Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 July 2025Main stream

Modelet takime speciale në burgje me të fortët

By: redi
16 July 2025 at 14:07

Në disa media janë publikuar lajme për takime speciale me modele të njohura, të të fortëve në burgjet e vendit. Sipas mediave, 2 vajza të njohura të showbizzit shqiptar kanë marrë takim në dhomë speciale me një të dënuar, por nga drejtoria e Burgjeve thuhet se nuk ka të dhëna për episode të tilla. Pas shkrimeve të cilat nuk janë vërtetuar deri më tani nga autoritetet, kanë nisur verifikimet…

Source

Before yesterdayMain stream

Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO)

By: V K
13 July 2025 at 09:17

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.

Në një postim në “Instagram”, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda”? në Netflix.

 

The post Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta

12 July 2025 at 11:26

Vetëm dy ditë pasi në media u publikua skandalin e hyrjes së modeles kosovare, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti. Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar […]

The post “Takim special” në burg me Laert Haxhiun/ Kush e bëri Zizën grua të Kurtit? Në skaner disa eskorta appeared first on BoldNews.al.

Zhvilloi takim ‘special’ me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me “Who Killed Griselda?”

By: M C
11 July 2025 at 21:57

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është në qendër të diskutimeve pas lajmeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të rënda, përfshirë vrasje me motive mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita, e zhvilluar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, mësohet të ketë zgjatur rreth një orë. Mediat e kanë përshkruar si një takim “i veçantë”, duke shkaktuar një valë reagimesh dhe interpretimesh në rrjete sociale.

Pajaziti nuk ka reaguar drejtpërdrejt për ngjarjen, por duket se ka zgjedhur një mënyrë të tërthortë për të dhënë një mesazh.

Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh me tri foto nga seriali “Who Killed Griselda?”, një prodhim i Netflix-it që trajton jetën e një gruaje të përfshirë në botën e krimit.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal simbolik, ndërsa vetë modelja nuk ka komentuar më tej për raportet që e lidhin me Haxhiun.

The post Zhvilloi takim ‘special’ me Laert Haxhiun brenda burgut të Drenovës, Ziza Pajaziti thyen heshtjen me “Who Killed Griselda?” appeared first on Albeu.com.

Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun

By: Elva
10 July 2025 at 18:47

Nga Elton Qyno Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të jetë femra që ka hyrë në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një takim special me të dënuarin me burg përjetë të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu. Siç mëson “Ora News”, në datën 12 qershor 2025, Pajaziti, është […]

The post Burgu i Korçës si kabare/ Modelja kosovare në “takim special” me Laert Haxhiun appeared first on BoldNews.al.

Hajduk prezanton Pajazitin/ Ylli i Shqiprisë, në konferencën e parë për shtyp: I lumtur e krenar, vij në një klub të madh

By: xhir jeta
10 July 2025 at 12:42

Momenti i madh erdhi. Adrion Pajaziti u prezantua si lojtar i Hajdukut, vetëm një ditë pasi u dha njoftimi zyrtar për arritjen e marrëveshjes.

Futbollisti I kombëtares shqiptare doli në konferencë shtypi përpara gazetarëvë në stadiumin “Poljud” në Split, në krah të drejtorit sportiv, Goran Vuçeviç, dhe të lojtarit tjetër të ri, Fran Karaçiç.

Drejtori I Hajdukut fillimisht u uroi mirëseardhjen dhe deklaroi se pret që ata ta justifikojnë besimin e dhënë nga klubi.

Vetë Pajaziti foli I dyti dhe nuk tha shumë fjalë.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar. Unë dhe gjithë familja ime. Ky është një klub shumë I madh dhe mezi po pres që të filloj. Një ditë më parë pata stërvitjen e parë me ekipin dhe dua që të shkoj përpara dhe që të kem një sezon sa më të mirë”.

Pajaziti luajti sezonin e kaluar te Gorica në Ligën e Parë të Kroacisë, duke qenë një nga zbulimet më të mëdha, me 3 gola e sidomos me ndikim të madh në lojë.

Disa klube si Hajduku, Olimpija e Ljubljanës apo Rijeka, kampionia e re kroate, patën konkurrenëcë për 23-vjeçarin shqiptar, I cili përfundimisht do të veshë fanelën e të bardhëve të Splitit në Dalmaci.

Pajaziti: Rakitic më ftoi te Hajduku, ai është modeli im dhe falë tij mora numrin 4

9 July 2025 at 14:29

Mesfushori shqiptar, Adrion Pajaziti, u prezantua të mërkurën në sallën e shtypit të stadiumit Poljud, pasi mbërriti në Hajduk Split nga klubi i Ligës Premier, Fulham, si një nga dëshirat e trajnerit Gonzalo Garcia.

Pajarazi luajti sezonin e kaluar për Goricën, ku u afirmua si një nga lojtarët më të mirë, teksa në prezantimin e tij tregoi pse vendosi të transferohej të klubi kroat.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur sepse jam në këtë klub të madh. Mezi pres të luaj. Dua të kem një sezon të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Pajaziti.

