Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Main stream

Aksident në rrugën Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën elektrike

By: e xh
4 August 2025 at 18:00

Një aksident ka ndodhur këtë të hënë në aksin  Fier- Levan, në afërsi të “ Kthesës së Zhupanit” .  Një automjet  ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit , i  cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE , për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë.

Ambasadori gjerman viziton fshatin Bisnicë në Pogradec

4 August 2025 at 19:21

TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner vizitoi së fundmi fshatin Bishnicë në rrethin e Pogradecit, ku organizata gjermane humanitare “Christliches Hilfswerk Wismar” prej shumë vitesh zhvillon punë sociale dhe me të rinjtë.

Ambasada financoi sigurimin e materialeve të ndërtimit për një qendër shëndetësore, e cila u ndërtua me punë vullnetare.

Mirëmbajtja e godinës sigurohet nga Bashkia e Pogradecit, e cila në të njëjtën ndërtesë menaxhon edhe një shkollë komunitare.

Ky projekt është një shembull i bukur i ndihmës “Hilfe zur Selbsthilfe” dhe i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme.

Ambasada gjermane shprehu në një postim në rrjetet sociale falenderime të përzemërta për Bashkinë, komunën Vërçan dhe organizatën “Christliches Hilfswerk Wismar”, si dhe për kryetarin e saj të palodhur, Frieder Weinhold.

“Së bashku kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e Bishnicës”, thekson Ambasada gjermane.

/gj.m/r.e//a.f/

The post Ambasadori gjerman viziton fshatin Bisnicë në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE pezullon kundërmasat tarifore ndaj SHBA-së për gjashtë muaj

4 August 2025 at 19:12

BRUKSEL, 4 gusht /ATSH/- Bashkimi Evropian njoftoi sot se do të pezullojë kundërmasat tarifore ndaj SHBA-së për gjashtë muaj, sipas “Reuters”.

Vendimi vjen pas marrëveshjes tregtare mes SHBA-së dhe BE-së të arritur, javën e kaluar.

“Bashkimi Evropian do të pezullojë dy paketat e kundërmasave tarifore ndaj SHBA-së për gjashtë muaj – pas një marrëveshjeje me presidentin e SHBA-së Donald Trump”, tha sot një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Marrëveshja BE-SHBA lë shumë pyetje të hapura, duke përfshirë tarifat për pijet alkoolike, dhe urdhri ekzekutiv i Trump javën e kaluar që vendos tarifa për shumicën e mallrave të BE-së në 15% nuk përfshinte përjashtime të tilla si për automjetet dhe pjesët e tyre.

Zyrtarët e BE-së thanë se presin që së shpejti të pasojnë më shumë urdhra ekzekutivë.

“BE vazhdon të punojë me SHBA-në për të finalizuar një Deklaratë të Përbashkët, siç është rënë dakord më 27 korrik”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

“Duke pasur parasysh këto objektiva, Komisioni do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të pezulluar me gjashtë muaj kundërmasat e BE-së kundër SHBA-së, të cilat duhet të hyjnin në fuqi më 7 gusht”, shtoi ai.

Tarifat hakmarrëse janë të ndara në dy pjesë: njëra në përgjigje të detyrimeve të çelikut dhe aluminit të SHBA-së, dhe tjetra në përputhje me tarifat bazë dhe ato të automjeteve të Trump. //a.i/

The post BRUKSEL – BE pezullon kundërmasat tarifore ndaj SHBA-së për gjashtë muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bizneset shqiptare më afër mundësive financiare përmes platformës “Akses në Financë”

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Bizneset shqiptare, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), tashmë kanë në dispozicion një burim të ri informacioni dhe orientimi për skemat financiare: platformën “Akses në Financë”, të menaxhuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

AIDA njofton se, platforma, e aksesueshme në www.aida-smefinance.gov.al, ofron një pasqyrë të plotë të granteve, kredive, garancive dhe nismave të tjera financiare që ofrohen nga institucione publike, organizata ndërkombëtare, banka dhe donatorë vendas e të huaj.

