Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë

By: Elva
21 August 2025 at 13:44

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar në News24 mbi zhdukjen për rreth 10 orë të ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, ngjarje që ka ngritur shumë pikëpyetje. Sipas Lalës, Shima konsiderohej si “truri kryesor” i AKSHI-t dhe kishte dijeni për çështje të rëndësishme që mund të çonin në hetime të reja. Ajo tha se nuk beson se […]

The post Klodiana Lala për zhdukjen e Daniel Shimës: Di shumë, mund të jetë kërcënuar të heshtë appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

By: Elva
21 August 2025 at 13:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u ndal tek rasti i ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili dje humbi kontaktet me familjen për rreth 10 orë. Sipas Berishës, Shima është një person që “dinte shumë gjëra” dhe ndodhej në qendër të ndërthurjes së interesave mafioze. Ai përmendi emra si […]

The post Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje…

By: V K
21 August 2025 at 12:51

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, ka zbuluar detaje lidhur me zhdukjen për disa orë të ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima.

Zhdukjen e tij, Lala e ka konsideruar si një “dorëzim të kontrolluar”.

Gjithashtu, ajo theksoi se Shima di shumë dhe se mund të jetë kërcënuar për të mos folur. Sipas Lalës, Shima kishte marrë edhe para me fajde kohët e fundit.

“Unë e kam konsideruar si një dorëzim të kontrolluar. Sipas meje, në ato 10 orë, grupet e interest, krimi I organizuar ka pasur kohë për të bërë shumëçka në forma të sofistikuara, për tia bërë qartë që të heshtë”, tha Lala për News24.

Klodiana Lala: Daniel Shima konsiderohej si truri kryesor i AKSHI. Kontaktin e fundit Shima e ka pasur me partneren. Ai ka qenë në Borsh, gjatë kohës së kthimit kishte blere vezë. Dje ka shkuar tek shtëpia e gjyshes. Partneres i ka dërguar vetëm një mesazh që po më arrestojnë. Nga ky moment është dhënë alerti. Por, kamerat e sigurisë e tregojnë edhe në Tiranë, deri tek Tuneli i Elbasanit. Ai ka thënë se ka pasur konflikt me partneren. Unë nuk e shikoj kështu, por besoj se çështja ka nevojë për hetim të thelluar. Policia duhet të sqarojë se Shima, pasi iku nga Tirana, kë takoi në Borsh dhe Shijak, pse e dërgoi atë mesazh se do më arrestojnë.

Daniel Shima di shumë. Nëse ai flet, shumë hetime mund të zhvillohen. Nuk besoj se ka qenë ikje me dëshirë. Duhet ditur nëse ai është kërcënuar dhe për të heshtur, a ka nevojë ai për mbrojtje dhe mos ka nevojë të flasë për atë që ka ndodhur në AKSHI. Kohët e fundit kishte kërkuar para me fajde. Kësaj çështje duhet t’i shkojë deri në fund policia. Ndoshta ka njerëz që janë të interesuar që ai të heshtë.

The post Zhdukja ish-zv.drejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, Klodiana Lala zbulon detaje… appeared first on Albeu.com.

Drejtoresha e AKSHI-t e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”?

By: V K
21 August 2025 at 10:39

“Po më arrestojnë…”, ky ka qenë mesazhi dërguar familjarëve nga Daniel Shima, ish-zv.drejtor i AKSHI-t i cili u denoncua i zhdukur nga të afërmit e tij me 20 gusht 2025 por një ditë më pas, sipas policisë, u paraqit vetë dhe deklaroi se kishte ikur në jug te Shqipërisë, pas një konflikti me partneren.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34-vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhej dje në njoftimin e Policisë.

Në fakt, kanë qenë nëna dhe gruaja e Daniel Shimës, që kishin shkuar në polici, fillimisht për t`u interesuar për arrestimin që pretendohej në mesazh dhe pasi kanë marrë vesh se ai nuk ndodhej në arrest, kanë bërë denoncim për zhdukjen e tij për shkak se ai nuk po përgjigjej e nuk po komunikonte as me mesazhe dhe as në telefon.

Denoncimi u bë nga e nëna e Danielit rreth orës 17:00. Duket se ajo kishte shkuar bashkë me të shoqen e Daniel Shimës për të kërkuar të birin që “e kishin arrestuar”, por ky informacion rezultoi i rremë.