“Jam i vetëdijshëm se sa i madh është Hajduku. Të gjithë flasin për të dhe mund ta shohësh në rrugë. Është shumë e rëndësishme për njerëzit. E njoh Hajdukun që kur isha i vogël. Hajduku ka shumë lojtarë cilësorë”.

 

👋 Dobra večer svima, a poseban pozdrav Pajazitiju i Karačiću! 😉🔴🔵#hnkhajduk | #Pajaziti | #Karačić pic.twitter.com/LTXcFNNrj2

— HNK Hajduk Split (@hajduk) July 8, 2025

“Nuk ndiej presion sepse kam besim në aftësitë e mia. Futbolli duhet të luhet lirshëm dhe pa shumë presion. Duhet ta shijosh. Fola me trajnerin se si i pëlqen të luajë. Kisha një rol më të lirë në Goricë, por e di që do të kem më shumë përgjegjësi këtu”.

“Rakitic më telefonoi para se të nënshkruaja për Hajdukun. Më tha gjëra të bukura dhe më tha të vija te Hajduku. Ai është një legjendë. Mora numrin 4 pas tij. Ai ishte i shkëlqyer te Barcelona me atë numër. Mund të mësoj shumë prej tij”, përfundoi mesufshori shqiptar. /Telegrafi/

The post Pajaziti: Rakitic më ftoi te Hajduku, ai është modeli im dhe falë tij mora numrin 4 appeared first on Telegrafi.

Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Adrion Pajaziti është zyrtarisht pjesë e ‘HNK Hajduk Split’ në Kroaci.

Klubi kroat ka arritur marrëveshje me anglezët e ‘Fulham’ për transferimin e 22-vjeçarit, i cili ka firmosur një kontratë afatgjatë që e mban në Kroaci deri në verën e vitit 2029, me pagë 300 mijë euro në sezon.

Pajaziti u bashkua dje me ekipin në stërvitje dhe do të mbajë fanellën me numër 4, teksa pritet të prezantohet zyrtarisht përpara medieve në një konferencë për shtyp.

Transferimi i tij shihet si një lëvizje ambicioze nga Hajduku, që ka si synim forcimin e mesfushës me një lojtar me cilësi teknike.

Pajaziti është gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar shqiptar dhe konsiderohet një nga talentet më premtues të brezit të ri.

Ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, pasi kalimi nga Premier League në një klub me histori si Hajduku i jep më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në fushë.

/gj.m//a.f/

The post Adrion Pajaziti zyrtarizohet te Hajduku i Splitit, kontratë deri në vitin 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Pushka e parë e lirisë”, festivali homazh për figurën madhështore të luftëtarit e dëshmorit Zahir Pajaziti

By: KultPlus
9 July 2025 at 14:44

Lufta në Kosovë qëndron si plaga më e madhe kombëtare, duke qenë një ndër ngjarjet më tragjike të historisë së popullit shqiptar në Kosovë.

Kujtesa kolektive në anën tjetër është ajo që i mban gjallë ngjarjet, sakrificat dhe historinë e përgjakshme drejt pavarësisë dhe çlirimit. 

Historia na rrëfen se krisma e parë e pushkës, e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u shkrep nga Zahir Pajaziti, luftëtari dhe dëshmori i paharrueshëm, si nisma e parë për liri.

Për nder të kësaj nisme, për nder të figurës madhështore të Zahir Pajazitit dhe sakrificës sakramentale të tij, Shoqëria Kulturore Artistike “Zahir Pajaziti”, në Podujevë organizon edicionin e dytë të festivalit “Pushka e parë e lirisë”.

Kjo festë dyditore premton promovimin e vlerave kulturore, këngëve e valleve më 1 dhe 2 gusht 2025, në ora 20:00, në sheshin “Bulevardi i dëshmorëve”, në Podujevë.

Pjesëmarrës të festivalit do të jenë ansamblet e rajoneve të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, si: Ansambli “Dardanët” Düsseldorf, “Qendra Kulturore e Fëmijëve” Kurbin, SHKA “Tingujt e Vendlindjes” Stagovë, “Qendra Kulturore Kaqaniku”, SHKA “Bilbilat e Pashtrikut” Nashec, Ansambli “Zëri i Kosovës” Fushë-Kosovë, AKV “Deçani”, Ansambli “Librazhdi” Librazhd, si dhe performanca e veçantë e ansamblit të Podujevës, përkatësisht shtëpisë kulturore që realizon organizimin, “Zahir Pajaziti”.

Kjo festë, ky homazh, bart në vete jo vetëm rikujtimin për dëshmorët e rënë, por edhe vlerat kulturore që mbijetuan falë sakrificës së tyre. Është një përkujtim që shkon përtej dhimbjes, duke shndërruar kujtimin në frymëzim. 

Nëpërmjet këngës, valleve dhe artit, festivali shpërfaq jo vetëm nderimin e atyre që dhanë jetën për liri, por gjithashtu edhe afirmimin e identitetit dhe trashëgimisë kombëtare

Promovimi i artit kombëtar, në këtë rast, synon jo vetëm të ruajë kujtesën historike, por edhe tv frymëzoj brezat e rinj të lidhen me rrënjët e tyre, të krijojnë mbi ato rrënjë dhe të jenë pjesë aktive e një kulture që jeton, zhvillohet dhe ndriçon përmes brezave./ KultPlus.com 

Rakitiç “thërret” Pajazitin/ Ylli i madh i Kroacisë e Barcelonës, telefonatë futbollistit

By: xhir jeta
1 July 2025 at 12:37

Tashmë, gjithçka u bë e sigurt. Adrion Pajaziti do të kalojë tek Hajduku në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe mediat kroate e cilësojnë si përforcimin më të rëndësishëm, që do të realizohet pasi këtë të hënë Goran Vucevic u zgjodh në postin e drejtorit sportiv.

