Normal view
Vrasja në Gjilan/Sveçla kërkon hetim për lidhje të policëve me të dyshuarin
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në atë që e ka përshkruar si “veprimtari kriminale të Mefail Shkodrës”.
Shkodra është shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan, që është raportuar më 10 gusht. Sipas Policisë, ai ka të kaluar kriminale.
Përveç Shkodrës, si i dyshuar kryesor, në kërkim janë edhe në dy persona tjerë.
“Në çdo deklarim publik dhe në çdo takim me mekanizmat që drejtoj, kam theksuar dhe kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha strukturave për garantimin e integritetit personal dhe profesional të çdo shërbyesi publik në vendin tonë.
Askush nuk është i paprekshëm apo i pandëshkueshëm veçanërisht brenda një institucioni që ka për mandat parandalimin, hetimin dhe luftimin e çdo veprimtarie ilegale në vendin tonë”, ka thënë Sveçla përmes një postimi në Facebook.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se cilat janë motivet e vrasjeve.
Lidhur me këtë rast kanë reaguar edhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
“Presidentja kërkon nga organet kompetente që autorët e këtij akti makabër të kapen sa më shpejt dhe të dalin para drejtësisë, për t’u përballur me përgjegjësinë e plotë ligjore.
Është për keqardhje që vitin e kaluar të njëjtit ishin lënë të lirë nga institucionet e drejtësisë, pas një kohe të shkurtër të kaluar në paraburgim, përkundër veprave të rënda për të cilat akuzoheshin”, është thënë në një komunikatë të lëshuar nga Presidenca.
Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke thënë se bazuar në informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim vitin e kaluar për shkeljet e kryera.
“Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, ka thënë Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
Përveç këtyre tri vrasjeve, në Kosovë ka ndodhur edhe një tjetër vrasje po më 10 gusht, veçse në qytetin e Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ësht arrestuari i dyshuari dhe që gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast./REL
Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës
Pas tre ditë ndërprerje të transmetimit së kanalit televiziv News 24, gazetarët kanë dalë në protestë para godinës së kësaj media.
Protesta e mbajtur në orën 12:00, është thirrur nga Asocioni i Gazetarëve, të cilët kërkojnë që të mos pengohet puna e punonjësve së kësaj media.
“Demokracia vdes në errësirë”, ishte slogani i kësaj proteste solidarizuese i asocionit së gazetarëve me punonjësit e “Focus Media News”. Asocioni e ka cilësuar aktin e ndërprerjes së veprimit të këtij grupi mediatik si shkelje flagrante e parimeve themelore të demokracisë e të lirisë së shprehjes.
Të pranishmit, mbajtën dhe disa fjalime. Drejtoresha e televizionit, Anila Jole, u shpreh se çështja konfliktuale për pronën nuk duhet të sjellë mbylljen e një mediaje.
“Të shtunen në mengjes, pa paralajmërim, u ndërpre sinjali ynë dhe u bllokua hyrja e gazetarëve në vendin e tyre të punës. Na u tha se ishte një çështje kontrate qiraje, por të gjithë e dimë se marrëdhëniet kontraktuale nuk mund dhe nuk duhet të shërbejnë si pretekst për të mbyllur një zë të lirë informimi. Konfliktet civile zgjidhen në gjykata, jo duke fikur ekranin e një televizioni që i shërben publikut”, tha ajo.
Kujtojmë se më 9 gusht 2025, godina e “Focus Media News” u rrethua në mëngjes nga forcat policore, duke kërkuar lirimin e saj, si dhe u ndërpre sinjali i televizionit. Në këtë godinë ndodhen edhe redaksitë e Balkan Web, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Ky aksion policor vjen për shkak se kontrata e grupit mediatik për godinën, ka përfunduar që prej vitit 2022, e që atëhere çështja ka kaluar nëpër shkallët e gjyqësorit.
