Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BKK dhe ASHAK me marrëveshje, prioritet digjitalizimi i gazetës ‘Rilindja’

By: Kult Plus
10 July 2025 at 16:37

Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Agjencia Shtetërore të Arkivave të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit.

“Prioritet i veçantë i kësaj marrëveshjeje është digjitalizimi i plotë i fondit të gazetës ‘Rilindja’, një ndër pasuritë më të çmuara të trashëgimisë dokumentare të Kosovës”, thuhet në komunikatën e BKK.

Në këtë njoftim të nxjerrë nga BKK thuhet se marrëveshja synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për shkëmbim të koleksioneve, informacion bibliografik dhe njohuri teknike-teknologjike, digjitalizim dhe veprime kulturore/shkencore.

“Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë në ruajtjen, promovimin dhe qasjen më të gjerë në trashëgiminë kulturore dhe dokumentare të vendit”, thuhet në njoftimin e BKK-së në Facebook.

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

By: fra nc
7 July 2025 at 13:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës mund të arrihet brenda javës.

Duke folur me gazetarët në një aeroport, Trump u shpreh optimist për përpjekjet diplomatike në zhvillim.

“Mendoj se jemi afër një marrëveshjeje për Gazën,” tha ai, duke nënvizuar vendosmërinë e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, në kohën kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në udhëtim drejt Uashingtonit.

Presidenti amerikan shtoi se një marrëveshje e mundshme për lirimin e pengjeve mund të arrihet gjithashtu brenda ditëve në vijim.

“Ka një shans të mirë që të arrijmë marrëveshje me Hamasin për shumë nga pengjet javën e ardhshme. Ne kemi liruar shumicën e tyre, por besoj se edhe ata që kanë mbetur do të lirohen. Shpresojmë që kjo të realizohet këtë javë,” tha Trump.

Ndërkohë, Hamasi ka dërguar një përgjigje “pozitive” ndaj propozimit të fundit për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Katari dhe Egjipti.

Trump pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë, në orën 18:00 me orën lokale të SHBA-së, me kryeministrin Netanyahu, takim gjatë të cilit do të diskutohet edhe mbi presionin e SHBA-së për një ndalim të luftimeve në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës appeared first on Euronews Albania.

Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un

By: V K
2 July 2025 at 09:36

Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nxjerrë nga sirtarët e saj dhe ia ka vënë në dispozicion avokatëve, marrëveshjen ligjore të lidhur me të pandehurin Erjon Alibej alias Agim Shurbi “Krymi”, të akuzuar për 7 vrasje dhe krime të tjera.

Kjo kontratë pendesë, e siguruar nga “Ora News” që mban datën 29 qershor 2023, e lidhur mes financuesit të një zinxhiri vrasjesh nga Durrësi në Elbasan, Erjon Alibej dhe 3 prokurorëve të SPAK, është firmosur nga palët 1 vit pasi ai kishte dhënë rrëfimin e parë, përballë një kamere që filmonte dhe ndiqej nga oficerët e BKH-së dhe prokurorët.

“…kur vendosa të trokas në institucionin tuaj për të dhënë shpjegime dhe për të sqaruar pozicionin tim mbi gjithçka ka ndodhur në jetën time dhe familjarët e mi, kam hequr dorë nga çdo gjë, përfshirë këtu hakmarrjen për ato që mua dhe familjes time i kanë ndodhur. Unë tashmë ia kam lënë në dorë gjithçka drejtësisë…”,- thotë Erjon Alibej në rrëfimin e tij.

Por me rrëfimin e tij si në SPAK dhe në Gjykatë, i pandehuri Erjon Alibej, nuk solli identifikimin e ndonjë ngjarje kriminale të re apo arrestimin e ndonjë personi tjetër që SPAK, nuk kishte dijeni.

Ai ka treguar mbi kalvarin e familjes së tij, që nisi me “luftën” ballore me shokët e fëmijërisë të familjes Çopja, Kel Kamami, muhabetet që bënte me Suel Çelën, Arjan Spahinë, Sandër Bahon, Bujar Gërmizin, Florenc Çapjan, Kamer Mehjan e të tjerë dhe urdhërat apo financimet që realizonte për të kryer vrasje.

Vrasjet e realizuara në segmentin Durrës, Rrogozhinë, Peqin, Bradashesh, Elbasan dhe financimin e tyre, i kanë treguar tre të penduar të tjerë para Erjon Alibej.

