Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hysaj dhe Laçi: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë

By: S SH
2 June 2025 at 14:48

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore, ndërkohë që Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi dolën në konferencë për mediat dhe folën për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë.

Elseid Hysaj u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, pasi Serbia është kundërshtari direkt për vendin e dytë. Mbrojtësi kuqezi theksoi faktin që kjo ndeshje duhet të shihet vetëm si një sfidë futbolli dhe ekipi duhet të jetë i përqendruar për të dhënë maksimumin në fushë.

Ndeshja me Serbinë? – Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse janë ndër kundërshtarët më direkt me ekipin tonë. Marrëdhëniet në vendet tona nuk duhet të hyjmë ne futbollistët, ka kush merret me këtë punë. Ne duhet të luajmë ndeshjen tonë, të jemi të përqëndruar, të qetë, e dimë që është kundërshtari jonë direkt, dhe mos mendojmë për probleme anasjellas siç mund të kenë.

Ndeshja me Serbinë? – Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse ata janë kundërshtarët më të drejtpërdrejtë të ekipit tonë. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona nuk janë çështje për ne futbollistët, ka të tjerë që merren me këtë. Ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, të jemi të qetë, të përqendruar. E dimë që është kundërshtari jonë direkt. Nuk duhet të merremi me probleme të tjera që mund të ekzistojnë jashtë fushës.

Mendoni se keni një rol kyç për atë që duhet t’u transmetoni lojtarëve për këtë ndeshje? – Të gjithë futbollistët janë të përqendruar dhe e dinë shumë mirë sa e rëndësishme është kjo ndeshje, si për ne, por edhe jashtë futbollit. Ka shumë tifozë që e presin me padurim. Sigurisht që kam folur me disa lojtarë, si për lidhjet tona të mëparshme, ashtu edhe për ndeshjet që kemi luajtur së bashku. Të gjithë e njohin historinë e Shqipërisë. U kam thënë vetëm të jemi të qetë dhe të japim më të mirën në fushë.

Ndeshje me presion? – Po, mund të ketë presion, por mendoj që është presion pozitiv, që të shtyn të zbresësh në fushë me forcë dhe guxim. Është një ndeshje e veçantë, por mbi të gjitha është një ndeshje futbolli. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Duhet të futemi në fushë të qetë dhe të japim maksimumin për të fituar dhe për të marrë tri pikë.

Ndeshja me Serbinë në vitin 2014? – Të gjithë e panë atë ndeshje. Nuk ishte një imazh i mirë për futbollin dhe nuk duhet të përsëritet ajo që ndodhi atëherë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme. Luajmë për shtetin, për tifozët, për kombin. Nëse fitojmë, do të jetë një krenari e madhe për të gjithë ne. Duhet të jemi të qetë dhe të kuptojmë se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë gjithçka për fitoren.

Gjendja fizike? – Unë jam mirë. Jam rikthyer nga një dëmtim dhe tani ndjehem shumë mirë. Edhe të tjerët janë në gjendje të mirë. Është fundi i kampionatit, ndoshta ka pak lodhje, por nuk mendoj se do të ndikojë. Në stërvitje djemtë janë shumë të përqendruar. Kjo është një ndeshje e veçantë që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, siç kemi bërë gjithmonë. Edhe pse mund të ketë një tifozeri të zjarrtë, ne duhet të jemi të qetë në fushë.

Trajneri Silvinjo? – Trajneri bën punën e tij. Gjithmonë na këshillon të jemi të qetë dhe të mos e marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të gjithë profesionistë dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të mirë dhe një skuadër të fortë. Shumë prej nesh kemi luajtur kundër tyre në Serie A dhe në kampionate të tjera. Edhe ata e dinë që jemi një ekip që lufton dhe që mund ta fitojë këtë ndeshje.

Sa të rëndësishme janë këto tri pikë për objektivin “Botëror”? – Të gjitha ndeshjet në grup janë të rëndësishme, por kjo është direkte për objektivin tonë. E dimë që Anglia është një skuadër shumë e fortë, por kundër Serbisë mund të luajmë shumë mirë letrat tona. Kemi mundësinë ta fitojmë ndeshjen.