Vucevic kishte premtuar Pajazitin nëse zgjidhej, dhe tani është në detyrë.

Gjithsesi, një rol të madh e pati ylli i madh i futbollit kroat, Ivan Rakitiç.

Legjenda e kombëtares së “të zjarrtëve” dhe e Barcelonës, por që sezonin e kaluar u bashkua me Hajdukun, I ka telefonuar shqiptarit për ta bindur plotësisht që të shkonte në stadiumin “Poljud”.

Sipas mediave kroate, “Vecernji List” e “Dalmatinski Portal”, Rakitiç I shpjegoi 22-vjeçarit se përse Hajduku është një ekip I madh, dhe është I duhuri për të.

Pajaziti po cilësohet në Kroaci si ylli I kampionatit për paraqitjet që bëri sezonin e kaluar për Goricën, pasi kaloi një pjesë të karrierës në Angli tek Fulham.

Ai shënoi 3 gola, të cilët ishin të rëndësishëm pasi sollën humbjen e Dinamos së Zagrebit dhe të Osijekut, si dhe barazimin pikërisht kundër Hajdukut.

Pritet që mesfushori ofensiv I kombëtares shqiptare të përfitojë 300 000 euro në sezon, një shifër jo e jashtëzakonshme, por e rëndësishme në klubin dalmat./abcnews.al

E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split

By: armand
30 June 2025 at 18:55

Adrion Pajaziti do të firmosë me Hajduk Split. Mesfushori 22-vjeçar do të qëndrojë kështu në Kroaci, pasi përfundoi aventurën me Goricën. Fulham është i gatshëm të heqë dorë nga kartoni i tij, por me një kusht. Klubi i Premier Ligë do mbajë përqindje nga kartoni, shifër që aktualisht tregohet në 50%. Në anën tjetër, Pajaziti […]

The post E kryer/ Talenti 22-vjeçar i Kombëtares transferohet te Hajduk Split appeared first on BoldNews.al.

E KRYER/ Ivan Rakitic i “fiksuar” pas talentit kuqezi, ish-ylli i Barcelonës “rrëmben” shqiptarin nga Premier League

By: S SH
30 June 2025 at 15:11

Adrion Pajaziti në sezonin që lamë pas ishte pjesë e HNK Gorica në Kroaci. Por, me përfundimin e huazimit ai u rikthye përsëri në Premier League, te klubi i Fulham, i cili i zotëronte kartonin.

Pas rikthimit të tij në Angli, Pajazitit iu rinovua kontrata automatikisht plus një tjetër sezon. Megjithatë, Fulham thuhet se e ka lënë të lirë, për t’u rikthyer përsëri në Kroaci.

Sipas medias sportive kroate, “Croatian Football”, mesfushori 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare do të bëhet pjesë e Hajduk Split. Këtë herë në një transferim të përhershëm dhe jo huazim.

Madje, klubi i Fulham do të mbajë një përqindje në rast rishtije të Pajazitit nga Hajduk Split. Madje, mediat në Kroaci theksojnë se mesfushori shqiptar ishte një dëshirë e madhe e ish-yllit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ky i fundit është momentalisht futbollist i Hajduk Split, por është edhe pjesë e bordit drejtues.

The post E KRYER/ Ivan Rakitic i “fiksuar” pas talentit kuqezi, ish-ylli i Barcelonës “rrëmben” shqiptarin nga Premier League appeared first on Albeu.com.

Hajduk është fati i Pajazitit/ Ylli i ri i kombëtares shqiptare, pranë firmosjes së kontratës

21 June 2025 at 19:13

Duket se gjithçka ka përfunduar.

Hajduku, me 99 për qind të shanseve, ka siguruar shërbimin e njërit prej talenteve më premtuese të futbollit shqiptar.

Adrion Pajaziti, siç raportojnë të përditshmet kryesore sportive në Kroaci, e ka ndarë mendjen që të firmosë kontratën me klubin më të vjetër në vendin ballkanas, pas bisedave me njeriun që do të jetë drejtori i ri sportiv në Split, Goran Vucevic.

Pikërisht, Vucevic ka biseduar me 22-vjeçarin dhe e ka bindur se projekti në stadiumin “Poljud” është më interesanti për të, dhe se tek Hajduku do të jetë më I vlerësuar se kudo gjetkë, dhe se do të jetë në qendër të planeve të trajnerit Gonzalo Garsia.

Pajaziti ka premtuar se do të jetë lojtar i Hajdukut, dhe se do të firmosë kontratën sapo Vucevic të marrë detyrën zyrtarisht.

Nuk ishte e lehtë për klubin nga Dalmacia që të siguronte shërbimet e futbollistit shqiptar që cilësohet “Demollari i Ri”.

