Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025Main stream

Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar

11 August 2025 at 16:49

Një fëmijë 4-vjeçar, djali i një çifti turistësh me origjinë moldave, ka ndërruar jetë pas një goditjeje të rëndë nga i nxehti në Olmedo, provinca e Sassarit në Itali Sipas hetimeve paraprake, vogëlushi është larguar nga banesa pa u vënë re nga prindërit që po pushonin dhe është futur në makinën e familjes, e parkuar […]

The post Tragjedi në Itali, vdes nga i nxehti një fëmijë 4-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Maturanti më i moshuar merr diplomën, çfarë note mori 74-vjeçari në anglisht

By: Besnik
12 June 2025 at 19:29

Janë publikuar këtë të enjte notat e provimit të maturës për gjuhën e huaj, ku ndër maturantët që e dhanë provimin ishte edhe 74-vjeçari Skënder Cena.

Mësohet se ai ka marrë notën 7 dhe ka arritur të sigurojë diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj, në përpjekjen e tij të dytë.

74-vjeçari Cena ishte shprehur ditën e provimit se priste një notë kaluese, si 6, por duket se ia ka tejkaluar edhe vetes pritshmëritë. Një aksident në rininë e tij, në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesë për të vijuar shkollimin.

Megjithatë, në moshën 64-vjeçare, ai iu rikthye mësimit, duke ndjekur një shkollë profesionale në Kamëz. Mosha nuk e favorizoi në provimet e mëparshme të maturës dhe në atë kohë nuk arriti të kalonte provimin e anglishtes. Por në përpjekjen e tanishme, ai ka arritur të realizojë ëndrrën e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maturanti më i moshuar merr diplomën, çfarë note mori 74-vjeçari në anglisht appeared first on Euronews Albania.

Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi

25 May 2025 at 09:42

Mëngjesin e 6 majit në rajonin e Hymettus ndodhi një rrëmbim i shpejtë dhe i organizuar, ku viktimë ishte djali 24-vjeçar i një biznesmeni të njohur nga Athina.

Katër persona, përfshirë këtu edhe Ivan Grekon, një emër i njohur në skenën greke të muzikës trap, organizuan një plan për rrëmbim dhe zhvatje me synimin për të marrë një shpërblim prej 50,000 eurosh.

Viktima u sulmua pranë një garazhi nga tre autorë, të cilët e imobilizuan me dhunë dhe e plagosën në këmbë me një mjet të mprehtë. Me kërcënimin e jetës, e futën në makinë dhe nisën një rrugëtim torturues drejt qytetit bregdetar të Saronidës.

Gjatë udhëtimit, viktima u rrah me duar, me thikë dhe kaçavidë, ndërsa rrëmbyesit kërkonin 25,000 euro në para të gatshme dhe një motoçikletë BMW me vlerë të njëjtë.

Në Saronida iu bashkua një bashkëpunëtor i katërt, i cili mbante armë dhe po ngiste motoçikletën, duke intensifikuar kërcënimet. Në një plazh të izoluar, rrëmbyesit tentuan t’i presin gishtat viktimës me një prerës, por nuk e përfunduan aktin për shkak të rezistencës së tij.

Pas pesë orësh pengmarrje dhe keqtrajtimi, viktima u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Ndërkohë rrëmbyesit u nisën drejt Glyfadas për të marrë paratë, por gjatë rrugës 24-vjeçari arriti të shpëtonte dhe lajmëroi menjëherë një mik, i cili njoftoi policinë.

Mbrëmjen e 22 majit, forcat e rendit zbuluan dhe arrestuan të gjithë anëtarët e grupit kriminal në zona të ndryshme të Atikës. Sipas raporteve, katër të arrestuarit kishin probleme të mëparshme me ligjin dhe dyshohet se ishin pjesë e një grupi zhvatjeje aktiv në Vari.

Ivan Greko, 33 vjeç, është i njohur nga autoritetet për shkelje të Kodit Penal Ushtarak dhe është arrestuar më parë për vrasje me paramendim dhe tentativë vrasjeje në vitin 2014.

Ai kishte edhe arratisje nga burgu gjatë lejes dhe kishte kryer vjedhje makine patrullimi me një oficer brenda. Gjithashtu dyshohet të ketë lidhje me një rast tjetër tentative vrasjeje në Ano Liosia.

