Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit

By: user 6
6 July 2025 at 17:40

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë. Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit. Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues. Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç. Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme. Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë. Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara. Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas. Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat. Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit. /Marrë nga Monitor

The post Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on Lapsi.al.

“Plan i mirëmenduar”/Shpërthen gazetari:Shpopullimi i Shqipërisë, synimi i Ramës për të qëndruar sa më gjatë në pushtet

1 July 2025 at 22:25

Gjatë bisedës, gazetari Cena theksoi faktin se shpopullimi i Shqipërisë ka qenë i mirë menduar nga Edi Rama që para vitit 2013.

Largimi masiv i shqiptarëve nga vendi, ka qenë një plan i mirëmenduar nga Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Pohimi është bërë nga gazetari Artan Cena, gjatë një bisede të zhvilluar në një studio televizive.

Cena shtoi se nga Shqipëria janë larguar gati gjysma e qytetarëve shqiptarë të që jetonin në vend, dhe ata që kanë ikur janë edhe pjesa më vitale dhe ata që reagonin më shpesh.

Artan Cena:

‘Bilanci më tragjik i dekadës të zezë të Edi Ramës është shpopullimi i vendit. Nga Shqipëria llogaritet se kanë ikur të paktën 2 milionë banorë ose të paktën gjyma e qytetarëve që janë të regjistruar. Të cilat janë larguar nga Shqipëria për arsye kryesore ekonomike. Emigrimi tek shqiptarët është kthyer në një mjet për të shpëtuar, dhe jo si një zgjedhje për të jetuar. Shqiptarët ikin për të jetuar, sepse në vend nuk jetohet më. Përgjithësisht në Shqipëri pjesa më e madhe, që janë larguar janë të rinjtë. Mosha 20, 25 deri në 45 vjeç. Dhe ata janë personat më aktivë në vend. Kjo ka sjellë që vala e reagimit dhe e reaksionit popullor të jetë më e ulët se e viteve të mëparshme.

Nga Shqipëria ka ikur pjesa që reagon, ka ikur rinia, kanë ikur njerëzit të cilët kërkonin diçka më të mirë. Dhe këtë të mirë që nuk e kanë gjetur në Shqipëri, e kanë kërkuar nëpër vende të tjera. Intelektualët më të mirë që kanë ikur jashtë vendit reagojnë çdo ditë në Facebook, Instagram, Twitter apo dhe TikTok. Por reagimi aq i madh që është në rrjetet sociale, nuk vërehet se është në realitet në vend.

Unë mendoj se i gjithë ky emigrim masiv, ka qenë një projekt i mirë menduar përpara se Rama të vinte në pushtet në vitin 2013. Përfaqësues të PD kanë bërë të pamundurën, me qëllim që t’i shkurtohet jeta këtij lloj regjimi. Por Rama ka kapur çdo gjë në vend që nga drejtësia, sistemi gjyqësor apo dhe ekonomia e bën të vështirë largimin e tij nga pushteti. Por kjo nuk do të thotë që njerëzit të dorëzohen përpara pushtetit, duhet të luftojnë më shumë dhe duhet të gjejnë mënyrat e qarta për ta luftuar’.

The post “Plan i mirëmenduar”/Shpërthen gazetari:Shpopullimi i Shqipërisë, synimi i Ramës për të qëndruar sa më gjatë në pushtet appeared first on Sot News | Lajme.

Strehim gati falas/ Si po e lufton shpopullimin Gjermania lindore

By: user 6
30 June 2025 at 22:46

“Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme në çmim. Nuk ke bllokime trafiku dhe as orë të pikut të trafikut. Dhe nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi”, thotë Anika Franze, duke buzëqeshur nga pas tavolinës së saj në qendër të qytetit të vogël Guben në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë.

38-vjeçarja lindi në Berlinin Lindor, dikur Republika Demokratike Gjermane, dhe jetoi në të njëjtin lagje për pjesën më të madhe të jetës së saj para edhe pas rënies së Murit të Berlinit. Por për shkak të ritmit të ngjeshur dhe situatës së çmimeve të banimit në kryeqytet, ajo kishte kohë që mendonte të largohej.

Gjatë një udhëtimi nëpër Brandenburg, ajo dëgjoi në radio për një program “Banim me provë” në Guben. Palëve të interesuara u jepet mundësinë të jetojnë aty deri në një muaj për vetëm 100 euro në javë. Synimi: të inkurajohen njerëzit të vendosen në qytet dhe kështu të sfidojnë rënien në rritje të popullsisë në Gjermaninë lindore.

