Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

TEL AVIV – Izraeli refuzon të tërheqë trupat nga korridori kyç në Gazë

JERUZALEM, 9 korrik /ATSH/ – Ndërsa Izraeli dhe Hamasi po i afrohen një marrëveshjeje për armëpushim, Izraeli ka bërë të ditur se dëshiron të mbajë trupat në korridorin jugor të Rripit të Gazës, një kusht që mund të rrezikojë bisedimet, sipas AP.

Një zyrtar izraelit tha se një nga çështjet e pazgjidhura në negociata është dëshira e Izraelit për të mbajtur forcat e tij në territor – gjatë një armëpushimi 60-ditor – përfshirë në aksin lindje-perëndim që Izraeli e quan korridori Morag.

Zyrtari foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të fliste me mediet për negociatat.

Ruajtja e një pranie ushtarake në korridorin Morag është një element kryesor i planit izraelit – për të nxitur qindra mijëra palestinezë drejt jugut – një zonë e ngushtë përgjatë kufirit me Egjiptin – në atë që Izraeli e ka cilësuar si një “qytet humanitar”.

Kritikët e shohin këtë lëvizje si një hap drejt zhvendosjes së detyruar të pjesës më të madhe të popullsisë së Gazës – e cila numëron rreth 2 milionë banorë, dhe si pjesë e planeve të qeverisë izraelite për të ruajtur kontrollin e përhershëm mbi territorin.

Hamasi, i cili ende mban dhjetëra pengje dhe refuzon kërkesat e Izraelit për dorëzim, kërkon që Izraeli të tërheqë të gjitha trupat e tij – si pjesë e çdo armëpushimi të përhershëm.

Hamasi ka kundërshtuar me vendosmëri çdo prani të qëndrueshme izraelite brenda Gazës. /Ad.Ab./ /a.i/

 

The post TEL AVIV – Izraeli refuzon të tërheqë trupat nga korridori kyç në Gazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajnohet trupa e inspektorëve të ILD sipas udhëzuesve të Komsionit Evropian

By: D Marku
4 July 2025 at 18:16

Njësia e inspektorëve dhe ajo e ndihmës inspektorëve në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zhvilluan një trajnim dyditor me fokus rritjen e aftësive inspektuese sipas udhëzuesve të CEPEJ (Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë).

Aktiviteti është pjesë e strategjisë së punës të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për trajnim të vazhdueshëm të stafit dhe u mbështet nga projekti HFIII, Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Shqipëri (SEJ IV) i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.

Në nisje të trajnimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani shprehu falenderimet për CEPEJ, që e ka mbështetur Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që në fillimet e punës së vet dhe vuri theksin tek rëndësia që i kushton institucioni përditësimit të stafit të inspektimit me njohuritë më të mira profesionale mbi metodikat e proceset e punës për verifikimin e hetimin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Ekspertët e CEPEJ, José Manuel Santos Pais, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme të Portugalisë dhe Gilles Accomando, drejtor i Qendrës së Trajnimit të Dhomës së Avokatëve të Parisit, ish-kryetar Gjykate Apeli, i njohën inspektorët e ILD-së me parimet udhëzuese për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe transparencën e kritereve të vlerësimit, menaxhimin e kohës nga prokurorët dhe listën e kontrollit për menaxhimin e kohës.

Inspektorët dhe ndihmës inspektorët e ILD-së zhvilluan diskutime me ekspertët duke krahasuar metodologjinë e udhëzimet e CEPEJ me kuadrin ligjor dhe praktikat kombëtare në Shqipëri, me fokus te rekomandimet që mund të përshtaten dhe zbatohen në kontekstin vendas

The post Trajnohet trupa e inspektorëve të ILD sipas udhëzuesve të Komsionit Evropian appeared first on Albeu.com.

FOKUS – CNN: Koreja e Veriut mund të dërgojë 25-30 000 ushtarë të tjerë në Rusi

PHENIAN, 3 korrik /ATSH-AA/ –  Koreja e Veriut mund të sigurojë një mbështetje ushtarake prej 25-30 mijë trupash me qëllim për të mbështetur Rusinë, e cila vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Në lajmin e CNN të bazuar në një raport të shërbimeve sekrete ukrainase, thuhet se Koreja e Veriut do të trefishojë numrin e ushtarëve të saj që luftojnë për Rusinë.