Synimi kryesor i kësaj platforme është të shërbejë si një portë unike për informimin dhe aksesin në financë, duke lehtësuar qasjen e bizneseve në fondet e nevojshme për zhvillim, zgjerim apo rikuperim pas vështirësive ekonomike.

AIDA bën të ditur se iniciativa u mundësua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në mbështetje të qeverisë shqiptare, me fokus në zbutjen e ndikimeve negative të krizës së COVID-19 ndaj sektorit privat.

AIDA fton të gjithë donatorët, institucionet financiare dhe bankat që operojnë në Shqipëri të dërgojnë informacion mbi skemat e tyre financiare në adresën: info@aida.gov.al, në mënyrë që ato të publikohen dhe të jenë lehtësisht të aksesueshme për komunitetin e biznesit.

/r.e//a.f/

The post Bizneset shqiptare më afër mundësive financiare përmes platformës “Akses në Financë” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LITUANI – Ministri i Financave emërohet të drejtojë qeverinë teknike

4 August 2025 at 18:43

VILNUS, 4 gusht /ATSH / – Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nausėda, pranoi sot dorëheqjen e kryeministrit Gintautas Paluckas dhe të gjithë qeverisë së tij, duke emëruar ministrin e Financave, Rimantas Sadzius, si drejtues të qeverisë së përkohshme, sipas “Euronews”

Presidenti ka deri në 15 ditë për të propozuar një kandidat të ri për postin e kryeministrit për miratim nga parlamenti (Seimas). Deri atëherë, Sadzius do të udhëheqë qeverinë teknike.

Paluckas njoftoi dorëheqjen të enjten e kaluar, pas hapjes së dy hetimeve paraprake nga autoritetet ligjzbatuese mbi aktivitetet e tij të biznesit, që shkaktuan shqetësime publike në rritje. Ai e konfirmoi  sot vendimin gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të qeverisë .

Kandidati i ri për kryeministër do të propozohet nga Partia Socialdemokrate, grupi më i madh në parlament.  Kandidati  kryesor është ish-kryetari i bashkisë së Jonavës dhe ish-ministri i Ekonomisë, Mindaugas Sinkevicius, pavarësisht se në maj 2024 u dënua me gjobë dhe ndalim 3-vjeçar për ushtrim detyre për shkak të një skandali abuzimi me detyrën, dënim që u konfirmua edhe në apel në shtator.

Kandidatët e tjerë të mundshëm janë ish-eurodeputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes Kombëtare Juozas Olekas, ministrja e Sigurisë Sociale dhe Punës Inga Ruginiene, si dhe kryetari i qarkut të Vilnusit, Robert Duchnevic. /Ad.Ab./

 

The post LITUANI – Ministri i Financave emërohet të drejtojë qeverinë teknike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Vjenë

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Akademia e Shkencave njoftoi se, skulptura unike prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, është rikthyer sot në Shqipëri pas dy muajsh ekspozimi në një nga institucionet muzeale më prestigjioze të Europës,  Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë.

Vepra 2600-vjeçare, e zbuluar në vitin 2018 pranë Apolonisë (Babunjë, Lushnjë), qëndroi e ekspozuar në “Sallën e Artë” të muzeut nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025, ku u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe ekspertët ndërkombëtarë.

Sipas ASH-së, ekspozita u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe vetë muzeun austriak.

Ajo u çel me një konferencë shkencore ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Pas suksesit të ekspozitës, “Kalorësi i Babunjës” është rikthyer në Tiranë dhe do të vendoset për ekspozim të përhershëm në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë pranë ASHSH.

1 nga 3

/r.e//a.f/

The post Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Vjenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE i kërkon “Shein” të respektojë ligjin për konsumatorin

By: Kult Plus
4 August 2025 at 19:47

Autoriteti italian i konkurrencës (AGCM) i vendosi sot një gjobë prej 1 milion eurosh (1,16 milion dollarë) një nga kompanive më të mëdha të modës, (fast fashion), “Shein” – të themeluar në Kinë – për mashtrimin e klientëve në lidhje me ndikimin mjedisor të produkteve të tij, sipas “Reuters”.

