Pas tetë muajsh demonstratash paqësore, lëvizja protestuese në Serbi po ndryshon kurs. Kur dhuna policore shtohet, protestuesit gjejnë rrugë të reja rezistence. “Nuk do t’ju themi çfarë të bëni, sepse e dini vetë.” Me këto fjalë, studentët në Beograd ia dorëzuan stafetën e rezistencës civile të gjithë shoqërisë serbe më 28 qershor 2025. Dorëzimi simbolik […]
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, madje, sipas tij, më afër sesa mbrojtja e tij e afërt. Kurti kërkoi sërish që ata t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare.
Kurti i bëri këto komente gjatë një ngjarjeje të hënën, pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje dhe fotografi që shfaqnin disa persona para ndërtesës së Presidencës së Serbisë, gjatë protestës së së shtunës, për të cilët pretendohet se janë të akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.
Radio Evropa e Lirë po verifikon identitetin e tyre.
Kurti tha se kjo dëshmon se ekzekutivi i tij ka pasur të drejtë kur ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” më 2023.
“Në Banjskë të Zveçanit, në fund të shtatorit e vranë rreshterin tonë policor, Afrim Bunjaku, dhe ne kërkojmë dorëzimin e kryekriminelit, kryeterroristit Millan Radoiçiq me 44 paramilitarë të tjerë të cilët morën pjesë në sulmin terrorist e kriminal të shtatorit të vitit 2023. Tash, të njëjtit janë më afër sesa mbrojtja e afërt e presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiç]”, tha Kurti gjatë një deklarimi për gazetarë në Bardhosh të Prishtinës.
Sipas tij, imazhet e kapura para ndërtesës së Presidencës serbe, tregojnë se sulmi në Banjskë më 2023 u krye nga një grup “kriminal e terrorist” që ishte “i dirigjuar, financuar nga Beogradi” dhe, siç tha Kurti, nuk ishte grup huliganësh.
“Janë njerëz të cilët janë ushtruar në Serbi, i marrin urdhrat prej andej dhe kanë bërë agresion në Kosovë. Ata duhet t’i dorëzohen Kosovës. Kjo flet se ne kemi pasur gjithçka të drejtë dhe tregon gjithçka për regjimin e Beogradit, i cili në njërën anë vepron kësisoj për shkak se i mohon krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e në anën tjetër vetëm sa e rrit bashkëpunimin me Kremlinin, me presidentin despotik, Vladimir Putin”, tha Kurti.
Në Kosovë është duke u zhvilluar gjykimi për rastin e Banjskës ndaj tre personave, ndërkaq në aktakuzën për sulmin e armatosur janë përfshirë 45 persona.
Gjatë këtij sulmi ishte vrarë polici Afrim Bunjaku. Ndërkaq, gjatë këmbimit të zjarrit me grupin e serbëve të armatosur u vranë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë.
Për Radoiçiqin dhe 41 të akuzuarit e tjerë të këtij rasti, që ndodhen në arrati, prokurorët kishin kërkuar gjykim në mungesë, por Gjykata Themelore e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre si të “pabazuar”.
Kush janë të pandehurit?
Në aktakuzë përmenden 45 persona:
Millan Radoiçiq, Bllagoje Spasojeviq, Vlladimir Tolliq, Dushan Maksimoviq, Vlladimir Radivojeviq, Uglesha Jarediq, Millorad Jevtiq, Vllastimir Andriq, Aleksandar Millosavleviq, Llazar Shmigiq, Velko Gjorgjeviq, Vlladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Millovan Kërstoviq, Urosh Milliq, Trajko Vasiq, Danillo Vasiq, Vukashin Jarediq, Sasha Periq, Nemanja Stankoviq, Momçillo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zharko Cvetkoviq, Kërsto Damjanoviq, Stefan Millosavleviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Milliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Axhiq, Millosh Millenkoviq, Gjorgje Balloviq, Danijell Gjukiq, Danillo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millosh Kragoviq, Milan Nedelkoviq, Nikolla Illiq, Vlladan Illiq, RAD D.O.O. dhe Radulle Steviq.
Serbia mohon akuzat e Kosovës se Beogradi qëndron prapa sulmit të armatosur në Banjskë, që Prishtina e cilëson si terrorist.
Kosova vazhdimisht i ka kërkuar Serbisë që t’i dorëzojë personat e akuzuar për rastin në Banjskë. Thirrje që ata të përballen me drejtësinë ka bërë edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara./REL
Në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovës Serbi dhe ulje në tryezën e zyrës ovale të liderëve të dy vendeve. Këtë paralajmëroi Charles Kupchan, ish-këshilltari i Barak Obamës në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa zbuloi se çfarë pritet të ndodhë në Ballkan por edhe arenën globale.
“Në mandatin e parë bëri progres në lidhjet e Kosovës e Serbisë dhe njohjet e Izraelit. Europa duhet të mendojë që të drejtojë këtë proces. Për sigurinë e vet dhe SHBA të jetë më e lirë për të qëndruar në indiano-paqësor. Në 6-8 muajt e ardhshëm do të shihni ulje të pranisë ushtarake në Europë. Mendoj se do të shihni edhe një ri angazhim të Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi dhe Trump që të sjellë liderët e dy vendeve në Zyrën Ovale, Trump e sheh veten e tij si paqebërës”.
Teksa kritikoi kryeministrin Albin Kurti, ish-këshilltari Kupchan u shpreh besimplotë për arritjen e kompromisit të vështirë e të dhimbshëm, siç e cilësoi, ai të paqes mes dy vendeve.
“Ne kemi ende në tavolinë një perspektivë që ofron dritë në fund të tunelit dhe është marrëveshja që negociatorët e BE dhe palët ranë dakord megjithëse nuk e nënshkruan. Por deri tani ne jemi në një pozitë të vështirë se pa qëndrueshmëri politike në Beograd dhe të njëjtën në Prishtinë. Mendoj që do arrijë një ditë dhe jo shumë larg në kohë që të dy vendet të bëjnë kompromisin e vështirë e të dhimbshëm për të arritur paqen. Kurti ka bërë disa gabime gjatë mandatit të tij, që ka ndërmarrë veprime megjithëse kanë konsistente me të drejtën e Kosovës për sovranitet, ishin provokative dhe bënë hapa pas në dialog. Por nuk është përgjegjësia e Kosovës se pala që ka tërhequr këmbën zvarrë është Serbia, por duhet që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë kompromisin e vështirë”, tha ai në A2 CNN.
Kupchan u shpreh optimist për integrimin e Ballkanit në NATO dhe BE dhe nuk shikon rikthimin e konflikteve në shkallë të gjerë.