Pendesa e Alibejt, është realizuar dy vite pasi u arrestua nga prokurori i Elbasanit, Ritvan Suka.

Dhe dy vite pasi bashkëpuntorët e tjerë të SPAK, Euglen Halili, Henrik Hoxhaj (i përjashtuar) dhe Nuredin Dumani, kishin treguar një pjesë të mirë të dinamikave kriminale të drejtuara dhe financuara nga Erjon Alibej.

Rrëfimi i Alibejt, nuk solli asnjë arrestim për SPAK. Vetëm se rrëfimet e tij janë përdorur nga SPAK si provë makiazhi në disa dosje të tjera të regjistruara, kundër elementëve kriminale, ku provat gjenerale janë komunikimet e “Sky”.

Kjo nuk është kontrata e pendesës, por kontrata e shpresës për të shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, Erjon Alibej.

Por kontrata e pendesës së Alibej, është shpërndarë dje tek avokatët nga ftuesi i Gjykatës së Posaçme, pasi dy prokurorët e dosjes ia vunë në dispozicion gjyqtares, Ëngjellushe Tahiri, për ta administruar në dosjen e gjykimit.

Dhe në një farë mënyre me këtë lëvizje taktike, plotësuan “dëshirën” e avokatëve të të pandehurve në këtë proces gjyqësor, të cilët e kishin kërkuar marrëveshjen me insistim, përpara se të nisin pyetjen e bashkëpunëtorit të SPAK-ut, Erjon Alibej.

Mirëpo seanca e djeshme gjyqësore e dosjes penale që publikisht njihet si “Plumbi i Artë”, është shoqëruar me debate ligjore mes avokatëve mbrojtës dhe dy përfaqësuesve të prokurorisë së posaçme SPAK.

Avokatët, kërkuan që prokuroria të dorëzonte dhe 6 proces-verbale me deklarime të mara nga Erjon Alibej me video dhe audio, seanca pyetjesh këto që janë kryer në muajin qershor 2022 dhe muajin dhjetor 2022.

Kërkesë e cila u pranua nga gjykatësja Tahiri, e cila detyroi prokurorët që seancën e radhës (të Enjte) të vinin në dispozicion të këtij gjykimi dhe 6 deklarimet e tjera që i pandehuri Erjon Alibej, ka dhënë për prokurorinë SPAK.

Ndërkohë që dy proces-verbalët e tjerë të pyetjes së Erjon Alibej në muajin 12-13 Korrik 2023, ishin vënë më parë në dispozicion të avokatëve.

“Ora News”, ka mundur të sigurojë të plotë kontratën e pendesës, e cila mbështet në 7 pika, ku palët duhet ta zbatojnë në mënyrë reciproke.

Përmes kësaj kontrate 3 prokurorët e SPAK marrin përsipër se në këmbim të dhënieve dhe të dhënave të ofruara nga bashkëpunëtori i Drejtësisë, marrin përsipër t’i argumentojnë gjykatës dhe t`i kërkojnë asaj, uljen e dënimit apo dhe përjashtimit të dënimit të mbetur ndaj Erjon Alibej.

Në pikën Nr.1 të marëveshjes thuhet se:…personi nën hetim Erion Alibej alias Dylgjeri merr përsipër të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke dëshmuar dhe dhënë informacion të plotë e pa asnjë rezervë ose kusht për të gjithë faktet, ngjarjet dhe rrethanat që shërbejnë si prova vendimtare, për zbulimin, hetimin, gjykimin e të gjithë krimeve të rënda të kryera nga ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, si dhe për parandalimin e krimeve të tjera të rënda dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre. Në dëshminë e tij personi nën hetim Erion Alibej/Dylgjeri duhet të identifikojë të gjithë pasuritë me origjinë kriminale në posedim të tij dhe bashkëpunëtorëve. Këto të dhëna duhet të jepen brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes…”.

Në pikën Nr.2 të marrëveshjes thuhet se:…personi nën hetim Erion Alibej/Dylgjeri merr përsipër që ta vazhdojë bashkëpunimin e tij me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në mënyrë konstante edhe gjatë gjykimit të çështjes, në çdo shkallë të procesit gjyqësor, deri në përfundimin e tij…”.