Ky është sanksioni i dytë financiar ndaj “Shein” nga një autoritet evropian i konkurrencës në pak më shumë se një muaj, pasi Franca gjobiti kompaninë me 40 milionë euro më 3 korrik për zbritje të rreme dhe pretendime mashtruese mjedisore.

Gjoba italiane iu vu “Infinite Styles Services Co. Limited”, një kompani me qendër në Dublin – që operon faqen e internetit të “Shein” në Evropë, pas një hetimi të AGCM të nisur shtatorin e kaluar.

Në një deklaratë, “Shein” tha se kishte bashkëpunuar plotësisht me AGCM dhe kishte ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar shqetësimet e ngritura.

AGCM tha se mesazhet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale në faqen e internetit të “Shein” ndonjëherë ishin të paqarta, të përgjithshme dhe/ose tepër emfatike, dhe në disa raste të tjera mashtruese.

“Pretendimet e “Shein” mbi dizajnin e sistemit rrethor dhe riciklueshmërinë e produktit u raportuan si të rreme ose të paktën konfuze dhe kredencialet e gjelbra të koleksionit të saj “evoluSHEIN by design” – ishin të ekzagjeruara”, tha rregullatori.

“Shein” promovon koleksionin “evoluSHEIN by design” – si rroba të bëra duke përdorur prodhim më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.

AGCM tha se konsumatorët mund të mashtrohen duke menduar se koleksioni është bërë me materiale që janë plotësisht të riciklueshme, një fakt që, duke marrë parasysh fibrat e përdorura dhe sistemet ekzistuese të riciklimit, është i pavërtetë./KultPlus.com

Dua Lipa me mesazh emocionues pas përmbylljes së Sunny Hill Festival

By: Kult Plus
4 August 2025 at 19:19

Mbrëmë është përmbyllur edicioni i sivjetëm i festivalit të shumëpritur Sunny Hill Festival, përcjell KultPlus.

Këngëtarja Dua Lipa, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur realizimin e këtij festivali.

Në vijim, KultPlus ua sjell postimin e Dua Lipës:

Çfarë mënyre magjike për të mbyllur edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival! Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe ekipet e jashtëzakonshme që dhanë shpirtin për ta kthyer këtë përvojë të paharrueshme në realitet.

Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ishit aty, që ndatë energjinë tuaj dhe që e ndriçuat çdo çast bashkë me ne. Ju e bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

Dhe për fansat tanë të mrekullueshëm – WOW WOW WOW! Ju sollët dashurinë, gëzimin, shpirtin. Vallëzuat, kënduat, festuat me ne dhe e bëtë këtë edicion të festivalit vërtet të paharrueshëm.

Nga zemra, ju falënderojmë. Ju duam pafundësisht. Deri vitin tjetër… ❤❤❤❤

#SunnyHillPërgjithmonë./KultPlus.com

Ritmet e Anymas dhe Peggy Gou elektrizojnë Sunny Hill-in në përmbyllje të edicionit të pestë

By: Kult Plus
4 August 2025 at 19:13

Vjollca Duraku

Festivali më i rëndësishëm në rajon, Sunny Hill, mbrëmë ka mbyllur edicionin e pestë me radhë nën ritmet e artistit italo-amerikan Matteo Milleri i njohur si “Anyma” dhe artistes koreane, Peggy Gou. Ndryshe nga netët paraprake, mbrëmja e tretë e festivalit i ishte dedikuar DJ-ve të njohur ndërkombëtar dhe ritmeve të tyre elektronike, që rrëmbenin zemrat e një audience aktive që pulsonte fuqishëm pas secilit ‘beat’.