Në lajm transmetohet se administrata e Phenianit planifikon të dërgojë 25-30 000 ushtarë të tjerë në Rusi në muajt e ardhshëm për të mbështetur sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Pajisjet, armët dhe municionet e nevojshme janë planifikuar të sigurohen për “integrim të mëtejshëm në njësitë luftarake ruse”, thuhet në lajmin në të cilin vihet theksi se ekziston një “probabilitet shumë i lartë” që trupat e Koresë së Veriut të hyjnë në konflikt në disa rajone të Ukrainës që janë pushtuara nga Rusia.

Po ashtu transmetohet se imazhet satelitore kanë zbuluar se përgatitjet për një vendosje të re nga Koreja e Veriut në Rusi u reflektuan në lëvizjet e anijeve dhe avionëve.

Ndër të tjera në lajm pretendohet se kjo mund të jetë një shenjë e përgatitjeve për transferimin e trupave nga kufiri i Koresë së Veriut në Rusi në juglindje të Siberisë./ /os/

The post FOKUS – CNN: Koreja e Veriut mund të dërgojë 25-30 000 ushtarë të tjerë në Rusi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtarë shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Kompanitë shqiptare dhe austriake të Forcës Rezervë Operacionale Shumëkombëshe (MN ORF) janë vendosur sot në Kosovë, duke zëvendësuar njësitë bullgare dhe greke, në mbështetje të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Njoftimin e bëri me dije Ministria e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “ky rotacion forcon më tej gatishmërinë operacionale të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të gjatë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Forca e Kosovës (KFOR) janë një trupë e armatosur e formuar nga bashkësia ndërkombëtare pas luftës së Kosovës me qëllim ruajtjen e sigurisë në Kosovës. Qendra komanduese e trupës gjendet në Prishtinë.

Në fillim (1999) trupa përbëhej nga kontingjentet e 40 kombeve me një fuqi prej 50 mijë ushtarakësh. Që prej 30 nëntorit 2012 në përbërjen e kësaj trupe janë rreth 5565 ushtarakë nga 31 kombe anëtare të OKB-së.

/m.q//r.e//a.f/

The post Ushtarë shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncimi/ 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende te Morgu i Tiranës

By: user 5
17 June 2025 at 20:58

Fiks Fare denoncoi për të disatën herë skandalin që ndodh në Morgun e Tiranës, ku vendi ku mbahen kufomat është jashtë çdo standardi. Fiksi siguroi foto e pamje nga brenda Morgut ku shihen trupa të dekompozuar dhe që kishin zënë krimba. Trupat mbaheshin jashtë frigoriferëve, pasi këta të fundit nuk punonin. Kjo gjë kishte sjell një kolaps të situatës, ku trupat e lënë jashtë frigoriferëve kishin filluar të dekompozoheshin dhe kishin zënë krimba.

Në Fiks Fare u ankua një qytetar i cili kishte ardhur nga Italia për të bërë identifikimin e një kufome , por që ishte hasur me një ngjarje horror. Kufoma që ai ka parë për ta identifikuar ishte gjysmë e dekompozuar dhe e mbushur me krimba. Foto të cilat i vuri në dispozicion të Fiksit. Gjithashtu Fiksi siguroi edhe disa foto të tjera që vërtetojnë situatën alarmante në Morgun e Tiranës. Një kufomë gjendej e shtrire në pllaka, ndërkohë që disa të tjera të mbështjella ishin lënë jashtë frigoriferëve mbi barela. Dekompozimi i kufomave që nuk dihet se prej sa ditësh janë në atë gjendje kishte sjell një erë të rëndë në të gjithë Morgun.

Gazetarët e Fiksit arritën të futen brenda Morgut duke sjell pamjet me anë të kamerës dhe situata ishte po e njëjta siç denoncuesit e kishin përshkruar. Fiksi mësoi se në Morg gjendeshin 29 trupa ndërkohë që kapaciteti është për 17 trupa. Morgu ka tre frigorifer, ku dy janë me kapacitet 8 vende total dhe një frigorifer 9 vende. Nga tre frigoriferët vetëm njëri punonte me kapacitet 4 vende, tjetri me po të njëjtin kapacitet dhe ai 9 vende ishin të prishur.