Kampionia e re e Kroacisë, Rijeka, ishte shumë pranë tij, dhe po ashtu nga Sllovenia kishte ardhur drejtori sportiv i Olimpijas së Ljubljanës.

Pajaziti luajti sezonin e kaluar tek Gorica në Ligën e Parë të Kroacisë, duke shënuar tre gola në 23 ndeshje, por sidomos duke shkëlqyer me nivelin teknik, vizionin e lojës dhe ndihmën në fazën ofensive madje edhe mbrojtëse.

Futbollisti 22-vjeçar do t’i kushtojë Hajdukut vetëm rrogën, sepse kontrata e tij me Goricën përfundon në 30 qershor.

/abcnews.al/

Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti i Shqipërisë arrin akordin me klubin e njohur

By: armand
20 June 2025 at 15:58

Adrion Pajaziti, mesfushor shqiptar 22-vjeçar, është vetëm një hap larg transferimit tek Hajduku i Splitit. Pas një sezoni mbresëlënës në huazim te Gorica, ku veçanërisht në fazën e dytë të kampionatit spikati si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës pas rikuperimit nga një dëmtim i rëndë, Pajaziti pritet të nënshkruajë me gjigantin kroat. […]

The post Hap i rëndësishëm në karrierë, talenti i Shqipërisë arrin akordin me klubin e njohur appeared first on BoldNews.al.

Promovohet “Psikologji për jetën time” – një thirrje për të kuptuar shpirtin përpara trurit

By: Kult Plus
15 June 2025 at 19:56

Era Berisha

Në një kohë kur çrregullimet e shëndetit mendor po shfaqen si pandemi globale dhe zgjidhjet shpesh kërkohen në barna dhe modele neuroshkencore, psikiatri Imri Demisai vjen me një qasje ndryshe në librin e tij më të ri, “Psikologji për jetën time”, që u promovua dje në ambientin e ngrohtë të Galerisë KultPlus.

Me një përvojë klinike shumëvjeçare, Demisai ngre shqetësimin se aspekti shpirtëror i njeriut po anashkalohet gjithnjë e më shumë. Në librin e tij, ai u bën thirrje profesionistëve të shëndetit mendor që të shohin përtej diagnozave të ftohta, të dëgjojnë me kujdes historinë e pacientit dhe të mos mbështeten verbërisht vetëm në farmakoterapi.

“Rrënjët e vuajtjes shpirtërore janë psikologjike, jo biokimike,” – shkruan autori. – “Vetëm përmes njohjes, mirëkuptimit dhe një qasjeje njerëzore mund të arrihet shërimi i vërtetë.”

Nën moderimin e Ardianë Pajazitit, drejtoreshë e gazetës KultPlus, promovimi i këtij libri u kthye në një bisedë të sinqertë mbi rolin e humanitetit në trajtimin e shëndetit mendor. Libri u cilësua si një manifest i një psikiatri që nuk i sheh njerëzit vetëm si bartës simptomash, por si qenie të ndërlikuara me histori, emocione dhe plagë të thella shpirtërore.

Vetë autori Demisai ka thënë që njerëzit jetojnë në një kohë kur çrregullimet e shëndetit mendor kanë marrë përmasa pandemike.

“Ndihmës të shumtë përpiqen të na shpëtojnë sa më parë, duke krijuar një situatë ku jemi të ekspozuar ndaj një vale të vazhdueshme informacionesh dhe këshillash të shumëllojshme. Ndihma që na ofrohet është kryesisht psikiatrike, ndonëse ende nuk është gjetur një kurë që të shërojë plotësisht çrregullimet mendore. Nga ana tjetër, psikologët i janë drejtuar terapive kognitive të sjelljes (CBT – terapi e orientuar drejt veprimit), si një formë psikoterapie që synon reduktimin e simptomave të gjendjeve të ndryshme të shëndetit mendor. Ata shpesh mbajnë modele të trurit mbi tryezat e tyre të punës, duke treguar kështu besnikëri ndaj psikiatrisë tradicionale dhe duke lënë shpirtin mënjanë. Ata besojnë në ato që thonë profesorët se, përveç depresioneve që lidhen me krizat e jetës, ekzistojnë edhe depresione që, gjoja, vijnë si pasojë e çrregullimeve biokimike në tru. Kështu mendon shumica sot, përndryshe nuk do të shiteshin kaq shumë barna”, thotë ai.

Sipas tij, faktet klinike e kanë bindur se nuk ka shkaqe të tjera për problemet psikike, përveç shkaqeve psikologjike. Ngjarjet janë ato që shkaktojnë reagime emocionale, dhe këto manifestime shpirtërore vënë në lëvizje të gjithë organizmin, jo vetëm trurin. Pra, çrregullimet mendore janë gjendje shpirtërore që lidhen me ngjarjet e jetës, me botëkuptimin dhe me qëndrimin tonë. Edhe ato që quhen “sëmundje psikike” janë gjendje sistemike, kryesisht si pasojë e transmetimit të traumave të familjes nga brezi i vjetër tek brezi i ri.