Të arrestuarit e tjerë, 25 dhe 23 vjeç, akuzohen për lëndime të rrezikshme trupore, prishje të qetësisë publike, kërcënime, dhunë ndaj punonjësve, përvetësim, grabitje dhe arratisje.

Ngjarja mban tiparet e “rrëmbimit të tigrit”, ku viktima mbahet nën presion dhe dhunë intensive fizike dhe psikologjike për të detyruar plotësimin e kërkesave financiare, pa njoftuar autoritetet. Ky lloj rrëmbimi karakterizohet nga dhuna e përdorur si mjet hakmarrjeje dhe shfrytëzimi i paligjshëm ekonomik.

Të arrestuarve u janë ngritur 11 akuza, duke përfshirë, rrëmbim personi për detyrim, vjedhje me bashkëpunim, organizatë kriminale, dëmtim të rrezikshëm trupor, falsifikim, mbajtje dhe përdorim të paligjshëm armësh dhe fishekzjarrësh, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve.

Gjykata u dha atyre mundësinë të kërkojnë falje në afat të caktuar.

The post Autorët u përpoqën t’i prisnin gishtat/ Detaje nga rrëmbimi i 24-vjeçarit në Greqi appeared first on Sot News | Lajme.

Finalizohet operacioni policor “Real Owner”/ 34-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen…

20 May 2025 at 09:35

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Owner”, për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Sekuestrohen pasuri të një shtetasi të dënuar për trafikim të qënieve njërëzore.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Pasuritë (1 apartament dhe 2 automjete), me vlerë rreth 228 mijë euro, ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi operacionin “Real Owner”.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit I. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore. Konkretisht, u vu sekuestro mbi 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Finalizohet operacioni policor “Real Owner”/ 34-vjeçari i dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, sekuestrohen… appeared first on Sot News | Lajme.

Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant…

14 May 2025 at 11:19

Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut, 412 litra karburant, 54-vjeçari është arrestuar nga Policia Kufitare Dibër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Blutë kanë sekuestruar 17 bidonë me benzinë dhe naftë dhe automjetin me të cilin i transportonte 54-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Dibër, në vijim të monitorimit të kufirit dhe kontrollit të imtësishëm, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, mallra për të cilat paguhet akcizë. Shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, në hyrje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. Ç., në të cilin u gjetën 17 bidonë të mbushur me 412 litra benzinë dhe naftë, që ky shtetas po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar.

Sasia e karburantit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashku me automjetin, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi P. Ç., 54 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet 54-vjeçari në Dibër/ Tentoi të kontrabandonte nga Maqedonia e Veriut 412 litra karburant… appeared first on Sot News | Lajme.

Vota e diasporës/ Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani

6 May 2025 at 11:13

Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe “Shkelja e së drejtës së zgjedhjes”.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. N., i cili ndodhet me banim në Gjermani, ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një fotografi të fletës së votimit të plotësuar, të cilën e kishte marrë me postë në kuadër të procesit të votimit nga jashtë vendit.

Policia thotë se materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vijojnë në gjendje të lirë. Autoritetet rikujtojnë se publikimi i votës së plotësuar përbën shkelje të fshehtësisë së votimit dhe cenon integritetin e procesit zgjedhor.

The post Vota e diasporës/ Publikoi fletën e votimit në ‘TikTok’, procedohet penalisht 24-vjeçari shqiptar në Gjermani appeared first on Sot News | Lajme.

Fëmija 4 vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e të miturit

5 May 2025 at 12:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë. Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.

The post Fëmija 4 vjeç rrëzohet në shkallët e kopshtit, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e të miturit appeared first on Sot News | Lajme.

Mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë/ Bie në prangat e policisë 34-vjeçarit

10 April 2025 at 09:49

DVP Vlorë/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo veprimtari kriminale apo paligjshmërie që cenon sigurinë e qytetarëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Nightfall 2 ”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, dhe fishekë për armë zjarri kallashnikov.

Vihet në pranga 34-vjeçari që i mbante të fshehura në banesë.

Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertizë, me qëllim zbardhjen nëse është përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, kanë vijuar kontrollet dhe ndërhyrjet intensive në të gjithë territorin e qarkut, me fokus goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe të çdo veprimtarie të paligjshme që rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Në këtë kuadër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, mbrëmjen e djeshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Tragjas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, si dhe dhjetëra fishekë për armë zjarri kallashnikov.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

The post Mbante në banesë armë zjarri dhe fishekë/ Bie në prangat e policisë 34-vjeçarit appeared first on Sot News | Lajme.

Ngrihet alarmi! Pas komunikimit me AI, një 14-vjeçar u vetëvra…

By: Rovena
4 April 2025 at 13:19

Dy senatorë amerikanë po kërkojnë që kompanitë e Inteligjencës Artificiale të hedhin dritë mbi praktikat e tyre të sigurisë. Kjo vjen disa muaj pasi disa familje, duke përfshirë një nënë nga Florida, djali 14-vjeçar i së cilës vdiq nga vetëvrasja paditën startupin “Character.AI”, duke pretenduar se chatbot-et e tij dëmtonin fëmijët e tyre.

“Ne shkruajmë për të shprehur shqetësimet tona në lidhje me rreziqet e shëndetit mendor dhe sigurisë që u paraqiten përdoruesve të rinj të chatbot-it të inteligjencës artificiale të bazuar në karaktere dhe persona dhe aplikacione shoqëruese,” shkruan Senatorët Alex Padilla dhe Peter Welch, të dy demokratë, në një letër të mërkurën.

Përdorimi i chatbot-eve si shoqërues dixhital po rritet në popullaritet , me disa përdorues që madje i trajtojnë ata si partnerë romantikë .

Por, mundësia për të krijuar robotë të personalizuar ka nxitur shqetësime nga ekspertët dhe prindërit në lidhje me përdoruesit, veçanërisht të rinjtë, duke formuar bashkëngjitje potencialisht të dëmshme për personazhet e AI ose aksesin në përmbajtje të papërshtatshme për moshën.

Nëna e Floridës që paditi Character.AI në tetor, Megan Garcia pretendoi se djali i saj zhvilloi marrëdhënie të papërshtatshme me chatbots në platformë që e bëri atë të tërhiqej nga familja e tij.

Sipas saj shumë nga bisedat e tij me robotët ishin me pwrmbajtje seksiste dhe aspak tw hijshme. Në dhjetor, dy familje të tjera paditën Character.AI , duke e akuzuar atë për ofrimin e përmbajtjes seksuale për fëmijët e tyre dhe inkurajimin e vetëlëndimit dhe dhunës.

Një familje e përfshirë në padi pretendoi se një bot Character.AI i nënkuptoi një përdoruesi adoleshent se ai mund të vriste prindërit e tij për kufizimin e kohës së tij para ekranit./abcnews.al

U kap me armë zjarri në Vlorë, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për 14-vjeçarin, ja çfarë u vendos

14 December 2024 at 11:47

Këtë të shtunë ka dalë para togave të zeza 14-vjecari V.T i cilit një ditë më parë u kap me një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake. Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur per 14-vjecarin të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale

“Sapo përfunduam seancën gjyqësore për vlerësimi dhe caktimin e masës së sigurisë për të miturin në konflikt me ligjin. Gjykata u bazua tek kodi i drejtësisë penale për sa i takon masës së sigurimit nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’. Nuk mund të paragjykojmë punën e Prokurorisë dhe hetimëet derisa Gjykata të japë një vendim përfundimtar. Mendojmë që vendimi i dhënë sot është një vendim i drejtë”, tha avokatja e të miturit.

Bardhosh Tozaj babai i 14-vjecarit pas përfundumit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale. Tozaj i bënë thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë dicka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë

“Jam i tronditur edhe pse të tjerët e kanë marrë si lojë, mund të ndodhte një tragjedi. Falenderoj të gjitha organet për bashkëpunimin që arritën deri në këtë pikë. Kam një mesazh për të gjithëq prindërit që tu rrinë afër fëmijëve, tëe komunikojnë dhe bashkëpunojnë me institucionet mësimore dhe policinë”, u shpreh babai i 14-vjeçarit

Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut.14 vjecari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për tik tok. Ai gjatë seancës thotë se për ngjarjen është ndier i penduar.