Fiksi gjatë hyrjes në Morg hasi me drejtorin Institutit të Mjekësisë Ligjore, z. Bledar Xhemali të cilin e pyeti rreth situatës së krijuar. Ai fillimisht mohoi gjithçka duke kërkuar prova. Gazetarët e Fiksit i treguan fotot dhe i kërkuan se pse kufomat kanë zënë krimba. Ai në përballje me gazetarët tha se ajo ishte faza e trupit kur fillon dekompozimi , por jo krimba. Për sa i përket këmbënguljes së gazetarëve për të marrë përgjigje, drejtori IML-së shmanget duke u larguar.

Menjëherë pas hyrjes së Fiks Fare në Morg dy ditë më vonë institucioni filloi pastrimin dhe zhvendosjen e kufomave. U zhvendosën 11 prej tyre përkatësisht 5 kufoma në Morgun Fier dhe 6 në Morgun Elbasan. Pamje të cilat Fiks Fare i solli mbrëmjen e së martës. Gjithashtu u mësua nga gazetarët e Fiksit se u vu në punë edhe njëri prej frigoriferëve të prishur, ai me kapacitet 4 vende. Pra aktualisht në Morg janë 18 kufoma të sistemuara në dy frigorifer me kapacitet 8 vende në total.

Për të gjetur një zgjidhje për problemet e vazhdueshme në këtë morg, në muajin shtator të vitit 2024, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka hapur një tender me objekt “ndërtimi i dhomës frigoriferike kufoma mbajtëse”. Fondi i akorduar ka qenë 99.8 milionë lekë, ose rreth 1 milionë euro.

Një muaj më vonë, në tetor 2024, IML-ja, shpalli fituesit e këtij tenderi, firmat 2T dhe Alges Konstruksion, të cilat kanë 12 muaj kohë për t’a përfunduar. Dy firmat ishin të vetme në garë dhe ofruan 98 milionë lekë. Ndërkohë, në dokumentet shoqëruese është edhe një përshkrim i gjendjes ekzistuese, ku shkruhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore bën ekzaminimet e detajuar të viktimave që mund të jenë të llojeve të ndryshme, aksidente, sëmundje, vrasje apo edhe të papritura.

Ky ekzaminim, shkruhet në dokumente, do të bëhet në pjesën mbrapa në dhomën e Morgut, i cili ka kapacitet për 3 kufoma, 3 shtretër. Ngjitur me dhomën e morgut, ndodhet edhe dhoma frigoriferike, e cila nuk ka kapacitetin e duhur për pritjen e shumë kufomave. Ka shumë raste, vijon dokumenti, ku trupat duhet të rrinë me muaj të tërë për shkak se nuk interesohet askush, apo nuk janë të identifikuar.

Më tej, IML-ja shkruan se qëllimi i projektit është rritja e kapaciteteve. Strukturës ekzistuese do t’i bëhet ndërtimi i një shtese, dhomë frigoriferike kufoma mbajtëse, me Kapacitet për 100 kufoma, 25 njësi me 4 poste frigoriferike. Pra deri në përfundim të dhomës së re frigoriferike IML-ja nuk po bën asnjë investim tjetër duke krijuar këtë situatë të pazakontë./ Top Channel

The post Denoncimi/ 18 trupa ‘palosen’ në dy frigoriferë me 4 vende te Morgu i Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Ukraina: Kemi pranuar 1.200 trupa nga Rusia

13 June 2025 at 18:19

Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paidentifikuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë bisedimeve të paqes të mbajtura në Stamboll.

“Trupat e 1.200 personave të vdekur janë kthyer në Ukrainë”, tha shtabi ukrainas për të burgosurit e luftës.

“Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë personelit ushtarak”.

Javën e kaluar, Moska tha se do t’i dorëzonte në mënyrë të njëanshme Ukrainës trupat e 6.000 ushtarëve të vrarë, gjë që Kievi e quajti një “këmbim”.

Marrëveshja u vu në pikëpyetje më herët gjatë javës pasi Rusia akuzoi Ukrainën se nuk po shkonte që të merrte trupat, teksa Kievi u kundërpërgjigj duke e akuzuar Moskën se po luante “një lojë të ndyrë politike”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ukraina: Kemi pranuar 1.200 trupa nga Rusia appeared first on Euronews Albania.