Anika Franze ka jetuar në Guben për tetë muaj, dhe tani drejton projektin që e solli në qytet. Ajo jeton në një apartament me dy kate prej 100 metrash katrorë, të marrë me qira për të njëjtin çmim që do të paguante për një dhomë në një apartament të përbashkët në Berlin.

“Është gjithmonë qetësi këtu, nuk ka as zhurma, ka më pak mbeturina në rrugë dhe gjithmonë takon njerëz që njeh”, shpjegon ajo në një tur të shkurtër në qytet. Vitin e kaluar, 30 persona morën pjesë në programin në Guben, gjashtë prej të cilëve më vonë u zhvendosën atje përgjithmonë. Këtë vit, kanë mbërritur 40 aplikime tashmë në tavolinën e Franzes: nga e gjithë Gjermania, Belgjika, madje edhe nga Algjeria, Egjipti dhe Brazili.

Popullsia në Gjermaninë Lindore është përgjysmuar në 30 vjet

Guben, i famshëm për industritë e tekstilit dhe prodhimit të kapeleve para ribashkimit, është vetëm një nga qindra qytete industriale në Gjermaninë lindore që përjetoi ndryshime të mëdha demografike pas ribashkimit gjerman në vitin 1990. Rënia e lindjeve, migrimi i të rinjve, veçanërisht, në landet perëndimore dhe rritja e jetëgjatësisë e kanë përshpejtuar plakjen demografike.

“Na mungon një brez i tërë”, u shpreh kryetari i bashkisë, Fred Mahro, për gazetën berlineze “taz”. Vërtetë, Gubeni aktualisht ka 16,600 banorë, kurse 30 vjet më parë, kishte pothuajse dyfish më shumë. Vlerësimet parashikojnë se popullsia do të vazhdojë të bjerë në vitet e ardhshme, ashtu si edhe numri i njerëzve në moshë pune, ndërsa mosha mesatare, aktualisht 58 vjeç, do të vazhdojë të rritet.

“Nga një perspektivë ekonomike, ne duhet të sigurohemi që lokalitetet të mbeten tërheqëse dhe që të krijohen stimuj për kompanitë që të vendosen aty, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq, për shembull, për një kulturë mikpritëse dhe bashkëjetesë shoqërore”, u shpreh për DW Susanne Schultz, një eksperte për politikën e migracionit në Fondacionin Bertelsmann.

Një sipërmarrje jo e lehtë, pasi një në katër emigrantë mendon të largohet nga Gjermania, sipas një studimi të kohëve të fundit nga Instituti për Kërkime në Punësim, IAB. “Pakënaqësia me politikën ishte një nga arsyet kryesore dhe mendoj se kjo ka shumë të bëjë me zhvillimet e fundit këtë një vit e gjysmë, atmosfera në Gjermani ka ndryshuar vërtet”, thotë Schultz.

Gjermania Lindore ka imazhin e një bastioni të krahut të djathtë

Në luftën për të tërhequr banorë të rinj, landet lindore të Gjermanisë po luftojnë kryesisht me reputacionin e tyre si vatra për ekstremizmine krahut të djathtë. Guben bëri bujë edhe në vitin 1999 kur azilkërkuesi algjerian Farid Guendoul vdiq nga gjakderdhja pasi u ndoq nga neonazistët.

Në zgjedhjet federale në shkurt të vitit 2025, pothuajse 39 përqind e banorëve votuan për Alternativën për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra e Brandenburgut për Mbrojtjen e Kushtetutës e kishte klasifikuar së fundmi si ekstremiste të krahut të djathtë.

“Njerëzit kanë paragjykimet dhe klishetë e tyre, por nga përvoja ime, prapë mund të lidhesh me ta. Ata mund të kenë nevojë vetëm për pak kohë, sepse nuk janë mësuar me kaq shumë diversitet”, shpjegon Anika Franze. Ajo është gjithashtu e zhgënjyer sepse ka shumë fokus te AfD, pasi më shumë se 60 përqind e njerëzve votuan për partitë e moderuara.

Për momentin, Anika Franze shijon një jetë që është më e qetë se në kryeqytetin gjerman. Tani ia ka dalë të përmbush edhe një ëndërr fëmijërie: të mësojë kalërimin. “Nuk e di nëse dua të plakem këtu, por gjithashtu nuk e di nëse do ta bëja këtë në Berlin.” /DW

The post Strehim gati falas/ Si po e lufton shpopullimin Gjermania lindore appeared first on Lapsi.al.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

30 June 2025 at 09:32

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth. Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj […]

The post Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Reporter.al.

