gjithë gjykimeve që ka bërë në Evropë dhe në Ballkan, më ka thënë dy fjalë në Vlorë që më janë ngulitur në kokë. Kur erdha, tha, për në Shqipëri, më kishin folur jashtëzakonisht, në kuptimin që ky shtet ka probleme, por në organizimin e Policisë së Shtetit është një nga policitë që mund të merren shembull në Ballkan dhe në Evropë. Më e rëndësishmja ishte që nuk pati asnjë rrëzim. Ky është një lloj sporti që ka shumë probleme, me rrezik, dhe u mbyll Giro d’Italia në mënyrë të shkëlqyer. Dhe erdhi qershia mbi tortë: xhiroja e Shqipërisë. Ndaj jemi këtu për të falënderuar Policinë, nga punonjësi më i thjeshtë deri te Drejtori i Përgjithshëm, zoti Proda. Kemi sjellë një kaskë të Giro d’Italia, të një prej çiklistëve të ekipit Movistar, në emër të Presidentit të UCI-së, si një dhuratë për Policinë Shqiptare”, tha Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku.

“Faleminderit, vlerësim i madh për Policinë e Shtetit. Jam i nderuar të kem sot në Drejtorinë e Policisë Presidentin e Federatës së Çiklizmit, zotin Anxhaku. E kam thënë edhe më parë: ta shikoje garën, ishte spektakolare, por të shërbeje për të marrë masat e sigurisë që gara të zhvillohej, ishte akoma edhe më spektakolare. Falënderoj për vlerësimin Federatën e Çiklizmit. Është një nder i veçantë dhe siguroj që Policia e Shtetit është e gatshme të ofrojë shërbime sigurie për çdo lloj aktiviteti sportiv në vend, jo vetëm për çiklizmin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në përfundim të takimit, Anxhaku i ka dorëzuar zyrtarisht Drejtorit të Përgjithshëm kaskën e çiklistit të ekipit Movistar që mori pjesë në Giro d’Italia, si shenjë vlerësimi në emër të drejtuesve të UEC dhe UCI.

EMRAT/ Lëvizje në policinë e shtetit, Ilir Proda ‘shkartis’ shefat e komisariateve në Tiranë

By: M C
11 July 2025 at 18:18

Lëvizje në policinë e shtetit këtë të premte, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Porda.

Burime për gazetaren e Top Channel Dorjana Bezat bëjnë me dije se Idriz Daulle, nga zëvendës drejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ndërkohë Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.

The post EMRAT/ Lëvizje në policinë e shtetit, Ilir Proda ‘shkartis’ shefat e komisariateve në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11 July 2025 at 11:44

Për ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, Edi Rama bëri “kokë turku” drejtorin e Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefin e komisariatit, Nik Nikolla, ku Ilir Proda njoftoi ditën e djeshme shkarkimet e tyre. Gjatë takimit të sotëm me kryebashkiakët, ku i pranishëm ishte dhe vetë Proda, Rama tha se me […]

The post Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija” appeared first on BoldNews.al.

Ndërtimet pa leje – Shkarkohet kreu i Policisë së Shkodrës, pezullohet shefi i Stacionit të Policisë në Theth

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda njoftoi sot se nisur nga situata e ndërtimeve pa leje në qendër të Thethit janë shkarkuar nga detyra drejtori i Drejtorisë Vendore Shkodër, Fatmir Lleshi, shefi i Komisariatit, Nik Nikolla si dhe është pezulluar nga detyra shefi i stacionit të policisë Theth.

Proda tha se, “kam urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të kryer një hetim të thelluar disiplinor, ku paraprakisht ju informoj se shefi i Stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë”.

Sipas Prodës, “ky funksionar me mosveprimin e tij të pajustifikueshëm e ka zgjedhur rrugën e vet për të mos qenë më pjesë e Policisë së Shtetit, nuk gjej dot asnjë arsye që ai ta veshë me uniformën blu – pavarësisht denoncimit të bërë nga Policia në Prokurorinë e Shkodrës, konkretisht referimi për ndërtimet pa leje në një zonë të mbrojtur, fatkeqësisht për këtë rast në mënyrë të çuditshme prokurorja e çështjes u mjaftua me mosfillim procedimi”.