Lajmi për zhdukjen e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i AKSHI-t qarkulloi kudo për 12 orë ndërsa një ditë më pas, policia njoftoi se ai ka shkuar vetë në komisariat dhe ka sqaruar se kishte ikur me dëshirë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë -Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34-vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

E gjitha kjo ka ndodhur me Daniel Shimën, ish-zv.drejtues nga AKSHI i cili u shkarkua nga detyra në mars 2024.

Konkretisht, ai u largua nga detyra në 19 mars 2024, ne ditën që Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK, lidhur me tenderat shume miliones te AKSHI-t.

Ajo që mbetet për t`u parë, pavarësisht tentativës së policisë për ta paraqitur ngjarjen si një episod të rëndomtë hatërmbetjesh në familje, është se cfare po luhet me teatrin e “zhdukjes” së Daniel Shimës.

Ka raste kur pas humbjes së kontakteve me një familjar, qytetarët hezitojnë të denoncojnë në polici për shumë aresye, por dërgimi i një mesazhi tek të afërmit se po më arrestojnë, duket se indirekt ka pasur si synim qe ata te shkonin ne polici.

Dërguesi ka qenë i vetëdijshëm që te afërmit nuk do ta gjenin në polici, pasi nuk po arrestohej sic thuhej në mesazh, e për rjedhojë, duke u gjendur aty, do të detyrohen të bëjnë denoncim për largimin e tij.

Sido që të jetë e vërteta, pa kaluar shumë orë, në 02.00 të natës, Daniel Shima paraqitet vetë në polici dhe kthen përmbys gjithcka duke thënë se ishte laguar me dëshirë pas një mosmarrëveshje me partneren.

Cfarë mesazhi ka dashur të japë me këtë histori, dhe cfarë ka ndodhur në orët e zhdukjes së inskenuar, mbetet për t`u pareë nga hetimi.

The post Drejtoresha e AKSHI-t e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”? appeared first on Albeu.com.

Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima u kthye në banesë, policia: Deklaroi se u largua me dëshirë

By: Elva
21 August 2025 at 09:02

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer në banesë dhe është paraqitur në Komisariatin Nr. 1 të Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit. Policia bën me dije se Shima ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij, duke sqaruar kështu situatën pas alarmit të krijuar nga familjarët që […]

The post Ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima u kthye në banesë, policia: Deklaroi se u largua me dëshirë appeared first on BoldNews.al.

Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë!

By: Elva
21 August 2025 at 08:42

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është kthyer pranë familjes gjatë natës, pas denoncimit nga të afërmit e tij si i zhdukur. Familjarët kishin bërë kallëzim në Komisariatin nr. 1 të Tiranës, duke pohuar se kishin humbur kontakt me të rreth orës 13:30 të ditës së djeshme. Alarmin e shtoi […]

The post Daniel Shima u kthye në shtëpi pas zhdukjes misterioze, mbetet pa përgjigje mesazhi: Po më arrestojnë! appeared first on BoldNews.al.

U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë

By: Elva
21 August 2025 at 08:02

Ish-zv.drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, i raportuar si i zhdukur nga familjarët, është kthyer gjatë natës në banesën e tij. Familjarët kishin bërë kallëzim në komisariatin nr. 1 në Tiranë rreth orës 17:00 të së martës, pasi kishin humbur kontaktet me 34-vjeçarin. Sipas raportimeve në media, pas gjetjes, Shima […]

The post U denoncua i zhdukur, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima kthehet në banesë appeared first on BoldNews.al.

U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në…

By: V K
21 August 2025 at 07:34

Is- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes.

Ditën e djeshme, ai u denoncua i zhdukur nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar deklaratën e tij pas kthimit, ku pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që  kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë, Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi “Po më arrestojnë“.

Ky mesazh ngriti shqetësime në lidhje me fatin e tij.

Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

Tiranë/Informacion

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34-vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në… appeared first on Albeu.com.

Zhdukja pa gjurmë e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Është kërcënuar për 43 milionë euro

By: M C
20 August 2025 at 22:04

Ish-zv/drejtori i AKSHI-t, Daniel Shima, është zhdukur pa gjurmë ditën e sotme ndërsa ishin familjarët që denoncuan në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me të afërmin e tyre. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një rrëmbim apo një inskenim të ngjarjes ndërsa priten detaje nga policia.

Por ajo që vlen të kujtojmë është se një vit më parë, ish-kryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë nga arratia, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për një tender me vlerë 43 milionë euro përmes AKSHI-t.