Në pikën Nr.3 të marrëveshjes thuhet se:…prokurorët marrin përsipër që ti njohin të hetuarit statusin e “Bashkëpunëtorit të Drejtësisë”, si dhe të gjitha përfitimet që i siguron ky status. Gjithashtu prokurorët marrin përsipër t’i argumentojnë gjykatës dhe t’i kërkojnë që, në këmbim të të dhënave dhe fakteve të ofruara nga bashkëpunëtori i drejtësisë, në varësi nga rëndësia e tyre për zgjidhjen e të gjithë elementëve të çështjes, uljen e dënimit apo edhe përjashtimin e tij nga dënimi i mbetur…”.

Në pikën Nr.4 të marrëveshjes thuhet se:…prokurorët marrin përsipër, gjithashtu, që nëse kërkohet nga pala në marrëveshje, të fillojnë menjëherë procedurat dhe të argumentojë marrjen e masave të posaçme të mbrojtjes për bashkëpunëtorin e drejtësisë, apo personat e afërm dhe të lidhur me të, sipas ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë…”.

Në pikën Nr.5 të marrëveshjes thuhet se:…kjo marrëveshje bashkëpunimi mund të revokohet nga pala e akuzës, kur vërtetohet se bashkëpunëtori i drejtësisë bën deklarime të rreme, mban rezerva lidhur me faktet, ngjarjet dhe rrethanat që provohet se ka dijeni, ose kur ai me dashje shkel kushtet e përcaktuara në këtë akt marrëveshje…”.

Në pikën Nr.6 të kësaj marrëveshje thuhet se:…kjo Akt Marrëveshje hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të saj…”.

Në pikën Nr.7 të marrëveshjes thuhet se:…marrëveshja redaktohet në dy kopje me vlerë të njëjtë, njëra prej të cilave qëndron në fashikullin e prokurorit, kurse tjetra i vihet në dispozicion personit nën hetim…”./ Ora News

 

The post Kontrata e pendesës/ Nga ulja e dënimit deri tek pasuritë, marrëveshja me 7 pika e Erjon Alibejt me SPAK-un appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja tregtare SHBA–Britani hyn në fuqi: Ulen tarifat për makinat

30 June 2025 at 09:06
Marrëveshja tregtare e nënshkruar midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit Britanik Keir Starmer, e cila ul disa tarifa për importet nga Britania, ka hyrë në fuqi, tha qeveria britanike të hënën.

Sipas marrëveshjes, prodhuesit britanikë të makinave do të përfitojnë nga një kuotë e re eksporti me tarifë të reduktuar 10%, nga 27.5% që ishte më parë. Po ashtu, tarifat aktuale 10% për motorët dhe pjesët e avionëve janë hequr plotësisht, duke rritur konkurrueshmërinë e industrisë ajrore britanike në tregun amerikan.

“Kjo është një fitore për eksportuesit britanikë dhe një sinjal i qartë për përmirësimin e marrëdhënieve tona tregtare me SHBA-në,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Megjithatë, sfida mbetet për sektorin e çelikut dhe aluminit. Britania është përkohësisht e përjashtuar nga tarifat deri në 50% që SHBA vendosi për vendet e tjera në fillim të këtij muaji, por rrezikon përfshirjen në këto masa duke filluar nga data 9 korrik nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“Ne do të vazhdojmë të shkojmë më tej dhe të bëjmë përparim drejt tarifave 0% për produktet kryesore të çelikut, siç është rënë dakord,” shtoi qeveria britanike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrëveshja tregtare SHBA–Britani hyn në fuqi: Ulen tarifat për makinat appeared first on Euronews Albania.

Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

By: Ardit
15 June 2025 at 10:21

Cepi juglindor i Evropës, përfshirë Kosovën, po shndërrohet në terrenin ku shtetet më të fuqishme përpiqen të zhvendosin një nga dilemat e tyre: çfarë të bëjnë me migrantët që nuk i duan brenda kufijve të vet? Së fundi, Kosova është pajtuar të strehojë 50 migrantë nga shtete të treta që qëndronin në SHBA, ndërsa ka […]

The post Marrëveshjet me SHBA për migrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato? appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja me SHBA-në, Kosova pranon të strehojë përkohësisht 50 emigrantë

By: user7
12 June 2025 at 08:45

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga shtetet e treta, në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

“Personat subjekt të këtij vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi“, njoftoi ekzekutivi në detyrë, pasi mbajti një mbledhje elektronike më 11 qershor.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se qëndrimi i deri në 50 personave në vend, të cilët më pas do të kthehen në vendet e tyre të origjinës, do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme. Përmes një postimi në X, pas marrjes së këtij vendimi, Kurti shtoi se autoritetet kosovare do të punojnë “në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse amerikane gjatë gjithë procesit”.