“Ne kemi ende shumë punë për të bërë në Ballkan. Prishtina ka pësuar zhvillim të madh, por marrëdhëniet me Serbinë ngelen të dobëta. Në Bosnjë Hercegovinë qeveria ngelet e ndarë në vija etnike, Republika Srpska mbetet aktor i vështirë, Rusia e përdor këtë hapësirë në Serbi për të përfituar avantazh nga këto boshllëqe në rajon. Nuk pres rikthim të një konflikti të një shkalle të gjerë, por është shumë e rëndësishme për SHBA e BE që të drejtojnë e përdorin diplomacinë për të shtyrë Prishtinën e Beogradin që të ecin përpara. Ka ende shumë punë për të bërë por jam optimist për rezultatin final. Parashikoj integrimin e plotë të Ballkanit në BE e NATO”.
Protestat studentore në Serbi kanë vazhduar për shtatë muaj, duke sjellë ndikime të gjera dhe të larmishme. Të gjitha universitetet shtetërore janë të bllokuara, ndërsa mësuesit e shkollave fillore dhe të mesme ndaluan punën nga janari deri në prill 2025. Avokatët bënë grevë gjatë gjithë shkurtit, ndërsa fermerët dhe profesorët universitarë gjithashtu shprehën mbështetjen e tyre. Rrugë u bllokuan dhe studentët organizuan marshime jo vetëm në shumë pjesë të vendit, por edhe në institucionet e BE-së në Bruksel dhe Strasburg. Shoqëritë e pakicave kombëtare njoftuan së ishin ndjerë për herë të parë të barabartë me qytetarët serbë.
Megjithatë, rezultati më i rëndësishëm i protestave studentore ka qenë delegjitimimi i konsiderueshëm i qeverisë populiste të Partisë Progresive Serbe (SPP) të Aleksandër Vuçiç. Pas gjashtë muajsh betejash, është bërë e qartë se legjitimiteti i qeverisë nuk është vetëm në dyshim, por është i papërfillshëm.
Megjithatë, SPP mbetet në pushtet dhe duket se po bëhet akoma më represive. Qeveria ka prerë në mënyrë të paligjshme pagat e profesorëve universitarë që mbështesin studentët. Pa asnjë provë, ka akuzuar dhe burgosur gjashtë aktivistë opozitarë, përfshirë studentë. Në protestën më të madhe paqësore në Beograd më 15 mars, qeveria përdori një armë jo-vdekjeprurëse, “topin e zërit”, kundër tyre.
Dihet se represioni vjen në rritje, në përpjesëtim me legjitimitetin që po zbehet të qeverisë, por pyetja se çfarë do të thotë të qeverisësh pa legjitimitet mbetet e pazgjidhur. Problemi që ngriti kjo pyetje është realiteti i pushtetit pa legjitimitet – dhuna përmes së cilës po shkatërrohen të gjitha institucionet e shoqërisë demokratike dhe komuniteteve politike ashtu si i dimë ne.
Kjo është e papërfytyrueshme nga një perspektivë qytetare, pasi pushteti pa legjitimitet nuk mund të jetë vërtet pushtet. Ai mund të cilësohet vetëm nga fyerje juridiko-metaforike si “qeveri kriminale”, “shtet i kapur” ose “shtet mafioz”, në shpresë se këto terma do të mobilizojnë rezistencë ndaj gjendjes së re.
Sinteza disjuktive
Screenshot
Përtej protestave masive, një nga veprimet e rregullta të studentëve dhe qytetarëve rebelë vazhdon të jetë nderimi i të ndjerëve me heshtje gjashtëmbëdhjetëminutëshe (për të përkujtuar 16 viktimat e shembjes së çatisë në Novisad) në vende publike, të shoqëruara me bllokime rrugësh. Simbolikisht, ky veprim përçon një nga sloganet e protestës: “Gjithçka duhet të ndalet.” Gjithçka duhet të ndalet derisa të përcaktohet përgjegjësia për vdekjet, apo, siç kërkonin kërkesat fillestare të studentëve, derisa institucionet të fillojnë të bëjnë detyrën e tyre. Kjo iu referua kryesisht Prokurorisë Publike, nga e cila kërkohej një hetim i pavarur për shembjen e çatisë.
Është e njohur gjerësisht se prokuroria publike në Serbi nuk mund të jetë e pavarur për shkak të shkatërrimit të institucioneve që ka ndodhur me ngjitjen në pushtet të SPP-së. Nëse shtojmë faktin që kolapsi i çatisë ndodhi në stacionin hekurudhor të rinovuar së fundmi, pjesë e një projekti më të gjerë për rinovimin e rrjetit hekurudhor, kemi një situatë ku kërkesat e studentëve janë të pamundura për t’u përmbushur, sepse qeveria do të duhej që të arrestonte vetveten.
Që nga fillimi, natyra paradoksale e kërkesave të studentëve u pa si një taktikë – apel për njerëzit brenda institucioneve që t’u bashkohen protestuesve dhe qytetarëve për të çliruar prokurorinë si një “institucion i kapur”. Por, pavarësisht masivitetit së protestës, mobilizimi i punonjësve nuk ndodhi. Prandaj, studentët avancuan një kërkesë të re: shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo qeveri duhet rrëzuar nëse duam institucione të lira e të pavarura.
Pranohet gjerësisht se tragjedia nuk ishte aksident. Ndërsa “korrupsioni vret” ishte një slogan i shprehur fuqishëm në protesta, këto nuk janë thjesht për eliminimin e korrupsionit; që nga fillimi, ato gjithashtu kanë propozuar një model pozitiv për institucionet. Nuk është sekret se natyra kriminale e qeverisë serbe vjen nga korrupsioni individual i përhapur dhe klientelizmi masiv, që partia në pushtet përdor për të kontrolluar zyrtarët publikë. Ky korrupsion është arsye kryesore pse thirrjet për grevë të përgjithshme nga studentët nuk kanë qenë efektive.
Gjithashtu, narrativa anti-korrupsion është më shumë karakteristikë e opozitës politike se e studentëve, deklaratat e të cilëve janë vazhdimisht plot kërkesa për drejtësi, solidaritet, siguri dhe sundim të ligjit. Ndërsa opozita shpesh thekson rolin e saj në nisjen e protestave dhe përkujtimin e të vdekurve, madhësia e tragjedisë ishte motivuesi kryesor për pjesëmarrje masive në protesta.
Ne jemi mbërthyer nga përshtypja se natyra metaforike e vdekjes ka mobilizuar dhe aktivizuar njerëzit. Ky fenomen ndodhi për herë të dytë brenda një intervali të shkurtër historik dhe politik. Dy vjet më parë, një masakër në një shkollë fillore në Beograd rezultoi me vrasjen e dhjetë nxënësve dhe një të rrituri nga një student. Të nesërmen, një tjetër vrasje masive ndodhi në dy qytete pranë Beogradit.
Vdekja dhe aksidentet mund të konsiderohen në origjinë të ngjarjeve sociale dhe politike. Aspekti përkujtimor i protestave serbe është karakteristikë përcaktuese. Ndërsa fillimisht ishin shkaktuar nga dhuna ndaj studentëve, bllokadat studentore kanë funksionuar edhe si një tribut solemn për të ndjerët.