Shpopullimi alarmant/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj

By: Oldi
21 June 2025 at 10:10

Gazetari Neritan Sejamini në një analizë të shifrave zbuloi sesi popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme të frikshme. Numrat tregojnë se në më pak se dy vite që nga koha e nisjes së Censit 2023 vendi ynë humbi 39 mijë banorë, duke shënuar një nga rëniet më të larta të popullsisë në botë. “Më […]

The post Shpopullimi alarmant/ Gazetari: Shifrat tronditëse, 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

By: V K
9 June 2025 at 09:04

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit, kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023, treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe.

Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i familjeve me person të vetëm, është rritur ndjeshëm në dekadën e fundit duke u dyfishuar në krahasim me të dhënat e cens 2011, ku rreth 12.7% e familjeve përbëheshin nga vetëm një person që jetonte i vetëm në banesë.

Analiza e të dhënave Cens 2023 mbi përbërjen e familjeve në bashkitë e Shqipërisë, tregon një prirje të theksuar drejt familjeve me vetëm një anëtar, një fenomen që shfaqet me intensitet në të gjithë vendin dhe që sugjeron zhvillime demografike dhe sociale të vrullshme në vijim.

Në kryeqytet, 31.9% e familjeve janë me vetëm një anëtar, përqindja më e lartë në rang kombëtar. Po në këtë nivel është dhe Korça.

Pas tyre vjen bashkia e Gjirokastrës me 30.4%, e ndjekur nga Dropulli (29.7%), Përmeti (29.6%) dhe Dibra (28.6%).

Në këto bashki, një në tre familje është e përbërë nga vetëm një person. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Në anën tjetër të spektrit, bashki të vogla si Pusteci (19.6%), Has (21.1%), Konispoli (26.3%) dhe Peqini (22.8%), kanë përqindje më të ulëta të familjeve me një person.

Në këto bashki ende dominon tradita historike me lidhje më të forta familjare dhe bashkëjetesë ndër-brezash, që po ndihmon në ruajtjen e strukturave më të mëdha familjare.

Përveç Tiranës, përqindje të larta të familjeve me një anëtar hasen edhe në Durrës (27.9%), Elbasan (28.0%), Fier (27.2%) dhe Shkodër (27.9%).

Këto qytete të mëdha tërheqin individë të rinj që migrojnë për arsye punësimi, ose studimi që shpesh zgjedhin të jetojnë vetëm.

Familjet me një person të vetëm, janë më shumë tipar i zonave urbane me popullsi më të plakur.

Shqipëria po përballet me një transformim të thellë të strukturës familjare. Kjo kategori dominohet nga persona të moshuar.

Këto të dhëna sugjerojnë se institucionet publike duhet të rrisin vëmendjen ndaj politikave sociale, të strehimit, dhe të kujdesit ndaj të moshuarve.

Nëse ky trend vijon, do të ketë ndikim të madh në kërkesën për banesa të vogla, për shërbime sociale të personalizuara dhe në strukturën e mbështetjes sociale në nivel lokal dhe kombëtar./MONITOR

 

The post Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person appeared first on Albeu.com.

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

9 June 2025 at 08:35

Nivelet e larta të emigrimit, plakjes së popullsisë dhe urbanizmit kanë rritur numrin e familjeve me një person. Të dhënat e Cens 2023 treguan se 25% e familjeve në rang vendi kishin vetëm një person, por në Tiranë, Korçë dhe Gjirokastër ato kishin një peshë më të madhe. Të dhënat krahasuese tregojnë se numri i […]

The post Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë

By: Oldi
7 June 2025 at 08:25

Promovimi ndërkombëtar në mediat e huaja, por edhe efekti i rrjeteve sociale e kanë kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet me rritjen më të shpejtë të turizmit. Kontratat me garanci kanë ardhur në rritje dhe grupet e organizuara po diversifikohen çdo vit, ku pas polakëve e çekëve tashmë, turistët spanjollë, portugezë, francezë apo izraelitë po […]

The post Shpopullimi i Shqipërisë/ “Barra” e turistëve, nuk ka kush t’u shërbejë appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

By: Oldi
26 May 2025 at 08:31

Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më shumë ikjen e forcës së punës së kualifikuar, Europa dhe sidomos Gjermania po marrin talentet shqiptare, duke u dhënë atyre karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE). Eurostat […]

The post Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May 2025 at 08:22

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së. Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; […]

The post Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë

3 May 2025 at 10:42

Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte ndër shtetet më të varfra në botë. Shpresat ishin të mëdha në një vend të vogël, por me burime të pasura, që po shfaqte potenciale pa fund. Dikush e gjeti rrugën nëpërmjet emigracionit, me valën e […]

The post Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes

By: Oldi
6 April 2025 at 21:00

Fshatrat e Përrenjasit po përballen me një braktisje të vazhdueshme nga banorët, të cilët detyrohen të largohen për shkak të mungesës së kushteve bazike të jetesës. Infrastruktura e amortizuar, mungesa e ujit të pijshëm dhe shërbimeve shëndetësore kanë bërë që shumë familje të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër. Pavarësisht potencialit natyror të […]

The post Shpopullimi/ Pa ujë dhe rrugë të shkatërruara, fshatrat e Përrenjasit drejt zhdukjes appeared first on BoldNews.al.