Nata e tretë e festivalit të njohur tashmë edhe në Evropë ishte një nga ato mbrëmjet me bazë në ritmet techno, që përmes valëve elektronike integronte në trup energji drithëruese nga kozmosi. I vendosur në hapësirat e Bërnicës së Poshtme të Prishtinës festivali në natën përmbyllëse ka qenë nikoqir i DJ-ve të njohur që sollën një frymë të re nga skenat më të njohura botërore, deri në orët e hershme të mëngjesit.

Elektrizuese ka qenë edhe performanca e MYGAL- një producent dhe DJ spanjoll dhe jeton në Madrid, qysh në fillim të mbrëmjes. Një teknologji e avancuar me ekrane LED gjigandë dhe ndriçim brilant koordinohej në mënyrë perfekte me lëvizjet e duarve duke nxitur një atmosferë që shkarkonte çdo tension të mundshëm trupor. Ndërsa, STRYV- një producent dhe kantautor me bazë në Los Angeles ka mbajtur ritmin në vazhdimësi deri në paraqitjen e artistit kryesor të mbrëmjes, Anima.

Me një brohorimë të fuqishme ka nisur perfomanca e artistit Matteo Milleri, e cila është përsëritur disa herë deri në mesnatë. Melodic techno, melodic house dhe progressive house kanë qenë zhanret që janë emetuar para një audience masive, që nga ritmet e fuqishme, dritat dhe fishekzjarret zgjonte dinamikë e fuqi. Në një atmosferë të tillë, ka kulmuar edhe performanca kryesore e mbrëmjes së fundit të edicionit të pestë të Sunny Hill, për tu zhvendosur më pas në skenën “C4” për DJ britanik, Tommy Gold.

Flakë e zjarr mori skena “C4” kur iu bashkangjit DJ dhe producentja koreane, Peggy Gou. Përmes ritmeve të saj elektronike, deep house, tech house e minimal trance artistja Gou ka arritur të pushtojë skenën dhe audiencën edhe përkundër lodhjes së tyre në pjesën përmbyllëse të festivalit, i cili edhe këtë vit ka arritur të tërheqë audiencë nga vende të ndryshme të rajonit dhe botës.

Festivali ka përfunduar në orët e hershme të mëngjesit, duke plotësuar në tërësi mozaikun e zhanreve të këndimit, pjesë përbërëse e të cilit ishte edhe vetë themeluesja Dua Lipa, performanca e së cilës ka lënë shije të jashtëzakonshme. Në këtë koncert i cili ka ngërthyer rreth 30 mijë spektator, artistja me famë botërore është ngjitur në skenë me babain e saj, për të risjellë këngën “Era” të grupit “Gjurmët”.

Mbrëmjet pasuese kanë shkëlqyer nën tinguj dhe ritmet e artistëve: Shawn Mendes, Artssassin, Bookie, Pint, Tayna, Kida, Era Istrefi, Ledri Vula, Yanina, Lluni, Fatboy Slim, Sainte, Mochakk, TSHA, Skream, Sugar Rush dhe Sienna Spiro.

Sunny Hill Festival i themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Dua Lipa, i cili menaxhohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa, edhe këtë vit i ka dhënë jehonë ndërkombëtare vendit, duke e vendosur Kosovën në zemër të hartës kulturore globale./ KultPlus.com

Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Vjenë

By: Kult Plus
4 August 2025 at 18:34

Akademia e Shkencave njoftoi se, skulptura unike prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, është rikthyer sot në Shqipëri pas dy muajsh ekspozimi në një nga institucionet muzeale më prestigjioze të Europës,  Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë.

Vepra 2600-vjeçare, e zbuluar në vitin 2018 pranë Apolonisë (Babunjë, Lushnjë), qëndroi e ekspozuar në “Sallën e Artë” të muzeut nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025, ku u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe ekspertët ndërkombëtarë.

Sipas ASH-së, ekspozita u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe vetë muzeun austriak.