“Nëse mendoni kështu, do ta kuptoni më mirë psikologjinë e jetës së përditshme, duke u nisur nga konteksti juaj social. Ruani kokën, që të mos lëndohet truri, por mos e lodhni mendjen me hipoteza neuroshkencore, të cilat deri më sot nuk kanë sjellë zgjidhje të qarta. Le t’i lëmë shkencëtarët të merren me këtë punë; ne praktikuesit të merremi me atë që na ofron shkenca e jetës. Nëse keni nevojë për ndihmë dhe vëreni se psikologu që takoni përdor slogane neuroshkencore në faqen e tij të internetit ose në dhomën e punës, keni arsye të dyshoni. Mos e lejoni veten të trajtoheni si kopje, por bëhuni si ato librat origjinalë që lexohen për herë të parë”, thotë ai.

Ai po ashtu është shprehur se çdo njeri duhet të jetë i informuar mbi këto çështje, përndryshe nuk do ta kuptojnë se çfarë ndodh me ta.

“Kjo nuk është e vështirë, nëse flisni hapur dhe kërkoni shpjegime për nocionet që përdoren gjatë bisedës me psikologun tuaj, në mënyrë që të kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Së pari, duhet ta keni të qartë pse keni nevojë për ndihmë, dhe të bindni veten se nuk po e përdorni psikologun si një alibi për të mos u përballur me problemet e jetës. Mendoj se duhet të analizoni me kujdes gjithçka që thuhet për shëndetin mendor në studio televizive apo portale online – të gjitha ato këshilla që ju serviren si të vërteta. Ju nuk duhet të lejoni që shëndeti juaj të përkeqësohet deri në atë pikë sa dikush tjetër të marrë kontrollin mbi jetën tuaj, duke u marrë me ndjenjat tuaja vit pas viti, pa e kuptuar shkakun e vërtetë të vuajtjes shpirtërore”, thotë Demisai.

Brenda librit thuhet se vuajtja është pasojë e padijes.

“Kërkoni dituri që të mos vuani. Kërkoni ndihmë, por gjykoni edhe vetë – mos ua lini të tjerëve të mendojnë për ju. T’i bësh dikujt një “pëlqim” në internet pa e kuptuar domethënien e asaj që shkruan, nuk është mirë. Rinia shqiptare duhet të kërkojë burime të ndryshme informacioni, derisa të gjejë ndihmën e duhur – jo të besojë verbërisht çdo gjë që thonë ekspertët e një shkence që nuk është aq ekzakte siç janë psikologjia dhe psikiatria.”

Libri “Psikologji për jetën time” kërkon të jetë një frymëzim i përditshëm, në mënyrë që vëmendja të drejtohet kah ligjet e jetës dhe jo kah misteret e trurit.

Autori i librit bën një thirrje dashamirëse për kolegët mjekë: lini modelet e trurit dhe neuroshkencën – merruni më shumë me aspektet ekzistenciale, me dritëhijet e personalitetit tuaj dhe të atyre që dëshironi t’i ndihmoni. Flisni për hallet e jetës, jo për sinapset e trurit, sepse ato nuk na e shërojnë brengën shpirtërore. Mos shkruani shumë receta për medikamente psikofarmakologjike, përveçse në raste shumë të rënda, kur është vërtet e domosdoshme – si për shembull për të zbutur një gjendje psikotike, një mani fulminante ose një delir të rëndë gjatë abstinencës. Ndonjëherë nevojiten barna kundër sulmeve ankthore, por kjo rrallëherë është e domosdoshme. Përdorni metoda të tjera për qetësim – ndihmoni pacientët të modulojnë afektet, të shndërrojnë ndjenjat sekondare në ndjenja primare. Ankthi lidhet me konflikte të zakonshme, por në raste të rralla, kur ndjenja e panikut bëhet shumë e fortë, ai duhet parë si një mekanizëm mbrojtës ndaj impulseve destruktive, që shpesh janë rezultat i trysnisë agresive në familje. Kjo gjendje alarmante mund të zbutet me metoda terapeutike, por nganjëherë nevojiten edhe hapa qetësues. Antidepresantët duhen përdorur vetëm në raste të rënda depresioni, siç është melankolia. Por nëse pacienti këmbëngul, atëherë s’kemi ç’të bëjmë. Ka njerëz që nuk guxojnë të jenë në kontakt me ndjenjat e tyre dhe ndihen të detyruar të përdorin barna. Detyra jonë kryesore është të parandalojmë krizat e ankthit dhe të depresionit, dhe të mësojmë njerëzit të kërkojnë ndihmë me kohë. Edhe psikozat, gjendjet maniako-depresive, si dhe varësitë e rënda, mund të zbuten apo të parandalohen nëse dimë shkaqet e vërteta dhe mekanizmat e shfaqjes dhe përkeqësimit.

Sipas tij, mendimet sistemike që paraqiten në këtë libër – fryt i përvojës së gjatë klinike të autorit – hapin mundësi të reja terapeutike për mjekët, psikologët, punëtorët socialë dhe për të gjithë ata që duan të shohin përtej diagnozave deskriptive, për të kuptuar më mirë problemet psikike të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rriturve.