Do të ishte e pamundur të analizohej kjo situatë pa njohur rolin e vdekjes dhe vuajtjes, sepse kjo tregon edhe një fenomen global: qeverisje e papërgjegjshme dhe mungesë totale e sigurisë ligjore, e zhdukur me rregullimin e gjerë dhe “kriminalizimin” e pushtetit politik. Thelbi është se, ndërsa vdekjet dhe tragjeditë patën një rol thelbësor në mobilizim, nxitja organizative për këto ngjarje politike buron nga bllokadat studentore.
Ndryshe nga praktika zakonisht strukturore e opozitës politike, studentët fillimisht nuk kërkuan ndërrim regjimi, por ndërrim sistemi. Tani, megjithatë, ata po kërkojnë vërtet ndryshim regjimi, duke theksuar gjithashtu se opozita nuk duhet të përfshihet në listën që ata do të mbështesin.
Si pasojë, si lëvizja e protestës ashtu edhe opozita politike po kërkojnë të njëjtën gjë, por nuk po e bëjnë bashkërisht. Si ndodhi ky “mos-takim” i ndërsjellë, përballë përshtypjes së përgjithshme se këto protesta krijuan një aleancë të gjerë mes aktorëve të ndryshëm shoqërorë dhe politikë? Një dimension i këtij problemi është përpjekja shumëvjeçare e qeverisë për të diskredituar opozitën, gjë që ka bërë që qytetarët të hezitojnë ta përkrahin nga frika se do të njollosen edhe vetë. Ishte më e sigurt të pretendoje se aktivizmi qytetar nuk kishte lidhje me politikën – një qëndrim që, edhe përpara këtyre protestave, ishte një parakusht për protesta masive.
Kjo ka sjellë gjithashtu problemin e depolitizimit. Shprehja “kjo nuk është politike” vazhdon të dëgjohet – një frazë e përdorur për herë të parë nga prindërit e studentëve në protesta të mëparshme civile. Por ka lindur edhe problemi i “omnipolitizimit” – pretendimi se “gjithçka është politikë”. Kjo e fundit dëmton kapacitetin organizativ dhe hapësirën për negociata politike, të nevojshme për ndërtimin e aleancave për ndryshimin e qeverisë. Ky ishte edhe motivi kryesor pse studentët u distancuan nga çdo organizatë tjetër – qofshin parti opozitare, shoqëri civile apo grupe aktivistësh.
Sot kemi një përgjigje më të artikuluar politikisht nga studentët për distancën e tyre nga partitë opozitare. Konkretisht, studentët këmbëngulin për një listë zgjedhore që përjashton politikanët e spikatur opozitarë. Ata argumentojnë se opozita ka dështuar të bashkohet dhe të dalë me një listë të vetme që do të mund të rrëzonte qeverinë aktuale, në një mënyrë që do të frymëzonte besim në nivel kombëtar.
Kjo reflekton jo vetëm një trend global të krizës së partive politike, por gjithashtu tregon për subjektivizimin e vetë studentëve. Opozita ka dështuar aty ku studentët besojnë se kanë patur suksesin më të madh: në unitet. Për ta, gjëja më thelbësore është të jenë së bashku dhe të marrin vendime në mënyrë transparente përmes diskutimeve në plenume gjatë bllokadave. Siç vuri re një artist dhe profesor, studentët respektojnë kontratën sociale që kanë vendosur vetë për veten e tyre. Kjo ka befasuar të gjithë dhe ka thyer stereotipet për një gjeneratë digjitale vetë-referenciale dhe të mbyllur në vetvete.
Megjithëse janë brezi i parë i lindur me teknologji digjitale, marrëdhëniet personale janë thelbësore për studentët. Ata vlerësojnë shumë solidaritetin me grupe të ndryshme shoqërore dhe mungesën e hierarkisë, çka shpjegon edhe mungesën e liderëve apo konkurrencës së brendshme: ata respektojnë individualitetin dhe autenticitetin e gjithsecilit. Studimet tregojnë se ndërveprimi i tyre me brezat më të vjetër do të jetë vendimtar në të ardhmen.
Në një kuptim, kjo është pikërisht ajo që po ndodh në Serbi sot. Nëpërmjet veprimeve të tyre dhe ngulmimit thuajse kokëfortë në kërkesat e tyre, ata kanë nxitur forma solidariteti dhe mbështetjeje që askush nuk i kishte parashikuar. Në një moment, studentët u bënë thirrje qytetarëve të organizoheshin në asamble, duke ndjekur modelin e plenumeve, për të siguruar përfshirjen e të gjithëve në vendimmarrjen për çështjet shtetërore dhe kombëtare. Që nga ai moment, asambletë kanë prodhuar bllokada dhe protesta, të cilat e rrisin trysninë ndaj qeverisë aktuale.
Megjithatë, duhet theksuar se mbështetja dhe solidariteti shfaqen shumë më tepër në një plan emocional (afektiv) sesa në një plan organizativ dhe vendimmarrës politik. Qytetarët reagojnë me shumë emocione ndaj studentëve, i përqafojnë dhe qajnë, i shohin si fëmijët dhe çlirimtarët e tyre, dhe veten si prindër më shumë sesa si qytetarë aktivë.
Ndërkohë që plani emocional ka rëndësinë e vet dhe efekte pozitive, ai gjithashtu ka të metat e veta, sidomos kur vjen puna te ndërtimi i aleancave. Përtej mbështetjes deklarative dhe takimeve përkujtimore, punonjësit në institucionet publike nuk janë organizuar. Përshtypja është se përfshirja emocionale – kujdesi mbrojtës për studentët si të rinj, si fëmijë – mbizotëron mbi pjesëmarrjen aktive në një betejë të përbashkët. Me fjalë të tjera, prindërit nuk po marrin hapa më vendimtarë, dhe nganjëherë duket sikur po fshihen pas fëmijëve të tyre.
Mendohet gjerësisht se organizimi politik më i gjerë duhet të përfshijë negociata me partitë opozitare, dhe shumë shpresojnë se do të arrihet një formë bashkëpunimi. Megjithatë, pavarësisht se mbështesin studentët, opozita ende nuk ka ndërmarrë hapa për të krijuar një bashkëpunim politik me ta. As kërkesa e studentëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk e ka shtyrë opozitën që të jetë më vendimtare dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë, për shembull duke lënë parlamentin.
Në fillim të qershorit 2025, u mbajtën zgjedhje të rregullta në dy qytete më të vogla serbe. Në njërin prej tyre, e gjithë opozita, me ftesë të studentëve, u bashkua në një listë të vetme zgjedhore. Kjo njësi e paprecedentë, e mbështetur nga studentët, bëri që shumëkush të parashikonte fitoren. Megjithatë, qeveria e SPP-së e ruajti pushtetin me një diferencë të ngushtë, përmes manovrave nën rrogoz si: shantazhimi i nëpunësve publikë, mobilizimi “kapilar” (çdo anëtar partie duhet të sigurojë mbështetje nga familjarët e tij), blerje votash dhe shpërndarje dhuratash për pensionistët dhe të varfrit, si dhe parregullsi në listat e votuesve. Megjithatë, shumë nga brenda lëvizjes së protestës e konsiderojnë këtë zgjedhje një sukses dhe një provë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ata po kërkojnë.