Të enjten, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se SHBA-ja i është “mirënjohëse partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara”.

“E mirëpresim bashkëpunimin për këtë përparësi kyçe të administratës Trump”.

Zëdhënësi nuk pranoi të përgjigjej në pyetjet specifike se pse u zgjodh Kosova, cilat kritere po përdoren për përzgjedhjen e imigrantëve, apo nëse Kosova do të marrë mbështetje ose stimuj në këmbim të pjesëmarrjes në këtë marrëveshje. Departamenti i Shtetit i referoi pyetjet e mëtejshme Qeverisë së Kosovës.

Më herët gjatë së mërkurës, zëdhënësi i ekzekutivit në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Kosova kishte shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me SHBA-në lidhur me pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë, “në përputhje me kushtet e përcaktuara”.

Përgjatë një periudhe njëvjeçare, deri në pesëdhjetë persona mund të zhvendosen përkohësisht, me qëllim të lehtësimit të kthimit të tyre të sigurt në vendin e prejardhjes. Qeveria ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet, me mundësinë për të përzgjedhur individë nga një listë e propozuar, për aq sa ata i plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendin publik”, deklaroi Kryeziu.

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka konfirmuar për REL-in më 6 qershor se vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi DASH-i, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.

“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.

Nga DASH-i theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare. Qeveria në detyrë e Kosovës tha se Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat i palëkundur i Republikës së Kosovës.

“Partneriteti ynë i ndërsjellë, i ndërtuar ndër dekada, mbështetet në vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim. E vlerësojmë lart mbështetjen e tyre, sidomos në rrugëtimin tonë drejt integrimit në institucionet euroatlantike”.

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar median Bloomberg News, raportoi më 5 qershor se administrata e presidentit Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi administratës Trump të tërheqë statusin e përkohshëm ligjor për qindra mijëra migrantë nga Venezuela, Kuba, Haiti dhe Nikaragua, që jetojnë në SHBA, duke forcuar kështu përpjekjet e presidentit republikan për shtimin e dëbimeve.

Sipas Bloomberg-ut, administrata Trump po kërkon destinacione të mundshme për migrantët që mund të dëbohen si rezultat i këtij vendimi. Qeveria në detyrë e Kosovës më 26 maj ka shprehur gatishmëri për të diskutuar edhe me Mbretërinë e Bashkuar, propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik. Propozimi për ngritjen e qendrave të kthimit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar numrit në rritje të migrantëve që mbërrijnë në ishullin anglez përmes rrugëve të paligjshme.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse. Në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, të cilat do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtëritshme. Kjo marrëveshje kishte ngjallur reagime nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, të cilat kanë shprehur shqetësime për mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për sfidat që mund të sjellë menaxhimi i të burgosurve të huaj në Kosovë.

Më parë, Kosova kishte strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021. Pas dy vjetësh funksionimi, kampi “Liya” në bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Ferizaj ishte mbyllur. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pjesa më e madhe e afganëve ishin transferuar tashmë në vendet pritëse, ndërsa një numër i vogël mbetet ende në Kosovë.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, afganët do të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor./ REL

The post Marrëveshja me SHBA-në, Kosova pranon të strehojë përkohësisht 50 emigrantë appeared first on Lapsi.al.

Trump arrin e marrëveshjen me Kinën: Tarifa do të jetë 55%!

By: user 5
11 June 2025 at 18:50

Presidenti amerikan Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat. Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se tani marrëveshja është në fazat e fundit të miratimit nga ai dhe Presidenti Xi Jinping.

Si pjesë e marrëveshjes, Pekini do të marrë përsipër të furnizojë menjëherë Shtetet e Bashkuara me magnete dhe metale të rralla, duke mbuluar plotësisht nevojat përkatëse të industrisë amerikane.

Në anën tjetër, SHBA do të respektojnë angazhimet e tyre ndaj Kinës, përfshirë pranimin e studentëve kinezë në universitetet dhe kolegjet amerikane, një pikë kjo që, sipas Trump-it, “gjithmonë e kam mbështetur”.

Theks i veçantë iu vu edhe çështjes së tarifave, ku Trump sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë totale tarifore prej 55%, ndërsa Kina do të aplikojë tarifa përkatëse prej 10%.