The post U kap me armë zjarri në Vlorë, Gjykata ndryshon masën e sigurisë për 14-vjeçarin, ja çfarë u vendos appeared first on Sot News | Lajme.

Dyshimet mbi vrasjen e 14-vjeçarit/ Ministri Hoxha i turret mediave

By: user 8
28 November 2024 at 13:55

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha iu turr mediave me një deklaratë ku i akuzon këto të fundit se po dezinformojë publikun duke bërë që tragjedia të shoqërohet më shumë dyshime për fshehje të së vërtetës.

Prej ditësh mediat po tentojnë të nxjerrin në pah të vërtetën e ngajrjes bazuar në deklaratat e babait të Luisit por edhe vetë 14 vjeçarit që mbeti i plagosur, por Policia e Shtetit ka moshuar çdo fjalë të tyre, duke dalë me njoftim se ka patur vetëm një autor.

Pas reagimit të parë, sot Policia ka akuzuar sërish mediat se po dezinformojnë publikun, duke deklaruar se ngjarja ka patur vetëm një autor, ndërkohë që ka treguar edhe dinamikën e ngjarjes, ku ndër të tjera thotë se “nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës”.

Vetëm disa minuta më vonë ka ardhur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i cili shpreh mbështetjen për deklaratën e Policisë së Shtetit, teksa konfirmon edhe me përgjegjësinë e tij politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje.

Reagimi:

Mbështes plotësisht në frymë dhe në gërmë deklaratën e sotme të Policisë së Shtetit dhe i bashkohem thirrjes për mediat, që të ndalin valën e dizinformimit mbi autorësinë e vrasjes së nxënësit të shkollës “Fan Noli” dhe në përgjithësi mbi komunikatat e Policisë së Shtetit, siç bënë edhe në rastin e Pogradecit duke helmuar opinionin publik.

Konfirmoj edhe me përgjegjësinë time politike dhe ligjore vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit mbi dinamikën e kësaj ngjarjeje.

Tymnaja mbi ekzistencën e një autori të dytë, i cili paska goditur me një tjetër thikë viktimën është prodhim i papërgjegjshmërisë mediatike, që s’ka asnjë lidhje me të vërtetën dhe me interesin publik.

Fatkeqësisht disa ekrane dhe portale, si edhe të zakonshmit e këtyre rasteve në tribunën e politikës apo të maskuar si qëndrestarë të pavarur rrugëve qorre të luftës për pushtet, po përsërisin atë që bënë me ngjarjen e Pogradecit.

Por fatmirësisht në këtë rast, ngjarja është e regjistruar nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë qartë bllofin e madh të politizimit apo tregëtimit mediatik të vdekjes.

Konstatoj se përpjekja për të shfrytëzuar politikisht dhe mediatikisht situata të tilla, rritet bashkë me të dhënat pozitive të punës së policisë.

Histeria dizinformuese mesa duket motivohet nga rënia e përvitshme e numrit të vrasjeve dhe kur ndodh një tragjedi e tillë, të zakonshmit hidhen përpjetë sapo u vjen rasti! Sidoqoftë, e vërteta është e qartë si drita e diellit në komunikatat e Policisë së Shtetit, jo në lojën politike apo mediatike me vdekjen të atyre që ky popull ua ka marrë dorën prej kohësh.

The post Dyshimet mbi vrasjen e 14-vjeçarit/ Ministri Hoxha i turret mediave appeared first on Lapsi.al.

“Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”/ Ja çfarë tha Mario Perlleshaj, refuzoi të tregojë ku është fshehur thika e krimit

22 November 2024 at 12:43

Ditën e sotme u dha masa e sigurisë për Mario Perlleshin i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Canaj. Masa e sigurisë iu dha në ambientet e një spitali privat ku është shtruar i mituri pasi mbeti i lënduar nga përleshja me thikë me viktimën. Mario u pyet sërish pvr ngjarjen por ai karefuzuar të tregojë gjithashtu edhe për thikën me të cilën u krye krimi, ai refuzoi të tregojë ku është fshehur.

“Nuk mbaj mend asgjë” mësohet të ketë thënë i mituri.