Është e sigurt që bllokadat dhe protestat studentore e kanë bërë tashmë qeverinë të humbasë pjesën më të madhe të mbështetjes së dikurshme. Konkretisht, proceset e mbështetjes emocionale dhe simbolike ndaj studentëve kanë çuar në një humbje të legjitimitetit të qeverisë. Nga këndvështrimi i organizimit politik, kjo është një risi. Termi “sintezë disjunktive”, i cili nënkupton fragmentimin dhe krijimin e shumëllojshmërisë së dallimeve, me synim rilidhjen e komponenteve të ndara në kombinime dhe kuptime të reja, përshkruan në mënyrë të saktë këtë karakteristikë të protestës.
Këto protesta përfaqësojnë një lëvizje të rinisë dhe në mbështetje të saj, duke simbolizuar një ndryshim radikal brezash dhe një rilindje kombëtare. Për herë të parë pas shumë vitesh, njerëzit në Serbi po shohin një të ardhme për veten e tyre dhe për fëmijët e tyre. Duke pasur parasysh kontekstin global të kërcënimeve në rritje ndaj demokracisë nga regjimet joliberale dhe luftërat, ajo që është veçanërisht interesante është se kjo e ardhme ende konceptohet si demokratike. Megjithatë, ky vizion nuk është imun ndaj zhvillimeve globale, ku vlerat demokratike tashmë perceptohen më shumë si kombëtare sesa universale. Kjo është një formë e re sovraniteti, por gjithashtu edhe e izolimit – që shmang të kuptuarit e mëparshëm të demokracisë si vlerë universale.
Luftë në planin simbolik
Gjatë protestave dhe marshimeve të gjata rraskapitëse, duke përshkuar qindra kilometra nëpër thuajse gjithë Serbinë – deri në atë pikë sa qytetet e tyre të origjinës nuk dallohej më cilat ishin – studentët ngritën flamuj shtetërorë, kënduan himnin kombëtar dhe mbanin me vete kopje të kushtetutës.
Studentët përqafuan simbolet kombëtare, i rikthyen për vete dhe në mënyrë efektive ua “rrëmbyen” ato qeverisë. Ishin ata, dhe jo regjimi aktual, që organizuan festimin e vërtetë të Ditës së Pavarësisë në Kragujevac, kryeqyteti i parë i Serbisë. Në këtë kontekst, demagogjia e qeverisë – e cila e portretizon veten si mbrojtëse e interesave shtetërore dhe kombëtare serbe – del e pafuqishme. Duke marrë në dorë këto simbole, studentët, në njëfarë mënyre, po përvetësojnë vetë shtetin, që synojnë ta shpëtojnë nga qeveria e korruptuar.
Protestat studentore në Serbi kanë marrë mbështetje nga shumë njerëz në ish-republikat jugosllave, të cilët besojnë se këto protesta mund të lindin një Serbi tjetër – jo-hegjemoniste dhe paqësore. Është domethënëse që askush prej tyre nuk i referohet Jugosllavisë, projektit socialist emancipues që përfundoi me luftëra të përgjakshme të udhëhequra, në pjesën më të madhe, nga Serbia. Prandaj, është pothuajse e pabesueshme që sot, ndërsa mbështesin studentët, kroatët i referohen atyre si “serbët tanë”, ndërsa boshnjakët që jetojnë në Serbi – dikur ndër viktimat më të mëdha të luftërave – për herë të parë ndihen si qytetarë të barabartë.
Një episod i fundit na çarmatosi të gjithëve: një bllokadë e radiotelevizionit shtetëror u organizua gjatë festës së Pashkëve. Për të mbajtur bllokadën dhe njëkohësisht lejuar studentët ortodoksë të festonin me familjet, ata u zëvendësuan nga studentë boshnjakë nga Novi Pazari. Dhe nuk përfundoi me kaq: me atë rast, një veteran i ushtrisë serbe nga luftërat e viteve ’90 përshëndeti asamblenë e bllokadës me fjalët “Selam alejkum”, duke u siguruar prindërve të studentëve boshnjakë se do t’i mbronin, sepse të gjithë studentët ishin “fëmijët e tyre”.
Pa dyshim, diçka po ndryshon në lidhje me nacionalizmin, forcë që është ushqyer nga të gjitha regjimet pas-Jugosllavisë. Duket se qytetarët e këtyre vendeve po ndihen gjithnjë e më pak të kërcënuar, edhe kur studentët në Serbi, gjatë marshimeve të tyre, mbajnë jo vetëm flamuj shtetërorë por edhe ikona ortodokse, kryqe dhe simbole të tjera nën të cilat Serbia ka luftuar në vitet ’90.
Megjithatë, qytetarët që kanë qenë aktivë në politikat e paqes dhe kundër luftës, shprehin ende shqetësim. Ata kanë frikë se kjo simbolikë tregon se parimi udhëheqës i “së vërtetës, përgjegjësisë dhe pajtimit” ndoshta nuk do të vendosë kurrë rrënjë të vërteta. Studentët vetë ndiejnë se përballja me të kaluarën e luftës është një barrë shumë e rëndë për ta – duke qenë se as nuk ishin gjallë gjatë viteve ’90. Qartësisht, shqetësimi i tyre kryesor është e tashmja. Kështu, kur ata deklarojnë respekt për kushtetutën, pohojnë gjithashtu respektin për preambulën e saj, e cila pretendon se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.
Të gjitha këto janë pyetje dhe probleme për të cilat do të duhen zgjidhje – me më shumë besim sesa çfarë kishte e kaluara e traumatizuar. Lufta në Kosovë, humbjet masive njerëzore dhe krimet e kryera, dhe sidomos lufta shqiptare për vetëvendosje dhe pavarësi janë çështje politike të së tashmes së ardhshme. Shpresohet që studentët të zgjedhin politika që nuk do t’i përçajnë, të paktën derisa të arrijnë qëllimin e tyre. Këtë qëndrim e mbështet edhe opinioni publik konservator-nacionalist, i cili beson se Vuçiç e ka tradhtuar Kosovën dhe ka kapitulluar ndaj pavarësisë së saj – një ndjenjë me të cilën këta të rinj tani duhet të përballen./ Përkthyer nga Eurozine.com
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u tha gazetarëve në Beograd të hënën se Serbia ndaloi eksportimin e armëve në Izrael pasi ky i fundit filloi të sulmonte Iranin. Duke iu përgjigjur pyetjeve në një konferencë për shtyp, Vuçiçi tha se Serbia ishte i vetmi vend në Evropë që kishte eksportuar armë në Izrael pas sulmit të […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 23 qershor se Serbia “nuk është duke eksportuar” më armë.