Ajo u çel me një konferencë shkencore ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

Pas suksesit të ekspozitës, “Kalorësi i Babunjës” është rikthyer në Tiranë dhe do të vendoset për ekspozim të përhershëm në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë pranë ASHSH./KultPlus.com

Barack Obama: Nëna ime më mësoi si dashurohet një njeri

By: Kult Plus
4 August 2025 at 18:07

Barack Obama, njeriu i dashur për një pjesë të madhe të Amerikës, i cili në vitin 1990 u zgjodh president i Harvard Law Review, provoi edhe të shkruante një libër me kujtimet e tij.

I lindur në vitin 1961, Obama në librin ‘Dreams from My Father: A Story of Race and Inheritance’ reflekton sidomos për raportet e tij në familje, me prindërit e tij dhe se si edukimi dhe jetesa në familje e formoi atë si person.

Në disa pasazhe ai përmend nënën, një marrëdhënie interesante në jetën e tij.

Stanley Ann, nëna e Obamës, megjithatë nuk jetoi për ta parë suksesin e djalit të saj.

“A të kam treguar ndonjëherë se babai yt ishte vonë për takimin tonë të parë? Ai më kërkoi të takohesha me ta para librarisë. Mbërriva, ai nuk ishte aty, ishte ditë e mirë prandaj thash po e pres ulur diku në stol. Më kishte zënë gjumi, ndërsa ai erdhi një orë më vonë, me shokët e tij! Më pas e dëgjova duke i thënë shokëve “Ju thashë, kjo është një vajë e mirë, do të më priste”!” 

Kështu shkruan Barack Obama për nënën e tij:


“Ka qenë një grua e bukur. Kur fliste për babain tim, fliste si një grua që e pati një jetë me dashuri. Kështu nisë dashuria, me impulse e fotografi që na lejojnë ta thyejmë vetminë tonë, dhe nëse jemi me fat edhe transformohemi në diçka më të mirë sesa tash. Dhe ajo më mësoi se mund të dashurosh kështu, kaq thjeshtë dhe bukur. Kur vdiq baba, e pashë nënën duke qarë dhe e kuptova se ajo e ka kuptuar atë njeri qysh kur u takuan, e kuptoi në çdo fazë, e bëri atë ta kuptonte edhe veten.”

Ai nisi të shkruante librin me kujtimet e tij në moshën 25 vjeçare, kur edhe e takoi Michelle Robinson – dashurinë e jetës së tij. / KultPlus.com 

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

4 August 2025 at 18:50

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave të kohës e të detit, sot lundron sërish — jo më për tregti apo luftë, por për edukim, dialog dhe paqe. Kjo është historia e Bel Espoir II, një anije e kthyer në simbol të rigjenerimit dhe solidaritetit ndërkulturor në brigjet e Mesdheut.

Nga barkë peshkimi në anije shkolle

Historia e saj fillon në vitin 1944, kur ndërtohet në kantierin J. Ring Andersen në qytetin Svendborg të Danimarkës. Fillimisht, mbante emrin Nette S dhe shërbente si barkë peshkimi dhe tregtie në detet e Veriut. Më vonë, në vitin 1950, riemërtohet Peder Most dhe përdorej për transport bagëtish ndërmjet Hamburgut dhe Kopenhagenit.

Transformimi i vërtetë ndodhi më 1955, kur u ble nga organizata britanike Outward Bound Trust, që e përshtati si anije-shkollë për edukimin e të rinjve nëpërmjet aventurës dhe disiplinës detare. Në këtë fazë, nga viti 1965, ajo mori emrin Prince Louis II.

Shpresa e bukur për të rinjtë në vështirësi

Në vitin 1968, anija kalon në duart e një organizate tjetër: Amis de Jeudi-Dimanche (AJD), themeluar nga prifti francez Michel Jaouen, i njohur për punën me të rinjtë në nevojë. Ai e quajti anijen Bel Espoir II – “Shpresa e Bukur”. Qëllimi i tij ishte i qartë: të krijonte një hapësirë të dytë për të rinjtë e humbur në rrugët e jetës, përmes aktiviteteve detare, punës praktike dhe përfshirjes në një komunitet të shëndetshëm.