Ai e përshkroi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe si “të jashtëzakonshme”, ndërsa e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar ata që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth marrëveshjes.

The post Trump arrin e marrëveshjen me Kinën: Tarifa do të jetë 55%! appeared first on Lapsi.al.

Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Kinën: Tarifa do të jetë 55%

By: Oldi
11 June 2025 at 15:49

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me Kinën për tarifat, e cila, siç vuri në dukje ai, është tani në fazat e fundit të miratimit nga ai dhe Presidenti Xi Jinping. Si pjesë e marrëveshjes, Pekini do të marrë përsipër të furnizojë menjëherë Shtetet e Bashkuara me magnete dhe metale të […]

The post Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Kinën: Tarifa do të jetë 55% appeared first on BoldNews.al.

“Do na sigurojnë metalet e rralla”- Trump: Arritëm marrëveshjen tregtare me Kinën

By: fra nc
11 June 2025 at 15:17

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje paraprake me Kinën pas dy ditësh bisedimesh në Londër mes zyrtarëve të lartë të të dy vendeve. Sipas tij, marrëveshja pret miratimin përfundimtar nga ai vetë dhe Presidenti kinez, Xi Jinping.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se marrëveshja përfshin furnizimin e Shteteve të Bashkuara me metale të rralla dhe të lehtësimin e aksesit për studentët kinezë në institucionet arsimore amerikane.

“Magnetet e plota dhe çdo metal i rrallë i nevojshëm do të furnizohen paraprakisht nga Kina. Po kështu, ne do t’i ofrojmë Kinës atë që është rënë dakord, përfshirë studentët kinezë që do të përdorin kolegjet dhe universitetet tona, gjë që gjithmonë më ka pëlqyer!”, shkroi Trump.

Theks i veçantë iu vu edhe çështjes së tarifave, ku Trump sqaroi se Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë totale tarifore prej 55%, ndërsa Kina do të aplikojë tarifa përkatëse prej 10%.

Ai e përshkroi gjendjen aktuale të marrëdhënieve dypalëshe si “të jashtëzakonshme”, ndërsa e mbylli mesazhin e tij duke falënderuar ata që po ndjekin nga afër zhvillimet rreth marrëveshjes.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Hoëard Lutnick, konfirmoi se bisedimet kishin prodhuar një kornizë të re për zbatimin e marrëveshjes dhe synonin heqjen e kufizimeve mbi eksportet kineze të metaleve të rralla dhe magneteve – materiale jetike për teknologjitë moderne, nga telefonat inteligjentë deri te automjetet elektrike.

“Ne kemi arritur një kornizë për të zbatuar konsensusin e Gjenevës,” deklaroi Lutnick. “Sapo presidentët ta miratojnë, ne do të përpiqemi ta zbatojmë atë.”

Të dyja palët kanë ngritur shqetësime për shkelje të marrëveshjeve të mëparshme. SHBA akuzon Kinën për vonesa në eksportet e metaleve të rralla, ndërsa Pekini kritikon Uashingtonin për kufizimet mbi teknologjitë amerikane dhe ndalimin e vizave për studentët kinezë.

Bisedimet në Londër pasuan një telefonatë mes Trump dhe Xi më 5 qershor, që të dy liderët e përshkruan si konstruktive. Zëvendësministri i Tregtisë i Kinës, Li Chenggang, konfirmoi se të dy palët kishin arritur një konsensus për zbatimin e marrëveshjeve të mëhershme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do na sigurojnë metalet e rralla”- Trump: Arritëm marrëveshjen tregtare me Kinën appeared first on Euronews Albania.

Kumbaro: Shqipëria firmos angazhimin për mbrojtjen e biodiversitetit detar krah 60 vendeve të botës

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot një videomesazh nga Nice, qyteti në Francë, aty ku po mbahet Konferenca e Oqeaneve të Kombeve të Bashkuara.

Kumbaro tha se Shqipëria nuk prezantohet vetëm në nivel pjesëmarrjeje në këtë aktivitet të rëndësishëm, por bëhet pjesë e Konventës për të drejtat e Detit dhe Oqeaneve duke firmosur angazhimin e saj në qeverisjen, përdorimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e biodiversitetit detar krah 60 shteteve të tjera të botës.