Ky libër është fryt i një pune të gjatë klinike e autorit si psikiatër. Ai ka falënderuar për ndihmën që ia kanë dhënë me rrëfimet e tyre të gjithë pacientët që ka takuar në klinikat e mjekësisë së përgjithshme, në klinikat psikiatrike dhe në praktikën e tij private, gjatë këtyre tri dekadave të fundit.

Rrëfimet e tyre dhe udhëzimet e kolegëve të tij më të vjetër, veçanërisht ndihma e psikologes psikanaliste K. Wedne Lindberg dhe e psikiatrit gjerman Albrecht Mahr, kanë qenë vendimtare për zhvillimin e tij psikoterapeutik.

Për cilësinë e librit, autori ka falënderuar redaktorin, profesor Rami Memushaj, për përkushtimin e tij që ky libër të dalë sa më mirë. Një falënderim i veçantë nga autori ka shkuar edhe për doktoreshën Gerdiola Topi, për sugjerimet e vlefshme para botimit të librit.

Dhe, në fund, autori ka falënderuar familjen – për durimin dhe mirëkuptimin, gjatë orëve të gjata të vetmisë së tij krijuese.

Pas përfundimit të promovimit, të pranishmit vijuan bashkëbisedimin në një atmosferë të ngrohtë e reflektuese, duke u ndalur veçanërisht te temat me ndjeshmëri: ndikimi i efektit placebo në procesin e shërimit, roli i vetëdijes dhe fuqia që nënvetëdija ka në përballjen me dhimbjet emocionale. Diskutimet shpërfaqën nevojën për një qasje më të thelluar ndaj psikikës njerëzore, ku shërimi nuk ndodh vetëm përmes barnave, por edhe përmes ndërgjegjësimit, pranimit dhe transformimit të brendshëm. Bisedat vijuan gjatë, si dëshmi e një libri që ka nxitur më shumë se lexim – ka nxitur vetëdije./ KultPlus.com

Sylvinho lë në tribuna mesfushorin e Serie A dhe tre lojtarë të tjerë për ndeshjen ndaj Serbisë

7 June 2025 at 09:40

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e shtunë) me fillim nga ora 20:45 ndaj Serbisë në kuadër të ciklit kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

Duke qenë se në listën e lojtarvë të grumbulluar nga përzgjedhësi brazilian Sylvinho ishin 27 futbollistë, katër prej tyre tashmë janë lënë në tribuna për këtë sfidë.

Rregullat e UEFA-s e thonë që vetëm 23 lojtarë mund të jenë në dispozicion për një ndeshje dhe kjo ka detyruar Sylvinhon që të largojë nga lista e tij katër lojtarë.

Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti janë lojtarët që janë sakrifikuar nga Sylvinho për ndeshjen ndaj Serbisë, ka raportuar Panorama Sport.

Një befasi mund të quhet mungesa e mesfushorit të Lecces, Medon Berisha, i cili në ndeshjet paraprake ndaj Anglisë dhe Andorrës ka qenë në bankën rezervë.

Pajazit kishte marrë disa minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese, teksa Dajsinani që ishte një risi nga Sylvinho, duhet të presë edhe pak për të marrë rastin e tij.

Adrian Bajrami në anën tjetër nuk ka marrë minuta loje nën urdhrat e Sylvinhos, ndonëse ftesa për të nuk ka munguar./Telegrafi/

The post Sylvinho lë në tribuna mesfushorin e Serie A dhe tre lojtarë të tjerë për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Telegrafi.

‘Engjujt nuk jetojnë në tokë’, një fidan dhe poezi për 1133 fëmijët që s’e patën mundësinë të rriteshin

By: Kult Plus
2 June 2025 at 23:27

Flonja Haxhaj

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, nën tingujt e këngës “Engjujt nuk jetojnë në tokë” nga grupi 403, u mbajt sot një ngjarje përkujtimore me të njëjtin emër, në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan KultPlus.

Ngjarja, e organizuar nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus, mbështetur nga Ministria e Arsimit , solli bashkë poetë, nxënës dhe artdashës që përmes vargjeve u përkulën përpara kujtimit të atyre që nuk patën mundësinë të rriteshin. “Engjëjt nuk jetojnë në tokë” ishte një takim letrar ku poezia u bë mjet i përjetimit dhe dhimbjes, por edhe i kujtesës kolektive që refuzon të heshtë.

Në këtë manifestim kulturor morën pjesë poetët e njohur Ibrahim Kadriu, Sali Bashota dhe Lulzim Tafa, të cilët lexuan poezi të dedikuara fëmijëve që tashmë janë shndërruar në dritë të përhershme të Kosovës. Përkrah tyre, me emocion të veçantë, u prezantuan edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” nga Prishtina, duke sjellë vargje të sinqerta dhe prekëse në kujtim të atyre që humbën jetën pa e njohur mirë.

E para në këtë takim e mori fjalën drejtoresha e KultPlus, Ardiana Pajaziti e cila theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe të rikthimit të vëmendjes drejt fëmijëve që humbën jetën apo u zhdukën gjatë luftës në Kosovë, në një muaj që tradicionalisht u kushtohet fëmijëve.