Qazim Laçi tha se ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë.

Serbia shihet në letër si një kundërshtar më i fortë se Shqipëria, a është ky një avantazh për ne? – Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë.

Thirrje për tifozët? – Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë.

Gjendja fizike e skuadrës? – Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë.

Ndeshje përballë rivalit direkt ndaj vendit të dytë, çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar ndeshjen? – Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë.

Më mirë në Shqipëri apo Serbi ndeshja e parë? – Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror.

Sa zemër do të kërkojë sfida me Serbinë? – Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje.

Sa ekziston rreziku të nënvlerësojmë ndeshjen me Letoninë, që është pas përballjes me Serbinë? – Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë.

E keni pyetur Hysajn se çfarë mbart një ndeshje përballë Serbisë. Çfarë ju ka sugjeruar? – Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë.

The post Hysaj dhe Laçi: Përballja me Serbinë vetëm një ndeshje futbolli, të jemi të përqendruar në fushë appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Politika nuk është puna jonë, ne duam tri pikët

By: Besnik
2 June 2025 at 13:21

Futbollistët e Kombëtares kanë nisur grumbullimin para ndeshjes me Serbinë, e cila është planifikuar të luhet në “Arenën Kombëtare” të Tiranës më 7 qershor në orën 20:45.

Në konferencën për shtyp të kësaj të hëne dolën futbollistët Elseid Hysaj dhe Qazim Laçi.

Mbrojtësi i Lazios theksoi se Serbia është rivali ynë dhe për këtë arsye na duhen tri pikët si në çdo ndeshje tjetër.

Hysaj ka qenë në fushë edhe gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve pas futjes në fushë të dronit me flamurin autokton, dhe është i vetmi futbollist nga ai takim që vazhdon të jetë i grumbulluar ende me ekipin.

“Si duhet ta përjetojmë këtë ndeshje me Serbinë, duke marrë parasysh edhe historinë?

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi Serbia është rivali direkt. Marrëdhëniet mes vendeve nuk na takojnë ne futbollistëve, ka kush merret me to. Ne duhet të mendojmë vetëm për atë që ndodh në fushë dhe atë që na takon ne.

Presioni tek lojtarët?

Ky presion na duhet për të zbresur në fushë me forcë dhe kurajo. Duhet të jemi të vetëdijshëm që në këto ndeshje futbolli duhet të hyjmë me besim.

Ngjyrat e futbollit dhe ana politike?

Ndeshja e 2014 në Serbi nuk është imazh për futbollin. Kam qenë në fushë atë mbrëmje. Të shtunën duhet të jemi të qetë, tri pikët do të bëjnë krenar vendin dhe na duhet t’i fitojmë.

Roli juaj dhe përvoja në aspektin psikologjik?

Gjithë djemtë dinë që sfida vlen në fushë dhe jashtë saj. Shumë tifozë mezi e presin takimin. Kam folur me disa lojtarë dhe i kam kërkuar që të japin më të mirën në fushë. U riktheva nga një dëmtim dhe ndihem shumë mirë. Të gjithë lojtarët janë në formë, i kam parë në stërvitje dhe në fushë do të luajmë me zemër dhe shpirt. Do të kemi një tifozeri të zjarrtë, por na duhet qetësi në fushë.

A ka dhënë trajneri udhëzime të veçanta për këtë përballje?

Ai na ka kërkuar qetësi, që të mos marrim këtë ndeshje me presion. Serbia ka lojtarë të fortë që luajnë në Serie A dhe Evropë. Ata e dinë që ne mund të fitojmë.

Si i shihni shanset për tri pikët kundër Serbisë?

Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme, por kjo është ndeshje direkte dhe na duhet të bëjmë më shumë se ata në fund të kualifikueseve. Anglia është shumë e fortë, ndaj ne duhet ta fitojmë këtë përballje me Serbinë,” tha Hysaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Politika nuk është puna jonë, ne duam tri pikët appeared first on Euronews Albania.