“Nga Nice në Francë ku po mbahet Samiti për të drejtën e Detit dhe Oqeaneve në kuadrin e emergjencave nga ndryshimet klimatike ku të gjitha vendet e Kombeve të Bashkuara nën udhëheqjen e Francës dhe Presidentit Macron ratifikuan Konventën për të drejtën e Detit dhe Oqeaneve dhe rolin që mund të luajë secili nga vendet. Shqipëria e ratifikoi këtë konventë në Kuvendin e Shqipërisë të enjten e kaluar, dhe sot e dorëzojmë në prani të 60 vendeve të tjera, që ishte numri i detyrueshëm që kjo konventë të marrë formë ligjore”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se Shqipëria radhitet, krah vendeve të cilët bëjnë një punë shumë të madhe në mbrojtjen e mjedisit dhe mjedisit detar duke ruajtur zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, të turizmit, por edhe mbrojtjes së mjedisit.

“Shqipëria nuk është vend ndotës, në rend global dhe as nuk impakton ndryshimet klimatike, por me modelet e saj vazhdon të jetë në krye të tavolinave të debatit që nga lumi i egër i fundit në Evropë, lumi Vjosa tashmë Park Kombëtar me 480 km vijë lumore, deri tek shtimi i sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, gjetja e një ekuilibri të drejtë midis zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, ekonomisë lokale të agroturizmit dhe mbrojtjes së mjedisit”, pohoi Kumbaro.

Kumbaro pohoi se “janë të gjitha instrumente të cilat në një ekuilibër jo të lehtë për një vend kaq të vogël sa Shqipëria, që territoret i ka më kufizim të arrijë të bëhet model në mënyrë modeste krah vende me një zhvillim shumë të madh që i kanë kapërcyer kufijtë e kontinenteve”.

“Jemi këtu dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë modelin tonë që Shqipëria ta mbrojë mjedisin, ta mbrojmë natyrën për fëmijët tanë. Ja u kemi borxh”, tha Kumbaro.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 71 vota pro javën që kaloi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Nëpërmjet ratifikimit të kësaj marrëveshje ajo që përfiton drejtpërsëdrejti Shqipëria është ndërtimi dhe përmirësimi i kapaciteteve dhe transferimi i teknologjisë detare, që konsiston në dhënien e mbështetjes për përforcimin e angazhimeve.

/e.i/a.f/

The post Kumbaro: Shqipëria firmos angazhimin për mbrojtjen e biodiversitetit detar krah 60 vendeve të botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nënshkruhet marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve

By: fra nc
6 June 2025 at 12:38

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemi më të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot në Tiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës); Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptare, angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

Fushat e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoT, shkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.

Programi “Diaspora4Education, mundëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/ akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe në kërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.

Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare.
Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse që zbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

  • Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.
  • Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.
  • Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.

The post Nënshkruhet marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve appeared first on Euronews Albania.

Irani kundërshton kërkesën e SHBA për marrëveshjen bërthamore, Khameni sulmon Trump

By: fra nc
4 June 2025 at 09:52

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi të martën se Republika Islamike nuk do të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit, duke refuzuar hapur një kërkesë kyçe të Shteteve të Bashkuara në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës së gjatë bërthamore.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, Khamenei tha se ndalimi i pasurimit të uraniumit do të ishte “kundër interesave kombëtare të Iranit” dhe se një veprim i tillë nuk është i pranueshëm për Teheranin.

“Pasurimi i uraniumit është element thelbësor i programit tonë bërthamor. Armiqtë tanë janë të përqendruar pikërisht në këtë pjesë, sepse e dinë rëndësinë e saj strategjike,” u shpreh Khamenei. Ai shtoi se propozimi amerikan “bie ndesh me besimin tonë në vetëmjaftueshmëri dhe në parimin ‘ne mundemi’”.

Deklarata e liderit iranian vjen në një moment kritik, pas dorëzimit të një propozimi të ri amerikan për një marrëveshje bërthamore. Sipas burimeve diplomatike, dokumenti është dorëzuar përmes ndërmjetësimit të Omanit dhe është diskutuar gjatë takimeve mes ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, dhe të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.

Megjithë pesë raunde bisedimesh, disa çështje thelbësore vijojnë të mbeten të pazgjidhura, përfshirë insistimin e Iranit për të ruajtur të drejtën për pasurimin e uraniumit dhe refuzimin për të larguar stoqet ekzistuese të uraniumit të pasuruar në nivele të larta, të cilat mund të përdoren në prodhimin e armëve bërthamore.