Rusia dorëzon 1,212 trupa të ushtarëve ukrainas në pikën e shkëmbimit

8 June 2025 at 13:22

Rusia ka dorëzuar grupin e parë prej 1,212 trupash të ushtarëve ukrainas në kuadër të një marrëveshjeje humanitare të arritur mes palëve në Stamboll më 2 qershor, ka bërë të ditur gjenerallejtënant Alexander Zorin, përfaqësues i grupit negociator rus.

“Në përputhje të rreptë me marrëveshjet e arritura gjatë negociatave Rusi-Ukrainë, pala ruse ka dorëzuar trupat e ushtarakëve ukrainas të përgatitur për riatdhesim në zonën e shkëmbimit”, deklaroi Zorin. Sipas tij, të gjithë trupat janë identifikuar si ushtarakë ukrainas, kryesisht nëpërmjet uniformave dhe vendndodhjes së gjetjes së tyre.

Gjenerali rus njoftoi se trenat me trupat e pajetë do të nisen drejt kufirit brenda një ore, ndërsa sqaroi se ky është vetëm grupi i parë dhe se më shumë se 6,000 trupa ukrainase janë gati për t’u kthyer në atdhe.

“Ky është një veprim thjesht humanitar, jo politik. Ne jemi të gatshëm të përmbushim marrëveshjen për kthimin e të gjithë trupave, si dhe për shkëmbimin e të burgosurve të luftës”, shtoi Zorin.

Ai theksoi gjithashtu se Rusia pret konfirmim zyrtar nga Kievi për të vazhduar me aksionin humanitar në javën e ardhshme, duke shtuar se ky nuk është shkëmbimi i parë i këtij lloji dhe, për fat të keq, as i fundit.

Ky zhvillim vjen në një moment kritik të luftës në Ukrainë dhe mund të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt humanizimit të konfliktit, duke i dhënë familjeve ukrainase mundësinë për t’i varrosur të afërmit e tyre me nderime.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia dorëzon 1,212 trupa të ushtarëve ukrainas në pikën e shkëmbimit appeared first on Euronews Albania.

Kievi shtyn pranimin e trupave dhe shkëmbimin e të burgosurve

7 June 2025 at 15:45

Ukraina ka ndërmarrë një hap të papritur duke shtyrë për një kohë të pacaktuar pranimin e trupave të ushtarëve të vrarë dhe shkëmbimin e të burgosurve të luftës, ka deklaruar ndihmësi presidencial rus, Vladimir Medinsky, i cili po udhëheq delegacionin e Moskës në bisedimet me Ukrainën.

Në një postim në Telegram, Medinsky theksoi se Rusia kishte nisur më 6 qershor një “mision humanitar të njëanshëm”, duke dorëzuar më shumë se 6,000 trupa të ushtarëve ukrainas, si dhe duke filluar procesin e shkëmbimit të të burgosurve të plagosur dhe të sëmurë rëndë, përfshirë ata që janë nën moshën 25 vjeç.

Ai shtoi se “grupi i parë prej 1,212 trupash të ngrirë ka mbërritur në pikën e caktuar të shkëmbimit në vagona frigoriferikë”, dhe se pjesa tjetër është gati të arrijë gjithashtu.

Përveç trupave, Medinsky tha se një grup i parë prej 640 të burgosurve, përfshirë ata të plagosur, të sëmurë rëndë dhe të rinj, është dorëzuar gjithashtu në kufirin ukrainas për të filluar shkëmbimin. Grupi i kontaktit i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse është vendosur në kufirin me Ukrainën për të mbikëqyrur procesin.

Megjithatë, Medinsky kritikoi reagimin e Ukrainës, duke thënë se ky i fundit ka “ndërmarrë hapa të papritur” dhe ka shtyrë për një periudhë të pacaktuar pranimin e trupave dhe të burgosurve të luftës, duke e vonuar kështu procesin e shkëmbimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kievi shtyn pranimin e trupave dhe shkëmbimin e të burgosurve appeared first on Euronews Albania.

Në Lituani fillojnë stërvitjet e NATO-s me 3,700 trupa nga tetë vende

5 May 2025 at 11:41

Stërvitje të mëdha ndërkombëtare të quajtura Gelezinis Vilkas (ose Ujku i Hekurt), të cilat përfshijnë rreth 3,700 trupa nga tetë vende të NATO-s, janë duke u zhvilluar në Lituani, tha në një deklaratë komanda e ushtrisë së vendit baltik.