I pyetur nga gazetarët nëse Serbia ka zgjedhur anë në konfliktin Izrael–Iran përmes eksportit të municionit drejt Izraelit, Vuçiq tha se shteti “ka pezulluar të gjitha eksportet” dhe se municionin po e dërgon vetëm në kazermat e ushtrisë serbe.
“Ne tani nuk eksportojmë asgjë. I kemi ndalur të gjitha dhe, nëse do të lejohet diçka, duhet të merren vendime të posaçme dhe të veçanta. Pastaj, do të shohim si do të veprojmë, në përputhje me interesat e Serbisë. Organet më të larta shtetërore do të informohen për këtë”, tha Vuçiç.
Pas mbledhjes së kolegjiumit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Vuçiç tha se “është një gjë” fakti që Serbia, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, e kishte lejuar eksportin e municionit drejt asaj shteti.
“Por, situata sot është ndryshe. Ne tani i kemi ndalur në mënyrë të plotë të gjitha [eksportet] dhe i dërgojmë vetëm për ushtrinë tonë”, shtoi ai.
Duke iu përgjigjur kritikave për eksportin e armëve, Vuçiç tha se kujdeset për sigurinë e shtetit, por edhe për punëtorët në industrinë e mbrojtjes, ku prodhohet municioni që Serbia më herët e eksportonte jashtë vendit.
Ai shtroi pyetjen se “kush është ai përdorues i lejuar final” për armët dhe pajisjet ushtarake.
“Nuk bënë në Azi, as në Afrikë, as në Evropë, as në Amerikë. Ku doni, në Antarktidë ta eksportojmë municionin?” pyeti Vuçiç me ironi.
“Sepse, e kemi parë që është shfaqur municioni në Ukrainë, nga të dyja palët. Të dyja anët ankohen. Dhe, për të ndryshuar diçka, mund vetëm në këtë mënyrë – që të them: të gjithë municionin, për një periudhë, vetëm për kazermat tona”, theksoi ai.
Duke folur për konfliktin Izrael–Iran, Vuçiq tha se Serbia dëshiron paqe në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. “Për ne, edhe Izraeli edhe Irani janë vende mike”, shtoi ai. Vuçiç po ashtu tha se është në kontakt me presidentët e Iranit dhe Izraelit.
Ai theksoi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të afërta dhe partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara, por vlerësoi se “nuk ka asnjë dyshim se është shkelur e drejta ndërkombëtare” me sulmin ndaj caqeve në Iran.
Në një kohet tensionesh gjeopolitike globale dhe me luftërat ne Europen Lindore dhe Lindjen e Mesme, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë duhet thënë se forcat ushtarake te vendi të tij ndodhen në pozitën e tyre me te fuqishme ndonjëherë.
Në një intervistë për televizionin “Prva”, ai theksoi se shumë nga blerjet ushtarake të viteve të fundit janë bërë në mënyrë konfidenciale dhe vetëm një rreth shumë i kufizuar individësh është në dijeni të plotë për to, duke sinjalizuar kështu forcimin e mëtejshëm të ushtrisë serbe.
Vuçiç bëri të ditur se në shtator planifikohet organizimi i një parade madhështore të ushtrisë, gjatë së cilës do të prezantohet për publikun pjesë e kapaciteteve të reja. Ai tha se përgatitjet janë mbajtur të fshehta qëllimisht dhe e përshkroi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për të ardhmen e sigurisë së vendit.
Sipas kreut të shtetit serb, ndryshimet në ushtri janë thelbësore dhe vendimtare. Ai shprehu bindjen se Serbia po ndërton një fuqi ushtarake të padukshme për publikun, por mjaft efikase në rast nevoje për t’u mbrojtur.
Vuçiç përmendi në intervistën e tij për televizionin Serb se Beogradi zyrtar duhet të mbrohet dhe shembull për diçka të tillë mori marrëveshjen rajonale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes. Vuçiç tha se palët ishin përpjekur që të përfshinin në këtë marrëveshje edhe Bullgarinë, duke bërë kështu qe Beogradi zyrtar të punojë për të përforcuar mbrojtjen e vendit.
Pavarësisht deklaratave të Vucic, Shqipëria Kosova dhe Kroacia e kanë bërë të qartë se bashkëpunimi i tyre në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë synon që të bëj bashkë palët në përballje me rreziqet hibride, dhe se ky nuk është krijimi i një blloku ushtarak.
Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan.
“Vetëm një numër i vogël njerëzish e d çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi gjithçka është bërë në fshehtësi”, pohon presidenti serb, që shton se ushtria serbe po bëhet tmerrësisht goditëse.
Në intervistën televizive ai paralajmëroi se gjate një paradë madhështore në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka qe posedon dhe se shumë do të habiten kur të shohin arsenalin.
“Serbia do të jetë një fortesë e pathyeshme dhe gjithmonë e pamposhtur për çdo pushtues dhe nuk do të qëllojë askënd me shigjetë. Ne jemi një vend paqedashës, gjithmonë duam paqe, por nuk jemi as aq të verbër dhe as aq budallenj sa të mos shohim se çfarë po ndodh në botë. Mos kini iluzionin se kërcënime të tilla nuk ekzistojnë më dhe se shumë njerëz nuk po bëjnë plane”, deklaroi Vuçiç.
Vuçiç theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.
“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, përfundoi Vuçiç.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Ushtria e Serbisë është “më e fuqishme se kurrë” dhe shtoi se “vetëm një numër i vogël njerëzish e di” çfarë është blerë gjatë viteve të fundit, pasi “gjithçka është bërë në fshehtësi”.
Në një intervistë për televizionin Prva më 20 qershor, ai tha se gjatë një “parade të madhe” ushtarake në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka që posedon.
“E kemi mbajtur të fshehur, por këto janë ndryshime të mëdha për Ushtrinë e Serbisë në periudhën e ardhshme. Janë më së shumti pesë persona që dinë çfarë kemi sjellë. Qëllimi ynë është ta mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiç, pa sqaruar se nga kush Serbia duhet të “mbrohet”.
Ai shtoi se ushtria “po bëhet tmerrësisht goditëse”.
Vuçiq tha se Serbia ka mbajtur të fshehura edhe shumë pajisje që ka blerë dhe paralajmëroi se “shumë do të habiten” kur të shohin çfarë posedon ushtria.
Sipas tij, Prishtina, Zagrebi dhe Tirana “po krijojnë një aleancë ushtarake” dhe se vazhdimisht po e ftojnë Sofjen që t’u bashkohet, gjë që e ka detyruar Serbinë “të armatoset”.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Deklarata është përshkruar si një dokument trilateral që forcon bashkëpunimin dhe thekson rëndësinë e një qasjeje të përbashkët ndaj sfidave të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të dëmtojnë stabilitetin rajonal, ndërkohë që nënshkruesit mohuan se synojnë krijimin e një aleance ushtarake.
Ceremonia e nënshkrimit të nismës për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë në Tiranë më 18 mars 2025.
Vuçiq theksoi se Beogradi nuk përbën kërcënim për vendet fqinje dhe se “nuk do të jetë i pari që do të qëllojë me shigjetë”, por se “duhet të jetë vigjilent”.