Qazim Laçi shënon në Çeki/ Mesfushori kuqezi shpëton skuadrën e tij nga humbja

By: Rovena
25 May 2025 at 16:10

Qazim Laçi shënoi një gol shumë të bukur në Çeki, duke shpëtuar ekipin e tij nga humbja. Mesfushori i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e barazimit 1-1 që Sparta e Pragës arriti në fushën e rivalit, Olomouc.

Ishte një realizim shumë I bukur për Laçin, që këtë sezon në kampionat ka tre gola dhe katër asiste. Gjithsesi, vitin e ardhshëm shqiptari nuk do të mundë të luajë në kupat e Europës.

Skuadra e tij, Sparta e përfundoi kampionatin çek në vendin e pestë, ndërsa pak ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Çekisë./abcnews.al

Supergol nga distanca, Qazim Laçi shënon dhe mban Spartën në garë për Europën (Video)

By: armand
24 May 2025 at 17:59

Qazim Laçi ka shënuar një gol me shumë vlerë në takimin mes Sparta Pragës dhe Sigma Olomuc. Pas një sezoni ku Sparta Praga fillimisht mori pjesë në fazën në grupe në Ligën e Kampioneve, në javët e fundit ajo rrezikonte të mos përfaqësohej në Europë, pasi humbi plotësisht kontaktin me kreun me 4 humbje radhazi. […]

The post Supergol nga distanca, Qazim Laçi shënon dhe mban Spartën në garë për Europën (Video) appeared first on BoldNews.al.

Qazim Laçi shkëlqen me gol në fitoren e Sparta Pragës – shpallet lojtari i ndeshjes

22 February 2025 at 22:29

Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 23-të në elitën e futbollit çek ndaj Dynamo Budejovice.

Vendimtar në këtë takim për Spartën ishte mesfushori shqiptar Qazim Laçi i cili pati një paraqitje fantastike e cila në fund u kurorëzua me një gol.

Për paraqitjen dhe golin e shënuar, Laçi u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore, duke marrë notën 9.0.

Përveç golit të shënuar, Laçi pati 32 pasime të kompletuara, nëntë pasime kyçe dhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara.

Ai gjithashtu pati tri gjuajte të bllokuara, një duel të fituar dhe një ndërhyrje ndaj kundërshtarit.

Me pak fjalë reprezentuesi shqiptar ishte i kudondodhur, si në fazën defanzive ashtu edhe në atë ofanzive për të ndihmuar ekipin e tij.

Për 29-vjeçarin ky ishte goli i dytë në 19 ndeshje sa ka luajtur gjithsej këtë sezon në kampionat, teksa ka po aq asistime./Telegrafi/

The post Qazim Laçi shkëlqen me gol në fitoren e Sparta Pragës – shpallet lojtari i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Qazim Laçi shënon sërish, portierit kundërshtar i bie të fikët! Goli anulohet me VAR

By: armand
22 February 2025 at 21:14

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i shkoi shumë pranë dopietës në duelin ndaj Ceske Budejovices në kampionatin çek. 29-vjeçari zhbllokoi fillimisht sfidën në minutën e 64-t, ndërkohë që në minutën e 83-të, realizoi edhe golin e dytë personal. Por goli më pas u anulua nga VAR-i për faull ndaj portierit kundërshtar, i cili për […]

The post Qazim Laçi shënon sërish, portierit kundërshtar i bie të fikët! Goli anulohet me VAR appeared first on BoldNews.al.

Goli i dytë në kampionat, Qazim Laçi shënon për Spartën e Pragës

By: armand
22 February 2025 at 20:52

Qazim Laçi protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar me Spartën e Pragës, në ndeshjen ndaj Ceske. Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni. […]

The post Goli i dytë në kampionat, Qazim Laçi shënon për Spartën e Pragës appeared first on BoldNews.al.