“Qershori është muaji dedikuar fëmijëve, e ne kemi vendosur që këtë ditë t’ua kushtojmë fëmijëve të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Është një dhimbje e madhe dhe ne kemi vendosur që ta shënojmë këtë ditë për t’i kujtuar këta fëmijë nëpërmjet leximit të poezive. Në të njejtën kohë ne kemi menduar që në nderim të tyre të mbjellim një fidan, si një symbol i kujtimit të tyre dhe një vend që u kushtohet vetëm atyre”, u shpreh Pajaziti.

Më pas, emocionet u bartën në duart e shtatë nxënësve të Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, të cilët një nga një interpretuan poezi të përzgjedhura me ndjeshmëri dhe përkushtim.

Ajan Sinani nisi interpretimet me poezinë “Sikur të ndalej” të Ymer Elshanit, e ndjekur nga Ajana Hasani me interpretimin e poezisë “Për mësuesen” të Adelina Mamaqit. Djellza Ninaj solli freskinë e vargjeve të Vehbi Kikajt me poezinë “Pemët në verë”, ndërsa Era Stublla preku zemrat e të pranishmëve me “Kryefjala e fjalëve” të Odhise Grillos. Omer Havolli interpretoi poezinë “Pëllumb i bardhë” të Rifat Kukajt, Orion Kryeziu solli emocion me “Ditëlindja ime” të Qamil Batallit, dhe Tiara Fetahu e përmbylli me ndriçimin e fjalëve në poezinë “Dielli” të autores Dije Demiri – Frangu.

Më pas, fjalën e mori profesori dhe shkrimtari Ibrahim Kadriu i cili lexoi para të pranishmëve poezië ‘Librat në protestë’.

Pas tij, foli profesori Sokol Bashota, i cili para se të lexonte poezinë e përzgjedhur, theksoi rëndësinë e KultPlus në shënimin e ngjarjeve e dative të rëndësishme.

“KultPlus tashmë është një vend, gati – gati i shenjtë për krijuesit. Ardianë Pajaziti po bën një punë të jashtëzakonshme me aktivitetet në këtë hapësirë të jashtëzakonshme duke shënuar shumë data të rëndësishme, e një prej tyre është edhe Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, e buzëqeshja e fëmijëve është motivi më i madh i shkrimitarit”, theksoi Bashota, teksa më pas lexoi poezinë e tij ‘Portret i pambaruar’, kushtuar vajzës së tij në kohën e luftës.

Pas tij, fjalën e mori poeti Lulzim Tafa, i cili lexoi poezinë e tij, ‘Asfalti mbi eshtra’, një poezi e shkurtër por që lë një brengë të madhe për të gjithë pjesëmarrësit. Këtë poezi, Tafa thotë se e ka kushtuar këtë poezi për fëmijët e vrarë e të pagjetur pasi në disa lokacione në Kosovë janë gjetur varreza masive me fëmijë e të rritur dhe më pas kanë shtruar asfalt për të shmangur gjurmët.

Ndërkaq, të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe poetët Shqipe Bytyqi dhe Besnik Camaj, të cilët iu bashkuan kësaj ngjarje duke lexuar poezi që lidhen me ditën dhe ngjarjen e shënuar.

E në fund, pjesë simbolike dhe e veçantë e këtij organizimi ishte mbjellja e një fidani pranë ambienteve të KultPlis, në nderim të 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur, një akt që synon të mbjellë kujtim e jetë në vend të dhimbjes së pafund.

Sipas të dhënave të dokumentuara, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999 dhe në muajt pas përfundimit të saj, janë vrarë 1.024 fëmijë, ndërsa 109 fëmijë vazhdojnë të figurojnë të zhdukur./KultPlus.com

“Engjujt nuk jetojnë në tokë”, poezi dhe mbjellje fidani për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur 

By: KultPlus
30 May 2025 at 13:53

Fotografia: Fatos Bytyqi

1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës së Kosovës do të kujtohen nëpërmjmet një takimi letrar, takim ku poetët do të lexojnë poezi me dedikim fëmijët që tashmë janë shndërruar në dritën e Kosovës. 

“Engjujt nuk jetojnë në tokë” është organizim-dedikim i gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, dhe në këtë ngjarje kulturore do të marrin pjesë poetët: Ibrahim Kadriu, Sali Bashota e Lulzim Tafa, dhe me poezi për fëmijët engjuj do të prezantohen edhe nxënësit e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë. 

Ndërkohë, në kuadër të organizimit “Engjut nuk jetojnë në tokë” do të mbillet edhe një fidan për 1133 fëmijët e vrarë dhe të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë. 

Gjatë viteve të luftës në Kosovë më 1998-99 dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës, u vranë 1.024 fëmijë dhe 109 konsiderohen të zhdukur.

Kjo ngjarje do të mbahet me 2 qershor, në ora 16:00 në KultPlus Caffe Gallery. Kjo ngjarje mbështetet nga Ministria e Arsimit në Kosovë./ KultPlus.com 

‘Duhet ta mposhtim Serbinë’, Gjimshiti viziton Bujanocin, merr mesazhin e qartë para sfidës

By: armand
28 May 2025 at 20:58

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë simbolike por domethënëse në komunën e Bujanocit, ku u prit nga kryetari Arbër Pajaziti. Takimi u zhvillua vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, më 7 qershor në Tiranë, një përballje që tejkalon kuadrin sportiv. Në një atmosferë të […]

The post ‘Duhet ta mposhtim Serbinë’, Gjimshiti viziton Bujanocin, merr mesazhin e qartë para sfidës appeared first on BoldNews.al.