Avokatura e Shtetit, përmes një reagimi zyrtar, u shpreh se ka një vendim gjykate lidhur me rastin, në të cilën thuhet se grupi mediatik duhet të lirojë ambientin menjëherë./tvklan
Pheniani paralajmëron/Kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit
Koreja e Veriut do të kundërpërgjigjet “me vendosmëri” në rast të provokimeve gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë, tha shefi i Mbrojtjes në Phenian përmes një njoftimi më 11 gusht.
Paralajmërimi vjen teksa Seuli dhe Uashingtoni po përgatiten të zhvillojnë stërvitjet vjetore ushtarake që kanë për synim të frenojnë Korenë e Veriut – të pajisur me armë bërthamore – të cilat do të mbahen nga 18 deri më 28 gusht.
Koreja e Veriut – e cila sulmoi fqinjin e saj më 1950, duke shkaktuar Luftën Koreane – gjithmonë ka shprehur zemërim për stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, duke i cilësuar ato si përgatitje për pushtim.
“Forcat e armatosura të Koresë së Veriut do të përballen me stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut përmes një kundërpërgjigje të vendosur… në nivelin e të drejtës për vetëmbrojtje”, tha shefi i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, No Kwang Chol, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.
SHBA-ja ka të stacionuar afër 28.500 trupa në Korenë e Jugut dhe këto dy shtete aleate vazhdimisht mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, që thonë se janë të natyrës mbrojtëse.
Kohët e fundit, Seuli dhe Pheniani duket se po shkojnë drejt një përmirësimi të marrëdhënieve, pasi palët kanë hequr altoparlantët propagandistikë përgjatë kufirit.
Seuli ka njoftuar se trupat e Koresë së Veriut kanë filluar të çmontojnë altoparlantët që përdoren për të shkaktuar zhurma përgjatë kufirit, disa ditë pasi administrata e re e Seulit çmontoi altoparlantët që përdorte për të transmetuar propagandë.
Të dyja vendet kishin ndaluar përdorimin e altoparlantëve përgjatë zonës së demilitarizuar në qershor, pas zgjedhjes së presidentit të ri të Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, i cili synon të ulë tensionet me Phenianin.
Raportet midis dy Koreve kanë qenë në nivelin më të ulët ndër vite gjatë presidencës së mëparshme të Yoon Suk Yeol, me Seulin që ndoqi një linjë të ashpër ndaj Phenianit, i cili është afruar gjithnjë e më shumë me Moskën pas pushtimit rus të Ukrainës.
Që nga zgjedhja e tij, Lee ka një qasje tjetër sa i përket Koresë së Veriut, duke përfshirë kërkesën që grupet qytetare të ndalojnë dërgimin e fletushkave propagandistike përtej kufirit përmes balonave. REL
Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve
Në Doganën e Durrësit po zbatohen masat për përmirësimin e procesit të skanimit të mjeteve, për t’u ardhur në ndihmë si biznesit, ashtu edhe qytetarëve, në kulmin e sezonit turistik.
Kjo ka bërë që të ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore, por edhe numri i skanimeve, çka ka bërë që i gjithë ky proces të zgjasë vetëm 3 minuta.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit. Atje gjatë tre muajve të fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve.
“Këto janë masa të domosdoshme, që shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit Europian. Një doganë e shpejtë, transparente dhe e besueshme është thelbësore për të arritur objektivat tona dhe për t’u afruar më shpejt me standardet e BE-së”, u shpreh nga ana e tij, Ministri i Financave, Petrit Malaj.
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli tha se çdo vit Porti i Durrësit përpunon rreth 15% të volumit total të import–eksporteve, duke qenë pika më e rëndësishme kufitare në këtë drejtim.
Kosovë/Çfarë ndodh pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta.
Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Por, kur mund të thirret seanca konstituive?
Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja.
Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.
Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.
“Ta zëmë nëse aktgjykimi publikohet të mërkurën, atëherë seanca mund të thirret menjëherë të enjten dhe pastaj të vazhdojë cikli 48-orësh”, tha Cakolli në KTV më 8 gusht.
Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.
Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit, duke shtuar se të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik “të shpallen të pavlefshme”.
Sipas Rregullores së Kuvendit, për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i seancës konstituive dhe Dehari pritet ta thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.
Si është pritur vendimi?
Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.
Sipas LVV-së, njoftimi i Kushtetueses “përbën devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues” dhe se është “në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe ndarjes së pushteteve”.
Deputetja e LVV-së dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thanë një konferencë për media më 10 gusht se “njoftimi i Gjykatës Kushtetuese përbën shqetësim serioz, sepse është tejkalim flagrant i kompetencave që ka Gjykata Kushtetuese”.
E pyetur nëse partia e saj do ta respektojë vendimin, Haxhiu tha: “Se cili do të jetë veprimi jonë pas këtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur të vijë koha”.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me këtë vendim të Kushtetueses, u vërtetuan qëndrimet e partisë së tij, që LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e Republikës së Kosovës, duke e bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e tij për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë Kushtetutës”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e mirëpriti vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e cilësuar si “fitore të madhe për demokracinë”.
Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrëzua diktati”.
Çfarë pritet nga aktgjykimi i plotë?
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.
Ajo ka mundësi t’i përgjigjet edhe një kërkese tashmë të tërhequr të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar më herët nga gjykata përmes një aktgjykimi.
Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.
Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.
“Ndonëse presidentja e ka tërhequr kërkesën, Kushtetuesja ka të drejtë ligjore ta shqyrtojë atë, sepse duhet qartazi se kjo është çështje me interes publik dhe kushtetues”, tha Cakolli.
Cakolli tha se afate të tilla do të jenë të destinuara për të mos u respektuar nga aktorët politikë, pasi atyre “u mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i dinë procedurat”.
“Partitë do të vazhdojnë t’i shkelin afatet për sa kohë që gjykata nuk e shkruan në mënyrë të qartë se cilat do të jenë pasojat që deputetët dhe Kuvendi do t’i bartin, në rast të dështimeve të mëtejme”, tha ai.
Kush sa vota i ka?
E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
Derisa LVV-ja ngul këmbë se Albulena Haxhiu është kandidate meritore, disa prej partive më të mëdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e përjashtojnë atë si “përçarëse”.
PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave. REL
Mbi 45 mijë pushues u paraqitën në 36 Qendrat Shëndetësore Verore që prej qershorit
‘Nga 1 qershori deri më 10 gusht, në shkallë vendi 45,718 pushues janë paraqitur pranë 36 Qendrave Shëndetësore Verore, ku 223 mjekë dhe infermierë janë në gatishmëri 24/7 për të garantuar kujdes shëndetësor në çdo cep të bregdetit dhe zonave turistike malore’.
Kështu shkruan në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ku ndër të tjera ka shprehur mirënjohjen për ekipin shëndetësor që shërben me përkushtim, humanizëm dhe profesionalizëm, çdo ditë
Ajo është ndalur edhe në Qendrën Shëndetësore Verore të Golemit, ku në postim ministrja shkruan:
‘Në Qendrën Shëndetësore Verore të Golemit, doktoreshë Inida dhe infermier Serxho janë çdo ditë në shërbim të pushuesve. Që prej nisjes së sezonit turistik, këtu janë ofruar rreth 3300 vizita dhe konsulta mjekësore’, shkruan Koçiu.
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkët të armëve amerikane
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para rreth pesë muajsh, kur ministrat e Mbrojtjes nënshkruan një deklaratë të përbashkët më 18 mars në Tiranë.
Ministritë e Mbrojtjes nga Kosova dhe Shqipëria konfirmuan për Radion Evropa e Lirë se grupe të ekspertëve po punojnë për planin e zbatimit të deklaratës.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, thotë se më 18 korrik në Tiranë është mbajtur takimi i grupit zbatues “për ta zbërthyer planin në nivel operacional”.
Nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, e cila ishte mikpritëse e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, thanë se në shtator të këtij viti do t’u paraqitet për miratim ministrive të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë udhëzuesi i cili është drejt finalizimit.