Asokohe, Arben Ahmetaj deklaroi se Daniel Shima është kërcënuar nga Kryeministri Edi Rama që të mbyllë gojën dhe të mos flasë për asgjë.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”-deklaronte asokohe Arben Ahmetaj.

Daniel Shima ka mbajtur më herët postin e Zëvendësdrejtorit të AKSHI-t deri pak kohë më parë, por në momentin që drejtuesja e institucionit, Mirlinda Karçanaj u thirr në SPAK, ai u shkarkua.

Më 19 Mars 2024 Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje në ambientet e SPAK, ndërsa menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Daniel Shima u shkarkua.

Të vetmet të dhëna deri tani të konfirmuara janë se Daniel Shima nuk ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS. Blutë e Tiranës ditën e sotme kanë raportuar vetëm që ishte nëna e Shimës që bëri denoncimin për humbjen e kontakteve me të birin.

The post Zhdukja pa gjurmë e Daniel Shimës, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Është kërcënuar për 43 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 20 August 2025Main stream

Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz

By: Ardit
20 August 2025 at 21:07

Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar zhdukjen e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili u raportua nga familjarët si i zhdukur këtë të mërkurë. Me një reagim në profilin e tij, Tomorri shkruan se, ky është një zhvillim i kobshëm në Shqipëri, rrëmbim që bën shtetin palë. ‘Unë uroj shumë që ish zv/drejtori i AKSHI-t […]

The post Zhdukja e Daniel Shimës, Tomorri: Nëse e kanë rrëmbyer, Shqipëria zyrtarisht është shtet mafioz appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, të dhënat nga sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

By: M C
20 August 2025 at 20:07

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur nga familjarët.

Në Komisariatin nr.1 të Tiranës rreth orës 17:00 të pasdites sot, është paraqitur mamaja e Shimës, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Familjarët e Daniel Shimës kanë raportuar së në kontaktin e fundit me të, ai shprehimisht u ka thënë: Po më arrestojnë.

Sakaq, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se nga kontrolli në sistemit TIMS, Daniel Shima nuk rezulton të jetë larguar nga Shqipëria.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij.

The post Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, të dhënat nga sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Daniel Shimës, ja çfarë thotë policia

By: Ardit
20 August 2025 at 19:47

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me zhdukjen e sh-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima. Policia bën me dije se ka qenë nëna e Daniel Shimës që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1, se ka humbur kontaktet me djalin e saj. Në njoftim policia nuk jep detaje për pistat […]

The post Zhdukja e Daniel Shimës, ja çfarë thotë policia appeared first on BoldNews.al.

U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën

By: Ardit
20 August 2025 at 19:27

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qëndër të Tiaranës, ku ish-Zv.drejtori i AKSH-it Daniel Shima, raportohet që të jetë zjhdukur. Familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici, se kanë humbur kontakt me të që nga ora 13:30. Po çfarë deklaronte Ahmetaj për Daniel Shimën? Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë […]

The post U raportua si i zhdukur, kur Ahmetaj deklaronte: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllë gojën appeared first on BoldNews.al.

Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, telefonata e fundit: Po më arrestojnë

By: Ardit
20 August 2025 at 18:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të kryeqytetit, ku u raportua se ish-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima është zhdukur në mënyrë të mistershme. U raportua se familjarët e ish-zv/drejtorit të përgjithshëm të AKSHI-t, Daniel Shima, kanë denoncuar në Komisariatin nr. 1 humbjen e kontakteve me të. Sipas […]

The post Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, telefonata e fundit: Po më arrestojnë appeared first on BoldNews.al.

Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

By: redi
20 August 2025 at 19:21

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t. Kontaktin e fundit me familjen ai e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin…

Source

Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

By: M C
20 August 2025 at 19:24

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij të cilët kanë denoncuar në Policinë e Tiranës humbjen e kontakteve me Daniel Shimën.

Familjarët pretendojnë se në telefonatën e fundit që kishin me të afërmin e tyre, Daniel Shima ka thënë: Po më arrestojnë.

Kujtojmë se Daniel Shima është marrë në pyetje më herët nga SPAK në lidhje me tenderat e zhvilluar nga AKSHI gjatë periudhës së drejtimit të tij.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur verifikimet për rastin në fjalë ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në zonën ku mendohet se Daniel Shima është parë për herë të fundit.