Më 1993, për vlerat e saj historike dhe sociale, autoritetet franceze e shpallin Monument Historique, një njohje që e përforcon rolin e saj si trashëgimi kulturore dhe morale.

Nga shkatërrimi në rigjallërim

Një erë e fuqishme në shkurt të vitit 2017 rrezikoi të shkatërronte gjithçka. Gjatë punimeve për restaurim, trupi i saj prej druri pësoi dëme serioze, dhe rikuperimi i plotë u bë i pamundur. Por për AJD-në dhe ekipin e saj, dorëzimi nuk ishte një opsion.

Me një plan të ri dhe vendosmërinë për të ruajtur thelbin e anijes, ata vendosën të ndërtonin një trup të ri – këtë herë prej çeliku – duke ruajtur të gjitha pjesët origjinale që mund të shpëtoheshin: mastarët, motorin, pajisjet e brendshme. Projekti u zhvillua ndërmjet viteve 2018–2024, në bashkëpunim me kantierin Piriou në Concarneau dhe më pas përfundoi në qendrën e AJD-së në Aber-Wrac’h. Të rinjtë në trajnim profesional u bënë pjesë aktive e rindërtimit – duke e kthyer projektin në një përvojë formuese dhe kolektive.

Bel Espoir II sot: Shkollë për paqen

Anija e rigjeneruar është rreth 38 metra e gjatë, me një gjerësi 7.2 metra dhe tirant uji 2.8 metra. Mund të mbajë deri në 35 të rinj në bord, të cilët bashkë me 5–9 marinarë profesionalë përfshihen në një përvojë që përzien edukimin praktik, etikën shoqërore dhe jetën komunitare në det të hapur.

Në kuadër të aktiviteteve të saj, anija shërben si mjedis edukativ për të rinj në vështirësi sociale, të cilët marrin pjesë në navigim, mirëmbajtje dhe trajnime që nxisin vetëbesimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë.

MED 25: Një odise e paqes në Mesdhe

Nga marsi deri në tetor 2025, Bel Espoir II do të udhëtojë në kuadër të projektit MED 25, një odise e vërtetë për paqen dhe dialogun mes popujve. Mbi 200 të rinj nga të pesë brigjet e Mesdheut do të jenë pjesë e 8 ekipeve që do lundrojnë nga port në port – nga Barcelona, Palermo dhe Tunisi, te Malta, Durrësi, Stambolli dhe Larnaka – gjithsej 30 ndalesa.

Secila ndalesë do të ofrojë trajnime për çështje të tilla si mjedisi, migrimi dhe drejtësia sociale, ndërsa vetë udhëtimi do të shërbejë si laborator lëvizës për dialog ndërkulturor dhe ndërfetar.

Projekti mbështetet nga organizata AJD, partnerët e saj Mar Yam dhe Dikasteri i Marseille, dhe është bekimi i fundit i Papa Françeskut përpara vdekjes së tij.

Bel Espoir II nuk është më thjesht një anije. Është një emblemë e një udhëtimi që fillon në vështirësi, por që përfundon me guxim, solidaritet dhe shpresë — pikërisht ashtu siç ndodh shpesh në jetë.

Përgatiti: L.Veizi

FOTO/ Kryekomisari “boksier”, tjetër denoncim për dhunë ndaj qytetarëve nga Klodian Kondi

4 August 2025 at 19:52

Rreth një jave më parë, shtetasi Emirion Mandreja një i ri nga Rrësheni, denoncoi në një intervistë për mediat dhunën barbare që i ishte ushtruar nga shefat e policisë së qytetit, mes tyre dhe shefi i Komisariatit të Mirditës, Klodian Kondi, teksa bëhej fjalë për një ngjarje të regjistruar më 17 Janar të vitit 2024,. […]

The post FOTO/ Kryekomisari “boksier”, tjetër denoncim për dhunë ndaj qytetarëve nga Klodian Kondi appeared first on BoldNews.al.

Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë

4 August 2025 at 19:35

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë dhe Policisë së Vlorës për vrasjen e 58-vjeçarit Renato Hoxha, atentat i regjistruar mëngjesin e 27 prillit në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit bregdetar. Si autor të vrasjes, autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin rumun Daniel Cornea, 53-vjeç, teksa është arrestuar vlonjati Kleanth Bylyku alias […]

The post Vrasësi rumun i Renato Hoxhajt u prezantua si kapiten anijesh, u arratis pas 6 orësh drejt Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog

4 August 2025 at 18:57

Një avion pasagjerësh u detyrua të kthehej dhe të ulej në aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pas një përplasjeje të fuqishme me zogj gjatë ngritjes. Fluturimi IB579 i Iberia-s, që kishte nisje të planifikuar nga Madridi drejt Parisit këtë pasdite, përjetoi dëmtime të konsiderueshme në hundën e aeroplanit, ku një pjesë e materialit të pjesës së […]

The post Incidenti në ajër/ Avioni bën ulje emergjente në Madrid, pas përplasjes me një zog appeared first on BoldNews.al.

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

4 August 2025 at 18:47

Më 23 korrik, rrjetet sociale të qeverisë shqiptare u përmbytën nga një valë entuziazmi zyrtar. Ministri i Jashtëm Igli Hasani shpalli një arritje historike: Shqipëria, sipas tij, kishte “hapur të gjithë kapitujt e negociatave” me Bashkimin Europian. Në një video të publikuar nga Kryeministria, qytetarët u informuan se hapja e “grupkapitullit 5”, që përfshin bujqësinë dhe kohezionin, […]

The post Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur appeared first on BoldNews.al.

Aktorja amerikane mbetet “single”, mesazhe pa fund nga lojtarët e United dhe Liverpool që e “gjuajnë”

By: armand
4 August 2025 at 18:46

Lajmi se aktorja amerikane Sydney Sweeney është përsëri “single”, ka nisur një fushatë të mirëfilltë mesazhesh nga futbollistë të Premier Ligës që janë gati ta ftojnë për një takim. Aktorja 27-vjeçare është aktualisht një nga emrat më të njohur në Hollivud dhe lajmi se është ndarë nga i fejuari i saj, Jonathan Davino, ka bërë […]

The post Aktorja amerikane mbetet “single”, mesazhe pa fund nga lojtarët e United dhe Liverpool që e “gjuajnë” appeared first on BoldNews.al.

Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

By: E.K
4 August 2025 at 19:40

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me  erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë   duke shkaktuar ndërprerje të rënda të udhëtimit , ndërprerje të energjisë elektrike dhe anulime masive të ngjarjeve në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar. Sipas The Guardian, zonat më të goditura sot […]

The post Stuhia “Floris” godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike appeared first on FaxWeb.

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë

By: E.K
4 August 2025 at 19:37

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se trupat ukrainase në Ukrainën verilindore po luftojnë kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme.  Zelensky më parë ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë për operacionet e saj ushtarake kundër Ukrainës , akuza që Pekini i ka mohuar, ndërsa Koreja e Veriut ka dërguar gjithashtu mijëra […]

The post Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe vendet afrikane po luftojnë për Rusinë appeared first on FaxWeb.

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Los Anxhelos, 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur

By: E.K
4 August 2025 at 19:36

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një të shtëne me armë në një “street party” në qendër të Los Angeles gjatë natës.  Sipas informacionit nga autoritetet e Los Angeles të cituara nga FOX News, incidenti thuhet se lidhet me bandat që veprojnë në zonë. Dëshmitarët raportuan se të shtënat  dhe […]

The post SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Los Anxhelos, 2 të vdekur dhe gjashtë të plagosur appeared first on FaxWeb.

❌
❌