“Stërvitja vjetore e Gelezinis Vilkas është ndër stërvitjet taktike më të mëdha ndërkombëtare në terren në Lituani”, thuhet në deklaratë.

Stërvitja dyjavore do të përfshijë rreth 3,700 trupa nga vendi pritës, Lituania, si dhe një grup luftarak të batalionit të përbërë të avancuar të NATO-s të stacionuar në vendin baltik nën komandën e Gjermanisë. Grupi përbëhet nga anëtarë të shërbimit nga Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Republika Çeke dhe Kroacia. Stërvitjet përfshijnë gjithashtu rreth 700 pajisje, përkatësisht tanke, automjete luftarake këmbësorie, sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe transportues të blinduar personeli. Kolonat ushtarake do të lëvizin në zonën e stërvitjeve përgjatë rrugëve civile që kalojnë nëpër disa rrethe.

Objektivi kryesor i stërvitjes është të kontrollojë dhe ruajë gatishmërinë luftarake të brigadës së këmbësorisë së motorizuar Gelezinis Vilkas të ushtrisë lituaneze, si dhe të praktikojë bashkëpunimin me aleatët gjatë operacioneve mbrojtëse dhe sulmuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në Lituani fillojnë stërvitjet e NATO-s me 3,700 trupa nga tetë vende appeared first on Euronews Albania.

Putin falenderon Korenë e Veriut për dërgimin e trupave në Kursk

28 April 2025 at 11:19

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka falenderuar trupat e Koresë së Veriut për luftën kundër forcave ukrainase në rajonin Kurks të Rusisë, pasi më 28 prill Koreja e Veriut konfirmoi për herë të parë se ka dislokuar trupa në Rusi. Në deklaratën e publikuar të hënën nga Kremlini, Putin vlerësoi heroizmin dhe përkushtimin e luftëtarëve koreanoveriorë, […]

The post Putin falenderon Korenë e Veriut për dërgimin e trupave në Kursk appeared first on BoldNews.al.

Lufta Rusi-Ukrainë/ Koreja e Veriut e pranon për herë të parë se ka dërguar trupa në Rusi

28 April 2025 at 09:45

Ushtria e Phenianit pretendoi se ushtarët e saj ndihmuan forcat ruse “të çlironin plotësisht” rajonin kufitar Kursk, sipas një urdhri të dhënë nga udhëheqësi Kim Jong Un. Koreja e Veriut ka konfirmuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë kundër Ukrainës.

Njoftimi i Phenianit vjen vetëm disa ditë pasi Shefi i Shtabit të Rusisë Valery Gerasimov vlerësoi “heroizmin” e trupave të Koresë së Veriut, hera e parë që Moska e pranon publikisht përfshirjen e tyre.  Zyrtarët perëndimorë thanë për BBC-së se besonin se të paktën 1,000 nga 11,000 trupat e dërguar nga Koreja e Veriut ishin vrarë gjatë tre muajve.

The post Lufta Rusi-Ukrainë/ Koreja e Veriut e pranon për herë të parë se ka dërguar trupa në Rusi appeared first on Sot News | Lajme.

FOKUS – SHBA tërheq qindra trupa nga Siria

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara do të përgjysmojnë numrin e trupave që kanë dislokuar në Siri, konfirmoi Pentagoni.

Shtetet e Bashkuara kanë pasur trupa në Siri prej vitesh, si pjesë e përpjekjeve kundër organizatës ekstremiste, Shteti Islamik (ISIS).

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se ulja e numrit të trupave pasqyronte “hapat e rëndësishëm që kemi bërë drejt degradimit të aftësive operacionale të ISIS” si ”në rajon ashtu edhe në nivel global”.

“Ky proces i qëllimshëm dhe i bazuar në kushte do të zvogëlojë gjurmën e SHBA në Siri në më pak se 1 000 forca amerikane në muajt e ardhshëm”, tha ai në një deklaratë.

”SHBA do të punojë me aleatët për të mbajtur presionin mbi grupin dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi tjetër terrorist që lind”, shtoi Parnell.

Në vitet e fundit, Shteti Islamik ka pësuar humbje të mëdha territoriale dhe disfata ushtarake në Sirinë e shkatërruar nga lufta dhe Irakun fqinj.

Megjithatë, operativët e saj herë pas here kryejnë sulme në të dy vendet./  a.jor.