Xhaka pret dyshen shqiptare në Gjermani, foto dhe shkëmbim fanellave pas ndeshjes

30 January 2025 at 10:29

Bayer Leverkusen dhe Sparta Pragë janë takuar në ndeshjen e fundit të ligës në Ligën e Kampionëve, ku fitorja i takoi skuadrës gjermane me rezultat 2-0.

Në këtë sfidë kanë luajtur tre futbollistë shqiptarë, Xhaka për Bayer Leverkusenin dhe Laçi për Sparta Pragën nga minuta e parë, derisa Ermal Krasniqi u aktivizua në fund.

Treshja shqiptare në fund të ndeshjes kanë qëndruar së bashku dhe kanë shkëmbyer fanellat duke krijuar një foto shumë të bukur.

Xhaka, kapitani i kombëtares zvicerane dhe lojtar i Leverkusen, ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës gjermane këtë sezon. Ndërsa Ermal Krasniqi dhe Qazim Laçi, të dy lojtarë të Sparta Pragë, kanë treguar performanca të mira në ndeshje, duke vërtetuar talentin dhe vlerën e tyre në një nga garat më prestigjioze të futbollit botëror.

Pas ndeshjes, tre lojtarët shqiptarë ndanë një moment të veçantë, duke shkëmbyer fanellat dhe duke bërë një foto së bashku.

Kjo fotografi u postua në rrjetet sociale, ku u përcjell një mesazh i dashurisë dhe solidaritetit mes tyre, duke treguar se pavarësisht nga klubet që përfaqësojnë, lidhja e tyre kombëtare mbetet e fortë.

Ky moment nuk është thjesht një kujtim i bukur për lojtarët, por edhe një burim frymëzimi për të gjithë futbollistët shqiptarë që luftojnë për të arritur suksese në skenën ndërkombëtare.

Në këtë takim nuk ishin prezent dy shqiptarët tjerë të Sparta Pragës, Albion Rrahmani dhe Indrit Tuci që munguan shkaku i lëndimeve. /Telegrafi/

 

The post Xhaka pret dyshen shqiptare në Gjermani, foto dhe shkëmbim fanellave pas ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Qazim Laçi sfidon Interin: Nuk kam folur me Asllanin, jam tifoz i Milanit dhe kjo më motivon

By: armand
21 January 2025 at 18:05

Sparta e Pragës do të përballet me Interin në raundin e parafundit të fazës së kampionatit në Champions League. Fati vë përballë njëri-tjetrit dy lojtarë të Kombëtares Shqiptare: Qazim Laçi kundër Kristjan Asllanit. Laçi ka folur në konferencë për shtypin para sfidës që do të zhvillohet në Çeki, ku i është përgjigjur pyetjes nëse ka […]

The post Qazim Laçi sfidon Interin: Nuk kam folur me Asllanin, jam tifoz i Milanit dhe kjo më motivon appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët i japin fitoren Spartës së Pragës, Laçi dhe Rrahmani protagonistë absolutë (Video)

By: armand
15 December 2024 at 15:00

Albion Rrahmani ka gjetur golin me Spartën e Pragës. Një gol i mrekullueshëm në minutën e 51-të, që barazoi takimin 1-1 kundër Jablonec. Ishte Qazim Laçi që i asistoi Rrahmanit nga goditja e këndit. Sulmuesi shqiptar e shfrytëzoi mjaft mirë këtë rast duke befasuar portierin kundërshtar. Qazim Laçi ishte protagonist edhe në golin e dytë […]

The post Shqiptarët i japin fitoren Spartës së Pragës, Laçi dhe Rrahmani protagonistë absolutë (Video) appeared first on BoldNews.al.

Laçi e Rrahmani, gola ne Çeki/ Mesfushori kuqezi e sulmuesi i Kosovës ishin super, “ylli” i Shqipërisë shërbeu dhe asist për golin e katërt

4 December 2024 at 16:10

Padyshim, ishte ndeshja më e mirë e sezonit.