“Jemi të rrethuar nga vende të NATO-s – kë mund të kërcënojmë ne? Askënd. Por duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë”, tha Vuçiq. /Radio Evropa e Lirë
Fakti që ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiæ” ka ngjallur dyshime të shumta rreth sigurisë së këtij dueli, në një tempulli që e ka kapacitetin mbi 50.000 spektatorë.
I fundit që e ka komentuar këtë vendim të Federatës Serbe të Futbollit ka qenë numri “1” i shtetit, fjala është për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic.
Dueli paraprakisht ishte planifikuar të mbahej në Leskovac. Ja çfarë thotë Vucic: “Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd.
Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac kundër Anglisë dhe Shqipërisë.
Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd”. Vlen të përmednim se takimi Serbi-Shqipëri është planifikuar në datën 11 tetor në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, udhëtoi të mërkurën për në qytetin ukrainas të Odesës për një samit rajonal, hera e parë që udhëheqësi miqësor me Moskën viziton vendin gjatë 12 viteve të tij në pushtet. Në një deklaratë, zyra e Vuçiç tha se ai do të udhëtojë për në Ukrainë për një ditë për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në portin e Odesës në Detin e Zi, i cili këtë javë u përball me një sulm të madh rus me dronë dhe raketa.
Politikanë të lartë nga 12 vende të Evropës Juglindore pritej të merrnin pjesë në samit. Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Rusia, një aleat tradicional sllav dhe krishterë, mbetet furnizuesi i saj më i madh i gazit, dhe rafineria e vetme e naftës në vend është në pronësi të shumicës nga Gazprom.
Edhe pse Beogradi ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, ai ka dënuar politikat e Moskës në Kombet e Bashkuara dhe ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës. Vuçiç është takuar më parë edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të paktën tre herë.
Beogradi e njeh Ukrainën në tërësinë e saj, duke përfshirë territoret e konfiskuara nga Rusia që nga viti 2014, ndërsa Kievi refuzoi të njohë pavarësinë e vitit 2008 të Kosovës, ish-provincës jugore të Serbisë, kryesisht me shumicë shqiptare.
Në fund të majit, SVR, shërbimi i inteligjencës së jashtme rus, akuzoi Beogradin për “një thikë pas shpine”, duke pretenduar se prodhuesit e mbrojtjes të Serbisë po i shisnin municione dhe armë Ukrainës nëpërmjet ndërmjetësve.
I vetmi president serb që vizitoi Ukrainën që kur vendi ballkanik u bë i pavarur në vitin 2006 ishte Boris Tadiç në vitin 2011. Presidenti i mëparshëm i Ukrainës, Petro Poroshenko, vizitoi Serbinë në vitin 2018. /Reuters
Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike. Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan […]
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u largua i irrituar nga një konferencë për mediat pas një debati të tensionuar me gazetarët. Shkak për reagimin e tij u bë një pyetje që nuk i pëlqeu, duke e shtyrë atë të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të mediave.
Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një incident të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe iu thye nofulla, raportohet në mediat vendase.
“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan në mënyrë të organizuar, me qëllim dhe me vetëdije, përballen vetëm me akuza për pakujdesi…”, – u shpreh Vuçiç me tone të ashpra.
Kur gazetarët tentuan të reagojnë, duke theksuar se edhe ata mund të japin shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe u qortoi për sjelljen e tyre.
“Ju ende mendoni se kjo është për të qeshur. Ju, nga N1 dhe Nova S. Unë jo. Mësohu të sillesh më mirë, bir. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq,” tha ai me nervozizëm të dukshëm.
Samo smo se @novinarupenziji i ja pogledali i klimnuli da možemo da objasnimo, izdra se predsednik na nas, naljuti se, pobeže i ništa od pitanja, reklo bi se neka napetost šta li je pic.twitter.com/jjYAPNS66S
Gazetarja Zhaklina Tataloviç publikoi një video të momentit në llogarinë e saj në platformën X, duke e përshkruar situatën si të tensionuar dhe të pakëndshme.
“Vetëm shkëmbyem një shikim me @novinarupenziji dhe bëmë shenjë që mund të japim një shpjegim, por presidenti na bërtiti, u zemërua dhe u largua,” – shkroi ajo.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç” në të cilin janë përfshirë “të gjitha institucionet shtetërore”.
“Nisur nga shkollat fillore e të mesme, te universitetet dhe tentimet në sistemin shëndetësor, e deri te termocentralet nga të cilat varet jeta në Serbi. Mos të përmendim policinë. Kur të dalin këto të dhëna të tmerrshme do të shihni se kush po ‘pomponte’ dhe kush po bënte marrëveshje me kë”, ka thënë Vuçiç më 2 qershor, sipas agjencisë së lajmeve BETA.
Ai ka thënë se për organizim të këtyre aktiviteteve “janë dashur fonde nga jashtë, këshilla politike dhe mësime për t’u mësuar”. Megjithatë, ai nuk ka treguar se prej ku kanë ardhur ato që ai i ka përshkruar si “fonde prej jashtë”.
Vuçiç i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me përfaqësues të studentëve që kundërshtojnë bllokadat nëpër fakultete, të mbajtur në ndërtesën e Presidencës në Beograd.
Duke i komentuar aktivitetet e studentëve gjatë bllokadës, ai ka thënë se ata kanë bërë “gabime çuditërisht të mëdha” dhe që kanë mësuar që “të mos i japin kundërshtarit politik më shumë kohë, sidomos kur është më i shkathët”.
Studentët janë duke bllokuar punën e fakulteteve publike për më shumë se gjashtë muaj, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 16 personave në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.
Ata kanë organizuar protesta për muaj të tërë dhe janë mbështetur nga qindra mijëra protestues, përfshirë punëtorë të organizuar nëpër sindikata, sikurse bujqit, avokatët, aktorët.
Vuçiç ka thënë se shteti do të mundësojë mbajtjen e provimeve për të gjithë nxënësit që duan të regjistrohen nëpër universitete.
“Do të pranoheni nëpër universitete. Fatkeqësisht ne tashmë kemi lejuar shumë gjëra. Njerëzit janë duke na kritikuar me të drejtë, por ne do të tregojmë njëherë e përgjithmonë se shteti është shtet”.
Sipas presidentit serb, shteti ndan 54.8 miliardë dinarë (rreth 500 milionë euro) në vit për edukim të lartë, “dhe atë vetëm që dikush t’i bllokojë fakultetet”.
Ai ka thënë se për këtë arsye, do të ofrohet “mbështetje më e madhe për fakultetet private”.
Millosh Pavlloviç, përfaqësues i studentëve që kundërshtojnë bllokadat, ka thënë se ata janë duke kërkuar vetëm që shteti t’ua mundësojë qasjen në mësime.
Në fillim të majit, studentët që organizojnë bllokadën, kanë shtuar në listën e kërkesave edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse konsiderojnë që për shkak të “korrupsionit të rrënjosur”, institucionet nuk po arrijnë të punojnë siç duhet.