The post FOKUS – SHBA tërheq qindra trupa nga Siria appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Danimarka dërgon trupa në Ukrainë për trajnim

By: ata ata
16 April 2025 at 14:34

KOPENHAGË, 16 prill /ATSH-DPA/ – Danimarka, anëtare e NATO-s, planifikon të dërgojë ushtarë të paarmatosur për t’u trajnuar në Ukrainë, tha sot kreu i ushtrisë daneze, Peter Boysen, për transmetuesin TV 2.

Ai tha se ushtarët danezë duhet të mësojnë nga personeli ushtarak ukrainas, veçanërisht nga përvojat e tyre në luftën me dronë.

Boysen tha për TV 2 se ushtarët danezë do të qëndrojnë larg vijave të frontit dhe ka të ngjarë të vendosen në qendrat e trajnimit në Ukrainën perëndimore.

”Trajnimi mund të fillojë që në verë”, tha ai.

”Ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen nuk pranoi të komentojë mbi planet, duke thënë se çështja bie nën juridiksionin e ushtrisë”, njoftoi agjencia daneze e lajmeve, Ritzau.

Planet e trajnimit kanë shkaktuar pakënaqësi në ambasadën ruse në Kopenhagë.

Në një deklaratë me shkrim për TV 2, ambasadori i Rusisë në Danimarkë, Vladimir Barbin, tha se trajnimi i ushtarëve danezë në Ukrainë do ta “tërhiqte Danimarkën më thellë në konflikt” dhe “do të provokonte një përshkallëzim të mëtejshëm të pakontrolluar”.

Barbin tha më tej se vendimi “rrezikon jetën e ushtarëve danezë”, pasi të gjitha objektet ushtarake në Ukrainë, duke përfshirë qendrat e trajnimit dhe edukimit në perëndim të vendit, janë “objektiva legjitime” për ushtrinë ruse.

Danimarka, një anëtare themeluese e NATO-s, ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës që kur Rusia nisi luftën, më shumë se tre vjet më parë./  /b.n/

The post FOKUS – Danimarka dërgon trupa në Ukrainë për trajnim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë

By: Ardit
2 April 2025 at 15:20

Udhëheqësit ushtarakë perëndimorë do të diskutojnë për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë, të cilat do të monitoronin një armëpushim të mundshëm në konfliktin me Rusinë dhe do të ishin pjesë e strukturës së re të sigurisë në vend, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në videoadresimin e tij të përnatshëm, të martën. “Kjo […]

The post Zelensky: Perëndimi do të diskutojë për dislokimin e trupave në Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Gjermania dërgon ushtarë në Lituani/ Hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore

By: user 6
1 April 2025 at 23:34

Gjermania nisi të martën dislokimin e saj të parë të trupave në një tokë të huaj që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke bërë një ndarje me historinë, Berlini njoftoi se një brigadë e blinduar prej 5000 trupash u dërgua në Lituani me qëllim përballimin e kërcënimit në rritje nga Putin.

Që kur nazistët e futën të gjithë Evropën në luftë, Gjermania e ka refuzuar kategorikisht militarizimin. Por agresioni i Rusisë gjatë 3 viteve të fundit e ka hequr pacifizmin nga tavolina. Gjermania ka marrë vendimin për t’u bashkuar me aleatët e saj të NATO-s në mbrojtjen e krahut lindor të Evropës përballë Rusisë.

Illustration of a map showing German troop deployment to Lithuania, with details of German military equipment.

Një njësi e re e krijuar posaçërisht për misionin, Brigada e 45-të e Blinduar, u aktivizua zyrtarisht në një ceremoni jashtë kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius. U ngrit një shtab i përkohshëm, nën komandën e gjeneral brigade Christoph Huber dhe u zbulua edhe stema e brigadës.

A soldier firing a howitzer.

Huber u tha gazetarëve gjermanë: “Ne kemi një mision të qartë. Të sigurojmë mbrojtjen, lirinë dhe sigurinë e aleatëve tanë lituanezë në krahun lindor të NATO-s. Duke bërë këtë, ne gjithashtu mbrojmë territorin e NATO-s dhe vetë Gjermaninë.”

Berlini u zotua të dërgojë përforcimet e veta në Lituani në vitin 2023. Kombi baltik nuk ka një kufi të drejtpërdrejtë me Rusinë kontinentale, por ai ndan pothuajse 700 km me aleatin e Putinit, Bjellorusinë.