Mario Perlleshit iu dha msa e sigurisë “arrest me burg” nga prokurorja Alma Felaj. Hetuesit janë kthyer sërish sot në vendin e ngjarjes, pasi nuk është gjetur as thika me të cilën është kryer krimi, dhe as telefoni e çanta e Përlleshit. Mësohet se policia ka sekuestruar pamje të tjera nga kamerat e sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar të autorit. Grupi hetimor po verifikon se kush janë personat që e morën nga vendngjarja dhe që e kanë ndihmuar për të fshehur provat e krimit.

The post “Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”/ Ja çfarë tha Mario Perlleshaj, refuzoi të tregojë ku është fshehur thika e krimit appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk shfaqi pendesë”/ Kryekomisari jep detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit të arrestuar

By: user 6
21 November 2024 at 00:06

Vrasja e të miturit Martin C. me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij Mario P. afër shkollës “Fan Noli” ka tronditur vendin. Kryekomisari Asllan Shytaj i ftuar në Top Story ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai tregon se si ka vepruar stafi mësimor, psikologia dhe oficerja e shkollës ditën e premte, ku dy të miturit janë zënë fillimisht, tre ditë para se të ndodhte vrasja.

“Do ta nxjerrë hetimi nëse ka përgjegjësi oficerja e shkollës apo jo. Mësuesja ka njoftuar oficeren e sigurisë kur ka ndodhur sherri ditën e premte. Ajo i ka pyetur të dy nxënësit, pastaj i ka dërguar te drejtoresha, për procedurë, ka qenë prezent edhe psikologu.

Fëmijët aty janë pajtuar. Oficerja nuk e ka referuar rastin në polici. Nxënësit kanë qenë të dy nxënës të mirë, nuk kanë paraqitur probleme më parë. Nuk dihet si ka shkuar deri aty. Oficerja e sigurisë duhet të kishte njoftuar prindërit dhe policinë. Nuk e ka bërë. Gabim fatal”, – tha Shytaj.

Shytaj ka treguar se autori ndodhet në spital pasi është plagosur. 14-vjeçari është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.

“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, – tha Shytaj. ©LAPSI.al

The post “Nuk shfaqi pendesë”/ Kryekomisari jep detaje nga dëshmia e 14-vjeçarit të arrestuar appeared first on Lapsi.al.

Kush e fshehu thikën me të cilën 14-vjeçari vrau Martin Canin? Misteri që rrethon ngjarjen e rëndë

20 November 2024 at 11:57

Grupi hetimor nuk ka mundur ende të gjejë thikën me të cilën 14-vjeçari Mario Perlleshaj, qëlloi dhe vrau bashkëmoshatarin Martin Cani pasditen e të hënës. Edhe pse adoleshenti e reklamoi me trimëri në rrjete sociale pas ngjarjes, hetuesit nuk kanë arritur ta gjejnë mjetin prerës që u përdor për të kryer vrasjen. Më herët, adoleshenti deklaroi se thikën nuk e kishte me vetë gjatë kohës që ishte në shkollë, por e kishte fshehur dikur afër godinës.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e hënë gjatë një përleshjeje fizike mes disa adoleshentëve, 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Autori dhe viktima ishin konfliktuar të premten dhe e vijuan zënkën edhe ditën e hënë. Autori kishte thirrur një shok të tij, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Nga ana tjetër, viktima, Cani, kishte thirrur një shok nga një shkollë tjetër, me të cilin luante në ekipin U-15 të Dinamos. Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, Luiz Meçja, ndërsa autori mori një plagë aksidentale në parakrah.

The post Kush e fshehu thikën me të cilën 14-vjeçari vrau Martin Canin? Misteri që rrethon ngjarjen e rëndë appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit/ Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

By: user 8
19 November 2024 at 18:36

Pas vrasjes tragjike me thikë të 14-vjeçarit në Tiranë, është vendosur që prindër të nxënësve të zhvillojnë një marshim-protestë, ditën e enjte në orën 11:00.

Marshimi do të nisë nga Shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, nën moton ‘prindërit në protest për sigurinë dhe arsimin e fëmijëve’.

Ky marshim ka për qëllim sensibilizimin e institucioneve dhe të shoqërisë në përgjithësi, me qëllim që ngjarje të tilla të parandalohen në kohë.