Qazim Laçi shënoi golin e parë në Ligën e Parë çeke, si dhe shërbeu asistin e parë, diçka që shpreson ta bëjë më shpesh.

Mesfushori I kombëtares shqiptare shkëlqeu në sfidën ndaj Karvinës, të fituar 4-1, duke realizuar rrjetën për 2-1, e më pas duke shërbyer topin për rezultatin përfundimtar.

Për kampionen në fuqi të Çekisë shkëlqeu edhe sulmuesi I Kosovës, Albion Rrahmani, I cili gjithashtu shënoi një gol dhe krijoi një tjetër.

Rrahmani pasoi për avantazhin e vendasve që në minutën e dytë, ndërsa topin në rrjetë e dërgoi Lukash Sadilek.

Më pas, Karvina barazoi pavarësisht dyshimeve për pozicion jashtë loje, veçse Laçi u përgjigj shpejt, në minutën e 39-të.

Ai pati fat në goditjen e dënimit që e ekzekutoi vetë.

Rrahmani fiksoi për 3-1 në minutën e fundit të pjesës së parë, në një aksion që thuajse e krijoi vetë.

Një gol që tregoi vërtet shumë klas, ndërsa ylli “dardan” pati mundësi për të shënuar përsëri pas pushimit.

Laçi plotësoi ndeshjen e tij shumë të mirë me asistin për sulmuesin Birmançeviç që shtoi rrjetën e katërt dy minuta para fundit.

Sparta është gjithsesi larg vendit të parë, sepse ka vetëm 31 pikë në 17 ndeshje, ndërsa Sllavia e Pragës kryeson me 44 pikë dhe me një ndeshje më pak. /abcnews.al

‘Shpërthejnë’ Laçi dhe Rrahmani te Sparta e Pragës, asistim dhe gola nga dyshja shqiptare

By: armand
3 December 2024 at 20:20

Albion Rrahmani dhe Qazim Laçi po shkëlqejnë në ndeshjen e sotme për Spartën e Pragës duke realizuar të dy gola shumë të bukur. Fillimisht realizoi mesfushori i Shqipërisë, Laçi nga faulli jashtë 16 metërshit, edhe pse fati e ka ndihmuar duke dyfishuar shifrat për Spartën kundër Karvinës. Ndërkohë golin e tretë e shënoi Rrahmani. Lojtari  […]

The post ‘Shpërthejnë’ Laçi dhe Rrahmani te Sparta e Pragës, asistim dhe gola nga dyshja shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Albion Rrahmani shënon super gol dhe asiston, rrjetën e gjen edhe Qazim Laçi

3 December 2024 at 20:33

Sparta e Pragë është duke shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Karvinës në Superligën e Çekisë.

Klubi i madh çek sot është paraqitur nga minuta e parë me tre futbollistë shqiptarë, Albion Rrahmanin, Qazim Laçin dhe Ermal Krasniqin.

Rrahmani asistoi në minutën e dytë të ndeshjes, duke dhënë një asistim të bukur për Sadilek i cili i vetëm me portier shënoi për 1-0.

 

𝟗𝟎 𝐬𝐞𝐤𝐮𝐧𝐝 ⏱ #acsparta pic.twitter.com/IaGLbtQUOc

— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 3, 2024

Në minutën e 39-të, mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi ka shënuar për 2-1.

Krejt në fund të pjesës së parë, Rrahmani realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zone për 3-1.

 

Zaseknout a vylovit 🎣 #acsparta pic.twitter.com/iQziD0NoEn

— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 3, 2024

Në minutën e 60-të të ndeshjes, Rrahmani dhe Krasniqi u zëvendësuan. /Telegrafi/

The post Albion Rrahmani shënon super gol dhe asiston, rrjetën e gjen edhe Qazim Laçi appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Dy futbollistët e Kombëtares titullarë në derbi, Qazim Laçi bën protagonistin te Sparta e Pragës

30 November 2024 at 20:25
Qazim Laçi dhe Indrit Tuci u aktivizuan titullar në derbin ndaj Dukla Pragës. Mesfushori dibran u bë protagonist në minutën e 12-të të sfidës teksa asistoi për golin e shënuar nga Olatunji, duke i dhënë avantazhin kampionëve në fuqi të Çekisë, që e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 0-1.  Ky ishte asisti i parë

Champions League/ Në fushë “Djajtë” dhe skuadra e Qazim Laçit, publikohen formacionet e dy sfidave të pasdites

26 November 2024 at 17:42

Më fund u rikthyer sërish “magjia” e UEFA Champions League.