Ka një rrezik të shtuar se lufta e Putinit mund të prekë edhe fqinjët e saj Letoninë dhe Estoninë. Njësia gjermane do të ketë pozicione të ndryshme në vitin 2027 dhe përfundimisht do të zhvendoset në një bazë të përhershme në Rūdninkai, 30 km në jug të Vilnius.

Ajo përbëhet nga forcat e vijës së përparme, si dhe nga burimet mbështetëse të tilla si një qendër mjekësore, sinjalizues dhe ekipe mbështetëse komanduese.

Ukrainian and German soldiers standing in formation with Patriot missile launchers.

Deri më tani, ka 150 forca gjermane të stacionuar në Lituani, dhe shifra pritet të rritet në 500 deri në fund të vitit. Pavarësisht se nuk ka konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë, Lituania tashmë ka ndjerë dhimbjen e ndërhyrjes së Putinit. Qeveria zbuloi se Rusia ishte pas një komploti për të hedhur bombë në një dyqan Ikea në Lituani sepse logoja përdor të njëjtat ngjyra si flamuri ukrainas.

Rusia gjithashtu dyshohet se ka vendosur eksploziv në një aeroplan mallrash të DHL që u rrëzua në Vilnius. Dislokimi përkon me një nxitje masive të investimeve ushtarake në Gjermani. Parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes nga rregullat strikte mbi borxhin duke hapur rrugën për një shpenzim të madh të parave.

Markus Zeiner, i fondit gjerman Marshall në Berlin tha: “Ne filluam dy luftëra botërore. Edhe pse kanë kaluar 80 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ideja që gjermanët duhet të qëndrojnë jashtë konfliktit është ende shumë në ADN-në e shumë njerëzve” – tha ai. LAPSI.al

The post Gjermania dërgon ushtarë në Lituani/ Hera e parë pas Luftës së Dytë Botërore appeared first on Lapsi.al.

FOKUS – Rusia, ‘jo’ forcave paqeruajtëse me vendet që mbështesin Kievin

MOSKE, 31 Mars /ATSH-ANSA/ – Rusia është ‘kategorikisht kundër’ pranisë së forcave paqeruajtëse në Ukrainë që përfshijnë vende që furnizojnë me armë Kievin theksoi në një intervistë Kirill Logvinov, drejtor i Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme ruse.

“Është e trishtueshme që historia e viteve të fundit nuk u mëson asgjë evropianëve”, theksoi diplomati.

”Ata janë absolutisht të shurdhër ndaj paralajmërimeve se vetë ideja për të futur në Ukrainë ushtrinë e atyre vendeve që sot vazhdojnë të furnizojnë Kievin me armë është kategorikisht e papranueshme për ne”, shtoi ai. /os/

The post FOKUS – Rusia, ‘jo’ forcave paqeruajtëse me vendet që mbështesin Kievin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Macron: Trupat evropiane në Ukrainë do ta pengonin Rusinë

PARIS, 26 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshkruar vizionin e tij për një dislokim të mundshëm të trupave evropiane në Ukrainë, duke theksuar se roli i tyre do të ishte sigurimi i qyteteve dhe bazave kyçe në vend që të angazhohen në luftimet e vijës së parë kundër forcave ruse.

Në prag të samitit të mbështetjes së Ukrainës në Paris, Macron tha se prania e trupave evropiane do të shërbente si një pengesë, duke parandaluar agresionin e ri rus dhe duke ndihmuar Kievin të mbajë kontrollin e territorit të tij.

Ai nuk ofroi detaje se si do të dukej një përgjigje ushtarake evropiane ndaj një sulmi rus.

Gjatë tre viteve të fundit të pushtimit të gjithanshëm të Rusisë, shumë qeveri evropiane kanë shprehur kundërshtimin ndaj dërgimit të trupave tokësore në Ukrainë, nga frika se Kremlini do ta shihte atë si një përshkallëzim të madh.

Presidenti francez njoftoi edhe një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej dy miliardë eurosh (2,1 miliardë dollarë), duke përfshirë raketa, tanke, drone dhe municione.

Nesër, përfaqësues të lartë nga 31 vende që mbështesin Kievin do të mblidhen në Paris për bisedime të fokusuara në garancitë e sigurisë në rast të një armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë./  a.jor.