Në deklaratën që u nënshkrua nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ai i Shqipërisë, Pirro Vengu, dhe i Kroacisë, Ivan Anushiq, u vendosën katër pika bashkëpunimi: Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse; Rritja e ndërveprueshmërisë nëpërmjet edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve; Kundërpërgjigja ndaj kërcënimeve hibride dhe rritja e qëndrueshmërisë; Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin euroatlantik.
Në tekstin e deklaratës u tha se ky bashkëpunim është për të siguruar pozicionim të mirë për t’u bërë ballë kërcënimeve dhe për të arritur objektivat e mbrojtjes dhe sigurisë.
Blerjet e përbashkëta të armatimit
Blerja e kapaciteteve mbrojtëse është angazhimi i parë në deklaratë për të cilën u zotuan ministrat e Mbrojtjes.
Në këtë aspekt, sipas Maqedoncit, synohet që të bëhet një porosi për blerje, në vend të tri porosive të veçanta nga secili shtet.
“Për shembull një sistem [armësh] që jemi të interesuar të tri shtetet ta blejmë nga SHBA-ja, ta bëjmë porosinë si një blerje, duke shfrytëzuar legjislaturën e secilit vend, por që sasia dhe koha e liferimit të determinohet si e përbashkët, sepse prej SHBA-së kur blen më shumë, kushtojnë më lirë dhe vijnë më shpejt”, thotë Maqedonci për Radion Evropa e Lirë.
Këto blerje parashihet të bëhen me fonde kombëtare të secilit shtet.
Maqedonci pret që shtetet partnere në këtë marrëveshje do të ndihmojnë Kosovën drejt integrimit euroatlantik, siç thotë se zotohen në deklaratë, në mënyrë specifike sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Muaj më parë Qeveria kroate i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se kësaj nisme mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në rrugën e tyre evropiane dhe euroatlantike.
Deri më tani zyrtarisht nuk është njoftuar ende nëse këtij bashkëpunimi do t’i bashkohet edhe ndonjë shtet tjetër.
Qëllim i bashkëpunimit, sipas Qeverisë kroate, “nuk është krijimi i ndonjë aleance ushtarake”.
“Një aleancë e tillë – përveç anëtarësimit në NATO – as që është e nevojshme”, kishte thënë Qeveria kroate në mars të këtij viti.
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se do ta shfrytëzojnë takimin radhës të Kartës SHBA-Adriatik [A5] që pritet të mbahet në tetor të këtij viti, për t’iu kërkuar partnerëve rajonalë të bashkohen.
Anëtare të Kartës së Adriatikut janë Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, kurse Kosova mban statusin e vëzhguesit.
Pritjet nga marrëveshja
Përveç bashkëpunimit në industrinë e armatimit, shtetet pritet të kryejnë stërvitje ushtarake dypalëshe dhe trepalëshe si dhe të bashkëpunojnë në rekrutimin e personelit duke rritur mundësitë e edukimit përmes akademive dhe kolegjeve ushtarake.
Gjithashtu pritet të ketë një angazhim të përbashkët për të luftuar kërcënimet hibride “duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale”.
Parashihet që ndërmjet shteteve partnere në këtë marrëveshje të shkëmbehen informacione dhe shërbime inteligjente për të parandaluar sfidat e përbashkëta.
Maqedonci thotë se kjo marrëveshje u mirëprit në Pentagon, kur ai zhvilloi një vizitë në SHBA në muajin qershor të këtij viti.
“E kanë parë si një mundësi të mirë të bashkëpunimit regjional për të adresuar sfidat”, thotë ai, duke shtuar se mbështetje kanë marrë edhe nga shumë shtete të NATO-s, pa specifikuar se për cilat shtete bëhet fjalë.
Megjithatë kundër këtij bashkëpunimi kishte dalë Serbia, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, tha se po shkelet marrëveshja nënrajonale e vitit 1996.