Megjithatë, përfaqësuesit qeveritarë e kanë refuzuar këtë kërkesë.
Ata kanë përsëritur disa herë që të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar, derisa akademikët vlerësojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe vazhdojnë me bllokada. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë
Ish-drejtori i informacionit në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Donat Syla, komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe rajon gjatë një interviste në emisionin “Balkan Update” në ABC Neës, ku dha një vlerësim të ashpër për presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Syla deklaroi se presidenti serb po udhëheq vendin me autoritarizëm dhe po dëmton interesat e qytetarëve serbë për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të paqarta me aktorë të huaj.
“Vuçiç qeveris me dorë të hekurt, është një politikan pa karakter, i cili po luan me marrëdhëniet mes Rusisë, BE-së dhe së fundmi me SHBA-të. Faji kryesor është faji i tij, dhe fakti që ka shkaktuar shumë pakënaqësi për shkak të aferave korruptive. Është duke shkaktuar dëme Serbisë dhe shtetasve serbë,” u shpreh Syla.
Ai theksoi se protesta masive janë bërë pjesë e përditshme në Serbi, me qytetarë dhe studentë që bllokojnë rrugët dhe urat në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisjes aktuale.
“Kemi protesta masive që kanë shoqëruar Serbinë këtu edhe 7 muaj. Ka studentë dhe qytetarë të pakënaqur që dalin dhe bllokojnë rrugët dhe urat e qyteteve. Vuçiç, për të kaluar këto protesta, po ndihmon financiarisht universitetet private. Vuçiç është mësuar që të mbijetojë në kriza. Por, kam frikë se do të krijojë trazira në Veri të Kosovës,” paralajmëroi ai.
Duke iu referuar kontekstit rajonal, Syla tha se liderët aktualë nuk kanë treguar angazhim të sinqertë për demokracinë në Kosovë, ndaj kërkoi kujdes nga qytetarët.
“Ne nuk mund të presim surpriza. Sepse asnjë nga liderët nuk kanë treguar një qasje diplomatike për demokracinë e Kosovës. Prandaj ne si popull duhet të jemi vigjilentë si popull,” Donat Syla./abcnews.al
Pas presionit të organizatave studentore që po protestojnë që nga nëntori i vitit të kaluar, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do të shpallen zgjedhje të parakohshme. Vuçiç, gjatë një vizite në qytetin Zajecar në lindje të Serbisë, komentoi deklaratat se nuk guxon të shkojë në zgjedhje.
“Kur t’i përfundojmë përgatitjet, do t’i shpallim zgjedhjet e parakohshme. Do t’i mposhtim bindshëm”, u shpreh Vuçiç.
Ekspozita ndërkombëtare Expo 2027, e planifikuar të mbahet në Serbi nga 15 maji deri më 15 gusht 2027, është përmendur si arsyeja për shtyrjen e përkohshme të vendimit për zgjedhjet, megjithëse Vuçiç nuk tregoi se kur përgatitjet do të përfundojnë.
Thirrja për zgjedhje të parakohshme erdhi si kërkesë kryesore nga organizatat studentore, të cilat, pas muajsh protestash, e përcaktuan këtë si hap të domosdoshëm për shkak se kërkesat e mëhershme të tyre nuk u përmbushën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e shpërbleu me një dekoratë shtetërore kongresisten Claudia Tenney, bashkëkryetaren e Grupit Parlamentar Serb në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të mërkurën në Beograd.
Në një ceremoni në zyrën e presidentit, Vuçiqi tha se Tenney u dekorua me “Urdhrin e Flamurit Serb, për shërbimet e saj në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Zonja Tenney ishte me ne në disa nga momentet më të vështira për vendin tonë. Ajo ishte një nga të paktat që donte të fliste me ne kur pak të tjerë donin. Ajo është një person që, pavarësisht presioneve të shumta me të cilat u përball në zonën e saj zgjedhore, gjithmonë ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë”, tha Vuçiq.
Ai e falënderoi veçanërisht atë “për kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme” të Qeverisë së Kosovës.
Në fjalën e saj pasi iu dha dekorata shtetërore, Claudia Tenney tha se lidhjet e saj me këtë rajon datojnë që nga fillimi i viteve ‘80, kur ajo ishte studente në Beograd, në Jugosllavinë e atëhershme.
“Atëherë filloi ‘odiseja’ ime. Jam e lidhur me të gjithë njerëzit në ish-Jugosllavi”, tha ajo.
Kongresiste nga Partia Republikane e presidentit amerikan, Donald Trump, Tenney tha se foli në telefon me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë dhe se ai i tha asaj se shpresonte të vizitonte Serbinë një ditë.
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” nga Kosova dhe Serbia në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Porosia e Kaja Kallasit, me paralajmërimin se dialogu është domosdoshmëri që ato të ecin drejt integrimit evropian, u dha në prag të vizitës së saj në kryeqytetet e dy vendeve, të mërkurën dhe të enjten.
Më vonë, në Beograd, ajo tha se planifikon të ftojë në Bruksel “sa më parë të jetë e mundur” përfaqësues nga të dy vendet “për të diskutuar hapat përpara” – pa përmendur se kush do të marrë ftesë saktësisht.
Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe në Beograd janë pesimistë nëse rikthimi në dialogun e nivelit politik ndërmjet dy vendeve është i mundshëm tash për tash.
Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova ende nuk ka arritur të përmbyllë konstituimin e Kuvendit, që do t’i hapte rrugë procesit të krijimit të qeverisë së re.
Ndërkaq, Serbia, në muajt e fundit është duke u përballur me protesta të shumta dhe turbullira politike.
Legjitimiteti i palëve biseduese
Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se dialogu nuk ka kuptim, nëse ai nuk udhëhiqet nga liderë që kanë kredenciale dhe legjitimitet në vendet përkatëse.
Problematika kryesore, sipas tij, ndërlidhet me faktin se Kosova drejtohet nga një qeveri në detyrë.
Në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dialogu me Serbinë udhëhiqet vetëm nga qeveria e vendit. Ndërkaq, në këtë proces, palën e Serbisë e drejton presidenti i saj.
“Unë nuk besoj që do të kemi rund apo përpjekje për një takim eventual, të paktën jo për aq kohë sa nuk themelohet qeveria e re në Kosovë”, thekson Hoti.
Në anën tjetër, pas një incidenti në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar, që i mori jetën 16 personave, autoritetet në Serbi u ballafaquan me protesta për disa muaj.
Qeveria e atjeshme, e drejtuar nga Millosh Vuçeviq, dha dorëheqje dhe u zëvendësua nga një kabinet qeverisës që aktualisht drejtohet nga Gjuro Macut, i cili, sikurse paraardhësi, është pjesë e Partisë Progresiste Serbe, e themeluar nga presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Dushan Janjiq, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhvillimet e muajve të fundit në Serbi e kanë luhatur seriozisht pushtetin e Vuçiqit.