Ardianë Pajaziti: Kënga “Zjerm” ishte brenda shijes së figurave të rëndësishme shqiptare

By: Kult Plus
19 May 2025 at 21:33

Drejtoresha e gazetës online për kulturë KultPlus, Ardianë Pajaziti, në një intervistë të dhënë për emisionin “Speciale Eurosong” në RTK Radio, ka ndarë përshtypjet e saj mbi edicionin e sivjetshëm të Eurovision 2025, me fokus të veçantë përfaqësimin e Shqipërisë me këngën ‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronike, përcjell KultPlus.

Të shtunën u mbajt finalja e Eurovision 2025, ku Shkodra Elektronike u rëndit e 8-ta, ndërkaq, kënga fituese u shpall ajo e Austrisë.

Pajaziti shprehet e entuziazmuar me performancën e grupit që përfaqësoi Shqipërinë, duke e cilësuar atë si “kulmin e realizimit” artistik për një këngë që ka ngjallur reagime pozitive që nga momenti i fitores në Festivalin e Këngës në RTSH.

“Nga vendet e Ballkanit, është vetëm Shqioëria ajo që ka arriutr të depërtojë deri në finale. E ky është një sinjal që kënga është pëlqyer. Por jo gjithmonë ai triumfi tregon për këngën që e gjen mënyrën e rrugës vetë për të çarë rrugën”, theksoi Pajaziti

Një element që, sipas saj, e ka bërë ‘Zjerm’ të veçantë është përkrahja që ka marrë nga figura të rëndësishme të artit shqiptar dhe më gjerë.

 “Ne e pamë që Shkodra Elektronike që në momentin që fitoi Festivalin e Këngës në RTSH, ishte një këngë që e përqafuan shumë njerëz, por ajo që më ka bërë më së shumti përshtypje është se mbështetësit më të mëdhenj të kësaj kenge kanë qenë kryesisht njerëz që e njohin artin dhe kulturën.Kam parë një kampanjë të jashtëzakonshme prej shumë personave, përderisa edhe Ermonela Jaho, një nga soprano më të njohura që i kemi në botë, ka bërë thirrje vazhdimisht që të votohet Shkodra Elektronike”, tha ajo, duke shtuar më tutje se ka qenë një këngë që ka përfaqësuar shijet e shumë artistëve shqiptarë, dhe të denjë për të prezantuar.

Ardianë Pajaziti tutje shtoi se ‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronikë është këngë që ka mbartur një mesazh të thellë dhe aktual, duke prekur çështje globale si ngrohja globale, nafta, luftërat, jargovani, e përveç kësaj edhe një paraqitje e një instrumental të jashtëzakonshëm.

“Kënga ka një tekst shumë të fuqishëm dhe një realizim skenik jashtëzakonisht të suksesshëm. Edhe përmes vallëzimit, ajo transmetoi një mesazh të qartë dhe të ndjerë,” shtoi ajo.

Ajo e përfshiu Shkodrën Elektronike në listën e saj të artistëve më të preferuar që kanë përfaqësuar Shqipërinë në këtë garë ndër vite, së bashku me Rona Nishliun, Eugent Bushpepën dhe Anjeza Shahinin.

“Shkodra Elektronike me këngën ‘Zjerm’ do të mbetet një nga këngët më të preferuara të Eurovisionit. E kam përcjellë prej fëmijë, dhe tash si person që e përcjelli artin dhe kulturën për shkak të profesionit,është një ndër këngët e mia të preferuara. Është Rona Nishliu, Eugent Bushpepa, Anjeza Shahini dhe Shkodra Elektronike më të preferuarat nga përfaqësimi i Shqipërisë”, theksoi tutje Pajaziti.

Më tutje, Pajaziti foli edhe për tri vendet që u rënditën të parat në këtë festival, duke e përmendur sit ë merituar fitoren e Austrisë në këtë edicion.

“Ajo çka ka ndodhë para natës finale, emrat që kanë qarkulluar si shtete fituese ka qenë Suedia shumë e mbështetur, Latvia dhe Holanda, e kjo e fundit ka qenë edhe për mua befasi që mbeti e 12-ta. Megjithatë, pavarësisht dëshirës që ta sjellim Eurovisionin në Tiranë, mendoj që Austria kishte një prezantim të jashtëzakonshëm, i gërshetuar edhe me operën, artisti vjen nga Opera e Vjenës. Është një këngë që nuk mund të themi që ka qenë e padrejtë fitorja. Mendoj se ishte meritore”, shtoi mes tjerash Pajaziti, ndërsa vazhdoi se ishte befasuese renditja në vendin e dytë e Izraelit, me gjithë zhurmën që pata paraqitja e saj. Ndërkaq për rënditjen e Latvisë, ia atriubon faktit që u bë këngë virale, dhe për shkak të kësaj mund të rënditej edhe më lart./KultPlus.com

Në vijim gjeni intervistën e plotë:

❌
❌