Portat e Beratit në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm

By: Oldi
29 March 2025 at 12:45

“Ç’të ka thënë mamaja, mos u duk te porta, se te shohin bota, moj Kaliro…”. Janë këto disa nga vargjet e një teksti kënge të njohura beratase, e cila këndohet në dasma e gëzime dhe vë theksin tek qëndrimi pranë portës së shtëpisë të një vajze të re. Të mëdha, shpesh me dy kanata, të […]

The post Portat e Beratit në kërkim të shkëlqimit të dikurshëm appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Rama, të rinjëve: Me pasaportën e BE do të punoni në çdo shtet europian!

28 March 2025 at 16:47

Shqipëria ka pësuar një shpopullim masiv gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ku pjesa më e madhe e të larguarve janë rinia, ata që konsiderohen edhe si “truri” i një kombi. Gjithsesi, duket se për Ramën, kjo nuk përbën problem dhe ndoshta ky është qëllimi i tij, shpopullimi i Shqipërisë. Ditën e sotme, Rama ka mbajtur […]

The post Shpopullimi/ Rama, të rinjëve: Me pasaportën e BE do të punoni në çdo shtet europian! appeared first on BoldNews.al.

Aulon Kalaja: Komision Hetimor për të vënë para përgjegjësie autorët e shpopullimit të Shqipërisë

By: Oldi
23 March 2025 at 19:59

Kandidati për deputet Aulon Kalaja: Do ngrejmë Komision Hetimor për të vënë para përgjegjësie autorët e shpopullimit të Shqipërisë Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, gjatë një takimi prezantues me banorët e zonës së Shkozetit dhe të ish-Kënetës në Durrës, denoncoi politikat e qeverisë socialiste, të cilat, kanë çuar në një shpopullim të […]

The post Aulon Kalaja: Komision Hetimor për të vënë para përgjegjësie autorët e shpopullimit të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri!

17 March 2025 at 08:00

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim. Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të […]

The post Studimi i ekspertëve të Vjenës: Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri! appeared first on BoldNews.al.

FMN: Shqipëria me të ardhura sa çereku i eurozonës, mes plakjes dhe emigracionit të shpejtë

By: Oldi
27 January 2025 at 12:51

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e fundit për Shqipërinë, vlerëson rritjen ekonomike të vendit, po njëkohësisht paralajmëron për sfidat që do të ketë vendi si rrjedhojë e plakjes dhe emigracionit të shpejtë. “Pavarësisht ecurisë pozitive makroekonomike, Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme strukturore. PBB-ja për frymë mbetet rreth një e katërta e niveleve të […]

The post FMN: Shqipëria me të ardhura sa çereku i eurozonës, mes plakjes dhe emigracionit të shpejtë appeared first on BoldNews.al.

Rënia e euros dhe shpopullimi ‘fundosin’ tregun e bimëve mjekësore, bien ndjeshëm eksportet

By: Ardit
26 January 2025 at 10:15

Zhvlerësimi i kursit të këmbimit të monedhave të huaja vijon të ndikojë negativisht te sektori i eksportit të bimëve mjekësore dhe aromatike. Për shkak të rënies së Euros dhe stokut të pashitur, përpunuesit po grumbullojnë nga fermeri bimë mjekësore dhe erëza me çmim deri në 30% më lirë sesa një vit më parë. Por rënia […]

The post Rënia e euros dhe shpopullimi ‘fundosin’ tregun e bimëve mjekësore, bien ndjeshëm eksportet appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi nuk po ndalet, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

6 January 2025 at 08:02

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin. Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të […]

The post Shpopullimi nuk po ndalet, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi appeared first on BoldNews.al.

Braktiset Novosela, të rinjtë largohen për shkak të mungesës së vendeve të punës

By: Oldi
29 December 2024 at 22:23

Novosela po boshatiset nga të rinjtë. Kjo grup-moshë zgjedh që të largohet nga vendlindja për shkak të mungesës së vendeve të punës. Bujqësinë dhe blegtorinë të rinjtë nuk e duan. Kjo konfirmohet edhe nga ata pak banorë që kanë mbetur atje. Edhe ata që jetojnë aktualisht në Novoselë, thonë se nuk janë të lumtur. Pensioni […]

The post Braktiset Novosela, të rinjtë largohen për shkak të mungesës së vendeve të punës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