“Gjithashtu, ecuria disiplinore ka filluar edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistit të krimeve, të cilët po njësoj, nuk e meritojnë të jenë më pjesë e trupës së Policisë së Shtetit”, njoftoi Proda.

Proda bëri me dije po ashtu se “ka vendosur të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe bashkë me të edhe Shefin e Komisariatit të Policisë Shkodër”.

“Dua të jem shumë i qartë: Pavarësisht se Policia e Shkodrës ka bërë detyrën e vet duke referuar në Prokurori çështjen e atij kompleksi të tërë ndërtimi pa leje, mu në mes të një zone të mbrojtur, kjo as nuk ia heq përgjegjësinë Drejtorisë së Qarkut të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, që fatkeqësisht doli se nuk ishin një e dy, dhe as nuk mund të mbetet përgjegjësi e përveçme e një shefi stacioni, e një inspektori zone apo e një specialisti krimesh. Jo, kjo nuk do të ndodhë as në këtë rast dhe në asnjë rast të ngjashëm nëse do të ketë.

Nëse shefi i komisariatit nuk do të dijë jo se sa veprime pa leje mbi territorin janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, por deri edhe se sa karrige lokalesh jashtë apo çadra plazhi të lejuara ka në territorin e mbuluar prej strukturës së tij, atëherë ai nuk do të rrijë më në atë detyrë”, tha Proda.

Proda shtoi se “ky është një mesazh i qartë edhe për të gjithë Drejtorët Vendorë të Policisë në qarqe që do të mbajnë përgjegjësi direkte nëse symbylljen apo padijen mbi territorin të vartësve të tyre, nuk e konstatojnë ata vetë përpara se ta konstatoj unë apo përpara se sa ta ketë konstatuar i gjithë komuniteti”.

Proda ftoi po ashtu qytetarët që çdo rast abuzimi, neglizhence apo sjelljeje të papërshtatshme nga punonjësit e Policisë ta denoncojnë menjëherë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Lirimi nga zaptimet arbitrare i hapësirave të përbashkëta publike në të gjitha qytetet e mëdha, është një detyrë e pandashme për çdo strukturë të policisë. Hapësirat publike u takojnë qytetarëve dhe komunitetit, e askush nuk ka të drejtë t’i përvetësojë”, tha Proda.

Proda shtoi se “bashkitë, komunitetet dhe qytetarët i ftoj të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Shtetit dhe të denoncojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë çdo rast indiference apo abuzimi nga ana e punonjësve të policisë apo çdo strukture tjetër inspektimi që ka për detyrë kontrollin e territorit”.

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal. Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht. Me të gjithë respektin për drejtuesit e automjeteve, qyteti është në radhë të parë i këmbësorëve dhe megjithë mirëkuptimin për vështirësitë e parkimit, rruga është për të qarkulluar, jo për të parkuar në mes të saj”, tha Proda.

Proda nënvizoi se “shefat e komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territorin do të jenë personalisht përgjegjës për rastet kur evidentohen ndërtime pa leje, zaptime të pronave, bllokime rrugësh, kthim i hapësirave komunitare në parkingje private, apo çdo abuzim me mjedisin, veçanërisht në zonat e mbrojtura”.

/m.q/a.f/r.e/

The post Ndërtimet pa leje – Shkarkohet kreu i Policisë së Shkodrës, pezullohet shefi i Stacionit të Policisë në Theth appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Furtunë” në Policinë e Shkodrës/ Proda shkarkon drejtorin dhe shefin e komisariatit (EMRAT)

10 July 2025 at 10:15

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra të drejtorit të Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj, si dhe shefit të komisariatit, Nik Nikolla. Ndërkohë, shefi i stacionit të Policisë së Thethit është pezulluar nga detyra, ku ndaj tij ka nisur edhe hetim disiplinor për shkelje të rëndë Shkak për marrjen […]

The post “Furtunë” në Policinë e Shkodrës/ Proda shkarkon drejtorin dhe shefin e komisariatit (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë

6 July 2025 at 15:57

Nga Boldnews.al Gara për emërimin e 6 shefave të Komisiaratit ka arritur në fazën finale. Një listë me të paktën 17 oficerë të Policisë, të cilët kanë marrë minimumi 70 pikë në procedurat paraprake, janë në tavolinën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Në garë janë vendet vakanta të Komisariatit nr.2 në Tiranë […]

The post Gara fiktive/ Përparim Dema thyen rekord, 10 vjet shef i komisariatit Rinas, kërkon 5 vite shtesë. Fiton dhe Daullja në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Goditja e trafikut të armëve, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, model suksesi në rajon

TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka falënderuar strukturat e policisë së Kosovës si dhe efektivët e policisë shqiptare për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri.

Përmes një mesazhi, Proda thekson se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon.

“Operacioni i fundit i finalizuar nga Policia e Kukësit, si dhe operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, janë një dëshmi e qartë se Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit. Po ashtu, bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon.

“Shpreh falënderimin dhe vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova”, shkruan Proda.

Proda nënvizon më tej se “armët janë burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetës dhe pronës, si dhe një rrezik i vazhdueshëm për rendin publik. Çdo armë e ndaluar, në kufi apo në territorin tonë, është një jetë e shpëtuar. Rastet e shumta të armëmbajtjes pa leje, të goditura së fundmi në të gjithë vendin, flasin për një angazhim të palëkundur të Policisë së Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar”.

“Policia e Shtetit është e përfshirë maksimalisht në veprime parandaluese, hetimore dhe operacionale, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë, për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, shkruan Proda.

Sipas Prodës në këtë betejë të përditshme, jam i bindur se suksesi i plotë vjen vetëm me bashkëpunim të ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile, të rinjtë e të rejat dhe median.

“Ndërsa ne punojmë për sigurinë tuaj, ju ftoj të qëndroni pranë Policisë, të bashkëpunoni dhe të jeni pjesë e kësaj fryme të re të besimit dhe respektit reciprok. Së bashku, do të forcojmë edhe më shumë sigurinë, duke përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë, e cila është dhe mbetet një vend i sigurt dhe mikpritës, për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota që zgjedhin të vijnë dhe të njohin bukuritë tona”, thekson Proda.

Proda falënderon strukturat e Policisë për profesionalizmin dhe angazhimin maksimal, edhe në këto ditë shumë të nxehta.

“Faleminderit qytetarëve që dita-ditës besojnë gjithnjë e më shumë te Policia e Shtetit. Mesazhi im është i qartë: Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme”, shkruan Proda.

/m.q//a.f/

The post Goditja e trafikut të armëve, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, model suksesi në rajon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

By: E.K
5 July 2025 at 10:13

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka shpërndarë një mesazh pas finalizimit me sukses të disa operacioneve policore të rëndësishme, ndër to edhe operacioni i fundit i Policisë së Kukësit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, që çoi në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme armësh dhe arrestimin e dy shtetasve nga […]

The post Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri appeared first on FaxWeb.

Operacionet e fundit të përbashkëta, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon

5 July 2025 at 10:14

Drejtori i Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda në një deklaratë për media ka thënë se operacioni i fundit i finalizuar nga Policia e Kukësit, si dhe operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, për goditjen e grupeve që trafikojnë armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, janë një dëshmi e qartë se Policia e Shtetit është e pranishme, vigjilente dhe e vendosur për të garantuar sigurinë në çdo cep të vendit si dhe bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon.

Proda ka shprehur vlerësimin maksimal për strukturat e Policisë së Kukësit, për efektivët e patrullës, të Shqiponjave dhe specialistët e hetimit, të cilët, me profesionalizëm dhe angazhim të lartë, goditën një rast të trafikimit të armëve të zjarrit në sasi të mëdha, duke sekuestruar 8 armë zjarri të llojit pistoletë dhe vunë në pranga dy shtetas nga Kosova.

“Armët janë burimi kryesor i ngjarjeve kriminale, i krimeve ndaj jetës dhe pronës, si dhe një rrezik i vazhdueshëm për rendin publik. Çdo armë e ndaluar, në kufi apo në territorin tonë, është një jetë e shpëtuar. Rastet e shumta të armëmbajtjes pa leje, të goditura së fundmi në të gjithë vendin, flasin për një angazhim të palëkundur të Policisë së Shtetit. Çdo rrjet i çmontuar është një krim i parandaluar.