Në orën 18:45, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në “kontinentin e vjetër” do të nisë xhiron e 5-të, të fazës ligës, me “Djajtë” e Milan që do të kërkojnë tre pikë të arta në transfertën e Slovan Bratislava, ndërsa Sparta Prague e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit do të presë në “Fortuna Arena”, “Los Colchoneros” e Atletico Madrid.

Sa i përket formacioneve, tekniku Paulo Fonseca ka vendosur të hedhë lojtarë me goxha potencial në sulm, me Pulisic, Okafor e Tammy Abraham që qëndrojnë në majë, ndërsa pas tyre janë Reijnder, Fofana e Chukuëeze.

Në krahun tjetër, te Sparta Prague janë hedhur në fushë plot 3 shqiptarë, me Qazim Laçin që pozicionohet në qëndër të mesfushës, ndërsa Rrahmani dhe Ermal Krasniqi pozicionohen në “tridentin” e sulmit, që plotësohet më tej nga Haraslin. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Slovan Bratislava – Milan 

Sparta Prague – Atletico Madrid 

Qazim Laçi: Pësojmë shpesh gola në minutat e para të ndeshjeve, na vjen keq për humbjen

19 November 2024 at 23:06
Mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi foli pas humbjes me Ukrainën. Ai u shpreh se duhet të luajnë gjithmonë si pjesën e dytë dhe sduhet të pësojnë më kaq gola në minutat e para. “Edhe për to ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë

Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve: “Ndeshja më e dobët në 3 vjet”

By: user 2
19 November 2024 at 23:10

Humbja me Ukrainën ka lënë fytyra të dëshpëruara te lojtarët e kombëtares së Shqipërisë. Arbër Hoxha u fut në fushë nga stoli gjatë ndeshjes me Ukrainën, e cila përfundoi me humbje 1-2. Pas përfundimit të takimit, ai dha një deklaratë ku shprehu mendimet e tij:

“Pjesën e parë nuk u qasëm siç duhej. Ishte një ndeshje e vështirë, në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë na rrëzoi moralin, pastaj pas të dytit u bë shumë e vështirë. Ekipi kundërshtar kishte shumë kualitet.  Trajneri na motivoi shumë, dhamë gjithçka për të kthyer rezultatin, por për fat të keq nuk arritëm të shënonim golin e barazimit”, deklaroi Hoxha për “TV Klan”.

LAÇI: “DUHET TË JEMI MË TË PËRQENDRUAR”

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, pas humbjes ndaj Ukrainës, theksoi se ekipi duhet të paraqitet gjithmonë me të njëjtin intensitet si në pjesën e dytë. Ai shtoi se nuk duhet të pranojnë më gola në minutat e para të ndeshjeve.

“Edhe për ata ishte finale, edhe pse ndoshta skishte aq rëndësi sa për ne. E filluam pak keq ndeshjen, pjesën e dytë e patëm në kontroll lojën, na vjen keq. Krijuam aksione, u futëm shumë herë në zonë, paraqitja në pjesën e dytë ishte shumë e mirë dhe kështu duhet të vazhdojmë”.

Lexo më tej: “Bëmë keq të gjithë bashkë”: Sylvinho pa fjalë për pjesën e parë ku u vendos humbja

Minutat e para duhet të parashikojmë disa aksione, pasi nuk është hera e parë që pësojmë gola, duhet të jemi më të përqëndruar, u munduam në pjesën e parë, por nuk ja dolëm. Në pjesën e dytë i dominuam”, përfundoi Qazim Laçi.