Kjo marrëveshje, e cila ka të bëjë me kuotat e lejuara në armatim, u nënshkrua atëkohë nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës – Federata e Bosnje e Hercegovinës dhe Republika Sërpska, si dhe nga Kroacia dhe nga Republika Federale e Jugosllavisë, e cila përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi.
Disa ditë pas nënshkrimit të deklaratës së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Serbia dhe Hungaria nënshkruan një dokument që konkretizon marrëveshjen për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes të arritur në vitin 2023.
Vuçiç, asokohe, deklaroi se besonte që kjo marrëveshje do të pasohej me një afrim të mëtejshëm drejt krijimit të një aleance ushtarake midis Serbisë dhe Hungarisë. REL
Përmet/Shiste doza kokaine në qytet, pranga 33 vjeçarit. E pësojnë dhe dy të tjerë..
Shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të qytetit të Përmetit, arrestohet nga policia një 33-vjeçar.
Policia ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza nga i arrestuari, si dhe sekuestroi një sasi kokaine të ndarë në doza, si dhe 1 peshore elektronike.
‘Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi DH. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet.
Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël okaine e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari’, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth
Një zjarr me përmasa të mëdha po vazhdon të përhapet në fshatin Tërbaç të Vlorës, duke rrezikuar banesat në zonë. Era e fortë dhe terreni i vështirë po pengojnë ndërhyrjen efektive nga toka, duke e bërë të pamundur shuarjen e flakëve me mjetet tokësore. Në muajt e fundit, vendi ynë është përfshirë shpesh nga zjarre […]
The post Zjarr i madh përfshin fshatin Tërbaç të Vlorës, rrezikohen banesat përreth appeared first on BoldNews.al.
Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar
Një fëmijë 4-vjeçar, djali i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sassarit në Itali Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar […]
The post Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar appeared first on BoldNews.al.
Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë
Marash Kumbulla, mund të jetë gati për një tjetër aventurë në “La Liga”. Sipas Gianluca Di Marzio të Sky Sport, qendërmbrojtësi i Romës është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave të Espanjolit, klub ku ai ka luajtur më parë si i huazuar dhe ku la përshtypje pozitive. Aktualisht, 24-vjeçari është kthyer te Roma pas përfundimit […]
The post Te Roma nuk preferohet, Marash Kumbulla mund të rikthehet në Spanjë appeared first on BoldNews.al.
Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në Milano, ku një grua 71-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një makinë me targa franceze, e cila më pas rezultoi se ishte vjedhur. Incidenti ndodhi rreth mesditës në lagjen Gratosoglio, në rrugën Via Saponaro. Gruaja italiane po kalonte rrugën kur u përplas nga automjeti. Në […]
The post Aksident fatal në Milano: Katër minorenë vjedhin një makinë dhe përplasin për vdekje një grua appeared first on BoldNews.al.
Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni
Nga Andi Bushati Sado i rëndë që të jetë vendimi personal i Edi Ramës për të mbyllur televizionin News 24 ka edhe një krim më të shëmtuar që po konsumohet në sytë e publikut: ai ka të bëjë me heshtjen e pothuajse të gjitha televizioneve të vendit, e sidomos atyre dy kombëtarëve, që janë sjellë […]
The post Ç’na tregon memecëria e frikshme për mbylljen e një televizioni appeared first on BoldNews.al.
Burreli forcon mbrojtjen, kontratë 2-vjeçare për futbollistin nigerian
Burreli ka arritur të bëjë një tjetër përforcim të rëndësishëm ditën e sotme. Matjanët kanë firmosur me Silas Mensah i cili luan në rolin e qendërmbrojtësit. Palët mes tyre kanë firmosur një kontratë 2-vjeçare, me 23-vjeçarin nigerian që përforcon repartin e prapavijës. Aventura e fundit e tij ishte me klubin e Al Qabila në Dubai. […]
The post Burreli forcon mbrojtjen, kontratë 2-vjeçare për futbollistin nigerian appeared first on BoldNews.al.