Policia e Shtetit është e përfshirë maksimalisht në veprime parandaluese, hetimore dhe operacionale, brenda dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë, për të luftuar krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti”, tha ai.

Proda shtoi tutje se do të forcojnë edhe më shumë sigurinë, duke përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë, e cila është dhe mbetet një vend i sigurt dhe mikpritës, për të gjithë vizitorët dhe turistët nga mbarë bota që zgjedhin të vijnë dhe të njohin bukuritë tona.

“Mesazhi im është i qartë: Siguria nuk negociohet! Policia dhe qytetarët, një forcë e pandalshme”, tha ai. /Telegrafi/

The post Operacionet e fundit të përbashkëta, Proda: Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës është kthyer në model suksesi në rajon appeared first on Telegrafi.

Drejtori Ilir Proda takim me maturantët në Shkodër: Policia është një mision fisnik! Shqipëria ka nevojë për ju

By: redi
3 July 2025 at 21:12

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe nga drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Shkodër, ka zhvilluar takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës. Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i të rinjve për të zgjedhur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në…

Source

Proda takim me maturantë në Shkodër: Zgjidhni Akademinë e Sigurisë, hapi drejt të ardhmes

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe nga drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Shkodër, zhvilloi një takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të këtij qyteti.

Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i të rinjve për të zgjedhur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, për studimet “Bachelor”. Gjatë takimit është diskutuar për kriteret e pranimit në Akademinë e Sigurisë, si dhe për mundësitë që ofron Akademia.

Gjatë fjalës së tij, përballë maturantëve, ndër të tjera, Proda tha se “Policia nuk është thjesht një profesion, Policia është një mision, i vështirë, por jashtëzakonisht fisnik”.

“Qëllimi i këtij misioni është t’iu shërbesh qytetarëve, si dhe të mbrosh jetën dhe pronën e tyre. Nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh mundësinë për t’iu shërbyer qytetarëve. Policia përherë ka nevojë për fytyra të reja, për energji të reja, për një imazh të ri. Ndaj ju ftoj që të zgjidhni Akademinë e Sigurisë! Zgjidhni Fakultetin për Sigurinë dhe Hetimin! Policia e Shtetit ju pret, Shqipëria ka nevojë për ju. Bashkohuni me ne, sepse siguria është mision që kërkon zemër. Tashmë Policia e Shtetit është më e konsoliduar, e mirëtrajnuar, e besueshme dhe e barabartë me policitë homologe. Gjithashtu, është më e mirëpaguar dhe e pajisur me mjete logjistike bashkëkohore. Akademia e Sigurisë është e certifikuar nga Ministria e Arsimit, si dhe nga akademitë evropiane dhe amerikane, me module të standardizuara ndërkombëtarisht”, deklaroi ai.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, Shkodër, Brisela Kadija, gjatë takimit falënderoi drejtorin që kishte zgjedhur Shkodrën për të zhvilluar këtë aktivitet, si dhe iu bëri thirrje të rinjve të qarkut Shkodër që ta shohin si mundësi Akademinë e Sigurisë. Ajo theksoi për maturantët se do të ishte privilegj dhe krenari për ta mbajtja e uniformës së Policisë së Shtetit.

Ndërkaq, nënkryetari i bashkisë Shkodër, Alban Preka, falënderoi Prodën për pjesëmarrjen në këtë aktivitet, si dhe vlerësoi rendin dhe sigurinë në Shkodër. Gjithashtu, u bëri thirrje të rinjve që të kontribuojnë për rendin dhe sigurinë në këtë qark.

Gjatë këtij takimi, dy maturante që zgjodhën të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë, gjatë fjalës së tyre, theksuan se e kishin dëshirë të ishin pjesë e Policisë së Shtetit dhe të kontribuonin për vendin.

Gjatë takimit të Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda me...
1 nga 7

/e.i/j.p/r.e/

The post Proda takim me maturantë në Shkodër: Zgjidhni Akademinë e Sigurisë, hapi drejt të ardhmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