The post Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë! appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Hiroshima, sot 80-vjetori i bombardimit atomik

By: gaze tare
6 August 2025 at 12:00

Sot shënohet 80-vjetori i bombardimit atomik të Hiroshimës, një prej ngjarjeve më të errëta në historinë moderne. Më 6 gusht 1945, një bombë atomike e hedhur nga SHBA-ja mbi qytetin japonez vrau më shumë se 140,000 njerëz deri në fund të atij viti, duke sjellë shkatërrim masiv dhe pasoja afatgjata për të mbijetuarit.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima, ku mijëra njerëz, përfshirë të mbijetuarit, familjarët e viktimave, liderë lokalë dhe përfaqësues ndërkombëtarë, u mblodhën për të nderuar kujtimin e jetëve të humbura dhe për të përcjellë një mesazh të fuqishëm kundër armëve bërthamore.

Kryeministri i Japonisë theksoi në fjalimin e tij se “përvoja e Hiroshimës nuk duhet harruar kurrë” dhe përsëriti angazhimin e vendit për një botë pa armë bërthamore.

Ndërkohë, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në orën 8:15 të mëngjesit, momenti i saktë kur bomba u hodh, ndërsa qindra drita u lëshuan më vonë mbi lumin Motoyasu, në një rit përkujtimor tradicional japonez.

Bombardimi i Hiroshimës, pasuar tre ditë më vonë nga ai i Nagasakit, mbetet një kujtesë e dhimbshme për fuqinë shkatërruese të armëve bërthamore dhe nevojën për paqe të qëndrueshme globale.

The post Hiroshima, sot 80-vjetori i bombardimit atomik appeared first on iconstyle.al.

“S’duhet të ndodhë më kurrë”/ I mbijetoi bombardimit në Hiroshima: Bota tani është në epokën e saj ‘më të rrezikshme’

6 August 2025 at 08:52

Toshiyuki Mimaki sot është 83-vjeç, por ishte vetëm një fëmijë kur vendi i tij përjetoi bombardimin atomik.

Tashmë në moshë të thyer dhe me fjalë të pakta, por ndërsa flet për këtë ngjarje që ka lënë pasoja të mëdha, mosha e tij duket se humbet me fuqinë e historive të tij.

Ai është një i mbijetuar i bombës atomike të Hiroshimës, një avokat i përjetshëm për çarmatimin bërthamor dhe, që nga viti i kaluar, fitues i Çmimit Nobel për Paqen.3:38

Por tani në 80-vjetorin e bombardimit, ai vjen me më shumë sesa thjesht kujtime ai ka një mesazh të fortë.

“Tani është epoka më e rrezikshme,” thotë ai, duke shtuar: “Rusia mund ta përdorë një armë bërthamore, Koreja e Veriut mund ta përdorë, Kina mund ta përdorë atë dhe presidenti Trump? Nuk po shohim ndryshim”.

“Thirrja jonë”,- siç thekson ai ka qenë një botë pa luftë.

“Ne kemi bërë thirrje e apel për një botë pa luftë apo armë bërthamore, por ata nuk po dëgjojnë”.

Mimaki tregon se ishte tre vjeç kur SHBA-të hodhën një bombë atomike në qytetin e Hiroshimës, shkruan skynews.

‘Nuk dëgjova asnjë zë’

Ishte hera e parë që një armë bërthamore ishte përdorur në luftë dhe mbahet mend si një nga ngjarjet më të tmerrshme në historinë e konfliktit.

Është vlerësuar se ka vrarë mbi 70,000 njerëz në vend, një në çdo pesë banorë, duke lëshuar një nxehtësi tokësore prej rreth 4,000 gradë Celsius, duke shkrirë gjithçka në rrugën e saj dhe duke rrafshuar dy të tretat e qytetit.

Histori të tmerrshme përhapeshin ngadalë, për kufoma të nxirë dhe lëkurë që varej nga viktimat si lecka.

“Ajo që më kujtohet është se atë ditë po luaja jashtë dhe pati një shkëndijë”, kujton Mimaki.

“Ishim 17 km larg hipoqendrës. Nuk dëgjova asnjë shpërthim, nuk dëgjova asnjë zhurmë, por mendova se ishte vetëtima.”

“Pastaj erdhi pasditja dhe njerëzit filluan të dilnin me shumicë. Disa me flokë të çrregullt, rroba të grisura, disa me këpucë, disa pa këpucë dhe duke kërkuar ujë.”