Kujtojmë se i mituri që mbeti viktimë, 14-vjeçari Martin Cani, është sulmuar me thikë pas një konflikti, shumë pranë ambienteve të shkollës.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjarët e tij, por të gjithë ata që e njihnin, pasi ai nuk njihej si tip problematik.

The post Vrasja me thikë e 14-vjeçarit/ Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë appeared first on Lapsi.al.

Si paraqitet gjendja shëndetësore e shokut të Martin Canit? Ka dëmtime të thella, thika i ka prekur shpretkën

19 November 2024 at 15:30

Gjendja shëndetësore e Luis Meçes 14 vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë një konflikti fizik ndërmjet moshatarësh pranë shkollës 9 vjeçare Fan Noli ndodhet e jashtë rrezikut për jetën. I shtruar në katin e tretë në spitalin e Traumës, Luisi po i nënshtrohet terapisë së mjekëve. Sipas tyre 14 vjeçari ka marrë një plagë të thelle në gjoks dhe ka dëmtime të shpretkës si dhe disa plagë të sipërfaqësore.

Mjekët pohojnë se gjendja shëndetësore momentalisht është e stabilizuar dhe në një moment te dyte do te diskutohet nëse do te kryhet ose jo nje ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa në lidhje me 14 vjeçarin Martin Cani i cili fatkeqësisht humbi jetën, mjeket thonë se ka mbërritur rreth orës 13.27 te se hënës me plagë në pjesën e majte të hemitoraksit dhe dëmtim te muskulit të zemrës dhe të mushkërive. Martini ka mbërritur pa ndjenja ne spitalin e Traumës. Për afro 40 minuta ekipi i mjekeve është përpjekur për ta mbajtur ne jete por nuk ia kanë dalë.

The post Si paraqitet gjendja shëndetësore e shokut të Martin Canit? Ka dëmtime të thella, thika i ka prekur shpretkën appeared first on Sot News | Lajme.

Vrasja e 14-vjeçarit/ Edmond Dragoti jep detaje: Ja pse adoleshenca është mosha më e rrezikshme, janë disa faktorë që…

19 November 2024 at 15:19

Profesori i njohur Edmond Dragoti në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për ngjarjen e rëndë të një dite më parë ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua me thikë nga një bashkëmoshatar, tha se adoleshentët janë mosha më e rrezikshme pasi janë të papërgjegjshëm, nuk kanë ekujlibrin e duhur dhe nuk llogarisin kostot dhe pasojat e veprimeve të tyre.

Dragoti tha se adoleshenti është në momentin kur po krijon identitetin e vet personal, por ai ka disa ideale si ato të të fortëve, të heronjve të filmave. “Prindërit nuk kanë kohë të mjaftueshne për t’u marrë me fëmijët. Një adoleshent shpesh është mekanizëm mbrojtës, por kur nuk njohin kufinjtë e caktuar bëhën të rrezikshëm për shoqërinë.

Ata nisen nga ajo se çfarë fitojnë? Fitojnë popullaritet, emër në shoqëri. Familja luan rolin kryesor për edukimin, por edhe shkolla luan një rol mjaft të rëndësishëm. Rol të rëndësishëm ka edhe komuniteti, megjithëse është zbehur roli i tij. Elementë të tillë siç janë solidariteti janë zbehur. Adoleshenca është mosha më e rrezikshme, janë të papërgjegjshëm, nuk kanë ekujlibrin e duhur, nuk llogarisin kostot”, tha Dragoti.

Profesori tha se është e rëndësishme që shoqëria të ketë një siguri në të ardhmen dhe kjo do të thotë se çdo faktor apo aktor duhet të bëjë rolin e tij, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

“Do të ishte shumë e thjeshtë që të gjenin fajtorin, ta përjashtonim dhe jeta do vazhdonte qetë, por nuk kemi një fajtor, janë disa faktorë që bashkohen”, tha Dragoti.

The post Vrasja e 14-vjeçarit/ Edmond Dragoti jep detaje: Ja pse adoleshenca është mosha më e rrezikshme, janë disa faktorë që… appeared first on Sot News | Lajme.