“Në Serbi nuk ka qeveri legjitime, por vetëm legale”, shprehet Janjiq, duke shtuar se insistimi i përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kallas, për rinisje të dialogut tani, duket si qasje burokratike, me sloganin “duhet të nisë”.
“Mirë që ka ardhur [Kallas, në Beograd dhe në Prishtinë], që të shohë se negociuesit me të cilët bisedon janë ‘rrëfim bosh’, dhe të nisë ta përgatisë aparatin e saj dhe veten për një metodologji të negociatave. Në rast të kundërt, do ta humbë mandatin e lehtësueses [së dialogut]”, vlerëson Janjiq.
Faza e ardhshme e procesit
Të mërkurën, Vuçiq tha se “Serbia është e vendosur për dialog konstruktiv me ndërmjetësimin e BE-së”.
Por, ai shtoi se ia ka përkujtuar kryediplomates Kallas se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga pala kosovare është “një parakusht për përparim të mëtejmë në dialog”.
Gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në procesin e dialogut e ka shprehur edhe presidentja Vjosa Osmani, por ajo i ka bërë thirrje BE-së që, paraprakisht, “duhet të flasim për heqjen e masave nga ana e BE-së, sepse kjo e dëmton edhe vetë kredibilitetin e BE-së”.
BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit. Masat e tilla vazhdojnë të jenë në fuqi.
Në prill, Kallas bëri me dije se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit.
Duke iu referuar kësaj deklarate, Hoti shpreh mendimin se nuk ka shumë tema për të cilat mund të bisedohet, kurdo që të rinisë dialogu në Bruksel.
Sipas tij, problem mbetet zbatimi i marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë atë kryesoren, Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur si Marrëveshja e Ohrit.
“Fundja, nëse ne kemi në sfond një listë të marrëveshjeve, për të cilat është dhënë pajtimi nga udhëheqjet përkatëse, dhe nuk kemi zbatimin e tyre praktik, vazhdimi i procesit negociues del i panevojshëm, i palogjikshëm, nuk ka racionalitet”, thotë Hoti.
Ai pret që strategjia e re e Kallasit në fazën e ardhshme të dialogut të jetë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme, duke ushtruar presion të balancuar tek të dyja palët.
Edhe Janjiq shpreson që vazhdimi eventual i procesit, kurdo që të ndodhë gjatë mandatit të Kallasit, të mos jetë përsëritje e qasjes së “menaxhimit të konfliktit”, siç ishte, sipas tij, gjatë mandatit të pararendësit të saj, Josep Borrell.
“Shpresoj që ata [BE-ja] do të mendojnë seriozisht dhe do të nisen rrugës që do ta ndjekin amerikanët. Kjo nënkupton: tavolina të rrumbullakëta, procese të shkurtuara të bisedimeve dhe, më e rëndësishmja, të hapin ‘Zyrën për zbatim’”, shprehet Janjiq.
“Zyra për zbatim”, sipas tij, do të mbikëqyrte zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash në procesin e dialogut, dhe do t’i raportonte BE-së për rezultatet.
Megjithatë, ai nuk pret që procesi të rinisë deri në fund të këtij viti, pa arritjen e stabilizimit të rrethanave dhe skenave politike në Kosovë dhe në Serbi./ REL
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u nis sot drejt Moskës në një takim “kokë më kokë” më Presidentin rus, Vladimir Putin. Udhëtimi i tij i shumëpërfolur drejt Rusisë zhvillohet në kuadër të Paradës së Fitores, ceremonisë së famshme ushtarake, që Rusia mban çdo vit në 9 maj, si festë përkujtimore ndaj fitores ndaj nazizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Në “Balkan Update” në ABC News, eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha se Vuçiç iu bind presionit që mori nga Vladimir Putin dhe kundërshtoi paralajmërimet e BE-së për të mos shkuar në Moskë.
Elezi shtoi se Vuçiç dhe Dodik janë dy figura që përdoren si “marioneta” në duart e Putin, dhe se synimi i tyre është destabiliteti në rajon.
“Në fakt presioni i Moskës zyrtare bëri që Vuçiç që të arrinte në Moskë. Vuçiç tha se i ishte pamundësuar fluturimi në dy vendet e tjera, ishte një aktrim, dhe bashkë me aleatin e tij shkuan në Moskë. Në fakt SHBA kishin kërkuar nga Vuçiç që të mos merrte pjesë në Moskë. Presidenti Serb nuk dëgjoi paralajmërimet në BE. Bashkë me Dodik mbeten dy figurat që do të përdoren nga Moska. Takimi është klasifikuar si një bisedë e fshehtë dhe do të marrë urdhra konkretë nga shefi i tij Putin. Madje mund të përdorë serbët në katër komunat serbe në Kosovë, për të shkaktuar destabilitet dhe hedhë poshtë të gjitha përpjekjet e SHBA për stabilitet në rajon”, tha eksperti i sigurisë./abcnews.al
“Jam i bindur se Serbia do të mbetet në rrugën evropiane. Nëse BE-ja dëshiron të ndëshkojë dikë, le të më ndëshkojë mua. Unë do ta pranoj dënimin dhe do të kërkoj që të mos ndëshkohet i gjithë vendi”, tha Vuçiç për median serbe. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se pret pasoja për shkak të pjesëmarrjes së tij në paradën ushtarake ruse, por se pret që Bashkimi Evropian ta ndëshkojë atë personalisht, e jo Serbinë.
Vuçiç mbërriti sot në Moskë përmes Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, pasi Letonia dhe Lituania nuk i lejuan kalimin e avionit të tij mbi territorin e tyre. “Udhëtuam përmes Bullgarisë, Turqisë dhe Azerbajxhanit, dhe kur na u lejua korridori, vazhduam rrugën. Mbërrita në Moskë ku më priti zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko, një nga figurat më të rëndësishme të diplomacisë ruse”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se disa anëtarë të qeverisë së Serbisë i kishin sugjeruar masa reciproke ndaj Letonisë dhe Lituanisë, por se ai ishte kundër një veprimi të tillë.Presidenti serb theksoi gjithashtu se është krenar që, si president i një vendi populli i të cilit luftoi kundër fashizmit, do të marrë pjesë në paradën ushtarake me rastin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
“Populli serb nuk ka pse të turpërohet, por duhet të jetë krenar për luftën e tij kundër fashizmit. Nëse ndonjë popull ka të drejtë të krenohet me luftën kundër fashizmit, ai është populli serb”, tha kreu i qeverisë serbe. Ai shtoi se nesër do të takohet me patriarkun rus Kirill, të cilit do t’i dorëzojë një dekoratë, si dhe me presidentin e Kazakistanit, Zhomart Tokajev, ndërsa të premten, pas paradës, fillimisht me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe më pas me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Vuçiç deklaroi se me Putinin do të diskutojë për një marrëveshje të re për gazin natyror dhe për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), ndaj së cilës Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione për shkak të pronësisë së saj ruse, si dhe për bashkëpunimin politik në nivel ndërkombëtar.