“Udhëheqësit arrogantë të Amerikës nuk pushojnë së na treguari se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të kemi. Kush janë ata që të vendosin për të ardhmen tonë bërthamore?” deklaroi Khamenei, duke iu referuar presidentit Trump.

Zyrtarët iranianë këmbëngulin se programi bërthamor ka qëllime thjesht paqësore dhe se Teherani nuk synon ndërtimin e armëve bërthamore, pavarësisht akuzave të përsëritura nga Perëndimi.

Në anën tjetër, presidenti amerikan Donald Trump, që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar, ka rifilluar fushatën e “presionit maksimal” ndaj Iranit. Strategjia përfshin një kombinim të sanksioneve të ashpra dhe kërcënimeve për përdorim të forcës ushtarake në rast se negociatat nuk sjellin rezultat konkret.

Trump, i cili në mandatin e tij të parë në vitin 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, ka rivendosur sanksione që kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane. Si kundërpërgjigje, Irani ka intensifikuar pasurimin e uraniumit përtej kufijve të caktuar në marrëveshjen e mëparshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani kundërshton kërkesën e SHBA për marrëveshjen bërthamore, Khameni sulmon Trump appeared first on Euronews Albania.

Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërroheni

By: V K
31 May 2025 at 08:24

Ditën e djeshme, qeveria izraelite paralajmëroi lëvizjen islamiste palestineze Hamas se, ose do ta pranonte propozimin amerikan për armëpushim dhe lirimin e pengjeve që mbante që nga sulmi i 7 tetorit 2023, ose do të “zhdukej”, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi se armëpushimi është “shumë afër”.

Izraeli është nën presion ndërkombëtar në rritje për shkak të situatës humanitare në Rripin e Gazës, ku një bllokadë disa mujore ka shkaktuar mungesa të rënda të ushqimit, ilaçeve dhe mallrave esenciale.

Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet ushtarake me synimin për të liruar pengjet e mbetura, për të marrë kontrollin e plotë të Gazës dhe për të shkatërruar Hamasin, që sundon enklavën që nga viti 2007.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se operacionet po vijojnë me “fuqi të plotë”, ndërsa popullsia po evakuohet nga zonat e konfliktit.

Ministri Israel Katz, theksoi se Hamas ka vetëm dy zgjedhje: të pranojë “marrëveshjen e Witkoff” – një propozim i ndërmjetësuar nga i dërguari amerikan Steve Witkoff – ose të përballet me shkatërrimin.

Në terren, situata mbetet kritike. OKB ka paralajmëruar për rrezikun e urisë së përgjithshme në Gaza, ku “100% e popullsisë është në rrezik”.

Po ashtu, një sulm ndaj një spitali fushor në Deir al-Balah ka përkeqësuar më tej situatën, pasi u grabitën pajisje mjekësore dhe ndihma për fëmijët e kequshqyer.

Nga ana tjetër, Hamasi ka refuzuar propozimin amerikan, duke e cilësuar atë si të papranueshëm, pasi nuk përfshin garanci për ndalimin e luftimeve apo fundin e pushtimit izraelit.

Megjithatë, lëvizja ka bërë të ditur se është në konsultime me fraksione të tjera palestineze për të shqyrtuar ofertën.

The post Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga SHBA, ose do të shkatërroheni appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

By: Ardit
28 May 2025 at 08:48

Nga Alba Kepi Anija ushtarake italiane Spica sjell në portin e Shëngjinit me 30 emigrantë të rinj nga Italia. Anija është nisur ditën e djeshme nga Porti i Brindisit. 30 emigrantët janë persona që kanë marrë urdhërim e dëbimit nga territori italian e janë në pritje të riatdhesimit. Ata janë të kombësive të ndryshme me […]

The post Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar appeared first on BoldNews.al.

Faza e dytë e marrëveshjes/ Rusia do të paraqesë planin e paqes për Ukrainën, Ministri Lavrov: Pas shkëmbimit të…

23 May 2025 at 19:12

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se Rusia do të jetë gati t’i paraqesë Ukrainës një plan formal zgjidhjeje sapo të përfundojë shkëmbimi i të burgosurve i rënë dakord. Duke vënë në dukje se Moska tashmë po punon intensivisht në fazën e dytë të marrëveshjeve të arritura së fundmi në Stamboll.

Sipas kreut të diplomacisë ruse, faza tjetër përfshin përgatitjen, nga secila palë, të një dokumenti të propozuar që do të përcaktojë kushtet specifike për arritjen e një “marrëveshjeje paqeje të qëndrueshme, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse”.