‘Qyteti nuk ishte më aty’, tregon ai.

Shkatërrimi ishte shumë i madh.

‘Njerëzit ende vuajnë’

Tre ditë më vonë, SHBA-të do të hidhnin një tjetër bombë atomike në qytetin e Nagasakit, duke sjellë një dorëzim pa kushte të Japonisë dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Deri në fund të vitit 1945, numri i të vdekurve nga të dy qytetet do të ishte rritur në rreth 210,000 dhe deri më sot nuk dihet saktësisht se sa njerëz humbën jetën në vitet në vijim nga kanceri dhe efektet e tjera anësore.

“Po ndodh ende, edhe tani. Njerëzit ende vuajnë nga rrezatimi, janë në spital”, thotë ai.

Tragjikisht, shumë nga ata që u përfshinë në bombë jetuan me stigmën për pjesën më të madhe të jetës së tyre. Keqkuptimet rreth ndikimit të rrezatimit nënkuptonin se ata shpesh shmangeshin dhe refuzoheshin për punë ose si partnerë në martesë.

Prandaj, shumë prej tyre u përpoqën ta fshihnin statusin e tyre si Hibakusha (një person i prekur nga bombat atomike) dhe tani, në moshë të shtyrë, po e kanë të vështirë të kërkojnë mbështetjen financiare që u takon.

Dhe pastaj janë plagët e mëdha psikologjike dhe problemet e shëndetit mendor që do të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Shumë Hibakusha zgjodhën të mos flisnin kurrë për atë që panë atë ditë dhe të jetonin me fajin që mbijetuan.

Mimaki, ai rrëfen një histori se si ai dhe një vajzë tjetër e re afërsisht në moshën e tij u sëmurën me atë që ai tani beson se ishte helmim nga rrezatimi.

«Ajo vdiq, dhe unë mbijetova», thotë ai me një psherëtimë të rëndë dhe tendosje në sy.

Më pas ai ia ka kushtuar jetën e tij avokimit dhe është bashkëkryetar i një grupi të mbijetuarish të bombës atomike të quajtur Nihon Hidankyo. Anëtarëve të këtij grupi iu dha Çmimi Nobel për Paqen në vitin 2024.

“Pse këtyre qënieve të quajtura njerëz u pëlqen kaq shumë lufta?”

“Vazhdojmë ta themi, vazhdojmë t’ua themi, por nuk po ndodh asgjë ndryshe, për 80 vjet askush nuk ka dëgjuar. Ne jemi Hibakusha, mesazhi im është që nuk duhet ta krijojmë më kurrë Hibakusha-n.”

/abcnews.al/

Hiroshima përkujton 80 vjetorin e bombardimit atomik, flet i mbijetuari: Babai im u verbua nga shpërthimi, lëkura e tij…

By: V K
6 August 2025 at 09:33

Një lutje e heshtur u mbajt në Japoni të mërkurën në mëngjes, me rastin e 80 vjetorit të hedhjes së bombës atomike nga Shtetet e Bashkuara në qytetin e Hiroshimës.

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba, mori pjesë në ceremoni të mërkurën, së bashku me zyrtarë nga e gjithë bota.

Japonia është i vetmi komb që ka vuajtur nga një bombardim atomik në luftë”, tha kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, në Parkun Memorial të Paqes të qytetit.

“Qeveria japoneze përfaqëson një popull që aspiron për paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”.

Lufta e Dytë Botërore përfundoi me kapitullimin e Japonisë pas hedhjes së bombave në Hiroshima dhe Nagasaki, të cilat ndodhën me një diferencë prej disa ditësh.

Bombat vranë më shumë se 200.000 njerëz – disa nga shpërthimi i menjëhershëm dhe të tjerë nga sëmundja nga rrezatimi e djegiet.

“Babai im u dogj rëndë dhe u verbua nga shpërthimi. Lëkura e tij varej nga trupi – ai nuk mundi as të më mbante dorën”, tha për BBC-në i mbijetuari i Hiroshimës, Shingo Naito. Ai ishte gjashtë vjeç kur bomba goditi qytetin e tij, duke vrarë babanë dhe motrën e vëllain e tij.

Naito ka ndarë historinë me një grup studentësh në Hiroshima, të cilët po i shndërrojnë kujtimet e tij të tragjedisë në art.