“Nuk shitet shpirti”/ Banorët e Mirditës betohen në Bibël kundër ndërtimit të HEC-eve
Një protestë e pazakontë dhe me ngarkesë të fortë simbolike është zhvilluar në fshatin Simon të Mirditës, ku dhjetëra banorë janë mbledhur për t’i thënë “jo” ndërtimit të hidrocentraleve në zonë. Të vendosur në një rreth, me dorën mbi Ungjill, burrat e fshatit kanë shpallur publikisht se nuk do të pranojnë asnjë marrëveshje që, sipas […]
The post “Nuk shitet shpirti”/ Banorët e Mirditës betohen në Bibël kundër ndërtimit të HEC-eve appeared first on BoldNews.al.
-
- Vajza e Simon Toskës: Burgu i Fierit nuk i dha ndihmë babait, fshehja e të vërtetës po e vret sërish
Vajza e Simon Toskës: Burgu i Fierit nuk i dha ndihmë babait, fshehja e të vërtetës po e vret sërish
Me lot në sy dhe zërin që i dridhet, vajza e të ndjerit Simon Toska rrëfen për TVA News momentet e dhimbshme kur mori lajmin për vdekjen e babait të saj, ndërsa ai ndodhej në paraburgimin e Fierit. “Na morën në telefon në orën 5:10 të mëngjesit të 4 majit 2023. Na thanë që babai […]
The post Vajza e Simon Toskës: Burgu i Fierit nuk i dha ndihmë babait, fshehja e të vërtetës po e vret sërish appeared first on BoldNews.al.
Premier League dominon merkaton verore: Ja 10 transferimet më të shtrenjta deri tani
Në garën për të përforcuar skuadrat me lojtarët më të mirë, klubet kanë shpenzuar shifra marramendëse, duke vendosur rekorde të reja në tregun e merkatos. Deri tani, ekipet e Premier League janë protagoniste absolute, pasi 8 nga 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj vere do të zbarkojnë në kampionatin anglez për sezonin e ardhshëm. […]
The post Premier League dominon merkaton verore: Ja 10 transferimet më të shtrenjta deri tani appeared first on BoldNews.al.
Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin pranë qendës së Tiranës
Një vatër zjarri e aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, pranë Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të diel. Era dhe terreni i vështirë kanë ndihmuar në përhapjen e tymit, i cili tashmë ndihet edhe pranë qendrës së kryeqytetit. Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara nga flakët.
The post Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin pranë qendës së Tiranës appeared first on BoldNews.al.
Bllokimi i “Focus Media News”, gazetarët në protestë
Pas bllokimit të sinjalit të televizionit News 24 nga ndërhyrja e policisë dhe forcave ushtarake, dhjetëra gazetarë protestuan duke kërkuar lirimin e ambientëve dhe funksionimin normal të medias.
Sebi Alla
Ora 07.36, dt 09.08.2025, sinjali televiziv u shkëput, kur forca të shumta policore dhe ushtarake, bllokuan ambientet e televizionit News 24, agjencisë së lajmeve Balkanëeb, Gazetës Panorama, Gazetës Panorama Sport dhe Radio Rash. Mbyllja u bë pas një urdhri të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invovacionit e cila sipas saj, duke iu referuar vendimeve gjyqësore, kaloi hapësirat e marra në shfrytëzim nga “Focus Media News”, tek Agjencia Shtetërore e Prodhimit dhe Tregtimit të Armëve KAYO.sha. Ndërsa pretendimet e palëve shtet-subjekt privat janë të ndryshme, 230 punonjës të medias, gazetarë, operatorë dhe staf mbështetës teknik, kanë mbetur pa punë prej tre ditësh dhe nuk lejohet që të futen në zyrat e tyre, duke mos kryer misionin parësor: “informimin e publikut”.