ISMAJLI: “NDESHJA MË E KEQE NË TRE VJET”

bandicam 2024-11-19 23-01-59-079

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli bëri një analizë të ndeshjes me Ukrainën, ku ndër të tjera theksoi: “Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.

Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje”. Ismajli pastaj ka hapur edhe një çështje me përgjigjen e tij, edhe pse ska dashur të krijojë polemika: “Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”.

 

 

The post Humbja 2-1 me Ukrainën, reagimet e lojtarëve: “Ndeshja më e dobët në 3 vjet” appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria në Ligën C, Laçi: Pësojmë shpesh gola në minutat e para, keqardhje për rezultatin

By: armand
19 November 2024 at 23:15

Kombëtarja shqiptare u mposht me rezultatin 1-2 nga Ukraina, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë synon vendin e parë në grup, por për ironi të fatit disfata e rëndë në Tiranë i zbriti në vendin e fundit dhe për pasojë edhe në Ligën C. Në një prononcim pas […]

The post Shqipëria në Ligën C, Laçi: Pësojmë shpesh gola në minutat e para, keqardhje për rezultatin appeared first on BoldNews.al.

“Kryesorja ishte të mos humbisnim”, Laçi: U munduam të bënim lojën tonë

16 November 2024 at 23:57

Kombëtarja e Shqipërisë nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 përballë Çekisë, në sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, të UEFA Nations League.

Me përfundimin e ndeshje mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi analizoi për mediat barazimin pa gola, ku edhe si lojtarët e tjerë kritikoi lojën e dobët të skuadrës së tij në 25 minutat e para, teksa më tej nxorri në pah kualitetin e skuadrës.

“25 minutat e para nuk ishin më të mira, u dhamë shumë hapësirë çekve. Ata nuk kanë lojë specifike, luajnë me topa të gjata, ne nuk kemi mbrojtur shumë mirë topin, e humbisnim kollaj. Mbas minutës së 30-të e kishim ndeshjen nën kontroll.

Kryesorja ishte mos humbisnim, kush humbiste ngelej jashtë. U munduam edhe ne të bënim lojën tonë. Ishim me fat, kështu siç shkoi loja besoj se 0-0 rezultat i drejtë.

Po mundohem dhe po punoj në aspektin finalizues. Ato dy rastet që kisha mund t’i shfrytëzoja më mira. Kam humbur një hap të vogël, kështu mu duk në fushë.

Jemi ekip që kemi lojtarë si Bajrami dhe Asani, kualitetin e atyre duhet të shfrytëzojmë. Përpiqem që ta kërkoj topin në zonën ku duhet. Sulmuesin e përdorim për të hapur hapësirat, për mua, Asanin ose Bajramin. Këtë fazë e bëjmë mirë.

Është shumë e vështirë për Tucin që të mbante 2 qendërmbrojtësa me vete”, u shpreh Qazim Laçi. /i.m /abcnews.al

“Paqe” në pjesën e parë/ Traversa na mbron nga çekët, “Kuqezinjtë” të paqartë para portës së Kovar

16 November 2024 at 21:33

Ende nuk kemi regjistruar goditjen e parë në portë, ndërsa kundërshtarit i është mohuar dy herë goli nga traversa.

Kjo është pasqyra e pjesë së parë së sfidës mes Shqipërisë e Çekisë, në “Air Albania” të vlefshme për xhiron e 5-të të fazëës së grupeve, të UEFA Nations League, ku deri më tani rezultati ka mbetur në 0-0.

Miqtë çekë kanë arritur të trondisin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, ndërsa “rreziqet” e vetme të “Kuqezinjve” erdhën nga Nedim Bajrami e Qazim Laçi, të cilët ishin “të paqartë” para portës së Kovar.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Gjermania po udhëheq 3-0 ndaj Bosnje Hercegovinës, Suedia e Sllovania janë në baraspeshën 1-1, ndërsa Holanda mban avantazhin 1-0 ndaj Hungarisë. /i.m /abcnews.al

❌
❌