“Një burrë i bërtiti Martinin të premten…”/ Dëshmia tronditëse e shoferit: Policia të hapë kamerat dhe ta gjejë

19 November 2024 at 13:36

Një ngjarje tronditëse ndodhi dje në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ku u vra një 14-vjeçar. Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24 se disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin. Shoferi ka thënë më tej se ditën e premte, një burrë i ka bërtitur Martinit dhe ky i fundit ishte nxehur atë ditë dhe shante gjithë rrugës.

“Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh.

Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante. I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës”, tha ai.

The post “Një burrë i bërtiti Martinin të premten…”/ Dëshmia tronditëse e shoferit: Policia të hapë kamerat dhe ta gjejë appeared first on Sot News | Lajme.

“Pas 9 vitesh, s’do ta shohim më në bankë”/ Shkolla “Fan Noli” reagon për vrasjen e Martin Canit (Foto)

19 November 2024 at 11:36

hkolla “Fan Noli” ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme, ku 14-vjeçari Martin Cani ndërroi jetë. Në faqen e shkollës është publikuar foto e 14-vjeçarit të ndjerë, teksa thuhet se sot mësimi ka nisur ndryshe, pa Martinin, i cili për 9 vite ka ndjekur mësimin në këtë institucion arsimor.

“Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm të gjithë, mësues, shokë e shoqe, çdo prind dhe çdo familje. Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më. Qofsh i parajsës, engjëll!”- shkruhet në reagim.

Martin Cani u qëllua me thikë ditën e djeshme, gjatë një sherri me disa bashkëmoshatarë. Një goditje në zemër, përveç plagëve në bark, duket se ka rezultuar fatale për të miturin, që ndërroi jetë. Ndërkohë, shoku i tij Luis Meçja, ndodhet në spital, edhe ai me plagë të shumta. Edhe një nga autorët u plagos nga sherri me thika, teksa dy djem të tjerë 14-vjeçarë kanë rënë në pranga për ngjarjen.

Sherri mes të miturve dyshohet se ka nisur rreth një javë më parë në rrjetet sociale për motive të dobëta, teksa dje janë përleshur fizikisht edhe në oborrin e shkollës 9-vjeçare, ku kanë ndërhyrë mësues për t’i ndarë. Pas mësimit, ata janë takuar sërish, këtë herë për një sherr që do përfundonte tragjikisht.

The post “Pas 9 vitesh, s’do ta shohim më në bankë”/ Shkolla “Fan Noli” reagon për vrasjen e Martin Canit (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

“O ma është shoku im…”/ Alketa Vejsiu rrënqeth rrjetin pas vd*kjes së Martinit të gjorë: O zot i madh sa dhimbje…

19 November 2024 at 11:30

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar zemërthyer për ngjarjen e shënuar në Tiranë, ku pas një sherri për arsye banale, humbi jetën një 14-vjeçar. Alekta me anë të një postimi teksa i shpreh ngushëllime familjes Cani, shkruan se djali i saj e ka pasur shok 14-vjeçarin që sot thika në zemër i ndërpreu jetën dhe ëndërrat. Vejsiu i mëshon faktit se rrjetet sociale dhe sidomos Tik Tok-u duheb të jenë më në kontroll, pasi promovojnë se dhuna dhe forca është “trendy”. Ajo madje ka propozuar që Shqipëria të ndjekë shembullin e Australisë që nuk lejon përdorimin e mediave sociale në asnjë platformë nën moshën 16 vjeç.

“Australia ka aprovuar një ligj që, deri diku, mbron. Kambanat e alarmit po bien fort edhe në Shqipëri. Do të doja shumë të mendohej nga parlamentarët hartimi i një ligji që censuron modelet që dëmtojnë dhe që nuk lejon përdorimin e mediave sociale në asnjë platformë nën moshën 16 vjeç.

Projektligji ka hasur kundërshti në Australi, por ky ligj hyn në fuqi në fund të vitit 2024. Në kushtet e kaq shumë fatkeqësive, s’do kishte rregullator më të mirë! Mbase kjo do të ngadalësonte aftësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve në përdorimin e platformave digjitale, por më mirë kompromis me këtë sesa me jetën”, shkruan ajo ndër të tjera.