“Ne, nga ana jonë, mbetemi të përkushtuar ndaj marrëveshjeve të arritura gjatë bisedimeve të Stambollit. Aktualisht po përfundojmë procedurat e brendshme për përpilimin e listës së të burgosurve, brenda kuadrit të marrëveshjes së shkëmbimit në raportin ‘një mijë për një mijë’”, tha Lavrov.

The post Faza e dytë e marrëveshjes/ Rusia do të paraqesë planin e paqes për Ukrainën, Ministri Lavrov: Pas shkëmbimit të… appeared first on Sot News | Lajme.

Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje

By: Mirgen
21 May 2025 at 21:39

Vetëvrasja e marokenit 42-vjeçar Hamid Badoui në një burg të Torinos pasi kishte qëndruar rreth 1 muaj në kampin e Gjadrit në Shqiëpri ka shkaktuar polemika të shumta në vendin fqinj. Ai i kishte deklaruar avokatit të tij se kishte frikë se do ta rikthenin në Gjadër duke shtuar: “Më mirë në burg sesa në […]

The post Amnesty International: Modeli ‘Meloni’ i kampit të Gjadrit sjell vuajtje dhe vdekje appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it

By: Mirgen
20 May 2025 at 09:16

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për të lënë mënjanë “luftërat politike” që kanë ndarë vendin që nga referendumi i Brexit-it, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse që synon të rivendosë dhe forcojë marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja, e cila u finalizua të dielën mbrëma përpara një […]

The post Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it

20 May 2025 at 09:03

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për të lënë mënjanë “luftërat politike” që kanë ndarë vendin që nga referendumi i Brexit-it, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse që synon të rivendosë dhe forcojë marrëdhëniet dypalëshe.

Marrëveshja, e cila u finalizua të dielën mbrëma përpara një samiti të nivelit të lartë në Londër me pjesëmarrjen e krerëve të BE-së Ursula von der Leyen dhe António Costa, përfshin fusha kyçe si peshkimi, tregtia, mbrojtja, energjia dhe bashkëpunimi politik. Një element thelbësor është leja e aksesit të anijeve evropiane në ujërat britanike për një periudhë 12-vjeçare, në këmbim të lehtësimeve për barrierat tregtare midis të dyja palëve.

Sir Keir Starmer e përshkroi marrëveshjen si një “moment për të parë përpara” dhe për të zhvendosur fokusin nga përçarjet që kanë karakterizuar periudhën pas Brexit-it. “Është koha të largohemi nga debatet e vjetra dhe grindjet politike, për të gjetur logjikë të shëndoshë dhe zgjidhje praktike që u japin më të mirën njerëzve tanë,” tha ai në samit.

Ai shtoi se qeveria britanike është e gatshme të punojë me partnerët evropianë në çdo fushë që sjell përfitime konkrete për qytetarët.

Marrëveshja është pritur me reagime të përziera në skenën politike britanike. Partia Konservatore dhe Reform UK e kanë kritikuar si një “dorëzim tjetër ndaj Brukselit”, ndërsa Demokratët Liberalë e kanë cilësuar si një “hap pozitiv” drejt rindërtimit të marrëdhënieve me BE-në.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi samitin si një “moment historik” dhe vlerësoi lidershipin e Kryeministrit Starmer për arritjen e kësaj marrëveshjeje. “Po kthejmë një faqe.

Po hapim një kapitull të ri në marrëdhënien tonë,” tha ajo, duke shtuar se kjo marrëveshje do të bëjë “një ndryshim të vërtetë për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Bashkimin Evropian”, sidomos në një kontekst paqëndrueshmërie globale.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it appeared first on Euronews Albania.

Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët

By: Ardit
19 May 2025 at 15:49

Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Por çfarë parashikon marrëveshja, e cila është nënshkruar që në 6 shkurt të vitit 2024? Kjo marrëveshje u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali […]

The post Pensionet me Italinë, ja çfarë përfitojnë emigrantët appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Rama: Motra solli në Tiranë dokumentin final, nga 1 qershori nisin të përfitojnë…

By: V K
18 May 2025 at 12:50

Postimi i Ramës:

LAJM I MIRË
dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:

Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.

 

The post Marrëveshja e pensioneve me Italinë/ Rama: Motra solli në Tiranë dokumentin final, nga 1 qershori nisin të përfitojnë… appeared first on Albeu.com.

❌
❌