Protesta
Ditën e sotme dhjetëra gazetarë të “Focus Media News” dhe shumë kolegë nga media të tjera protestuan me parkarta në duar ky binte në sy disa të tilla si: “Media nuk mbyllet, por mbrohet”; “Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici dhe ushtri”, apo “Liria e medias nuk është negociatë”. … “Të shtunën në mëngjes, pa paralajmërim, u ndërpre sinjali ynë dhe u bllokua hyrja e gazetarëve në vendin e tyre të punës. Na u tha se ishte një çështje kontrate qiraje, por të gjithë e dimë se marrëdhëniet kontraktuale nuk mund dhe nuk duhet të shërbejnë si pretekst për të mbyllur një zë të lirë informimi. Konfliktet civile zgjidhen në gjykata, jo duke fikur ekranin e një televizioni që i shërben publikut”-tha drejtoresha e informacionit në News 24, Anila Jole. Ndërsa shtoi se “…kjo që ndodhi nuk është vetëm një çështje e News24, është çështje që prek çdo media dhe çdo gazetar në Shqipëri, pasi sot është News24, nesër mund të jetë çdo zë tjetër kritik”.
Konflikti
“Focus Media News” prej më shumë se dy dekadash është vendosur në godina shtetërore nëpërmjet kontratave të qirasë të nënshkrruara në disa vite me kohë zgjatje të ndryshme shfrytëzimi. Një nga godinat është me kontratë të përfunduar që në vitin 2023, por në procese të vazhdueshme gjyqësore, ndërsa godina tjetër me kontratë qiraje në fuqi deri në vitin 2033. “Nëse shoqëria Kayo do të kishte një vendim gjyqësor për lirimin e godinës do të kishte një njoftim paraprak nga përmbaruesi dhe më pas lirimin e ambienteve e bën përmbaruesi. Në këtë rast nuk ka asnjë vendim gjyqësor dhe asnjë përmbarues”, u shpreh avokati i kompanisë, Erjon Kanxheri. Ndërsa në përgjigjen e saj zyrtare, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invovacionit thotë se ka ndjekur të gjithë procedurat ligjore. “Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a”. Mësohet se IKMT ka prishur në orët e para të mëngjesit të sotëm një tunel lidhës mes dy objekteve, godinës A që është sekuestruar dhe pretendohet se i ka përfunduar kontrata dhe godinës B e cila ka leje shfrytëzimi deri në vitin 2033. “Focus Media News” shprehet se gjatë ndërhyrjes janë dëmtuar një pjesë e teknikës, duke rrezikuar arkiven dhe serverat. Megjithëse institucionet shtetërore nuk kanë sekuestruar godinën B, sërish punonjësit nuk lejohet të futen brenda atyre ambienteve, me pretendimin se për të shkuar deri aty “shkelin në pronë shtet”. Përvecc forcave të policisë që qëndrojnë në perimetrin e jashtëm të objeteve, në brendësi janë forcat ushtarake të cilët janë udhëzuar për të mos lejuar asnjë punonjës të futet.
Reagimet
Organizatat mediatike vendase dhe të huaja reaguan me shqetësim në lidhje me bllokimin e sinjalit të transmetimit të “Focus Media News”, duke e cilësuar ndërhyrjen me forca policore dhe ushtarake si të papranueshme dhe cënim i lirisë së medias. Qëndrime pati sot edhe nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI). Në reagimet e tyre theksohet se nevojiten veprime të menjëhershme nga autoritetet shtetërore për rikthimin e plotë të funksionimit të mediave, përfshirë sinjalin e News24, dhe për të ofruar arsyetim ligjor për pengimin e aksesit të publikut në përmbajtjen mediatike. Edhe Faktoje.al bashkohet me qëndrimin se bllokimi, cënimi i lirisë dhe veprimet që lënë të papunë dhe në pasiguri mbi 200 punonjës të medias, gazetarë dhe staf mbështetës, janë të papranueshme, pavarësisht konflikteve dhe pretendimeve institucione shtetërore-subjekt privat.
The post Bllokimi i “Focus Media News”, gazetarët në protestë appeared first on Faktoje.al.