Postimi i plotë:

O Zot, sa dhimbje deri ne thellësi të shpirtit të cdo shqiptari sot! Moment reflektimi i thellë për ndërgjegjen kolektive të këtij vëndi! Ky djalë mund të ishte fëmija yt, mund të ishte djali im.O Zot, veç të tilla lajme nuk dua të lexoj.Jam e tronditur.Djali më mori në telefon: “O Ma, është shoku im, kemi luajtur futboll javën e kaluar.”Nuk di ç’fjalë mund të ngushëllojë familjen.S’ka asnjë fjalë.S’ka asnjë gjest njerëzor.…Sepse s’ka më Martin.

* I thashë tim biri; Mos bjer në tundim kurrë! Nuk është burrëri forcës t’i kthehesh me forcë. Je rritur me dashuri, mos bjer kurrë në kurthin e dikujt që dobësinë e kompenson me dhunë, me forcë, me krim.

*Të marrin jetën sot, në furtunën hormonale të moshës, por jo vetëm…Fatkeqësi ndodhin kudo, në çdo vend. Por kur zgjedh të bësh me ndërgjegje këtë akt vandal, për mungesë dashurie me të cilën je rritur, ose ke parë shumë filma “thriller”, ose thjesht të duket vetja “i fortë” sepse kështu të kanë mësuar çunat e lagjes, shoqëria—kjo është fatkeqësia më e madhe.

*Ose ndonjë “balenë blu” e digitalit të ka mbushur mendjen që është heroizëm të gjuash me grushta shokun, ta shash sa me pisët, ta vrasësh —s’të ndodh asgjë. Ose ndjek yjet e medias online me precedentë dhe jetë të errët, dhe të duket “trendy” të jesh si ata.

*Për këtë e urrej median digjitale. Sepse i çmendi njerëzit, çmendi të rinjtë.

Kalova në TikTok dje.Ka plot djem e vajza të talentuar që frymëzojnë aty, por ka kaq shumë psikopatë që flasin tmerre. Dhe mijëra të tjerë i ndjekin dhe i duartrokasin. Çmenduria kolektive ka arritur nivele ekstreme.

Pashë një burrë që flet me fjalorin më llum që ekziston, dhe poshtë tij qindra të tjerë që qeshnin dhe e përkrahnin. Ai ndihet i lavdishëm. Të çmendurit çmenden dhe më keq.

Si s’ka një ligj t’i mbyllë këto profile? “Të fortët” e TikTok-ut që xhirojnë rrotat e makinave, që imitojnë Tony Montanën dhe Padrinon. Ata, pra, u mësojnë çunave të rinj që të jesh i fortë është “status”! Jemi plagosur të gjithë sot, vdekja e këtij djali është dështimi i gjithë shoqërisë.

E shoh urgjente hartimin e një ligji që penalizon “të lajthiturit e online. Përpos fakteve të tjera, mendoj se ky degjenerim nuk është çështje temperamenti apo hormonesh të moshës. Është kryesisht degjenerim prej modeleve sociale që na serviren çdo ditë, sapo hapim profilet sociale në çdo platformë. Spitali i vërtetë psikiatrik është online.

Australia ka aprovuar një ligj që, deri diku, mbron. Kambanat e alarmit po bien fort edhe në Shqipëri. Do të doja shumë të mendohej nga parlamentarët hartimi i një ligji që censuron modelet që dëmtojnë dhe që nuk lejon përdorimin e mediave sociale në asnjë platformë nën moshën 16 vjeç.

Projektligji ka hasur kundërshti në Australi, por ky ligj hyn në fuqi në fund të vitit 2024. Në kushtet e kaq shumë fatkeqësive, s’do kishte rregullator më të mirë! Mbase kjo do të ngadalësonte aftësimin e fëmijëve dhe adoleshentëve në përdorimin e platformave digjitale, por më mirë kompromis me këtë sesa me jetën.

Ndërsa censurimi dhe raportimi i profileve gati-gati “kriminale” në drejtim të gjuhës së përdorur, shpifjes, bullizmit kibernetik apo modeleve me precedentë penalë, është masë urgjente që duhet marrë!

Ngushëllime familjes. Çdo shqiptar ndjen dhimbjen tuaj sot.

The post “O ma është shoku im…”/ Alketa Vejsiu rrënqeth rrjetin pas vd*kjes së Martinit të gjorë: O zot i madh sa dhimbje… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