Në vitin 2024, Nihon Hidankyo, një grup japonez i të mbijetuarve të bombës atomike, fitoi Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tyre për të çliruar botën nga armët bërthamore.

Në një fjalim të mërkurën, kryebashkiaku i Hiroshimës, Matsui, paralajmëroi për një “trend në rritje drejt ndërtimit të forcave ushtarake në të gjithë botën” dhe “idenë se armët bërthamore janë thelbësore për mbrojtjen kombëtare”.

“Këto zhvillime shpërfillin në mënyrë flagrante mësimet që bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte nxjerrë nga tragjeditë e historisë”, tha ai.

“Ato kërcënojnë të rrëzojnë strukturat e ndërtimit të paqes për të cilat kaq shumë njerëz kanë punuar kaq shumë për t’i ndërtuar”.

Matsui tha se Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, i cili synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore dhe të promovojë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, ishte “në prag të mosfunksionimit”.

Ai gjithashtu, i bëri thirrje qeverisë japoneze të ratifikojë Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthamore – një marrëveshje ndërkombëtare që ndalon armët bërthamore që hyri në fuqi në vitin 2021.

Më shumë se 70 vende e kanë ratifikuar traktatin, por fuqitë bërthamore si SHBA-ja dhe Rusia e kanë kundërshtuar atë, duke treguar funksionin parandalues të arsenaleve bërthamore.

Japonia gjithashtu e ka hedhur poshtë një ndalim të tillë, duke argumentuar se siguria e saj është rritur nga armët bërthamore të SHBA-së.

Në rrugët që të çojnë në Parkun Memorial të Paqes, pati protesta të vogla që bënin thirrje për heqjen e armëve bërthamore.

Satoshi Tanaka, një tjetër i mbijetuar i bombës atomike i cili vuante nga kancere të shumta nga ekspozimi ndaj rrezatimit, tha se të parit të gjakderdhjes në Gaza dhe Ukrainë sot i sjell në mendje vuajtjet e tij.

“Duke parë malet me rrënoja, qytetet e shkatërruara, fëmijët dhe gratë që iknin në panik, të gjitha më sjellin kujtime të asaj që përjetova”, i tha ai BBC-së.

“Ne jetojmë pranë armëve bërthamore që mund ta zhdukin njerëzimin shumë herë”.

“Prioriteti më urgjent është të shtyhen udhëheqësit e vendeve të armatosura me armë bërthamore. Popujt e botës duhet të bëhen edhe më të indinjuar, të ngrenë zërin e tyre më fort dhe të ndërmarrin veprime masive”.

The post Hiroshima përkujton 80 vjetorin e bombardimit atomik, flet i mbijetuari: Babai im u verbua nga shpërthimi, lëkura e tij… appeared first on Albeu.com.

KOMENT – 80 vite më parë Hiroshima dhe Nagasaki përjetuan ferrin bërthamor

TOKIO, 6 gusht /ATSH-AFP/ – Tetëdhjetë vite më parë, më 6 gusht 1945, një bombardues amerikan B-29 hodhi bombën e parë atomike në histori në Hiroshima, në Japoninë perëndimore.

Tre ditë më vonë, i njëjti makth u përsërit në Nagasaki, rreth 400 kilometra më tej, në jugperëndim të vendit.

Përkujtimet, me rreth 100 vende të përfaqësuara, po zhvillohen këtë javë në dy qytetet japoneze.

Këto dy bomba bërthamore janë të vetmet deri më sot që janë përdorur në kohë lufte.

Ato vranë 140 000 njerëz në Hiroshima dhe 74 000 në Nagasaki midis gushtit dhe fundit të vitit 1945.

– Një lëmsh i zjarrtë –

Gjëja e parë që shumë banorë të Hiroshimës vunë re në mëngjesin e 6 gushtit 1945, ishte një “lëmsh zjarri intensiv”, sipas fjalëve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

“Djali i vogël” apo bomba atomike që shpërtheu rreth 600 metra mbi qytet, ishte 15 000 tonë TNT.

Ajo që u hodh në Nagasaki, me nofkën “Njeriu i shëndoshë”, ishte 21 000 tonë TNT.

Temperatura e arritur në epiqendrën e bombës në Hiroshima vlerësohet në 7 000°C.

Një furrë që shkaktoi djegie të rënda dhe shumë fatale brenda një rrezeje prej rreth tre kilometrash.