The post PARIS – Macron: Trupat evropiane në Ukrainë do ta pengonin Rusinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Meloni: Asnjë plan për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë

ROMË, 26 mars /ATSH-DPA/ – Italia nuk do të dërgojë trupa në një mision të mundshëm paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, tha sot zyra e kryeministres Giorgia Meloni pas një takimi të qeverisë së saj të koalicionit të krahut të djathtë.

“Nuk ka plane për pjesëmarrje kombëtare në ndonjë forcë të mundshme ushtarake në terren”, thuhet në deklaratë duke nënvizuar një qëndrim të unifikuar brenda koalicionit.

Meloni mblodhi aleatët përpara një samiti të vendeve që mbështesin Ukrainën në Paris të enjten, ku ajo bëri thirrje për “garanci të forta dhe efektive të sigurisë” për Kievin, duke punuar së bashku me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani hodhi më vonë idenë e një mekanizmi të ri të NATO-s – ndoshta një “Neni 5b” – për të mbrojtur sigurinë evropiane dhe për të mbrojtur Ukrainën.

Neni 5 ekzistues i NATO-s parashikon parimin e mbrojtjes kolektive të aleancës duke e trajtuar një sulm ndaj një anëtari si një sulm ndaj të gjithëve.

Në takimin e kryesuar nga Meloni morën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Matteo Salvini dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Salvini, i cili më parë ka mbajtur një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë sesa partnerët e tij të koalicionit, nuk dha asnjë koment publik.

Meloni, në pushtet për dy vjet e gjysmë, ka mbështetur vazhdimisht mbështetjen e Evropës për Ukrainën, megjithëse Roma ka dërguar sinjale të përziera javët e fundit në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara./  a.jor.

The post ITALI – Meloni: Asnjë plan për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministrja e Italisë: Asnjë plan për të dërguar trupa paqeruajtëse në Ukrainë

26 March 2025 at 18:28

Italia nuk do të dërgojë trupa në një mision të mundshëm paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, tha sot zyra e kryeministres Giorgia Meloni pas një takimi të qeverisë së saj të koalicionit të krahut të djathtë.

“Nuk ka plane për pjesëmarrje kombëtare në ndonjë forcë të mundshme ushtarake në terren”, thuhet në deklaratë duke nënvizuar një qëndrim të unifikuar brenda koalicionit.

Meloni mblodhi aleatët përpara një samiti të vendeve që mbështesin Ukrainën në Paris të enjten, ku ajo bëri thirrje për “garanci të forta dhe efektive të sigurisë” për Kievin, duke punuar së bashku me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani hodhi më vonë idenë e një mekanizmi të ri të NATO-s – ndoshta një “Neni 5b” – për të mbrojtur sigurinë evropiane dhe për të mbrojtur Ukrainën.

Neni 5 ekzistues i NATO-s parashikon parimin e mbrojtjes kolektive të aleancës duke e trajtuar një sulm ndaj një anëtari si një sulm ndaj të gjithëve.

Në takimin e kryesuar nga Meloni morën pjesë edhe zëvendëskryeministri, Matteo Salvini dhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Salvini, i cili më parë ka mbajtur një qëndrim më miqësor ndaj Rusisë sesa partnerët e tij të koalicionit, nuk dha asnjë koment publik.

Meloni, në pushtet për dy vjet e gjysmë, ka mbështetur vazhdimisht mbështetjen e Evropës për Ukrainën, megjithëse Roma ka dërguar sinjale të përziera javët e fundit në lidhje me marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

Normalizohet situata në spitalin e Koçanit, familjarët e viktimave lejojnë trupat t’u bëhet autopsia

By: Oldi
16 March 2025 at 21:27

Gjendja e familjarëve të viktimave, të cilët në oborrin e Spitalit në Koçan dhe tani gjendja është më e qetësuar se më herët, pas shkaktuan një situatë të tensionuar, duke kërkuar që të afërmit e tyre (viktimat) të mos dërgohen për obduksion, shkruan Alsat. Tashmë, ata janë marrë vesh me institucionet përkatëse, dhe po lejojnë […]

The post Normalizohet situata në spitalin e Koçanit, familjarët e viktimave lejojnë trupat t’u bëhet autopsia appeared first on BoldNews.al.

❌
❌