”Shpërthimi intensiv i shpërthimeve shkaktoi gjithashtu verbëri të përkohshme dhe dëmtime të pakthyeshme të syve”, sipas KNKK-së.

Rrezatimi termik që pasoi shpërthimet në një pjesë të sekondës shkaktoi zjarre të shumta që shkatërruan disa kilometra katrorë në Hiroshima dhe Nagasaki, ku shumica e ndërtesave atëherë ishin ndërtuar prej druri.

Djegiet dhe zjarret besohet se kanë shkaktuar më shumë se gjysmën e vdekjeve të menjëhershme në Hiroshima.

“Mbaj mend trupat e karbonizuar të fëmijëve të vegjël të shtrirë rreth hipoqendrës si shkëmbinj të zinj”, tha Koichi Wada, atëherë 18 vjeç dhe i pranishëm në Nagasaki.

– Shpërthimi dhe rrezatimi –

Shumë njerëz u vranë ose u plagosën rëndë nga mbeturinat fluturuese, të tjerë nga shembja e ndërtesave ose nga hedhja në ajër.

Shpërthimet atomike lëshuan gjithashtu rrezatim të dëmshëm në afat të shkurtër dhe të gjatë, pasi sëmundja nga rrezatimi preku shumë njerëz që i mbijetuan shkatërrimit të menjëhershëm në Hiroshima dhe Nagasaki.

Sëmundja akute nga rrezatimi, të vjella, dhimbje koke, diarre, hemorragji dhe rënie flokësh, mund të çonte në vdekje brenda javësh ose muajsh.

Dhe “hibakusha” (të mbijetuarit e bombave në japonisht) ishin të ekspozuar për pjesën tjetër të jetës së tyre ndaj një rreziku në rritje për të zhvilluar kancere të caktuara.

Nga afërsisht 50 000 njerëz të rrezatuar në dy qytetet e monitoruara nga Fondacioni Amerikano-Japonez i Kërkimit të Efekteve të Rrezatimit (RERF), rreth 100 vdiqën nga leuçemia dhe 850 prej tyre nga kanceret e lidhura me rrezatimin.

– Pasojat –

Hiroshima dhe Nagasaki i dhanë goditjen përfundimtare Japonisë, e cila u dorëzua më 15 gusht 1945, duke i dhënë fund kështu Luftës së Dytë Botërore.

Por, historianët vazhdojnë të debatojnë nëse ky sulm i dyfishtë bërthamor shpëtoi në të vërtetë më shumë jetë duke përshpejtuar përfundimin e konfliktit.

Vuajtja fizike dhe psikologjike e shumë hibakushave zgjati gjithë jetën e tyre.

Shumë prej tyre i fshehën vuajtjet e tyre për një kohë të gjatë dhe vuajtën nga diskriminimi, veçanërisht në martesë.

Për dekada të tëra, shumë japonezë besonin gabimisht se “sëmundja nga rrezatimi” ishte e trashëgueshme, madje ngjitëse, dhe kështu shmangnin shoqërimin me hibakushat.

Në periudhën e pasluftës, qeveria japoneze krijoi statusin e “viktimës zyrtare” të bombave atomike, duke dhënë trajtim falas.

Por, kjo e drejtë u dha në kushte kufizuese, duke përjashtuar mijëra viktima.

Hibakushat janë bërë aktivistë të zjarrtë për kauza pacifiste dhe antibërthamore, duke udhëtuar nëpër botë për të dëshmuar.

Nihon Hidankyo, një lëvizje që bashkon të mbijetuarit e rrezatuar, e cila i nxit shtetet të veprojnë për të eliminuar armët bërthamore, u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2024.

Në vitin 2019, papa Françesku vizitoi Hiroshimën dhe Nagasaki për të përsëritur “jo”-në e tij ndaj armëve bërthamore.

Në vitin 2016, Barack Obama u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi Hiroshimën.

Edhe ai mbështeti një botë pa armë bërthamore, por nuk kërkoi falje në emër të Shteteve të Bashkuara për tragjedinë japoneze të gushtit 1945.

Rusia, nga ana e saj, është një nga afërsisht 100 vendet që pritet të marrin pjesë në përkujtimin e këtij viti në Nagasaki.

Kjo është hera e parë që Moska është ftuar në përkujtime në qytet që nga fillimi i luftës me Ukrainën në shkurt 2022./  a.jor.

The post KOMENT – 80 vite më parë Hiroshima dhe Nagasaki përjetuan ferrin bërthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